2015-06-13

TËRTHORAZI – MË MIRË HIÇ SE KIÇ

Image result for kush eshte shefik shkodra
NGA SHEFIK SHKODRA

Kujdes intelektual!

Po të bëj propagandë një politikan në mënyrë hipokrite, nuk do të ishte aq e habitshme. Po të kridhet një intelektual atje ku s’e ka vendin, me siguri do të peshonte shumë.

Politika detyruese e çon edhe intelektualin në stome të humnerave, të vetë shkatërrimit të krejt pasurisë shpirtërore. Kjo ndodh krejt nga një moskujdes i rastit, apo lakmia për të mos e mbuluar harresa, por edhe interesi, për këtë fundit nuk do duhej të besohet për njerëzit intelektualë.

Duket pak si mëkatim edhe pse ndoshta, vështirë është të gjendet rrugë e duhur për depërtim. Shpeshherë ka pasur mbyllje dyersh për njerëzit e ngritur. Dhe mund të përsëritën jo vetëm në një vend dhe jo vetëm njëherë. Ngushticat janë shumë të vogla. Megjithatë, duhet secili ta masë hapin e vet, se a duhet të ecë në atë drejtim apo duhet ta zmbrapsë veten. Nuk ka politikë, ose shumë pak, që mund ta pranoj drejtimin e atij që e do të ecë një shoqëri pa gabime. Politika dëshiron që atë patjetër ta asimiloj duke joshur me gjithçka ka në dorë. Duke ia rregulluar caqet me mrekulli – parajsë.

 Ndryshe, edhe kërcënimet janë masa më e hapët që ngulfat ose diskualifikon frymën dhe zërin demokratik.

Pra, nëpër kohë të ndryshme, shoqëritë me politika dhe sisteme po ashtu të ndryshme, edhe intelektuali është i detyruar të gjej penetrimet për të ndihmuar e shpëtuar shoqërinë. Të zgjedh kohën kur mund të paraqitet ose të ballafaqohet me shumë dallgë dhe t’i përjetoj ashtu si janë me mundësitë e veta, brenda rrethit të vet. Sepse, me vetëdijen e tij më të lartë se të tjerët, ai ka obligime më të mëdha morale e njerëzore.

Kur mbetet që vetëm atij t’i besohet, vetëm ai është i cili do të ngushëllojë e forcoj të gjitha shtresat sociale. Dhe vetëm ai mund të bëj vlerësime me masë për secilin në skenën shoqërore, edhe për shtresat më të dobëta, për ato të mesme, por edhe për pasanikët, shoqërinë civile, njësoj edhe për prijësit politik. Sa herë që ke menduar se duhet ndëshkuar një, ndërsa palën tjetër ta përkrahësh, s’ka dalë krejt çka është menduar. Mund të jenë shumë veprime individuale e kolektive si të përkohshme. Përkohësia e akteve të ndryshme, qofshin ato sublime apo edhe të vrazhda mbeten si shenjë e kohës kur jetojmë.

Dje, sot, nesër, me jonjerëzore dhe shumë jonjerëzore, përkatësisht njerëzore dhe shumë njerëzore. Do të thotë që është shprehur dhe jo vetëm shprehur, por edhe është vepruar saktësisht në përputhje me atë që është dashur të arrihet, dhe asaj që mbetet për shkaqe subjektivizmi si nëpërkëmbje, apo saktësisht me qëllim. Intelektuali kur nuk do të thotë të vërtetën dhe të vë masë përkufizuese e objektive për temën ose akëcilin njeri, atëherë është më mirë të heshtë. Dhe “heshtja është ar”. Për këtë historia njerëzore është dëshmitare dhe ‘mësuese e jetës’.

 Duhet lënë vend edhe asaj frymës për çka ishe i angazhuar gjatë gjithë jetës, nëse vërtet ka qenë ashtu ajo frymë dhe ideal i jot. Nuk bën ta vesh në peshojë gjithë bagazhin, për të cilin është menduar se ishte mjaft i rëndë me kuptim të sublimes për një ardhmëri të përgjithshme. Madje, për autorin me një epitet gjithëkombëtar, shumë dekorativ e plot seriozitet, sikur jemi mësuar të dëgjojmë në Ballkan, “babai i kombit...”

Mund të dëmtohen telat e mendjes në moshë

Intelektualit i duhen kushte si të gjithë të tjerëve. Po ai është tepër i ndjeshëm, duhet të fitohen me mund kushtet! Beteja është e rëndë dhe shumë e mundimshme, e pandërprerë. Presionet janë të pa llogaritshme. Të lënë prapa gardhiqeve, me ofendime, etiketa dhe qortime të pareshtura. Dhe “mëkatet” s’ka kush i bart më mirë se vetë ai.

Ai që mendja ia arrin çdo skutë të universit biologjik. Me (pa)drejtësi elementare njerëzore, kudo qofshin ato skuta të jetës njerëzore. Nuk ka vend që të mos ketë ballafaqim real në kohë. Sado që nuk duhet të jetë krejt ekstrem dhe për kahe jashtë konstruksionit shoqërorë, megjithatë, ka shumë vijëzime, kur nuk mund të pajtohesh. E ndien dhimbjen e skamnorit, të invalidit, të punëtorit, të fshatarit e bujkut, të fëmijës pa zot, etj. dhembje në përditshmëri, që shfaqen në gjithë globin tokësor e edhe në mese ku bashkëjeton. Në rend të parë, aty ku jeton.

Pra, nuk do të duhej intelektuali që t’i bëj kthesë mendja për 360 shkallë dhe të shndërroj tezën e jetës, ndoshta rastësisht në tezë të poltronizmit të përkohshëm, është pak si habi. Atij që i kanë duartrokitur nëpër shtigjet shumë të vështira, vjen kohë që do duhej t’i ngrish të gjitha fjalët miradije për te. Atë që e ke pasur për idhull në bashkëkohësi, tash detyrohesh ta marrësh si diçka të parëndësi dhe që mund të hidhet pas shpine. Mundet njeriu në moshë vërtet ta lëshojnë telat e mendjes si një qendër elektronike që mund të dëmtohet. Por, kushdo qoftë më afër duhet këshilluar se, dje i ke ndihmuar dikujt me kërrabë në dorë, sot dhe nesër duhet të ndihmohet ty, atij..
.
Mos e thirr të keqën

Përpiquni ta ruajmë atë rreth vetes. Natyrisht, duke pasur shumë vërejtje, por qortimet të mos shkojnë në adresë të gabuar. Nuk duhet të pritet që në fatkeqësinë e njërit të përfitoj tjetri. As vetëkënaqësinë e një shërbimi shumë të pavlershëm që mund ta bësh për çështje shumë subjektive, gjithashtu shumë të përkohshme.

As urrejtjen individuale për individin ta fusësh në shërbim të përgjithshëm. Nuk është lehtë kushdo qoftë, sipas simpatisë apo antipatisë të këtij apo atij, të thirret luftë qytetare.

Ajo është jashtë çdo konteksti për një intelektual. Ndonëse, ai (intelektuali) ka mundësi në çdo kohë që të jetë në shkallën e diferencimit, me privilegje nga klasat e ulëta shoqërore e qytetare. Natyrisht, duke i përjashtuar që të gjitha ato kategori sociale të përvuajtura, ai mund të gjendet dhe ta bëj veten të shikoj së larti teatrin e mizorive të shoqërisë njerëzore. Po këtij tipi nuk do t’i thuhej me emrin intelektual.

Sepse, ky do të ishte i mangët me dije dhe me ndjesitë e një njeriu të rëndomtë e lëre më të radhitet për intelektual.

(Shefik Shkodra, u lind në vitin 1948 në Desivojcë të Dardanës. Arsimin e detyrueshëm fillor e kreu në vendlindje, dhe në Hogosht, arsimin e mesmen në Gjilan, ndërsa u kulturua me diplomë Fakulteti, dega Frengjisht, në Universitetin e Prishtinës. Jeta dhe biografia e Shefik Shkodrës është një roman tronditës. Vendlindja e poetit Shefik Shkodra ka pamje epike, dhe të afshët për frymëzim. Ore, dua të shkruaj krejt i vetëm / për një këmishë shiu e vetëtimash / që lagej e thahej mbi trupin tim… / për një këmishë përherë të re!.. 

Në kohën e sundimit serb, Desivojca ishte e lënë prapa shpinës së zotit. Mungesa e parasë, varfëria, mungesa e rrugëve, dhe të gjitha së bashku, ishin për të ardhur keq. Formimi i intelektualit në kohën time, rrëfen Shefik Shkodra, ishte me vuajtje dhe beteja. Shtjellën unë e kam përjetuar nëpër të gjitha moshat e jetës. Fëmijëria e rëndë, dhe rinia e mbushur me zemërime, janë mbresat në shumë poezi të mia. Në vitin 1966, unë përjetova një gëzim të madh, kur m’u botua poezia e parë në Revistën letrare, „Jeta e re“. 

Ç´është shtjella, ajo është diçka që të mbështjellë e të palosë – forcë që s’pyet. Është shtrëngatë - dredhë. Të hedh në tokën e ëndrrës. Por edhe të gjuan e të përplasë me gjësendet nëpër botë të ndryshme tmerri. Kështu e kam ndie poezinë. Në vendin ku jam lindur unë, shtëpinë e kam brenda, në natyrën e pyllit. Natyra në vendlindjen time ka sajuar bukuri vërtetë poetike. Çdo pamje në natyrën e vendlindjes më thërret; poet, eja tek unë, këndomë, jam e bukur për secilin varg. 

Veprimtaria poetike e poetit Shefik Shkodra, nuk është e pakët, por vëllimet e tij janë të paktë. Njëherë, censura politike, e pastaj edhe kushtet materiale. Burgu i pushtuesit ishte me vazhdime. Liroheshe prej një burgu të vogël, të përpinte burgu i madh. Prandaj poeti Shefik Shkodra ka të botuar vetëm një pjesë të krijimtarisë së tij. Shefik Shkodra deri tash ka botuar këto përmbledheje librash; 1 . Shtjella, 2 . Erëverë, por ai shkroi edhe nga historia, historia e letërsisë, publicistikë, etj. Poezia e tij është e shpërndarë nëpër periodikun e gjerë të hapësirës gjuhësore të shqipes. Në poezinë „Kurbeti“ poeti Shefik Shkodra magjeps me bukurinë poetike, me dramën e jetës përbrenda, dhe me ngjyrat më reale komunikon me plagët e popullit tonë: S’ka dyshim se më merr malli për verën time. / Vëlla, dua ta rikujtoj këngën e karkalecit / dhe gjyshin pranë gurit të vatrës në mendime! Dhe poeti s´ndalet së kënduari; 

Jam përmalluar për tufën e deleve / për ogiçët me kambana e shtagat e lojës... Në jetën time si poet, jo rrallë jam ndodhur para kufomave lakuriqe, të një shoku të rënë, apo të një miku të vrarë. Bisedat me veten time kanë qenë ndër më të ngrohtat. Kafshët e egra dhe kafshët e buta unë i kam njohur si fëmijë. Dhe si fëmijë kurrë s´kam dashur të jem ujk, por Qen, jo se jo. Edhe pse ujku është bir Qeni. Po e them këtë se në jetë kam vuajtur shumë nga dora e përgjakur e armikut. Krenarinë e rëndë të samarit të pushtuesit unë kurrë s´e kam pranuar. Njerëzit me samar të pushtuesit i kam fshikulluar. 

Dashuria është e të gjithëve, më thotë poeti Shkodra, me të e pimë ujin e jetës:/ Jehona nga pylli gris velin e thurur të soditjeve! / Qiellit të egër me peshë përlajnë retë njëra-tjetrën / Ajo ushtimë shurdhësie vjen grykës së gjerë! / ... Këto dhe vargjet e tjera tregojnë për vlerën poetike të poezisë tê Shefik Shkodrës. Poetët, më thotë Shefiku, janë të çuditshëm. Jo njëherë, por disa herë i kam treguar qiellit dëmet e erës dhe të borës në dimër. Dehjen e shiut me vërshime unë e kam urryer. Natyra poetike e vendlindjes sime, është aq tërheqëse, aq frymëzuese, sa s´të lë të këputesh nga ajo copë tokë hyjnore. 

Ndërgjegjja e poetit është e shenjtë, ajo s´guxon të thyhet as me çmime klanesh dhe as me dhurata miqësh. E vërteta për mua është e shenjtë, më thotë poeti Shefik Shkodra. Shkova në stinën e verës, në muajin e qershorit / u enda pas fluturave e u përmallova / si të mos isha ai që isha; / u djersita dhe mbeta / hullitë ballit shpejt m’i dhuroi koha / dhe rrugë të re më shtoi /. Unë kujtoj se poeti i përket poezisë dhe jo poezia poetit. Në ujëvarat e përrojeve që thurin zërin e mallit / lash kujtim dhembjen e fëmijërisë / truallin e larë me gjak që s’fshihet!.. 

Jeta morale e njeriut thotë Oskar Wilde, është lëndë e pasur për artin. Mirëpo, arti i vërtetë, sado imoral qoftë, ( kam lexuar tek Erza Paund ) prodhon dëshmi të vërtetë. Unë kujtoj shprehet poeti nga Gjilani, Shefik Shkodra, s´e problemet e artit, dhe të letërsisë, janë probleme të jetës. Shkrimtarët e mirëfilltë, shkrimtarët me forcë artistike, lehtësisht shkruajnë dhe krijojnë, i tillë vlersoj s´e është edhe poeti ynë, Shefik Shkodra. ,thotë në mes tjerash publicisti i mirënjohur 
Rrustem Geci:http://www.albaniapress.com/lajme/20503/Lexim-i-veprave-te-Shkrimtarit-Shefik-Shkodra.html)

2015-06-11

DISKRIMINIMI



Pas krijimit të degës së Partisë Komuniste Jugosllave në Tiranë, në nëndor 1941, nga emisarët e saj Miladin Popoviçi e të tjerë, ata vunë në krye Enver Hoxhën, njeriun e studiuar për interesat e tyre. Deri në prill të vitit 1948, (kur dolën letrat e Informbyrosë, se Jugosllavia e Titos tradhtoi), në çdo dikaster, ishin vendosur instruktorë jugosllavë dhe flitej gjerësisht për “miqësinë e madhe”,

“Vllazërim-Bashkim (Bratsvo - Jedinstvo)" Jemi në vitin 1946. Rruga drejt Jugosllavisë së Titos, ishte hapur vetëm për studime. Kështu edhe nga Ministria e mbrojtjes u caktuan grupe ushtarakësh, njëri prej tyre, ishte grupi ynë prej mbi 40 ushtarakësh, që filluam nga muaji tetor i vitit 1946, deri në prill të vitit 1948, të kryenim shkollën e tankeve të oficerëve të Armatës Jugosllave, me emrin “Petar Drapshin”, në qytetin Bella Cërkva. Për të diskriminuar oficerët tanë, instruktorët jugosllavë në Ministrinë e Mbrojtjes, caktuan në zyrën e kuadrit të dërgoheshin për studime, persona analfabetë e gjysmë analfabetë, me dy-tre klasë fillore dhe me fillore, pati tre persona me 2 klasë të mesme.

 Pra, ky ishte brumi i shqiptarëve të ardhur në Jugosllavi për të vazhduar shkollën e tankeve. A mundet vallë oficerët tanë të kuadrit të Ministrisë së Mbrojtjes të dërgonin vetë ushtarakë me këtë nivel kulture mjaft të ulët për studime? Kuptohet, se dominuan oficerët instruktorë jugosllave qëllimisht për diskriminim.

Ky grup “studentësh” përbëhej prej shumicës, që kishin qenë partizanë të viteve 1943 – 1944, gjysma e tyre ishin anëtarë partie dhe gjysma tjetër të rinj komuniste. Kishte edhe një pjesë prej ushtarëve të mobilizuar pas çlirimit.

Sekretar i partisë, për grupin shqiptar në shkollë, u caktua Murat Kasapi (i nipi i kolonel Rrahman Ruçit, që më vonë u pushkatua). Ndërsa Mua më caktuan sekretar të organizatës së rinisë. Por mbas pak kohe, Murati bëri një thyerje disipline dhe për këtë e shkarkuan si sekretar të organizatës së partisë dhe më ngarkuan mua.

Unë kisha mbaruar 5 klasë fillore në kohën e Zogut 1933-1939. Kisha lexuar shumë libra të Rilindësve të trashëguara nga gjyshi dhe babai, të vdekur njëri pas tjetrit, duke më lënë mua 4 vjeç jetim.

 Në shkollë kam qenë i rekomanduar, për t’u takuar me atasheun ushtarak të ambasadës tonë në Beograd, në çdo dy muaj, për informacion dhe udhëzime. Në shkollë, veç jugosllavëve, kishte studentë të ardhur nga vendet e ish demokracive popullore dhe të gjithë ishin me kulturë të mesme e të lartë. Ne vinin nga jeta e luftës partizane, të viteve 1943 - 1944, disa me dekorata të “Kujtimi” e “Trimërisë”.

 Pjesa më e madhe, ishim fshatarë, bujq e blegtorë, disa kishin qenë kuadro në ushtri. Por të gjithë me mungesë kulture, e pa literaturën e nevojshme për të mësuar gjuhën. Ne paraqiteshim me një horizont tepër të ngushtë, por me një krenari të theksuar prej shqiptari. Kësisoj, sllavo- serbët na shikonin me përçmim dhe na vinin në lojë, fjala e parë e tyre ishte: “Allbanac bez kulturni çovek”.

 “Shqiptari pa kulturë”. Sllavët në përgjithësi, e serbët në veçanti, fjalën “jebenti” (të q...fsha) e kishin në majë të gjuhës dhe e përdornin si pa gjë të keq.

Kur shqiptarët mësuan kuptimin e fjalës “Jebenti”, filloi grushtimi. Atëherë ata na ofendonin më shpesh për gallatë. Shpreheshin se Shqipëria do të behet republika e shtatë jugosllave. Shpesh në stërvitje në teren, veç talljeve me gojë, na vinin këmbëzën duke na penguar, për të rënë në baltë ose në pellgje uji dhe kjo ishte gëzimi i madh i tyre.

 Por disa nga ne shqiptarët, si Hasan Berberi, Shyqyri Fera, Kosta Ranxhi e tj, nga filli kanë shpëtuar, se do t’u kishin nxjerrë zorrët me bajonetën e pushkës. Kishte disa studentë, si kolonel Selmanoviç Esadi nga Bosnja, që na afronte si mysliman dhe premtonte në mbledhje, se do të na mësonte shkronjat për të zhdukur analfabetizmin, por kjo ishte një tallje e tij për humor.

Në poligonin e tankeve do të behej qitje me tre topa të tankeve. Kur erdhi radha e tre shqiptareve për të bërë qitje me top, ndërresa serbe që bëri qitje para nesh, u kishin hequr “Okularët, periskopëve të topit.

Ata sabotuan qitjen e shqiptarëve me një urrejtje të hapur kundër nesh. Shkolla bënte shërbim garnizoni (roje 24 orë).

Sipas radhës, na vinte edhe ne shqiptarëve ky shërbim, por në një mbledhje në mencë, pas ngrënies së drekës, komisari i shkollës, koloneli Mirko Vraniç tha: “Shqiptarët kanë ngrënë bukë misri, prandaj janë gjaknxehtë për të ruajtur miqësinë me ne, që mos të ndodhi ndonjë aksident me armë, unë urdhëroj, që nga sot, shqiptarët të mos bëjnë më shërbim garnizoni (roje me armë)...

 Të gjithë studentët quheshin me parashtesën e emrit të Titos “Titovi Pitomci” (studenti i Titos). Kur të thërrisnin, ose kur dilje në raport, apo kur doje të paraqiteshe tek eprorët, duhet të thoshe: “Të paraqitet studenti i Titos Filani”.

 E gjithë shkolla kishte divizën, kostumin e liridaljes në festa ose piknikë, për liridalje të shtunën e të dielën dhe veshja e kostumit përfaqësonte armën e tankeve. Ne, shqiptarëve, akoma nuk na e kishin dhënë këtë kostum, ndonëse kishin kaluar 6 muaj dhe ne paraqiteshim në qytet me një veshje të përçudnuar.

 E kishim kërkuar disa herë kostumin, por thoshin, me sot e nesër, si nga përfaqësia ushtarake që na mbulonte edhe nga drejtoria e shkollës. Kishte edhe studentë të ardhur nga ish demokracitë popullore, por ata kostumin e kishin marrë brenda javës.

Ndërsa për ne shqiptarët, kishte kaluar gjysmë viti pa e marrë. Pra, edhe këtu kishim të bënim me një diskriminim të hapur...

 Më 7 maj 1947, ishte ditëlindja e Titos. Atë mëngjes, kambana bëri zgjimin e të 30 studentëve të dhomës më herët. 

Të gjithë merreshin me rregullimin e krevateve, përgjegjësi i dhomës, (stareshina) Millosaleviç Kristivoj, më urdhëroi: “ dëgjo pitomac Bebo, sot në orën 3:30, lajmëro të mblidhen të gjithë shqiptarët para shkollës, se e gjithë shkolla do të shkojë te omlladinski dom (shtëpija e rinisë), për të festuar ditëlindjen e Marshallit Tito”.
Unë iu përgjigja:

–Zoti nënkolonel Kristivoj, ne shqiptarët nuk vijmë, mbasi ne nuk kemi uniformën e liridaljes së shkollës!...

-Dëgjo edhe një herë, ju urdhërojmë të vini për ditëlindjen e Titos patjetër, s’ka asnjë diskutim.
-Ne, po të vijmë, do të jemi në fund të kolonës, me një uniformë të keqe dhe qytetarët do të na marrin si robër gjermanë e mund të na gjuajnë me sende të qelbura. Sepse krijohet një kontrast i madh përpara grand uniformës tuaj...

-Unë nuk dua të di. Ju do të vini për ditëlindjen e Titos patjetër!...

-Jo. Ky është diskriminim që na bëni ne shqiptarëve, kur presim të na jepni uniformën si ua keni dhënë të tjerëve brenda pak kohe, ndërsa për ne kaluan 6 muaj.

-Urdhër! – klithi ai, - do vini për Titon!...

Unë në atë moment, pa menduar thellë, përdora shprehjen e zakonshme të tyre) “Jeb..... Titon, ne nuk vijmë!”...

-Ti allbanac, shan mareshalin Tito?... Unë të godas! - dhe mori në dorë ristelen e gjatë që hekuroste krevatin për të më goditur.

-Në qoftë se ti godet, unë do të hedh nga dritarja, të biesh poshtë i vdekur!... – i thashë. Këtu atij i mbeti ristela e ngritur në dorë dhe u kthye mbrapa. Nuk foli më.

Nga të 28 veta të dhomës asnjëri nuk foli, të gjithë ishin jugosllavë, veç dy shqiptarë, unë dhe Ramadan Osmani nga Korça. Ramadani lajmëroj të gjithë shqiptarët, që asnjëri mos të dalë në shesh për reshtim dhe asnjë nuk doli. Nuk pati asnjë reagim nga drejtoria, asnjëri nga studentët nuk e zuri në gojë. Unë prisja arrestimin apo dëbimin nga shkolla, isha në ankth tre ditë me radhë.

Në orën 1, të natës së tretë, oficeri i rojës më zgjoi nga gjumi:
-Çou, koloneli i juaj të kërkon!...

-Ku është Koloneli?...

-Në një klasë të pallatit, kur të dalësh jashtë do të shikosh klasën që ka dritën ndezur.
Shkova në katin e katërtë dhe trokita në derë. Asnjë përgjigje.

Hapa derën. Koloneli Pertef Pumo, “ Atashe Ushtarak në Ambasaden Shqiptare në Beograd”, kishte vendosur kokën mbi të dyja duart me bërrylat mbi tavolinë. Paraqitem si pas rregullit dhe ky nuk e ngriti kokën. Mbas 5-6 minuta më drejtohet, sikur do të më hante të gjallë:

-Kush je ti që shan Mareshallin Tito?... Na ke shqetësuar të gjithëve. Nesër në Tiranë të pret gjyqi ushtarak dhe pushkatimi...

 Të kishim një kuadër të mirë, tani të pret vdekja. Pse arrite deri këtu duke vënë dy shtete në lëvizje, don të na prishësh miqësinë “Bashkim- Vllazërimin” me Jugosllavinë e Mareshallit Tito, tani gjyqi special të pret...

Kur unë dëgjova fundin tim, vendosa të akuzoj:
-Unë nuk jam fajtor, fajtor je ti, që ke aprovuar për studentë disa analfabetë e gjysmë analfabetë dhe serbët kanë gjetur shkakun të na shajnë dhe ofendojnë orë e çast, duke thënë: “Allbanac bez kulturni çovek”...

-Pusho, se nuk dua të të dëgjoj!...

-E mira është që t’i dish edhe ti ato që unë do të deponoj në gjyq. Ne jemi brumi më i ulët, përpara këtyre që janë me kulturë të mesme dhe të lartë. Unë të paktën kam bërë shkollën fillore në kohën e Zogut dhe kam lexuar shumë libra, por çfarë të bësh me Selfo Dalanin, Kapllan Ajdinin, Viktor Golemin, Ahmet Bezharan e të tjerë, që serbët tallen në klasë e në stërvitje, duke u vënë këmbëzën dhe ata bien në ujë, baltë, llucë, fëlliqen ndoten dhe bëhen gazi i tyre...

Ka pasur raste me Hasan Berberin, Shyqyri Ferren, Kosta Ranxhin etj, me bajonetën e pushkës deshën t’u çanin barkun, por kanë shpëtuar për qime. Diskriminimi që vazhdon është, sepse ne nuk kemi divizën e shkollës, të cilën studentet e marrin brenda javës kurse për ne kaloi gjysma e vitit e nuk na e dhanë, ne jemi me uniformën e vjetër të ushtarit.

 Me paturpësi na kërkojnë të rreshtohemi për ditëlindjen e Titos në fund të kolonës, që të dukemi më keq se robërit gjerman (kur në qytet ka shumë të tillë) dhe me paraqitjen tonë edhe populli arrin të na qëllojë me ndyrësirat e rrugës. Mbasi edhe në popull ekziston një urrejtje kundër shqiptarëve.

Pas këtyre fjalëve, zjarri i zemërimit kundër meje ra te koloneli Pertef Pumos. Më në fund shpëtova me një vërejtje në kartën e regjistrimit si dënim.

Në prill 1948, komanda e shkollës së tankeve, mbylli programin e studimit, shpërndau diplomat me motivime të ndryshme. Ne u kthyem në Shqipëri dhe u rreshtuam në krijimin e regjimentit të tankeve me emrin “Vojo Kushi”. Po të rrojë sot, ndonjëri prej shokëve të atëhershëm, pas 68 vjetëve e kujton patjetër atë diskriminim të egër serbo-sllav.

Rasim Bebo, Addison, Çikago, qershor 2015.

2015-06-08

Statusi i shkrimtarit sot në libra,media të shkruara dhe elektronike!


Foto:Migena Arllati,08.06.2015



Statusi i shkrimtarit sot*



FLORI BRUQI
1 pena



Borgesit do t’i mjaftonte vetëm një fjali për ta dhënë mrekullisht thelbin e dinjitetit: “Individ dinjitoz është ai që ia del të jetë në paqe me veten dhe me të tjerët”.

Thënia e njohur e Kantit se “Individi pa dinjitet s’mund të prodhojë vepra dinjitoze”, duket që u përket atyre postulateve që s’vjetrohen kurrë, pavarësisht konotacioneve që mund të fitojë fjala “dinjitet” në kohërat moderne apo postmoderne.

A ka dinjitet shkrimtari i sotëm shqiptar?

Jo pa dhimbje, derisa flas edhe për veten më duhet të përgjigjem (zë-ulët): “Jo”.

Si për ta ngushëlluar veten dhe kolegët e mi, po shtoj se problematika në fjalë, domethënë “dinjiteti i humbur i shkrimtarit” duket së është një shqetësim mbarë-kombëtar çka lidhet, me siguri, me “dinjitetin e humbur” të vetë letërsisë.

Sipas studiuesit Ridvan Dibra ”Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i imazhit, realitetet elektronikë, ekspansioni i medias etj. duket se vërtet ia kanë lëkundur letërsisë dinjitetin e dikurshëm”.

Amerikani, Joseph H Bloom njëri ndër emrat më të lavdishëm të kritikës letrare bashkëkohore, shprehet plot dhimbje: “Talentet e mëdha janë shurdhuar një herë e mirë nga realiteti i medias amerikane.

Kush mund t’i rivalizojë me parodi lajmet e televizorit, gazetës dhe fjalimet e qeveritarëve?

Realiteti amerikan është më grotesk dhe më qesharak se cilado parodi, sado e mirë qoftë…”. (Kur realiteti amerikan paraqitet i tillë, imagjinojeni tonin, të dashur miq).

Të dënuar të përballen e të jenë pjesë e një realiteti të tillë, disa prej shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohorë (post-modernë që të gjithë!) duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më të shkurtër: e kanë hequr nga vetja e tyre dinjitetin, sikur ai të ishte zorrë qorrë a diç tjetër e panevojshme.

Kujt i është shitur dinjiteti?

Së pari, pikërisht asaj për të cilën kanë nevojë më shumë. Asaj që të bën të njohur e “person publik” edhe pse mund të kesh botuar vetëm dy-tre tekste të dyshimtë. 

Asaj që të bën të famshëm e delirant, deri edhe në ëndrra me Nobel. Asaj “lubie” që për ta shuar urinë e vet të përditshme, “gëlltit çorbën” e gatuar prej lloj-lloj grafomanësh e sharlatanësh. Domethënë medias.

Argumente?

– Shikojeni paraqitjen e shkrimtarëve nëpër gazeta ditore, ekranet televizivë: herë fodullë e herë kinse shpërfillës, teksa për hir të pranisë mediatike dëshmohen të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për lloj-lloj argumentesh e problematikash jashtë fushës së dijeve të tyre, domethënë jo letrare.

(Para disa ditëve , një poet i lakuar bashkëkohor fliste plot kompetencë për avantazhet e centraleve atomikë).

– Lexuesi i pasionuar i lexon intervistat apo auto-intervistat e tyre nëpër faqet kulturore të përditshmeve tona: megalomani e neveritshme, vetëmburrje e vetëvlerësime foshnjarake, mungesë e plotë etike, modestie e qytetarie.

(“Kur flet libri, autori duhet të heshtë”, përsëriste më postulatin e njohur të filozofit gjerman me origjinë polake Friedrich Wilhem Nietzsche:” Merrni pjesë në promovimet për çdo libër të botuar: seanca të bezdisshme hipokrizie mes “miqsh të gotave dhe të femrave” e që fill të nesërmen media e unshme i bën publike.

– Shfletoni librat e botuar: foto autorësh delirantë e me pamje profetike (kujtesë: post-modernizmi nuk e pranon autorin-profet), shënime entuziaste në kapakët e pasmë, që do ta skuqnin nga turpi edhe vetë Xhejms Xhojsit për shembull etj.

Shkrimtari bashkëkohor shqiptar (përsëri u kërkoj ndjesë përjashtimeve) duket i etur për njohje e famë, qoftë edhe për një “filxhan lavdi”.

Dhe këtë lavdi (i yshtur, si duket, edhe nga ndonjë rast pararendës) kërkon ta arrijë sa më shpejt e më lehtë, duke e konsideruar punën e tij kryesore, domethënë punën e mundimshme me tekstin letrar, si punë të dorës së dytë. Kurse parësore për të bëhen:

1. paraqitjet e vazhdueshme mediatike në gazeta dhe televizonet tona ;

2. pjesëmarrjet nëpër lloj-lloj mitingjesh e festivalesh letrarë anë e kënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Globit;
3. radhitja e sa më shumë çmimeve të fituara (jo pak të dyshimtë e fiktivë) etj.

Këtë situate sipas Ridvan Dibrës “ në thelb tragji-komike – të letrave tona pas viteve 1990, e “favorizojnë” edhe dy mungesa extra, tipike shqiptare:

1. Mungesa thuajse e plotë (uluritëse kjo mungesë!) e kritikës letrare, e cila, kuptohet nëse do të ekzistonte, mund t’ia dilte (ndoshta?) t’i “ulte gjelat që këndojnë majë togut të tyre plehut” dhe të nxirrte në pah vlerat e mirëfillta letrare-estetike.

2. Mungesa e plotë e organeve të specializuara letrare, estetike e kritike (me siguri, duhet të jemi i vetmi vend në botë me një mungesë të tillë, thotë Dibra. 

E megjithatë, humbjen e dinjitetit ndër shkrimtarë nuk e justifikon asnjë mungesë apo situatë, sado të pafavorshme qofshin ato.

 Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat (dashakeqë e nostalgjikë), që rreken t’ia mohojnë çdo vlerë letërsisë shqipe të pas viteve 1990, duke e vendosur bile në rrafshe krahasuese me realizmin socialist.

Dhe besoj që një dukuri e tillë bëhet e dhimbshme sidomos për ata shkrimtarë të përkushtuar, që kanë dhënë e vazhdojnë të japin vlera të qëndrueshme e të spikatura letrare nga Shqipëria :Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Eshref Ymeri,Bardhyl Londo,Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi,Zija Çela, Visar Zhiti,
Fatmir Terziu, Skënder Buçpapaj, Mujë Buçpapaj, Izet Duraku, Përparim Hysi, Agron Shele, Amiko Kasaruho,Fatime Kulli,
Raimonda Moisiu,Rexhep Shahu, Zef Pergega, Rasim Bebo,Ferida Ramadani-Zmijani,Vullnet Mato, Ligor Shyti,Flutura Açka , Jerida Kulla, Fran Ukcama,Linditë Ramushi Dushku,Rami Kamberi, Vjollca Tiku Pasku,Riza Lahi, Kabil Bushati etj., ndërsa nga Kosova : Rexhep Qosja ,Agim Vinca, Ibrahim Rugova,Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ramiz Kelmendi,Din Mehmeti, Flora Brovina, Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi, Shyqri Galica, Rushit Ramabaja, Kadrush Radogoshi, Skënder Zogaj, Naim Kelmendi, Musa Ramadani, Reshat Sahitaj, Migena Arllati, Dibran Fylli, Ruzhdi Baloku,Sejdi Berisha,Halil Haxhosaj, Adem Zaplluzha,Nebih Bunjaku, Zejnullah Rrahmani,Bilall Maliqi,Bedri Zyberaj, Nazmi Rrahmani, Xheladin Mjeku,Begzad Baliu,Zeqir Fazliu, Esat Loshaj,Hydajet Hyseni, Gëzim Ajgeraj …etj).

Shkrimatri i famshëm çek Milan Kundera ka më shumë se 33 vjet që nuk jep intervista, i bindur tashmë në hipokrizinë dhe artificialitetin që ato, shpeshherë, përmbajnë në vetvete.

Kurse novelisti amerikan Thomas Ruggles Pynchon njëri prej zërave më interesantë të narratives bashkëkohore amerikane (natyrisht post-modern!), ka publike vetëm një foto të hershme në internet, kurse gazetarët që i kërkojnë intervista, i përzë me të shara.

Jam i bindur se ithtarët e post-modernes mund t’i konsiderojnë si donkishoteskë këto raste, duke shtuar se statusi i shkrimtarit ka ndryshuar dhe nuk është si ai i para 100 viteve.

Njëra anë e balancës, duket haptazi, qe plot. Ana tjetër e balancës kishte vetëm një njësi, himnizimin e kësaj parajse e cila përmes letërsisë së ideologjizuar, më shumë se përmes vetë indologjisë, bëhej jo vetëm e besueshme, por e dashur dhe e ëndërruar, duke krijuar edhe në mungesë lirie të shprehuri idiolatrinë mbi “statusin shoqëror të shkrimtarit”.

Të gjorët shkrimtarë të Perëndimit!

Ankesat për mungesë statusi dhe vëmendjeje tingëllojnë si një vetëlinçim publik. 

Kjo për faktin e thjeshtë se “esnafi” i shkrimtarëve, sipas atyre që shoh e dëgjoj çdo ditë, për mua rezulton se është më i përfaqësuari në Shqipëri e më pak në Kosovë.

Shkrimtarët (ose të ngjashmit) prej vitesh i gjemë këshilltarë në Presidencë, në Kryeministri, në Ministri të Arsimit, Ministri të Kulturës, e në të tjera ministri që nuk kanë lidhje me kulturën. Ata i gjejmë drejtues institucionesh kulturore, anëtarë bordesh ku miratohen strategji, projekte, politika e tekste për lexim.

Ata janë pjesë e kryesive dhe kolegjiumeve të medieve tona. Janë dhe kanë qenë parlamentarë, ministra, profesorë, dekanë, rektorë, profesorë e gjer tek mësues të thjeshtë. Ata janë pra të kudondodhur.

Studiuesi Arian Leka thotë “Atëherë kujt ia kërkojnë shkrimtarët “statusin” dhe përse u duhet ai?

Kujt i adresohen dhe a nuk e kuptojnë se ndodhen para pasqyrës sa herë që flasin për statuse shkrimtarësh dhe mungesë vëmendjeje nga shoqëria e cila pret t’i shohë ata sa më pak të rreshtuar nën modelin shkrimtarë të të gjitha llojeve bashkohuni”?

Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?

Ajo që ne quajtëm liri ka ndryshuar jo vetëm për krijuesin, por dhe për lexuesin. Tashmë shkrimtarët tanë janë një hap me lexuesin evropian.

Ne Kosovë, Shqipëri etj., jemi fatlum në krahasim me mjaft vende të tjera sepse kemi më shumë lexues.

Shkrimtari Zija Çela thotë “Nuk besoj se do të kem shpëtuar pa ndonjë kompromis të këtij lloji, për një fragment apo një fjalë të shkruar. 

Një shembull: si vjen letërsia. Në vitin ‘84 kam qenë në Kukës dhe kam shkruar një roman, “Burrat nuk dalin nga lufta”.
Thelbi i një shkrimtari është individualiteti i tij, që të jetë i ndryshëm nga të tjetër.

Nëse censura në vendin tonë tashmë është lënë mbrapa, ajo që nuk lihet mbas është autocensura…

*Kumtesa eshte lexuar sot para shrimtareve shqiptar ne Biblioteken Kombetare ne Prishtine me  me rastin  e Festivalit ndërkombetar të poezisë ”Drini poetik”-Prishtinë, 08.06.2015.



2015-06-06

Të Pafajshëm të Akuzuarit për Aferën e Armëve të Policisë




Pesë të akuzuarit për aferën e armëve të Policisë së Kosovës janë lënë të lirë nga akuzat.

Tre zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dy biznesmenë janë liruar nga akuzat për krim të organizuar, furnizim, transport dhe shitje të pautorizuar të armëve.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës së Prishtinës me të cilin është hedhur poshtë aktakuza ndaj nënkolonelit të policisë Ragip Bunjaku,ish-shefes së prokurimit të policisë Xhevahire Vatovcit, ish-shefit të Divizionit të Armëve në MPB Kadrush Koliqit dhe biznesmenëve Armend Selimi e Astrit Pira.

Vendimi i cili është nxjerrë më 28 maj thekson se aktakuza është hedhur poshtë për shkak se prokuroria nuk u është përmbajtur afateve ligjore të hetimit.

Në tetor të vitit 2011 Policia e EULEX-it me autorizimin e ish-kryeprokurores Izabela Marnak kishte kryer bastisje në lokalet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me pretendimet se gjatë tenderit për importin e armëve dhe municioneve për Policinë e Kosovës kishte pasur keqpërdorime.

Atëkohë EULEX-i kishte njoftuar se dëmet në buxhetin e Kosovës nga këto keqpërdorime mund të ishin të mëdha.

Rasti atëherë kishte bërë bujë të madhe dhe ishte emëruar si skandali i armëve të Policisë së Kosovës.

Katër vjet pas bastisjeve, në janar të 2015-ës, EULEX-i nëpërmjet një komunikate njoftoi se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave duke përfshirë këtu edhe zyrtarët e lartë të policisë dhe MPB-së.
Image result for policia e kosoves
Aktakuza në fjalë ishte dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe e njëjta ishte marrë në shqyrtim nga një trup gjykues i drejtuar nga gjykatësja Mariola Pasnik.

Avokati Sevdali Zejnullahu, mbrojtës i Ragip Bunjakut, ka konfirmuar për KALLXO.com se mbrojtja ka pranuar një vendim të gjykatëses me të cilin aktakuza është hedhur poshtë.

“Ne si mbrojtje kemi kundërshtuar aktakuzën me pretendimet se ajo është hartuar jashtë afateve të cilat i përcakton Kodi Penal I Kosovës, ankesa jonë është miratuar nga gjykata e cila ka konsideruar se aktakuza është ngritur jashtë afateve të cilat I ka paraparë kodi penal,” tha Zejnullahu.

Sipas tij prokuroria ka të drejtë ankese ndaj vendimit të gjykatës.

“Edhe nëse prokuroria parashtron ankesë, ne presim që Gjykata e Apelit të marrë një vendim të njëjtë me gjykatën themelore,” shpjegoi Zejnullahu.

Avokati i eprorit të policisë ka paralajmëruar se së bashku me klientin e tij janë duke menduar që të nisin procedura ligjore me të cilat do kërkojnë llogari për dëmtimin e imazhit...

********

image

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK) kohë më parë këtheu në punë ish U.D Drejtorin e DMO-së
në Policinë e Kosovës  ,z.Blerim Mustafaj, i cili  për 6 (gjashtë) muaj ishte  i suspenduar nga puna dhe ndaj tij  tash janë duke u  zhvilluar  hetimet  prej  Prokurorisë së Shtetit , për keqmenagjim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Poashtu  drejtori i DSHM në Policinë e Kosovës ,kolonel Fahredin Vërbovcit, u shkarkua nga ky pozicion i lartë  policor dhe në vend të tij, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës,zoti Shpend Maxhuni,emroi i Shefin e kabinetit të tij z.Granit Fetahu.

*****
Image result for inspektorati policor i kosoves
Gjatë vitit të kaluar Inspektorati Policor i Kosovës ka trajtuar 1.304 ankesa të ndryshme nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme, prej të cilave 233 kanë qenë raste me elemente të veprës penale që janë hetuar nga Departamenti i hetimeve, ndërsa 305 ishin punonjës të Policisë së Kosovës që ishin subjekt i hetimit nga ky inspektorat.

Ky konstatim del nga raporti vjetor i punës së Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili u prezantua të martën në një konferencë për media.

Sipas këtij raporti, del se vetëm 3.4% e punonjësve të Policisë së Kosovës ishin nën hetim, apo 0.6% më pak se vitin e kaluar.

Nga raporti del se nga rastet me të cilat u mor ky inspektorat në prokurori janë përcjellë 132 kallëzime penale, 86 raste janë dërguar me raport të veçantë, kurse 15 raste janë në proces në IPK.

Po ashtu, thuhet se 957 raste që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës.

Masat dhe rekomandimet e dhëna nga IPK-ja gjatë vitit 2014 të cilat kanë ardhur si kërkesa dhe nevoja gjatë zhvillimit të hetimeve janë:20 arrestime nga ana e IPK-së, 64 rekomandime për suspendime dhe 13 rekomandime për transfer.

“Gjatë viti 2014 IPK-ja ka hetuar 83 vepra penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare ndër të cilat më të shpeshtat kanë qenë: 48 vepra të keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 12 vepra falsifikim i dokumentit zyrtar, 10 vepra të marrjes së ryshfetit, 4 vepra të ushtrimit të ndikimit, 4 vepra zbulim i fshehtësisë zyrtare, 2 vepra të dhënies së ryshfetit, 1 vepër të përvetësimit në detyrë, 1 vepër të mashtrimit dhe 1 vepër të konfliktit të interesit. Një ndër funksionet bazë të Inspektoratit Policor të Kosovës është edhe zhvillimi i inspektimeve ndaj Policisë së Kosovës. Këto inspektime realizohen në mënyrë që përmes tyre të bëhet identifikimi dhe parandalimi i çfarëdo devijimi nga aktet ligjore dhe procedurat me të cilat funksionon Policia e Kosovës. Për secilin inspektim hartohen raporte në të cilat prezantohen të gjeturat të cilat pasqyrojnë punën dhe efikasitetin e menaxhmentit të Policisë së Kosovës si dhe jipen rekomandimet lidhur me efikasitetin, efektivitetin dhe pajtueshmërinë e punës policore me ligjet në fuqi”, thuhet në raportin IPK-së.

“Gjatë vitit 2014, Inspektorati Policor i Kosovës, sa i përket realizimit të buxhetit për vitin fiskal 2014, ka arritur në kuotën 90.54% duke proceduar gjatë vitit fiskal 2014:134 kërkesa për zotim të mjeteve buxhetore, në vlerë prej 342,874.80€ si dhe 290 ekzekutime të lëndëve financiare në vlerë prej 267,817.85€ (duke mos llogaritur shpenzimet e krijuara nga kategoria ekonomike e pagave dhe mëditjeve, ngase, mënyra e procedimit të tyre dallon nga kategoritë e tjera). IPK vlerëson lart bashkëpunimin me ICITAP-in amerikan, i cili është i rëndësisë së veçantë dhe ka karakter shumëdimensional”, thuhet në raport.

Shqipëria etnike sot?

Image
























Revista e njohur në të gjithë botën “The Economist” në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka zbuluar hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan.

The Economist


Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike në mes shqiptarëve dhe maqedonaseve atje.

“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnik njëjtë si në vitin 2001. Gjatë 9 dhe 10 Majit  2015 policia bëri një sulm ushtarak në shkallë të gjerë mbi atë që ata e quajtën "terroristëve shqiptarë”, transmeton  “The Economist”.



Tutje ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.

“ Një e katërta e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë; pasi lufta ishte shmangur 14 vjet më parë, pushteti ka qenë i ndarë nga koalicionet që përfaqëson të dy shumicat etnike, të cilët janë të krishterë ortodoks dhe flasin një gjuhë sllave, dhe shqiptarëve kryesisht myslimanë”, shkruan revista e njohur.

The Economist

Danger or distraction?


http://www.economist.com/news/europe/21651262-after-long-political-ferment-short-burst-fighting-danger-or-distraction


After a long political ferment, a short burst of fighting
May 16th 2015 |


SOME things are clear. What happened this month in Kumanovo, Macedonia’s second city, was the worst violence in the Balkans since 2004—and indeed the worst in that fissile country since it teetered on the edge of inter-ethnic war in 2001. Over May 9th and 10th, police made a full-scale military assault on what they called “Albanian terrorists”. Eight policemen were killed, as were 14 Albanians. Fear of a new Balkan conflict rippled across the region.

But for anybody trying to work out what it all means, there are more questions than answers. According to the authorities, the alleged terrorists, many of whom came from neighbouring Kosovo, were starting a battle for a “Greater Albania” comprising Albania, Kosovo and parts of Macedonia. A quarter of Macedonia’s 2m people are Albanian; since war was averted 14 years ago, power has been shared uneasily by coalitions representing both the ethnic majority, who are Orthodox Christian and speak a Slavic language, and the mainly Muslim Albanians.


It may be that the gunmen did plan such attacks. But the group is reported to have overlapped with criminal fraternities plying the border between Kosovo, Macedonia and Serbia: gangs which may have had some leeway from Macedonia’s police, thanks to political connections.

So turning on the gunmen seemed like a change of tactics by Macedonia’s government, headed by Nikola Gruevski since 2006. He is hard-pressed on other fronts: since February his Social Democratic opponents have been making hugely embarrassing leaks of information, based on phone taps of up to 20,000 people which were made by the security services and somehow reached the opposition.

Plenty of people have an interest in taking the public’s mind off that mess. The tapes seem to implicate members of the government in judge-fixing and vote-rigging. The next set of revelations could embarrass senior ethnic-Albanian figures. Also expected are fresh insights into the killing of five fishermen in 2012, which the state blames on Islamists. A big anti-government rally is planned for May 17th.

In what seemed like a sop to public anger, the country’s intelligence chief and ministers of transport and the interior resigned on May 12th. This followed stern warnings from Western governments about the need to preserve stability. In this feverish climate, says Veton Latifi, a political scientist, few believe the official claim that the recent burst of killings was just a terrorist plot foiled; most assume that whoever stoked the fires of violence was interested in a distraction.

The public mood was captured in a viral video in which a Kumanovo Albanian tells a news crew that “nobody wants war” and exchanges a hug with a neighbour from the country’s ethnic majority. The Albanian then declares that he and his friend know they are being manipulated.

The violence is a setback for a country which longs for diplomatic respectability. Macedonia has been a candidate for European Union membership since 2005, and every year the European Commission vainly calls for entry talks to start. One obstacle is posed by Greece, which objects to its neighbour’s use of the name Macedonia and has also stopped it joining NATO. In this glum climate, the country has seen a dip in indicators of political health, such as press and judicial freedom. Macedonia is small, and few outsiders follow it. But it plays its part in a wider Balkan pathology of ethnic tension and misrule. “The EU will learn the hard way, there is no such thing as benign neglect,” says one veteran Balkan diplomat.

Përgatiti:Flori Bruqi

Nga prof.dr. Eshref Ymeri : Publicistika nacionaliste e një atdhetari të shquar


Me profesorin e nderuar të historisë, zotërinë Rasim Bebo, jam njohur vite më parë përmes faqeve të internetit. Më pati lënë mbresa të thella formimi i tij, si një intelektual i brumosur nacionalist, i cili, në publicistikën e tij atdhetare, ka folur vetëm me gjuhën e së vërtetës. Kuptohej vetvetiu që ai ishte rritur dhe edukuar në një mjedis familjar që shqiptarinë e ka pasur si një Yll Karvani.

Profesor Rasimi tani është në një moshë mjaft të nderuar. Ai ka lindur në fshatin Shalës të Konispolit. Që në moshë të njomë, ai u mëkua me ndjenjat e atdhedashurisë. Gjyshi i tij, së bashku me nipin dhe me dhëndrin, pati marrë pjesë në Luftën e Janinës. Atje u vra dhëndri i gjyshit, Xhelo Neimi, kurse vetë gjyshi ndërroi jetë pas plagëve të rënda që pati marrë në atë luftë. Babai i Rasimit, që njihej si një pronar i pasur dhe që pasurinë e kishte vënë me djersën e ballit, pati vdekur para kohe, duke e lënë të birin foshnjë, në moshën 4-vjeçare, dhe djalin tjetër 2 vjeç.

 Djemtë i rriti dhe i edukoi nëna e tyre e dashur. Në vitin 1938, ai përfundoi shkollën fillore me pesë klasë në fshatin e tij të lindjes.

Kur filloi lufta antifashiste, Rasimi ndodhej në moshën e pararinisë (e adoleshencës). Figura të njohura, si Tahir Demi, Sadete Demi, Mufit Sejko, Selim Islami e të tjerë që qenë lidhur me lëvizjen antifashiste, bënë thirrje për t’u ngritur në luftë për çlirimin e atdheut. Kjo thirrje i frymëzoi të rinjtë e fshatit, nga radhët e të cilëve dolën 15 partizanë. Ishte viti 1942, kur Rasimi sapo kishte mbushur 16 vjeç.

Komisari i batalionit, Dilaver Poçi, Rasimit i pati ngarkuar detyrën e korrierit që të lidhte batalionin “Çamëria” me grupin IV në Theollogo dhe me Shtabin e Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër që ndodhej në një fshat të Përmetit. Rasimi ka marrë pjesë në të gjitha aksionet luftarake të batalionit “Çamëria”. Më 20 mars 1944 ai ka luftuar me armë në dorë kundër trupave gjermane në betejën e Konispolit, si edhe në betejën e Delvinës që u zhvillua më 21 korrik 1944. Në atë betejë të rreptë, në krah të djathtë dhe të majtë të Rasimit, ranë dëshmorë respektivisht Jani Çavo nga Lefterhori dhe Nasho Marto nga Smineci dhe u plagos komisari i kompanisë, delvinjoti Kamber Haxhiu. Në atë betejë Rasimi u plagos dhe u shtrua në spitalin partizan që ndodhej në Leshnicë.

Viti 1945 Rasimin e gjeti në Bilisht, në Batalionin III të Brigadës II sulmuese, në detyrën e përgjegjësit të rinisë së batalionit. Asokohe, shefi i sigurimit të divizionit në Korçë, u pati propozuar strukturave përkatëse në Tiranë që Rasimi të dërgohej për studime në shkollën e sigurimit në Bashkimin Sovjetik. Rasimi nuk e pranoi një propozim të tillë.

 Në vitin 1946, në moshën 20-vjeçare, Rasimi mbante detyrën e sekretarit të rinisë në Brigadën II sulmuese në Pogradec. Në tetor të po atij viti, së bashku me 40 ushtarakë, ai u dërgua në Jugosllavi për të vazhduar studimet në shkollën e tankeve të armatës jugosllave. Në prill të vitit 1948, të diplomuar, ata u kthyen në atdhe. Kur u krijua regjimenti i tankeve “Vojo Kushi”, me komandant Myslim Ketën dhe me komisar Rexhep Dodën, Rasimi 22-vjeçar ishte njëri ndër oficerët me diplomë “shkëlqyeshëm” për armën e tankeve.

Me rastin e festimeve të 10-vjetorit dhe të 15-vjetorit të ushtrisë, u shpërndanë dy dekorata për oficerët shembullorë: urdhri “Ylli i Kuq” dhe “Urdhri i Skënderbeut” i klasës II. Rasimin e vlerësuan me të dy këto urdhra. Por në vitin 1956 ngjarjet do të merrnin një tjetër drejtim në jetën e oficer Rasimit. Në maj të atij viti, vëllai i Rasimit, Xhemili, arratiset së bashku me të shoqen dhe përfundon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qershorin e vitit 1957, Rasimin e larguan nga reparti i tankeve dhe e çuan në repartin e punës. Katër muaj më pas e transferuan në Shkollën e Bashkuar të oficerëve, me detyrë zëvendëskomandant i teknikës. Në nëntor të vitit 1959, kur Rasimi ishte në prag të marrjes së gradës “major”, atë e thirri komandanti i Shkollës së Bashkuar, gjeneral Qazim Kapisyzi, i cili i pati shprehur keqardhjen se e kishin vënë në “rrethin e kuq”, duke e akuzuar si pjesëtar të grupit të Teme Sejkos. Në ato rrethana të rënda për jetën dhe për familjen e tij, Rasimi shkoi e trokiti në zyrën e kolonelit Dilaver Poçi, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili, pa hezituar për asnjë çast, ndërhyri menjëherë për ta nxjerrë nga “rrethi i kuq” i dyshimeve për lidhje me Teme Sejkon. Falë ndërhyrjes së Dilaver Poçit, Rasimin e nxorën në lirim të plotë, si oficerë rezervë në pension, në moshën 33-vjeçare.


Paskëtaj, strukturat e partisë, duke filluar nga Komiteti Qëndror, Komiteti i partisë i Tiranës e më poshtë, vendosën që Rasimi të kryente studimet e larta në degën e historisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.


Pas përfundimit të studimeve universitare, Rasimi ndoqi kursin 3-vjeçar për gjuhë gjermane në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Pas kryerjes së këtij kursi, e emëruan mësues në shkollën e sigurimit në Sauk dhe më vonë në disa gjimnaze të Tiranës. Kur nisi fushata e qarkullimit e vitit 1966, Rasimin e qarkulluan në gjimnazin e Delvinës, ku dha mësim deri në maj të vitit 1969, kur u sëmur dhe u shtrua në spitalin e Tiranës. Meqenëse kishte qenë në qarkullim 3 vjet, ai nuk u kthye më në Delvinë. Moskthimin në gjimnazin e Delvinës, autoritetet shtetërore e vlerësuan si “braktisje të detyrës”. Që prej asaj kohe, kundër Rasimit filloi fushata e “gjuetisë së shtrigave”.

Në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, ku Rasimi kishte shtëpinë, tabelat në këmbësore u mbushën me fletërrufe kundër tij. Mbledhja e frontit të lagjes doli me propozimin për ta internuar familjarisht.

Ky propozim nuk u mor parasysh, por u kalua në një masë ndëshkimi të heshtur, duke e lënë dy vjet pa punë. Atij ia ndaluan botimin e artikujve në shtypin e kohës.

Gjatë asaj kohe ai u mor me përkthime nga gjermanishtja për emisionin e Radio-Tiranës “Vende dhe popuj”, për të kompensuar sadopak mungesën e rrogës mujore.

Më vonë, autoritetet shtetopartiake dhanë porosi që Rasimi të sistemohej në punë si hamall në depon e barërave dhe pas tre muajsh i caktuan detyrën e kontrollorit të ilaçeve sipas fletëshpërndarjeve.

Aty punoi deri në vitin 1981, kur doli në pension të plotë, duke marrë edhe një shtesë prej 1000 lekësh, si veteran i luftës.

Me shpalljen e pluralizmit, Rasimin e zgjodhën kryetar të Partisë Demokratike për lagjen 17. Në këtë detyrë ai mbulonte edhe lagjet 18 dhe 19. Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, në ato tri lagje fitoi Partia Demokratike. Nga Partia Socialiste i erdhën kërcënime me vdekje. Një mbrëmje gushti të vitit 1992, Rasimin e rrahën keqas sambistët e dërguar nga Partia Socialiste.

Djemtë e Rasimit i shkuan natën në shtëpi kryesambistit dhe e rrahën në sytë e prindërve, të cilët ishin mjaft të pakënaqur prej tij. Të nesërmen, sambistët e Partisë Socialiste kapën djalin e dytë të Rasimit dhe e torturuan. Shpëtoi në saje të ndërhyrjes së shokëve të tij që i shkuan menjëherë në ndihmë. Por kërcënimet nga radhët e Partisë Socialiste në adresë të Rasimit dhe të familjes së tij nuk reshtën asnjëherë.

 Në këto kushte, Rasimi, për të mos vënë në rrezik edhe jetën e djemve të martuar dhe me fëmijë, u detyrua të emigronte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje ai punoi 10 vjet, duke kryer punë të rënda. Deri sa fitoi një pension, sipas ligjeve amerikane.

Zoti Rasim ka gëzuar vazhdimisht respektin e veçantë të fshatrave çame të krahinës së Konispolit. Me rastin e 71-vjetorit të batalionit “Çamëria” dhe të 100-vjetorit të pavarësisë, Komuna e Mekatit, me kryetar Ismail Myrtaj, i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”, me këtë motivacion:
“Aktivist me kontribut të shquar patriotik. Nder i krahinës së Çamërisë me shkrimet e tij historike”.
Gjatë viteve që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rasimi është marrë me publicistikë. Në faqet e internetit janë botuar me dhjetra e me dhjetra shkrime, analiza dhe refleksione për probleme nga më të ndryshme, në shërbim të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Shkrimet e tij me theks të veçantë analitik janë me të vërtetë tërheqëse. Më ka rënë në sy sidomos faktologjia befasuese që karakterizon analizat e tij shkencore për probleme të rëndësishme kombëtare dhe sidomos për figura të shquara të historisë sonë.

Ai është dëshmitar i mjaft ngjarjeve tronditëse që ka përjetuar mbarë kombi shqiptar, por sidomos popullsia martire e Çamërisë. Kjo është edhe arsyeja që tema e Çamërisë përbën njërin nga boshtet kryesore të publicistikës së tij shkencore. Faktet tronditëse që ai ka sjellë në publicistikën e tij, zbulojnë lakuriq veprën kriminale që shovinizmi grekomadh kreu kundër një popullsie me tradita të kahmotshme fisnikërie. Këto fakte të këtij profesori të nderuar dëshmojnë pa asnjë mëdyshje se shovinizmi grekomadh, në qëndrimin që mbajti ndaj popullsisë çame në vitin 1944, u radhit përkrah barbarisë nazifashiste, për çka ka mbetur ende i pandëshkuar edhe sot e gjithë ditën.

Në publicistikën e tij, Rasimi ka hedhur dritë mbi shumë figura të shquara të kombit tonë që kanë dalë nga treva e Çamërisë

Këtë profesor të nderuar e ka dëshpëruar dhe vazhdon ta dëshpërojë pa masë qëndrimi i heshtur, deri në servilizëm, i shtetit shqiptar ndaj çështjes çame, qoftë gjatë periudhës së sundimit komunist, qoftë gjatë viteve të pluralizmit.

Prandaj edhe ky fakt përbën një tjetër bosht të rëndësishëm të analizave shkencore që ai shpalos herë pas here në faqet e internetit.

Lashtësia e kombit shqiptar dhe argumentimi i saj me fakte shkencore, është një tjetër temë interesante që autori e shtjellon në publicistikën e tij. Fqinjët tanë jugorë dhe veriorë kanë bërë ç’është e mundur për të na falsifikuar historinë, për ta nxirë të kaluarën tonë të lavdishme, e cila ka shërbyer si një truall i fuqishëm për mbijetesë kombëtare, përballë furisë së tërbuar asimiluese të grekosllavizmit.

Grekosllavët janë munduar dhe mundohen vazhdimisht të shpifin kundër kombit shqiptar, të shtrembërojnë të vërtetat historike, të na vjedhin historinë, duke na i shitur si heronj të tyre figurat të shquara që kanë dalë nga radhët e kombit shqiptar.

Për ketë qëllim, ata shfrytëzojnë edhe mercenarë shqiptarë, si pseudoprofesori dhe pseudoakademiku Kapllan Resuli që çirret në të gjitha udhëkryqet e shovinizmit serbokaragjoz se nuk na ekzistuaka komb shqiptar, se Kosova na paska qenë dhe duhet të jetë Serbi dhe se u dashka kthyer, demek, në gjirin e Serbisë! Serbët deklarojnë pa pikë turpi se Konstandini i Madh na qenka serb.

 Por, çuditërisht, korit të korbave serbokaragjozë që krrokasin si të ndërkryer për përkatësinë serbe të Konstandinit të Madh, vjen e i bashkohet edhe presidenti italian Serxho Matarela, i cili, më 25 maj 2015, nga folëtorja e parlamentit serb, deklaroi se, demek, 17 perandorë romakë na paskan qenë me prejardhje serbe, duke dëshmuar kësisoj gjysmakësinë e vet në formimin intelektual. I gjori president italian!

Në qoftë se këtë deklaratë nuk e ka bërë me dashakeqësi në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, le të marrë mundimin të bëjë ndonjë kurs kualifikimi për histori, që ta marrë vesh një herë e mirë se ku banonin asokohe serbët kur ata perandorët me prejardhje nga Iliria qeverisnin Perandorinë Romake të Perëndimit.

Ja, kundër shtrembërimeve dhe falsifikimeve të tilla skandaloze të të vërtetave historike, profesori i historisë Rasim Bebo ka ngritur vazhdimisht zërin e tij të fuqishëm.

Në të njëjtën kohë ai ka argumentuar me fakte se është e pamundur të jesh edhe maqedon, edhe sllav. Sepse Maqedonia e ka zanafillën në lashtësi dhe Aleksandri i Maqedonisë s’ka asnjë lidhje absolutisht me sllavët e tanishëm që jetojnë në Maqedoni.

Por duke shkelur mbi të vërtetat historike, klika sunduese e Gruevskit dhe e stanit të tij sllav, duke ngritur një monument madhështor, Aleksandrin e Madh e shesin për hero të sllavëve, të cilët kanë zbritur në gadishullin tonë në shek. VII.

Këtë vijë arsyetimi të profesorit të historisë Rasim Bebo, ndjek edhe profesori Saimir Lolja në një analizë shkencore me titull “Maqedonët janë shqiptarë maqedonë, domethënë shqiptarë vendës”, të botuar në faqen e internetit më 04 qershor 2015. Në analizën e vet, profesor Lolja thekson:
“Historikisht është e pamundur më qenë njëkohësisht edhe maqedon edhe sllav.

Një maqedon, i cili i përket vitit 300 p.e.r., ndahet me 1000 vjet nga një sllav i ardhur në vitin 700 e.r.”.

Njëra nga figurat e shquara të historisë sonë kombëtare është edhe ajo e mbretit Ahmet Zogu. Historiografia komuniste bëri ç’është e mundur për denigrimin e kësaj figure madhore të kombit tonë. Në gjurmët e Enver Hoxhës, në qëndrimin ndaj mbretit Ahmet Zogu, vazhdojnë të ecin edhe sot ca historianë të indoktrinuar që u ka mbetur ora ende në periudhën e sundimit komunist. Profesori Rasim Bebo hedh dritë shkencërisht mbi figurën e Ahmet Zogut dhe nxjerr në spikamë rolin e tij të padiskutueshëm në themelimin e shteti shqiptar të periudhës së mbretërisë.

Një tjetër temë interesante që rrihet në publicistikën e Rasim Bebos e përbëjnë ngjarjet që janë zhvilluar në harkun kohor mbinjëzetvjeçar të periudhës së pluralizmit politik. Vëmendjen e këtij profesori të nderuar e tërheqin ca fakte tronditëse rreth marrdhënieve me shtetin shovinist grek.

Megjithëse Greqia, zyrtarisht, është në gjendje lufte me ne, sepse ajo deri më sot nuk e ka abroguar ende ligjin paradoksal të luftës, të dekretuar që në vitin 1940, shteti shqiptar i periudhës së pluralizmit i ka bërë asaj lëshime pas lëshimesh të paprincipta, të cilat kanë dëmtuar rëndë interesat tona kombëtare.

Fakti që telefonia e lëvizshme, sistemi bankar dhe mjaft sektorë të tjerë jetikë janë në duart e shovinizmit grekokaragjoz, përbëjnë një shqetësim të përhershëm të profesorit Rasim Bebo.
Në publicistikën e vet nacionaliste, Rasimi ka reaguar me forcë për sabotimin e ndërtimit të Korridorit 8 nga ana e qeverisë shoviniste greke, në bashkëpunim me qeverinë socialiste të Fatos Nanos.

Ai Korridor, për ndërtimin e të cilit idenë e hodhi i pari Presidenti Bill Klinton, do të kishte pasur një rëndësi jetike për ekonominë e vendit tonë. Siç thekson me shumë të drejtë profesori i nderuar i historisë, për shkak të marrëdhënieve të ngrohta që kishte vendosur me Greqinë, qeveria e Fatos Nanos nuk deshi dhe matje e sabotoi leverdinë që do të kishte pasur vendi ynë nga ndërtimi i atij Korridori, nëpër të cilin do të transportoheshim mallra me një vlerë prej 450 milionë dollarësh, çka do ta bënte Tiranën njëherësh faktor të politikës ballkanike dhe evropiane.

Profesorin e nderuar të historisë Rasim Bebo, vazhdimisht e ka shqetësuar problemi i marrëdhënieve me shovinizmin grekokaragjoz. Në publicistikën e tij bie në sy sidomos “çështja Janullatos”. Kjo çështje, mjaft e mprehtë për çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, në publicistikën e tij trajtohet me objektivitet shkencor.

 Autori e vë theksin te domosdoshmëria e largimit të Janullatosit nga Shqipëria, sepse qëndrimi i tij në Tiranë përbën një fyerje të rëndë kombëtare për traditën e shquar atdhetare të ortodoksisë shqiptare, si pjesë e pandarë e pasurisë shpirtërore të popullit shqiptar. Janullatosin ai e trajton si pasardhës të “Shën” Kozmait, për misionin e të cilit në Shqipëri ai citon historianin Zhan Klod Faveirial:
“Murgu Kozma ka qenë tepër rrënimtar për kombin shqiptar. Është fakt se ai ishte një agjent politik dhe, duke shkuar fshat më fshat, nuk predikonte ungjillin, por kërcënonte me shkishërim nga patrikana greke të gjithë shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht”.

Është për të theksuar që ky historian i shquar dhe mjaft i përkushtuar, kontributin e vet në shërbim të Çështjes Kombëtare Shqiptare e ka përmbledhur në disa libra, të cilat sot lexuesit i kanë nëpër duar. Janë për t’u përmendur dy librat shkencorë “Dodona, tepmpulli i lashtë i Shqipërisë dhe “Zeusi”. Kurse publicistika e tij nacionaliste është përfshirë në tri libra: “Artikuj dhe ngjarje” (vëllimi i parë dhe vëllimi i dytë) dhe “Shqipëria në gjurmët e kohës (përmbledhje artikujsh historikë)”.

Për qëndrimin e tij të patundur në llogoret e publicistikës nacionaliste dhe për të vërtetat shkencore që ai ka mbrojtur dhe vazhdon t’i mbrojë në fushën e historiografisë shqiptare, profesori i historisë Rasim Bebo është bërë edhe objekt sulmesh dhe shpifjesh të ulëta nga ana e atyre që nuk kanë këllqe të maten me erudicionin e tij të admirueshëm, që është karakteristik për një intelektual me formim akademik.

Megjithatë, intelektuali Rasim Bebo nuk i ka lejuar vetes të zbresë në moçalin ku notojnë mjeshtërit e shpifografisë, duke i lënë ata të bëhen edhe më të shpifur në mjerimin e tyre patologjik. Sepse një fjalë e urtë thotë: nuk ngjit qimja në kadife.

Tiranë, 05 qershor 2015

Pezullim parazgjedhor i lobimit për Rrugën e Arbërit


Dr Gëzim Alpion

Angli, 6 qershor 2015


Siç vepruam një muaj para zgjedhjeve parlamentare para dy vitesh, edhe tani në prag të zgjedhjeve lokale, ne po e pezullojmë fushatën lobuese për Rrugën e Arbërit. Këtë po e bëjmë për t’i qëndruar konsekuent premtimit që bëmë kur filloi peticioni më 18 Mars 2013, se nismën tonë do ta mbajmë larg politikës deri në përfundimin me standarde të rrugës. Pra, edhe tani, si qeveria ashtu edhe opozita, nuk kanë asnjë arsye të na konsiderojnë si “aleatë” apo “kundërshtarë” politikë.

Megjithatë, siç do të përmendim më poshtë, kjo është hera e fundit që pezullojmë fushatën e lobimit para zgjedhjeve pasi ka ardhur koha t’i themi MJAFT maratonës 20 vjeçare të hezitimeve, premtimeve, zvarritjeve, mashtrimeve, abuzimeve dhe sabotimeve në lidhje me Rrugën e Arbërit.

Mesa duket, Rruga e Arbërit do të bëhet. Në mungesë të informacionit zyrtar, tani për tani nuk dihet nëse kjo do të jetë një vepër me standarde ndërkombëtare apo një “rrugë fshati”, që i shkon për shtat zonave të “largëta” të harruara deri në përçmim që nga themelimi i shtetit shqiptar. Po kështu, nuk kemi asnjë garanci nga qeveria se nuk do të ketë abuzime me fondet e kësaj vepre, abuzime të cilat ka kohë që janë shndërruar në një traditë të institucionalizuar neveritëse.

Ne jemi ndryshe nga zyrtarët që ua urojnë (kjo nuk është hera e parë) këtë vepër dibranëve pa u ndërtuar dhe, të cilët me “modesti” karakteristike, mesa duket, presin të falënderohen meqë po bëjnë punën për të cilën paguhen, punë që, deri tani, asnjëherë nuk është shoqëruara me transparencë, siç do të veprohej në një shtet serioz. Po kështu, ndryshe nga politikanët, si ata fjala e të cilëve ka peshë përsa i përket kësaj vepre, ashtu edhe “sejmeneve” provincialë që i rrethojnë, nuk i jemi futur kësaj pune për të marrë lëvdata. Me historinë e “baballarëve” dhe “varrmihësve” të kësaj rruge le te merret kush të ketë ngenë. Ne na intereson thjesht ndërtimi i saj brenda këtij mandati qeveritar dhe me cilësi të pakompromentueshme.

Ne që po lobojmë për këtë vepër si idealistë të pandreqshëm, do t'ia freskojmë vazhdimisht kujtesën Edi Ramës dhe deputetëve të Dibrës që të mos harrojnë premtimin elektoral të 2013-tës, se kjo vepër do të përfundojë brenda qershorit 2017. Po qe se ky premtim nuk mbahet, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë interesante, dhe jo vetëm në Dibër.

Është mirë që Shqipëria tu jap mundësinë vendeve ballkanike që të kenë akses në Adriatik dhe Jon. Por të jesh “internacionalist” (jo nga “vizioni” por nga trysni jashtë kontrollit të politikës shqiptare) kur afër një çerek milionë njerëz vuajnë izolim të përjetshëm në Dibër, Mat dhe Malësinë e Tiranës, sikur nuk shkon. Kjo nuk na bën ne lobuesve "nacionalistë" por, po të huazojmë një shprehje që Kristo Frashëri përdor në librin e tij për Ahmet Zogun (2014), “patriotë të kulturuar”. Në fund të fundit, nga Rruga e Arbërit, përveç zonave të lartpërmendura, do të përfitojnë jo vetëm Shqipëria dhe kombi në tërësi, por edhe disa vende fqinje.

Ne do ta rifillojmë lobimin pas shpalljes se rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Edhe një herë, ju falënderojmë për përkrahjen tuaj të vazhdueshme për peticionin për Rrugën e Arbërit.

*****************

Peticioni për Rrugën e Arbërit mund të nënshkruhet në linkun që vijon:


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...