2015-04-09

Demistifikimi i një gënjeshtre të propagandës serbe

Shkruan Prof. Sami Repishti





E vërteta vonon, po nuk humbet.

Disa vite  ma parë, Jusuf Buxhovi botonte një shkrim me titull “SPEKULIME MBI KANCELARIN GJERMAN, BISMARK”. Ja riprodhimi i tij sipas gazetës “Rilindja” të Kosovës.

Ka kohë që thuhet se Kancelari i parë gjerman, (Otto von) Bismark, gjatë Kongresit të Berlinit (l878), gjoja ka thënë se “Shqipëria është vetëm një koncept gjeografik, ndërsa shqiptarët nuk ekzistojnë”. Faktet historike tregojnë se Bismarku… në mbledhjen e 7-të të Kongresit të Berlinit dhe në atë të 13-të, shqiptarët i zen me gojë si “popull etnik europian që ka hapësirën e vet, e cila duhet të ruhet e paprekur në kuadër të Perandorisë Otomane”.

U bënë më shumë se njëqind vjet qëkur spekulohet me një thënje të Kancelarit të parë gjerman (Otto von) Bismark, se gjoja ka thënë se “Shqipëria është nji koncept gjeografik, ndërsa shqiptarët nuk ekzistojnë”. Farkuesit e këtij konstatimi, në radhë të parë historianët serbomëdhenj në krye me Cubriloviçin, Haxhivasileviçin, Grashaninin etj., që vijnë deri në ditët tona, gjithnjë kanë cituar një “studim” të Vlladan Gjorgjeviçit (përndryshe Kryeministër i Serbisë në prag të Luftës së Parë Botërore), ku ai në një libër pamflet (L’Albanie et les Grandes Puissances, SR.) kundër shqiptarëve, të botuar në vitin 1913 në disa gjuhë dhe në disa qendra evropiane, sjell mendimin e Bismarkut “të cituar” nga dokumentet e Kongresit të Berlinit. Këtë “zbulim spektakolar historik” Gjorgjeviçi e përdor qëllimisht për të ushqyer qarqet e priruna antishqiptare gjatë dhe pas mbajtjes së Konferencës në Londër (1913) në mënyrë që ata të kenë një “argument” më tepër që të mos u lejohej shqiptarëve shteti, sepse diçka e tillë nuk ka qenë asnjëherë në projektet e kancelerive europiane që nga Kongresi i Berlinit e tutje, kur është hartuar harta e Ballkanit.

E vërteta, megjithatë, është tjetër fare. Gjykuar nga dokumente origjinale të Kongresit të Berlinit që ruhen në Ministrinë e Punëve të Jashtëme të qeverisë gjermane në Bonn, si dhe nga dokumente që u botuan në Gjermani me rastin e kremtimit të njëqindvjetorit të Kongresit të Berlinit (1978) në një vëllim të madh nga “Herald Bokit Geiss”, mund të thuhet se ky “konstatim” i Gjorgjeviçit nuk ekziston fare. Në seancën e 10-të, së cilës i referohet Gjorgjeviçi, shihet qartë se çështja shqiptare nuk është zanë në gojë fare. Përkundrazi, për shqiptarët dhe problemet e tyre që lidhen me Serbinë dhe Malin e Zi bëhet fjalë në dy seanca të tjera, në atë të 7-tën dhe në të 13-tën.

Në seancën e shtatë, të datës 26 qershor 1878, në të cilën u bë fjalë për Serbinë dhe kufirin e saj të ri në drejtim të Bosnjës dhe të Portës (Turqisë), në “pikën katër” të vendimeve të seancës, në mënyrë recidive, vetë Bismarku formuloi këtë konstatim:
“Kazatë shqiptare Veshtrria, Kurshumlia, Yrkyp (Prokuplje) dhe Leskovaci nuk duhen ndarë nga Porta (Turqia). Nëse Kongresi do të vendoste që një pjesë e kësaj hapësire të shkëputet, pjesa Prepolac-Shlubt (Takhali Khan Getsidt) pjesët midis Kurshumlise dhe Prishtinës duhet të mbeten në Turqi, në mënyrë që të ruhet rrethi i Prishtinës dhe i Vranjës, të cilat njëheri duhet të paraqesin pjesën veriore të kufirit të Portës (Turqisë)”.

Ky pasus i Protokollit të Kongresit gjendet edhe në botimin komplet të materialeve të Kongresit të Berlinit nga Immanuel Geiss (në faqen 238).

Në paragrafin shtesë të Protokollit 8, në “pikën dy,” po ashtu Bismarku, gjatë diskutimit fjalë për fjalë angazhohet që:

“Rrethet shqiptare Rozhaja dhe Gusia, si dhe Malësia e Hotit dhe e Kelmendit, po ashtu të banuara me popullatë shqiptare, t’i mbesin Portës (Turqisë)”.

Ne pikën “c” të të njëjtit Protokoll, prapë ndeshim propozimin e Bismarkut në këtë formë decidive që i është paraqitur Kongresit, e ku thuhet:

“Pasi që rrethi i Tivarit, bashkë me qytetin banohet ekskluzivisht prej shqiptarëve, duhet të mbetet nën mbikëqyrjen e Portës”. (shih faqe 259.)

Nga Protokolli i seancës së 7-të dhe anekset që iu bënë Protokollit të seancës së 8-të, angazhimet e Bismarkut janë të qarta në të mirë të ruajtjes së etnisë shqiptare. Ato që gjenden në proceset e mbledhjeve flasin se Bismarku ka qenë tepër preciz dhe decidiv në përcaktimin e territoreve etnike shqiptare. .…Përfaqësuesi turk, Mehmed Ali Pasha, në mbledhjen e 4 korrikut (1878), pas insistimit të Bismarkut, do të deklarojë, dhe kjo do të shënohet në Protokoll, se Porta do të respektojë veçoritë etnike të qyteteve dhe krahinave shqiptare si Plava, Gusia, Tivari. Në të njëjtin Protokoll, madje shënohet fjala përfundimtare e Mehmed Ali Pashës, ku thuhet:

“…Tivari shqiptar nuk mund të shkëputet nga Shqipëria”. (faqe 296.)

Në seancën e 13-të të Kongresit të Berlinit, të mbajtun më 5 korrik (1878), ku bahet fjalë për disa privilegje dhe njifarë si autonomi e Mirditës, që përkrahet nga Austro-Hungaria dhe Franca, Bismarku diskutimin e tij e mbaron me këto fjalë:
“Duhet të bisedojmë edhe për një përmasë të çështjes shqiptare”.

Pra, ai edhe veçimin e qëllimshëm të Mirditës nga ana e Austro-Hungarisë dhe Francës, që kërkonin të shtrohet në kuadër të “disa privilegjeve”, e konsideronte si segment të çështjes shqiptare. Po të ishte, si pohon Vladan Gjorgjeviçi dhe historiografia serbe, Bismarku nuk do ta zinte fare me gojë çështjen shqiptare apo edhe bisedimin për dimensionin e një përmase shqiptare, siç e konsideronte çështjen e Mirditës.

Në dobi të këtij konstatimi flet edhe një material tjetër që ruhet në Arkivin Shtetror gjerman në Bon. Fjala është për hartën e re të Ballkanit dhe të pjesës europiane të Perandorisë Otomane që iu prezentua diplomateve në Berlin nga ana e Bismarkut, pas mbylljes së Kongresit. Në këtë hartë shihet qartë përkufizimi etnik i tokave shqiptare dhe i Shqipërisë, së mbetur në kuadër të Portës (Turqisë) – në Veri shkon deri te Vranje, në Lindje zbret kah Tetova deri në Ohër dhe shkon në Jug deri në Janinë dhe Artë.

Kjo hartë ka qëndruar një kohë të gjatë në kabinetin e Bismarkut.

Megjithatë, spekulimet e qëllimshme të Gjorgjeviçit dhe të historiografisë serbe rreth Bismarkut janë bërë “fakt historik” edhe për shumë historianë shqiptarë, të cilët edhe sot e gjithë ditën citojnë atë që nuk e ka thënë kancelari gjerman. Nga mosnjohja e fakteve, veçanërisht e materialeve origjinale të Kongresit të Berlinit, dhe dokumenteve të tjera që janë botuar rreth kësaj konference tepër të rëndësishme për Ballkanin dhe për ne, historiografia shqiptare këtë kapitull ende e trajton në bazë të ngarkesave ideologjike apo të referencave spekulative të të huajit.

“Është koha që të hulumtohen të gjitha dokumentet dhe të dilet me një qëndrim të qartë, të plotë dhe shkencor rreth Kongresit të Berlinit dhe çështjeve të tjera, të cilat ende gjithnjë janë të mistifikuara, të pandriçuara apo të keqinterpretuara”. (Jusuf Buxhovi, marrë nga RILINDJA (Prishtinë) 11 shkurt 1995, f. 10 )



* * *

Koment: Në lidhje me shtrembënimin e historiografisë serbe të qëndrimit të kancelarit gjerman Otto von Bismark, për çështjen shqiptare, kemi nji konfirmim edhe me studimin e Prof. Stavro Skendi: The Albanian National Awakening. (Princeton University Press Princeton, N.J.: l976) te cilin po e riprodhojmë pa shkurtime. (SR)

“ …Më 31 tetor 1880, u mbajt nji mbledhje e përgjithshme e parisë shqiptare në xhaminë kryesore të Janinës; aty u vendos që shqiptarët duhet të ishin gati me mbrojtë atdheun e tyne nga agresioni grek. Në atë moment, i gjithë Epiri ishte akoma në duert e shqiptarëve, të cilët kishin marrë sigurime nga Komiteti i Lidhjes (së Prizrenit) Shkodër, se do të ndihmonte në momentin që grekët do të kalojshin kufinin (e tokave shqiptare). Autoriteti i tyne (shqiptarëve) ishte i fortë në Epir, ai i Sulltanit ishte i dobët. Prandej, nuk ishte e sigurtë nëse Sulltani do të ishte i aftë me u dorëzue grekëve (qytetet) e Artës e Prevezës.

…Nji Konferencë e dytë e Ambasadorëve u mblodh atëherë në Istanbul. Më 21 shkurt 1881, Konferenca kërkoi që Sulltani të paraqesë propozimet e veta. Delegati turk propozoi që Janina, Metsovo dhe Preveza mos t’i jepen Greqisë, sepse do të dilnin vështirësi të mëdha nga shqiptarët. Nji propozim me shkëmbye Epirin me (ishullin) e Kretës u sugjerue nga (kancelari gjerman) Bismark, dhe që ma vonë u njoh si “politika e kompensimit”. Rusia e përkrahu fuqimisht, siç duket nga dëshira që të shtyhet Greqia sa ma shumë nga kontinenti (i Europës) dhe të jetë e kufizueme në ishujt, d.m.th. të jetë sa ma pak e damshme për interesat sllave. Propozimi dështoi…(f. 81)

…Dy mendime të shprehuna në atë ditë janë të mbështetuna në logjikë të shëndoshë, përsa i përket marrëdhanjeve në mes të shqiptarëve dhe grekëve.

I pari u paraqit në revistën franceze Journal des Debats (26 mars 1879) që kërkonte të mos bahen llogaritë pa shqiptarët. Sepse “do të ishte nji gabim i madh me mendue se shqiptarët nuk janë nji komb. Ekziston nji komb shqiptar i vërtetë që sot mendon pa asnji dyshim të fitojë vetëqeverisjen. … Dhe kështu duhet të mendojnë edhe grekët…”

I dyti u çfaq nga (Kancelari) Bismark, cili ma parë kishte mohue ekzistencën e nji kombsie shqiptare. (*) Në shkurt 1881, kur filluen përleshjet në mes të turqëve dhe shqiptarëve në Veri (Tuz, Hot, Grudë, Plavë, Gusi etj., SR) (Kancelari gjerman Otto von) Bismark deklaroi se ishte në interesin e Greqisë të jetë në marrëdhanje të mira me shqiptarët, meqenëse ata janë aleatët e tyne natyral kundër sllavëve dhe turqëve”. (f. 86, dhe shënim 144: L.Tandschau, “Durchfuerung des Berliner Kongressakte (1880-81) në “Dr. Busch.Deutsche Rundschau, CXXXXVII-April, May, June 1911, ff. 222-248)

(*) Prof. Stavro Skëndi i referohet autorit francez A. Mousset. L’Albanie devant l’Europe (l912-1929) f. 7; si dhe Federal Writers’ Project, Massachusetts. The Albanian Struggle in the Old World and the New, l939; “… At the Congress of Berlin, however, Albanian demands for autonomy and protests against the partition of their land were dismissed with (Chancelor) Bismarck’s curt: There is no Albanian nationality. (f. 35)

Gënjeshtra e Dr. Gjeorgjeviçit arriti të penetrojë edhe shkollarët shqiptarë. Në botimin e vitit 2002, Historia e Popullit Shqiptar, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, kjo shprehje përsëritet pa kritikë: “…Abdyl Frashëri, kryetar i delegacionit, u përpoq të bindëte kryetarin e Kongresit, Kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një séance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi, duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”. (f. 162)

Kjo gënjeshtër e trillueme nga Prof. Vladan Gjeorgjeviç vazhdon të përsëritet edhe sot e kësajë dite në shtypin shovinist serb.

Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente


Historianët nuk janë hetuese, prokurorë e as gjyqëtar

Reagim kundër artikullit të Nexhmedit Spahiut me titull : ''Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente'', botuar ZËRI me 5 Prill 2013

Haj medet çka koka ba, Nexhmedin Spahiu, historianë tek o ba.!

Keto ditë me ra në dorë artikulli i Nexhmedin Spahiut, me titull “Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente”, i botuar në disa portale të ndryshme në internet.
Nga viti 2011, kur në Kosovë po qëndronin për vizitë zyrtare drejtuesit e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtë Ahmet Davutoglu dhe Ministri i Arsimit Omer Dinçer, do të kërkonin nga homologët e Kosovës, e posaqërisht Ministri i Arsimit Dinçer, do të insistoj të homologu i tijë i Kosovës Ramë Buja, që të ndryshonin disa rreshta në mesin e teksteve të historisë së shqiptarëve, së gjaja Perandoria Osmane është fyre shumë.
Përveç zyrtarëve të lartë të Turqisë, kërkesa u përserit disa herë edhe nga Ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Songul Ozan.
Për të kënaqur kërkesat turke, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, e themeloj një komision, ku si historian e caktuan Shkelzen Raqën.
Pas themelimit të këtijë komisioni, ai para disa muajvë solli edhe një “Raport” mbi rishikimin e teksteve të historisë së shqiptarëve. Komisioni në fjalë, tek tekstet e historisë, “paska gjetur aq fjalë fyese”, sa që ka rekomanduar që fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” - duhët të fshihët nga libra. Unë dua të pyese komisionin, a thua osmanët nuk vranë shqiptar? Shpresoj së Shkelzen Raqa, si një historian me formim e dinë shumë mirë së osmanët vranë me mijra shqiptarë të pafajshëm.
Pa dashur që të futëm shumë në një retrospektivë të ngjarjës, unë vetme nuk habitëm për qëndrimët e një “analisti”, “gazetari” dhe të një “intelektuali”, i cili është i njohur edhe për idetë e tija për “kombin kosovar” etj.., etj.., por aq me pak nuk habitëm për këto qëndrimi të cilat vijën nga një njëri i cili që moti e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe ai është Nexhemdin Spahiu.
Për hirë të opinionit, dua të i rikujtoj “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, që ai në tryezën e organizuar gjatë muajit shtator 2011 nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan dhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, në lidhje me kërkesën e Turqisë për korigjimin e teksteve të historisë, ndër të tjera patë deklaruar së : “Edhe NATO në Kosovë është pushtuese...”. Çka nuk do të mund të presim tjetër nga “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu.
Ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu dhe njerëzve që mendojn si ju, me duhet të ju them vetme tri faktë së pse Përandoria Osamne ka qene pushtuese dhe duhet të mbetet pushtuese në tekstet e historisë dhe në historinë e popullit shqiptarë, përveç kësaj, edhe pse nuk duhet të ndryshohët gjuha në raport me Perandorinë Osmane dhe me as një pushtuese tjetër. Ja vetmë tri fakte në lidhje me Perandorinë Osmane:
1. Në kohën kur përfundoj lufta ruso-turke e viteve 1877-1878, dhe kur u nënshkrua Traktati i Shen Stefanit me 3 Mars 1878 (Traktatin e Shen Stefanit e nënshkruan Nikolla Ignjatiev dhe Aleksandër Nelidov si përfaqësues rus dhe nga Safet Beu dhe Sadullah Beu përfaqësues osman), Perendoria Osmane, u detyrua që të pranoj kushtet e paqës me rusët, duke i sakrifikuar tokat shqiptare në favor të vendeve sllave. Po të na donte dhe të na përkrahte Perandoria Osamne, do ti mbronte interesat e shqiptarëve, sepse ende konsiderohej si Fuqi e Madhe e kohës. Por këtë nuk e beri “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu. Kishte mundësi që të mos sakrifikonte tokat dhe popullin tonë Perandoria Osmane, por këtë e beri duke na sakrifikuar dhe duke e pranuar ndarjën e tokave shqiptare dhe duke i pranuar vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, të cilat ishin shumë të dëmshme. - Miku i mirë të ndihmon në fatkeqësi, thot populli.
2. Kur shumica e vendeve në Ballkan që ishin nën pushtimin osmane kishin shkollat në gjuhët e tyre amtare, neve shqiptarëve nuk na lejoj hapjen e shkollav. Këtu dua të rikujtoj vetëm rastin e Mulla Tahir Efendi Llukës (Molliqaj), i cili në vitin 1900 e hapi shkollën (mejtepin) e parë shqipe në Kosovë në fshatin Llukë e Epërm të Deçanit. Në mejtepin e Mulla Tahir Efendi Llukës (Molliqaj), nxënësit kanë mesuar gjuhën shqipe me grafi arabe. Puna dhe aktiviteti i tijë ju ra në sy autoriteteve osmane, dhe pasi që ai rrikthehet në Stamboll në vitin 1908, Mulla Tahir Efendi (Molliqaj) do të vritët nga autoritetet osmane, vetme pse e ka hapur mejtepin (shkollën) në gjuhnë shqipe me grafi arabe. Këtu pajtohem edhe une me mendimin e Dr. Abdullah Hamitit, në punimin e tijë shkencor në Revistën “Dituria Islame” Nr.222 më titull “Mektepi i Tahir Efendi Llukës-shkolla e parë shqipe në Kosovës”. Është edhe koha e Revulicionit Xhonturk me 1908, kur shqiptarët u tradhtuan nga “miku i tyre” Perandoria Osmane.
3. Ishte viti 1938, kur Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë (citoj konventën kur është fjala për Jugosllavinë), hartuan dhe më pas ratifikuan dokumentin e njohur në historiografi si Konventa Turko-Jugosllave. Që në fillim të kësaj konvente shihej qartë së turqia nuk ishte krah shqiptarëve : “...Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë :
- Emigrimin (shprënguljën) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut (Kosova dhe viset e tjera – Sh.I.), dhe
- Njëherit vlerësojnë se kjo popullat nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbreterisë, me dëshirën e tyre legjitime, në menyrë që t’u bashkohën etnikëve të tyre natyral në Turqi”.
Kjo Konventë, kishtë gjithsëj 21 nene dhe në nenin 4 thuhej : “riatdhesimi i këtyre 40.000 familjëve do të relazohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve :
1. Në vitin 1939 – 4.000 famlije
2. Në vitin 1940 – 6.000 famlije
3. Në vitin 1941 – 7.000 famlije
4. Në vitin 1942 – 7.000 famlije
5. Në vitin 1943 – 8.000 famlije
6. Në vitin 1944 – 8.000 famlije”.
Nesë nuk e dini “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, po të rikujtoj së mijra e mijra familje shqiptarë u detyruan pas presioneve të bërë nga serbët që të shesin pronat e tyre dhe të shprengulnë për në Turqi. Kjo Konventë në tërësi ishtë anti shqiptare dhe kjo Konventë ishte direkt e lidhur me interesat e Serbisë (Jugosllavisë) për debimin e shqiptarëve nga trojet e veta, iniciativë kjo e nisur që nga shprengullja e madhe nga Sanxhaku i Nishit me 1877-1878.
Ishin vetem këto tri nga arsyet e mia kryesore së pse Perandoria Osmane, ishte dhe duhet të klasifikohet si pushtuese dhe se aspak nuk duhet të ndryshohet gjuha të tekstete dhe historiografinë tonë në lidhe me pushtimin osman dhe pushtuesit e tjerë.
Ajo, çka me ra në sy e çka është një vlerësim i gabuar nga ana e “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu është së ai në artikullin e tijë thot : “Historianët tanë nuk e dinë se kush e vrau kryeministrin Mehmet Shehu, ministrin Ahmet Krasniqi, apo kolonel Tahir Zemajn, kush e vrau kryetarin e Klinës, deputetët e Parlamentit të Kosovës apo gazetarët me nam, e si mund të presim se dinë se kush kujt i ka hipur 5 shekuj më parë dhe çfarë grope i ka shkaktuar”. Unë e kam vetmë një përgjigje si historian për ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu së, historianët nuk janë hetuese, prokurorë dhe gjyqëtarë për me e vertetuar se kush ka vrarë kënd, ajo është punë e organëve kompetente gjyqësore. Një gjë e di së për me shumë së 5 shekuj me radhë Perandoria Osmane ka qene pushtuese, ka vrarë e masakruara me qindra krerë të parisë së shqiptarëve, me qindra popullsi të pafajshme shqiptare anë e kënd trojeve tona etnike.
Aq ma shumë është ironike dhe denigruese mendimi i “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” të “famshëm” Nexhmedin Spahiu, i cili disa rreshta me lartë së pjesa e cituar thekson së : “Por. Cila është e vërteta? Historianët tanë janë aq të paaftë sa nuk dinë se çfare ndodhi në luftën e fundit në Kosovë e Maqedoni, apo më 1997 në Shqipëri e lëre më së çfarë ka ndodhur para 5 shekujsh”.!! Me të vertetë kjo me habitë shumë. “Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu, e dimë së çka ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Historianët e dinë, por a e dini ju së çka ka ndodhur? Në Kosovë ushtria e policia e serbe, ka vrarë e masakruar me qindra e qindra shqiptarë, ka vrarë femijë, gra, pleq. Ka djegur me qindra objekte, ka demoluar po thuja gjithëçka shqiptare. E çka është me e dhimbshmë është së më qindra motra dhe bija tona shqiptarë u dhunuan, “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu, shpresoj së këto nuk i keni harruar Ju.
Me te vërtetë mendoj se po të jetosh pas 100 vjetësh, kur rajoni i Ballkanit do ti kaloj të gjithë dallimet, ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu do të thoni së edhe regjimi jugosllavo-serb e posaqërisht ai i Sllobodan Millosheviqit, nuk ka qenë regjim vrastar, por regjim i mire për shqiptarët e Kosovës.
Unë dua të ju bej vetmë një pyetje publike “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, se si do të mund ta quash ndryshe sudimin serb përveç që si sundim të egër, vrastar dhe dhunuese?
Neve në Kosovë, nuk na duhen “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” si ju e grupa e juve Nexhmedin Spahiu. Nuk na duhën njerëz që thonë së egziston kombi kosovarë. E keni keq së nuk egziston komb kosovar, do të egzistoj dhe ka egzistuar gjithëmon vetëm kombi shqiptare.
“Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu, lirisht le ti hapin dhe le ti publikojnë të gjitha dokumentet dhe kronikat e kohës historianët turq. Një gjë të siguroj së në dokumentet dhe kronikat e ndryshme të Perandorisë Osmane, shqiptarët vetmë sa fyhën dhe nënçmohën, mbi të gjitha nuk lajn gja pa than keq e ma keq për ne shqiptarët.
Në, e falmnderojm Republikën e Turqisë për ndihmën që na ka dhanë në dekadat e fundit. Askush nuk e konteston miqësin e mirë me shtetin turk që kemi. Historia duhet të ju mbetet historianëve që të shkruhet e jo politikanëve. Historia është e pandryshushme por natyrisht që ajo me kohë plotësohet me daljën në dritë të dokumenteve të reja. Historia duhet të sherbej si mësim për të ardhmen.
“Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu, me mirë merru me punët e tuja rreth Televizionit dhe Radio Mitrovicës së sa të hyshë në bahqen e huaj. Kosova ka mjaft historian të cilët kan punuar dhe vazhdojnë të punojnë në shërbim të së mirës, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.
Për fund, dua të them së kërkesa nga Republika e Turqisë nuk është gjë tjetër vetëm kërkesë politike. Në këtë drejtim nuk duhet të lëshohet pe, sepse një kërkesë e till do të mund të vijë edhe nga Serbia, e cila në Kosovë ka berë shumë krime për dekada të tëra.

(Autori është master i shkencave historike dhe doktorant pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit Histori-Filologji, Departamenti i Historisë)


Për diplomacinë shqiptare nuk është dhe nuk duhet të jetë kjo kohë e heshtjes, por është dhe duhet të jetë kohë e fjalës



Detyrat më të mëdha dhe me më përgjegjësi shtrohen për diplomacinë shqiptare. Po qe se ajo deri më dje “ka heshtur” pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të Shqipërisë, këtë nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë edhe sot. Diplomacia shqiptare do të duhej në mënyrë aktive “të përkujdesej” për fatet e shqiptarëve të shkëputur “nga trungu kombëtar”. Ajo do të duhej që,më në fund,të kuptojë “se nuk ka fqinjësi të mirë në Ballkan”,por të kundërtën,ajo do të duhej të ruhej prej kurtheve të vendeve fqinje.Prandaj,për diplomacinë shqiptare nuk është dhe nuk duhet të jetë kjo kohë e heshtjes,por është dhe duhet të jetë kohë e fjalës.

Në ecjen kombëtare,nëpër udhët e historisë,shqiptarët padrejtësisht “u ndanë”në disa shtete dhe “u vendosën”nën sundimin e të huajve.Madje, ata u bënë “pakicë kombëtare”në trojet e veta etnike.Duke “iu falenderuar” vendimeve të kancelarive evropiane”, shqiptarët u bënë “qiraxhinj në shtëpitë e veta”.Subjektet me përgjegjësi të lartë ndërkombëtare “u shtinë të shurdhër”ndaj kërkesave të shqiptarëve “për t’u kthyer aty ku e kanë vendin”,kështu që ata,edhe sot e kësaj dite,janë me status i cili “u është imponuar”dhe,të cilin ata,”padashtas e kanë miratuar”.

Ndodhitë e paradyvjetshme në Kosovë,të cilat patën për pasojë vendosjen e saj nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar, konflikti në Kosovën Lindore i cili arriti “të ndërkombëtarizojë ” pozitën denigruese të shqiptarëve në tri komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe lufta në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,e cila “nxori në sipër-faqe” qëndrimin armiqësor të maqedonasëve ndaj shqiptarëve etnikë,veçsa “rrumbullakësuan” përshtypjen se Evropa “nuk ishte e gatshme të ndërmerrte asgjë për shqiptarët”, përderisa vetë ata nuk “do ta bënin këtë”.Shqiptarët,të cilët për një kohë të gjatë “ia dinin rendin heshtjes”,sikur “e mësuan rendin e fjalës”.Prandaj,për shqiptarët përgjithësisht,po sikurse për diplomacinë shqiptare, veçanërisht, nuk është dhe nuk duhet të jetë kjo kohë e heshtjes,por është dhe duhet të jetë kohë e fjalës.

Me ndodhitë në Kosovë,në Kosovën Lindore dhe në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,shqiptarët,më në fund,sikundër “u ndërgjegjësuan” për ndërlikueshmërinë e proce-seve politike që ndodhen me ta dhe për rreth tyre,për ndërlikue-shmërinë e shkaqeve që sollën atë gjendje në të cilën ata u ndodhën dhe për ndërlikueshmërinë e masave që u deshtën të ndërmarrin për ta përballuar atë gjendje dhe, përgjithësisht, për ta mbrojtur substancën kombëtare të tyre.

Prandaj,kohëve të fundit,me të drejtë, flitet për nevojën e veprimit sa më të bashkërenditur të faktorit shqiptar,me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejtë të tij në “rrjedhat e kohës”.

Ajo që do të duhej të ndërmerrnin shqiptarët “në ecje me kohën”do të duhej të ishin veprimet racionale të tyre.Në kuadër të këtyre veprimeve,unë shoh me shumë interes vendosjen e rregullave të komunikimit të ndërsjellë të tyre në trojet etnike shqiptare.Prandaj,ajo që kërkohet prej shqiptarëve sot është që të vendosin raporte të reja të komunikimit ndërmjet tyre,në mënyrë që “të paraqitën me një zë të artikuluar”kur është në pyetje çështja kombëtare.

Vështirësitë në raportet e deridjeshme të ndërvetshme të shqiptarëve mund të përballohen nëpërmjet të ndërtimit të modeleve të reja të veprimeve të përbashkëta në rrafshin kombëtar.Preokupim themelor i subjektit shqiptar do të duhej të ishte ndryshimi, në më të favorshme , i pozitës së shqiptarëve. Është kjo kohë për “ta mbledhur”universin mendor shqiptar për ta ndërtuar një perspektivë më të ndritshme për një popull dhe një komb të katandisur nëpër histori.Prandaj,kjo kohë do të duhej të shfrytëzohej pikërisht si nxitje për ndërmarrje të veprimeve të përbashkëta,duke kultivuar, në mënyrë të veçantë, punën ekipore profesionale.Përgjithësisht është pra, kohë e vetëdijësimit për t’i vënë interesat kombëtare mbi çfarëdo interesash të tjera.

Shqiptarët po kalojnë sot në njëren prej periudhave të tyre më të vështira të historisë së vet më të re si popull dhe si komb.Vetë gjendja në të cilën ndodhet populli dhe kombi shqiptar,shtron domosdoshmërinë e marrëveshjes së subjektit shqiptar “për ta drejtuar timonin” drejt objektivave kombëtare.Asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se ka bërë gjithë atë që është pritur prej saj ose se ajo që ka bërë është e tërë e kryer dhe e përkryer.Asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se vetëm ideja,mendimi ose pikëpamja e saj është e drejtë dhe se forcat tjera duhet “ta ndjekin atë”.Më në fund,asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se vetëm ajo është “e paprekshme”dhe se kritikat mund të drejtohen dhe duhet të drejtohen “në adresa të tjera”.

Po qe se forcat politike nuk do të pranojnë këto dhe ndonjë prej parimeve të tjerë të ngjashëm me këto,atëherë “nuk do të shfaqet gatishmëri e tyre” për “t’u ulur me një sofër”rreth çështjeve madhore të popullit dhe të kombit.

Populli dhe kombi shqiptar,në të kaluarën e vet të hidhur,”është ngopur”me “deklarata”dhe “zotime”.Ai sot pret vetëm realizime.Realizime mund të ketë vetëm një popull dhe një komb i cili tërë “trurin e vet e bashkon”në projekte kombëtare.Skena politike kombëtare duhet të jetë e hapur dhe në të “duhet të ketë vend”për të gjithë ata “që mundën”dhe “që duan”t’i dalin zot çështjes kombëtare,natyrisht duke përjashtuar nga ajo ata të cilët me veprimet e veta u janë kundërvënë ose u kanë bërë dëm interesave kombëtare.
Ngjarjet që po ndodhin me shqiptarët dhe për rreth tyre nuk duhet të lënë indiferentë asnjë prej forcave politike që “ia duan të mirën popullit dhe kombit”.Në Kosovë ka një përpjekje “për të përligjur”enklavat serbe.Në Kosovën Lindore ka pakënaqësi me mosrespektimin e “Marrëveshjes së Paqes në Luginë”.Në Ish/Republikën e Maqedonisë “kemi paqen në letër”,por nuk kemi gatishmëri për implementimin e saj.Gjithë kjo sikur e rritë përgjegjësinë e shqiptarëve për “t’iu ruajtur kurtheve”të politikave që “ndryshojnë brenda ditës”(Esat Stavi;eci)

Shqipëria etnike nuk është “Shqipëri e madhe”

Ruajta e tërësisë së çështjes shqiptare,me gjithë përcaktimet e tashme të pjesshme të saj,paraqet detyrë mbi detyrat tona kombëtare. Prandaj,vendosjen e çështjes shqiptare mbi një tryezë e konsiderojmë si një veprim të parë të rëndësishëm të mbrojtjes së tërësisë së saj,në kohën kur nga njëra anë,po rritemi si popull dhe,nga ana tjetër,po rrudhemi si komb,në kohën kur ende po sugjerohen zgjidhje të pjesshme të çështjes sonë që edhe më shumë mund ta cungojnë tërësinë e saj.E konsiderojmë si një obligim kombëtar ngritjen e plotë,të pandashme,pra të pashkoqur të çështjes shqiptare dhe ç’është e vërteta,me ndodhitë e fundit në hapësirat shqiptare sikur tërësia e çështjes sonë po paraqitet në sipërfaqe me shumë mundësi të arsyetimit të saj si një dhe e bashkuar dhe atë,qoftë nga pikëpamja politike,qoftë nga pikëpamja konsitucionale-juridike.Siç është e njohur,në Ballkan ende nuk është rrumbullakësuar procesi i krijimit të shteteve kombëtare.Pikërisht shqiptarët paraqesin shembullin më tipik për këtë.

Komponentë tjetër nisëse e shqyrtimeve tona sot dhe këtu është fakti se çështja shqiptare nuk po shtrohet prej sot.Ajo,në të vërtetë,është shtruar prej se ekziston lëvizja kombëtare,pra me Rilindjen Kombëtare Shqiptare,me dallimin që atëherë,çështja shqiptare shtrohej me qëllimin themelor që të krijohej shteti i pavarur shqiptar në trojet etnike shqiptare,kurse sot çështja shqiptare do të duhej të shtrohej me qëllimin themelor që të bashkohet kombi i ndarë shqiptar.

Për shqiptarët nuk ka asnjë fije dyshimi se zgjidhja e vetme e drejtë dhe e plotë e çështjes së tyre është bashkimi kombëtar.Mirëpo,koncepti i bashkimit të trojeve etnike shqiptare,u spekulua dhe vazhdon të spekulohet edhe sot e kësaj dite me konceptin e së ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe.

Organizatorit të këtij tubimi i pata sugjeruar këtë titull:”Bashkimi kombëtar-fiksion apo realitet”.Njëherë ishte pëlqyer,por më vonë dominoi pikëpamja se tryeza duhet të emërtohet, ashtu siç është emërtuar.Sugjerimi im kishte për porosi pikërisht përkushtimin për bashkimin kombëtar si realitet,sepse ky koncept nuk paraqet “fiksion me prejardhje politike”,por një realitet pozitiv shqiptar,për faktin se koncepti i bashkimit kombëtar ose i quajtur ndryshe i “Shqipërisë Etnike”është,së pari,kundër fragmentarizimit të çështjes shqiptare dhe,së dyti,kundër zgjidhjeve të shkëputura për secilin përbërës të çështjes shqiptare.

Kishte dhe një arsye tjetër që kisha sugjeruar atë titull për këtë tryezë:edhe autorë shqiptarë,ndonjëherë janë shprehur skeptikë ose pesimistë,disa edhe kundër idesë së bashkimit kombëtar,duke “argumentuar”se shteti unik i shqiptarëve as nuk ka ekzistuar në të kaluarën dhe “nuk do të ekzistojë edhe në të ardhmën”.Sipas tyre,”sot ka mbaruar plotëfuqishmëria e shtetit komb”dhe se “është kaluar tek koncepti i një shteti federalist”,si p.sh.,”Evropa e Bashkuar”,ku “kufijtë e vjetër politikë dhe shtetërorë të kombeve hapen përfundimisht”etj.

Kisha sugjeruar këtë titull për të përfituar rast që një dore shqiptarësh,politikanë a “ekspertë”,t’u kundërvëhesha se përpara se bashkimi kombëtar i shqiptarëve të jetë një iluzion,”Federata Evropiane”është,në të vërtetë,një fantazi dhe për të theksuar shembullin e afro dyzet shteteve të reja kombëtare që janë krijuar në Evropë,pas shpërbërjës së tri federatave,të gjitha sllave:ish- Bashkimi Sovjetik;ish-Jugosllavia dhe ish-Çekosllovakia,sikur edhe për të përkujtuar se edhe vetë evroperëndimorët flasin për “Evropë të Kombeve”para se të flasin për “Evropë të Shteteve”.

Bashkimin kombëtar të shqiptarëve e konsiderojmë si një të drejtë natyrore të tij,prandaj edhe kërkesën për bashkimin kombëtar e gjykojmë si një kërkesë të natyrshme dhe aspiratë njerëzore,veçanërisht pas shumë ndryshimeve në hartat gjeografike dhe politike që kanë ndodhur në Ballkan,në Evropë dhe në Botë,gjatë dhjetëvjetshit të fundit.Prandaj janë të paqëndrueshme sulmet për një kohë të gjatë dhe nga shumë drejtime në aspiratat dhe të drejtën e shqiptarëve për bashkimin kombëtar.Në vend të këtyre aspiratave shqiptarëve u janë sugjeruar koncepte që bien ndesh me aspiratat e tyre,janë nxjerrë dhe rinxjerrë,të thuash, projekte që rekomandojnë lloj-lloj “federatash të reja ballkanike”.Qëllimi themelor i këtyre projekteve ishte dhe është luftimi i idesë së bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike.

Shqipëria Etnike nuk është “Shqipëri e Madhe”.Prandaj,nuk qëndrojnë angazhimet për zhdukjen e kufijve të “Shqipërisë Etnike”,veçanërisht jo duke sajuar kufij ndarës shtetërorë midis pjesëve të kombit shqiptar,ndërkohë që,për shembull, sllavomaqedonasit angazhohen për “shtetin kombëtar’pa qenë komb,dhe shih absurdin tjetër,përpiqen që këtë ta realizojnë “në kurriz të shqiptarëve”.Prandaj,një pyetje prêt përgjigjen:pse shqiptarëve që janë komb,t’u mohohet kjo e drejtë?

Për ta konkretizuar diskutimin rreth këtij problemi, Abdi Baleta, shpeshherë në shkrimet e veta, ka shtruar me vend pyetjen se a duhet përdorur termat “Gjermani e Madhe”pas bashkimit të dy shteteve gjermane;”Kina e Madhe”pas bashkimit të Hong Kongut me Republikën Popullore të Kinës;”Vietnami i Madh”; Jemeni i Madh”etj..,për të konstatuar,gjithashtu me të drejtë,se “nuk ekziston ndonjë doktrinë”e “Shqipërisë së Madhe”,siç janë,për shembull, “Naçertania”e serbëve ose “Megalideja” e grekëve që “paraqesin doktrina tipike”të “Sërbisë së Madhe”dhe të “Greqisë së Madhe”, ndërkohë që “programet politike të shqiptarëve për bashkimin kombëtar nuk kanë asgjë të ngjashme me to”.Kështu arrijmë tek dy përfundime të qëndrueshme.

E para,se koncepti i “shtetit të madh” shtrembërohet dhe keqpërdoret atëherë kur është fjala për programin politik të shqiptarëve për bashkimin e trojeve të tyre etnike.

E dyta,se politika e bashkimit kombëtar për asnjë komb nuk është quajtur dhe nuk quhet “shtetomadhe”, përveç se për shqiptarët.Ndryshe,si mund të arsyetohet krijimi i dyzet shteteve të reja kombëtare në Evropë,pas shpërbërjës së ish-Bashkikimit Sovjetik;ish-Jugosllavisë dhe ish-Çekosllovakisë.Bashkimin kombëtar të shqiptarëve e konsiderojmë si një të drejtë natyrore të tyre,prandaj edhe kërkesën për bashkimin kombëtar e gjykojmë si një kërkesë të natyrshme dhe aspiratë njerëzore,veçanërisht pas shumë ndryshimeve në hartat gjeografike dhe politike që kanë ndodhur në Ballkan,në Evropë dhe në botë në dhjetëvjetshin e fundit.Prandaj,janë të paqëndrueshme sulmet për një kohë të gjatë dhe nga shumë drejtime në aspiratat dhe të drejtën e shqiptarëve për bashkimin e kombëtar.Në vend të këtyre aspiratave,shqiptarëve u janë sugjeruar koncepte që bien ndesh me aspiratat e tyre,janë nxjerrë dhe rinxjerrë,të thuash,projektet që rekomandonin lloj-lloj “federatash të reja ballkanike”.Qëllimi themelor i këtyre projekteve ishte dhe është luftimi i idesë së bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike.

Nga më shumë argumente që favorizojnë bashkimin kombëtar të shqiptarëve theksojmë,në vend të parë,atë se shqiptarët jetojnë në një rryp të pandërprerë tokësor dhe kudo që janë sot të vendosur,jashtë kufijve administrativë të shtetit shqiptar,në mënyrë të natyrshme,përbëjnë elementet e popullit, d.m.th.,të kombit dhe se,mbi këtë bazë,paraqesin “përmbajtjen kolektive unike historikisht të vendosur dhe të formësuar”.

Një tjetër argument të rëndësishëm paraqet e drejta për vetëvendosje e popullit shqiptar,e cila i takon dyfish.E para,si e drejtë e vetëvendosjes kombëtare.E dyta,si e drejtë e vetëvendosjes së popullatës në territor të individualizuar.

Shqiptarët këtë të drejtë të vetën e mbështesin edhe në bazën shoqërore-ekonomike dhe politike,sikurse edhe në “principialitetin dhe drejtësinë shoqrëore-politike”.Prandaj,nuk qëndrojnë angazhimet për zhdukjen e “kufijve të Shqipërisë Etnike”,veçanërisht jo duke sajuar kufij ndarës shtetërorë midis pjesëve të kombit shqiptar, ndërkohë që,për shembull, sllavomaqedonasit angazhohen për “shtetin kombëtar”, pa qenë komb dhe,shih absurdin tjetër,përpiqen që këtë ta realizojnë “në kurriz të shqiptarëve”.Prandaj,një pyetje pret përgjigjen:pse shqiptarëve që janë komb,t’u mohohet kjo e drejtë?

Edhe me këtë rast shprehim bindjen se Ballkani nuk mund të qetësohet për derisa nuk do të zgjidhet drejtë e përfundimisht çështja kombëtare shqiptare.Kriza politike në Ballkan do të mund të evitohej vetëm atëherë,siç e kemi thënë në moton e librit shqip dhe anglisht “Çështja shqiptare në udhëkryqin e zgjidhjeve paqësore”, Shoqata e Pavarur e Juristëve e Kosovës, Prishtinë,1995,kur secili komb,pra edhe kombi shqiptar,do të merrë hisen e vet.

Akademik Gazmend Zajmi (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,Vepra I),shkruante me plotë të drejtë “se nëse do të hartohej ndonjë projekt i madh mbi stabilitetin afatgjatë në Ballkan,është e sigurt se problemi i zgjidhjes parimore të çështjes shqiptare me kritere objekive etnike dhe demografike,do të zinte një vend qëndror në të”(E.Stavileci)

Zhvilimet në Evropën juglindore dhe shqiptarët

Në këtë kongres janë shtruar tema me interes për popuj,shtete dhe kombe në Evropën Juglindore gjatë shekujve.Diskurset teorike për këto tema janë të vlefshme dhe ato mund të ndihmojnë dhe, shpresoj se do të ndihmojnë, për të ndriçuar përmasat e proceseve dhe zhvillimeve në Evropën Juglindore.Shqyrtimet për çështjen e Kosovës, të tashmën dhe të ardhmen e saj, veçsa i rrumbullakësojnë ato diskurse,duke pasur parasysh faktin se në udhëkryqet historike nëpër të cilat po kalon sot çështja e Kosovës,e vështruar si dimension integral i çështjes së pazgjidhur shqiptare,vetëvetiu nxiten persiatjet mendore për të.

1.Kur bëhet fjalë për Evropën përgjithësisht, komponentë e parë është ajo e papërcaktimit të qartë të saj,prandaj në të ndodhin rritje,zhvillime e ndryshime “që nënkuptojnë një ndryshim sistemi ose strukture me kalimin e kohës”.Pikërisht, Bashkimi Evropian paraqet një shembull “të integrimit ekonomik dhe politik rajonal” dhe kanë të drejtë gjithë ata që shprehen se,si organizatë ndërkombëtare, Bashkimi Evropian, kapërcen “caqet e organeve ndërqeveritare dhe ka elemente të rëndësishme të mbikombësisë”.

2.Organizatorët e kongresit e kanë vënë si temë të parë “të madhe” Evropën Juglindore-një koncept gjeopolitik dhe menjëherë pas saj proceset dhe zhvillimet në të.Konceptet janë,si të thuash,”instrumente për të kuptuar zhvillimet”.Gjeopolitika nënkupton “qasjen ndaj politikës”,që vënë në dukje “përcaktimin që i bëhet politikës”.Gjeopolitika është,në fakt,”shprehje e vazhdimësisë në realizimin politik”.Mirëpo,nëse të përkufizosh dukurinë do të thotë të shpjegosh ç’do të thotë vetë fjala dhe se me këtë problemi është zgjidhur,është pikëpamje e gabueshme,sepse përkufizimi i dukurisë është një problem shumë më kompleks,sepse “midis fjalës dhe asaj që tregon ajo,midis emrit dhe objektit,largësia është e madhe”.Prandaj,një sërë studimesh në fushën e politikës dhe të teorisë politike janë përqëndruar në Evropën Juglindore.

3.Edhe pse është më “e parapëlqyeshme”që më shumë të flasim për të ardhmën, se sa për të kaluarën,ia vlen që “t’i kthehemi” historisë politike të çështjes së Kosovës për ta vënë atë në shërbim të ndriçimit të së tashmës dhe të parashikimit të së ardhmës së saj.Në histori janë përgjithësisht të njohura lakmitë e shteteve fqinje ballkanike për t’u zmadhuar në dëm të trojeve shqiptare dhe gjithashtu janë përgjithësisht të njohura programet e tyre që mohonin ekzistencën e kombit shqiptar.Vështruar nga ky kënd,çdo analizë serioze e çështjes së Kosovës do të ishte e mangët pa shqyrtimin paraprak historik të vetë problemit të Kosovës.E theksojmë këtë fakt veçanërisht për shkak se historia politike asnjëherë nuk u doli zot shqiptarëve dhe qenies kombëtare të tërësishme të tyre.Historia politike e shqiptarëve është,në fakt,histori e ndrydhjes së qenies kombëtare të tyre.Kështu është edhe me Kosovën,si pjesë e copëzuar e çështjes shqiptare.Çështja e Kosovës si njëri,në mos edhe përbërësi kryesor i çështjes së pazgjidhur shqiptare,nuk ekziston prej sot.Çështja e Kosovës u sajua me copëtimin e trungut etnik shqiptar dhe të trojeve të shumicës së tij në Ballkan.

4.Prej atëherë,çështja e Kosovës lidhet me boshtin themelor “të aspirimit të popullit shqiptar të Kosovës që të jetë vetë zot i fatit të tij politik”.Zhbërja e ish-Jugosllavisë i dha “një impuls të ri të fuqishëm në kontekst të ri gjeopolitik” çështjes së Kosovës në Evropën Juglindore dhe më gjerë.Në të vërtetë,dekompozimi i ish-Jugosllavisë e shtroi “në një dritë tjetër institucionale, politike dhe ndërkombëtare” çështjen e Kosovës dhe të ardhmën e saj dhe i dha asaj përmasa ballkanike dhe evropiane.

5.Çështja e Kosovës është sot shumë e rëndësishme për zgjidhjen e udhëve të paqes dhe të bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe më gjerë.”Së fundi”,siç shprehet akademik Gazmend Zajmi,Vepra 1,Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,Prishtinë,1997,faqe 59,”për të kuptuar rëndësinë e çështjes së Kosovës si sot,si nesër,duhet kuptuar tërë rëndësia e raporteve ndërmjet kombit serb dhe kombit shqiptar në Ballkan,si dy ndër kombet e mëdha në relacione ballkanike,me peshë jo më të vogël se raportet e popujve të tjerë në Ballkan për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në këtë pjesë të Evropës Juglindore”.

6.Karakteri etnik,historik,politik dhe ndërkombëtar i Kosovës sot e profilizon pozitën e saj politiko-shtetërore nesër.Çështja e Kosovës paraqet,në thelb,çështje të vetëvendosjes.Ajo,në fakt,është,një e drejtë natyrore dhe historike e popullit shumicë të Kosovës e cila duhet respektuar jo vetëm “mbi bazën etnike”,por edhe mbi bazën “e çdo rezoni demokratik”,si e drejtë “e prononcuar edhe në shkallë të së drejtës pozitive ndërkombëtare”.

7.Qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës që i referohen historisë janë të pathemelta,qoftë në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit,qoftë në aspektin e të vërtetës materiale historike,meqë Kosova,me gjithë pohimet me karakter të tillë,nuk është as “djep i popullit serb”,as “djep i shtetit serb”.(Me gjerësisht shih:Dr.Gazmend Zajmi,Dimensions of the question of Kosova in the Balkans,Academy of Sciences and Arts of Kosova,Kosova Information Center, Prishtina,1994).

8.Dosja e ish-Jugosllavisë nuk mund të quhet “e mbyllur”pa valorizimin e drejtë dhe të plotë ndërkombëtar të trungut etnik të Kosovës dhe vullnetit politik të popullit të saj.Ekzistimi i Shqipërisë,si shtet shqiptar,nuk mund të qëndrojë si pengesë për statusin shtet të Kosovës.E vërteta flet për të qenët shtet i të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Kosovë. Përndryshe, ekzistimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan përpara do të paraqitej si hendikep se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Ballkan,duke pasur parasysh aspiratat shekullore të tij për të jetuar në një shtet të vetëm.

9.Evropës Juglindore i duhen vizione më të thelluara dhe më largpamëse për të siguruar paqen stabile dhe bashkëpunimin midis popujve në të.Zhvillimi humanist i Evropës Juglindore “do të ngelte i gjymtë” pa humanitetin ndëretnik.Ky fakt do të duhej të përbënte komponentën themeltare në vrojtimet për të ardhmën e Kosovës në të.Jo duke “e mveshur”Kosovën me “mantelin e përbashkët” dhe duke e anëtarësuar “pa emër”në mekanizmat evropiane,por duke i krijuar mundësitë e funksionalizimit të shtetit.

10.Një gjë është shumë e dukshme:mungesa e statusit në Kosovë lë të bllokuara shumë procese zhvillimore dhe “e mban peng Kosovën”.Në Kosovën pa status të përkufizuar,vazhdojnë të bllokohen proceset e tranzicionit,si ato ekonomike, ashtu edhe ato politike;vonohet procesi i privatizimit;vonohet vendosja e parimeve të ekonomisë së tregut;vonohet përkufizimi i qartë i pronësisë; mbahen të kufizuara kompetencat e institucioneve të përkohshme të qeverisjes;mungojnë ligjet që do të funksionalizonin shtetbërjen;pamundësohet integrimi rajonal, kombëtar e ndërkombëtar i Kosovës dhe përgjithësisht Kosova nuk mund të rrumbullakësojë as sistemin ekonomik dhe as atë politik.

11.Gjendja dhe pozita e tashme e Kosovës nuk mund të ngelë dhe të qëndrojë gjatë si e tillë.

12.Kosova trashëgon shumë probleme të një shoqërie postaparteidit,me shumë probleme të tjera nga administrimi mbi pesëvjeçar i UNMIK-ut.Kosovës i mungojnë politikat e zhvillimit dhe,për pasojë,ritmi i jetës ekonomike është shumë i ngadalshëm,ka mungesë të operacionalizimit të politikave.

13.Kosova përballet me kufizime të cilat e vështirësojnë qeverisjen institutucionale.Qytetarët e Kosovës nuk janë as shtetas dhe as qytetarë në kuptimin demokratik të fjalës,për shkak se ata “votojnë për institucione që të drejtën dhe arsyen e ekzistencës së tyre e derivojnë jo nga ato,por nga një autoritet tjetër”.

14.Nëse i kërkojmë jo vetëm shkaktarët e gjendjes,por edhe instrumentët për të përballuar atë,atëherë nuk do të mund të mos theksonim nevojën për ngritjen e cilësisë së qeverisjes,po sikurse edhe të jetesës së përgjithshme;për kultivimin e partneritetit funksional midis UNMIK-ut, në cilësinë e vëzhguesit, dhe të institucioneve vendëse me kapacitete vendimmarrëse;për ndërtimin e mëtejshëm dhe kompletimin e institucioneve demokratike që nuk do të mund të bëheshin pa bartjen e kompetencave të rezervuara të UNMIK-ut në këto institucione;për të kaluar përgjegjësitë në institucionet vendëse për të qeverisur Kosovën;për të siguruar dhe garantuar sigurinë administrative të Kosovës dhe shtrirjen e kompetencave të institucioneve vendëse në tërë territorin e Kosovës; për hapjen e institucioneve, ndërkombëtare dhe vendëse, për qytetarët e Kosovës,në emër të të cilëve dhe për të cilët, veprojnë ato;për të qartësuar synimin e standardeve për Kosovën dhe për t’i ndërlidhur ato me nevojën e funksionalizimit të një shteti sipas kritereve të përparuara evroperëndimore,që nga ndërtimi i institucioneve demokratike, përfaqësimi dhe gjithëpërfshirja e tyre,sundimi i ligjit e deri tek marrëdhëniet e mira fqinjësore.

15.Kosova dhe çështja e saj “prekin një fushë etnike shumë më të gjëra se sa vetë territori i Kosovës dhe popullsia e saj,ndonëse si madhësia e territorit,si madhësia e popullsisë së saj,nuk janë aspak vlera të papërfillshme në krahasim me mjaft shtete në Evropë”.

Vrojtimet përfundimtare

Mbështetur në një mozaik të gjerë argumentesh reale etnike, historike,gjeopolitike,politiko-kushtetuese dhe politiko-ndërkombëtare, Kosova si rajon dhe si entitet gjeografik, demografik dhe politik,me tiparet e saja etnike,me tiparet themelore rrethore të saj,është një nga nyjat ndëretnike në kuadër të Ballkanit;një nga nyjat gjithnjë më të rëndësishme interetnike në Evropën Juglindore dhe me gjerë,zgjidhja e drejtë dhe e plotë e së cilës që nënkupton shtetin e pavarur,në kuadër të realiteteve të kohës,konfliktet dhe tensionet ndëretnike do t’ia lënte së kaluarës e historisë,ndërsa humanizmin,miqësinë dhe respektin midis popujve do t’ia falte së ardhmës.(E.STAVILECI)

Diplomacia shqiptare duhet të kalojë në ofensivë

Është papërgjegjësi të mos bësh atë që duhet të bësh në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur- Detyra të mëdha dhe me përgjegjësi shtrohen sot për diplomacinë shqiptare.Po qe se ajo deri më dje “ka heshtur” pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të Shqipërisë,këtë nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë edhe sot.Diplomacia shqiptare do të duhej, në mënyrë aktive, “të përkujdesej” për fatet e shqiptarëve të shkëputur “nga trungu kombëtar”.

Ajo do të duhej që,më në fund,të kuptojë “se nuk ka fqinjësi të mirë në Ballkan”,por të kundërtën,ajo do të duhej të ruhej dhe të mbrohej prej kurtheve të vendeve fqinje. Siç është e njohur,në ecjen kombëtare,nëpër udhët e historisë,shqiptarët padrejtësisht “u ndanë”në disa shtete dhe “u vendosën”nën sundimin e të huajve.Madje, ata u bënë “pakicë kombëtare”në trojet e veta etnike.Në këtë mënyrë,duke “iu falenderuar” vendimeve të kancelarive evropiane”, shqiptarët u bënë “qiraxhinj në shtëpitë e veta”. Ata,edhe sot e kësaj dite,janë me status i cili “u është imponuar”dhe,të cilin ata,”padashtas e kanë miratuar”.

Lufta në Kosovë,e cila pati për pasojë vendosjen e saj nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar, konflikti në Kosovën Lindore i cili arriti “të ndërkombëtarizojë ” pozitën denigruese të shqiptarëve në tri komunat Preshevë,Bujanoc e Medvegjë dhe lufta në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,e cila “nxjerri në sipërfaqe”qëndrimin armiqësor të maqedonasve ndaj shqiptarëve etnikë,veçsa “rrumbullakuan” përshtypjen se Evropa “nuk ishte e gatshme të ndërmerrte asgjë për shqiptarët”, përderisa vetë ata nuk “do ta bënin këtë”.Shqiptarët,të cilët për një kohë të gjatë “ia dinin rendin heshtjes”,sikur “e mësuan rendin e fjalës”.Ky aprim do të duhej të ndiqej edhe nga diplomacia shqiptare.Me luftën në Kosovë,në Kosovën Lindore dhe në Ish/Republikën Jugosllave të Maqedonisë,shqiptarët,më në fund,sikundër “u ndërgjegjësuan” për ndërlikueshmërinë e proceseve politike që ndodhen me ta dhe për rreth tyre;për ndërlikueshmërinë e shkaqeve që sollën atë gjendje në të cilën ata u ndodhën dhe për ndërlikueshmërinë e masave që u deshtën të ndërmarrin për ta përballuar atë gjendje dhe, përgjithësisht, për ta mbrojtur substancën kombëtare të tyre. Për nevojën veprimit sa më të bashkërenditur Kohëve të fundit,me të drejtë, flitet për nevojën e veprimit sa më të bashkërenditur të faktorit shqiptar,me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejt të tij në “rrjedhat e kohës”.Ajo që do të duhej të ndërmerrnin shqiptarët “në ecje me kohën”do të duhej të ishin veprimet racionale të tyre.Në kuadër të këtyre veprimeve,unë shoh me shumë interes “vendosjen e rregullave të komunikimit të ndërsjellë të tyre në trojet etnike shqiptare”.Prej shqiptarëve kërkohet që të vendosin raporte të reja të komunikimit ndërmjet tyre,në mënyrë që “të paraqitën me një zë të artikuluar”kur është në pyetje çështja e Kosovës dhe çështja kombëtare në përgjithësi.Shqiptarët deri më dje kanë jetuar si “botë të ndara”.Vështirësitë në raportet e deridjeshme të ndërvetshme të shqiptarëve nuk mund të përballohen pa ndërtimin e modeleve të reja të veprimeve të përbashkëta në rrafshin kombëtar.Preokupim themelor i subjektit politik shqiptar është dhe do të duhej të ishte ndryshimi, në më të favorshme , i pozitës së shqiptarëve.Kjo kohë do të duhej të shfrytëzohej pikërisht si nxitje për ndërmarrje të veprimeve të përbashkëta. Përgjithësisht është kohë e vetëdijësimit për t’i vënë interesat kombëtare mbi çfarëdo interesash të tjera.Shqiptarët po kalojnë sot në njëren prej periudhave të tyre më të rëndësishme,por dhe më dramatike të historisë së vet më të re si popull dhe si komb.Vetë gjendja në të cilën ndodhet populli dhe kombi shqiptar,shtron domosdoshmërinë e marrëveshjes së subjektit shqiptar “për ta drejtuar timonin” drejt objektivave kombëtare.Asnjë forcë politike nuk duhet të jetojë në iluzione se ka bërë gjithë atë që është pritur prej saj ose se ajo që ka bërë është e tërë e kryer dhe e përkryer. Populli dhe kombi shqiptar,në të kaluarën e vet të hidhur,”është ngopur”me “deklarata”dhe “zotime” Ai sot pret vetëm realizime.Koha nëpër të cilën po ecin shqiptarët sot, nuk duhet të lënë indiferentë asnjë prej forcave politike,në mënyrë të veçantë diplomacinë shqiptare.

Problemi është se si shqiptarët mund “të ecin bashkë”të ndarë.Çështja shqiptare ende nuk shtrohet si një dhe e bashkuar dhe ky është boshti i problemit me shqiptarët sot.Epilogu dihet:çështja shqiptare jo vetëm që nuk është zgjidhur si tërësi,por as në pjesët e copëzuara të saj. Shqiptarët ende “nuk kanë krijuar një strumbullar rreth të cilit do të silleshin”.Kur hedhin hapin,nuk fikësojnë qëllimin e madh,prandaj “bëjnë gabime në hapa”.Kosova duhet të ruhet prej “gabimeve në hapa”.Përcaktimet e pjesshme mund ta dëmtojnë tërësinë e çështjes. Pastaj,as “vrapi nuk mund të ndihmojë”,sepse ”ç’vlerë do të ketë vrapi,nëse jeni në rrugë të gabuar?”.Në kohën kur çështja e Kosovës përballet ende me sfida për të ardhmen e saj,ndihet nevoja për një konsensus brendashqiptar për të dalë si një komb politikisht i konsoliduar.Njeriu mund t’i rezistojë pothuaj gjithçkaje kur është i bashkuar.Me të drejtë thuhet se “I vetmi njeri që mund të ndryshojë mendjen,është ai që ka një mendje”.Ka edhe një mendim tjetër që e plotëson të parin:”Nuk kanë fajë sytë kur mendja nuk shikon”.E ardhmja e Kosovës duhet të korrespondojë me të ardhmen e shqiptarëve E ardhmja e shqiptarëve duhet të zhvillohet në dy drejtime kryesore.E para,në integrimin e plotë të kombit shqiptar në qytetërimin perëndimor.E dyta,në zhvillimin e mëtejshëm të entitetit dhe identitetit etnopolitik të tij drejt bashkimit kombëtar.Përderisa popujt fqinj kanë zhvilluar propagandë shumëvjeçare kundërshqiptare, shqiptarët përgjithësisht,ndërsa diplomacia shqiptare veçanërisht,nuk i kanë dalë zot çështjes së vet.Kanë vazhduar “të ecin vetëm”,edhe pse u është kërcënuar rreziku se do ta humbasim rrugën.Duke vepruar kështu,bashkësia ndërkombëtare ka mbajtur një gjykim shpërfillës ndaj tyre : nuk i ka përfillur si një njësi kombëtare, historike, gjeografike,ekonomike e kulturore dhe këtë shqiptarët edhe vetë e kanë miratuar,duke heshtur në kohën kur duhej të flisnin.

Është kohë e fundit që shqiptarët të “mësojnë” rendin e fjalës.Në një fjali të urtë thuhet se “Ujërave që nuk ecin dhe njerëzve që nuk flasin nuk mund t’iu besohet”.
Në mungesë të Ministrisë së Jashtme dhe të zyrave të Kosovës nëpër botë,institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj dhe gjithë ata që mund të ndihmojnë Kosovën duhet “të sillen më shumë rreth botës”,në kohën kur bota “po sillet rreth Kosovës”.Do të ishte shumë i gabuar gjykimi se sikur “gjithçka ka përfunduar me Kosovën”,në kohën kur posa është hapur “dosja e saj”.Komunikimi me qendrat e vendosjes,takimi me diplomatë me ndikim dhe avokimi për pavarësinë e Kosovës janë sot prioritete të gjithë diplomacisë shqiptare.Çdo neglizhim i saj i çështjes së Kosovës mund të prodhojë pasoja të pariparueshme jo vetëm për Kosovën,por për gjithë çështjen shqiptare.
Është papërgjegjësi të mos bësh atë që duhesh të bësh në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. ( Esat Stavileci )

Historia e shqiptarëve dhe shtrembërimi i saj nga historiografia e vendeve fqinje


Akademik Prof.Dr.Esat Stavileci

Ndonëse debati në këtë tryezë shkencorer është fokusuar në ‘Trajtimin e Perandorisë Osmane dhe raportet turko-shqiptare në tekstet e historisë’, ai dhe do të mundë të zgjerohej, për shkak se përveç Turqisë, janë dëgjuar edhe zëra grekë, madje dhe serbë, për ‘rishikimin’ e librave shqiptarë të historisë në Shqipëri, madje dhe për ‘ndryshimin’ e përmbajtjeve të tyre.



Në Kosovë e tëra ishte nisur me vizitën e ministrit turk të arsimit i cili kërkoi që të fshihen nga librat shqiptarë të historisë shprehjet negative në lidhje me osmanët dhe turqit, ndërkohë që në mediet greke kishin filluar kritikat e teksteve shkollore që përdorën në Shqipëri. U zunë në gojë Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe teksti shkollor i Gjeografisë. Fushata ndaj teksteve shqiptare të historisë nuk u mbyll me këtë. Kohëve të fundit, edhe Serbia, nëpërmjet të ambasadorit të vet në Tiranë, kërkoi ndryshimin e teksteve të historisë së Shqipërisë. Sipas medieve shqiptare, ambasadori serb në Tiranë, gjatë një vizite që i kishte bërë Komunës së Libofshës, në Rrethin e Fierit, në të cilën ka një vjet që punon një shkollë me mësim në gjuhën serbe, pati deklaruar, citoj:’ Në disa tekste mësimore nuk trajtohen në mënyrë objektive as jeta dhe as historia e popujve që jetojnë afër me Shqipërinë’(mbyllet citati).Me atë rast ai kishte përmendur edhe ekzistimin e minoritetit serb në Shqipëri. Në Shqipëri u dëgjuan ca zëra kundër, si ai i historianit Beqir Meta i cili pohon se ata që pretendojnë se janë serbë, në të vërtetë ‘janë shqiptarë të Kosovës’. ‘Zona e Sanxhakut ka qenë pjesë e vilajeteve shqiptare, por pas Kongresit të Berlinit ajo u mor nga Serbia dhe në pastrimin etnik të kësaj të fundit, si thohë Beqir Meta, ‘një pjesë e popullsisë së përndjekur atje zhvendosen drejt Shqipërisë’.Sipas tij, ‘nuk ka asnjë gjurmë që ata janë serbë’. Vlen për të përmendur se Beqir Meta i bëri apel Qeverisë shqiptare ‘për mosnohjen e kësaj popullsie të pretendaur si pakicë serbe’.

E mbështes tezën se kërkesa për ndryshimin e historisë përbën një pretendim politik. Nuk kanë se si të kualifikohen ndryshe kërkesat turke, greke dhe, në kohë të fundit, dhe ato serbe, për ndryshime në tekstet e historisë.

Sado që mund të krijohet përshtypja se ky diskutim mundë të rrëshqasë nga tema bosht e kësaj tryeze ai, në të vërtetë, pretendon ta plotësojë atë me këndëvështrime të tjera që temën e bëjnë më komplekse për trajtim shkencor.

Në vend se ne shqiptarët të kërkojmë që të menjanohen shtrembëbrimet që i janë bërë dhe që vazhdojnë t’i bëhen historisë sonë kombëtare nga historiografia e vendeve fqinje, prej nesh po kërkohet që të ‘rishikojmë’, madje edhe të ‘ndryshojmë historinë’ qoftë që ‘të fshijmë nga librat tona të historisë shprehjet negative në lidhje me osmanët dhe turqit’, qoftë që ‘të trajtojmë në mënyrë më objektive jetën dhe historinë e popujve që jetojnë afër me Shqipërinë’.

Historia e shqiptarëve në historiografinë e vendeve fqinje

Historia kombëtare shqiptare asnjëherë nuk është prezantuar realisht dhe objektivisht në historiografinë e vendeve fqinje.Historiografia serbe, po sikurse dhe ajo maqedonase, për shembull, historinë e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni nuk e kanë kundruar dhe nuk e kundrojnë si pjesë e historisë së tërësishme të shqiptarëve. Historiografia serbe dhe ajo maqedonase përherë historinë e popullit shqiptar e kanë trajtuar ‘të shkëputur dhe të përndarë në kuadër të shteteve që kanë sunduar në trojet shqiptare dhe në kuadër të marrëdhënieve të shqiptarëve me sllavët e jugut’.
Populli serb, po sikurse ai maqedonas, e kanë ushqyer me dekada urrejtjen ndaj shqipatrëve dhe kurrsesi nuk po mund të lirohen, as kësaj dite, nga ai kurs.

Edhe pse përherë kishin ndodhur përpjekjet për të njollosur të kaluarën e shqiptarëve, madje për të mosnjohur prejardhjen dhe etnogjenezën e tyre, shqiptarët nuk kishin reaguar në mënyrë të duhur dhe kështu kishte ndodhur që të merrnin shumë përgjigje me heshtjen e tyre.

Provokimet ndaj shqiptarëve nuk janë ndalur nga ‘fqinjët e tyre të parë’, me të cilët u rekomandohet të ‘ruajnë miqësinë e vjetër’ ose ‘të lidhin miqësi të re’.

Pyetja që po shtroj është se si mund të ruhet ‘miqësia e vjetër’ ose ‘të lidhet miqësia e re’ me popuj që historikisht të urrejnë dhe këtë e shprehin në tekstet e tyre të historisë, ndërkohë që prej shqiptaërve kërkojnë ndryshime në tekstet e historisë? Besoj se kjo tryezë shkencore do t’i përgjigjet një numri të pyetjeve lidhur me raportet turko-shqiptare dhe trajtimin e Perandorisë Osmane në tekstet e historisë. Mbetet detyrë e shkencës së historisë dhe jo vetëm e saj, ndriçimi i raporteve serbo-shqiptare dhe maqedonaso- shqiptare për të nxjerrë përfundime të vërteta mbi argumente dhe fakte të vërteta shkencore mbi shqiptarët, prejardhjen dhe etnogjenezën e tyre. Në disa botime të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Akademisë Maqedonase të Shkencave, është shtrembëruar historia e shqiptarëve.

Posesivizmi serb ndaj Kosovës pa bazë tnike

Akademia Serbe e Shkencave vazhdon ta trajtojë Kosoëvn si ‘tokë serbe’. Posesivizmi serb ndaj Kosovës nuk përkon me raportin interetnik shqiptaro-serb. Prandaj dhe përpjekjet për ‘ta përthekuar’ një pjesë të territorit të Kosovës si ‘territor të Serbiaë’ nuk kanë mbështetje në të drejtën historike. Qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës, që i referohen historisë, siç e thoshte me të drejtë akademik Gazmend Zajmi, janë dyfish të pathemelta. Së pari, janë të pathemelta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, dhe, së dyti, janë të pathemelta edhe në aspektin e të vërtetës materiale historike. Gjithnjë sipas tij, autoktonia e shqiptarëve në Kosovë ‘nuk është fakt primar që pohimin posesiv mbi Kosovën si tokë serbe e bën të pabazë, porn ë rradhë të parë këtë pohim e bën të pabazë realiteti etnik nacional i Kosoëvs me shumicë demografike të popullit shqiptar në Kosovë’.

Një gjë që mund të thuhet me plot gojën është se me serbët dhe me maqedonasit në këtë fushë asgjë nuk ndodh rastësisht, por është mirë e përgatitur, e porositur nga politika dhe e mbështetur nga shteti. Edhe kërkesa turke për ‘rishikimin’ apo ‘ndryshimin’ e historisë, nuk na duket e papërgatitur, e paporositur nga politika dhe e pambështetur nga shteti.
Vërejtje: një vështrim më i plotë do të bëhet me rastin e botimit të përmbledhjes së shkrimeve nga tryeza shkencore.

(Esat Stavileci u lind në Gjakovë, më 11 korrik 1942.Në vendlindje, kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,ndërsa në Prishtinë,kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku dhe u zgjodh për asistent (1965).Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Juridik të Zagrebit,ndërsa Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimore në Francë, Itali,Holandë dhe Venezuelë.Doktor i shkencave juridike u promovua në Fakultetin Juridik të Sarajevës(1974).Ushtroi funksione të rëndësishme shoqërore-politike, brenda dhe jashtë Fakultetit Juridik.Ishte zevëndësdekan i Fakultetit Juridik,drejtor i Entit për Hulumtime Juridike të Fakultetit Juridik,kryeredaktor i revistës shkencore “Përparimi”,kryeredaktor i revistës shkencore”E Drejta-Pravo”, shef i Katedrës së Shkencave Politike – Administrative,kryetar i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, etj.Është profesor ordinar i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ka ligjeruar në Fakultetin Juridik të Tetovës dhe në Fakultetin e Administratës Publike të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Departamentin e Shkencave Sociale të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndërsa ka  ligjeruar edhe  në universitetet e Tiranës,Jenës dhe të Sofjes.Ishte i angazhuar edhe në Universitetin Amerikan, në Blagoevgrad të Bullgarisë.Ka kryer specializime në disa nga qendrat më të njohura universitare të botës.Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është laureat i Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës,për kontributin e tij në shkencë(1978).Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.Eshtë autor i shumë artikujve,studimeve dhe monografive. Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të dijes,veçanërisht në fushën juridike-kushtetuese,në fushën e sistemeve politike krahasimore,në fushën e administratës publike dhe të qeverisjes vendore,në fushën e gjuhës dhe të çështjes kombëtare,në fushën e metodologjisë të shkencave shoqërore dhe juridike dhe në fushën e terminologjisë juridike. Ka botuar 34 libra autorialë dhe 5 libra si bashkëautor.)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...