2015-05-03

Publikja Shqiptare



“Publikja shqiptare” është libri më i ri që shtëpia botuese “Saras” ka hedhur në treg për lexuesit pas romanit “Shitësit e Apokalipsit” të shkrimtarit Gazmend Krasniqi. Janë plot 12 ese kritike, të shkruara nga 12 personalitete të kulturës dhe të mendimit shqiptar, të cilët duke marrë në shqyrtim elementet filozofike, politike, nacionaliste e gjuhësore, na sjellin në vëmendje çështjen kombëtare. Çështja shqiptare dhe shqiptarët 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë. A është mbyllur kjo çështje? A kemi sot një komb shqiptar? Pse flitet për “Shqipërinë e Madhe”?

Category: Publicistikë.

Tag: publicistike.
Product ID: 804


Publikja Shqiptare
“Publikja shqiptare” është libri më i ri që shtëpia botuese “Saras” ka hedhur në treg për lexuesit pas romanit “Shitësit e Apokalipsit” të shkrimtarit Gazmend Krasniqi. Janë plot 12 ese kritike, të shkruara nga 12 personalitete të kulturës dhe të mendimit shqiptar, të cilët duke marrë në shqyrtim elementet filozofike, politike, nacionaliste e gjuhësore, na sjellin në vëmendje çështjen kombëtare. Çështja shqiptare dhe shqiptarët 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë. A është mbyllur kjo çështje? A kemi sot një komb shqiptar? Pse flitet për “Shqipërinë e Madhe”? Cilat janë pozitat e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni? Esetë e përmbledhura në këtë botim nuk janë një konstatim i thjeshtë i çështjes kombëtare shqiptare, por vijnë si një reagim i natyrshëm intelektual, si shkundje për mendësinë shqiptare në kushtet kur nocioni komb është më i rrezikuar se kurrë dhe si një protestë ndaj kompromiseve të lëvizjeve politike qoftë brenda botës shqiptare, ashtu edhe ndërkombëtare.
Gent Carrabregu, studiues i teorisë politike dhe asistent në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Nortwestern-it në SHBA, duke përmendur faktin se çështjes shqiptare i janë kënduar shkrimtarë, novelistë, poetë, historianë, gjeografë linguistë, albanologë, etj., ai nënvizon se në këtë çështje ka munguar zëri i filozofëve dhe shkencëtarëve shoqërorë. Duke e parë çështjen shqiptare mbi të gjitha çështjet politike dhe ekonomike, Carrabregu i referohet filozofisë politike të Ukshin Hotit në çështjen shqiptare. Ai e sheh atë si “gurin e provës”, njeriun që kishte dijen, vullnetin dhe guximin për të folur me mendje të hapur. Carrabregu beson se pikërisht për këtë filozofi Ukshin Hoti pësoi fatin tragjik të zhdukjes së tij. “Si të arrijmë që si komb shqiptar të bëjmë transformimin cilësor dhe revolucionar nga të qenët objekt historivuajtëse (kurban) i historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, në subjekt historibërës, që bëhet më në fund autor i çështjes së vet?”, pyet Carrabregu.
Mendimi vijon me Glauk Konjufcën, studiues i filozofisë dhe deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje!”. Duke na dhënë që në krye të herës arsyen që nxiti ekzistencën e “Vetëvendosjes!”, Konjufca shpjegon se tashmë në themel të ekzistencës së tyre është reaksioni qytetar dhe se viti 2012 do të jetë vendimtar. “Aktualisht populli, ndryshimin e koncepton në dy mënyra: me votë dhe mobilizim masiv protestues. Por në vitin 2012 do të sqarohet përfundimisht kjo dilemë. Ne duhet t’i bëjmë të dyja, sepse sido që ta bëjmë ndryshimin, ai do t’i përfshijë të dyja”, shprehet Konjufca.
E ndërsa nuk janë të kënaqur në realitetin e ri të shqiptarëve në Kosovë, ku flitet për pavarësi, por, nga ana tjetër, edhe për një shtet jo funksional, Albin Kurti, kryetar i “Vetëvendosjes!” sheh këtu vendosjen e një neokolonializmi. Me tone rebeluese ai flet për filozofinë e zhvillimit që vjen nga jashtë, për të huaj të zhvilluar që duan të zhvillojnë vendasit e pazhvilluar. Deklaratat mediatike të Kurtit janë të njohura tashmë, ndërsa në këtë ese ai thotë hapur elementet bazë që duhet të qëndrojnë në themelet e një shteti të vërtetë për Kosovën. “Kësisoj, paradoksalisht del se në Kosovë shtet janë KFOR-i e EULEX-i, që nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. KFOR-i, sikurse EULEX-i, është neutral karshi statusit”, shkruan Kurti.
E ndërsa pas pavarësisë së Kosovës, në diskutime publike u hodh e u prit teza e “Shqipërisë së Madhe”, propozim që ngjalli reaksionin e ndërkombëtarëve dhe frikën e lëvizjes së kufijve ballkanikë, Enis Sulstarova, pedagog në departamentin e sociologjisë në Universitetin e Tiranës, merr dy anët e medaljes: domosdoshmërinë e hapjes së çështjes kombëtare dhe korrektësia me të cilën duhet folur për të. “Edhe disa që e dëshirojnë bashkimin e shqiptarëve, e shprehin këtë kërkesë me termin e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe nuk janë të vetëdijshëm se kjo është një parullë kundërshqiptare për të zhvlerësuar bashkimin e shqiptarëve, se po shqiptojnë gjuhën e shovinizmave sllavo-greke që duan të ruajnë sundimin mbi shqiptarët”, shkruan ai. Në një historik të shkurtër të lindjes e zhdukjes së kësaj ideje, Sulstarova merr në analizë qëndrimin e shtetit “amë” dhe politikës shqiptare.
E duke vazhduar në këtë linjë, Hysamedin Feraj, drejtues i departamentit të shkencave politike në Universitetin e Tiranës flet për dinakërinë shqiptare, shkrimtari Idlir Azizi flet për ekzilin e vetvetes ndër shqiptarë, ndërsa poeti Ervin Hatibi, përmes një eseje me një titull simbolik “Pemë dhe këngë”, ironizon nënshtrimin shqiptar dhe dashurinë e madhe që kemi për dajakun apo drurin.
Situatës nacionaliste të Ballkanit, Besnik Pula, profesor asistent në Universitetin e Binghamtonit në SHBA, i shton edhe një analizë të krizës financiare dhe ekonomike që ka përfshirë këtë rajon në vitet 2008-2011, Orgest Azizi, lektor i filozofisë politike në Tiranë dhe Paris, sjell një qasje eseistike mbi idenë e universitetit dhe shënjimit të tij si ambient politik, shkrimtari dhe botuesiKrenar Zejno ndalet te gjuha si një element shënjues i identitetit të një popullit, ndërsa Elvis Hoxha, lektor i filozofisë në Universitetin e Tiranës, bën një analizë për ekzistencën e dëshmorëve si dëshmi e dinjitetit të një vendi.
Për të përmbyllur mendimin shqiptar në trekëndëshin Prishtinë-Tiranë-Shkup, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti bën një panoramë të qartë të shqiptarëve të Maqedonisë. Gjuha e tij është e qartë dhe e thartë jo vetëm ndaj ambicieve politike të Maqedonisë, por veçanërisht të shqiptarëve ndër veti. “Pas Marrëveshjes së Ohrit dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ata duhet të përballeshin me vetveten e të shihnin me kohë se gjatë tërë të kaluarës së tyre në Maqedoninë e pavarur, elitat politike maqedonase, suksesshëm kishin arritur të blinin kohë dhe shqiptarët t’i bënin peng të projektit të tyre dështues, por që me ngulm donin dhe duan ta realizojnë, që një Maqedoni, ku më shumë se gjysma e popullatës është jomaqedonase, ta shpallnin si pronë të etnitetit të tyre. Duke mos e hetuar sa lirë ia shisnin të ardhmen e vet palës maqedonase, shqiptarët e Maqedonisë nuk e vunë re se edhe shpresa e tyre më e madhe e quajtur Marrëveshja e Ohrit, më kot u harxhua, se edhe atë, pala maqedonase e kishte nënshkruar vetëm pse e kishte vlerësuar si një instrument që do u mundësonte edhe më tej ta blinin sa më lirë tokën shqiptare”. Mehmeti mban qëndrim edhe ndaj politikës së Europës, e cila, sipas tij, është gjithnjë e kujdesshme me Ballkanin, si fytyra më e keqe e saj.
Publikja Shqiptare Gjinia: Ese kritike Autori: Të ndryshëm Shtëpia botuese: Saras Viti: 2012 Fq. 212 Pesha: 0.26 kg ISBN: 978-9928-152-01-5
: 600 Lekë
: 978-9928-152-01-5

Ulpiana Lama - Ia dolëm!


Ia dolem, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë. Me ngarkesa emocionale e ilustrime thelbësore faktesh, pa kapërcyer gazetaren, por me trillin tërheqës artistik e letrar që e përshkon, ajo na sjell artikuj publicistikë që lexohen me ëndje e plot kërshëri, ngase në to mbizotëron toni i një ligjërimi të sinqertë. Një përmbledhje të tyre e ka marrë në dorë këto ditë lexuesi shqiptar, me botimin “Ia dolëm!”, që vjen përmes shtëpisë botuese “Saras”.

Luciano Moggi me Andrea Ligabue-n : Topi është imi


Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i ekipeve italiane të futbollit, Juventusit, Napolit, Romës, Torinos, ka provuar gjatë jetës së tij shumë goditje, me top e pa top. Dy prej tyre shohim se i ka të gdhendura thellë në memorie. E para lidhet me akuzat “Calciopoli”, prej ku buron dhe një nga motivet e të shkruarit të këtij libri tërheqës, me synimin për të nxjerrë sportdashësin nga qorrsokaku, dhe e dyta, një goditje me grusht. “… Isha ftuar për darkë në shtëpinë e deputetit La Russa, një interist i çmendur, dhe në një moment, djali i tij afrohet tek i ati dhe e pyet, i sigurt që unë nuk po e dëgjoja: ‘O ba, po ky është ai zotëria që vjedh ndeshjet e kampionatit?’, dhe e qëllon me grusht. Ishte përpos se grushti i një nëntëvjeçari.”



E kupton këtë nga thjeshtësia që përshkon librin si një fill i kuq, nga kreu deri në fund. Hyn këtu në lojë origjina, natyra popullore, karakteri i fortë dhe edukata familjare e Luciano-s, si shprehje e fortë e natyrës ku u formua ky personalitet. Këtë qëllim i vë vetes Moggi, duke dhënë shpjegime për sportdashësit dhe lexuesit, që ata të përpiqen t’i bashkojnë e rregullojnë në mendjen e tyre, me aq sa munden, për të riprodhuar të vërtetat. Falë gjuhës së thjeshtë e të kuptueshme të përdorur nga shqipëruesi, publicisti i mirënjohur Mustafa Nano, për lexuesin “përtypja” e lëndës bëhet edhe më e asimilueshme. Në libër përshkruhet gjithçka e madhe që ka ndodhur në futbollin italian dhe atë botëror në këto 30 vitet e fundit, ku në shumicën prej tyre, Moggi ka qenë i pranishëm ose dëshmitar.
Përmbajtja e librit “Topi është imi”, ngjason të ndërtohet në formën e rrëfimeve, eseve të shkurtra dhe “pyetje e 100 përgjigje”, kushtuar figurave të shquara e të shumënjohura të sportit popullor, që hynë në jetën e tij përmes veprimtarisë si drejtues i madh. Përmenden e vlerësohen emrat e futbollistëve elitarë, gjyqtarëve të takimeve, presidentëve të klubeve, trajnerët e ekipeve e plot personazhe të mirënjohura të botës së futbollit. Kujtimet mbartin si vlerën historike të “sekreteve e mistereve”, ashtu dhe atë çlodhëse e me vlera enciklopedike.

Tipari dallues i eseve të Moggi-t, shkruar në bashkautorësi me gazetarin dhe kryeredaktorin e bolonjezes, “Il Resto del Carlino”, Andrea Ligabue, nuk mund të themi se është aq krijimtaria letrare, sesa tregimi, zhbirimi i psikologjive, zbërthimi e shpjegimi i karaktereve, konflikteve dhe debateve që u ndezën në kohërat e tyre nga shtypi dhe mediat. Kur Moggi merr përsipër të flasë për një futbollist të njohur, për të cilin të tjerë para tij kanë shkruar plot, ai nuk përsërit atë çka të gjithë e dinë, por e jep në optikën e tij, zbulon anë të errëta, më pak të njohura, pa pretendimin të japë ose të bëjë një portret. Përkundrazi, qëndron larg këtij synimi!

Rrëfimtari, me thjeshtësi dhe sinqeritet të dukshëm, rrëfen se ndihet krenar kur përmend origjinën punëtore të familjes nga vinte, përpjekjet e të atit, punëtor pylli, për ta udhëhequr me ndershmëri në jetë, kohën e rinisë së hershme që kaloi në hekurudhë, periudhë të cilën kundërshtarët e tij ia përmendnin me përbuzje. “… Madje, jam i lumtur që kam punuar në sektorin publik të hekurudhave. Ka qenë një përvojë e rëndësishme, që më ka ndihmuar të mbaj edhe familjen, edhe pasionin për futbollin. Prindërit e mi më kanë mësuar gjithë kohën se puna e ndershme, cilado qoftë ajo, i dallon njerëzit e zotë e të mirë nga pjesa tjetër”, rrëfen në libër Moggi.

“Calciopoli”

Futbolldashësit shqiptarë të brezit tim e njohin dhe e kujtojnë kohën kur “më i dashuri dhe më i urryeri”, Luciano Moggi dhe Juve, ndodhen në qendër të një krateri llavënxjerrës, të ndodhisë që mori emrin “Calciopoli”. Libri me kujtime, “Topi është imi”, përmes rrëfimeve të çiltra, jep një qasje të kthjellët ndaj asaj se çka ndodhur në të vërtetë. Është e qartë se në rrethana të tilla, kur akuzohesh se titujt kampionë i ke të pamerituar dhe se ke mbërritur tek ato duke blerë ndeshje, gjyqtarë e lojtarë, nuk mund të mos ndikojnë në formulimin e maksimave mbrojtëse rrëfimet e dukurive më konfidenciale. Te rrëfimet e sinqerta të Moggi-t, përfundimet e “Calciopoli”-t nuk jepen në formën që të nxirren me nocione abstrakte. Përkundrazi! Rrethanat shpjegohen me ilustrime konkrete ngjarjesh e personash pjesëmarrës në një pafundësi rastesh.
“Futbolli nuk është sport. Është një sëmundje!” – i ka thënë një ditë atij trajneri i Romës, Nils Liedholm. Është viti 1976 dhe Moggi e gdhend këtë shprehje në përcaktimin për rrugën drejt majave. “Në këtë botë, asgjë s’më ka ardhur si dhuratë”, shkruan Luciano. “Nuk jam punësuar me mik. Kam fituar një konkurs për vendin e punës, ‘asistent stacioni’ dhe nuk u kënaqa me kaq.” Nuk ka droje ky njeri që të të japë besim, ky njeri që në 2006-n ndau Italinë në mes dhe tronditi themelet e ngrehinës futboll, dhe përfundimi: të bën ta besosh! Një varg pyetjesh për shumë gjëra në libër që pasohen nga pohime e mohime. Ato ndjekin natyrën e fjalëve pyetëse, sa ngacmuese, aq dhe provokative. Ne lexuesit do të marrim të vërtetë ato që thotë autori, i cili u jep rrugë pështjellimeve të burimeve të tjera keqinformuese për ato 12 vjet që drejtoi Juventusin. E ka në dorë lexuesi që me aftësinë e tij të lejojë të kuptohet dhe të të besohet ajo që pohon dhe mohon Moggi, duke nxjerrë kështu një përfundim të drejtë mbi ndodhitë. “… Në jetë, domosdo edhe në futboll, nuk merren rezultate pa rrezikuar – shkruan Moggi. – Unë personalisht e kam marrë gjithnjë rrezikun në sy. Kam rrezikuar lëkurën time.” Dhe e rrezikoi vërtet!

Moggi futbollist …?!

Pak njerëz e dinë se Luciano ka luajtur futboll. E njohin përpos si administrator dhe zakonisht kjo racë drejtuesish nuk e ka pas të domosdoshme të bënte prekje të topit. Si sportist provoi fillimisht çiklizmin, të cilin e la, por jo pa kapur më parë disa rezultate. “Luajta në kampionate të ndryshme amatorësh, kujton Moggi, në Toskanë e në Lazio, e më pas më mori Akragas-i, skuadra e qytetit të Agrigento-s, që luante në Serinë e katërt, në një kampionat gjysmëprofesionist. Ishte sezoni 1957-1958 … Nuk kam kujtime të shumta nga ajo përvojë. Kujtoj mirë ama që, në fund të stërvitjes, në dhomat e zhveshjes, nuk kish ujë të nxehtë. E të mos flasim për fushën. Ishte pa asnjë fije bari. Nëse rrëzoheshe, gjunjët e bërrylat të bëheshin gjak.” I solla paksa gjatë nga teksti këto pasazhe, se ngjashmërisht u shkojnë për shtat gjithë djemve të brezit tim në Shqipëri.
Ndonëse në kokë kishte vetëm futbollin, kuptoi se nuk do të kish të ardhme si futbollist. Lodhja ishte e madhe dhe pagesa ishte e vogël. E la, por jo pa arritur të kuptonte orientimin nga duhej të ecte.

Cilësia e tij e madhe, të zbulonte vetitë

Duke lexuar librin, kupton se strumbullarët ku përqendrohet jeta e Moggi-t në futboll janë dy: rezultati i ndeshjes dhe shitblerja e futbollistëve. Nga kontakti me këto dy struktura, shpjegohet thelbi i brendshëm i gjërave që rrëfen çiltërsisht Moggi. Për të ardhur te këto synime madhore, që përbënin përmbajtjen e punës së tij, e ndihmoi së tepërmi intuita për të zbuluar vetitë e futbollistëve. Që herët ai vihet në kërkim të fëmijëve të talentuar që luanin në fushat e provincave, aftësi që më pas e shtriu deri në majat më të larta të talenteve. Për Moggi-n, të njohësh do të thotë të kuptosh të përgjithshmen, por sidomos veçantitë e lojtarit cilësor, përdorimin e topit, vizionin në lojë, goditjet me dy këmbët, loja me kokë, personaliteti, teknika e përdorimit të topit, shkëputja … dhe të gjitha këto i shihte vetë në fushë, kudo që të ndodhej lojtari. Ambicia e libërshkruesit për të zbuluar talentet flet vetiu për intelekt, nuhatje. Askush si ai në kohën e tij, nuk ka ditur ta bëjë më mirë. Mendjemprehtësia e tij krijuese, e aftësisë për të zbuluar, zgjedhur e për të komanduar, e renditi Moggi-n në pëlqimet e klubeve më të mëdha. Besimi ndaj tij ishte pakufi. Për besimin që i jepnin presidentët e klubeve, ai shkruan: “Ishin njerëz, për të cilët ti ishe i gatshëm të jepje gjithçka, në mënyrë që të mos ndodhte asnjëherë që ti të tradhtoje besimin që ata kishin manifestuar se kishin te ty”. Duke shfletuar librin, kupton se ai nuk priste. Donte të ishte para të tjerëve, nuk i linte gjërat pezull, nuk i braktiste kurrë projektet e veta. U bë një ekspert i pashoq.

Jeta e qytetit dhe fusha

Merr shumë vend në libër pjesa kur flet posaçërisht për lojtarët me të cilët jetoi dhe punoi, si: Maradona, Paolo Rossi, Gentile, Alex Del Piero, Zebina, Nedved, Ibrahimoviç, Zidane, Zola, Camoranesi, Vieri, Davids etj. Jeta e qytetit dhe fusha ku duket lojtari, ishin detyrë e administratorit pa ndërprerje, pa luhatje, pjesë edhe e jetës së tij. Lexuesi i nderuar mund ta marrë me mend se sa e vështirë për Moggi-n do të ketë qenë te Napoli administrimi i supertalentit Maradona, por veçse kur e lexon nga ai, kupton se nuk ishte punë e lehtë t’i mbaje në ekuilibra, të cilat shfaqeshin mjaft të brishta në ndeshjen mes qytetit, femrave, drogës e pijes dhe asaj në fushë, ku mbizotëronte goli-rrjeta, rezultati, stërvitja, topi, stresi e dëmtimi fizik, stoli dhe kundërshtari. Sidomos kur dëgjonte se tek X lojtar, ishin bërë rutinore frekuentime të lokaleve të jetës së natës, Moggi do të ndodhej aty. Të emocionon shembulli që autori jep për figura brilante, për futbollistët juventinë, Nedved e Ibrahimoviç, jetën e tyre të përkorë, lidhjet e forta me familjet dhe stërvitja serioze. “Për mua të vraposh është liri, dëfrim”, i thotë Nedved, Moggi-t. Shumë nga rrëfimet për ta shoqërohen me një humor të këndshëm. “Paolo Rossi – Klubi toskan ra dakord ta shiste për 15 milionë lireta dhe për 60 topa (!?); Gentile-n, për 200 milionë lireta dhe një numër traktorësh. (Po, po, e keni dëgjuar mirë, traktorë.)” Dhe, siç e do zakoni i administratorëve, në libër nuk mungojnë edhe qëndrimet e Moggi-t mbi veshjet e futbollistëve, mënyra e mbajtjes dhe prerjes së flokëve, xhinglat, tatuazhet, grindavecët, lojtarët problematikë tip Gaskonje etj. Më mirë lexojini vetë! Moggi na tregon te botimi i tij edhe për ata lojtarë që në fushë dinin ta lexonin ndeshjen në mënyrë të përkryer, për lojtarë që ishin të aftë të frymëzonin të tjerët, si dhe për drejtorë sportivë që betoheshin se “kurrë nuk do të ndodhte që t’i jepte një lojtar Moggi-t; nëse do ta bëj një gjë të tillë, jeni të autorizuar qysh tani të më pështyni në fytyrë”, deklaronte një prej tyre. Gjithsesi, ndonëse Moggi nuk e thotë, askush nuk i pështyu kur ata patën mirëkuptimin ta jepnin lojtarin. Jo pak rrëfime ka dhe për figurën e presidentëve të klubit, ku shumë prej tyre u shkatërruan për futbollin, gjë që ndodh shpesh. Trajnerët: mirënjohës dhe mosmirënjohës. Kështu i klasifikon në botim. Kudo ku drejtoi Moggi luajtën dhe bënë rolin e trajnerit zgjedhjet përpos se të tij. Historitë me ta janë të shumta dhe tërheqëse. Mazzari, Mancini, Lipi, Murinho, Prandeli, Boshkov, ConteMontonico etj., janë e bëhen pareshtur pjesë e kujtimeve të tij.
Ky libër nuk ka dyshim, me komunikimin shpirtëror që e përshkon, se do të zërë një vend të veçantë në radhën e përkthimeve cilësore të botuara deri tani, që i përkasin botës sportive. Lexoni “Topi është imi” dhe shihni si shpaloset hapësira e topit të rrumbullakët, si shikimi yt për botën italiane të futbollit shkrihet harmonishëm me pamjen e përftuar nga libri i Moggi-t. Lexim të këndshëm!

Botimet “Saras”
Autori: Luciano Moggi
Përshtati në shqip: Mustafa Nano
Çmimi: 1200 lekë

Francesca Petrizzo- Kujtimet e një bushtre

Një anije ndodhet në afërsi të brigjeve greke. Në bord, një grua përpiqet të dallojë profilin e Peleponezit në dritën e vagullt të muzgut. Është Helena e Trojës, e rikthyer në atdhe nga i shoqi, Menelau, pas shkatërrimit të qytetit krenar. Erës dhe dallgëve, ajo u beson historinë e vet. Dhe zëri i saj rrëfen një të vërtetë të ndryshme nga ajo që njohin të gjithë: melankolike dhe vibruese, flet për një krijesë të etur për dashuri, të mbushur me pasion dhe sensualitet, por të shtrënguar t’i bindet ligjit të të atit – mbret dhe të martohet me një burrë që nuk e kishte zgjedhur dhe as dëshiruar.
Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo

Një vendim fatal, prej nga do të lindin kobe dhe tragjedi, sepse Helena do ta kërkojë në krahët e të tjerëve atë që i është mohuar. Duke humbur gjithçka dhe duke përfunduar e damkosur si “bushtër”, fatprerë dhe tradhtare.
Në sfondin e mitit dhe të poemave homerike, Francesca Petrizzo e zhvesh protagonisten e saj nga tisi i misterit, i jep mish dhe shpirt, duke krijuar një figurë shumë moderne femërore që vërshon nëpër faqet e librit me forcën, zemërimin dhe dobësinë e një personazhi të përnjëmendtë, arketip i të gjitha femrave që në rrjedhën e kohës u kanë kundërvënë arsyet e zemrës atyre të pushtetit. I mbështetur nga një shkrim lirik, muzikor, nganjëherë hipnotik, romani befasues i debutimit të një shkrimtareje shumë të re të talentuar.

Fragment nga libri

Bushtra, kështu më quajnë burrat e ekuipazhit. Bushtra. Këtë e bëjnë fshehurazi. Por unë i dëgjoj. Unë quhem Helenë, kam lindur në Spartë, por u largova prej andej për shkak të dashurisë. Thoshin se isha gruaja më e bukur në botë. Për ato pak gjëra që mora, për ato shumë që humba, rapsodët bëjnë tashmë rrëfime. Rrëfime të gënjeshtërta. Tek e fundit, ata nuk ishin. Kurse unë, po.

Mbi autoren

Francesca Petrizzo ka lindur në Empoli më 17 maj 1990. Pas maturës në liceun klasik, regjistrohet në fakultetin e Historisë në Firence, por pranohet gjithashtu në Universitetin e Oksfordit, të cilin do ta frekuentojë nga vjeshta e 2010. Dashuron kinemanë, muzikën, leximin dhe ka shumë miq, pa pasur nevojë për Facebook – un. Kultivon ngahera pasionin për shkrimin, që shpërtheu në këtë roman të sajin të parë.

Titulli: Kujtimet e një bushtre Origjinali: Memorie di una cagna Gjinia: Roman Autori: Francesca Petrizzo Shqipëroi: Adrian Beshaj Shtëpia botuese: Saras Viti: 2012 Fq. 248.

Gazmend Krasniqi - Shitësit e Apokalipsit


Shitesit e Apokalipsit


Gazmend Krasniqi ka lindur në vitin 1963 në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për Pikturë e më pas për Letërsi.
Aktualisht jeton në Tiranë. Veprimtaria e tij letrare përfshin vëllimet me poezi “Skodrinon” (Shkodër 2001), “Poema”( Shkodër 2005), “Toka e (pa)premtuar” (2008), përmbledhjen me tregime “Kodi i vërtetë i Da Vinçit”(2008) dhe tri romanet: “Eldorado”( Prishtinë 2006), vlerësuar me çmim në konkursin mbarëkombëtar “Buzuku” në Prishtinë, “Bar Parajsa”( Tiranë 2008), “Asgjëtë e vogla të Zotit”( Tiranë 2009). Krasniqi po ashtu ka lëvruar edhe gjininë e dramës, me të cilën është vlerësuar edhe me çmime kombëtare. Përmendim “Tri drama”, botuar në 2006-n në Shkodër(çmim në konkursin mbarëkombëtar Albdramatika në vitet 2003 dhe 2007). Kjo pjesë është ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ndërkohë që drama tjetër “Koncerti” ka fituar çmim në konkursin mbarëkombëtar “Katarina Josipi”, Prishtinë 2008. Gazmend Krasniqi është pjesë edhe e botimeve ndërkombëtare si “New European poets”(Poetët bashkëkohorë europianë), Minesota, USA 2008, “Antologia della letteratura albanese contemporanea” (Letërsia bashkëkohore e Shqipërisë), Romë 2007, “Poésie albanaise” (Poezi shqipe), Bruksel 2007, “Cobpemeha пoеэија Aлбанија” (Maqedoni), Shkup 1995, “22xPecs” (22 autorë europianë për qytetin Pecs të Hungarisë, 2010), “Izbor iz savremene albanske proze” (Përmbledhje nga proza bashkëkohore shqiptare), Nvo Prostory, Podgoricë 2011, “Pip Anthology of World Poetry of the 20th Century” (on-line), ndërkohë që poezi të tij gjenden në www.transcript-review.org/gazmendkrasniqi në gjuhët anglisht, frëngjisht e gjermanisht, përkthyer nga Robert Elsie e Janice Mathie-Heck, Hans Joachim-Lanksch dhe Ardian Marashi. Përveç krijimtarisë letrare, Krasniqi ka dhënë kontributin e tij edhe në fushën e përkthimeve, duke sjellë shqip “Poezi anglosaksone e shek. XX” (antologji poetike, bashkautor), Tiranë 2004, “Unë dhe zonjushë Mandible” (tregime nga Donald Barthelme), 2004, romanin e Henry James “Deizi Miler”, 2007, përkthime letrare në revista letraro-artistike si dhe në suplementet letrare të shumë të përditshmeve shqiptare.




Jason Goodwin - Syri i keq



Syri i keq, Jason Goodwin

Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të. Ashtu si te Pema e Jeniçerëve, libri fitues i çmimit Edgar Allan Poe, Goodwin na sjell të gjallë botën bizantine nëpërmjet përshkrimeve plot jetë, hollësirave mbresëlënëse dhe një konteksti të qartë historik. Në librin “Syri i Keq”, ai shpalos dramën dhe bukurinë e Stambollit, një qytet ku gjeografia dhe kultura janë ndërthurur duke e bërë një nga vendet më magjepsëse të botës.

Monika Stafa - Një ditë si Sofia



Nje dite si Sofia
I rashë me forcë drurit të vjetër, të lashtë, aq sa dukej si kishte mbirë aty që kur kishte qenë fidan. Nga brenda doli një burrë mbi të 50-tat. A mund të flasim bashkë, ju lutem? Nuk prita të merrja pëlqimin dhe vijova: Si është puna e aeroportit? A ma shpjegoni me detaje? Unë jam – për pak desh më doli “Sofia” – e katit të dytë, që do të udhëtoj nesër në ora 4, ja, e shoh, e keni të shenjuar aty në bllok. Ju lutem shiheni. Burri përballë meje thoshte vetëm Yes, pas çdo fjale që dëgjonte dhe s’nxirrte asnjë zë më shumë. Shpjegimet e mia po me nervozonin dhe mua vetë, s’po dukeshin aspak të vlefshme në bisedë me një tip si ky, që edhe ishte recepsionist, edhe s’dinte asnjë fjalë anglisht. Ndërsa po lëvizte ngadalë diçka në kompjuterin e tij, valë mendimesh të çrregullta më përplaseshin në krye. Një skuqje përvëluese ndieja që më kishte pushtuar fytyrën dhe nervat po më tendoseshin akoma më shumë nga ngathtësia e burrit në shërbim. A ka mundësi të më ndihmoni më shpejt, i thashë, me një zë lutës. Ai ktheu kokën qetësisht nga unë dhe s’i ndryshoi asnjë nerv, asnjë qerpik s’i lëvizi. Ky ose s’kupton, mendova, ose është nga ata tipat që të çmendin me indiferencën e tyre të qëllimshme.
Nga novela “Një ditë si Sofia”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...