2015-04-05

nga Andon Dede, Nju York - Njeriu i mirë Ylli Vejsiu




In memoriam:

Është ndarë nga jeta në moshën 73­-vjeçare, akademik Ylli Vejsiu, pas një sëmundjeje të gjatë. Vejsiu ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, deputet i saj pas rrëzimit të regjimit komunist dhe Ministër i Arsimit.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Arsimit nga 13 marsi 1992 deri në prill 1993. Më pas, edhe pse mbante postin e deputetit, u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave.

Ylli Vejsiu ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, duke filluar nga viti 1991 deri në vitin 2001 kur u bënë zgjedhjet e reja parlamentare.
Kohët e fundit, profesor Vejsiu duket se ishte “mundur” nga sëmundja, dhe shikohej rrallë e më rrallë në jetën publike aktive.



Njeriu i mirë Ylli Vejsiu

nga Andon Dede, Nju York

apdede@aol.com

Në njoftimet që u dhanë për ndarjen nga jeta të Ylli Vejsiut, u evidentuan disa nga funksionet që ka pasur apo ndihmesat që ka dhënë ai në fusha të ndryshme të shkencës tek ne. Të gjitha ishin më se të vërteta, ai i meritonte, madje shumë më tepër se aq sa u thanë e u shkruan. Edhe unë, po të filloja këtu e të radhisja tërë studimet e tij, të botuara në revistat shkencore apo dhe si libra më vete, lista do të qe tepër e gjatë e shkrimi do të qe i plotësuar qoftë vetëm me to.

Por unë do të flas për Yllin si njeri dhe as që do ndalem në studimet dinjitoze që ka realizuar ai në ekonomi, sociologji e sidomos në fushën e demografisë. Kush është kurioz të njihet me to, e ka fare të lehtë, qoftë përmes mjeteve elektronike, po ashtu edhe nëpërmjet skedareve në gjithë bibliotekat e vendit. Unë po përpiqem të hedh dritë në disa aspekte që lexuesi apo dashamirësi i Yllit nuk do t’i gjente në ato burime, tjetër punë se sa do ia arrij qëllimit.

Duke iu përmbajtur këtij parimi, unë jam i vetëdijshëm se, kur flasim e shkruajmë për persona publikë, cilëtdo qofshin ata, rëndësi ka vepra që kanë lënë dhe jo aq shumë personaliteti i tyre vetjak, njerëzor. Kemi tërë ata njerëz të shquar, në politikë, art, shkencë e kudo, qi si njerëz mund të mos meritonin ndonjë vëmendje, por që me kontributet e tyre kanë hyrë prej kohësh në panteonin e lavdisë.

Pas kësaj hyrjeje, dikush edhe mund të më kthehet, pa të keq: “Po, vërtet, ç’na duhet ne se kush ka qënë Ylli Vejsiu, si njeri…Neve na intereson ajo që ai ka bërë e ka lënë pas…”. Megjithëse edhe unë jam dakord me këtë lloj arsyetimi, nuk heq dorë nga imja dhe ja sepse: unë nuk po i caktoj atij vendin që do të zërë ai në shkencë e aq më pak në politikën shqiptare, se edhe të doja ta bëja këtë, nuk e kam atë tagër.

Por unë i përmbahem mendimit se ne sot, si vend, si popull e si shoqëri, para së gjithash e mbi të gjitha kemi nevojë për njerëz të mirë, me integritet. Dhe e kundërta: nëse Shqipëria ka rënë sot në këtë derenxhe që po e përjetojmë të gjithë, arsyeja kryesore, sipas meje, është se në politikë e qeverisje i kanë munguar pikërisht njerëzit e mirë.

* * *
E njoha së pari kur punoja në Televizion. Ma rekomanduan për një bisedë dhe shkova e takova në zyrën ku punonte, në mos gaboj në Komisionin e Planit të Shtetit. Që në atë përballje të parë, më la përshtypjen e njeriut të edukuar, të kulturuar e të sjellshëm. Me miratimin e shefit të vet, pranoi të vinte. Mbasdite, kur e prita për të bërë regjistrimin, më tha si me drojtje: “A do të vonohemi shumë se më duhet të shkoj një çikë herët në shtëpi, se nesër do të nisem për në Kinë?”.

Duke mos qënë fare i sigurt se si do të shkonte regjistrimi, i thashë se qe i lirë të shkonte dhe i urova rrugë të mbarë. Ma merr mëndja se gjithkush tjetër nuk do të kishte pranuar të vinte, po qe se të nesërmen do të udhëtonte jashtë shtetit, kur kemi parasysh se dalje të tilla, në atë kohë, përbënin eveniment për të gjithë ne.

Më pas, fati e solli që të punonim bashkë, madje në një zyrë, në Institutin e Studimeve M-L, pranë Komitetit Qëndror. Atë mëngjez që do të vinte ai, e bëra rrugën për në zyrë me një ndjenjë kënaqësie si të prisja ndonjë mik të vjetër e të afërt. Për këtë u nisa pak më herët, për të bërë dhe përgatitjet e rastit. Por, kur mbërrita tek zyra, shoh se ai po më priste tek dera, kishte vajtur para meje. Ndjenja e detyrës qe një cilësi e brendëshme e tij.

Duke punuar në një zyrë me të, arrita të njoh në thellësi e gjithanshmëri personalitetin e tij, si njeri i kulturuar, i sjellshëm, erudit dhe i gatshëm të bisedoje me të për çdo temë e çdo fushë. Unë e quajta veten me fat e të privilegjuar që mu dha rasti të punoj me të, edhe pse për pak kohë. Nga ai kishe se ç’të merrje edhe në bisedat më të zakonshme që bëhen përditë në zyrë, në kafe e kudo. Ishte një kënaqësi e veçantë ta dëgjoje atë tek shtjellonte mendimet, me atë zërin e tij të qetë e të shtruar që të imponohej.

Thashë edhe më lart, se rrezatonte kulturë e njohuri të gjithanshme e nuk kursehej nëse i kërkoje ndonjë konsultim më të zgjeruar, siç qe p.sh. momenti im që po përgatisja temën studimore në një fushë të afërt me interesat e tij shkencore. Ai mu gjend pranë qysh në konceptimin fillestar të saj, në përpilimin e pyetësorit që realizova e deri në miratimin në Komisioni e Lartë Shkencor, antar i të cilit qe dhe ai. Madje ai qe dhe një nga oponentët e disertacionit tim.

Por s’qe e thënë që ai të qëndronte gjatë tek ne, edhe pse emërimi i tij aty e kishte zanafillën tek ata lart fare, për të mos thënë tek numuri një i asaj kohe. Se nga doli një “vigjilent” andej nga lagjia dhe informoi organet kompetente se “Ylli nuk mund të punonte në atë institut se dikur babai i vet paskej pasur një problem me shtetin…”.

E thërresin Yllin në zyrën e kuadrit dhe ia njoftojnë largimin. Ata që e kishin prurë as nuk u ndjenë fare. Ditën e fundit dolëm bashkë dhe pas një kafeje, e përcolla deri tek rruga e Elbasanit. Më bëri përshtypje reagimi i tij: tepër i përmbajtur, pa asnjë mllef, i vetëdijshëm se të tilla gjëra mund të ndodhnin. Madje kureshtjes time për ndonjë emër, se nga e kishte peshqesh këtë që i ndodhi, iu shmang: “As që më intereson fare, ma ktheu, e ç’rëndësi ka?” U përqafuam e u ndamë si miq të ngushtë.

Kontaktet me të i ruajta edhe më vonë. Për gjithë sa po flasim, është fjala për vitet e fundit të 80-ës, të shekullit të kaluar, pra kur po i vinte fundi edhe vetë sistemit që po përjetonim.

Kur nisi greva e urisë e studentëve, rastësisht mora vesh se aty qe futur dhe Ylli. U habita se me sa e njihja unë, nuk qe për të tilla veprimtari. “U fut se ka djalin atje” – shtoi bashkëbiseduesi, - pa të qe për Yllin, nuk futej”. Unë nuk i vura rëndësi asaj që po thoshte ai, por me këtë rast m’u kujtua një dimension tjetër i Yllit, ai i prindit, dobësia e madhe që kishte ai për të birin. U ndala tek ky episod jo pa qëllim: kur dëgjova “Zërin e Amerikës”, në darkë, si zakonisht, pati një intervistë edhe me Yllin. Më kujtohet bile edhe hyrja që bëri kronisti i njohur i përtej oqeanit kur tha se “në këtë grevë ka jo vetëm studentë, por dhe intelektualë të tjerë, si Prof. Dr. Ylli Vejsiu…”.

 Por, kur e pyeti Yllin se si qe futur aty, ky, me një sinqeritet të habitshëm, pohoi atë që më pat thënë i njohuri im pak më parë: “Hyra se kisha djalin…”. Pastaj ai e zgjeroi motivimin, por tashmë ato që thoshte nuk tërhiqnin më vëmendjen. Dikush do ta quante këtë një sinqeritet të tepëruar, deri edhe naivitet, kur kemi parasysh retorikën e të tjerëve që i binin gjoksit se po bashkoheshin me studentët për liri e demokraci etj.etj. Jo se Ylli nuk i kishte edhe këto motive, por unë e përmenda këtë episod për të treguar se ai nuk dilte dot nga vetja.

Më pas ai u aktivizua shumë në zhvillimet demokratike dhe u zgjodh njëzëri kryetar i Degës së PD-së së Tiranës. Në atë kohë PD-ja i kishte zyrat tek rruga e Kavajës, jo larg institutit ku punoja dhe unë. Takoheshim, bisedonim e për ndonjë problem edhe bashkëpunuam. Ndjeja kënaqësi që po më jepej rasti të bëja dhe unë diçka për të. E shihja në mitingje e në veprimtari të tjera dhe po habitesha me veten. Po e them pa ndonjë paragjykim se ai nuk qe për politikan. Me këtë absolutisht nuk dua të mohoj sadopak vlerat apo aftësitë e tij.

Mendoj se këtë vlerësim për të e ndaj dhe me të tjerët që e kanë njohur. Më pas ai u zgjodh deputet e u emërua ministër i Arsimit në qeverinë e parë të PD-së. Prapë po e them se ai nuk qe i përshatshëm për atë post, jo për nga përgatitja e formimi, por nga ato cilësi që duhet të ketë një funksionar, në atë post, në kushtet e vendit tonë, në stadin që po kalon i ashtuquajturi tranzicion tek ne.

 Prapë po e theksoj se më këtë pohim unë nuk ia ul aspak vlerat e aftësitë atij. Në të kundërt ia rrit, sado e çuditëshme të duket. Politikani apo dhe qeveritari tek ne, duhet të ketë pikërisht ato vlera e cilësi që kishte Ylli, por kjo është vetëm teorikisht apo virtualisht. Përvoja çerekshekullore e tranzicionit tek ne ka dëshmuar të kundërtën. Ja pra që pohimi im ia shton vlerat atij. E përsëris: Politika nuk qe stofë që i shkonte.

Unë në atë kohë punoja në Institutin e Studimeve Pedagogjike, që varej direkt nga ky dikaster. Për marrëdhëniet e ngushta që kishim pasur, logjika më e thjeshtë e donte që unë t’i ruaja edhe më tej kontaktet me të, por kjo nuk ndodhi. Nuk i shkova asnjëherë në zyrë, edhe pse mund të kisha ndonjë problem me dikasterin. Kur, në një nga ato seminaret që bënim shpesh në ato vite, u përballa me të.

“Pse nuk ke ardhur asnjëherë tek unë?” – më tha ai pa të keq. “As mos prit që të vij” – i thashë edhe unë me të njëjtën gjuhë. “Eja nesër se kam një problem të vogël që dua ta konsultoj me ty!” – më tha. I shkova. Pasi ma ekspozoi çështjen, më kërkoi mendim dhe unë i fola si të qemë miq e shokë, pa asnjë paragjykim e tendencë. Qe fjala për drejtorin e ardhëshëm të institutit ku punoja, por kjo nuk ka asnjë rëndësi.

Një ditë prej ditësh troket dera e zyrës time dhe më del përpara një miku im i vjetër, Vasil.P., oficer. Njiheshim që në Unike me të. Ishte nxënës i shkëlqyer dhe më erdhi keq që përfundoi thjesht oficer kur mund të kishte pretendime më të mëdha. Jeta na kishte ndarë e rrallë fort takoheshim. “Kam një hall të madh, ia nisi ai. Siç mund ta dish, unë kam dy vajza me glaukomë.

Njera prej tyre kërkon të regjistrohet në Shkollën e Gjuhëve të Huaja, por atje na thonë se janë plotësuar vendet dhe s’ma pranojnë. Unë mora vesh se ti e ke shok apo mik ministrin. Të lutem do të më ndihmosh…”. “Dëgjo Vasil, ia ktheva, tepër i prekur nga sa më tha, - unë vërtet njihem me të, por më beso se që kur është bërë ministër nuk i kam shkuar asnjëherë në zyrë, edhe pse kam pasur ndonjë problem.

Por ty nuk të kundërshtoj dot, jo vetëm për miqësinë që kemi pasur por sidomos për hallin që ke”. U çova dhe shkuam bashkë në ministri. Ylli, sapo i tha sekretarja se kush kishte ardhur, më priti menjëherë. I thashë përse kisha vajtur.

 Edhe ai u prek e ma preu shkurt: “Unë jam dakord, por duhet të bisedosh dhe me drejtorin e drejtorisë përkatëse. Thuaj se unë jam dakord…”. Aty e tek drejtori, që për fat qe po një i njohuri im, V.M. që kishte punuar tek ne në Institut. Por, për habinë time, ai nuk pranoi dhe më kundërshtoi. “Po ta hap derën për këtë, tha ai, vijnë dhe të tjerë pastaj. Jo, nuk jam dakord…”.

“Dëgjo, i thashë, e para që edhe ministri është dakord. E dyta, as të kam ardhur ndonjëherë për të të kërkuar ndonjë favor, por a e kupton se me ç’rast kemi të bëjmë: një vajzë e verbër kërkon të vazhdojë shkollën dhe ne të mos ia krijojmë këtë mundësi, qoftë dhe si përjashtim?!”. Por, qe e kotë, ai nuk lëshoi pe.

Vasili u bind se s’mund të bëja më shumë. Ja, ky tip politikani i duhej Shqipërisë në këto vite, që as do t’ia dijë për humanizëm e më the të thashë…Jo rastësisht ai më pas u bë dhe ambasador ndërsa Ylli u zëvendësua me një tjetër. A thua të qe ndonjë ministër tjetër në vend të tij nuk do e çonte deri në fund miratimin që më dha mua?

Ndaj thashë se politika nuk qe stof për të. Ishte kjo arsyeja që unë as i kërkova e as prita ndonjë favor nga ai kur u bë ministër dhe, mbi të gjtiha, po e them me shumë sinqeritet, se as nuk pata ndonjë qejfmbetje. Për një gjë jam i sigurt: që nga ai, si ministër, shumë miq e të afërt kanë ngelur të zhgënjyer e të pakënaqur. A mund të kuptohet shqiptari pa i kërkuar ndere e favore atij që ka pushtet, e për më tepër në një post si ai?!

Nga gjithë sa më sipër, nuk di nëse lexuesi më dha të drejtë për mesazhet që doja të transmentoja apo jo, gjë që nuk ka shumë rëndësi. Mua më erdhi shumë keq që e la këtë botë një njeri i mirë, nga ajo racë që po rrallohet përditë e më tepër tek ne dhe kjo më mjafton e më qetëson që munda të shkruaj këto rreshta për të.


Poeme epike nga LLEMADEO-Llesh Dugagjini

Epika legjendare



Poeme epike nga LLEMADEO


Shenim i autorit: Kete poeme epike ia kushtoj mendimtarit dhe poetit te madh at Gjergj Fishta.
Pershtatja ne dialektin e gjuhes se vjeter Shqipe eshte bere me qellim nga une si autor, per shkak te pershtatjes me vitet per kur flasin keto vargje epike...per periudhen kur ka lindur poeti i madh' At Gjergj Fishta...

Kuvendimi i Zanave...

Lindja e yllit te drites!

Kushtim At Gjergj Fishtes

Kah po frynte veriut era,
Permbi bjeshket e shqiptarise
Prej ka Yjet rrijne tue pame,
Gjithe kto punet e njerzise...
Edhe netve ne oret e vona
Kapun Zanat dora dora
Marrin vallen neper ajri
E po dalin ne maje te larta
Krejt njerzimin me kundrue
Edhe shortet me ja pershkrue!

E kur po zane vend ne maje te malit,
Po i therrasin Zanes Cukalit :
A po ndien moj e mira moter,
A po sheh atje mbi koder,
Ku po shndrit nje drite si hane
Per Shqiptare e per Shkodrane,
Per malsore e Lisitjane.

E ku nje zoje, nje Nane e re
Shtatin zanun, si po i thone e ka,
E te nantat ju kan nda...
Sonte pra o mori lum Zana
Po fale Zoti njat Yll te ri,
Ku per fatet e ksaj Shqypni
Ku asht shkrue besa bardh e zi...
Ku u shkel eh, ajo histori,
Ku nen thunder te barbarve
Shpesh u shtyp jeta e Shqiptarve,
E ku shuejti e drejta e njerit
Per nen thember t'bishave te verit,
E per nen bisht dhelpraksh dinak
Qe ne jug rrijne porsi lugat...
E kurr Shqypnine nuk e lane rahat...
Naten territ krejt pa hane
Ja msyne toket ane e mbane
Edhe zune plane me djegun
Per me shue e me shkretue
Pa njerz vendin per me lane
Edhe tokat ata, djerre me ia nxane...
A po sheh pra njat zoje te rande
Qe si lgueshem po rrin m'njanane?

Tuj lut Zot e Diell e Hane
Si fuqi asaj me i dhane
Per me lindun njat Yll prej barkut
Njat vigan moj Zana e malit,
Eh, ajo nane por nane e re,
Qe me shpirt qiellit ju ka drejtue
Po qe besa ketu m'ka mue
Edhe dhimbjet kam me ja ndale,
E te falin zoti ate djale!

Zana tjeter rrin tuj ndije,
Mori moter, ajo i ka thane,
A po din ti me me kallxue,
Se pse ai fmi qe sot po le
Aqe fort ti i je kushtue
Edhe gzim ti sot po ke ?

A po din pra mue me me thane
C'vlere do t'kete ai per Shkodrane
Per Shkodrane a per Lezhjane?
Ho, ho, ho... po qeshi Ora,
Pa me ndigjo mori lum motra!
Se qe besa jam tuj te diftue
Se ai Yll qe sot asht tuj le
Do ta nise nje pune te re
Nje za i lire pra ka me kendue
Per kete vend ka me nise e mbara,
Prej atij qe po vjen ne drite
Edhe vendi vete, ka me u shndrite!

Eh, po i thote shoqja,
Thashe se c'po thue...
Po nje fmij cka ka me ba?
Sot vocrrak ai nis me kja
Edhe vitesh ne kto shpija
Ka me myt thom` edhe vorfnija...
Jo moj Zane moj t'rafte e mira!
Mos ndjedh keq pa nise e liga!
Por ven re edhe mbaje mend
Se qe, po lind ai gazmend!
Fjala zgjat, sa lindi fmija...
Dikush thirri ne oborr te kulles:
O more Zoti, ne na fali djal...
Qofte me jete e faqe te bardhe!
Zana Zanes i tha perseri,
A e ndieve atin e tij...
Se si e thirri qiellin hava
Edhe zotit ja rriti nderen!

Hajde t`shkojme aty pari, pra,
Edhe gjumin me ja qetue...
Edhe nanen me ja ndihmue!
Dora dora prej majes se malit
Rane tri Zana permbi koder,
Rane tri drita tri hyjni
More Zot sa mrekulli...!

Kur krejt shpia ka ushtue
Edhe qeilla ka gjimue
Kur tri Zana te Shqyptarise
Rrotullue si ne te bukurat valle
Kane shkrue shortet e njerzimit,
Edhe fjalet kane nise me nxane
Tuj pershkrue njat jeten e fmise
Cka ai shekullit ka me punue
Per kete Komb e per kete dhe
Per Shqypni e per vllazen te vet
Ku ai fjales vrudh ka me i dhane
Edhe shekujve za ka me u dhane...!

Zana Zanes po i thote kto fjale:
Ndigjome mire o moj e mira e bardhe:
Mori motra Zana e Shqypnise,
Sot po nis nje drite e re
Per kete vend e per kete dhe!
Se ky djale qe sot ka le
Ka me kene po nje bari...
Qe me rujet ai grigjen e tij,
Ka me msue dyerve te qiellit
Se si mbrohet e drejta e njerit,
E si zhvillohet gjuha shqiptare,
Pa e lanun me humb fare,
E ai me pupel ka me shkrue
Dhe per ne moj kjosh bekue !
E nje dite ne Manastir…
Ai me burra..., vete ky Yll,
Ne krye te vendit ka me ligjerue,
E shkronjat Shqipe ky ka me i pagzue !

Edhe mbase ai vete per ne
Ka me shkrue nje kange te re
Me frymzime deri ne hyjni
Qe ne shekuj do te jete lavdi
Per legjenda e per Ora…
E per ne sot , ketu dora dora...!
Leni prrallat o moj lum motra,
Po me thuej ne kete nate
A po din ndonje gja te re
Se si do te shkojne punet per ne,
A do te mbesin bjeshket tona
Me do lugje nga Valbona?
Po kah Vjosa mori lum motra,
E Tomorrin a do ta kemi?
Dardanine atje matane…
Ku rreh Drini valen e gjane,
Po Ohriden a do ta mbajme
A me lot thue do ta kjajme?!

Besa pra mori Zana moter,
Qe kete zemer po ma ban loder,
Fort po drue se shume skemi me i pas
As ne jug e as ne veri…
E as ne lindje e as permbi Dri !
Por skem cka bajme...
Se kshtu asht shkrue,
Me gjak shekullit eshte vajtue,
Prej vete popullit te Shqypnise,
Qe per fajet e Rusise…
Edhe dhelpnave te Grekise…
Ndezen luftna pa ia da
E shume burri asht tuj u vra,
Ma sheh syni e ma njeh zemra
Ku po i shoh bishat te thembra…
E po e shoh sot nje fatos te ri
Qe fort do te rrahi kjo zemra e tij
Per ket komb edhe per ne…
Qe kah te bijen dielli permbi Dhe
Shoku i tij ma nuk ka me le!
E do te kendoje ky zog Shqiptari,
Per qendrese dhe per mencuri,
Per liri e per trimeri …
Do ti marre bjeshket me radhe,
Male e fise edhe qytete,
Edhe krene e burra te motit,
Deri Yjet perpara zotit…
Ka me i ule edhe me i numrue,
E Shqiptarisht ai ka me u kendue!
Sa gjithe zemrat e shqiptarve
Ka me i ndeze mori Zana e maleve,
Ka me ua ndeze zemrat ne gji
Me luftue per liri,
E me dhane jeten si bij t’ktij kombi,
Sic e dha ne Troje vete Hektori!
E fjala e tij si e vete zotit,
Do ti kendoj dhe kulles barotit,
Pra asaj... qe e pate pa…
Qe shkoj qiellit per hava…
Tuj marr flake si rrufe prej motit
Kur ai Osja, i biri i barotit,
Ai djaloshi po ai zog Shkodran,
Qe ksaj bote ja ka lan nam!

E ja dogj djelt, bash Krajlit te zi,
Kur ne kulle e paten rrethue…
Krejt hava me ta u lshue…
Ndez n’barot ai Oso Kuka,
Qe deri ne bjeshke na dhimti zemra,
Per ate gjame e ate pus te zi
Ne ate Vranine, sot medet nen Mal te zi…
Eh, po Oso` thone nuk ban ma nana,
Vec se thone se besa pra,
Kur te vijne puna per me nda…
Me nda toke e me nda troje,
Ndigjo mire pra se c'po te thote motra:

Se si Osoja prap ka Shkodra,
Po ka Shkodra e ka Prishtina,
Ka Ulqini e ka Ohrida,
Ka, po ka edhe Gostivari,
Ka Tetova e ka vete Sharri,
Ka Presheva e ka Tirana…
Ka pra ka o mori lum Zana,
Ka Mirdita do djelm sokola,
Qe bash ne vetull gjakun ta pine,
Sic e ka Shkodra Malsine…
Ka` po Vlona e Tepeleni,
Ka Cameria e ka Permeti,
Manastiri e Pogradeci…
Ah, po ka Kruja e ka Kurbini,
E vigaj ka vete Dukagjini!
I ka Lezha e i ka breg Drini…
I ka Kuksi e i ka Tropoja…
I ka Korca e Elbasani…
I ka Durrsi e i ka Prizreni…
Oso Kuka... ka krejt vendi!

Por po i lame na tash fjalet tona,
Se dhe drita tash po don me dale,
E ajo po ardhte e bardhe!
Se sot nje Yll botes ja pruni,
E na e fali nje yll te ri,
Nje kangatar per Shqiptari,
Qe per kah pupla ka me shkelqye,
Per gjithe shekujsh mbi kete dhe
Ku me mendje e me shpirt te vet
Ka me dhane aqe kivet
Gjithe shqiptarve kudo jane
Per me njofte moj Zane kete Nane,
Per me njofte nanen Shqiptare
E mos me lane me dalun fare,
Mos me tret e me lane shkret,
Rrugve te botes ne kurbet!
E si po thue pra se ka me u thirr,
Emri tij shekujsh me rradhe?!
Une po them se do te jete Yll,
Se e ka t’shkrueme permbi ball,
E nëse jo…, Zef e pagzojne,
E ma vone ne dere te kungimit,
Kur merr udhet njeri drejt qiellit,
Per me ndenje me Diell e Hane...,
At Gjergj Fishta atij kan me i thane!
Eh, ty goja te lumet moj Zana moter!
Po i thote shoqes perbri…
Eja pra ne kete drite mengjezi,
E te dalim ne bjeshket e nalta,
E te shohim per nan kupe te qiellit,
Se si po i bajne te drejtat e njierit,
Njato shtete kah Europa…
Qe po e ndjane Shqypnin me copa,
Eh, u rafte pika atyne krajlive
E deri ntoke kulmet ja u pasha…
Nese nuk shohin, oh` ata me sy
Se sa njeri po asht tuj u vra
E sa gjaku po shkon ne det
Per lirine e njerzve te shkrete…
Deh moj Zane ti pse po true,
Per kto fate te shqyptarvet
Qe po u shkon jeta tuj u vra,
Here me grek e here me shkja
E here me vete, besa vllau me vlla?!

Po si tja bajm moj te rafte e mira,
Kur kete bote e mbuloj e liga…
Kur as djali per baben e vet,
Nuk po ka ai aspak dert!
Po te presim moj bukuri,
Sa te nisin dita e re…
E të bjen rrezja mbi dhe…
Se kta burra te Shqyptarise
Keto bjeshke e keto male
Ku na rrime me tonat valle

Kurre per jete skan me i lshue!
Por edhe forca e tyne e madhe
Ne kjofte se kta noj dite i lshon,
Po na vete moj Zana Shqyptare
Do te ua japim forcen tone,
Edhe vigajt kemi me i cue...
Qumshtin tone na kemi me ua dhane,
Edhe trupat me ua mbajte ne kambe
Si kreshnikve dikur motit,
E fuqia e e burrave shqyptare

Ka me kene sic ka kene ma pare!
Oh te lumte goja mori moter,
Per kto fajle e per keto urti,
Qe krejt zemren ma ke ngi,
Edhe shpresen ma ke shtue,
Qe kurr ma frika ska me marr mue!

Por tash ma nep ti doren tande,
E perkah qiejve te Shqiptarise,
Shkojme na bashke tuj fluturue
tuj fole bashke e tuj u prozhmue,
Eja pra vallen me nise…
Si tri Zana te Shqiptarise!

Autori Llemadeo

VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT

Pershendetje ne vargje' nga Riza Lahi, per disa krijues te emigracionit shqiptar.

VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT

Parathënie

Shpesh pyes veten, ku janë nipërit dhe mbesat e diasporës së fuqishme shqiptare që tundi Parisin kur u pat pushtuar Shqipëria jonë me 7 prill 1939. Jam interesuar në shtete të ndryshme nga kam qënë dhe kam mësuar se ka shumë njerëz me rrembe shqiptari dhe që ata vetë e dinin... por...vetëm aq!

E pra, të shikojmë se sa nipër dhe mbesa të diasporës së para nëntëdhjetës në Australi, Gjermani, Zvicër, Amerikë..etj nuk dijnë më shqip? Është shumë e dhimbëshme.

Të njëmilion e dyqind mijë shqiptarët e diasporës së Shqipërisë së pas nëntëdhjetës, një hemoragji tronditëse për popullin shqiptar dhe atdheun tonë të shtrenjtë, ja, kanë gjetur edhe një mënyrë të mrekullueshme për të kontribuar sadopak me sa është e mundur në indentitetin kombëtar. 

Kjo mënyrë është - krijimi i listave virtuale me të cilat ne lidhemi me njëritjetrin. Me këtë korespondencë të shpejtë ne mbulojmë orët tona të vetmisë në mungesën e asaj që nuk zëvendësohet dot - asaj qënie abstrakte dhe po aq konkrete që quhet ATDHE.

Përmse këtij komunikimi, ne kënaqemi me njëritjetrin, shkëmbejmë eksperienca të ndryshme nga vëndet ku jetojmë, I përshkruajmë ato me zakonet apo mentalitetet autoktone, shkëmbejmë plane, ëndërra, fjalë të ëmbla, intimitete, plane, ëndërra; lexojmë poezitë e njëritjetrit, krijimet tona, i lavdërojmë , i kritikojmë...

Edhe kjo ka të bukurën e saj... Sigirsht që merremi edhe me "thashetheme"duke I bërë lajka njëritjetrit, nganjë herë edhe shahemi e fyhemi. Nuk ka gjë, amani. Jemi shqiptarë. Na ka lindur një trung, na shëtit në damarë i njëjti gjak...

Pa të provojmë të vemë te vizitë te njëtitjetri, psh të vijë dikush nga miqtë e internetit në Itali te unë, sigurisht që edhe në borxh do t ë hyja po t ë mos kem vetë dhe do t'i hapja, si portat e zemrës , si dhe derën e shtëpisë, me të dyja kanatate do ta prisja me tër shpirtin.
Po cili nuk do ta bënte këtë, vëllezër e motra?

Poeti dhe autori I njohur Riza Lahi, që nuk ka qënë ndonjëherë në emigracion, është bërë miku I ne t ë gjithëve dhe është I njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Ai derdh nektarin e tij gjith ëmbëlsi nëpërmjet poezisë apo prozës, dhe, sidomos, për informacionet që na sjell nga atdheu ynë i shtrenjtë.

Ja, është kujtuar dhe na ka mbledhur me humor e me qejf në një sofër që e ka shtruar vetë ai. Në një sofër me vargje të ëmbla dhe që do të na bëjnë të kënaqemi të gjithë. Patjetër që edhe dikush - dikush do të përlotet.

Miqtë personalë të autorit, që ai I ngacmon më shumë, me siguri do të shkrihen së qeshuri.

Poeti ynë , me këtë vepër që po paraqet, ja, synon të japë kontributet e tija modeste që të mos asimilohemi.

 Dhe, në u asimilofshin nipërit e mbesat tona, ata, ta dijnë se sa e deshëm Atdheun ne, se cilët qemë ne, njerëz të zakonshëm që kishim një gjë të përbashkët - dhimbjen dhe mallin për Atdheun tonë. Që e deshëm Shqipërinë si sytë e ballit.

Rizai më bëri një zile në numurin tim të celularit, dhe unë e mora nga Italia , sic bëj ngaherë.

"Vitore, je nga më të vjetrat e diasporës shqiptare të psotkomunizmit, të njohin të gjithë, si thua? A nuk na e bën parathënien e këtyre vargjeve? 

Ti je njëra prej shtyllave të forta të burrave e grave që u mungon atdheu përditë e që flasin, e mendojnë dhe do të vdesin vetëm shqip.! Shkruaj çfarë të të dojë shpirti yt"
Dhe, ja...unë e shkrojta.

E juaja, e të gjithëve, nëna Vitore.

Vitore Stefa - Leka

Trieste, Itali, 3 dhjetor 2008

Kartolina për stërnipërit e diasporës
së re shqiptare

Që nga ky dymijë e tetë
Dyqind vite do kenë shkuar
Kur ca stërnipër, stërmbesa
Ja...do jenë grumbulluar...

"Është njëzetetetë nëntori
Ndaj o miq ju mblodha sot
E dini se c'gjuhë kanë folur
Gjyshërit...një herë e mot?

Po ...kush qenë stërgjyshërit tanë?
Ja, për këtë u kam mbledhur
Dyqind e ca vjet më parë
Ca vargje dikush ka hedhur

Shkruan për stërgjyshërit tanë
Kur kaluan oqeanin
Thotë e deshën shumë atdheun
Edhe fshehur për të qanin...!

Riza Lahi ,tashmë i ndjerë eshte autori i kësaje poezie, si dhe i gjithe grimcave-bejtene stilin Shkodran per miqete nga mergimi!

Agim Bacelli

Ky stërgjyshi ? Pah ç'ka qënë
Vjershatar edhe major
Sa ndjente zhurmë aeroplanash
Nga krevati - Hop,në oborr!!!!

"Mëmëdheu " si hoje mjalti
Mblodhi botën me shqiptarë
Gim Bacelli I desh shumë
U thosh: " Ç'kemi , mëmëdhetarë???"

Abaz Pllana

Nga Parisi në Prishtinë
Le të kish tanke e aeroplana
Zerma e tij - veç zog shqipërie
Emri I tij ish Abaz Pllana

Njëqind vjeç bëri një shpikje
Ky stërgjyshi në internet
Dyqind vite që atëherë
Nuk ia shkoi kush në planet

Agim Shehu

Ky poeti? Agim Shehu!
Qe nga zemër e Labërisë
Askush si Gimi s'shkroi dot
Për Selamnë e Salarisë

Kur po vdiste tha: "Nuk dua
T'më këndojë hoxha te veshi"
Dha frymë duke kënduar
Një iso nga Kurveleshi.

Abedin Rakipi

Ky plakushi, more nipër
E kish emrin Abedin
Kush ia shante Çamërinë
Pace e bënte... Nasradin!

Guzhinjer si ky stërgjyshi
S'kish në Belgjikë as në Francë
Verë më verë te "Rrota e Kuqe"
Në Durrës vinte për vakancë

Alida Hisku

Kjo bukuroshja këtu
Zemërbardhë , si Antarktida
Me shpirt qeshte e këndonte
Si bilbileshë...Alida

U bë nuse në Gjermani
Për shkurt e thërrisnin "Lidush"
Edhe gjyshe kur u bë
Prap: "O Lidush, Rrapatush"

Arta Mezini

Si hënë e madhe kur del
Labërisë, në mal të lartë
Zemërëmbël si ketrushi
Kjo stërgjyshja...quhej Artë

Kur dhe burrat me mustakë
Luanin me fjalën e dhënë
Arta - si trimat qëmoti
"Fjalë e dhënë, gur i shtënë!"

Astrit Tota

Ky plakushi me penel
Që aq ëmbël pikturonte
Vetëm mjaltë nxirrte nga goja
Oh, nuk fliste, por këndonte

Sa fëmijëve në Nju Jork
Shqipen u mësoi për ditë
Shegë e rrush kish në Tiranë
Emër zogu kish - Astrit

Albana Mëlyshi

Nipçeeeeee....E dini si gjenin
Në Amerikë punë garant?
Veç nga këshillat e kësaj gjyshes
"Si të sillesh, emigrant!"

Zinin punë me zotnillëk
Prej këshillave nga Albana
" Po kush të mësoi, or çun?"
"Albana...
Një shkrimtare nga Tirana"

Ardita Jatru

Eeeeehhh, ç'poete !Si Safo
ka qënë, more kokrra e mikut
Qe korçare prej kosove
Oh, rrëzës së Selanikut

Sa e bukur qe!...po s'pati
Një serenatë Mihallaqi
Jep e merr, s'i bënë dot vargjet
Kolec Krajli e as Petraqi

Albert Zholi

Lum kush jepte intervistë
Albert Zholit, mjeshtër fjale
Vring, n'sabah, e kishte emrin
Në tër listat virtuale

Fort i shkathët qe gjyshi Berti
Njëqind vjeç kur i ndërroi jeta
Në një kohë qe gazetar
Në pesëdhejte tri gazeta

Beqir Elshani

Beqir quhej ky stërgjyshi
Njëqind vjeç vdiq me penel
Boll pat vuajtur , ky trim
E prap gojën - karramel

T'bëje një vjershë për kosovën
Por brilant, si eliksiri
Për peshqesh - një ilustrim
Nga larg ta sillte Beqiri

Baki Ymeri

Ky këtu ?...Eeeehhh...e kish syrin
Të mprehtë, si tehu i sakicës
Për penë, për pushkë e për femra
-Baki Shpirti i Shipkovicës

Njëqind vjeç Baki Kombëtari
Kur pat vdekur, pastë rahmet
Bukureshti e Rumania
Pa të s'patën më lezet

Bislim Elshani

Ky që me mirësi ju qeshet
E ka pasë emrin Bislim
Aq studioz, porsi Ajnshtajni
Rrallë gjeje në Perëndim

Kur shkruante ai për Kosovën
Ngjethte mishtë rraca shqiptare
Rroi në Zvicër ku valonte
Rrezistenca kosovare

Dalip Greca

Gazetar si ky, nuk kishte...
Si? Kush është? Dalip Greca!
Shokë e miq donte...Pa ngopej
Dhe me buke e kripë e speca

T'i thosh kujt një fjalë të keqe?
Kurrë s'e bënte atë gafë
Po të ngjiste, të gjith thonin
" Fort i paskan rënë në qafë"

Edlira Xhemo

Duket plakë tash...Në Paris
Dikur ishte më e mira
Për Çamërinë e kallte flakë
Ë? Ç'e quanin? Edlira!

Sytë hapur si drita skode
I tër Parisi një natë
Kur Edlira që nga Korca
Solli grup'n e serenatës
Edmond Ismailati

Emigrantët fort i donte
Pa dallim, të gjith në bllok
Memalijaj s'kish si ai
Psikolog as sociology

Pah, sa i mirë ka qënë ky gjyyyyyyshiiiii
Quhej Edmond Ismailati
Të gjithve që shkruanin vjersha
Lavde u bënte, i ngrati

Eleonora Koka - Gjoka

More djeeeemaaaa....Asnjëherë
Mos punoni shkeleshko
Po si? Shihni katragjyshen
Që firmoste me ELKO.!

Për gruan? Pas Fredi Engelsit
Më mirë s'shkrojti tjetër dorë
Se kjo bijë e Qeparoit
Elko Gjoka ...Eleonora

Elda Kokoneshi

Si kunadhja ish e bukur
E zërin - si kanarinë
Shkruante vjersha mbi bedenë
Të Ali Pashës në Janinë

Sikur gratë I duan parfumet
Diçka Elda donte shumë
Si dashnor e kish "Laptopin"
Me të zgjohej e flinte gjumë

Faruk Myrtaj

..."Ky stërgjyshi , pastë rahmet
Na e kish emrin Faruk
Shpirt njeriu ...me gurë ta gjuaje
Ai të gjuante me bukë.

Oh, ç'i kish ata tregime
Sikur lulet në lëndinë
Zemërdhëmbshur si Faruku
S'gjeje në tër Labërinë
Federova Dautaj

Rovi...quhej kjo, si shqipja
Që fluturon mbi bedena
Atë rracë trimëreshash
Nuk e nxjerrë më Tepelena

Në Itali rronte por vinte
Në atdhe gusht e për gusht
Neofashistëve në Itali
E u jepte erzin në grusht

Fatmir Terziu

Le të kishte mjergull Londra
Në tër qiellin si sahan
Ai qeshte - qeshte - qeshte
Si dielli mbi Elbasan

Filma bënte, vjersha bënte
Për të mirë të Shqipërisë
Kish një huq, kujt s'i tregonte
Për vjershat e dashurisë

Fadil Shyti

Si ky stërgjyshi , mër lali
S'gjeje kund as me kandil
Plumba pushke i kish fjalët
Dhe emrin e kish Fadil

Shtatë Stokholmë i ndërronte
Veç për sheshin "Skënderbe"
Kurr s'betohej "Për kokë t'fëmijëve"
Por betohej "Për atdhe!"

Flori Bruqi

Ky stërgjyshi prej Prishtine
Emrin e ka pasë Flori
Por flori, gjak ,shpirt s'kursente
Për Kosovën në liri

Po , kur zemërohej ca shpesh
Me ndonjë behej nervoz
I sulej ku I dhëmb e djegë
Me fjalët si mitroloz

Gjeto Turmalaj

Poooo....ky burrë që sheh serbez
Gjeto Turmalaj - Shkreliani
Trim, si mos me e pas qitë nana
Por prej barkut aeroplani

Edhe vjersha të bukura shkruante
Edhe fort ishte kritik
Kush shante femrat shqiptare
Faaap! Shkreliani n'kallashnik!

Gjergj Luigj Lacuku

Natë për natë e për merak
Gjergj Lacuku, burrë I dheut
Dy trimave u kushtoi libra
Askeolës e Skënderbeut

E u thosh amerikanëve
Pa I pushue e shkreta gojë
Nuk ka gjethe më të gjelbër
Se pranvera në Beltojë

Ilir Borova

Ky burri rroi në Cikago
Dhe emrin e kish Ilir
Kur ulej ne Panda, s'ngrihej
Pinte tridhjetë shishe birrë

Poezi për gjethe vjeshte
Si ai nuk shkroi kush
Ia pat shkuar veç një plak
Që e kish emrin Lasgush

Iliriana Sulkuqi

Kjo, more? ...Si I bënte vjershaaaat
Ashikrisht e për merak
Oficere më të bukur
Nuk kish shtypi ushtarak

Sapo vinte në atdhe
Luleblirë mbushej Tirana
Cicërinin e zogjt e thonin
"Paska ardhur Iliriana"

Kabil Bushati

Nga pak Shkodër gjithkah çonte
Ku celë lulja e këndon bilbili
Herë në letër, herë "on line"
Dorën n'xhep , zotni Kabili

Dorën n'xhep e mendjen qiqërr
Si div malesh simpatik
Kur pat vdekë - alamet bustit
Ia kanë ngritur n'Koplik

Kolec Traboini

Ky kingu? Është Kolec Krajli
Kur donte - e bënte çorap
Njëqind burra në internet
Meazallah se e bënin zap

Njëqind vjeç shkoi në Parajsë
Libra plot, deri te gusha
Vjersha shkroi për pushkë e lule
Por, më të bukurat? Për femnusha...

Kostaq Duka

Kyyyyy?...Është Koço Kapedani
Djalkë pe Korçe tamam
Rrallë e tek I ndjehej zani
Amaaaaa....kur ndjehej? BAM! BAM!

Verë, raki s'kursente hiç
Me merak e piqte hellin
Kur I trokisnin Korçarët
E miq si Agim Bacelli

Kozeta Zylo

Gjyshe Këzja kjo....mër lali
Zemërbardhë, si akullore
Inatosej veç kur bënin
Gabime gramatikore

Edhe vjersha shkruante bukur
Dhe për letërsi qe "zysh"
Qe xhymerte për paratë
Po të shkruaje keq, mo? Dysh!

Lekë Gjoka

O trima, ky katragjyshit
Ka pas lindur në Kallmet
Venë e kish gjysmën e gjakut
Kurse gojën me sherbet

N' Jacksonville bënte plazhë...
Pasi brodhi tër Greqinë
Bënte kryq e bismilah
Për venë të kuqe e për Shqipërinë

Luan Xhuli

Ky këtu ? Quhej Luan
Qe shqiptar dyzet karat
Por poetët e Greqisë
Sa qe gjallë I bënte mat

Sa herë vinte në Tiranë
Plot e mbushte atë kuletë
Dhe qeraste me "gjak krishti"
Tavolinat me poetë

Luigj Shkodrani

Ky? ...rrojti mes norvegjeshave
Njëqindekusur vjeç vdiq
Veç në Shkodër e pat mëndjen
Në lezet e thërrisnin Bixh

Bixhit, këtij Luigj Shkodranit
S'ia kalonte kush lum miku
Barcoletat goja e tij
More i nxirrte krye dekiku.

Llemadeo Dukagjini

Trim si Leka i Dukagjinit
N'Shkodër rrënjët si Anteu
Bre ta bënin rracë gjermani
Por nuk bëhej Llemadeo

Shkruante vjersha të përmallëshme
Dhe punonte si luan
E shikonin gjermaneshat:
"Eeehhh!!! Sikur të qe gjerman!"

Madi Kelmendi

A? Kjo nusja topolake
Është Mardena Kelmendi
Shkruante vjersha si petrarka
Fliste - si lidër kuvendi

Kur njëqind e pesë vjeç mbushi
Shpirtin e bardhë plot , si reja
Tha: " Po vdes!...Një serenatë
Dua nga Mihallaq Andrea"

Merita Dabulla

Sa zili e kishin greket
Këtë aktoren syblu
N'daç këngëtare, n'daç valltare
Skenë më skenë tutje - tëhu

Flokët I kish onde - onde
Fëtyrën si kokërr mollë
Njëqind kërkesa për filma
Pat kur shkoi në Stamboll

Merita Bajraktari

Kish dy dashuri të cmëndura
- Korcën dhe një jargavan...
Një poet që e desh si motër
Për të shkrojti një roman

Cicrrinte si dallëndyshe
Në folenë tej oqeaneve
Njëqindvjeçare dha frymë
Me një vjershë...mes jargavaneve


Mëhill Velaj

Ky gjyshi ka qënë sharmant
Ngado kishte shokë e miq
Ndërsa po shkruante një vjershë
Tha :"Kosovë!" , dha shpirt e vdiq

Kur s'kishin para poetët?
...Sikur shpata del prej milli
"Fafap" ç'e nxirrte kuletën
"Hajt, botoje!" thosh Mëhilli

Mimoza Ahmetaj

Nuk kish labe më shpirtbutë
E të bukur si kokonë...
Vargjet që shkruante Moza
I këndojnë në Ankonë

Ajo qeshte me të madhe
Kur vinte të shihte nënën
Dhe djalëria i shkonte pas
" Mua!...pse s'më do, moj qëne!"

Mina Papajorgji

Urdhëro ?...Ky plaku I qeshur?
Me femra bënte shaka
U dhuronte vjersha të ëmbla
Dhe emrin e kish Mina

Desh tu bënte serenata
Mikeshave t'internetit
Bje e merr , stërgjysh Minai
S'i dollën paratë, të shkretit.

Ndue Hila

Shkrimtarë s'çonin në Irak...
Ndryshe? Ky gjysh kish ba namin
Veç ai burrë pa asnjë ndihmës
Rob e kishte kapë Sadamin

Thosh :"Bota do t'ishte më e bukur
Sikur t'kish më shumë lezhianë..."
...Sapo mbërrinte në atdhe:
"More, po ku e kam Rizanë?"

Nazmi Jokurti

Eh, u plak, vdiq njëqind vjeç
Fjala e tij - mezja e kuvendit
Burr më të pashëm s'kish Kosova
Bash si lisat e Prizrenit

Fort I donte, fort shqiptarët
I mblodhi në gjitha listat
Mixhë Nazmiu i bëri bashkë
Komunistat e ballistat

Petraq Pali

Ky stërgjyshi ka qënë trim
Si furtunë e sokol mali
Në Qeparo e në Amerikë
Ish veç një ...veç Petraq Pali

E kishe në daç për vjersha
Për aheng, raki, meze
Kur po vdiste, Qeparoit
I dhuroi një shkollë të re

Përparim Hysi

Gjer mbushi qindeshtatë vjeç
E kujtonin djalë të ri
Ç'i shkruante stërgjysh Papi
Lirika për dashuri!

I qante syri për pushkë
E për paksa raki mani
Ktheu të vdiste në Shqipëri
Më s'duroi dot te Daj Sami

Raimonda Moisiu

Kjo, more? Monda Moisiu!
Në lezet e thërrisnin RAI
Kudo shkonte , si pranvera
Veç lule linte pas saj

Ish nga Korça...Gjë më e bukur
Si yll përmbi oqeane
Tek vdiste tha: "Më varrosni
Në Dvoran...Nën një bajame..."

Paul Tedeskini

Kush s'guxonte me ngucë Shkodrën
Se i shkonte kryeti vërdallë
Ma vonë?...Tjetër punë ma vonë
Por jo, sa qe Poli gjallë

Për Shqipni e për flamur
Për Çamërinë e për Ulqinin
Pa meze e pinte rakinë
Si kreshnikët, Pol Tedeskini

Ramadan Pllana

Burr më të ndershëm se ky s'gjeje
As në det, as në aeroplan
Zemërbardhë si ai s'kish tjetër
Emrin e kish Ramadan

Me një këngë kundër shkieve
Sot Kosova e kujton
Thonë emrin e Ramadanit
Ka një shkollë në Ekuiblon

Ramadan Bigza

Kryeredaktor në Athinë
Me ‘i gazetë që namin bani
Njëqindmnijë kopje arriti
Sa qe gjallë, ky, Ramadani!

Njëqind e tridhjetë vjeç rrojti
Zog shkodranit në Athinë
Vdiq në shkallët e stadiumit
Tek bërtiste për "Vllazninë"

Sevdije Rexhepi

Rahmet kur pat vdekë Rugova
E di çfarë thonin njerëzia?
Desh poezi të dëgjonte
Të shkruajtura nga Sevdija

Kur vdiq kjo gjyshe , qind vjeçe
E morën me aeroplan
Nëpër qiell të Atllantikut
E varrosën në Gjilan

Thanas Naqo

Ky gjyshi? Quhej Thanas
Eeehhhh...këndonte si askush
Nga një këngë e tij, thonë
Ka pas varë veten dikush

Kur ka qënë i vogël, thonë
E lidhte macen për bishti
Por si ai deri më sot poet
Eeehhhh...ende s'nxori Ziçishti

Vasil Qezari

Zemërbutë si Platoni
Zëmra i digjej si kandil
Kamerën si sy ciklopi
Ky stërgjyshi jonë Vasil

Qe një lab, more, mes Parisit
Diapazon fiziarmonike
U mësoi parizianëve
Ç'është bota romantike

Vitore Leka - Stefa

Ahaaa, kjo biondina e bukur?
Emrin kish Vitore Stefa
Syri I saj e njihte frikën
Sa e njeh frikën luanesha

Njëqind vjeçe shkoi Vitorja...
Orët e fundit , te shtrati
Thirri "Oh, boll me doktorët!
Me sillni ullinje Berati!

Edhe ngjau e papritura
Kur poetes I mbet goja
Zëmra I duall nga gjoksi e I shkoi
Mes flamurit, te shqiponja

Zef Nacaj

Kush ?....Ky burri i bukur, mo?
E thërrisnin "Zotni Zefi"
Veç me femna - meazallah!
Për të tjera? ...Nana e qefit!

Kanë shkuar plot dyqind vjet
Por...këndej e andej detit
Hala s'duel një fotograf
Që t'ia shkojë Zotni Zefit

Gazeta "NDRYSHE"

Fatime Kulli dhe Bashkim Nikolla

More tërë kjo listë përlot
Me stërgjysha e stërgjyshe
E kishin një strehë në Tiranë
Si ka strehë një dallandyshe

Sikur bredh ngado në qiell
E kthen prap një dallandyshe
Në Tiranë qe një gazetë
Që i mblidhte - gazeta "NDRYSHE"

Qe një poeteshë atje
Zemërbukur si zambaku
Fatime quhej...Në qafë
Të merrte me vjersha maraku

Vët, politikanëve u binte
Me dajak sa u dhimbshin ijet
E mandej tek pinte kafe
Shkruante vjersha ashiknijet

Atje qe dhe një Bashkim
Avokat nga Gjirokastra
Në dhe t'shtiente a të çonte në qiell
Pa dhunë, ore, me duar të pastra

Kujt s'ia shtriu dorën për pare
Kur botonte atë gazetë
Për nder ia ditën stërgjyshët
Në këtë jetë e në atë jetë

"Art Kafeja", Evi Kokalari dhe Tan Mezini

Kushedi sa emigratëve
Do u ndërronte emri e feja
Të mos ishte Evi e Tani
Të mos ishte "Art kafeja"

Tan Mezini si motorri
S'dukej, si në prapavijë
Kurse Evi Kokalari
Një fjalë kish sa për një mijë

Ç'ua shtruan miqve të "Art kafesë"
Një darkë të madhe , or burrë
Eeeeh, ç'ishin plakur të tërë
Për fytyrë s'ishin parë kurr

Tër Nju Jorku ndejt gatitu
Atë natë tek kriste qejfi
Valle, këngë e barcoleta
Qit Bixhi , prit Zotni Zefi

Në tribunë mes Nju Jorkut
U ngjit Evi Kokalari
Njqëind vjeçe qe kur thërriti:
"Rron, or rron e s'vdes shqiptari"

Mbyllja
Po ...unë që kam shkruajtur
Për ju këtë amanet
Kush kam qënë , more kotorra?
Kanë shkuar dyqind vjet.!!!

Xake më thonin të gjithë
E dini si ndërrova jetë?
Njëqind vjec kur fluturoja
Mes Tiranës me bicikletë

E kuptova se qeshë mplakur
Mu nën rrotat e makinës
Tër jetën s'e pashë Nju Jorkun
As akropolin e Athinës

Tridhjetë vjet sa qeshë i ri
I kam grahur aeroplanit
Shkruajta libra e gazeta
Djalë e nip' stërnip shkodranit

Autori: Riza Lahi Tiranë

Dy dekada me shqiptaret e Francës


Rina Çela - Grasset
Nga: Rina Çela – Grasset
Te tregosh kujtimet eshte menyra me e mire per te percjelle ngjarjet. T’i shkruash ato eshte edhe me mire sepse perndryshe gjithçka harrohet. Eshte gjest zemergjeresie, sepse kujtimet s’i mban per vete por i ndan me te tjeret. Kujtimet jane nje udhetim i çmuar ne ekzistence, qe tregojne nga ku vijme e se ku po shkojme. Ato jane dhurate per femijet e prinderit, miqte, atdheun e mbare njerezimin. Ç’do t’i kishte mbetur historise nese askush nuk do te ishte ulur qe te shkruante nje copez te historise se bashkekombasve te tij?
Ne librin e tij “Dy dekada me shqiptaret e Frances” Abaz Pllana ka permbledhur deshmite e 20 viteve te organizimit shqiptar ne Lion e ne France. Te permbledhesh njezet vite ne 350 faqe liber, ma merr mendja se duhet te kete qene ushtrim tejet i veshtire. 350 faqe mund te shkruheshin vetem per lokalin e vogel me zemer te madhe ne Vaulx en Velin, per shkollen shqipe, biblioteken, gazeten “Rruga Jone”, mbremjet e kaluara me syte ne ekranin e televizorit duke pritur se bashku lajmet nga vendlindja. 350 faqe mund te shkruheshin vetem me emrat e personave qe mbeshteten fondin “Vendlindja therret”. 350 faqe mund te shkruheshin vetem per manifestimet ne kohen e Luftes ne Kosove. 350 faqe mund te shkruheshin vetem me solidaritetin e shqiptareve ndaj njeri-tjetrit ne keto njezet vite.
Perveç nje hyrjeje te shkurter, Abaz Pllana i ka dhene deshmite ne pozicionin e veshguesit nga jashte, pa i komentuar ngjarjet, duke transmetuar raportet, fjalimet, traktet, letrat, ashtu siç u shkruan nga autoret e tyre. Ai shkroi kujtimet me bashkatdhetarët e tij, me të cilët arriti të krijojë një copëz atdhe në mërgim. Nga Shoqata Shqiptare Fan Noli tek Shoqata Shqiptare Iliria, nga lokali në Vaulx en Velin në manifestimet në Rambouillet, lexuesi ndjek hap pas hapi organizimin Shqiptar në Lion, por më shumë se kaq.
Ai përjeton gëzimin e nxënësve që mësonin gjuhën shqipe; dasmat e gëzimet e anëtarëve, dhembjen për humbjen e shokëve të shtrenjtë, solidaritetin e jashtëzakonshëm ndaj njëri-tjetrit, emocionet kur ndiqnin me ankth në televizor krimet në Kosovë; lotët e transformuar në forcë për të manifestuar në zemër të Parisit; sakrificat e atyre që jepnin gjithçka për t’iu përgjigjur fondit “Vendlindja thërret”, heroizmin e atyre që lanë familjen për të luftuar kundër kriminelëve.
Kur lexojme librin e kuptojme mire se organizimi shqiptar ka njohur dy epoka : epoka e shoqates se famshme Fan Noli dhe Epoka e Shoqates Iliria. Shnderrimi i organizimit pati lidhje te drejtperdrejte me ngjarjet politike ne Kosove. Kohët e luftës me armë në dorë mbaruan me shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Por organizimi shqiptar në Lion pati të gjitha arsyet për të ekzistuar. I orientuar ndaj një “lufte” tjetër, diplomatike këtë herë, ai synon të ndryshojë opinionin për shqiptarët dhe të shërbejë si vektor i transmetimit të vlerave më të mira të kulturës shqiptare pranë shoqërisë franceze. “Uji fle, hasmi s’fle” thote nje fjale e urte popullore. Tani qe lufta me arme ne dore ka mbaruar, shqiptaret duhet te jene me vigjilente se kurre per te ardhmen e vendit te tyre. Shqiperise ia kane futur thiken ne shpine armiqte historikisht neper sallonet diplomatike e jo ne fushat e betejes. Per kete arsye shqiptaret nuk duhet ta ulin kurre vigjilencen per te mbrojtur interesat e atdheut. Dhe keto interesa nuk mbrohen vetem ne fushen e betejes me arme ne dore. Ato mbrohen perdite, jo me arme, por me pende. Abaz Pllana e ka kuptuar rendesine e pendes, e prandaj nuk e leshon nga dora. Ajo eshte arma me e fuqishme sot, sepse na tregon nga vijme, se na tregon se çfare rruge duhet te ndjekim. Për ne, për fëmijët tanë, për ata që do të marrin pishtarin e këtij organizimi e që do të na zëvendësojnë një ditë.
shqiptaret e francesNjëzet vite të organizimit shqiptar në Lion e në Francë sot nuk mund të harrohen. Si bleta qe mbledh lule me lule nektarin e çmuar per ta shnderruar ne mjalte, Abazi ka mbledhur per njezet vite rrjesht dokumenta, trakte, fjalime, raporte per te krijuar arkivin e shoqates Fan Noli e Shoqates Iliria. Kete arkiv qe sot ai na e ben dhurate, qe gjithsecili te mund ta mbaje ne biblioteken e tij. Ky liber sot nuk eshte me libri i Abazit, eshte libri i shqiptareve të Lionit dhe Frances. Te gjithe kane shkruar disa faqe te ketij libri. E kane shkruar dhe ata qe sot nuk jane me mes nesh po qe ky liber nuk i le ne harrim.
Duhet të bej nje pohim te sinqerte : tek punoja faqet e librit ndjeja se si rriteshin brenda vetes dy ndjenja : krenaria dhe pergjegjesia. Krenaria qe ju jam bashkuar dhe qe ndihem pjese e kesaj diaspore atdhedashese. Pergjegjesia sepse duhet te jem ne lartesine tuaj.
Nuk mund te le pa falenderuar per punen e jashtezakonshme qe ka bere me Abazin për kete liber zotin Fehmi Plakiqi. Bravo Fehmi, bravo Abaz, qofshi te nderuar. Dhe faleminderit ju, te dashur bashkatdhetare qe i keni dhene jete kesaj diaspore te forte, atdhedashese qe eshte forca me e madhe politike shqiptare, qe ka nje udheheqes te vetem qe quhet patriotizem.

RINA ҪELA GRASSET: JO HARRIMIT! DY DEKADA ME SHQIPTARËT E FRANCËS!


          RINA ҪELA GRASSET


 Me kalimin e kohës harrimi mbulon fillimisht datat, pastaj emrat, pastaj kronologjinë... Duke kaluar gojë më gojë historitë ndryshojnë konturet, n...gjarjet treten në muzgun e kujtesës, bisedat fillojnë me "A të kujtohet ?" ose "Thonë se një herë e një kohë..." Dhe vjen një ditë kur kujtesa shuhet me njeriun si flaka kur nuk ka më oksigjen. Ç'mbetet prej saj ? Një legjendë që mbulohet nga hiri i kohës... Patrick Modiano, nobelisti francez i letërsisë, me të drejtë shkruan: "Është detyra e shkrimtarit, para faqes së bardhë të harresës, të sjellë fjalët e fshira përgjysëm, si ajzbergët e humbur që shkasin tutje sipërfaqes së oqeaneve."

Me durim, vullnet e këmbëngulje Abaz Pllana i ka vënë vetes për detyrë të mbledhë këto copa kujtese të shpërndara për t'i transformuar në një vepër që t'i rezistojë kohës e harrimit. Këtë gjë ai e filloi në librin e tij të parë "Shpresa për gjyshin" ku nxjerr nga thellësitë e kujtesës copëza të jetës së gjyshit të cilit i ka trashëguar emrin. Emrin, besën dhe atdhetarinë! Atë gjysh që humbi diku burgjeve të Serbisë për faj të patriotizmit të tij, Abaz-nipi ia ktheu përjetësisë, duke i dedikuar një libër jetës së tij të këputur përgjysmë.




Po në vazhdën e kësaj detyre që i ka vënë vetes, që të luftojë kundër harresës, Abaz Pllana mblodhi e seleksionoi për vite të tëra dokumentet e veprimtarive të Shoqatës Shqiptare në Lion në librin "Dy dekada me shqiptarët e Francës". Ai shkroi kujtimet me bashkatdhetarët e tij, me të cilët arriti të krijojë një copëz atdhe në mërgim. Nga Shoqata Shqiptare Fan Noli tek Shoqata Shqiptare Iliria, nga lokali në Vaulx en Velin në manifestimet në Rambouillet, lexuesi ndjek hap pas hapi organizimin Shqiptar në Lion, por më shumë se kaq.

Ai përjeton gëzimin e nxënësve që mësonin gjuhën shqipe;

- dasmat e gëzimet e anëtarëve,

- dhembjen për humbjen e shokëve të shtrenjtë,

- solidaritetin e jashtëzakonshëm ndaj njëri-tjetrit,

- emocionet kur ndiqnin me ankth në televizor krimet në Kosovë;

- lotët e transformuar në forcë për të manifestuar në zemër të Parisit;

- sakrificat e atyre që jepnin gjithçka për t'iu përgjigjur fondit "Vendlindja thërret",

- heroizmin e atyre që lanë familjen për të luftuar kundër kriminelëve.

kopertina 1
Kohët e luftës me armë në dorë mbaruan me shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Por organizimi shqiptar në Lion pati të gjitha arsyet për të ekzistuar. I orientuar ndaj një "lufte" tjetër, diplomatike këtë herë, ai synoi të ndryshojë opinionin për shqiptarët dhe të shërbejë si vektor i transmetimit të vlerave më të mira të kulturës shqiptare pranë shoqërisë franceze.


Njëzet vite të organizimit shqiptar në Lion e në Francë sot nuk mund të harrohen. Falë librit të Abaz Pllanës, i bën të përjetojë gjithkujt kohën e shkuar, atë kohë që na shërben si far për të ardhmen. Për ne, për fëmijët tanë, për ata që do të marrin pishtarin e këtij organizimi e që do të na zëvendësojnë një ditë.

Një proverb thotë: "Boja, edhe e zbehtë, vlen më shumë se një kujtesë e fortë." Falë bojës së fortë me të cilën është shtypur ky libër, lufta, përpjekjet, sakrificat, puna e palodhur e bashkatdhetarëve shqiptarë në Lion e Francë nuk do të bien kurrë në harrim. Faleminderit Abaz!

(Rina Çela Grasset - iliria@free.fr)

IDEALI PATRIOTIK KOMBËTAR, I LIRISË E I VËLLAZËRISË MIDIS POPUJVE, I PAQES E DEMOKRACISË – I VETMI FLAMUR UDHËHEQËS I KOMUNITETEVE TË MËRGIMTARËVE SHQIPTARË


Dr. Faik Qytyky
Dy fjalë mbi librin "Dy dekada me shqiptarët e Francës"
 të autorit Abaz Pllana




Në festën e tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Shoqëria Shqiptare "Iliria" e komunitetit shqiptar në Lion të Francës, patrioti dhe veprimtari i njohur i çështjes sonë kombëtare, Abaz Pllana, promovoi librin e tij të ri "Dy dekada me shqiptarët e Francës" .

Libri i zotit Abaz është një dëshmi autentike e përpjekjeve dhe sakrificave, e rolit që ka luajtur dhe kontributet që ka dhënë komuniteti i mërgimtarëve shqiptarë në Francë, i bashkuar fillimisht rreth Shoqërisë "Fan Noli" e më vonë asaj "Iliria", në luftën e përbashkët të popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së saj, për mbrojtjen dhe propagandimin e çështjes sonë kombëtare, të gjuhës e të kulturës, të historisë e të traditave të pasura të popullit tonë të lashtë.

Me botimin e këtij libri, zoti Abaz ka nderuar veten dhe familjen e tij, ka nderuar secilin nga ne mërgimtarët, ka nderuar çdo shqiptar.

Për përgatitjen dhe botimin e kësaj vepre, autorit i është dashur të bëjë sakrifica të mëdha, të përballojë një punë mjaftë voluminoze disavjeçare, t’i përkushtohej asaj me këmbëngulje, dëshirë e pasion të admirueshëm.

Çdo faqe të librit e përshkon vërtetësia dhe orgjinaliteti në trajtimin dhe shtjellimin e problemeve, sinqeriteti, dashuria dhe respekti për shokët e bashkatdhetarët, fryma patriotike e humanitare, shqetësimi për fatet e Kosovës, të popullit e të kombit tonë, besimi i patundur në zgjidhjen e drejtë e të shpejtë të çështjes sonë kombëtare.


Libri "Dy dekada me shqiptarët e Francës" i zotit Abaz Pllana, ndonëse në të ka edhe copëza kujtimesh, ndjenjash e impresione personale të autorit, parë nga problemet që trajton dhe nga mënyra si paraqiten ato, përbën një botim me karakter të mirëfilltë historik.

Me fakte e dokumente autentike autori shtjellon në mënyrë kronologjike historinë njëzetvjeçare, të jetës dhe veprimtarisë politike atdhetare, shoqërore e organizative, arsimore, kulturore e artistike e të tjera të komunitetit shqiptar të emigrantëve në Francë. Si i tillë ai ka vlera të shumta edukative e shkencore aktuale edhe për të ardhmen. Ai është një ndihmë e çmuar për të gjitha komunitetet e emigrantëve shqiptarë kudo ku jetojnë e punojnë.

Është vërtetuar shkencërisht se pakicat kombëtare, kur nuk keqpërdoren nga politika e politikanët, kanë qenë dhe janë ura lidhëse të miqësisë e të bashkëpunimit midis popujve.

Ndërsa komunitetet e emigrantëve janë transmetues të fuqishëm të linjave të gjata, përçues të ndërsjelltë, të dyanshëm, të gjuhës e të kulturës, të miqësisë, vëllazërimit e qytetërimit, të vlerave dhe idealeve më të përparuara midis popujve e kombeve.

Libri i zotit Abaz Pllana dëshmon më së miri dhe me një vërtetësi të pakontestueshme se sa me besnikëri, përkushtim e vendosmëri ka punuar, sa mund, përpjekje e sakrifica ka bërë komuniteti shqiptar në Francë për kryerjen e këtij misioni të tij. Ky realitet, si vërtetohet në çdo faqe të librit të zotit Abaz, shprehet në dy aspektet e tij kryesore.

Me prezencën dhe me pjesëmarrjen aktive të personaliteteve të larta politike e shoqërore dhe figurave të shquara shkencore, artistike e kulturore si dhe e dhjetëra e qindra madje edhe mijëra qytetarëve francez si në veprimtarinë kulturore e artistike e shkencore ashtu edhe në ato politike në përkrahje e mbështetje të çështjes sonë kombëtare, të organizuara këto nga komuniteti shqiptar në Francë, nën drejtimin fillimisht të Shoqërisë "Fan Noli" e më pas të asaj "Iliria".

Nga ana tjetër komuniteti shqiptar në Francë ka dhënë dhe jep një kontribut të vyer me pjesëmarrjen e gjerë dhe aktive të tij në veprimtaritë dhe jetën politike, social-kulturore dhe ekonomike të shoqërisë franceze, në pasurimin e saj me prurje të reja origjinale nga gjuha, kultura e traditat shqiptare, çka dëshmon se për integrimin e tyre me dinjitet (jo asimilimin) në shoqëri franceze ku ata jetojnë e punojnë ashtu edhe për ruajtjen e identitietit të tyre të të qenurit shqiptar.

Ne jemi bashkëkohës të ngjarjeve që pasqyrohen në librin e zotit Abaz. Kush më shumë e kush më pak, në një formë a një tjetër jemi aktorë të tyre dhe e gjejmë veten midis faqeve dhe rreshtave të këtij libri. Kjo mund të ndikojë e të na shtyjë që çështje të trajtuara në librin e zotit Abaz të na duken si të njohura dhe mund të mos i konceptojmë sa e si duhet vlerat e saj historike, vlera që sa më shumë vite të kalojnë aq më të mëdha e të çmuara bëhen.

Për brezat e ardhshëm ato do të jenë xhevahirë.

Albanologët shqiptarë bëjnë sakrifica të mëdha duke rrëmuar si urithi nëpër arkivat e bibliotekat e botës për të gjetur thërrime e grimca dokumentesh, fjalësh apo frazash, mbi veprimtarinë patriotike, kulturore, arsimore e të tjera në shërbim të çështjes kombëtare të mërgimtarëve shqiptarë, të shoqërive apo klubeve të tyre të dekadave e shekujve të kaluar.

Zoti Abaz me veprën e tij ua jep atë studiuesve dhe historianëve të ardhshëm të gatshme, të gjallë, me vërtetësi e dokumente autentike.

Dëshiroj të nënvizoj gjithashtu se nga përmbajtja dhe problemet e trajtuara në këtë vepër buron një mesazh sa i rëndësishëm aq edhe gjithnjë aktual : Komunitetet e emigrantëve shqiptarë apo diaspora siç emërtohet shpesh, mund ta kryejnë me sukses misionin e tyre vetëm nëse këto komunitetete veprojnë të bashkuar e të organizuar në shoqërira, shoqata apo klube që për flamur të tyre kanë vetëm idealin kombëtar, idealin e lirisë e të vëllazërisë midis popujve, idealin e paqes e demokracisë, larg ndikimeve ideologjike, fetare, krahinore e patriotike.

Duke e falenderuar dhe përgëzuar autorin, zotin Abaz Pllana, për veprën sa interesante aq edhe të çmuar që na ka sjellë, i uroj atij suksese të mëtejshme, mirëseardhje me botime të reja.

Lyon, mars 2015

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...