Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/03

Ulpiana Lama - Ia dolëm!


Ia dolem, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë. Me ngarkesa emocionale e ilustrime thelbësore faktesh, pa kapërcyer gazetaren, por me trillin tërheqës artistik e letrar që e përshkon, ajo na sjell artikuj publicistikë që lexohen me ëndje e plot kërshëri, ngase në to mbizotëron toni i një ligjërimi të sinqertë. Një përmbledhje të tyre e ka marrë në dorë këto ditë lexuesi shqiptar, me botimin “Ia dolëm!”, që vjen përmes shtëpisë botuese “Saras”.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...