2015-01-26

SILUETA E NËNËS…

Kur Nëna mungon dhe nuk ke asnjë foto të saj...!?


SILUETA E NËNËS…


(Kushtuar asaj, në poezinë time të parë)



Nga MURAT GECAJ



Shkrova një libër autobiografik
E, që në faqen e parë të tij,
Per ty, Nënë, vendosa-kushtim,
Se kisha aq shumë dhimbje e mall,
Për ty, që në kujtesë më mbete,
Ashtu si një siluetë e vetme.

Këtërvjeçar, isha fëmijë i vogël
E me lodra në thjeshta kohën kaloja,
Kur një klithmë nga kulla me frengji doli.
Pashë nëna, veshur me të errta rroba
E më dukej çudi, që me atë ngjyrë korbi,
Lotët e valë me kuje i fshinin ato.
Në mes lodrash të thjeshta orët i kalova
E shpejt mbrëmja e zezë ra mbi fshat.
Ndërsa, kur koha e gjumit erdhi,
Ty, nënë, të kërkova në shtrat.
Por, ah, sa ftoftë që pata atë natë
E kurrë trupi nuk m’u ngroh;
Ndoshta, e ndieja se mbërdhije dhe ti,
Thellë, atje poshtë, në dheun e zi!?

…Ditët rodhën, si ujë burimi
E britmat e asaj dite, në veshë
Përherë mua më kanë mbetë,
Shoqërim i pandarë i një siluete,
Deri në fundin e kësaj jete...
Ishte 31 gushti, 1944 viti !
Lexues, të lutem më fal,
Se kjo ishte poezia ime e parë!

Tiranë, 17 maj 2011

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...