2015-07-25

ENVER ZYMERI :PËR TY KOSOVË E JAP JETËN

Katër vjet nga vrasja e Enver Zymerit në veri të vendit
Para katër vjetësh Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të njohur si “ROSU”, të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.
Gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymeri, pjesëtar i njësisë “ROSU”. Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoqën, ku më pas pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit, të cilët gjatë revoltave të tyre i dogjën pikat kufitare.

Image result for enver zymberi
Tash pas katër vitesh askush nuk është dënuar për vrasjen e policit Zymeri ndërsa pesë serbë po kërkohen edhe me urdhër ndërkombëtar të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e policit Enver Zymeri.
Ky i fundit është përkujtuar dje nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë qeveritarë me ceremoni dhe me homazhe tek varri i tij në fshatin Dubovc.
Pas vrasjes polici Zymeri është dekoruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.


*****



Enver Zymberi ishte oficer i forcave të ndërhyrjes speciale të Kosovës. Ai ra në krye të detyrës për mbrojtjen e Inegritetit Territorial të Kosovës. Në fjalim të mbajtur me rastin e 2-vjetorit të vrasjes së Enver Zymberit, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti Hero i Kosovës.

Jeta

Lindi në vitin 1979 në fshatin Dubovc, Komuna e Vushtrisë .Ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës  dhe  Serbisë.Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit per të shtrirë kontrollin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, në të cilën kontrabanta kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta. Heroi i Kosovës u vra me urdhër të Strukturave Paralele Ekstermiste Serbe. Për ata që organizuan sulme ndaj forcave të ROSU, edhe Interpoli ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Ngjarja

Ai u qellua me snajper në kokë. Nga plaga e rëndë ai ndërroi jetë rreth orës 22:10 në Klinikën Universtare të QKUK-së në Prishtinë. Po ashtu ai u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes ku të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ku dhe u Shpall Hero i KosovësEnveri la pas veti Gruan shtatzënë me 3 fëmijë.
Atë ditë u zgjua në mëngjes për të marr një udhëtim që nuk ishte bërë nga askush mbi një dekadë. Pjesëtari i njësisë speciale të policisë ROSU, Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë u nis të hënën në mëngjes për në veri, urdhër ky për të vendosur sovranitetin e shtetit, atje.
Para përmbushjes së misionit, vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri dhe policët e tjerë të ROSU-se u sulmuan në Bërnjakë, mes fshatrave Varage dhe Zupc, nga të dy anët e rrugës dhe u gjenden në pritë të serbëve. Nga të shtënat e tyre Enveri morri një plagë në kokë. Kolegët me shpejtësi e dërguan në QKUK, por ai nuk i përballoi plagës.
Pas shumë përpjekjeve të mjekëve, Enveri ra si një HERO. Enveri do të mbahet mend në historinë më të re të shtetit të Kosovës për guximin dhe vullnetin për ndërtimin shtetit. Konfirmimin për vdekjen e Enverit e dha policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.
Personat që e vendosën barikadën dhe vrasësit e tij janë të njoftur për Policinë e Kosovës dhe organet ndërkombëtare policore.Ata janë marrë në biseda informative, por ende nuk janë arrestuar.
**


Isa Salihu, pjesëtari i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës që ishte në autoblindën policore që i printe kolonës gjatë aksionit të 25 korrikut 2011, në gjykimin kundër Radovan Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit tregoi për momentin kritik të plagosjes se Enver Zymberit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores Lili Opreah, Salihu bëri me dije gjithë atë që ndodhi nga momenti i daljes së forcave policore kosovare në veri, deri te koha kur u plagos kolegu i tij Zymberi.
“Jemi nisur në konvoj të policisë nga Mitrovica dhe kur e kemi kaluar fshatin Koshtovë, në afërsi të fshatit Zupç kemi hasur në disa persona që kanë bërë një barrikadë, duke bllokuar rrugën me katër-pesë vetura,” tha Salihu.
Ai më pas tregoi se policia u ka kërkuar këtyre personave ta lirojnë rrugën, por ata kanë ikur duke hyrë në një pyll në afërsi.
“Policia ka provuar ta hapë rrugën dhe ka provuar një rrugë alternative me të cilën kemi dalë përsëri në rrugën kryesore,” vazhdoi rrëfimin e tij Salihu.
Ai bëri me dije se në një moment ka parë nga pasqyrat se makinat tjera të policisë nuk i vinin pas, ndërsa në këtë kohë ka dëgjuar edhe të shtëna dhe është kthyer, ndërsa ka mësuar se është plagosur Enver Zymberi.
“Kam kontaktu me bazën, e cila më ka thënë tërhiquni dhe sillne policin për t’i dhënë ndihmë mjekësore,” kujtoi Salihu çastet më të rënda të aksionit të Policisë së Kosovës për ta kthyer kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31.
Salihu tha se kanë kryer urdhrin e marrë, duke u tërhequr dhe dërguar Enver Zymberin në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë.
Prokurorja e pyeti dëshmitarin se sa ishte larg autoblinda ku ndodhej ai, nga vetura ku u qëllua Zymberi.
“Kemi qenë në lëvizje, nuk e di saktë distancën,” u përgjigj dëshmitari.
Pastaj prokurorja kërkoi të dijë se a ka pasur shumë të shtëna, në momentin kur u plagos polici.
“Po, deri në momentin kur është plagosur ka pasë shumë të shtëna,” sqaroi dëshmitari..
Prokurorja e pyeti atë nëse ka mundur t’i identifikojë sulmuesit.
“Jo, nuk i kam njohur dhe nuk kam mundur ta bëj identifikimin e tyre, për shkak se ka qenë çështje momenti, çështje shumë e shpejtë,” deklaroi dëshmitari.
Pyetje për këtë dëshmitar patën edhe Zhivojin Jokanoviq, avokati Radovan Radiqit dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar Burhan Maxhuni.
Zyrtari i Forenzikës Dëshmon në Gjykimin për Vrasjen e Enver Zymerit.
Oficeri policor i forenzikës nga Mitrovica, Flamur Fetahu dëshmoi në procesin gjyqësor kundër Radovan Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit që po akuzohen për vrasjen e policit Enver Zymeri më 26 korrik 2011, raporton kallo.com.
Fetahu në fillim të seancës u mor në pyetje nga prokurorja e EULEX-it Lili Opreah.
Opreah e pyeti Fetahun për raportin që ky ka bërë nga vendi i ngjarjes ku u vra Enver Zymberi dhe rrethanat e vrasjes së ish-policit.
Oficeri i forenzikës tha se atëherë e kryen punën në rrethana shumë të pavolitshme.
“Duhet me marrë parasysh se raporti i forenzikës është bërë në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të situatës, për arsye se KFOR-i na ka leju një kohë shumë të shkurtër,” tha Fetahu.
Ky dëshmitar kishte me vete edhe skicën e rrugës Mitrovicë-Zubin Potok, vendin ku ndodhi vrasja e policit të njësisë speciale dhe vendin ku u gjetën gëzhojat e plumbave dhe mjeteve tjera që i shkaktuan vdekjen Enver Zymerit, raporton Kallxo.com.
Pastaj prokurorja përfundoi pyetjet, ndërsa dëshmitarin nisi ta marrë në pyetje Zhivojin Jokanoviq, mbrojtësi i Radovan Radiqit.
Jokanoviq kërkoi të dijë nga Fetahu, nëse ka hasur në ndonjë barrikadë gjatë shkuarjes në vendin ku u vra Enver Zymberi.
“Jo, në atë kohë nuk ka pasë barrikadë dhe unë nuk kam pa, rruga ka qenë e hapur,” u përgjigj dëshmitari.
Jokanoviq e pyeti Fetahun nëse e ka parë një depo të gjërave ushqimore atje në veri. Edhe kësaj pyetje Fehatu iu përgjigj me fjalët “Jo, nuk e kam pa”.
Xhelal Hashani që mbron Millovan Vllashkoviqin nuk kishte pyetje për Flamur Fetahun.
Në seancë tash është duke dëshmuar Isa Salihu pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës.
Në këtë proces gjyqësor EULEX-i po i ngarkon Radovan Radiqin e Millovan Vllashkoviqin për veprat penale vrasje e rëndë, tentim i vrasjes së rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i trafikut me veprime ose mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale.
Të akuzuar për vrasjen e Enver Zymberit në një proces tjetër gjyqësor janë edhe Sllobodan Sovrliq dhe Radomir Kasalloviq.
Më 23 dhjetor të vitit të kaluar, kur u mbajt seanca fillestare kundër Sovrliqit e Kasalloviqit, prokurori i këtij rasti kërkoi bashkimin në një të të dy lëndëve për vrasjen e Enver Zymberit.
Bashkimi i këtyre lëndëve ende nuk ka ndodhur./

Burimet

  1. ^ http://www.kryeministri-ks.net/?page=2,9,3677
  2. ^ http://www.kosovahaber.net/?page=1,12,7714
  3. ^ http://www.balkaneu.com/serb-police-officers-identifies-suspected-murderer-enver-zymberi/

Kengë për nderë të tij

http://www.youtube.com/watch?v=4adK_S_kNoE - ket keng i kushtoi Reperi i Njohur Gold Ag
http://www.youtube.com/watch?v=s5OTjHoR7pQ - ndrsa kjo ket keng i a kushtuan nje grupi Out Laws Records nje grup te rinjesh nga Gjilani
http://www.youtube.com/watch?v=lX2kPGKHDIA - Memorial kushtuar heroit të kombit

Përgatiti :Flori Bruqi

Ja bisedat në mes të Xhezair Shaqirit-Komandant Hoxhës dhe Mirsad Ndrecaj?



Ja bisedat në mes të Komandant Hoxhës dhe Mirsad Ndrecaj? (Foto)

Bozhinovski zbuloi biseda midis Komandant Hoxhës dhe Mirsad Ndrecaj

Gazetari Zoran Bozhinovski
Gazetari kontrovers, Zoran Bozhinovski, në profilin e tij në Facebook thotë se ka nxjerr bisedat midis Xhezair Shaqirit-Komandant Hoxhës, dhe Mirsad Ndrecaj nga Grupi i Kumanovës.
Dihet, Komandant Hoxha disa herë kishte mohuar se kishte pasur kontakte me Ndrecajn e Beg Rizajn. Por, Bozhinovski thotë se ka dëshmi nga komunikimet e tij në Viber, Facebook, Skype dhe telefon, transmeton Telegrafi.
Mirsad Ndrecaj e akuzon Komandant Hoxhën si përkrahës i Ali Ahmetit, si dhe kërkon që ta përkrahe edhe për një aksion ushtarak. Në bisedë e sipër, Hoxha ia përmend podrumin, takimin ku Mirsad Ndrecaj ka kontraktuar sulmin në Kumanovë.
Për më shumë, shikojini fotot.

2015-07-16

Një komedi e shpëlarë grekoevropiane që s’dihet se kur do t’i ulet sipari

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



U bënë kaq kohë që analistët e “gjithëditurisë”, me llafet e tyre tëpafundme nëpër gazeta dhe ekrane televizive, po urrokanisin kokën njerëzve me krizën greke. Greqia na është bërë si puna e atij njeriut epileptik që s’dihet se kur do të shembet në tokë pa mend e pa gojë.

Në analiza të mëparshme nëpër faqet e internetit, kam theksuaer se Greqia ka qenë dhe vazhdon të mbetet kështjella e gënjeshtrës, e hajdutërisë, e hipokrizisë, e mashtrimit dhe e pabesisë. Se domosdo që Greqia nuk mund të jetë ndryshe, përderisa ajo ka notuar dhe vazhdon të notojë në detin e legjendave të stisura, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten thjesht legjenda, me lëndën e mashtrimeve të kulluara brenda vetes.

Sa herë që bie fjala për Greqinë, më kujtohet gazetari dhe shkrimtari francez Edmond Abu (Edmond François Valentin About -1928-1885), autor i librave “La Grèce contemporaine” (Greqia bashkëkohore), “L’Homme à l’oreille cassée” (Njeriu me vesh të thyer), “Le Roi des montagnes” (Mbreti i maleve) etj.

Në librin “Greqia bashkëkohore”, të cilin e pati shkruar në vitin 1851, ai thekson:
“Greqia bashkëkohore është i vetmi shembull i njohur i një vendi, i cili ka falimentuar që ditën qëështë krijuar… Në vitin 1846, ministria e financave nuk hartoi një buxhet orientues dhe që asokohe kjo erdhi e u shndërrua në një normë të zakonshme për qeverinë greke… Kur rezervat e krijuara nga borxhet e jashtme qeveria i pati shteruar plotësisht, fuqive të huaja që e kishin marrë në mbrojtje Greqinë, për forcë të shpirtmirësisë së tyre, iu desh t’i përballonin vetë ato, sipas përqindjeve: sepse Greqia s’kishte para për t’i larë ato borxhe… Taksapaguesit grekë janë të mendimit se kryeedrejta e njeriut është e drejta për të mos paguar taksa… Ministria e luftës u paguan 600 mijë dhrami, kurse ministria e marinës - 250 mijë dhrami njerëzve, të cilët nuk janë as ushtarë, as marinarë”(Citohetsipas: KristianMijo. “Atlantico”. “Greqia ka falimentuar që ditën që është krijuar”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 28 janar 2013).

Pikërisht për këtë“kryetëdrejtën” e grekëve për të mos paguar taksa, 161 vjet më pas, bashkatdhetari i Edmond Abusë, kritiku i… restoranteve dhe shkrimtari Kristian Mijo (Christian Millau- 1928) vazhdon:
“Në Greqinë e Lashtë nuk ka pas ekzistuar një fjalë e tillë, si ekonomia. Por ama kjo do të thotë se të bësh politikë ekonomike në kushte të tilla, është, gjithashtu, e pamundur, apo jo? Jemi nëgushtin e vitit 2012. Një kontroll tatimor në restorantin e portit në ishullin Hidra, erdhi e u shndërrua në rebelim.Pronarin e lokalit e nisën për në polici për faktin se llogarinë ai nuk ua kishte paraqitur asnjëherë klientëve të vetë. Por atë po e përkrahnin të gjithë sipërmarrësit e tjerë, të cilët bllokuan të gjitha rrugët detare për në Athinë. Ja se çfarë deklaruan ata për t’u shfajësuar:

“NenëHidërasnjëherënukkemipaguartaksa. Dhe po ju themi me saktësi senuk kemi ndër mend të fillojmë ta bëjmë një gjë të tillë””(po aty).

Këto mendësi paradoksale për të mos paguar taksa, të shoqëruara edhe me mendësi të tjera egoiste dhe anarshiste, si mosrespektimi i ligjit, grevëthyerja etj., grekët janë munduar t’i kultivojnë edhe në vendet ku kanëpas emigruar. Kjo ka qenë edhe arsyeja që banorët vendës herë-herë kanë protestuar fuqishëm kundër emigrantëve grekë.

Aleksandra Filindra, me prejardhje greke, profesore e asociuar e Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Ilinoisit, në një artikull të saj, flet për emigrantë grekë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada në vitet e para të shek. XX. Ajo rrëfen:

“Në vitin 1909, komuniteti grek u vu në shënjestër të sulmit të banorëve të qytetit Omaha të shtetit Nebraska, sepse pronarët e uzinave i shfrytëzonin punëtorët grekë si grevëthyes. Një turmë prej 3 mijë amerikanësh, iu afrua lagjes greke për t’i dhënë një ultimatum:

“Nëse dëshironi të mbeteni gjallë, largohuni nga Omaha”.

Në Nju Jork, pronarët e restoranteve kishin varur nëpër vitrina tabela me mbishkrimin:
“Ushqim i pastër amerikan. Pa minj dhe pa grekë”.

Diasporës greke në Amerikën e Veriut, gjatë disa dhjetëvjeçarëve, i është dashur të përplaset me racizëm, me ksenofobi dhe me një izolim social në kontinent, i cili pranonte si qytetarë vetëm “të bardhët”, kurse grekët i vlerësonte si një racë të ulët. Antropologjia sociale e asaj epoke i pati klasifikuar grekët si një komb i pazhvilluar në aspektin biologjik dhe moral.

Prandajargumentetracoretëkësajnatyre i shfrytëzonin shteti dhe punëdhënësit, të cilët shkelnin të drejtat e emigrantëve grekë. Amerikanët i përbuznin grekët, meqenëse i vlerësonin ata të padisiplinuar, të pistë, të prirur për dhunë dhe kishin krijuar bindjen se grekët nuk janë të aftë për patriotizëm dhe për fisnikëri që vendi (Amerika) kërkonte prej tyre… (Citohetsipas: AleksandraFilindra. “Paminjdhe pagrekë”. Gazeta“Kathimerini”. Marrë ng faqja e internetit“inosmi.ru”09 nëntor 2012).

Aleksandra Filindra përmend edhe një episod të ngjashëm me atë të qytetit Omaha që qe përsëritur nëntë vjet më vonë, më 1918, në qytetin Toronto të Kanadasë. Ajothekson:

“…ky incident në historinë e Kanadasë ka një rëndësi të veçantë për ne, grekët, meqenëse në shënjestër të kanadezëve ishin emigrantët grekë. Në gusht të vitit 1918, më shumë se 5 mijë kanadezë sulmuan “grekët e pistë” që jetonin në Toronto” (po aty).

Lind një pyetje e thjeshtë: po si shpjegohet që në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX, banorë vendës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë, mes emigrantëve evropianë, sulmonin pikërisht emigrantë grekë dhe jo emigrantë, fjala vjen, polakë, hungarezë, austriakë, francezë, e le më pastaj gjermanë apo skandinavë etj.? Me sa duket, egoizmi dhe anarkizmi, që përbëjnë tiparet karakteristike të formimit psikologjik të grekëve, duhet të kenë qenë arsyeja kryesore që patën ngjallur revoltën e amerikanëve dhe të kanadezëve kundër emigrantëve grekë.

Po si duhen kuptuar gjithë ato pekule të Evropës Perëndimore për Greqinë, sidomos pas pranimit të saj në Bashkimin Evropian?

Pas shembjes së sistemit komunist, Greqia, me përkrahjen e fuqishme të Bashkimit Evropian,i pati mbushur mendjen vetes se vetëm ajo mund të bëhej “padronia” e Ballkanit, për,demek,“kultivimin”e vlerave të “demokracisë”në ish-vendet komuniste të këtij gadishulli. Për më tepër, në raport me Shqipërinë, ajo u bind përfundimisht se “mund ta vinte në jetë” ëndrrën e vet mbinjëshekullore për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Prandaj, në dhjetor të vitit 1990, kufijtë me Shqipërinë, po me aprovimin e heshtur të Bashkimit Evropian, ajo i hapi kat e kat, sikur të kishin qenë portat e ndonjë shtëpie publike, në mënyrë që emigrantët shqiptarë, të varfëruar deri në skajshmëri prej regjimit kriminal të Enver Hoxhës, të dyndeshin valë-valë drejt qyteteve greke.

Sipas Karolos Papuliasit, ish-ministër asokohe, emigrantët shqiptarë do të shfrytëzoheshin si karrem për klasën politike të Tiranës, së cilës do t’i kërkohej të bënte lëshime pas lëshimesh, siç edhe i ka bërë faktikisht, për kënaqjen e epsheve të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipërinë e Jugut. Fill pas dyndjes së emigrantëve, Greqia mori masa të menjëhershme për dërgimin në Shqipëri të komisarit të vet politik, Anastas Janullatosit, i cili, duke shfrytëzuar veladonin e kryepeshkopit të kishës ortodokse, do të shërbente si kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë.

Kësisoj u krijuan rrethanat që Greqia, si “pararoja e demokracisë”në Ballkan, t’i drejtohej Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për t’i ofruar asaj kredi kolosale për mishërimin në praktikë të “vlerave të demokracisë” greke në ish-vendet komuniste të Evropës Juglindore, sidomos për përballimin e shpenzimeve për qindra mijë emigrantë të ardhur aty.

Nevojën për sigurimin e këtyre kredive e bënë më të ngushme edhe përgatitjet për organizmin e Lojërave Olimpike të vitit 2004, në të cilat Athinës i duhej të mburrte me të madhe madhështinë e lashtësisë së qytetërimit të vet, i cili duhej të shërbente si “shembull” për qytetërimet e tjera. Kështu, “dashnores së Perëndimit” nuk ia prishën qejfin për asgjë, borxhet iu ofruan me zemërgjerësinë më të madhe, aq më tepër kur të gjithë në Perëndim ia kishin mbushur mendjen vetes se pas shembjes së komunizmit, vetëm Greqia mund të luante rolin “e pazëvendësueshëm” të “dados zemërmirë” në Evropën Juglindore.

Dhe “dadoja” e zellshme greke, duke notuar në detin e kredive shumëmiliardëshe perëndimore, i ktheu mirë sytë nga Shqipëria. Këtu ajo, pas lëshimeve tradhtare që i bëri Tirana zyrtare, në dëm të interesave tona kombëtare, dhe me dijeninë e Bashkimit Evropian, vendosi të ngrinte varreza, memoriale dhe manastire për ushtarët kriminelë grekë që kishin rënë gjatë luftës italo-greke, duke siguruar paraprakisht blerjen e eshtrave të të vdekurve shqiptarë dhe reklamimin e tyre si eshtra të ushtarëve të vet.

Për një pazar të tillë të pistë eshtrash, i cili del bukur në spikamë në filmin e regjisorit të talentuar Edmond Budina, duheshin shpenzuar shuma kolosale, të cilat Athina nuk i kurseu asnjëherë, se ato ishin “drekët” e taksapaguesve evropianë. Shuma të tjera kolosale ajo i shpenzoi për ndërtime kishash greke në mbarë territorin e Shqipërisë së Jugut, deri edhe në Tiranë, ku ka ngritur një kala gjigante ortodokse, tërësisht me simbolikë greke, për hapje shkollash greke, për pagesa pensionesh për qytetarë shqiptarë në moshë pensioni, të cilët jo vetëm që nuk kanë punuar në Greqi as edhe një ditë të vetme, por që as nuk e dinë fare se ku e ka adresën Greqia, për rekrutime spiunësh të të gjitha kategorive, deri edhe në sfera të larta të politikës shqiptare. Për të gjitha këto bëma të shtetit grek në Shqipëri, Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht në dijeni.

Se diplomatët e vet këtu,në kryeqytetin shqiptar,i ka patur dhe i ka, dhe nuk mund të mos u ketë rënë në sy kalaja janullatiste që kur iu hapën themelet dhe derisa u përfundua mu në kryeqendrën e Tiranës, një kala kjo që u ka zënë frymën, deri në dritare, disa dikastereve qendrore të administratës shtetërore.

 Pra, Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht në dijeni që Janullatosi dhe administrata e tij grekoortodokse, si kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë, ka vepruar dhe vepron si një shtet shumë më i fuqishëm brenda shtetit zyrtar shqiptar. Se ndryshe si mund të siguroheshin mjete aq të shumta financiare për bëmat e lartpërmendura janullatiste, të cilat shteti shqiptar nuk do të ishte në gjendje t’i përballonte dot kurrsesi.

Bashkimi Evropian nuk mund të mos ketë qenë në dijeni për armatimin kolosal që Greqia pati grumbulluar me kalimin e viteve. Ato armatime sigurisht që u blenë me malet e parave që kreditorët e huaj i jepnin Greqisë pa kursim. Po pse i duhen Greqisë gjithëato armatime? Me kë mendon ajo të hyjë në luftë? Me Republikën e Turqisë, para së cilës i shkojnë tetë në qase? Apo mos ndoshta me Shqipërinë, të cilën Greqia nuk e zëfare në hesap, se në të tillë derexhe e ka katandisur vendin tonë Tirana zyrtare. Ku ta dish? Mos ndoshta prandaj ajo edhe vazhdon ta mbajë në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940?

Veç kësaj, Greqia mori përsipër shpenzimet për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, me vetëdeklarim të kombësisë dhe të fesë, në mënyrë që të ndryshohej përbërja e saj etnike në favor të Greqisë. Dhe për këtë regjistrim ajo kishte marrë bekimin e plotë të Bashkimit Evropian, i cili, me sa duket, i kishte ngarkuar Greqisë rolin e krishterizimit ortodoks të popullsisë shqiptare. Prandaj edhe për realizimin e një vetëdeklarimi të tillë duheshin shpenzuar shuma marramendëse për blerje shqiptarësh “pa identitet”.

Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi në praktikë se cila ishte fytyra e vërtetë e Greqisë dhe sa ishte në gjendje ajo, sipas politikës dritëshkurtër të Bashkimit Evropian, të kryente misionin e “demokratizueses” së Ballkanit.

Në tallazin e krizës së rëndë që pllakosi Greqinë në vitin 2008 e në vazhdim, është kërkuar që të shpiken edhe “koka turku”, të cilat na qenkan “fajtore” për gjendjen ku është katandisur vendi. Kështu, mitropoliti Pirej, si përfaqësues i lartë i klerit grek, “i paska gjetur fajtorët”.

Sipas mendimit të tij, përgjegjësinë për të gjitha problemet që ka shkaktuar kriza greke, na e paskan hebrenjtë e mbarë botës. Më 24 dhjetor 2010, në efirin e njërit prej kanaleve televizive kryesore të vendit, ai deklaroi:

“Për të gjitha fatkeqësitë tona ekonomike, fajin e kanë hebrenjtë e mbarë botës”(Citohet sipas: “Për krizën ekonomike të Greqisë fajtorë janë hebrenjtë”. Marrë nga faqja e internetit “poiskpravdy.com”. 24 dhjetor 2010).

Mitropoliti Pirej njoftoi teleshikuesit se lëvizja sioniste botërore, si edhe bankierët hebrenj, të tillë, si, fjala vjen, baroni Rotshild, qenkan përzier në një “komplot” që paska për qëllim dobësimin e kishës së krishterë ortodokse. Këto janë përçartje grekësh të lajthitur nga trutë që nuk duan ta kuptojnë se çfarë marrëzish nxjerrin nga goja. Mitropoliti Pirej do të bënte mirë të zbulonte faqe botës të vërtetën lakuriq se cila ishte arsyeja që Greqia, në vitet e Luftës II Botërore, shkatërroi me themel varrezat hebraike në Selanik dhe dhjetra mijëra hebrenj, në bashkëpunim me nazizmin gjerman, i degdisi për në kampet gjermane të shfarosjes në masë.

Ndërkohë, ditët e fundit, një tjetër mendje e lajthitur greke, del para opinionit publik grek dhe botëror me një tjetër deklaratë paradoksale, në të cilën kërkohet të bëhet kokë turku dikush tjetër për krizën greke. AnalistiMeralTamershkruan:

“…vëmendjen time e ka tërhequr libri i ministrit të financave Janis Varufaksis(YanisVarufaksis), me titull “Minotauri global”. Megjithë rreptësinë e vet shkencore, libri është shkruar në një stil letrar qëështë befasues për një ekonomist.

Duke bërë një paralelizëm me minotaurin e Kretës, të cilit athinjotët ishin të detyruar t’i paguaninnjë haraç, Varufaksisi i quan “minotaur global” Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, duke filluar prej viteve ’70 të shekullit të kaluar, vjelin një haraç nga pjesa tjetër e botës për financimin e buxhetit të vet dhe për deficitin e bilancit tregtar” (Citohetsipas: MeralTamer. “Gjatë 200 vjetëve të fundit, flamurin e bardhë të falimentimit e patën ngritur 83 vende”. “Milliyet”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru’. 03 korrik 2015).

Duhet të jesh prift apo politikan i lajthitur grek që të dalësh në publik me deklarata të tilla marroqe. Sipas tyre, “fajin” për malet me para që Greqia ka marrë borxh nga kreditorët e huaj, e paskan hebrenjtë e mbarë botës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Sipas mendësisë greke, nuk mund të jetë ndryshe, se grekët gjithnjë janë mësuar vetëm të zhvatin dhe kurrë të mos japin. Se, sipas tyre, siç u përmend më lart, kryeedrejta e njeriut na qenka, demek, mospagimi i taksave! Një paradoks i pastër ky me autorësi greke.

Evropa Perëndimore, tradicionalisht, ka ushqyer një dashuri përvëlimtare për Greqinë. Për ç’arsye? Mos ndoshta për pozicionin e saj gjeografik? Për ishujt e shumtë për pushime turistike? Për gjatësinë e vijës bregdetare, e cila, ishullore dhe kontinentale, arrin në 14 mijë kilometra? Apo për monoteizmin e saj ortodoks?

Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se në këtë dashuri çmendurake të Evropës Perëndimore ndaj Greqisë, ka një paradoks: si është e mundur që Greqia, duke mos qenë kurrë një vend demokratik, të gëzonte dhe të vazhdojë të gëzojë gjithë atë përpkrahje të gjithanshme nga ana e Perëndimit demokratik? Se një vend, i cili, ashtu si edhe në mesjetë, vazhdon të mbetet nën pushtetin e fesë, nuk mund të jetë kurrsesi demokratik.

Perëndimi vetë e ka larguar me kohë fenë nga shteti, kurse Greqinë e ka toleruar për t’i dhënëfesë një pushtet tëpakufizuar. Dhe domosdo që ky pushtet i pakufizuar i fesë në Greqi, nuk mbahet me lëmoshat e besimtarëve, por ka në themel malet me para nga kreditë e huaja qështeti grek ia ka vënë në dispozicion pa kurrfarë kufizimi.

Një tjetër gazetar francez shkruan:

“Në Greqi, kisha, pavarësisht nga autonomia e saj, nuk është e ndarë absolutisht nga shteti. Priftërinjtë janë funksionarë shtetërorë me mjekra të gjata dhe me veladonë të zinj. Ata t’i zë syri gjithandej. Ata përurojnë shkolla në një mënyrë solemne, u thurin himne fitoreve sportive, janë në krye të qoshes në ditët e festave. Dy shtylla ka shoqëria greke: ushtrinë dhe kishën. Kjo ka bërë që, në vjeshtën e vitit 2011, qeveria e Jorgos Papandreut, objektet në pronësi të kishës,t’i çlirojë nga një taksë e posaçme në kohë krizash që e paguajnë të gjithë grekët.

E gjendur nën goditjet e kritikës, kisha qe mbrojtur me njëfarë statusi të veçantë, kurse paskëtaj filloi të tundte flamurin e ndihmës sociale: me kontributin e pamohueshëm financiar në jetën e njerëzve në nevojë”(Citohetsipas: МаtjеМаrtiniеr (MathieuMartiniere). “Në Greqikisha është më e fuqishme se shteti”. “Slate.fr.” Marrë ngafaqjaeinternetit“inosmi.ru”. 13 korrik 2012).

Gazetari francez citon fjalët e Effi Fokasit, një sociolog grek ky, drejtor i forumit të feve të shkollës londineze të ekonomisë, i cili thotë:

“Shtetit grek i ka hyrë frika nga reagimi i kishës, sepse kjo, historikisht, ka qenë pjesë përbërëse e rëndësishme e politikës” (po aty).

Duke qenë nën pushtetin e fesë, Greqia e ka pasur të pamundur të përqafonte vlerat e demokracisë dhe të kulturës perëndimore. JorgosKraloglu shkruan:

“Ka vetëm një rrugë për lulëzimin e vendit: të punojmë dhe ta sigurojmë vetë këtë lulëzim.Natyrisht që ne vetë
gjithë
venaepristemendjaseasgjënukmundtëndërtohetmbibazënesistemitpolitikbashkëkohordhetëparullëssëtij: “Shpërndajitëgjithaparatë!”. Një shprehje kjo që kishte hyrë në fondin e fjalëve të urta, me të cilën kryeministri Andreas Papandreu i qe drejtuar ministrit të financave. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi bazën e ujdive të zuzarëve, e shkërmoqjes së shtetit, e mungesës së ligjit, mbi themelet e mashtrimit, të cilat kanë qenë burimet kryesore të të ardhurave, të qarkullimit të parasë dhe të mirëqenies. Asgjë nuk mund të ndërtohet, bazuar në idenë e marrjes së borxheve, për të cilën ne tani jemi duke e pësuar dhe për të cilën kanë për ta pësuar edhe fëmijët tanë, minimumi gjatë dy dhjetëvjeçarëve… Greqia mendon sikur i përket Perëndimit, por, nëtëvërtetë,ajonukkahedhurasnjëhappërtejBallkanit… Shtimi i rendimentit të punës në sektorin shtetëror dhe zbatimi me etikë i ligjeve, janë detyrime qëdo të na krijojnë mundësinë të shkurtojmë prapambetjen nga vendet e kulturuara të Bashkimit Evropian” (Citohetsipas: JorgosKraloglu. “Greqiaqë keminjohurkaperënduarnjë herë epërgjithmonë”.“Capital.gr”. Marrë ngafaqjaeinternetit“inosmi.ru”. 28 nëntor 2012).

E pra, ja cila është Greqia e vërtetë, e cila zyrtarisht quhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që, në të vërtetë, edhe si “demokraci”, edhe si “kulturë”, ka qenë dhe vazhdon të mbetet brenda caqeve të Ballkanit, shumë larg standarteve të demokracisë dhe të kulturës së Evropës Perëndimore. Prandaj ka shumë të drejtë analisti amerikan Robert D. Kaplan (1952), i cili Greqinë e quan “dashnore të Perëndimit” dhe “grua të Lindjes” (sipas librit me titull “Greqia - dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes”. Shtëpia Botuese “Dituria”. Tiranë, 2002).

Ndërkohë, është vënë re se Greqia, kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike që e ka mbërthyer keqas nga mali i kredive të papaguara, po shikon me bisht të syrit nga“shtrati i burrit të saj të ligjshëm”:e ka kthyer një antenë nga Moska. Siç është bërë e ditur, kryeministri grek Tsipras, para do kohësh ka vizituar Moskën. Mandej, sipas një njoftimi të ditëve të fundit, “…udhëheqësi i SIRIZËS ka parashikuar një tjetër vizitë në Moskë edhe në muajin shtator të këtij viti… për të zhvilluar bisedime me qeverinë ruse” (Citohet sipas: “Vizita e Aleksis Tsipras-it në Moskë”. Marrë nga faqja e internetit “Grekomania”. 02 korrik 2015).

Po si duhet vlerësuar kjo lëvizje e fundit e Athinës drejt Moskës? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le t’ia lëmë fjalën një analisti rus. Ky ështëMatvej Ganapolski-1953), i njohur si gazetar, si regjisor teatri dhe si një figurë publike, i cili, që prej vitit 1991, drejton radiostacionin “Jehona e Moskës. Në të njëjtën kohë, ai është edhe drejtues i një rubrike të gazetës “Moskovski komsomolec”.Ai përshkruan një tablo të botuar në faqet e internetit, në të cilën një klysh ariu athinjot, diku, në njërin breg të një ngushticë detare, ka marrë drejtimin drejt një horizonti të kaltër, duke u kapur pas një kthetre të një ariu paqësor rus. Ndërsa përballë tij, në bregun tjetër, në ca degë shkarpash gjëmbaçe, janë varur dy flamuj: poshtë - flamuri i Bashkimit Evropian, kurse lart - flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klyshi i ariut athinjot, me flamurin grek përpara vetes, ka kthyer kokën nga të dy flamujt e lartpërmendur dhe u ka nxjerrë gjuhën.

Dhe analisti vazhdon komentin e vet:

“Dy fjalë për faktin se çfarë fshihet pas asaj tabloje:

Greqia mori një mal me kredi nga Bashkimi Evropian. PastajiamorivallesSirtaki(është një valle popullore qëështë krijuar në vitin 1964 për filmin “Greku Zorba”. Vallen dhe muzikën që e shoqëron, e ka krijuar kompozitori Mikis Teodorakis(1925). Kjo valle nganjëherë quhet “Vallja e Zorbës”-E.Y.). Paratëmbaruan. Moripërsërinjëmalmekredi. Iamorivallespërsëri. Paratë mbaruan. Atëherë bolsheviku kryeministër Tsipras shpalli referendumin nëse duheshin shlyer borxhet. 61% thanë: “të mos shlyhen!” (Në këtë mes duhet nënkuptuar se njerëzit votuan jo vetëm “për të mos i shlyer”, por edhe “për t’i braktisur bisedimet për punën e shlyerjes”, në kuptimin: “unë nuk t’i jap dhe ti mos m’i kujto!”). Domethënë, shumica e njerëzve votoi për t’i braktisur kreditorët. Me sa duket, kjo është braktisja më e madhe masive në histori nga ana e vendit të Sofokliut, të Euripidit dhe të Fidit. Tani Greqia nuk e do më Perëndimin që i pati dhënë para, por do Putinin, sepse ky nuk e do Perëndimin. Sot, Greqia, duke ia marrë përsëri valles Sirtaki, me sa duket, pret ndihmë materiale nga Rusia, sepse, si puna e asaj damës së profesionit të kryelashtësisë, pranon të jetë trevë e subvensionuar e kujtdo qoftë. Si puna e Abhazisë dhe e Osetisë së Jugut, fjala vjen. Për ariun paqësor rus, ky është një shans që, për punë kredish, ta detyrojë Greqinë të dalë nga Bashkimi Evropian, të hyjë në Bashkimin Doganor (që përfshin Bjellorusinë, Kazakistanin, Rusinë, Armeninë dhe Kirkizinë, si njëterritor unik doganor - E.Y.) dhe të vendosë në territorin e Parfenonit (monument i arkitekturës antike, një tempull i lashtë grek ky që ndodhet në Akropolin e Athinës - E.Y.)nja dy “Iskanderë” (raketa ruse -E.Y.)paqësorë të paanshëm, për të drejtën e grekëve për të vazhduar të hedhin vallen “Sirtaki”, për të dërguar në Moskë ullinj dhe për t’u rrëfyer turistëve për heroizmin e stërgjyshërve, duke demonstruar gërmadha para syve të tyre. Dhe grekët do ta pranojnë një gjë të tillë se ata udhëhiqen nga shpirti i parazitëve të majtë. Të gjitha legjendat për ta janë thjesht legjenda. Përfundimi: referendumi në vendet e plebejve zbulon se masa kryesore e qytetarëve nuk është gjë tjetër, veçse një kope hajdutësh. Greqia, kam shpresë, do të fundoset, duke nxjerrë një mësim të mirë. Kurse historia do ta përfshijë këtë referendumnë eposin e saj, sepse ky është monumenti më i thekshëm i saj dhe i historisë së saj të dikurshme, të harruar me kohë e me vakt”(Citohet sipas: Matvej Ganapolski. “Greqia, kam shpresë, do të fundoset, duke nxjerrë një mësim të mirë”. Marrë nga faqja e internetit “politolog.net”. 07 korrik 2015).

Tani, së pari,“dashnorëtperëndimorë” të “dashnoresgreke”, duhettë tregohennjë çikëztë mëshirshëmdhet’ialirojnë pakëzlakunqë ikanë hedhurnë fyt. Nukduhenharruarkaqlehtë dhekaqshpejtvitete“dashurisë përvëlimtare”, kurGreqiakacagjelohejdheledhatohejtërë afshnë prehrinetyre. Se duhet pranuar që“dashnorët perëndimorë” vetë e kanë fajin se paskan qenë fare kaqolë nga trutë kur “dashnores greke”, për vite e vite me radhë, i dhanë male me para, duke harruar faktin që“dashnorët” asaj i duheshin për qejf, kurse “burrin” ajoe do për hall. Prandaj asaj nuk mund t’i shtrohet kërkesa për kthimin e borxheve gjigante se s’ka ku t’i gjejë paratë.

Së dyti, kreditorët perëndimorë nuk kanë dashur ta marrin parasysh një paralajmërim të ish-presidentit grek Karamanlis, i cili, në vitin 1981, pikërisht atëherë kur Greqia u pranua në Bashkimin Evropian, pati deklaruar:

“Greqia është një azil të çmendurish” (Citohet sipas librit të lartpërmendur të analistit Robert D. Kaplan, f. 40).

Pra, Bashkimi Evropian, në formë kredish, i pati ofruar male me para një azili të çmendurish. Vetë e ka fajin se me azilin e të çmendurve nuk merret kush. Prandaj le të heqë dorë nga kërkesa për kthimin e borxheve. Por mund të gjendet edhe një rrugëzgjidhje. Se Greqia nuk do të jetë në gjendje kurrën e kurrës të shlyejë një borxh prej 350 miliardë dollarësh.

Nga të dhënat e shtypit dhe nga faqet e internetit, është bërë e ditur se politikanët pasanikë dhe oligarkët grekë kanë të depozituar në bankat e Zvicrës një kapital gjigant prej 600 miliardë dollarësh. Kryeministri Tsipras pse nuk i kërkon Bashkimit Evropian ta ndihmojë përt’i ngrirë këto shuma kolosale që ata i kanë grabitur nga kreditë e ardhura nga jashtë vendit dhe t’ia kthejë Bankës Kombëtare Greke? Me këto kapitale financiare mund të shlyhen borxhet për bukuri, vendi të shpëtojënjë herë e mirë nga kthetrat e krizës ku e katandisi politika e PASOK-ut dhe e “Demokracisë së Re” dhe krerët e tyre të përfundojnë në bankën e të akuzuarve, si hajdutë kriminelë. Këtë të bëjë kryeministri Tsipras dhe jo të rri e të rrahë gjoksin se gëzuaka përkrahjen e shumicës së popullit grek. Se simpatia e popullit është si puna e shigjetës së peshores: një herë shkon përpara, një herë shkon prapa.








Nga Kabil Bushati :BUSHATLIJTË KANË SUNDUAR EDHE 30 VITE TË TJERË NE MEDINE


Të dhëna të reja mbi sundimin 1 shekullor të Bushatlijvet

Kalaja e Rozafës edhe sot qëndron kryelarte mbi Shkodër. Eshtë kjo kapriço e kësaj kështjelle apo eshtë pjesë e qenësishme e saj. Mendoj se eshtë pjese e qenësishme e saj. Poshtë këmbëve të saj buron e përgjumur dhe rrjedh e qetë Buna e cila duke gjarpëruar derdhet në detin Adriatik duke u përhapë në tërë Mesdheun. Retë shkojnë e vijne e perplasen mbi muret e kalase dhe zhduken duke lenë lageshtirën e tyre nepër muret. Kjo eshtë panorama 2400 vjeçare e e kësaj kalaje kryelartë që duket se nuk çan kokën për askënd…Shpeshehrë kam pyetur vehten: a fsheh enigma dhe mistere në gjirin e saj kjo kala? A eshtë thënë gjithçka për ndodhitë e kësaj kështjelle? A eshtë pasqyruar me vërtetësi e shkuara e saj heroike? Po për Dinastinë e Bushatlijve a eshtë thenë e tera, e përpjeta dhe tatëpjeta e saj? Mendoj që jo. Historia shqiptare ka mbetë në arkivat turke.... Kanë mbetur pjesë të errta të saj. Këto pjesë të errta kanë mbetë për arësye të shumta,por unë po rendis këtu ato më krucialet. Fajin kryesor e ka shteti shqitar që nuk eshtë interesuar të dergojë ekipe studiuesish në shtetin turk dhe të gërmojnë nëpër arkivat e Stambollit e Ankarasë. Dikush mund të ngejë supet dhe ta shpjegojë ketë për arësyet financiare. Por mendoj se për të berë historinë nuk kanë munguar paratë. Ndërsa shkaku i dytë janë vetë studiuesit që nuk kanë ditur gjuhën osmanisht dhe të ndërmerrnin nisma personale për të trokitur në këto arkiva,duke filluar nga arkivi Hamidije e duke vijuar më gjerë. Në Shkodër kemi pasë disa njerëz që kanë ditur osmanishten në mënyrën më perfekte, mjafton të përmëndim oficerin akademik Hamit Gjylbegun, por edhe ky nuk e pati luksin të shkonin në Turqi se nuk i lejoi regjimi komunist.

Sundimi i Bushatlijve të Shkodrës përbëhet nga një kostelcion prej pesë Pashallarësh që sipas rendit kronollogjik të drejtimit ndër vite eshtë respektivisht si më poshtë: Mehmet Pashë Bushati(1757-1774), Mustafa Pashë Bushati(1774-1778), Kara Mahmud Pashë Bushati(1778-1796), Ibrahim Pashë Bushati(1796-1810) dhe Mustafa Reshit Pashë Bushati(1810-1831). Kaq jep historia jonë për sundimin e Bushatlijvet. Në vitin 1831 merr fund sundimi i tyre dhe gjithçka pritet si me sopate druvari. I vetmi studim serioz mbi Bushatlijtë eshtë ai i Stavri Naços i përfshirë ne dy volume dhe i miratuar nga Akdemia e Shkencavet. Të tjerët janë me shumë folklorikë. Historianë të ndryshëm shkruajne se Mustafa Pashë Bushati ka përfunduar në Stamboll, ndonjë tjetër shkruan se ai pas faljes nga Sulltani shërbeu Konje,Adana,Izmir,Bosnje e Medine,pra siç duket studiuesit dhe historianët apo kanë bërë një mish mash duke u përpjekur që sejcili të dalë sa më i veçantë se tjetri,bile ndonjeri për interest e veta lakmoi ta bënte edhe kushëri të afërt. Pra viti 1831 eshtë viti i përfundimit të sundimit të tyre, por sa e vërtetë eshtë kjo e dhenë? A janë serioz keta historian e studiues. Por si qëndron e verteta në baze të të dhënave të reja që janë zbuluar nëpër arkivat e shtetit turk. Sepse sot falë përkushtimit të studiuesve Ermal Nurja dhe Sadedin Gubetini,arkivat turke po shpalosen përpara këtyre osmanollogevet.

Por le të merremi me temën kryesore për te cilën eshtë edhe qellimi i shkrimit. Pasi u kthye me humbje nga beteja e Babunës, Mustafa Pashë Bushati i pa shpresë u kthye në Shkodër tek sarajet e tin në Kosmaçë. Ndërsa Sulltani në kuadër të opercionit të përgjithshëm të rivendosjes së autoritetit të Portës së Lartë në Shqipëri, dërgoi kundër sundimtarit të Shkodrës, Pashait rebel, një ekspeditë të madhe ushtarake të komanduar prej Mehmet Reshit Pashës. Pas disa betejave që u zhvilluan midis dy palëve në periferi te Shkodrës, Mustafa Bushatlliu nuk fitoi asnjë përballje me ushtrine turke, keshtu që u detyrua të tërhiqej kokë ulur në Shkodër dhe të mbyllej në kala. Pasi qëndroi i rrethuar nga ushtria turke për 6 muaj, në nëntor të vitit 1831, ai u dorëzua me dinjitet. Mori me vehte familjen e tij, të shoqen Nurijen,te bijën e Abdurrahman Pashë Begollit,dy djemtë e tij Mahmudin dhe Hasan Hakiun, kusherijtë,adjutantët, dhe tërë shpurën e tij me sherbyesa dhe ordinanca dhe u nis drejt Turqisë. Uk harroi që të merrte edhe thesarin e tij personal të fshehur në menyrën më dinake. Vlen për t’u përmendur se në mes adjutantëve të tij besnikë, ishte edhe një Mustafa Suma, oficer shkodran shume i shkathtë dhe shumë i aftë që shpeshherë shërbente edhe si sozi e tij ngaqë ngjasonte shumë me Mustafa Pashën. Pasi qëndron dy javë në Stamboll,Sulltani Mahmudi i II-të e dënon me vdekje. Mirpo këtu ndodhi një mrekulli, doli në pah shpirti altruist i shkodranit të mirë dhe besnik i cili vendos të sakrifikojë jetën për Vezirin e Shkodrës. Familjarët bushatlij e pyesin a e ke me tërë mend këtë vetësakrifikim dhe përgjigja e tij eshtë:”jam gadi me hy qefil për Pashain tim”. Skuadra e egzekutimit,ngaterron Mustafa Pashë me Mustafa Sumen dhe e merr ketë të fundit Mustafë për Mustafë dhe i prêt kokën.

Mustafa Pasha u fsheh nëpër miq. Mirpo i biri, Hasan Beu që ishte 8 vjeç, dilte përditë i veshur me rroba kombëtare dhe sillej nga larg rrotull Sulltanit. Një ditë i doli para përpara dhe pasi u përkul gjithë respekt dhe kortezi i kërkoi Sulltanit që t’’i falte jetën te atit. Sulltanit i pelqeu veshja dhe levizjet plot finesë e Hasan Bej Bushatit. Vuri buzën në gaz dhe iu pergjigj djaloshit: “Më vjen keq por kerkon një gje te pa mundur. Babain tuaj kam dhënë urdhër për ta ekzekutuar…” Djali këmbënglte:”Të lutem shkelqesi ma fal babën,ma fal babën…” Dhe kështu djali nëntë vjeçar vijoj t’i dilte përpara Sulltanit dhe ti paraqiste të njëjtën kërkesë:”Ma fal babën.” Paparitur një ditë Hasan Beun e thirrën ne pallatin e Sulltanit dhe i dhane fermanin e faljes nga Sulltani….

Këtë ma tregon stërnipi i Mustafa Sumës,zoti Veli Suma me banim në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës. Atij ja ka treguar kur ishte femijë gjyshi i tij i vdekur që ka qenë, Vela Suma i cili ka qenë një zotri Shkodret. Po të njejtin episod ka dhe Instituti i Historisë që i ka ardhë nga arkivat turke,i me një fond te blerë nga qeveria shqiptare.

Pas faljes,Mustafa Pashë Bushati filloi te dilte lirshëm nëpër Stamboll. U takua edhe me studenta shqiptarë si Daut Boriçi etj me te cilët pati relacione te mira. Pas disa mujash, siç na bën me dije Ahmet Xheudet Pasha, burrë shteti që hartoi Mexhelenë Osmane( E drejta Kushtetuese) dhe dinjitar i Sulltan Abdyl Hamitit të II-të i cili në librin e tij të titulluar “Tarih”ka edhe këtë fragment të shkurtër ku tregon se Konsulli i Mbretërisë së Spanjës i bën një relacion Sulltanit Abdyl Hamiti i II-të ku ndër të tjera i relation se gjatë periudhës së sundimit të Mustafa Pashë Bushatit, katolikët e Shkodrës kanë kaluar ditë të bukura dhe të paqta në harmoni me muslimanët e Shkodrës. Konsulli e quan periudhë e artë për harmoninë fetare, kohën kur sundoi ky pasha. Ky relacion me sa duket u bë shtysë dhe indicie kryesore për emrimin e Mustafa Pashë Bushati në Medine,Pasha duke ja dhënë përseri titullin e lartë:”Pasha me tre tuje” me detyrën e lavdishëm që nuk i jepej kujtdo, atë të Valiut Sherif. Medine Munevver(Medine e Ndritur) ishte qyteti i dyte më i rëndësishëm për fenë islame dhe eshtë rreth 430 kilometra larg Mekkes. Sot ai qytet numron rreth 1.700.000 banorë.

Le të themi shkurtimisht dy fjalë edhe për Medinen që ndodhet ne gadishullin arabik,ne Arbinë Saudite. Ky shtet ishte në rrëmujë të madhe nga përplasja e fiseve për të sunduar. Që nga viti 1750 një lëvizje e re po konfigurohej prej fisit Saud në krahinat e Nexhdit dhe Dirijahut. Shtysë për ketë u bë martesa e së bijës së Shejh Muhamed Abdulvehab me Pricin Muhamed Ibn Saud në Dirijah dhe akomodimi i tij në qytet, bëri që ideja dhe nisma e tij që të fillojqë me hov për marrjen e Gadishullin Arabik të përkrahej nga fisi Sadudit(tani Dinastia Saudite) për shkeputje nga Perandoria Osmane. Por përballë tyre keta kishin fisin El Reshid, kundershtar dhe aleat të Perandorsië Osmane. Fisi El Reshid ishte mik i Perandorisë. Pra ketu kishim dy fise që luftonin me njeri tjetrin,i pari lufonte për pavarsine e Gadishullit Arabik dhe i dyti ishte përkrahës dhe mik i Perandorisë Osmane. Me krijimin e shtetit Saudit(1744-1818),në vitin 1802 u pushtuan dy qytetet kryesore të Arabise Saudite dhe të islamit Mekke-i Mukereme dhe Medine-i Munevvere dhe viseve të Hixhazit, duke i përfshire ne ketë shtet. Me marrjen e këtyre dy qyteteve Perandoria Osmane ngarkon Mehmed Ali Kavalla, Vali dhe Guvernator i Misirit(E gjyptit). Më pas ai ngarkon te birin,Ibrahim Pashe Kavalla dhe vijon luftimet rimerr trevat e pushtuara nga Sauditët dhe me 1817, rrethon kryeqytetin Dirijah të Saudvet duke marrë rob Imamim(kreyn e Mbreterisë) Abdullah Bin Saud se bashku me të tjerët që ndodheshin aty. Një pjesë e kësaj familje arriti të ikë,ndersa të tjerët u zunë rob dhe u derguan në Kajro dhe Stanboll ku u dënuan me vdekje.

Pas marrjes se Arabisë Saudite nga ana e osmaneve në vitin 1802, Mekke dhe Medina u gjetën pothuajse të shkaterruara. Të gjitha gjerat që binin në kundershtim me ideollogjinë së fisit Saud u rafshuan. U prishën varrezat në Xhennetul Muala të Mekkës,po ashtu u prishën edhe varrezat e Xhennetul Baki të Medinës ku ishte varrosë edhe Familja e Profetit Muhamed (Alejhi Selam)së bashku me tyrbet që ishin ngritë sipër tyre u rafshuan me tokën.

Me t’u rimarrë nga Perandoria Osmane,të gjitha dëmtimet që ishin berë më parë nga Saudët, filluan të riparohen dhe korregjohen. Kështu mbasi u vu në krye të Medines Mustafa Reshid Pashë Bushati nga ana e Sulltan Mahmudi i II-të, iu përvesh punës për ringritjen e Medines. Ndërkohë ai mori me vehte familjen e tij, një pjesë të të afermvet dhe shpurën e tij shkodrane. Pjesën tjetër të të afermvet e la për të jetuar dhe punuar në Stamboll. Me qëndrimin e tij pothuaj për 30 vite si vali në Medine-i Munevvere bëri një punë të shkelqyer në restaurimin e shume objekteëve të demoluara dhe të dëmtuara nga rebelimet Saudite. Bëri riparimin e rrugevet egzistuese dhe hapi një seri rrugësh te reja me plane te studiura në hollësi, brenda në qytet dhe në fshatrat e ndryshëmi. Bëri krejt të ri ujësjellësin e qytetit. Sa ishte Vali/Guvernator i Medines Mustafa Reshid Pashë Bushati kishte një qetësi publike të admirueshme,kishte rend dhe rregull kudo.

Ndërkohë ai merrej edhe me shkrime të për moralin dhe etikën duke lënë një libër të rrallë “Ahlak”(Morali) i cili ka mbetur edhe në ditët e sotme. Me krijimtari letrare dhe filozofike, nga kjo derë fisnike shkodrane janë marrë shume nga pjestarët e saj si: Ibrahim Pasha, me pseodonimin letrar “Halili” (vdiq në vitin 1809); Mehmed Pasha, me pseodonimin letrar “Asaf” (1768-1802) dhe Mustafa Pasha, me emrin letrar “Sherifi” (1797-1860). Bijtë e Mustafa Pashës: Mahmud “Hamdi” Pasha, i lindur në Shkodër më 1824 dhe Hasan “Haki” Pasha, i lindur në Shkodër më 1826. Këta janë dëshmuar poetë të talentuar të cilët kanë realizuar pozi të bukura me vargje poetic me mendime të thellë. Nga këta do të veçonim Mehmed “Asaf” Pashë Shkodrën (1768-1802). Në shkrimet e tij, Mehmed Pasha është nënshkruar me pseodonimin poetik “Asaf”. Mehmed “Asaf” Pasha ka qenë dijetar i ngritur, shkrimtar letrar i formuar dhe poet me talent dhe shije të hollë artistike. Kështu, Mehmed Asaf Pasha ka qenë shëmbëlltyrë e poetit, intelektualit dhe e pushtetarit të kohës. Siç shihet më sipër Bushatlijtë kane qenë njerez të shpatës edhe pendës.

Kështu, Mehmed Asaf Pasha ka qenë shëmbëlltyrë e poetit, intelektualit dhe e pushtetarit të kohës.Poetët bashkëvendës të Mehmed Asaf Pashës, shkonin në zyrën e tij dhe lexonin poezitë e tyre. Me dijetarët dhe, sidomos, me letrarët që shkruanin në persishte, Mehmed Asaf Pasha shkëmbente letra me anekdota në vargje. Njëri nga ata ishte dijetari e poeti Mesud Kamber Demiri nga Shkodra, i cili, sipas Ali Emirit, ishte poet i rangut të Saibit dhe Nabiut[. Mesud Kanberi i kishte dërguar Mehmed Asaf Pashës një poezi të shkurtër në gjuhën perse, me të cilën kërkonte nga ai përmbledhjen e fetfave të Ali Efendiut.

Në vitin 1860 Mustafa Reshid Pashë Bushati ndërron jetë duke sunduar për 30 vite ne Medine-I Munevvere duke lenë pas një qytet të konsoliduar dhe ndërtuar me shije.Ai la pas një emër të mirë duke i zbardhë faqen Shkodrës dhe atdheut te vet. Ai ishte modeli i njeirut të përkushtuar për fe e atdhe. U varros në varrezat e Medines,te cilat sipas ritit islam nuk vendosen gur dhe beton. Pra i takon që bushatlijte te kene sunduar edhe 30 vjet të tjera në Medine që së bashku me sundimin e Shkodrës bejne 103 vjet sundim të pa ndërpere. Mehmet Pashë plaku e kishte filluar sundimin mbi Shkodër ne vitin 1757 dhe ky sundim mbyllet ne vitin 1860 në Medine i Munevvere. Pra është e vetmja dinasti shqiptare që sundoi mbi një shekull.

Ndersa e shoqja Nurije më vonë shkon në Stamboll dhe vdes katër vjet pas të shoqit në vitin 1864. Aty i ekziston edhe një varr madhështor ku shkruhet:” perkthimi: E nderruara gruaja ,e te nderumit shkodran , shejhut te vjeter te mesxhidul Nebeëij,zotni Mustafa Pasha dhe e bija e pejanit te nderum Abdurrahman Pashase, njeriu i mire Zonja Nurije,për shpirtin e saj nje Fatiha. viti 1380 (hixhr) (pershtatje. Shtojme se në Stamboll ajo u pranua në një tarikat dervishësh ku ka edhe varrin.
Ndërsa Hasan Haki Pasha ka qene zëvendës vali e Halebit dhe vali ne shume qytete të tjera të Gadishullit Arabik. Ka qenë i martuar me te bijen e Sulltan Mahmudit të II-të, por ajo ka vdeke dhe nuk ka pasë femije dhe më vonë u sëmur dhe vdiq. Eshtë martu përseri dhe ka linde Xheladin Pasha i cili u martua me një princeshë nga Dinastia Osmane, me të bijën e Sulltan Selimit..

Per të qenë të saktë,edhe sikur tehu i shpatës të bjerë mbi trupin tonë, na duhet të shtojmë se as Mustafa Pashë dhe as Hasan Haki Pasha nuk këthyen asnjëherë në Shkodër. Nuk u ra ndërmend as për shtëpijat dhe as për pronat. Kështu thotë edhe Nasuf Beg Dizdari në revistën Albania të Konicës. Të ardhurar e siguruara nga pronat i merrnin përmes përfaqsuesvet ligjorë. Ndërsa sternipi i Mustafa Pashës, Xheladin (Xhelal) Pasha erdhi në Shkodër në vitin 1924 pasi së bashku me tërë oborrin perandorak u dëbua nga Turqia prej Qemal Ataturkut dhe zuri vend në Nicë të Francës.

Nuk duhet harruar se edhe më parë në vitin 1920, në funksion të luftës së Koplikut si njeri xhymert që ishte dha një ndihmesë të madhe monetare edhe Xhelal Pashë Bushati,trashigimtari i fundit i Vezirëve Bushatli.Në borshurën e tij “Një pasuni e trashigueme” administratori ligjor i pronave të Vezirëvet të Shkodrës, Ymer Lutfija shkruan;”Asht për t’u përmend me lavd të madh ndihma atdhetare prej 10.000 Liretash it. qi i kushtoj per shpenzimet e Luftës së Koplikut në vj.1920 e po per kete qellim n’ate kohë,destinoj edhe korona.argj. 6.000 për të ble jamurdhekë ushtarve t’ushtris’ t’onë kombtare.” Ymer Luftija në broshurën “Një pasuni e trashigueme” faqe 11.

Siç e përmënda më lart Xhelal Pasha erdhi në Shkodër dhe u vendos në hotelin e Jukajvet në Parrucë me gjithë shpurën e tij, nën masa të rrepta sigurie nga ana e qeverisë shqiptare. Nuk kërkoj asnjërin prej bushatlijvet dhe nuk erdhi asnjeri nga bushaltijtë,ndonëse lajmi kishte ditë që ishte përhapur nëpër Shkodër. Duhet të shtojmë se pas vitit 1912 e këtej kishin ardhe shume bujq nga Bushati dhe kishin marre mbiemrin e Pashait,pra Bushati. Kishte një dyndje të njerëzvet për të marrë atë mbiemër,më tepër për përfitime personale dhe për t’u dukë se ishin dikushi.

Më përpara nuk kishte pasë në Shkodër as dhjetë familje të tilla. Kur e pa se asnje bushatli nuk shkoi me e marre ne hotel Xheladin Pashën, në derë ja behu me fëtyrë të qeshur, Dan Hasani me bashkëshorten e tij,një nga pasanikët më të mëdhej të Shkodrës, që e kishte shtepine 100 metra larg prej aty,tek Ura Dervish-beg. Shtëpia e tij e ndertuar model europian, ishte e hapur për miq dhe të huaj, pra vetkuptohej edhe për Xhelal Pashë Bushatin. Në atë shtëpi shkonin edhe të huaj.Pasi bënë përshendetjet e rastit siç e kërkonte kortezia, Dan Hasani e ftoi Xhelal Pashën në shtepinë e tij.Kështu Xhelal Pasha u riakomodua në shtëpinë e Dan Hasanit. Darka ishte fantastike me një kuzhinë të vjetër shkodranë me “ 101 pjata’. Nuk mungonte asgjë. Pasha e ndjente vehten si në shtëpinë e tij sulltanore në Stamboll,të cilën ishte I detyruar ta braktiste për vetë rrethanat që iu krijuan nga Qemal Ataturku dhe reformat e tij të gjera dhe të përmendura për kohën.

Ai kishte ardhë në Shkodër të sistemonte pronat e veta dhe të ju tregonte të tjerëve se Pronat e Vezirit e kishin nje zot. Pasi caktoi përfaqsuesin ligjor një advokat,Ymer Lutfinë duket se i vuri punët për vijë. Ndejti disa net në Shkodër dhe nuk levizi nga shtepia e Dan Hasanit i cili i shpotiste shpesh duke i ironizuar bushatlijtë se çdo nate kishin luajtë kumar,çdo natë kishin ba qejf dhe ne fund kishin hangër edhe haxhi-makulle,ndërsa ju nuk dukeni së paku për ta thirrë një natë… Pasi kaluan dy jave Xhelal Pashë Bushati iku nga Shkodra drejt Frances për të mos u kthyer më asnjë herë. Vdiq në vitin 1938 në Nicë të Francës. Këtu mbaron dhe historia e sundimit të bushatlijvet

2015-07-14

Gjelosh Gjokaj, liriku plot fantazi


Gjelosh Gjokaj, është ndër krijuesit më të veçantë dhe të afirmuar, krahas Ibrahim Kodrës. Gjeloshi ka një dashuri të pakufishme për artin, përgjithësisht, por veçanërisht për pikturën dhe grafikën. Ngjyrat e tij nuk do të shlyhet kurrë, sepse i ka të theksuara dhe të magjishme.

Bisedoi: Smajl Smaka

Maestro Gjelosh Gjokaj, ka më shumë se pesëdhjetë vjet që është prezent në artet pamore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. I lindur në Milesh të Malit të Zi, me 25 gusht 1933, ai sakaq i hapi horizontet e afirmimit, fillimisht në Prishtinë, ku themeloi degën e grafikës, pastaj qëndroi për gjashtëmbëdhjetë vjet në Itali, kurse aktualisht është në Augburg të Gjermanisë.
Cili është relacioni i krijuesit me vendlindjen - cili është raporti Juaj me Mileshin, me Malësinë. Sa kanë ndikuar në veprën, profilin e konceptin Tuaj artistik ambienti i këtushëm, e kaluara, elementet arkaike, gjeografia, nënqielli, ngjyrat e vendlindjes njerëzit?
Në fillim të fëmijërisë kur kam menduar se arti ka një domethënie, nuk i kam dhënë shumë rëndësi fantazisë fëmijërore. Porse, kur kam nisë me u pjekë, të merrem me art, sigurisht jam frymëzuar nga ngjarjet e fëmijërisë si element kryesor për artin tim figurativ. Psh. Ambientet e katundit që i kam përjetuar si fëmijë, kanë qenë elementet kryesore, ngjyra e çagjës, misrit të pjekur, mishit të thatë; ngjyra e hirit që e kam përjetuar në sofër të shtëpisë të fshatit.Keni ndërtuar shtëpinë Milesh. A mendoni të ktheheni këtu, për të lënë gjurmët e ekzistencës suaj?
Unë, çdo ditë e më tepër jam duke bërë përpjekje për t’u kthyer në vendlindje dhe tash e kam sjellë punëtorinë e grafikës, që e kam pasur në Romë dhe Gjermani. Besoj, që së shpejti do të hap edhe një shkollë të grafikës në ato troje tona, sepse edhe Malësia ka një progres, njerëzit kanë filluar të konsumojnë artin figuartiv.

Si u reflektua tek Ju shkuarja në Romë, vlerësimi se “laboratori më i mirë grafikës është Gjokaj”. Në vitin 1977 fituat shpërblimin më të lartë - si piktori më i mirë i vitit në Itali. Kritikët e artit në Itali e kishin vlerësuar krijimtarinë tuaj si një surrealizëm të ri. Si u reflektua ky çmim në karrierën e pozitën Tuaj materiale?

Në Prishtinë, aty ku kam jetuar, pata krijuar një artmosferë artistike shumë të mirë me kolegët e mi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Tahir Emra e të tjerë. Ne, krijuam një ambient të bukur arti figurativ, pastaj edhe me fillimin e akademisë dhe shkollave të artit. Porse një ndodhi private, familjare, ma prishi pak atë atmosferë, dhe një ditë prej ditësh, mora valixhen dhe u nisa për në Romë. Kam dashur dikur që të shkoja në Amerikë, por atë e gjeta në Romë. Për një kohë të shkurtë, punimet dhe grafikat e mia e patëm një sukses. Dalëngadalë, ia fillova punës në një dhomë të vogël, me do punime të vogla që, disa kritikë të artit, i kanë konsideruar si një vlerë. Për dy-tre vjet, u bëra një emër në Romë me ekspozita dhe shoqëri të piktorëve më famë në Itali.
Jetoni larg vendit tuaj, si i mbani lidhjet me të?

Frymëzimin nga vendi i vet, artisti e mban gjithnjë ne krah dhe përpiqet t’ia tregojë botës. Kritikët e artit e kanë gjetur gjithnjë atë thelbin fillestar prej trojeve tona në punët e mia. Frymëzimet janë nga më të ndryshmet, që nga brumi i bukës së pjekur struktura ngjyrat ambientet e katundit, oxhaqet prej nga bie hiri... Janë elemente që më kanë tërhequr dhe gjenden në pikturën time.A mund të rikujtoni ndonjë nga takimet me piktorët e mëdhenj Pikason, Dalin, Kodrën?

Me Ibrahim Kodrën kam pasur takime qysh në fillim, në Romë dhe gjithnjë kam pasur më të raporte të mira miqësore dhe artistike. Kam pasur shumë miqësi me piktorin Renato Gottuso, Franco Gentilini, dhe një grup piktorësh shumë me rëndësi për Romën. Pastaj, më 1972, Pikasso kishte një ekspozitë shumë të rëndësishme në Romë dhe Gottuso, i cili ishte mik i tij, më ftoi në darkë të përbashkët me Pikasson. Aty e dëgjoja atë tek shpaloste përvojat e tij. Në një moment vjen një njeri me një pëlhurë dhe i thotë: mjeshtër a po ma firmoni këtë pëlhurë? Pikasso e kundërshtoi duke i thënë se nuk e di se çfarë do të bënte pastaj më atë pëlhurë, por mori një laps, ia bëri një portret shumë të bukur, ia firmos dhe pasi ai e pagoi, Pikasso, na thotë: ‘tashti jeni mysafir të mi’.
A mund të tërhiqni një paralele mes grafikes e pikturës?

Për mua, grafika ka qenë një teknikë që më ka ndihmuar shumë në pikturë. Grafika lidhet me vizatim, vizatimi me grafikë, grafika lidhet me pikturë. Është një proces, shumë, shumë i dobishëm për veprimtarinë time.
Dikur dominonte në pikturë koloriti. Tani sikur është reduktuar. Pse?

Unë dikur kam qenë adhurues i koloritit, porse unë e kam parë pikturën time të reduktuar nga ky element, sepse koloriti i tepruar e bën pikturës shumë dëme. Piktura me tre-katër ngjyra, si grafika duket estetikisht shumë më e mirë.

Pse në opusin tuaj dominon ngjyra blu?

Në pikturën time dominojnë ngjyra blu dhe e hirit. Ngjyra e hirit ka lindur prej ambienteve fshatare: hirit, tymi dhe çagja. Ndërsa, ngjyra blu, është ngjyra e lumit që e kam përjetuar në vendlindjen time.
Cili është opinioni Juaj për artet pamore përgjithësisht në Kosovë dhe sa e si komunikojnë me vlerat evropiane?

Gjithmonë e kam thënë se arti pamor i sotëm i Kosovës, është shumë i zhvilluar, ka talent të mëdhenj, porse ne nuk kemi pasur mundësi t’ia imponojmë Evropës vlerat tona si duhet dhe gjithnjë kanë mbetur pak lokalistë.

Si janë reflektuar ngjarjet dramatike në fatin e shqiptarëve këto dy-tri dekadat e fundit në profilin dhe veprën tuaj tuaj?
Unë kam qenë pak larg ngjarjeve, porse dhimbjen e ngjarjeve në Kosovë e kam ndjerë në zemër. Do të vie një kohë që veprimtarinë time do t’ia kushtoj atyre ngjarjeve, por ende nuk e ndjej aq të fuqishme për të mundur të krijoj.

Çfarë u shtyri që nga pozita e piktorit të figuracionit,të formave të kaloni në abstraksion, në artin më të estetizuar?

Abstraksioni është shumë më i vështirë se figura, është shumë vështirë të bësh një harmoni ngjyrash. Në figurë ti e sheh modelin drejtpërsëdrejti, ndërsa abstraksioni vetëm me imagjinatë dhe shpirt e ndjen ngjyrën, kompozicionin dhe efektet tjera.

Si arrini të mbeteni autentik, i mëvetësishëm, që nuk i ngjanë askujt, por vetëm vetes?

Mund të lidhet kjo edhe me folklorin që e kemi, sepse folklori ynë nuk ka qenë vetëm i Kosovës, Malësisë, por i krejt Ballkanit, është shumë origjinal. Ato elemente, shumë herë i përdori në pikturën time.

Cili është raporti Juaj me Kosovën dhe me Shqipërinë, një kohë të gjatë si atdhe i munguar?
T’ua them të drejtën, gjatë gjithë veprimtarisë time në Itali, Gjermani, kam pasur dëshirë të di se si reflektohet kjo në trojet tona. Mua më duket se kohët e fundit e kanë arsyetuar, e kanë pranuar artin tim figurativ.../Telegrafi/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...