2015-05-03

Gazmend Krasniqi - Shitësit e Apokalipsit


Shitesit e Apokalipsit


Gazmend Krasniqi ka lindur në vitin 1963 në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për Pikturë e më pas për Letërsi.
Aktualisht jeton në Tiranë. Veprimtaria e tij letrare përfshin vëllimet me poezi “Skodrinon” (Shkodër 2001), “Poema”( Shkodër 2005), “Toka e (pa)premtuar” (2008), përmbledhjen me tregime “Kodi i vërtetë i Da Vinçit”(2008) dhe tri romanet: “Eldorado”( Prishtinë 2006), vlerësuar me çmim në konkursin mbarëkombëtar “Buzuku” në Prishtinë, “Bar Parajsa”( Tiranë 2008), “Asgjëtë e vogla të Zotit”( Tiranë 2009). Krasniqi po ashtu ka lëvruar edhe gjininë e dramës, me të cilën është vlerësuar edhe me çmime kombëtare. Përmendim “Tri drama”, botuar në 2006-n në Shkodër(çmim në konkursin mbarëkombëtar Albdramatika në vitet 2003 dhe 2007). Kjo pjesë është ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ndërkohë që drama tjetër “Koncerti” ka fituar çmim në konkursin mbarëkombëtar “Katarina Josipi”, Prishtinë 2008. Gazmend Krasniqi është pjesë edhe e botimeve ndërkombëtare si “New European poets”(Poetët bashkëkohorë europianë), Minesota, USA 2008, “Antologia della letteratura albanese contemporanea” (Letërsia bashkëkohore e Shqipërisë), Romë 2007, “Poésie albanaise” (Poezi shqipe), Bruksel 2007, “Cobpemeha пoеэија Aлбанија” (Maqedoni), Shkup 1995, “22xPecs” (22 autorë europianë për qytetin Pecs të Hungarisë, 2010), “Izbor iz savremene albanske proze” (Përmbledhje nga proza bashkëkohore shqiptare), Nvo Prostory, Podgoricë 2011, “Pip Anthology of World Poetry of the 20th Century” (on-line), ndërkohë që poezi të tij gjenden në www.transcript-review.org/gazmendkrasniqi në gjuhët anglisht, frëngjisht e gjermanisht, përkthyer nga Robert Elsie e Janice Mathie-Heck, Hans Joachim-Lanksch dhe Ardian Marashi. Përveç krijimtarisë letrare, Krasniqi ka dhënë kontributin e tij edhe në fushën e përkthimeve, duke sjellë shqip “Poezi anglosaksone e shek. XX” (antologji poetike, bashkautor), Tiranë 2004, “Unë dhe zonjushë Mandible” (tregime nga Donald Barthelme), 2004, romanin e Henry James “Deizi Miler”, 2007, përkthime letrare në revista letraro-artistike si dhe në suplementet letrare të shumë të përditshmeve shqiptare.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...