“Miliarderi” është romani i quajtuar nga kritika letrare si një histori rrënqethëse.
Publicisti Veton Surroi i rikthehet sërish letërsisë, më i pranishëm se kurrë. Një rrëfim plot humor e ironi. Një nga veprat letrare më serioze të Surroit, por edhe të letërsisë shqiptare të viteve të fundit.
Mbi autorin
Veton Surroi (1961) është gazetar, aktivist i shoqërisë civile dhe politikan. Ka themeluar revistën “Koha” më 1990, e cila në 1997 u transformua në gazetën e parë të pavarur të përditshme në Kosovë “Koha ditore”. Më vonë themeloi edhe stacionin televiziv KTV.
Si anëtar i delegacionit të Kosovës më 1999, ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Rambouillet, e cila solli çlirimin e Kosovës. Më 2005 – 2008 ka qenë anëtar i udhëheqjes së delegacionit të Kosovës në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës. Ka botuar librat “Fluturimi i fundit i Azem Berishës për në Kështjellë” dhe “Libri i fluturave”. Ky është romani i tij i parë.