I
Publicisti i mirënjohur serb, Jovan Tomiç, në parathënien e një libri2,
që e botoi më 1913 thotë tekstualisht:
"Me letrën e tij botuar në "Le Temps" të 3 janarit 1913,M.Gregor
Jaksiç ka gjetur një formulë të kënaqshme për të shprehur atë që paraqet
anormal fenomeni ekspansionit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë së
vërtetë, në Sanxhakun e Novi Pazarit, Fushë Kosovë, Serbia e vjetër dhe
Maqedoni. Ky ekspansion i shqiptarëve krahasohet me një lumë të rrëmyer
që ka dalë jashtë shtratit në mungesë të një rregulloreje, prandaj, sipas tij,
ka ardhur koha që këtë lumë ta rikthejmë në shtratin e vet, duke e bërë të
qetë dhe mirëbërës. Ky është misioni mirëbërës i Fuqive të Mëdha. Këto
duhet të prononcohen për kufijtë e Shqipërisë, duke i dhënë Shqipërisë
kufijtë e saj të vërtetë".
Pa shiko: Ishte një rast ku veprohej dhe, natyrisht, ishte dita e nesërme
e shpalljes së Luftës Ballkanike, ku të gjithë sllavët, ose e thënë më mirë
- serbët, kryenin një detyrë duke botuar ndonjë gjë kundër shqiptarëve.
Gazeta parisiene "Le Temps" kishte vënë shtyllat e saj në dispozicion
të këtyre vlerëmohuesve, sikur t'i kishte vënë këto për grekët të lumtur sa
s'ka më që mundnin të shfaqnin urrejtjen e tyre kundër shqiptarëve. Nga
ana tjetër, ministrat dhe ish-ministrat serbë i kishte pushtuar halli dhe i
shënjti zemërim. M.Postriçi, me pseudonimin "Balkanikas", nxirrte vrerin
me gllënka të plota dhe një plakush i nderuar që gëzonte tituj të lartë,
dr.Vladan Gjeorgjeviç, na falte një kryevepër të vërtetë.
Për të pasur një ide për karakterin e kësaj letërsie, mjafton që të lexosh
pasazhin fort të bukur pasues3: "Tipi arnaut" është i dobët dhe i vogël, tek
ai ka diçka prej cigani, prej fenikasi4. Shqiptarët nuk të sjellin ndërmend
vetëm fenikasit, por gjithashtu edhe njerëzit primitivë, të cilët flinin nëpër
pemë dhe atje mbaheshin me anë të bishtit të tyre. Gjatë shekujve që
pasuan, njerëzve nuk u hynte më në punë bishti. Ai u zvogëlua aq shumë
sa njerëzit e sotëm nuk kanë gjë tjetër veçse një mbetje të vogël në kockat
e vogla të iskionit. Vetëm midis shqiptarëve duket se ka akoma njerëz me
bishtnëshekullinXIX.J.G.v. Hahn (f.63)thotë: "Ka dy lloj njerëzish me
bisht: një palë me bisht dhije. të dytët me bishta të vegjël kali. Ata që janë
pajisur me bisht, janë njerëz shumë të fortë. në mënyrë të veçantë kanë
trup të mirë. janë. gjithashtu, këmbësorë të shkëlqyeshëm. Ka disa vjet që
një njeri i tillë vdiq. Kishte përshkuar brenda një dite ca hapësira prrallore
për disa nevoja. Ai ishte i detyruar ta merrte në dorë bishtin e vet për të
mos e ndotur".
Ne nuk dimë se për cilën vepër të J.G.v. Hahnit bëhet fjalë, por, nëse
është për të famshmen "Albanischen Studien", ky autor në faqen 63 të
librit të sipërthënë, nuk thotë një gjë të tillë. Këto të dhëna gjenden vetëm
në faqen 163. ku ai flet për besimet popullore midis shqiptarëve të jugut
(jo për ata të veriut) të cilët besojnë në kukudhët, fantazmat, të bukurat e
dheut, tamam për njerëzit që lindin me një bisht të vogël; megjithatë asgjë
nuk del në shesh nga ato që thotë i respektueshmi ish-ministri serb. Ndoshta
plaku i nderuar. duke shkruar pasazhin e sipërthënë, ka një kujtim të
largët të origjinës së tij nga majmuni ose nga ndonjë pyll i një farë Lemurie.
Në të gjitha rastet është interesante të dihet se cili është universiteti që u
ka dhënë titujt e doktorit eruditëve të një kalibri të tillë.
Por, nuk janë vetëm shkrimtarët sllavë ata të cilëve u merret fryma së
bërtituri e së thëni të tilla marrëzira kundër shqiptarëve. Kolonia sërbe e
Parisit ka mbledhur në një vëllim të vetëm me titull "Çështja shqiptare"
disa artikuj të publicistëve francezë (Cheradam, Bianconi etj.) botuar në
"Hachette", 1913. Të ndalemi për një çast te ky emër i fundit, M.Bianconi,
i cili ka botuar disa shkrime në "Le Temps" (në numrin e 26 dhjetorit
1912 dhe të 10 janarit 1913) dhe që është autori i tyre. Nëse do të kemi
kujtesë të mirë, do të na kujtohet se ai ka përpiluar edhe dy harta tregtare
të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. që mund të na kënaqin dhe kështu ne të
mund ta marrim për një njeri të shkencës. Nëse nuk gabohemi, në të
njëjtën kohë ai është autori i një libri të vogël, pak *ë njohur, botuar në
Paris më 1877 me titull "Etnografia dhe statistika e Turqisë Europiane".
Por në këto faqe dhe në hartën që i shoqëron, nuk njeh gjë tjetër veçse
grekë dhe vetëm grekë si banorë të të gjithë Maqedonisë e të pjesës më të
madhe të Bullgarisë. Gjysh ia del mbanë po ky autor, që nuk njeh sllavët
dhe ka pak vjet që merret me ta? Si kaq përnjëherësh ai zbulon se në këto
vende gjenden të pranishëm vetëm sllavët? A ka dy trajtime të ndryshme
shkenca e këtij gjeografi, e mbi të gjitha, dy arsye?
Dijetarët dhe pseudodijetarët serbë, historianët, gjeografët dhe publicistët
po bëjnë të gjitha përpjekjet që të provojnë një gjë: t'u krijohet bindja
njerëzve se nuk ka shqiptarë në krahinat e njohura me emrin Kosovë dhe
Maqedoni Perëndimore. Dhe. nëse ka të tillë, ata janë vetëm njerëz të
lepërt. qëjanë futur në këto vende në mënyrë të padrejtë, atajanë njerëz
të papërcaktuar. që kanë dalë jashtë shtratit të përroit. Duke rivalizuar
me grekët për këtë. serbët kanë shpikur në këtë rast. të mbështetur në
modelin e dhënë nga politikanët e Athinës. një nomenklaturë qesharake.
P.sh. ata quajnë "shqiptarë" ata shqiptarë që i përkasin fesë katolike dhe
që banojnë veçanërisht në Mirditë dhe rrethinat e Shkodrës. Kurse shqiptarët
e Kosovës. quhen prej tyre "arnautë", emërtim turk që përcakton të gjithë
shqiptarët në përgjithësi, por, të cilëve serbët (dijetarë dhe pseudodietarë)
ujapin një kuptim të veçantë. Mirëpo, vetë këta "arnautë" - thonë ata -
s'janë gjë tjetër veçse sllavë, d.m.th. serbë të shqiptarizuar dhe serbë të
myslimanizuar.
Ka të tilla shkrime të shkruara për këtë qëllim nga serbët si ato të
Spiridon Gopçeviçit. Kështu, p.sh., mund të përmendim terma si
"Maqedonia" dhe "Serbia e Poshtme", nga leximi i të cilave krijohet një
situatë komike e paskajshme. Për të tilla shkrime serbët ndihmohen nga
dijetarë, ose të vetëquajturë të tillë, rusët Makushev, Florinski, Hilferding,
autorë që në opinionet e tyre, ndihen pa dyshim prirjet e politikës
moskovike. Këta zotërinj shkojnë edhe më larg: ngatërrojnë shqiptarët me
turqit. Në këtë mënyrë i konsiderojnë ata si të huaj, si myslimanë, që
duhet, shpejt a vonë dhe fatalisht, të shkojnë në Azi, në djepin e tyre të
origjinës. Dhe në ato vende ku ata zbulojnë një sllav të vetëm apo një
fshat të vetëm, sado i vogël që të jetë, ata nuk ngurrojnë të deklarojnë
menjëherë sllave të gjithë krahinën.
Për t'i dhënë më tepër peshë politikës së tyre, sepse ata veprojnë sipas
një përgatitjeje të tillë për pansllavizmin, ata kanë shpikur një term
gjeografik: "Staraserbia" (Serbi e vjetër) për të emërtuar kështu njëjesë
të mirë të Shqipërisë Veriore.
1. Pjesë nga libri i Lumo Skëndos "Shqiptarë dhe sllavë", botuar në frëngjisht,
Lozanë 1919.
2. Shqiptarët në serbinë e vjetër dhe në sanxhakun e Novi -Pazarit, Hachettë,
3. Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha, prej dr.Vladan Gjeorgjeviç, ish-President i
Këshillit të Ministrave të Serbisë, ish-ministër Fuqiplotë, etj., përkthyer nga
gjermanishtja prej princit Aleksis Karagjergjoviç. Paris, Calman Lëvy, 1913., f.8-9.
4. Shih Jastrebov, Spomenik, Akademia Mbretërore Serbe, XLI, f.33...
Për të krijuar bindjen që shqiptarëtjanë autoktonë dhe se sllavët duhet
të njihen si pushtues të huaj, ne detyrohemi të pohojmë se Dardania ("Serbia
e vjetër" - sipas politikanëve serbë), është një krahinë shqiptare e banuar
në të gjitha kohët prej shqiptarëve.
Po ashtu Zhan Bugarski konstatonte më 1845 se Bielopolia është sot
shqiptare, tre vjet më vonë serbi Davidoviç pranonte që Kosova dhe Metohia
(krahinë e Pejës) janë të banuara prej shqiptarëve.
III
Do të përpiqemi të sjellim disa citime të nxjerra nga autorë të huaj për
të mbështetur tezën që ne mbrojmë.
Mbi të gjitha duhet të vëmë në dukje se pjesa perëndimore e Maqedonisë,
domethënë krahina që ka formuar vilajetin e Manastirit nën sundimin
osman, ka qenë quajtur shpesh Shqipëri, duke u konsideruar si një vend i
banuar prej shqiptarëve. Ohria është mbiquajtur epirote për shkak se
shqiptarët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë së saj. Sipas disa
autorëve të tjerë kjo pjesë perëndimore e Maqedonisë është, gjithashtu,
atdhe i shqiptarëve2.
Një autor3 i shekullit XVI ka dhënë disa tregues të çmueshëm për
Dardaninë, vendet e së cilës serbët, qysh prej disa dekadash rreken t'i
quajnë Serbi e Vjetër, në faqen 117, paragrafi 105, të së njëjtës vepër ne
mësojmë se Dukagjinët (fis gegë) banojnë në Dardaninë që është një vend
i banuar më tepër nga shqiptarët se sa nga serbët, në kufijtë e Shqipërisë
1) Në një vepër historike që daton më teprë se dy shekuj 2) gjejmë disa
paragrafë që na duken të zhveshura nga rëndësia. Në faqen 62, duke folur
për princin Karl Filip: "Ky e përzuri atë në lulëzimin e madh të viteve dhe
të punëve të saj: dhe pikërisht për këtë i pëshpëriste asaj Princi Karl Filipi
në Prishtinë, në Shqipëri, në fillim të vitit 1690".
Faqja 517 "me pjesën e mbetur të trupave që përbëheshin nga dy
regjimente, shkoi vetë zoti gjeneral, pa vënë re ndjenjën e papështatshmërisë
në Prisseran (Prizren), kryeqytet në Shqipëri, ku ishte vetë kryepeshkopi
dhe patriku Kelmendas... ku ishin 5000 arnautë, pjesërisht të krishterë
dhe pjesërisht turko-shqiptarë, (shqiptarë myslilmanë - shën. im. SH.D).
Faqja 518 "Ndërkohë armiku kishte filluar të forcohej në Lumë dhe
Tetovë, për këtë pjesa e krishterë sapo mori lajmin: në kryeqytetin Priseran
(Prizren) u goditën një sasi trupash prej atyre shqiptare".
Faqja 460 "Jo më pak e etur ishte provinca shqiptare për të hequr
zgjedhën otomane si Guzzia (Gucia), Klementia (Kelmendos) dhe banorë
të tjerë të vendbanimeve shqiptare..."
Ne kemi bërë aluzion më lart (f. 18) për shkrimin e Mariano Bolicës,
përsa i përket Kuçit. fis shqiptar sot, nënshtruar sundimit sllav. Në fakt
kufijtë etnografikë të Shqipërisë duhet të përfshijnë të gjithë krahinën e
njohur me emrin Zedda (Zeta). Dijetari i Franz Miklosich në lidhje me
këtë subjekt ka thënë: "Fjala Zeta ka shumë mundësi të jetë rne origjinë
shqiptare, nga që shqiptarët fillimisht kanë qenë shumë më tepër të shtrirë
në veri se sa sot. gjë që kuptohet lehtë nga prejardhja ilire e shqiptarëve3.
Dijetari Mas Latrie e quante Janinën qytet të Shqipërisë dhe Zetën një
krahinë shqiptare: "Princ i Zetës në Shqipëri. Emrat e Zentës, Zeta dhe
Cedda emërtojnë një principatë të vogël të bregut ilir. e cila ruajti pavarësinë
që nga shekulli XII deri në shekullin e XV... territori i saj përfshin një
pjesë të Shqipërisë së Sipërme ose Mali i Zi i sotëm..."4.
Gjithashtu për Zetën një autor tjetër shprehet me këto fjalë:
"Është më afër së vërtetës emri Zeda. me të cilin, sipas prof. Hopf-it
që pëlqen të emërtojë atë vend me origjinë shqiptare dhe që e pranuan të
gjithë ata që me Hanin pranë te shqiptarët pasardhësit e vërtetë të ilirëve
të vjetër. të cilët ndodheshin më në Veri të vendeve që banojnë pasardhësit
e tyre të sotëm 5.
Ç'ka thënë për këtë udhëtari aq i famshëm sa i ndërgjegjshëm Ami
Boue për vendet që banojnë shqiptarët? "Ato janë trojet që përmbajnë jo
vetëm krahinat që përfshihen në vilajetet e Janinës, të Shkodrës, të
Manastirit dhe të Shkupit, por edhe trojet shqitpare që i janë dhuruar
mbretërisë serbe si pasojë e Luftë ruso-turke (1877) prej Kongresit të
Berlinit, duke mos marrë paraqysh protestat e shqiptarëve. Le ta lemë të
flasë vetë Ami Boue-në.
"Shqiptarët (banorët e shkëmbinjve) ose albanezët, janë vlerësuar nga
demografët në 1 600 000 vetë, vlerësim i arsyeshëm, por që qëndron nën
të dhënat reale, kur mendohet se ata shtrihen që nga Epiri deri në pjesën
perëndimore të Moesisë, së Sipërme, ku ata përzihen me sërbët, në fushën
midis Prizrenit dhe Pejës midis Vranjës dhe Mitrovicës, kurse shtrihen
pothuajse të vetëm, të quajtur arnaut, në vendet e burimeve të Lepenacit,
rrethinat e Cernoleva-Riekës, bregunjuglindor të fushës së Prishtinës, në
vendin midis Vranjës, Gjilanit, Novo Bërdos, Prishtinës, Kratovos,
Kurshumlisë, Prekopliës dhe Medokës. Nga ana tjetër ata përzihen me
boshnjakët në malet midis Shqipërisë dhe Bosnjes, si në Kolashin, në
Torë, në Guci. në Plavë, në brigjet e sipërme të Ibarit afër Rozhait, në
distriktin e Sudolit. Ata shtrihen deri në pllajat në perëndim dhe në
jugperëndim të Novi-Pazarit. në distriktin e Zetës, gjatë Moracës dhe në
atë të Kelmendit, në Cem dhe takohen me malazezët'
Ne nuk shtojmë asgjë. sepse autori që kemi zgjedhur për të cituar
njihet si një autoritet dhe veprat e tij të shumta mbi Turqinë Europiane
konsiderohen me të drejtë si një nga burimet më të sigurta që mund të
merren me besim të plotë. Le të shqyrtojmë me vëmendje vetëm një term:
"Serbi e Vjetër" (Starja Serbie). Këtë term duket qartazi se Boue-ja e
injoron. Staraja Serbia, sot kaq popullor, përdoret gjatë propagandës serbo-
ruse gjatë një periudhe gjysmëshekullore. Në fakt ky është një term, një
fjalë e thjeshtë. Por, kush është ai që shmang fuqinë e fjalëve në shpirtrat
njerëzorë?
Vallë. nuk është vetëm një fjalë që ka kryer punë shumë më tepër se
armatat serbe dhe influenca ruse së bashku? Përveç kësaj edhe bullgarët
përdorin si serbët një fjalë, që me ndihmën e saj i kanë vënë detyrë vetes
të sigurojnë epërsinë e tyre në Ballkan dhe, po ashtu, të krijojnë nga ana
e tyre hegjemoninë në gadishullin tonë ballkanik. Ky term magjik për
bullgarët është termi i vjetër gjeografik "Maqedonia", me anën e të cilit
qysh në traktatin e Shën Stefanit janë orvatur të shtyjnë kufijtë dhe ta
bëjnë ata sinonim të BuHgarisë iredente. Duhet rikujtuar prapë se bullgarët
dhe serbët kanë zhvilluar diskutime të gjata dhe të lodhshme për të caktuar
një vijë demarkacioni midis "Maqedonisë" dhe "Serbisë" së Vjetër
"domethënë në mes -atyre që duhet (në idetë e tyre) t'u përkasin trojet e
Maqedonisë një ditë. si Serbisë ashtu edhe Bullgarisë.
A nuk është kjo një mënyrë së vepruari e barabartë edhe për grekët që
kanë gënjyer mendjet e njerëzve, duke quajtur Epir Jugun e Shqipërisë
dhe duke na bërë të besojmë se kjo fjalë është sinonim i Greqisë sa për të
kaluarën historike aq edhe për tashmen? Por, ndërroni termat dhe bëjini të
ditur të gjithëve se Epiri nuk është gjë tjetër, veçse Shqipëria e Jugut:
Maqedonia Perëndimore është Shqipëria e Lindore dhe Serbia e Vjetër,
është Shqipëria Veriore. Dhe kështuju menjëherë do të ndërroni bindjet
tuaja, ju do të konstatoni se në vend që të bëheni një grekofil dhe sllavofil
i deklaruar, do të ktheheni për të njëjtin fakt albanofil i deklaruar.
Të kthehemi tashmë te autorët e huaj që kanë studiar krahinat që na
interesojnë. Ja një dijetar jetër, Georg von Hahn, i cili, përgjithësisht,
çmohet si një autoritet për çështjet që i përkasin Shqipërisë. Harta që
shoqëron veprën e tij "Albanische Studien"2 përfshin tërësinë e territorit
të të katër vilajeteve: të Janinës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Shkupit.
Në faqen e parë të veprës së tij autori kujdeset të na thotë se Shqipëria
shtrihet nga 39 gradë deri në 43 gradë të gjerësisë veriore, domethënë që
nga Preveza deri në Novi-Pazar.
Na vjen keq që nuk mund t'ju sjell këtu paragrafin e librit të Georg von
Hahn, ku ai përshkruan territorin e Shqipërisë në dhjetë faqe, me një
shkrim të dendur dhe kompakt, pa llogaritur shënimet që i referohen në
fund të kapitullit). Autori aty përcakton në fillim kufirin natyror të
Shqipërisë-sa gjerografik aq edhe etnografik - që shtrihet nga veriu nëjug
prej Malit të Zi deri te Gjiri i Artës, që do të thotë që nga veriu i Tivarit
deri në Prevezë dhe përgjatë Adriatikut.
Hahni kalon pastaj në përshkrimin e trojeve të banuara nga shqiptarët,
territore që ai i ndan në katër grupe. Duke përfunduar (faqe 13), nuk do të
lemë pa përmendur që shqiptarët shtrihen në të gjithë krahinën që përfshihet
në mes të Moraçës (lumë i Malit të Zi, që rrjedh nga liqeni i Shkodrës dhe
Toblica, që do të thotë, që nga skaji verior i liqenit të Shkodrës deri në
Nish).
Në veprën e tij me titull "Udhëtim nga Beogradi në Selanik" 1) Hahn
pohon se: "Është rrjedha e Moravës ajo që ndan krahinën shqiptar nga ajo
e sllavëve".
E tërë vepra e tij ka një vlerë të madhe dhe mund të shërbejë si
udhërëfyese për ata që duan të studiojnë çështjen shqiptare sa nga pikëpamja
etnografike dhe gjeografike aq edhe ajo his.torike.
Në faqet e këtij libri (në pamundësi për ta sjellë të plotë për shkak të
gjatësisë së tyre, apo t'u zvogëlojmë forcën me anë të një përmbledhjeje),
Georg von Hahn pohon: "pjesa dërmuese e popullsisë në Fushë-Kosovë
deri në brigjet e Vardarit e në Shkup është shqiptare".
Pastaj duke iu referuar historisë, autori vërteton që banorët autoktonë
të këtyre anëvejanë paraardhësit e ilirëve, të epirotasve, të maqedonasve,
të autariatëve, të taulantëve dhe të dasaretëve (shih kapitullin "Historia e
sundimtarëve të Moravisë" f. 228, 262 të kësaj vepre)
M. Brailsfordi- anëtar i rëndësishëm'i Komitetit Ballkanik të Londrës
- komitet i krijuar nga politikanë, publicistë dhe profesorë që t'u vinin në
ndihmë bullgarëve të cilët kishin vuajtur prej kryengritjes së tyre të vitit
1903, ka përshkruar Maqedoninë. Autori ka vajtur atje për të kryer misionin
mirëbërës duke shpërndarë ndihma. Brailsfordi ishte nisur nga Londra me
mendimet e tij më të mira për racën bullgare dhe sigurisht jo pa disa
paragjykime ndaj shqiptarëve. Mirëpo qenë lë mjafta disa javë qëndrimi
në Manastir dhe Ohër për ta bërë Brailsfordin një albanofil të zellshëm
dhe të ndreqë gabimet e tij kundrejt kësaj race që e quante të vetmin
element etnografik që gëzon të drejtë të pakundërshtueshme për
Maqedoninë.
Libri i Brailsfordit është mjaft tërheqës dhe bindës: ne deshëm të
nxjerrim paragrafet që i përkasin shqiptarëve, por u kufizuam në paragrafet
që poshtë vijojnë. Na vjen keq nuk mund t'ju sjellim të gjitha pasazhet, ku
raca shqipëtare është trajtuar me mjaft vërtetësi e simpati:
"Në thelb lëvizja shqiptare është si të gjitha lëvizjet balkanike e
frymëzuar nga idealet kombëtare për të realizuar çlirimin e popullit nga
sundimi osman; edhe në qoftë se kjo lëvizje merr një pamje armiqësore
ndaj Evropës, kjo ndodh vetëm sepse Evropa ka bërë praktikisht ic vetën
mbrojtjen e sllavëve, me të cilët shqiptarët kanë pasur tradicionalisht
armiqësi. Në bashkëbisedime me shqiptarët, unëjam përpjekur të mbledh
disa të dhëna për qëndrimin e tyre ndaj sllavëve. Gegët, zakonisht, kanë
pak shkollim për të shpjeguar me qartësi se si është gjendja e tyre reale,
çfarë qëllimi kanë dhe çfarë duan. Rritja e zemërimit tek ata është instiktive.
Por, në qoftë se një njeri mund të imagjinojë një gegë të pashkolluar që të
jetë në një shkallë që të mund të prëvetësojë idetë e Isa Boletinit e të
anëtarëve të tjerë të fisit dhe tëjetë i edukuar sa t'i deklarojë ato qartësisht,
kjo, në një farë mënyre, do të na tregojë se ai është në gjendje të shpejgojë
qëndrimin e tij kombëtar: "Ne, shqiptarët, - do të na thotë ai, -jemi një
racë e pastër dhe autoktone e Ballkanit. Sllavëtjanë pushtues e emigrantë.
Ata kanë ardhur kohë më parë nga Azia, kursc bullgarëtjanë fis mongol,
që nuk kanë punë në Evropë. Rusët mund të thonë për veten e tyre sejanë
Evropianë, por konsujt e tyre vijnë këtu mbi ne me pastrimet e tyre. Ne
vërejmë sytë e vegjël të tyre si dhe mollëzat e tyre të larta të faqeve,
kështu që ne kuptojmë se edhe atajanë për më tepër tartarë. Serbët, nën
carin e tyre Dushan, pushtuan vendin tonë, të cilin kanë paturpësinë ta
quajnë "Serbi e Vjetër". Ata u vendosën atje dhe na shpërngulën për një
kohë nëpër male. Por pak nga pak ne e kemi rifituar atë përsëri. "Serbia
e Vjetër" është Shqipëri një herë e më shumë sot, pasi ajo gjithmonë ishte
dhe do të jetë Shqipëri. Është e vërtetë që minoriteti serb vazhdon të
qëndrojë i mbrojtur nga rusët. Rusia, bile, ka dërguar një gmsht murgjësh
msë nga mali Athos që të mbajnë manastirin e shenjtë serb të Deçanit. Pse
i mbron ajo armiqtë tanë tradicionalë? Sepse ata janë sllavë. Këto të
Pjesë të zgjeclhura
111
ashtuquajtura reforma nuk janë asgjë tjetër përveçse një mekanizëm dhe
konspiracion pansllav. Përse Rusia përqendron vëmendjen e saj vetëm te
Vilajeii i Kosovës, kurse nuk do t'ia dijë fare për atë të Janinës apo të
Shkodrës? Përse ajo nuk bën asgjë që të na ndihmojë në hapjen e shkollave
shqipe dhe zhvillimin e gjuhës sonë? Sepse ne nukjemi sllavë. Reformat
janë projektuar vetëm që të fitojnë sllavët..."
Shqiptari imagjinar ka thënë disa gjëra të cilat janë absurde, kurse
gjërat e tjerajanë të vërteta. Ne duhet të shohim se ç'qëndron pas fjalëve.
Sliqiparët nuk kanë qenë ngritur kundër reformave. por kundër regjimit
kontrollues dhe të rreptë turk dhe, më shumë, kundra kërcënimit të largët
të prëfshirjes në luftën për epërsi në Ballkan, që zhvillohet ndërmjet Austrisë
dhe Rusisë. Evropa bëri diçka të përbindshme, kur ua besoi fatin e
Maqedonisë këtyre dy fuqive. Rusia dhe Austria kanë partizanët e tyre në
kaosin e Maqedonisë. Për gjenerata të tëra ato kanë qenë tët prëfshira në
propagandën e zhvilluar për llogari të tyre për çuarjen përpara të interesit
të një race kundër një tjetrë, për të siguruar pozicionin zotërues dhe
përgatitur kërkesat e tyre të ardhshme. Është absurde të besosh se këto
fuqi mund të luajnë rolin e paanshëm të arbitrit. Shqiptarët flasin të vërtetën
kur këmbëngulin sejanë vetë ata mbizotërues përsa i përket numrit më të
madh të populLisë në "Serbinë e Vjetër" '.
Po shohim tani opinion e reverent Noel Buxton, kryetar i Komitetit
Ballkanik, njeri që ushqen shumë pak simpati për shqiptarët dhe që nuk
fsheh paragjykimet e tij në adresë të tyre: megjithatë ai pranon se "Raca
shqiptare formon një faktor të rëndësishëm në Maqedoni. Është e pamundur
të shtrohet çështja e quajtur "maqedonase" pa marrë parasysh kërkesat e
këtij populli të vjetër. Shqipërinë nuk mund ta ndash, pa e shkatërruar si
komb". Lexuesi le të gjykojë vetë për paragrafin që pason ("Evropa dhe
Turqia" nga Noel Buxton, London, 1907, f. 48-49).
Procesi i çlirimit (të Maqedonisë) ka shkuar aq larg sa t'i japë çdo
kombi kushte lehtësuese përveç një kombi, atij shqiptar. Ky popull i vjetër
nuk duhet të humbasë në bashkësinë e kombeve. Maqedonia nuk formon
racë homogjene, vaçanërisht të dallueshme nga grekët dhe nga serbët, por
Shqipëria nuk mund të ndahet pa u shkatërruar si komb. Shqipëria, ka për
më tepër, histori. Turqit e kanë nështruar atë duke futur armiqësitë fisnore,
gjakmarrjen dhe ndarjen e shqiptarëve në besime të ndryshme, por shqiptari
është shumë më pak fanatik ndaj besimeve se sa popujt e tjerë. Unë kam
vizituar një kryetar fisi të fesë myslimane i cili përkrahte një prift të
krishterë që shërbente në një kishë të vjetër në pronat e atij kryetari fisi.
Ky bajraktar shpesh shkonte në lutje në kishë së bashku me priftin që ta
mbronte i shenjti patriot i krishterë. Myslimani. i kthyer në mes të serbëve
ose grekëve. bëhej turk, kurse shqiptari i konvertuar në musliman mbetej
gjithmonë besnik i vendosur i besës së kombit. Ai ishte besnik ideal dhe
mbetet i tillë. Në qoftë se udhtëari falenderon turkun. ai e bën këtë pse
gjen te shërbyesi i tij turk kënaqësi, ju do të zbuloni përgjithësisht se këta
turqjanë shqiptarë. Shqiptari gjendet shpesh në mes të udhëheqësve turq
më të zot si dhe në mes të priftërinjve katolikë më të devotshëm. Kur
ndihma e dërguar nga Anglia për të mbajtur gjallë ata që Sulltani synonte
t'i vdiste nga uria më 1903, ishin njerëzit e besuar shqiptarë që bënë që
kjo punë të bëhej e mundur.
Një tjetër anglez, publicisti i mirënjohur Charles Woods e bëri të veten
idenë e Fitzmauricit mbi shqiptarët dhe për krahinat e tyre që ndodhen
"përtej, domethënë në lindje të rjedhës që ndan pellgun e Adriatikut nga
ai i detit Egje"2.
Antonia Baldacci, dijetari italian që përshkoi Shqipërinë disa herë dhe
që e njihte mirë atë në të gjitha rrafshet, ka skicuar në një broshurë të
vogël kufijtë e vendeve të banuara nga shqiptarët, të cilat duhej të
përfshiheshin në kufijtë e shtetit të ri. Për Shqipërinë Baldacci shprehet
me saktësi për arsye se ai e njeh më mirë vendin, po ashtu ai e ka parë atë
duke konsultuar të gjitha burimet e autorizuara. Kufijtë e shënuar nga ky
dijetar i Bolonjës ndryshojnë fare pak nga ato që kemi vendosur më lart
(shih fq. 21), përveçse ai na rikujton çka është thënë në paragrafet e tjerë
për vendet shqiptare që ijanë dhënë Malit të Zi dhe Serbisë më 1888, si
dhe Greqisë në jugë të Shqipërisë. Po shkëpusim paragrafet kryesore të
veprës së Baldaccit që flasin për shtetin e ri shqiptar.
"Është një krahinë që gëzon bashkim të plotë kombëtar dhe që përfshin
pjesën më të madhe të katër vilajeteve turke, të Shkodrës, të Janinës, të
Kosovës dhe të Manastirit. Sundimi turk jo vetëm që nuk mundi të
influencojë në karakteristikën e vet politike, por nuk mund të frenojë
kurrë shpirtin e pavarësisë, qoftë edhe feudal, që ngeli gjithmonë cilësia
themelore e popullit shqiptar dhe e mënyrës së jetesës së tij kombëtare.
Kjo pjesë e Maqedonisë është një zonë qytetërimi patriarkal dhe në kufirin
e saj perëndimor ndodhen shqiptarët. Dhe atje në atë pjesë të Maqedonisë,
gjenden njerëzit më të fortë fizikisht dhe etnografikisht më të pastërit nga
ana racore e Gadishullit... Shqiptarët përbëjnë racën më të bukur të
gadishullit ballkanik'.
"Kufijtë politikë absolutë të shtetit të ri do të trajtohen në mënyrë
përfundimtare pas paqes. e cila do të lërë gjurmat e saj të dhunshme në
marrëveshjet e padrejta të kryera kohët e fundit. Në fakt kjo gjë nuk duhej
të ndodhte më. Kufijt e saj gjeografikë fare lehtë mund të përputheshin me
ato etnografikë. por këta kufij padyshim do të mbeten të ndryshuara në
dëm të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. siç do të ndodlië ine vargmalet që
ndërrojnë drejtimin e lumenjve midis detit Adriatik. Jonit dhe Egjeut deri
në pjesën e sipërme të Alpeve. Përtej këtyre vargmaleve. që ndërrojnë
drejtimin e luinenjve në depresionet e theksuara të pandërprera midis
Gramozit. liqeneve dhe Sharrit, tërësia etnografike shqiptare shtrihet e
fortë dhe e sigurtë në mes të masave greke. bullgare dhe serbe. Kështu
ndodh edhe në veri të Alpeve të Shqipërisë dhe në vetë kufirin e Malit të
Zi. që ka nën zotërimin e tij qysh më 1879 mjaft fise të pastra shqiptare.
Në të ashtëquajturën Serbi të Vjetër kufiri etnografik shtyhet në mes të të
njëjtave alpe shqiptare që përfundojnë harkun e tyre madhështor nga ajo
anë dhe malit të Sharrit. duke mbërritur deri sipër Ibarit dhe Sinicës. Këto
tentakula (apendikse të moluskeve për të kapur gjahun) që populli i fortë
dhe simpatik shqiptar dërgon në çdo kohë drejt armiqve të tyre shekullorë,
janë mbrojtja natyrore dhe kombëtare me të cilin mbrohet nga nga çdo
anë, duke zhvilluar dhe mbrojtur të drejtat e tij të shenjta dhe pronat e tij.
Pushtimi i territorit shqiptar nga ana e shteteve aleate do të përsëritë
prepotencën e përdorur nga ana e Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë
më 1878. Dhe Evropa do të jetë fajtore pse ka ushqyer kauzën e
mosmarrëveshjes ".
Përkthyer nga frëngjishtja: Sherif Delvina
Pjesë nga vepra e Luino Skëndos "Shqiptarët dhe sllavët", (III)
2. Shih "Roma dhe Lindja". Badia di Grotta Ferrata (provinca e Roinës nr. 26,
fq. 100). "Bashkëbisedinii i Patrikut Anasta.s i Ohrit në Maqedoninë shqiptare që në
dokumente të ndryshme romane të atij shekulli thuhet Maqedonia e Epirit, sepse
banohej nga shqiptarë ose ndry.she quheshin epirotë".
3. "Osmani" nga Lazzaro Soranzo Ferrara 1589, fq. 100, paragrafi 89. Shih
tekstin: "Nga bullgarët disa hanojnë të gjithë në atë vend, i cili quhej Moesna e
Poshtme deri në Danub, përhallë Vllahisë, disa Trakinë së bashku me grekët dhe të
tjerë në Maqedoni, që sot është e banuar nga grekë, serbë dhe shqiptarë".
Faqe34
1. Tekstualisht Dukagjinët banojnë rreth malit Skard në kufi me Preseremo
(Prizreni i sotëm) Parreopoli use Prenopoli i quajtur sot ndodhet në Dardani në kufi
me Shqipërinë dhe që banohet më shumë nga shqiptarë se sa nga serbë.
2. Botim i ri për "Ponën Osmane" nga Ricaut Donato Foscarini Berengano etj.,
përkthyer Augshurg 1701.
3. "Dinastia serbe Çernojeviç" nga Franz Miklosich Wien, 1886, fq. 29.
4. "Thesari i Kronologjisë", Poris 1889, Shtylla 1785.
5. "Zeta dhe clinastia e Balshajve". nga profesor Giusseppe Geleich Spalato
1889, fq. 18.
Faqe 35
1. "Turqia e Evropës", Ami Boue, Paris 1849, 4 vol, vol II-të, faq43.
2. Jena 1854.
Faqe 36
Vienë p. 868.
Faqe 37
1. "Maqedonia, racat e saj dhe e ardhmja e tyre", H. N. Brailsford. London,
1906, fq. 271.
2. "Turqia dhe fqinjët e saj", fq. 83.
Faqe 38
1. "Shteti i ri shqiptar" , Antonio Baldacci, ekstrat. Nxjerrë nga "Revistat
ushtarake Italiane", Roma 1913, t'q. 4.
2. Id, ibid, fq. 18.