2015-04-25

Ushtarët shqiptarë të vrarë në ish ushtrinë jugosllave(APJ-JNA)



1. Asllan Ukë Gashi, lindur në Suharekë më 17. 09. 1969. Rekruat në APJ më 12 shkrut 1980, në VP nr. 1266/20, Vipavë, Slloveni. Transfer më 3 korrik 1980 në VP nr. 2950, në Snezhanë. U vra më 9. 11. 1981. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

2. Agron Haxhi Ferizi, u lind më 1957 në Deçan. U mobilizua në Ushtrinë Jugosllave më 6 janar 1984 në Novi Sad. Më vonë e transferojnë në Baçka Topollë, ku vritet më 25 gusht 1984. Arsyetimi: Ka bërë vetvrasje!

3. Aziz Sadik Kelmendi u lind më 15 janar 1967 në Kraçicë të Lipjanit. Më 1986 mobilizohet në ushtrinë Jugosllave në Leskovc të Serbisë. Emri i Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e Masakres së Paraqinit të bërë nga sigurimi Jugosllav, në shenjë të krijimtit të urrejtjes mes popujve të federates Jugosllva kundër popullit shqiptar. Për Azizin u tha se ditën e fundit të lirimit nga armata kishte vrarë dhe plagosur disa ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Megjithëse dhoma ishte plotë nuk doli asnjë dëshmitarë, prandaj u akuzua Azizi dhe u vra pas shpine në të njëjtën ditë më 3 shtartor 1987 jashtë kazerme.

4. Abedin Sahit Krasniqi, u lind në Bardh të madh të Fushë Kosovës më 1970. Më 15 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Manastir të Maqedonisë. Më 14 shtator 1991 e dërgojnë në VP 13-18/6 në Knin të Kroacisë. Abedinin edërgojnë në loogoret e luftës, por pasi ai nuk ishte i sigurtë që të dërgohej në fronte sepse nuk pranonte të shkonte u vra nga Radolub Danoviç, i biri i komandantit të të garnizonit të Shkupit Aleksandër Danoviç, më 11 .02. 1992. Në shtëpi ju thane se është vrarë në frontin e luftës kroate.

5. Agim Salih Gllareva u lind më 7 korrik 1971 në Vërbovc të Glogovcit. Në Armaten Jugosllave shkon më 1990 në Kërçovë të Maqedonisë. Prej këtu e transferojnë në Dvor na Uni të Kroacisë. Aty vritet më 14 tetor 1991. Nuk ka shënime. U vra në luftë.

6. Besim Xhemë Bajraktari u lind më 1958 në Junik të Deçanit. Më 1980 mobilizohet në Kazermen e Bihaçit (Bosnje e Hercegovinë). Më 5 gusht 1981 pranë Aeroportit të Ri të Banjallukës e vrasin eprorët e tij. Familjes së tij iu tha se ishte vrarë në një aksident komunikacioni, por pas hapjes së arkivolit u pa se trupi i tij ishte i mbushur me plimba automatiku.

7. Fadil Selim Berdynaj lindi më 1973 në Radavc të Pejës. Më 7 maj 1985 mobilizohet në Armaten Jugosllave në prilep të Maqedonisë. Më 23 qershor 1985. Nga presioni psiqik e fizik, thuhej se Fadili beri vetvrasje, por fjala ishte për një vrasje medhunë, sepse nuk kishte shenja të tjera.
8. Jetullah Haxhi Desku u lind më 15. 05. 1970 në Siçevë të Klinës. Më 18 mars 1990 mobilizohet në ushtrinë jugosllave VP 5920/12D të Suboticës (Vojvodinë). Pas dy muajve vritet në Kazermen “14 vojvigjanska divizija”, më 18 maj 1990.

9. Nazmi Abdullah Muja lindi më 25 maj 1962 në Gradicë të Gllogovcit. Në Armaten Jugosllave shkoi në shtator 1981, në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/15. Më 25 maj 1982 oficerët e KOS-it e hodhën nga kati i tretë dhe thane se bëri vetvrasje. Vrasës të tij ishin officerët: Kapiteni Ante Allajbeg (VP 73-94 Mostar), nënkolonel Simeon Tumanoviç (VP 3945 Sarajevë), dhe nënkolonel Aleksandër Vasilieviç (VP 945 Sarajevë).

10. Raif Adem Isufi u lind më 5 maj 1960 në Kotorr të Skënderajt. Në tetor të vitit 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Bileçe të Bosnje Hercegovinës. U aktivizua komandant reparti në Bohinjsko Bello të Sllovenisë. Më 5. 12. 1987 në ora 22 e njoftojnë se gjoja ushtarët shqiptar në Kazermen e Bohinjsko Bello po rrahen me ushtarët tjerë. Raifi gjendej në kazermen e Bledit. E urdhërojnë të shkoj atje por veturë nuk i japin. Niset këmbë me dy shokë të tjerë. Rrugës e sulmojnë me një xhip ushtarak dhe e mbysin ndërsa plagosin rend një ushtar tjetër nga Koshutova e Mitrovicës mbetet invalid i përjetshëm dhe me plagë më të lehta ushtari nga  Presheva.

11. Shaban Sadik Prushi u lind më 1961 në Prush të Gjakovës. Në ushtrinë jugosllave u mobilizua në postkomandën e Garnizonit të banjallukës, VP 6372/3. Në vitin 1981 u soll i masakruar nga ushtria dhe u varros pa dhënë asnjë informat për familjen.

12. Osman hajdar Ismajli lindi më 20 gusht 1968 në Gërbavc të Medvegjës. Në armatën Jugosllave në kazermen “Marshali Tito” në Titograd të Malit të Zi. Më 8 korrik 1988 u gjet i masakruar në lumin Moraça. U tha se kishte bër vetvrasje!

13. Setar Mustafë Ramadani u lind më 1972 në Osek Hilë të Gjakovës. Më 1991 u mobilizua në Armatën Jugosllave, të cilin e dërguan në frontin e luftës serbo-kroate. Nga mbrapashpina u vra më 1 shtator 1991 në Trebinje të Krtoacisë, “sepse nuk kishte zbatuar urdhërat serbe!”

14. Yzeir Rrustem Sadiku u lind në fshatin Rahovicë të Preshevës më 25 janar 1957. Në vitin 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, garnizoni “Lora” të Splitit. Më 12 prill 1982, sipas një informate të tërthortë të oficerit Franjo Tot, ofeiceri i lartë i shërbimit ushtarak Frane Dobravqiç e ka thirrur Izeirin në raport dhe e ka hedhur nga kati i tretë, ku ka pësuar lëndime për vdekje.

15. Haki Rexhep Shatri, u lind më 9.07.1958 në Tomoc të Istogut. Më 2 shkurt 1985 mobilizohet në Armatën Jugosllave. Ishte stomatolog në VP 2667/9 të Novi Sadit. Pastaj e transferojnë në Garnizonin Ushatrak të Sarajevës. Ditën e fundit të shërbimit e vrasin në pabesi. U tha se bëri vetvrasje në gjendje të rend nervore!

16. Hamit Jahë Haxhiu u lind më 1. 5. 1957 në Batushë të Gjakovës. Ishte kapiten i klasit të pare në Garnizonin e Nishit. Më 1 .2. 1990 një ekspeditë tankiste nga Nishi pa pjesmarrjen e Hamitit ishte hyrë në Podujevë dhe kishte vrarë një qytetar para shtëpisë (Fadil Tallën). Në shenjë aktiviteti për të mbuluar reagimin e mëvonshëm të Hamitit, ate e helmojnë dhe vdes më 22 qershor 1990.

17. Ejup Fejzë Sahiti u lind më 2.2. 1961 në Papaz të Ferizait. Më 1984 mobilizohet në shërbimin ushtarak në Valevë të Serbisë VP 2666. Disa ditë pa mbaruar ushtrinë, me të marrë rrobet civile vritet. Nuk kishte asnjë shpjegim nga ushtria. Edhe gjyqi ushtarak u mbajt por nuk u dhanë informacione për familjen.

18. Rasim Ramadan Zeka lindi më 1.5.1961 në Metërgofc të Podujevës. Më 4 nëntor 1981 mobilizohet në Garnizonin e Komandës Ushtarake të Sinjit (Kroaci), në VP 2427/12. Më pare familja kishte informata se ai po torturohej nga sigurimi ushtarak dhe shkojnë ta vizitojnë por nuk u lejohet. Nënatën në mes të 6 dhe 7 prillit 1982 ushtarakët Kapiteni Filipoviç, koloneli Zdravko Barac, majori Janko Janko Milobratiq dhe kapiteni Ivan Kovaqeviç e varen në kabllon e rrymës në kuzhinën e kazermës.

19. Xhavit Alush Berisha u lind më 16. 11. 1967 në Prugovc të Prishtinës. Më 17 shtator 1989 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Sombor të Kroacisë, VP 3065/4-3. Vetëm dy muaj më vonë e dërgojnë në klinikën ushtarake të Beoradit. Më 12.12.1989 vdes dhe dërgohet pa asnjë shënim për varrim. U helmua.

20. Sami Daut Shabani u lind më 21..1961 në Zaskok të Ferizajit. Në maj të vitit 1985 shkon ushtar në Kazermen ushtarake të Koprivnicës (Kroaci), VP 3790/42. Më 9 janar 1986 vritet pas shpine. U varros pa asnjë dëshmi dhe nënmbikqyrje ushtarake.

21. Ismet Muharrem Bojku lindi më 3 prill 1962 në Gjakovë. Jetonte në Deçan. Më 8 tetor 1981 e dërgojnë urgjentisht në shërbim në Garnizonin Ushatarak të Shtipit VP 444/4 VE-1, në Maqedoni. Më 19 shtator 1982 është helmuar nga komandanti Zvonimir Kostiq dhe me të ardhur në shtëpi vërejti pasojat e helmimit. Komanda ushtrake nuk pranoi rishikimin as Spitali i Shkupit. Vdiq në përjekje për të jetuar më 7 tetor 1982 në spitalin e Pejës.

22. Sami Ali Gashi u lind më 1961 në Prishtinë. Në Armaten Jugollave është mobilizuar në shtator 1980, Garnizonin e Kikindes (Vojvodinë), e pastaj është transferuar në garnizonin Ushtarak të Vërshacit (Vojvodinë). Pas disa ditë bisedash në sigurimin ushtarak më 8 gusht 1981 vritet duke marrë një breshëri plumbash në gjoks.

23. Ali Nazif Sahiti lindi më 1971 në Komogllavë të Ferizait. Më 15 mars 1991 është mobilizuar në armatën jugosllave në Garnizonin e Shtipit(Maqedoni) VP 6381/3 ndërsa më 22 mars 1991 në VP 6381/22. Më 14 shtator 1991 e transferojnë në frontet e luftës në Sllunj të Kroacisë VP 7260/5. Ali e ndiente rrezikun nga Brenda më shumë se nga jasht dhe për këtë i shkruante edhe familjes dy muaj më pare. Më 19. 12. 1991 një ushtar nga Rashka (Serbi) e vret në mes të poligonit të kazermes por ushtria e mbajti në morg 26 ditë me radhë pa e njoftuar familjen.

24. Sefer Bislim Çukoci lindi më 1976 në Cërnillë të Ferizait. Në vitin 1993 organet shtetrore e kërkojnë ushtarë për ta dërguar në frontet e luftës, por Seferi nuk përgjigjet dhe del në ilegalitet. Më 23 gusht 1993 policia dhe ushtria rrethojnë fshatin e tij të lindjes dhe e vrasin Seferin ende pa i veshur rrobet ushtarake.

25. Fahrush Emrush Emini lindi më 1.12.1971 në Zhiti të Vitisë. Më 16 mars 1991 mobilizohet urgjentisht në ushtrinë jugosllave në Derventa të Bosnje Hercegovinës, VP 8840/10. Më vonë e transferojnë në banjallukë. Nga Banjalluka e dërgojnënë frontet e luftës në Staragradishka.
 Më 16 shtator 1991 goditet me një predhë nga mbrapa në kokë dhe vdes. Në shtëpi u dërgua pa shjegime.

26. Bedri Nimon Bajgora lindi më 5.3.1959 në Vushtrri. Më 1986 mobilizohet ushtar në Garnizonin ushtarak të Pirotit (Serbi) VP 8297/39. Në tre muajt e fundit Bedriu merret vazhdimisht në biseda informative. Më 14 janar 1987 gjendet i varur në parkun e makinave.

27. Halil Halim Binaku lindi më 1952 në Gllobar të Gllogovcit. Më 1981 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Shibenik të Kroacisë. U tregua shumë i zoti në ushtri dhe mori graden edhjetarit. Në mesnatën e 26 nëntorit 1982 u vra në tradhëti.

28. Tahir Azem Gashi lindi më 25. 7. 1971 në Vërbovc të Gllogovcit. Më 16 qershor 1991 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Osjek të Kroacisë, VP 5530/10. Vetëm një javë pas fillimit të ushtrimeve dërgohet në frontet e luftës kundër forcave çlirimtare të kroate, por ushtria jugosllave humb luften dhe fortifikohet në kazermë duke i detyruar vetëm ushtarët shqiptarë që të bëjnë roje.
Më 16 shtator Tahiri plagoset rëndë dhe pas tri ditë vuajtje vdes në një veturë, kue gjejnë ushtarët kroat dhe e varrosin në varrezat qëndrore të Osjekut.

29. Tafil Zahir Hyseni lindi më 7. 5. 1962 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 3 dhjetor 1984 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, por i dërmuar nga jeta në burgje lirohet përkohësisht . Më 17.12.1986 regrutohet në Ajdovqinë të Slolovenisë VP 1266/8B. Nuk e lejojnë të vizitohet asnjëherë nga familja, prandaj më 4 shtator 1985 largohet nga kazerma pa leje drejt shtëpisë. Sigurimi ushtarak e kap dhe e kthen në kazermë ku ushtrohet dhunë deri në vdekje. U tha se bëri vetvrasje.

30. Afrim Bahtir Hyseni lindi më 1. 7. 1970 në Lumbardh (Velikorekë) të Podujevës. Më 17 mars 1991 mobilizohet dhunshëm në armatën jugosllave në Vernik të Vojvodinës. Në ndërkohë në kazermë kupton se do t’i dërgojnë në luft në fronton e Vukovarit. Në fillim të prillit heq uniformen ushtarake dhe ik nga kazerma dhe vjen në vendlindje. Dy javë qëndron në ilegalitet por pas dy javësh policia rrethon fshatin dhe ekzekuton Afrimin me refal automatiku në mes të fshatit duke e lënë kështu dy ditë për ta parë të gjithë.

31. Shefqet Avdyl Prekazi lindi më 1952 në Prekaz të Gllogovcit. Më 1982 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Novi Sad. Më 22 tetor 1982 në vizitë i shkon i vëllau dhe vendosen në Hote “Novi Sadi”. Më 24 tetor 1982 policia speciale e godet Shefqetin në lift me një mjet të fortë dhe e hedh në gropen e liftit.

32. Ibrahim Isuf Kastrati lindi më 1962 në Turjakë të Rahovecit. Më 1984 mobilizohet në Garnizonin e Suboticës. Pas një perleshje ushtarësh Ibrahimi intervenon dhe shuan rrahjen por pasi kjo rrahje mes ushtarësh ishte e programuar nga policia sekrete Ibrahimi denohet me pesë vjet burg të rëndë. Më 30 shtator 1987 vritet në qelinë e burgut në Pozharevc.

33. Miftar Sylë Tali lindi më 15.2.1965 në Babaj të Bokës, Malsia e Gjakovës. Më 20 qershor 1986 mobilizohet në ushtrinë jugosllave në Garnizonin e Pazinit në Istri të Kroacisë, VP 6116/11, ndërsa më 15.1.1987 transferohet në VP 4969 të Pazinit. Për shka se ishte familje kufitare në Miftarin bëhet presion që të bashkëpunoj për nevoja ushtarake kundër popullatës kufitare. Miftari nuk pranon dhe e njofton familjen se ka kaq shumë presion sa nuk beson të kthehet gjallë në shtëpi. Qëndon më shumë në burgje e spitale se sa në ushtri. Më 23 prill 1987 e njoftojnë familjen dhe e lëshojnë Miftarin me shumë plagë në trup. Në trenin Zagreb –Beograd Miftari ishte bashkë me vëllaun Haxhiun. Policia speciale u hodhi sprej syve dhe tërhoqi Mitarin duke e hedhur për dritare nga treni afër qytetit të Kutinës (Kroaci). Haxhiu e kupton këtë vetëm pasi arrijnë në Beograd, por policia ushtarake nuk e lejon ta kërkoj as në kupetë e tre! nit dhe e urdhërojnë që të shkoj në shtëpi. Vetëm tri ditë më pas trupi i shkatrruar i Miftarit kthehet në shtëpi.

34. Adem Binak Osmanaj lindi më 29. 12. 1963 në Turbuhovc të Istogut. Më 9. Tetor 1982 mobilizohet në Garnizonin e Lublanës (Slloveni). Me të arritur në kazermë fillon dhuna mbi te. Në një letër familjes, i njofton se nuk e di a do të mund të kthehem i gjallë në shtëpi. Në natërn 5 qershorit 1983 e hedhin në hekurudhen e trenit dhe e vrasin.

35. Abedin Selman Bala lindi më 30. 12. 1960 në Korreticë të Gllogovcit. Ishte mnjeri me një intelektualitet të jashtëzakonshëm Njihte shumë gjuhë. Më 4. 1. 1981 mobilizohet në Maribor të Sllovenisë VP –3672/1. Më vonë e dërgojnë në Postonje (Slloveni) VP 1427. Ditën që lirohej u organizua një proces policor dhe u arrestuan 15 shqiptar gjoja të organizuar të cilët pas nëntë muajve u dënuan nga 3 deri në 13 vjet burg të rëndë. Abedini mbajti burgun në disa vende të Jugosllavië, deri në natën ndërmjet 11 e 12 janarit 1985 kur policia ushtarake hyri në qelnë e burgut dhe e mbyti përdhunshëm. U tha se bëri vetvrasje!

36. Afrim Muhamet Lushtaku lindi më 21 janar 1966 në Prekaz të Skënderajt. Më 14 qershor 1998 mobilizohet në Kranj të Sllovenisë VP 1098. Më 28 qershor 1998 në poligonin e Kazermes fshehtas u sulmua me thikë nga mbrapa. U tha se vdiq nga infrakti!

37. Ali Sinan Rrustemi u lind më 1972 në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Më 16 qershor 1991 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Treninjes (Bosnje e Hercegovinë), VP 6143/8. Më tej e transformojnë në Prevllakë. Pastaj në nëntor 1991 shkon në Knin VP-1318/31. U vra nga prapa (oficeri i tij) në fshatin Puhin Han të Kluçit të Bosnje e Hercegovinës.

38. Besim Hashim Fazliu u lind më 15 janar 1967 në Prishtinë. Më 19. 1. 1987 u mobilizua në Garnizonin ushtarak të Lublanës, VP 50028. Më 13. 12. 1987 u dërgua për të ngrënë më heret se gjoja kishte punë në magazinë. Me të ngrënë lugët e para të gjelles kuptoi se ishte helmuar ndërsa arriti t’i shoh edhe sigurimin ushtarak që po e përcillte. Vdiq më 31 dhjetor 1987.

39. Enver Salih Maksutaj lindi më 12 shkurt 1970 në Orrobërd të Istogut. M{ 18 nëntor 1990 mobilizohet në Garnizonin e Gjakovës (Kroaci) VP-6318/18. E detyrojnë të qëndrojë roje tek porta e garnizonit. Më 15 shtator 1990 e godet një predhë nga forcat e armatorura kroate dhe vdes.
40. Fadil Xhafer Gashi lindi më 21 dhjetor 1965 në fshatin Dobërdol të Podujevës. Në gusht të vitit 1984 mobilizohet në Garnizonin e Kralevës (Serbi), VP 8977/6. Më 7 maj 1985 e dërguan roje në Ratina, afër Vërnjaçka Banjes ndërsa mbrapa e ndoqen dhe e vranë pas shpine. U tha se bëri vetvrasje!.

41. Florim Adem Kasumi lindi më 25 mars 1971 në Tuxhec të Kamenicës. Më 25. 12. 1990 mobilizohet dhunshëm në ushtrinë jugosllave në Karllovc të Kroacisë VP 3293/23. Më 23 qershor 1991 vritet në luftë në afërsi të qytetit slloven Novo Mesto.

42. Gëzim Sefer Hasani lindi më 11 nëntor 1971 në Strofc të Vushtrrisë. Më 15 qershor 1991 shkon ushtar në Bërçko të Bosnje e Hercegovinës VP-9840/6. Më vonë e transferojnë në Bllazhuj të Sarajevës, VP-9785. Më 9 prill 1992 plagoset për vdekje. Vdes më 16 prill 1992, në Zagreb.

43. Haki Dinë Morina lindi më 26 nëntor 1970 në Gllarevë të Klinës.Më 19 mars 1991 mobilizohet në Garnizonin ushtrak të Tivarit, VP-6330-20/4. Më pastaj e transferojnë në Trebinje (Bosnje e Hercegovinë) VP-6143/6. Më 23 tetor 1998 e nxoren npë vijen e parë të luftës dhe e vranë pas shpine. U tha se shkeli në minë, por kur u hap arkivoli u gjetën plumbat në trup nga mbrapa.

44. Inajet Fuad Istrefi lindi më 1966 nëç Veleshtë të Strugës (Maqedoni). Në janar 1986 mobilizohet në armatë në Kazermen e Petrovaradinit afër Novi Sadit (Vojvodinë). Më 12 qershor 1986 deri sa ishte në roje një dorë e fshehur zbrazi një karikator plumbash u zbraz në trupin e tij.

45. Izet Sadri Bushi lindi më 1971 në Pustenik të Kaçanikut. Më 28 qershor 1990 regrutohet në armatë, në Çupri të Serbisë, VP 4418/7. Natën e vitit të ri, 31 dhjetor 1990 papritmas e detyrojnë të shkoj në roje në një vend të pazakonshëm. Mbrapa, në mëngjesin e 1 janarit i shkon ushtari kriminel Predrag Nikoliq i cili gjuan në te. Izeti ashtu i plagosur arrin ta kap, por mbrapa Nikoloqit terroristi tjetër shprazë një karikatori plumbash mbi te.

46. Lulzim Faik Rexhepi lindi më 19 shtator 1967 në Zabel të Epërm të Gllogovcit. Më 16. 12. 1990 mobilizohet dhunshëm në ushtrinë jugosllave. Shkon në Vutoviricë të Kroacisë, VP-1530/16. Më 16 1. 1991 Lulëzimin e vranë njëherë e pastaj e hodhen nën rrotat e trenit, për të thënë se bëri vetvrasje.

47. Mustafë Arif Pantina lindi më 13 shtator 1963 në Gllarevë të Klinës. Në prill të vitit 1963 mobilizohet në Garnizonin ushtarak të Derventes (Bosnje e Hercegovinë). Për katër muaj me radhë, sikur e shpjegonte në letra ju nenshtrua presionit ushtarak, ndërsa më 1 gusht 1983 në poligonin e kazermes u vra me snajper. U tha se e vrau veten duke marrë një kokër mollë në degë.

48. Muhamet Raif Biçkaj lindi më 1 nëntor 1971 në Hogosht të Kamenicës. Më 14 qershor 1991 mobilizohet dhunshëm në postën ushtrake të Dugo Sellos (Kroaci). Dy javë më vonë shpërthyen luftimet në Kroaci. Muhameti nuk pranoi urdhërat të dalë në frontin e luftës prandaj u vra më 29 korrik 1991.

49. Muharrem Mehmet Rrobeli lindi më 7 mars 1971 në Laqiç të Kamenicës. Më 17 mars 1991 mobilizohet në Knin të Kroacisë, në VP 1318/18 në Kazermen “Boshko Zhuniq”. Në prill 1991 shpërthyen luftimet. Më 30. 8. 1991 një ushtar nga Strumica e Maqedonisë, i yshtur nga një dorë e zgjatur e sigurimit ushtarak e qëlloi me breshëri armësh nga afërsia. Ndaj tij nuk u mor as masa e arrestit.

50. Mumin Hafiz Shkodra lindi më 8 mars 1970 në Sadovinë të Çerkezëve të Vitisë. Më 15 mars 1991 rekrutohet në Garnizonin VP 7375/2 të Mitrovicës së Sremit (Serbi). Më 2 tetor 2001 në lokalitetin e Shidit u vra “me gjasë, pas shpine”.

51. Neshat Xhafer Gashi lindi më 1969 në Orrobërd të Istogut. Në mars 1988 mobilizohet në Ribnicë të Sllovenisë, VP 1297/24. Pas shumë përndjekjesh dhe detyrimesh që çdo ditë të mbaj roje në kazermë, Neshati njofton të motren se i është përgatitur vrasja. Më 16 maj 1988 u sulmau por kishte fat dhe nuk u qëllua. Më 18 maj 1998 po në të njëjten roje sulmohet me breshëri armësh dhe vritet. Nuk u dha asnjë shpjegim.

52. Xhevdet Hajredin Aruçi lindi më 12 qershor 1966 në Rrezallë të Skënderajt. Më 19. 5. 1990 urgjentisht u mobilizua në Tuzëll të Bosnje Hercegovinës. Më 27 qershor 1990 një bandë ushtraësh, të drejtuar nga një oficer i Garnizonit me shufra hekuri e masakruan deri në vdekje.

53. Qerim Abdurrahman Aliu lindi më 25 nëntor 1961 në Kumanovë. Më 1981 mobilizohet në Vitoviricë. Më 28 gusht 1981 dërgon një telegram në shtëpi që ta vizitojnë sepse ishte i sëmurë! Familjarët shkojnë menjëherë në Kazermë, por marrin përgjegjen nga komandanti: Ai ka bërë vetvrasje!.

54. Qamil Ramadan Thaçi lindi më 26 korrik 1968 në Demjan të Hasit të Thatë (Gjakovë). Në qershor 1988 e mobilizojnë në armatë, në Osjek të Kroacisë, VP 5530/41. Mbi Qamilin u bë një provë helmi. Papritmas iu dhanë 7 ditë pushimi. Dy veta e sollën deri në të hyrë të fshatit dhe pastaj u zhduken. Në natën e parë filluan dhembjet e forta, ndërsa Qamili arriti vetëm të thoshte se “Më helmuan!”. Vdiq më 25 mars 1989. Ushtria nuk dha asnjë shpjegim.

55. Rexhep Zijadin Ahmeti lindi më 30 prill 1972 në Dobratin të Podujevës. Më 15 prill 1991 shkon mobilizohet në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, VP 7394/13. Më 13 qershor 1991 gjatë ushtrimeve një dorë oficeri pas shpine ia shkrepi katër plumba në kokë. Vdiq më 3 gusht 1991.

56. Samedin Fazli Krasniqi lindi më 26 shtator 1963 në Terpezë të Gllogovcit. Më 24 dhjetor 1990 pas shumë ikjesh mobilizohet në Llastovë të Kroacisë. Më 17 gusht 1991 e transferojnë në Shibenik. Samedini ishte ushtarë i pasigurtë sikur edhe gjithë ushtrët shqiptarë. Sipas ushtarit Muharrem Ahmetaj nga Korisha oficeri Urosheviq e nxori nga rreshti Samedinin dhe e dërgoi në raport me akuzën se po e organizon dezertimin e ushtarëve shqiptarë. Natën kazerma rrethohet nga ushtarët kroat të lirisë. Urozheviq i nxjerr ushtarët në vijen e parë dhe jep urdhër që të qëllojnë kroatët por Samedini nuk gjuan. Urosheviq pasi urdhëron disa herë Samedinin që të gjuaj dhe Samedini nuk zbaton urdhërin, e sulmon me armë automatike plumba dum-dum dhe pasi e palgosë ikë duke e lënë ushtrinë vetëm.

57. Selman Shpend Metaj lindi më 18 shtator 1971 në Shushicë të Istogut. I përndjekur nga ushtria mobilizohet në ushtrinë jugosllave në mars 1991, në Knin të Kroacisë, VP 1318/14. Më 20.9.1991 goditet nga një predhë në kokë në Pavkovo Sello, afër Shibenikut (Kroaci).

58. Vahedin Xhimshit Hajrizi lindi më 22 tetor 1969 në Kuklibeg të Dragashit. Më 18 dhjetor 1989 urgjentisht mobilizohet në ushtri, së pari në Sombor e pastaj në Divulja të Trogirit (Kroaci). Ishte i rrezikuar vazhdimisht dhe këtë ia kishte thënë babait në telefon, por babai i tij nuk arriti ta tërhiqte. Bisedat e tij i përcolli sigurimi ushtarak dhe Vahedinin e vrau vetëm pas tre muajve më 26 prill 1990.

59. Enver Shaban Ramadani lindi më 18 janar 1989 në Brojë të Skënderajt. Më 1988 mobilizohet në ushtri, në Vitoviricë të Kroacisë. Në dhjetor 1988 i shkon për vizitë i vëllai, por nuk e lejojnë ta shpeh sepse sipas oficerëve Enveri ishte kokëfort. Më 14 janar 1989 oficeri i tij e nxjerr nga dhoma në mesnatë Enverin, me arsyetim se duhet të shkoj në raport. Në mëngjes ushtraët lajmërohen se Enveri bëri vetvrasje.

60. Naim Ramadan Ajgeri lindi më 1968. Në shtator 1987 mobilizohet në ushtrinë jugosllave, në Ajdovçinë të Sllovenisë. Në emër të një fakti se Naimi paska thyer fotografinë e Titos në kazermë, torturohet deri në vdekje më 14 prill 1988.

61. Halil (Habib) Hajrullahu, nga fshati Banullë I Lypjanit, u vra me 02. shtator 1981, gjatë kryerjes se shrbimit ushtarak ne Banjalluke ( Bosnje e Hercegovinë).

62. Shaban (Sadik) Prushi nga fshati Prush-Zylfaj I Gjakoves, u dergua per ta kryer shërbimin ushtarak ne postekomanden e Garnizonit te Banjallukes, VP-1266/3.Ne shtator te viti 1981 derisa po e kryente sherbimin, familjes ju soll I masakruar nga ushtria dhe u varros me percjellje te ushrakve pa I dhen familjes as me te voglen informate.

63. Izeir ( Rrustem ) Sadiku (1957), student, nga fshati Rahovicë I Presheves , ne vitin 1981 , u dergua per ta kryer sherbimin ushtarak ne garnizonin “Lora” te Splitit.Me 12 prill 1982, sipas nje informate te terthort te oficerit Franjo Tot, oficer I lart I sigurimit ushtarak, Frane Dobravqiq, e kishte ftuar Izeirin ne raport. Me ate rast oficeri Dobravqiq e ka hedhur nga kati I tret, duke I shkaktuar plage vdekjeprurse. Te njejtit nuk I dihet varri.

64. Hasan ( Telat ) Sezairi (1959), nga Gostivari, u likuidua me 15 maj 1982, gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Krivollakë.

65. Latif (Mehmet) Zeqiraj, nga Istogu, u vra me 4 qershor 1982, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Lubjanë (Slloveni);
66. Sami (Shani) Krasniqi, (1956), nga fshati Buqe I Sharrit, u vra me 16 shtator 1982, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Novo Mesto (Slloveni);

67. Mustaf (Ramadan) Hoxhaj (1963), nga fshati Bellanicë I Suharekes, ku aftsohej per pilot, me 28 dhjetor 1082, u arrestua dhe u dergua ne burgun e Sarajeves. U likuidua me 3 maj 1983, ne Split;

68. Enver (Selman) Elezi (1964), student nga Shkupi, u vra me 4 qershor 1983, derisa po e kryente sherbimin ushtarak, ne Divulle te Splitit (Kroaci);

69. Murat (Muharrem) Isufi (1965), maturant, nga Haraçina e Shkupit, u vra vetem nje jave pasi qe shkoj ne sherbimin ushtarak, me 4 qershor 1983, ne Lubjanë (Slloveni);

70. Naser (Shaqir) Gashi (1962), nga fshati Kopiliq I Poshtem I Skenderajt, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Shetinska Gora (Slloveni), me 10 qershor 1984;

71. Agron (Haxhi) Ferizaj (1957), nga Kodralia e Deçanit, I diplomuar ne veterinari ne Fakultetin e Sarajeves, profesor I Gjimnazit “Lugj Gurakuqi” te Klinës, me 6 janar 1984, urgjentisht e derguam per ta kryer sherbimin ushtarak ne Novi sad. Me von e transferojn ne Baçka Topollë (Vojvodinë), prej nga me 23 gusht 1984, e percollen ne arkivol te metalt me shpjegim se “ ka ber vetvrasje”. Familja Ferizaj ngriti aktakuzë penale kunder eprorve te Garnizonit te Baçka Toppolles. Dy her mori pjes ne seancat gjyqsore ne Gjykaten Supreme Ushtarake, ku kerkuan shpjegimin rreth “vetrvrasjes” se birit te tyre. Familjes Ferizaj ju tha se ky rast eshte “sekret ushtarak”, duke I kercnuar qe te mos e ngasin me tej rastin;

72. Beqir Sahiti, nga fshati Stubëll I Vitise, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak ne Maribor (Slloveni), 1984;

73. Mujë (Rexhë) Muçaj, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 23 prill 1985, ne Benkovc (Kroaci);

74. Ejup (Fejzë) Sahiti, (19610, nga fshati Papz I Ferizajt, ne vitin 1984 u dergua per ta kryer sherbimin ushtarak ne Valevë (Serbi), VP-2666.Si pjesmarres I demonstaratve te viti 1981 qe ishte, pasi qe nuk pranoj dot te bashkpunoj me shërbimin e Sigurimit ushtarak, me te marr robat civile, vritet me 24 tetor 1985, vetem 12 dite pa e mbaruar sherbimin ushtarak. Per vrasjen e tij nuk u dha asnje shpjegim nga ushtria jugosllave. Edhe Gyqi ushtarak u mbajt, por nuk u dhan informacione per familjen;

75. Rexhep (Ismet) Blakaj, nga fshati Jabllanicë e Vogël, Komuna e Pejes, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne kazermen e Viroviticës (Kroaci), ne nentor te viti 1985;

76. Enver Hasi, nga fshati Poroj I Tetoves, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave, ne vitin 1985;

77. Inajet (Fuad) Itsrefi, (1966), nga fshati Veleshtë I Struges, ne janar te viti 1986, dergohet per ta kryer sherbimin ushrak ne Kazermen e Petro Varadinit afer Novi sadit (Vojvodinë). Me 12 qershor 1986, deri sa gjendej ne roje , nje dore e fshehur nje karikator plumba e zbrazi ne trupin e tij;

78. Erdogan (Alajdin) Morina (1959), nga Prizreni, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave, me 2 dhjetor 1986;

79. Mustafë (Mumin) Ramadani, nga fshati Bozofc I Tetoves, u vra me 27 prill 1987, dersi sa po e kryente sherbimin ushtarak ne Garnizonin Ushtarak te Strumnicës (Maqedoni);

80. Aziz (Sadik) Kelmendi (1967), nga fshati Karaçicë I Lypjanit, me banim ne Prizren, me 1986 dergohet per ta kryer sherbimin ushtarak ne Leskovc (Serbi). Emri I Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e “Masakres se Praqinit”, te cilen e beri KOS-I ushtarak jugosllav, per ta shtuar urrejtjen e popullit shqiptar dhe njekohesisht per ta pasur nje shkas te ri per ashpersimin e fushtaes kunder ushtarve shqiptar.Per Azizin u tha se diten e fundit te lirimit nga armata, kishte vrar dhe plagosur disa ushtar te nacionaliteteve te ndryshme. Megjithse dhoma ishte perplot ushtar nuk doli asnje deshmitar qe ta pohonte nje akuz te tillë. Azizin e ngarkuan per kete rast, dhe e vran pas shpine te njejten dite, me 3 shtator 1987, jasht kazermes, ndersa zyrtarisht njoftuan se kishte “ber vetvrasje”(!).
Se “Procesi I Paraqinit ishte I montuar” nuk ka asnje dyshim,”Deshmitari kryesor I ngjarjes se 3 shtatorit (1987) eshte vrarë. Ai ishte Aziz Kelmendi, te cilin organizatoret e krimit ose e kan vrar para kryerjes se krimit , ose e kan vrar ne mal pasi qe e kan kryer krimin ne kazermë. Pra, çeshtja mbetet e pandriçuar vetem ne faktin se a eshte vrar Azizi para ose pas vrasjes se ushtarve”, thote Riza Xhakli, I denuar me 20 vjet burgim ne procesin e montuar te Paraqinit.
Te gjitha te dhenat e mevonshme dhe zhvillimet qe pasuan ne ish-Jugosllavi treguan qart montimin e ketij rasti. Dhjet vjet me von, madje edhe ish prokurori ushtarak ne Sarjevë, ka deklaruar se “procesi I Paraqinit ka qe I montuar”. Pikrisht ne kete kohe jan ber kerkesat permes shtypit, fillimisht nga Jovan Butulia me 1997, per rieshqyrtimin e ketij procesi te montuar ;

81. Qani (Muharrem) Shabani (1965), nga Rahoveci, u vra me 5 nentor 1987, derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne Pulë (Kroaci);

82. Ramush Shala, nga fsahti Rufc I Lypjanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne Sarajevë, me 1987;

83. Abedin Buleshkaj, nga Istogu, si pasoje e keqtrajtimeve dhe torturave te renda gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, beri vetvrasje vetem disa dite pas leshimit nga sherbimi ushtarak;

84. Naser (Xhafer) Gashi (1969), nga fshati Orrobërd I Istogut, ne mars te viti 1988, dergohet per te kryer sherbimin ushtarak ne Ribnicë te Sllovenise, VP-1297/24. Pas shum presionesh, perndjekjesh dhe detyrimesh qe çdo dit te mbaj roje ne kazerm, Naseri njofton motren se I eshte pergaditur vrasja. Me 16 maj 1988, e sulmuan me arme zjarri, por kishte fat dhe nuk e qelluan dot. Dy dite me von, me 18 maj 1988, po ne te njejten vendroje e sulmuan serish. E ekzekutuan me bresher armesh. Per vrasjen e tij nuk u dha asnje shpjegim;

85. Afrim (Muhamet) Lushtaku (1966), nga fshati Prekaz I Poshtem te Skenderajt, me 14 qershor 1988, dergohet per ta kryer sherbimin ushtarak ne Kranj (Slloveni), VP-1098.Me 28 qershor 1988, u gjet I masakruar ne lumin Moraça. Familjes ju tha se “kishte bere vetvrasje” (!);

86. Isuf Krasniqi, nga fshati Gllobar I Gllogocit, I vetmi djal ne familje, vdiq si pasoje e presioneve dhe keqtrajtimeve te renda gjate kryerjes se sherbimit ushtarak;

87. Halim (Shaqir) Litaj (1970), nga Klina, vdiq ne rrethana te pasqaruara, me 4 shtator 1989, derisa po e kryente sherbiumin ushtarak ne Doboj (Bosne e Hercegovinë) ;

88. Rrustem Bejta, nga fshati Prekaz I Skenderajt, si pasoj e keqtrajtimeve te renda, vdiq vetem disa dite pasi u leshua nga sherbimi ushtarak;

89. Fatmir (Adem) Tafaj (1970), nga fshati Grejkoc I Suharekes, derisa po e kryente sherbimin ushtarak , u masakrua me 27 gusht 1990, ne Sisak (Kroaci);

90. Nuhi Tafaj, nga fshati Grejkoc axha I Fatmirit, ishte ushtar po ashtu ne Sisak ne vitin 1970. Pasi, siç ishte then se Nuhiu e kishte vrar nje oficer, gjyqi ushtarak e denoj me 20 vjet burgim. E derguan ne vuajtje te denimit ne Goli Otok, prej nga nuk u kthye kurr më;

91. Zenun Lushaj, nga fshati Gjonaj I hasit, Komuna e Prizrenit, u mbyt me torture dhe u masakrua derisa po e kryente sherbimin ushtarak ne APJ ne vitin 1990. Gjate torturave te njejtit ja kan nxjerr syt;

92. Raif J.Miftari, nga Medvegja, kapiten, u vra ne ushtrine jugosllave, me 27 prill 1991, ne Zhivicë;

93. Fatmir (Nezir) Krasniqi, nga Prishtina, u vra ne kazermat e Smedereves, me 23 maj 1991, derisa po e kryente sherbimin ushtarak;

94. Rexhep (Zijadin) Ahmeti (19630), nga Tërpeza e Gllogocit, me 24 dhjetor 1990, pas shum shmangjeve, u zu nga policia serbe dhe e derguan me dhune per ta kryer sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave. E derguan ne Llastovë te Kroacise. Me 17 gusht 1991 e transferojn ne Shibenik, ku oficeri Urosheviq e kishte akuzuar per organizimin e dezertimit te ushtareve shqiptar. Ky oficer me pas e plagos per vdekje;

95. Sefer (Mustafë) Ramadani (1972), nga fshati Osek Hylë I Gjakoves, me 1991 e derguan me dhun per ta kryer sherbimin ushtarak ne ushtrin jugosllave, e derguan ne frontin e luftes serbo-kroate. U vra pas shpine, me 1 shtator 1991, ne Trebinje te Krocise, sepse “ nuk kishte zbatuar urdhrat serbe!” ;

96. Skender D. Kryeziu (1969), nga fshati Capar I Prizrenit, u vra derisa po e kryente sherbimin ushtarak, me 16 shtator 1991, ne Sinj (Kroaci) ;

97. Selman (Shpend) Metaj (1971), nga fsahti Shushice I Istogut, I perndjekur nga ushtria, ne mars te viti 1991, e derguan me dhun per ta kryer sherbimin ushtrak ne ushtrin jugosllave. E dreguan ne Knin te Kroacise, VP-1318/14. Me 20 shtator 1991, vrittet ne Pavkovo Sello, afer Shibenikut (Kroaci);

98. Ejup S. Bedrolli, nga fshati Çallapek I Lypjanit, u vra me 29. shtator 1991, gjate kryerjes se sherbimit nushtarak ne Bjellovar (Kroaci) ;

99. Burim (Sherif) Behrami (1972), nga Mitrovica, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak me 25 tetor 1991, ne Beograd (Serbi) ;

100. Ejup E. Gashi, nga Bardhi I Madh I Fushë-Kosoves, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak, me 21 nentor 1991, ne Llastovë (Kroaci) ;

101. Vesel D. Duraku, nga Demjani I Gakovës, u vra gjat kryerjes se sherbimit ushtarak, me 15 dhjetor 1991, ne Turanj ;

102. Ali (Nazif) Sahiti (1971), nga Komogllava e Ferizajt, me 15 mar 1991, e derguan me dhun per ta kryer sherbimin ushtarak ne Garnizonin e Shtipit (Maqedoni), VP-6381/3, ndersa me 22 mars 1991, e transferojn ne frontet e luftes ne Shtunj (Kroaci), VP-7260/5. Aliu me shum e ndiente rrezikun nga brenda se nga jasht. Per kete I shkroi leter familjes dy muaj para vrasjes. Me 19 dhjetor 1991, nje ushtar nga Rashka (Serbi) e vrau mu ne mes te poligonit te kazermes. Kufomen e tij ushtria e mbajti ne morg 26 dite me radh pa e njoftuar familjen ;

103. Rasim R.Istrefi, nga fshati Kovaçicë I Mitrovices, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 20 dhjetor 1991, ne Karllovc (Kroaci) ;

104. Xhevdet Z. Musliukaj, nga Mitrovica, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 23 dhjetor 1991, ne Utenje;

105. Afrim Zylfiu, nga Kumanova , u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Trebinje (Kroaci), me 1991 ;

106. Elez Halipi, nga fshati Vrapçishtë I Gostivarit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Shabac, me 1991 ;

107. Fadil Salihu, nga fshati Livoç I Poshtem I Gjilanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Gospiq, me 1991 ;

108. Halim Gashi, nga fshati Akllap I Lypjanit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Gospiq, me 1991 ;

109. Ilaz Fazliu, nga fshati Polaticë I Tetoves, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, me 1991 ;

110. Ilmi Popaj, nga fsahti Bellacërkë I Rahovecit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Vipavë (Slloveni)me 1991 ;

111. Mirsad Cekiqi, nga Peja, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Beograd, me 1991 ;

112. Muharrem Muharremi, nga Fshati I Vjeter I Ferizajt, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Zare (Kroaci), me 1991 ;

113. Nexhmedin Osmani, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Novo Mesto (Slloveni), me 1991 ;

114. Numan Rexhepi, nga Tetova, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Trebinje (Kroaci), me 1991 ;

115. Shaip Behrami, nga fshati Pakashtice I Podujeves, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Knin (Kroaci), me 1991 ;

116. Shrif Kashtanjeva nga fshati Nerodime I Ferizajt, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Shabac, me 1991 ;

117. Shukri Kelani, nga Prishtina, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Bjellovar (Kroaci), me 1991 ;

118. Xhevdet Pomak, nga fshati Brod I Sharrit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Pakrac, me 1991 ;

119. Xhiman Alia, nga fshati Skrobishtë I Prizrenit, u vra gjate kryerjes se sherbimit ushtarak, ne Vukovar, me 1991 ;

120. Abedin (Sabit) Krasniqi, (1970), nga fshati Bardh I Vogël I Fushë-Kosoves, me 15 qershor 1991, e zuri policia serbe dhe e derguan me dhunë per ta kryer sherbimin ushtarak ne Manastir te Maqedonisë, nga me 14 shtator e transferojn ne Knin (Kroaci), VP-13-18/6. Me 11 shkurt 1992, e ekzekutoi Radolub Danoviç, I biri I komnadantit te Garnizonit te Shkupit, Aleksander Danoviçit ;

121. Gëzim (Sefer) Hasani (1971), nga Strofci I Vushtrrise, me 15 qershor 1991, e derguan me dhune ne kryerje te sherbimit ushtarak ne Bërçko (Bosnje e Hercegovinë),VP-9840/6. Me von e transferojn ne Bllazhuj te Sarajeves, VP-9785. Me 9 prill 1992, plagoset per vdekje. Vdiq me 16 prill 1992, ne Zagreb;

122. Sefer (Bislim) Çukoci (1976), nga Cërnilla e Ferizajt, ne vitin 1993, policia serbe e kerkoi per ta derguar ushtar ne frontet e luftes, por ai nuk ju pergjigj thirrjes dhe kaloi ne iegalitet. Me 23 gusht 1993, policia dhe ushtria serbe e rethuan fshatin e tij te lindjes, ku e zun Seferin dhe e ekzekutuan publikisht ende pa I veshur rrobat ushtarake, per te futur tmerr e panik tek te rinjet tjer shqiptar te cilet refuzonin te shkojn ne ushtrin serbo-jugosllave.

Citat i utores se librit Pa Apologji “Megjithatë “Jugosllavia nisi te vdes ne Kosove. Prishtina ishte qyteti I pare ne ish-Jugosllavi ne te cilin me 1981, APJ perdori forcen duke vrar me dhjetra student. Lufta ne ish rajonin e ish-Jugosllavise nisi ne Kosove, ndersa forca ushtarake serbe perfundimisht u thye ne Kosove, gje qe solli edhe largimin e Millosheviqit nga pushteti dhe vdekjen e tij ne burgun e Hages”.

Huazuar nga agjensioni FLOART-PRESS : USHTARET SHQIPTARË TE VRARË NE ISH ARMATËN JUGOSLLAVE, botuar kapitull ne vete ne librin e një gjenerali boshnjak ne pension ne vitin 2004 me titull “Mama moram dati glavu?...” (Nënë, me duhet ta japë kokën...) sipas te dhënave te siguruara nga ana e  Prof.Dr. Begzad Baliu Prishtinë, për 64 ushtar shqiptar te vrare nga numri 82 sa ishin vrarë nga viti 1981-1989. (teksti hijezuar bartet ne fund te tekstit për ushtarët e vrarë, ndërsa hjeket teksti paraprak para se te fillohet numërimi i ushtarëve)

Shkrimi ne revistën – vëllimet “Gjaku i Lirisë”, I-IV,(1981-1985) botuar ndërmjet viteve 1986-1999 shkruar nga autoret, veprimtaret guximtar dhe te palodhshëm; Bajram Kurti, Begzad Baliu, Avdi Gjat a dhe Resul Bedo.

Gazeta POLITIKA,Beograd, 4 tetor 1997 (cituar sipas S.Ibishit viktimizimi i ushtareve shqiptar ne Armatën Jugosllave,ne fejton vazhdon pastaj ne gazetën “Infopres”, ne Prishtine 3-7 prill 2007.
Libri Pa Apologji me autor Fetnete Ramosaj, faqe 25-46.

http://www.ngritjaezerit.org/?page=1,19


Sekrete dhe gënjeshta: Fundi i mohuar i viktimave të komunizmit


Ish-të burgosurit e diktaturës duan të vërtetën dhe dëmshpërblimin, por kërkesat e tyre kanë rënë në kurthin e politikës së vrazhdë të vendit.
Aleksandra Bogdani


Fatos Lubonja gjatë një vizite në burgun e Spaçit- shtëpia e tij deri në rënien e komunizmit. (Fotografia: Barbara Haussmann)
I lirë pas 17 vitesh burg, Fatos Lubonja filloi të rrëmonte në të shkuarën.
Kwrkonte të zbulonte se si në moshën 23-vjeçare pwrfundoi në katalogun e mjerë të komunizmit shqiptar: një i burgosur politik,  i reduktuar në një emër e një numër.
Zbulimi i së vërtetës e udhëhoqi prej arkivave të policisë sekrete, drejt e tek numëratori publik, ku gjeti një tjetër emër dhe numër, që ndrynte shpresën e një përgjigjeje.
“Ju e kuptoni pse u kam marrë. Dua t’u takoj”,-i tha Lubonja, pasi i ra numrit.  Burri nga ana tjetër heshti për disa sekonda, i bindur megjithatë se mund të fitonte veçse kohë. Ishte ish-agjenti i policisë sekrete që kish përgatitur dosjen për dënimin e Lubonjës. Emri i tij është Llambi Kote dhe e njihte publicistin, shumë më mirë se ç’njihej prej tij.
U takuan në katin e nëndheshëm të një lokali në Tiranë, në fundin e vitit 2010. Asokohe, ish i burgosuri ishte në të 60-at, ndërsa oficeri që i dha një dorë të mirë arrestimit të tij po shtynte të shtatëdhjetat.
Mes diktaturave komuniste të Europës Lindore, ajo e Shqipërisë ishte më e ngrata dhe e çuditshmja. Paralelisht me shtypjen e armiqve, lideri paranojak, Enver Hoxha ndaloi thuajse të gjitha kontaktet me vendet e tjera. Një grusht të huajsh vizituan Shqipërinë dhe vetëm pak shqiptarë u lejuan të udhëtonin jashtë.  
Brenda burgut të madh të vendit të tij, Hoxha krijoi ca të tjerë më të vegjël. Armiqtë e supozuar të shtetit u dërguan në këto kampe, të ndërtuara sipas modelit të gulakëve stalinianë. Të burgosurit u detyruan të punonin në projektet madhore të qeverisë, e shumë prej tyre vdiqën për shkak të kushteve të tmerrshme.
Rreth 200 mijë njerëz kaluan përmes këtyre kampeve. Në një shtet me 3 milionë banorë, thuajse një në 15 kishte një të afërm të burgosur apo të internuar nga komunistët.
Sot, vetëm 2700 ish-të burgosur janë ende gjallë. Të dëshpëruar  e të varfër, pjesa më e madhe e tyre kanë marrë vetëm një këst të kompensimit të premtuar nga qeveritë post-komuniste. Gjatë grevës së urisë në Tiranë, muajin e kaluar, dy ish-të burgosur politikë i vunë zjarrin vetes. Njëri prej tyre vdiq më pas nga djegiet.  
Të pasigurt për dëmshpërblimin, të mbijetuarit kanë kërkuar gjithashtu hapjen e sekreteve të pista të shtetit komunist, fshehur në arkivën e policisë së vjetër sekrete, Sigurimit. Deri më sot, shteti nuk e ka përmbushur apelin për hapjen e dosjeve.
Gjatë intervistave për Balkan Investigative Reporting Netëork, disa zyrtarë konfirmuan se një pjesë e mirë e dosjeve janë shkatërruar. Sipas tyre, ato që kanë mbijetuar nuk ka gjasë të shohin dritën e diellit, pasi janë ruajtur si karta loje në kapitalin politik të liderëve modernë të vendit.
“Thashethemet për ish-bashkëpunëtorët mes politikanëve kanë qarkulluar prej vitesh, por deri më tani, publiku shqiptar ka parë vetëm pak dosje”,-thotë Fatos Klosi, ish-shefi i policisë sekrete në vitin 1998.
Një faqe nga dosja e përgatitur prej hetuesve të Lubonjës, ku shfaqet nënshkrimi i tij.
“Kjo çështje është përdorur për shantazh politik, për të frikësuar ata që mund të frikësohen”.
Pas rënies së komunizmit, Shqipëria është dominuar nga dy parti: Demokratët dhe Socialistët. Të dyja palët kanë mbushur me premtime viktimat e komunizmit, ndërkohë që akuzojnë njëra-tjetrën për injorimin e kërkesave të tyre.
Në vend që të shfrytëzohej për paqtim, e shkuara e dhimbshme e Shqipërisë është kthyer në një instrument force për arenën politike.
Asgjësimi i dosjeve
Lubonja ishte në fillimet e një karriere premtuese si akademik, kur autoritetet zbuluan ditarët e tij sekretë, mbushur me pakënaqësi për regjimin e Hoxhës.
U dërgua në burgun famëkeq të Spaçit, ku edhe kaloi 4 muaj në një birucë të izoluar në shenjë proteste. Pas pesë vitesh burg, vuajtja e tij u zgjat me një dënim të ri për përfshirjen në një organizatë armiqësore brenda kampit. I burgosur në vitin 1974, Lubonja e pa veten të lirë vetëm kur komunizmi u shkërmoq, në vitin 1991.  
Dosja e Fatos Lubonjës
BIRN ka siguruar një kopje të dosjes së përgatitur nga Sigurimi për gjyqin e Fatos Lubonjës.
Dokumentet nuk janë gjithëpërfshirëse, aq sa pritej të ishte dosja personale e Lubonjës në Arkivin e Sigurimit.
Në dosjet e hetuesisë nuk ka të dhëna për personat që spiunuan Lubonjën, ndërsa destinacioni i katër ditarëve të kapur në një papafingo nga policia sekrete në vitin 1974 është i panjohur.
Gjithsesi, dosja ka fotografi të ditarëve të humbur, konkluzionet e ekspertëve të shkrimit dhe dëshmi të marra nga miqtë dhe familjarët e Lubonjës.
Në to gjenden gjithashtu transkripte të dëshmive të Lubonjës. I pyetur për arsyen se pse nuk i dogji ditarët për të shmangur arrestimin, ai përgjigjej: “Sepse i kisha të shtrenjtë”.
Në Shqipërinë e re, Lubonja bëri karrierë si publicist e shkrimtar, i trazuar megjithatë nga e shkuara e tij. Cili nga miqtë e tradhtoi? Ku kishin përfunduar ditarët e tij, të konfiskuar nga hetuesia?
Nga ajo rendezvous me ish-agjentin sekret në Tiranë,  Lubonja priste një mbyllje. Një fund që nuk mundi ta gjente. Kote u dredhonte dyshimeve të tij përmes pyetjeve të veta. Lubonja mbeti i shtangur prej faktit se sa pak në të vërtetë kishte ndryshuar.
“U tmerrova që ai kishte ende pushtet mbi mua,  jo unë mbi të.  Sepse ai dinte ç’kishte ndodhur, ndërsa unë kërkoja të dija”,-tregon Lubonja.
U ngrit i pashpresë prej takimit. Nopran dhe i paepur, Lubonja megjithatë ende habitet teksa i rikthehet dialogut me Koten. Ish-oficeri i shërbimit sekret mbrohej me vuajtjen e tij, se edhe ai u godit ca vite më vonë nga regjimi e iu desh t’i përvishej punës në një fabrikë.
“U përpoq të më bindte se ishim njësoj, të dy viktima të kohës sonë”,-thotë Lubonja.
Ideja se të gjithë vuajtën njësoj nën komunizëm dëshpëron ata që humbën më shumë se të tjerët.  Politika e shtetit kundrejt së shkuarës duket se e mbështet këtë ide,  pa qenë nevoja ta shprehë me fjalë.
Ish-të përndjekurve politikë iu premtua dëmshpërblim, por në fakt, trajtimi i tyre ka pasur pak ndryshim nga ai i qytetarëve të zakonshëm. Arkiva e Sigurimit, e cila do të duhej të zbulonte kush spiunoi kë gjatë komunizmit,  mbetet sot e gjithë ditën e mbyllur.
Një shembull tjetër, ai i Gjermanisë Lindore, ku u hapën dosjet e famëkeqit Stasi thuhet se ndihmoi shoqërinë e traumatizuar në adresimin e së shkuarës së vet.  Në Shqipëri, e shkuara mbetet kruspull nën rrogoz.
Arkiva origjinale mbante dokumentet e armiqve të dyshuar të shtetit. Shumë prej të dhënave për ta janë siguruar nga miqtë e ngushtë, të afërmit apo kolegët.
Nga qindra- mijëra dosje sekrete, të grumbulluara gjatë 45 viteve të diktaturës, zyrtarët pohojnë se kanë mbijetuar  rreth 14.000 të tilla. Shumë kanë humbur.  Një pjesë janë shkatërruar qëllimisht nga komunistët e fundit.
Një fotografi e ditarëve të kapur nga Sigurimi, që inkriminuan Lubonjën.
“Një pjesë e mirë dosjesh u asgjësuan në fillim të viteve ‘90”,-thotë  Kastriot Dervishi, drejtor i arkivës së Ministrisë së Brendshme që prej vitit 2005.
Përgjatë dekadës së kaluar, duket se arkivat u lanë në mëshirë të fatit. Ish-shefi i policisë sekrete, Klosi thotë se kur u emërua në detyrë,  në vitin 1998 zbuloi se një pjesë e madhe dosjesh ishin lënë të kalbeshin brenda disa thasëve.  
“Ne gjetëm dosje të hapura, me fletë të grisura e të shpërndara në dysheme”,-thotë ai.
E shkuara si vegël politike
Gjithsesi, politikanët e të dyja kaheve nuk marrin përsipër shkatërrimin e arkivave. Mesila Doda, deputete e PD-së në pushtet ngulmon se partia e saj është e vendosur në hapjen e dosjeve.
“Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, për Shqipërinë është thelbësore përballja me të shkuarën”,-thotë ajo. “Dosjet duhet të hapen”.  Doda akuzon opozitën socialiste për minimin e ligjit të lustracionit, inisiativë e PD-së që prej vitit 1995. 
Socialistët m’anën tjetër akuzojnë rivalët e tyre për premtime boshe ndaj viktimave të komunizmit.
Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se arkiva e Sigurimit  është vetëm një prej problemeve të mprehta, trashëguar nga komunizmi.
Rrugën pa krye me hapjen e dosjeve ai ia faturon klasës aktuale politike, për të cilën thotë se është një miks ish-komunistësh e njerëzish që kundërshtuan regjimin.
“Martesa mes tyre ka krijuar një identitet të dyfishtë, çka e bën kontrovers dhe të vështirë përballjen me të shkuarën”,-thotë ai.
Në të vërtetë, socialistët dhe demokratët kanë në radhët e tyre shumë ish-komunistë, po aq sa edhe njerëz që mund të mburren se kanë qenë në krahun e qëndrestarëve. Realiteti ka treguar gjithsesi se kundërshtarët e regjimit, që janë sot në politikë ishin po aq afër qendrës së pushtetit në diktaturë.
Kjo pasi Hoxha zbehu dallimin mes armiqve dhe besnikëve: bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin vazhdimisht nën dyshim dhe vëzhgim, si armiq potencialë të shtetit.
Shumë shqiptarë besojnë sot se zyrtarët e të dyja partive, spiunë o të spiunuar qofshin, kanë arsye t’u tremben arkivave. Rrjedhjet selektive prej arkivës së mbyllur janë përdorur shpesh për sulm apo shantazh ndaj figurave të spikatura.
Nga ekspozita në qendër të Tiranës, ku shfaqen portretet e viktimave të komunizmit që nuk kanë ende një varr.
Për më tepër, ish-shefi i shërbimit sekret, Klosi lë të kuptohet se frika për dosjet e panjohura është shumë më e vlefshme për politikanët, se informacioni që gjendet brenda tyre.
“Asgjë s’do të ndodhte nëse ne do t’i hapnim dosjet. Por askush nuk ka qenë realisht i interesuar për t’i hapur ato, se e shkuara është përdorur si një vegël e politikës”,-thotë ai.
Një trashëgimi në zhdukje  
Në disa vende të Europës Lindore, të burgosurit politikë të komunizmit u pritën krahëhapur në shoqëri.  Disa madje u ngjitën në zyrat më të larta të shtetit: Vaclav Havel, Arpad Goncz and Lech Walesa u bënë liderët e Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë.
Sigurimi: Rolet dhe kodet
Çdo operativ i Sigurimit kishte një rrjet informatorësh dhe bashkëpunëtorësh, të ndarë në 4 kategori.
1. “Rezidentët” rekrutoheshin nga radhët e komunistëve ose të besuarit e tyre. Çdo rezident mbante lidhje me 2 ose më shumë informatorë. Roli i tyre ishte mbledhja e informacioneve për operativin dhe menaxhimi i burimeve të rangut të ulët.
2. “Agjentët” duhej të mblidhnin informacione për të ashtuquajturit armiq të shtetit, klasë së cilës i përkisnin. Shumë prej tyre kishin lidhje me elitën “borgjeze” që i kishte paraprirë komunistëve. Disa prej tyre ishin ish-komunistë të rënë nga pushteti. Ata rekrutoheshin përgjithësisht nën presion dhe konsideroheshin bashkëpunëtorë me vlerë.
3. “Informatorët” ishin agjentë të rolit të ulët apo spiunë të zakonshëm, të cilët punonin të maskuar. Edhe ata rekrutoheshin nën shantazh.
4.”Strehuesit” ishin gjithashtu komunistë ose njerëz të besuar. Roli i tyre ishte sigurimi i një vendi të sigurt, zakonisht në zyrë apo në shtëpi, ku operativi duhej të takohej me personin e dyshuar.
[Burimi: “Sigurimi i Shtetit, 1944-1991” i Kastriot Dervishit]
Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër vendet më të varfra të Europës. Rrugëtimi i vështirë nga diktatura dhe izolimi u pasua edhe me periudhën e anarkisë në mesin e viteve ’90. Ish-të përndjekurit politikë u rropatën për ndërtimin e një jete të re, mes turbulencave të dy dekadave të fundit.
Me prona të konfiskuara gjatë kohës së burgut dhe me familjet “e paketuara” në kampe internimi, të liruarit në kaosin e pas-komunizmit u përballën më vështirësi të shumta. Kishte nga ata që u strehuan në godina të braktisura e që sot jetojnë me frikën e dëbimit.
Lavdrim Ndreu, i cili sapo ka hyrë në të shtatëdhjetat e kaloi pjesën më të madhe të jetës në një kamp internimi. Në 20 vitet e fundit, ka jetuar në godinën që dikur përdorej si kaldajë për skuadrën e futbollit “Partizani”. 
“Siç e sheh, jetët tona nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë”,-thotë ai. Këto ambiente janë ndarë mes ish-të përndjekurish të tjerë, të cilët i quan “kushërinjtë e mi të kampit”.  Ai ende pret nga qeveria të legalizojë këtë pronë në emër të tij. 
Sipas Simon Mirakës, kreut të Institutit të Rehabilitimit të ish-të Përndjekurve, shumë prej të burgosurve vuajnë nga problemet me shëndetin, për shkak të keqtrajtimit. Një pjesë prej tyre u martuan vonë, pas lirimit dhe aktualisht po përpiqen të sigurojnë jetën e të vegjëlve.
Qeveritë e mëparshme premtuan gjithashtu kompensime. Ligji i miratuar në vitin 2007 u njeh ish-të burgosurve politikë dëmshpërblimin prej 2 mijë lekësh (€14.3) për çdo ditë të kaluar në qeli.
Qeveria aktuale e ndau kompensimin në tetë këste. Përgjatë pesë viteve të fundit, vetëm një këst është shpërndarë plotësisht.
Greva e urisë dhe vetëdjegiet e kësaj vjeshte në qendër të Tiranës zunë faqet e para të gazetave. Politikanët “tregtuan” fajin, duke akuzuar njëri-tjetrin për dirigjim të protestuesve apo injorimin e tyre.  
Greva e urisë tashmë është mbyllur. Përtej publicitetit për kauzën e ish-të burgosurve politikë, mbetet e paqartë se çfarë u arrit përmes saj.  Disa analistë ngritën pikëpyetje nëse qeveria mund t’i përballojë kostot e premtuara të kompensimit: një vlerë që kap shifrën e 400 milionë eurove.
E ndërsa vitet rrjedhin, komuniteti i të mbijetuarve është në zhdukje. Së bashku me zhdukjen e të dhënave në arkivë, po fiken edhe dëshmitarët e dorës së parë të brutalitetit komunist. Shqipëria moderne ndërkohë po tregon pak interes për rrëfenjat e vuajtjes nga kampet e burgut.
Këtë verë, BIRN u përpoq të kontaktonte me Koten, ish-punonjësin e policisë sekrete që përgatiti çështjen kundër Lubonjës. Nuk ishte i gatshëm për intervistë.
I biri thotë se Kote vuan nga skleroza. “Është e kotë të flasësh me të”-pohon ai në dyqanin e shkëmbimit të parave. “Lubonja ishte me fat që e takoi dy vjet më parë”.
Octav Bjoza thotë që krimet e komunizmit në Rumani rrezikojnë të mbeten në harresë.
Për të burgosurit politikë, harrimi i së kaluarës shkon krah për krah me mohimin e saj. Lubonja beson se shoqërisë i duhet të njohë ç’ka ndodhi nën diktaturë, në mënyrë që të arrijë të kuptojë realitetin e sotëm. “Regjimi ishte si një xhaketë force, që u dha njerëzve formën e vet”,-thotë ai.
Për Shqipërinë e sotme, Lubonja ofron një tjetër krahasim. Është si një xhungël, thotë ai, ku ish-të burgosurit politikë u gjendën në bisht të “zinxhirit ushqimor”.
E shkuara e trazuar
Në lindje të Shqipërisë, viktimat rumune të komunizmit po luftojnë gjithashtu kundër indiferencës së shtetit, ndërsa koha rrjedh pandalim.  
Telefoni trigëllin zhurmshëm në zyrën e Octav Bjozës, atlet i dikurshëm, sot kryetar i Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë.
“Kjo është puna ime së fundmi zonjushë, funeralet”,-thotë ai si për t’u shfajësuar.  Sapo mësoi vdekjen e Gheorghe Jijie, një ish-i burgosur 93-vjeçar.
Shoqata e Bjozës kishte mijëra anëtarë në vitet ’90. Sot kanë mbijetuar diku te  4 mijë.
“Shumë të burgosur politikë vdiqën në varfëri e në pritje të drejtësisë”,-thotë
Adelina Timtariu, studiuese e Institutit për hetimin e krimeve të komunizmit në Bukuresht.
Gonzalo Martinez Fresneda thotë që hetimi i Baltasar Garzon mblodhi së bashku kundër tij armiq të pushtetshëm.
Ish-shërbimi sekret, Securitate  prodhoi më shumë se 2 milionë dosje të qytetarëve rumunë. Njësoj si në Shqipëri, shteti ka bërë veç ca çapitje për hapjen e tyre. Përmbajtja mbetet gjerësisht e panjohur për publikun.
Shumë vëzhgues besojnë se komunistët rumunë dirigjuan “revolucionin” e 1989.  Kur diktatori u rrëzua, drejtuesit e lartë të partisë ruajtën përtej fasadës pushtetin e tyre.   
“Partia Komuniste ruajti influencën”,-thotë Cristian Vasile, një anëtar i komisionit të ngritur për analizimin e dosjeve të Securitates. Ai thotë se shumë anëtarë të kësaj partie ruajtën pozicionet pas vitit 1989. “Edhe pse disa bashkëpunëtorë u denoncuan, vetëm pak dhanë dorëheqjen nga postet publike”. 
Megjithatë, vendet ish-komuniste nuk mbeten vetëm në mungesën e vullnetit për ta parë në sy të shkuarën. Ndoshta, është vetë natyra depërtuese e diktaturës që fut në ankth shumë shoqëri, kur vjen puna tek adresimi i krimeve.
Demokracia në Spanjë është më jetëgjatë se në Rumani e Shqipëri: që prej daljes nga qeverisja e krahut të djathtë të Francisko Francos në vitet ’70. Edhe këtu, përpjekjet për të zbuluar mizoritë e kryera nën regjimin e shkuar kanë ngecur në baltë. Rreth 114.000 spanjollë mendohet të kenë vdekur në vitet 1930-1940: gjatë dhe pas luftës civile që solli në pushtet Francon.
Fushata e hetimit të këtyre krimeve u drejtua nga Baltasar Garzon, një gjyqtar spanjoll i rangut të lartë, i cili ndërtoi një karrierë të tërë me vënien në vend të drejtësisë për viktimat e diktaturave.
Grupet spanjolle të krahut të djathtë kundërshtuan hetimin e tij mbi regjimin e Fancos, duke pretenduar se ai kishte shkelur disa nene të ligjit të amnistisë së vitit 1977. Garzon u lirua nga akuzat në shkurt të vitit 2012.
Gjithsesi, ai u dënua në një proces paralel për akuzën e urdhërimit të përgjimeve ilegale. Në të vërtetë, ky vendim i dha fund karrierës së tij në Spanjë.
Procesi i gjyqtarit rihapi debatin për trashëgiminë e luftës civile. Mbështetësit e Garzonit besojnë se ai mbeti viktimë e përpjekjeve për ndrydhjen e së vërtetës rreth të shkuarës.
“Një pjesë e fuqishme e shoqërisë spanjolle i vuri kryqin Garzonit”,-i tha BIRN-it avokati i tij, Gonzalo Martinez-Fresneda.
Megjithatë, disa prej trashëgimtarëve të viktimave të diktaturës mbeten optimistë.
Emilio Silva, një gazetar spanjoll shpreson që drejtësia është sërish e mundur përmes gjykatave në Argjentinë, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e hetimit të krimeve të kryera gjatë diktaturës spanjolle.
Ai është një ndër aktivistët e zbardhjes së sekreteve të luftës civile. Megjithatë, heshtja për të shkuarën kthehet ndonjëherë në “balsam” për dhimbjen.
Pas rënies së regjimit të Francos, Spanja nuk hetoi asnjë prej krimeve të asaj periudhe.  
Silva kujton bisedat e mbrëmjes rreth tavolinës së ngrënies mbi fundin e vrazhdë të gjyshit të tij. Ai, një republikan dhe kundërshtar i Francos u vra gjatë luftës civile.
“Kur im atë dhe i vëllai diskutonin për luftën civile, ime gjyshe përplaste dorën mbi tavolinë”,-thotë ai. Të gjithë duhej thjesht të qepnin gojën! 

Kisha Ortodokse të tregojë se është e pavarur nga Greqia


Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi tha për “Panorama” se kisha ortodokse shqiptare duhet të tregojë se është autoqefale dhe e pavarur nga kisha dhe shteti grek.

Duke iu përgjigjur reagimit të Sinodit të Shenjtë, Klosi përforcon deklaratën e tij për investime të mëdha nga kisha greke duke sjellë shembullin e ndërtimit të një kishe në një fshat ku nuk ka asnjë besimtar ortodoks.

Zoti Klosi, Kisha Ortodokse reagoi ndaj deklaratave tuaja, ku së pari shprehet se është e pavarur nga Kisha greke. Jeni i kënaqur me këtë përgjigje?

Vërtet më erdhi mirë që Kisha Ortodokse u detyrua të japë disa shpjegime dhe unë këtë e quaj arritje. Jo pse unë kisha ndonjë qëllim konkret, unë iu përgjigja pyetjeve të gazetarit në një bisedë të lirë dhe nuk dua të impenjohem në këtë marrëdhënie. Por e vërteta është se ka nevojë për shpjegime, qoftë edhe për faktin se është krijuar një opinionin i përgjithshëm në Shqipëri se Kisha Ortodokse shqiptare nuk është autoqefale, pra e pavarur nga Kisha greke. Natyrisht në fazat e para të ringritjes së kishave, në fillim të viteve ’90, ata bënë mirë që ndihmuan se situata e tillë ishte, por duket se në ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mua kisha nuk ka mbajtur atë qëndrim që duhet të mbajë një institucion i pavarur nga politika, nga çështjet nacionale. Janë disa raste dhe unë marr si shembull rastin e Shtëpisë së Kulturës në Përmet, ku kisha me dhunë kërkoi që ta marrë atë godinë, meqenëse në territorin ku ishte ndërtuar Shtëpia e Kulturës, një pjesë e saj ka qenë e Kishës. Ka vende të lira plot, pse duhej prishur Shtëpia e Kulturës, sepse ishte simbolike edhe për vetë emrin që mbante. Këmbëngulja e priftërinjve, që për mua nuk flasin as shqip, me mesha dhe liturgjira, më duket se ka ardhur koha dhe për të mirën e tyre që të demonstrojnë se janë të pavarur. Deri tani, unë këtë nuk e kam parë. Investime të mëdha janë bërë në Shqipëri nga kisha. Në sqarimin e tyre jepej shpjegime se ato vinin nga ky apo ai burim, nga shumë dhurata lart e poshtë.

Në çështjen e financimeve shpjegimi i Kishës ju cilësonte dhe naiv… Ajo intervistë ishte spontane. Unë kam thënë se Greqia ka para dhe janë paratë e Europës që financojnë Greqinë, por nuk kisha parasysh se Europa ia ka dhënë Greqisë për kishat. Ky nënkuptim mbase është konsideruar si naivitet. Kur dikush të jep para për të zgjidhur hallet e tua, paratë që të teprojnë i përdor si të duash dhe besoj se kështu janë përdorur. Unë shoh që brenda një kohe shumë të shkurtër janë bërë investime të mëdha në kishat ortodokse, edhe pse Greqia deklaron se kalon krizën më të rëndë dhe pret këstet e ndihmës nga BE. Unë jam nga Mallakastra, nga një fshat i quajtur Greshicë. Atje është ngritur një kishë ortodokse dhe atje s’ka edhe një ortodoks të vetëm. Është një vend i dukshëm nga rruga e vjetër që të çon në jug dhe të gjithë tallen me atë kishë, sepse s’ka asnjë besimtar ortodoks në fshat dhe kisha, që ditën që është ndërtuar, rri e mbyllur.

Është ky një ekspansion i Kishës greke dhe në bashkëpunim me shtetin shqiptar, që ju e cilësoni si tolerues?

Kjo më kujton historitë e vjetra të Shqipërisë. Kështu hyri islamizimi në Shqipëri, në fillim me dervishët që lëviznin nëpër Shqipëri e më pas me institucionet fetare dhe pastaj u bë fakt dhe pushtimi ushtarak. Sigurisht nuk jam aq naiv që të vendos paralelizma kaq të afërt, por ka një të vërtetë në këtë gjë: përmes ndihmës dhe në fushën e institucioneve të besimit ortodoks kanë sjellë influencën dhe interesat e tyre.

Mos është bërë Shqipëria vendi i përplasjes së feve të ndryshme se kush do ketë dominimin më të madh? Çfarë informacionesh kishte SHISH?

Nuk e besoj, është një temë shumë e diskutueshme, por nuk e besoj. Të paktën ata e dinë edhe më mirë se unë se shqiptarët nuk janë aq besimtarë. Për ta, besimi është më shumë çështje ritesh, festohen festat fetare, sebepi për të bërë një festë, shkojnë të tërë, myslimanët në kishë, e shohin si një spektakël të gjithë. Po t’i pyesësh dhe të kërkosh sqarime se çfarë është kjo që po ndodh, nuk të thonë gjë, nuk dinë gjë, sepse feja nuk është kultivuar që në fëmijëri. Nga njëra anë kjo është pozitive, sepse ndihmon në harmoninë fetare dhe kombëtare. Ne kemi qenë gjithmonë në kufijtë e perandorive, këtu ndahej kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit, këtu ndahej Bizanti me Romën, pak më tutje kufiri i Perandorisë Turke, d.m.th. janë fakte historike që kanë ndodhur.

Kur ju ishit në krye të SHISH, keni pasur informacione për burimet e financimeve të Kishës ortodokse?

Jo, në shërbimin tonë nuk e kishim si detyrë dhe nuk besoj se edhe sot nuk merren me këtë punë. Investimet janë gjëra të hapura, që duken. Po të dojë shteti shqiptar që të bëjë një bilanc se sa para janë futur për investime, llogaria bëhej shumë shpejt.

Ju e survejonit Kishën greke, në ç’aspekt, personat që shkonin e vinin, lidhjet me ambientin shqiptar, çfarë lloj survejimi ka qenë? Shiko, një shërbim informativ ka për detyrë të vëzhgojë edhe pjesën e padukshme të dukurive që ndodhin në territorin e vet. Nga kjo pikëpamje, ne nuk kemi qenë të painteresuar për të gjitha investimet e huaja në Shqipëri në fushën e fesë. Natyrisht kanë bërë islamikët shumë investime, natyrisht ata nuk kanë qenë të përqendruar në një dorë, siç kanë qenë investimet greke, kanë qenë të shpërndarë në lloj-lloj shtetesh dhe lloj-lloj shoqatash bamirëse. Nga ky vëzhgim, ne arritëm në konkluzionin se këto organizata bamirëse fshihnin në gjirin e tyre njerëz që e konsideronin Shqipërinë një vend komod për t’u fshehur për ca kohë. Nuk është se ka qenë jashtë interesit, por nuk e kemi pasur problem asnjëherë.

Kur ju bëni paralelizma rrezikshmërie mes qarqeve islamike dhe Kishës ortodokse, ku qëndronte kjo çështje?

Nuk e quaj se ka një paralelizëm të mirëfilltë. Nëse do të thosha ndonjë gjë më tepër për të justifikuar këtë rrezikshmëri, është për faktin se Greqinë e kemi fqinjin tonë kufitar, nuk them se diçka po ndodh me shtetin grek, por politika e rretheve të caktuara, ku aty fus dhe kishën, që kërkojnë një influencë më të madhe greke në Shqipëri, apo duke kushtëzuar që rruga e Shqipërisë për në BE të kalojë nga Athina, të tilla, që nuk janë me kufij shumë të qartë, është më e rrezikshme sesa ai islamik. Me islamikët nuk na lidhin interesa kaq të afërt, ata janë larg nesh, ata bëjnë punën e tyre, për të bërë për vete disa besimtarë, por kemi konstatuar se nga burimi i financimeve ishin nisur shuma të mëdha parash, dhe këtu mbërrinin shumë pak. Pra, këto financime islamike janë parë dhe si pastrime parash.

Ndërsa me Greqinë, edhe për faktin se shteti grek me Kishën nuk ka një ndarje të përcaktuar qartë, dora e Kishës bëhet më e fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve?

Kjo është e sigurt. Ne shohim se shteti grek është shumë i lidhur, pa kishën nuk bëhet as qeveria, e cila merr bekimin e kryepeshkopit, që merr pak nuanca humori për një qeveri të shekullit ‘21. Por është, me sa duket, një lidhje simbioze, kur kisha ka nevojë për shtetin dhe shteti ka nevojë për kishën, u përputhen interesat.

Në kohën e Presidencës “Berisha” me Greqinë pati një lloj konfliktualiteti, ndërsa me qeveritë e majta dhe më pas qeverinë “Berisha”, ka pasur një tolerim të madh ndaj Greqisë. Si i keni parë këto edhe nga pozitat e SHISH?

Në përgjithësi, ne grekëve u kemi toleruar dhe unë kam idenë se kjo është bërë për arsye praktike. Dimë qëndrimin e grekëve ndaj emigrantëve shqiptarë. Sa herë që ndodhte një qëndrim më i fortë i qeverisë sonë, fillonte operacioni “fshesa” në Greqi. Një tjetër motiv ka qenë dhe fakti që Greqia është anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe na duhej vota dhe mbështetja e saj. Kjo është e vërteta që ka pasur vërtet një servilizëm të qeverive shqiptare ndaj qeverisë greke. Grekët e kanë ndier veten këtu të sigurt se, çfarëdo që kërkonin, u jepej. Më bëri përshtypje marrëveshja për detin dhe vetëm fakti që ajo u mbajt e fshehtë për shumë kohë, tregonte se aty kishte një hile. Nuk ka nevojë të dish detaje. Një marrëveshje mes dy vendeve, që bëhet me qëllimin e mirë për të zgjidhur probleme të mbetura pezull prej shumë e shumë kohësh, duhet publikuar sa më fort, deri në detaje, që të merret vesh se ka lidhje me të mirën publike. Unë shoh dhe këmbënguljen e grekëve dhe pse kufiri që ndan Greqinë me Shqipërinë është asgjë krahasuar me kufirin që ata kanë me Turqinë, p.sh. dhe ata vazhdojnë të ngulin këmbë për këtë.

Edhe tani po negociohet dhe ka këmbëngulje nga ana e Greqisë pa ndonjë transparencë…

Le të negociohet, s’ka asgjë të keqe, por të mos mbahet e fshehur, sepse mbajtja e fshehur hedh dyshime. Dhe tani, nëse do të ndiqet e njëjta taktikë, për mua do të jetë e gabuar dhe përsëri do krijojë probleme.

Ju thoni që shteti shqiptar dhe të gjitha qeveritë e pas ’90-s janë treguar të përulura ndaj faktit se ende në krye të Kishës Ortodokse është një klerik grek. Përse ka ndodhur kjo?

Nuk i njoh detajet e organizimit të Kishës Ortodokse dhe do ishte gabim që unë të prononcohesha, sepse është një problem i brendshëm, por si shqiptar do të doja që në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare të ishte një prift shqiptar. Kanë kaluar shumë kohë dhe, nëse nuk e kanë përgatitur një njeri të zotë që të drejtojë Kishën, do të thotë se s’paskan bërë gjë ose nuk paskan dashur të bëjnë, ose nuk dinë ta bëjnë. Ka ardhur koha që Kisha Ortodokse të demonstrojë se është e pavarur nga kisha dhe shteti grek, është autoqefale. Fakti që vazhdojnë akoma dhe madje më bëri përshtypje edhe fakti se në sqarim thuhej se të gjitha vendimet janë të marra në Patrikanën e Stambollit… Unë kaq e di që Stambolli, për shkaqe historike ka mbetur atje, por ajo është Kisha greke. Nga kjo pikëpamje mendoj se ka ardhur koha që të diskutohet ky problem, të dimë edhe sa kohë duhet që të zgjidhet një kryepeshkop shqiptar.

Një klerik i fuqishëm mes Athinës dhe Tiranës…

Po sigurisht, unë e di se si i hapen dyert kryepeshkopit të Kishës Ortodokse shqiptare në Athinë. Takon njerëzit më të rëndësishëm të shtetit grek. Nuk mundet të na bindin me pretendimin se “e kemi sjellë këtë njeri, sepse ju nuk keni ende klerikë të përgatitur”. Madje, nuk hyj dot në debat, se kjo gjë është bërë kështu dhe nuk më takon mua të gjykoj, por ky është fakt.

Mikroborgjezi i vogël Klosi


https://www.youtube.com/watch?v=2dZ4lKnUU_o

Fatos Klosi, ish-shefi i SHIK-ut drejton Agjencine Bërthamore

Nga një informacion mediatik i freskët mësohet se Fatos Klosi punon prej nëntorit të shkuar si kryetar i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore. Sipas vetë fjalëve të Klosit, ky institucion, i “krijuar disa vite më parë, ka qenë një nga çmenduritë e kryeministrit të atëhershëm Berisha”. Tani Klosi është kryetar i çmendurisë dhe duket entuzjast! I vetmi shqiptar ndoshta që thith qumështin e administratës publike dhe mallkon thithën ku pi. Njeri i ndershëm, – do të thoshim. Tamam komunist. Do të meritonte medalje nderi për këto, por vetëm se nuk duket i shëruar nga veset mikroborgjeze, pasi shohim se është njëkohësisht edhe lektor në Universitetin e Tiranës. Pra, merr dy rroga në sektorin publik, njëra prej të cilave është në cilësinë e drejtuesit të një institucioni të mirëfilltë teknik.

E pra, tek Buletini i Prokurimit Publik, publikuar në shtator të 2013, thuhet: “sipas vendimit nr. 42 datë 16.01.2008 përcaktohet se nuk lejohet dypunësimi i drejtuesve teknikë”. Mbetet që Klosi ose ta bindë taksapaguesin se nuk është teknik, por i infiltruar në këto ujëra për të sabotuar projektin atomik të Iranit me synim paqen në botë, ose punon falas, si Tony Blair – i cili thuhet se merr 13 milion dollarë në vit vetëm nga buzëqeshjet me autokratin e Kazakistanit, Nazarbayev (nëse nuk gabohemi, autokrat do të thotë në shqip Berishë, kështu të paktën e përkthen punëdhënësi i Klosit para 23 qershorit).

Po ku e gjen kohën vallë? Edhe i gatshëm me studentët, edhe vijues në punën kërkimore në fushën fizike, edhe ekspert i tartufit radikal, edhe teknik-kryetar i Agjencisë, edhe analist politik, edhe sociolog feje… Sikur të shëronte edhe kapsllëkun do të sfidonte Medobil-in.

Gazeta informon se Klosi e ka marrë seriozisht drejtimin e çmendurive të Berishës. Madje është optimist për reformimin e Agjencisë “për nevojat e vendit”. Shtatë ekspertë ka Agjencia e Klosit. Se ç’mund të prodhojë për të mirën tonë një institucion me 7 persona, i cilësuar si çmenduri, jemi në pritje ta shohim. Ndërkohë, nën drejtimin e tij, Agjencia paska zhvilluar “një aktivitet të rëndësishëm më 28 janar të këtij viti në lidhje me energjinë bërthamore, aktivitet që ka kaluar pa u vënë re nga mediat”, aq më tepër, përfundon gazeta, “pa u vënë re se kush është në krye të Agjencisë Kombëtare Bërthamore”. Me sa kuptohet, reformimi i pretenduar nga Klosi na qenka organizimi i aktiviteteve fantazmë, me lekët e taksapaguesit, natyrisht. Bota pret shumë nga aktivitetet tona atomike, sidomos tani që kemi Gërdecin në CV e që jemi familjarizuar me tritolin.

Së fundi, Klosi ka edhe një detyrë të rëndësishme “kombëtare” në këtë vend: rimendimin e qendrimit kritik ndaj diktaturës, duke u përpjekur të kërkojë e ekspozojë ndonjë copëz mollë të paprishur në shportën e kalbur të regjimit. Disa kohë më parë ai pati rastin të na iluminojë , bashkë me 200 petritë intelektualë nga Mallakastra, se Mehmet Shehu, paskësh qenë “burrë shteti”, e se për demokracinë e brishtë shqiptare, ka shumë rëndësi rivlerësimi i këtij soji shtetarësh, në krijimin e koordinatave të duhura për të ardhmen. Madje, në një debat televiziv, kjo përpjekje për të korrigjuar historinë e shkruar keq nën “regjimin e Sali Berishës”, nuk mungoi edhe kritika e ashpër ndaj këtij të fundit si dhe atij të diktatorit Ahmed Zog. Mbetet të shihet në të ardhmen nëse, barazimi relativist midis të treve synon zbutjen e gjykimit për Enver Hoxhen dhe regjimin e tij, apo ashpërsimin e gjykimit për Zogun dhe Berishën.

Sidoqoftë, me Klosin rehabilitohet një pjesë e mirë e sistemit të kaluar, jo thjesht me portrete të valëvitura në ceremonira shtetërore varrezash me dëshmorë ideologjikë, por edhe pjesë të rëdësishme të ideologjisë së trashëguar, si dhe të një armate besnikësh e bashkëpunëtorësh të cilët trashëgojnë veç të tjerash, me zell të jashtëzakonshëm ndërgjegjen klasore e historike. Njëkohësisht me të rehabilitohet gjithashtu edhe mekanizmi i 1200 lekshave, të cilët kanë nevojë të shpërblehen për besnikërinë e treguar gjatë sistemit që e kalbën dhe i kalbi, si dhe gjatë këtij të riut që po i nxjerr në selamet e po i bën të jetojnë si borgjezë të vërtetë.(E.Veseli)

Fatos Klosi: Pjesa kryesore e dosjeve të Sigurimit janë djegur


Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se pjesa më e madhe e dosjeve të Sigurimit të Shtetit janë djegur. "Dosjet le të hapen, por pjesa kryesore e tyre janë eliminuar”, ka thënë ai për A1 Report.

“Duhet të hapen ato dosje që ty të interesojnë, jo të hapen të tëra. Të themi një model që mua më ka pëlqyer. Ka shumë gjëra të shtetit që nuk duhet të dalin në publik.

Të hapen ajo pjesë e dosjeve që ka të bëjë me diktaturën. Sistemi gjerman ka qenë ndoshta shërbimi më i fortë i lindjes. Në atë kohë në vendin tonë kishte autocensurë shumë të fortë. Njerëzit e dinin se sa të drejta kishin”, ka thënë më tej ai.

Ndërsa shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se: “Çështja është të dali lista e bashkëpunëtorëve.

Kush bëhet njeri publik, mirë është ta njohim kush është. Nëse ne kërkojmë të dalë lista e atyre që bashkëpunuan dhe vetëm kaq, atëherë jemi shumë të mangët në këtë pjesë. Ata që bënë spiunin ngelen gjithmonë në hije dhe të pacenuar. Unë kërkoj që krahas listës së bashkëpunëtorëve të shtetit, të vihen dhe emri i atyre që kanë ndihmuar”.

Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa: Kryespiuni Fatos Klosi spërkat figurën e Ibrahim Rugovës


Kryeministri dhe lideri i LDK-së, Akademik Prof.Dr.sci. Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të bëra nga ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, duke shprehur keqardhje që “një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës”.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar.

Reagimi i Mustafës vjen pas deklaratës së ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, se Kosova kurrë s’do të çlirohej – po të varej nga Ibrahim Rugova dhe se politika e Ibrahim Rugovës ishte pa krye, kurse Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar.

Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:

“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.

Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, (sic), ka shkruar Mustafa.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...