Të dhëna të reja mbi sundimin 1 shekullor të Bushatlijvet
Kalaja e Rozafës edhe sot qëndron kryelarte mbi Shkodër. Eshtë kjo kapriço e kësaj kështjelle apo eshtë pjesë e qenësishme e saj. Mendoj se eshtë pjese e qenësishme e saj. Poshtë këmbëve të saj buron e përgjumur dhe rrjedh e qetë Buna e cila duke gjarpëruar derdhet në detin Adriatik duke u përhapë në tërë Mesdheun. Retë shkojnë e vijne e perplasen mbi muret e kalase dhe zhduken duke lenë lageshtirën e tyre nepër muret. Kjo eshtë panorama 2400 vjeçare e e kësaj kalaje kryelartë që duket se nuk çan kokën për askënd…Shpeshehrë kam pyetur vehten: a fsheh enigma dhe mistere në gjirin e saj kjo kala? A eshtë thënë gjithçka për ndodhitë e kësaj kështjelle? A eshtë pasqyruar me vërtetësi e shkuara e saj heroike? Po për Dinastinë e Bushatlijve a eshtë thenë e tera, e përpjeta dhe tatëpjeta e saj? Mendoj që jo. Historia shqiptare ka mbetë në arkivat turke.... Kanë mbetur pjesë të errta të saj. Këto pjesë të errta kanë mbetë për arësye të shumta,por unë po rendis këtu ato më krucialet. Fajin kryesor e ka shteti shqitar që nuk eshtë interesuar të dergojë ekipe studiuesish në shtetin turk dhe të gërmojnë nëpër arkivat e Stambollit e Ankarasë. Dikush mund të ngejë supet dhe ta shpjegojë ketë për arësyet financiare. Por mendoj se për të berë historinë nuk kanë munguar paratë. Ndërsa shkaku i dytë janë vetë studiuesit që nuk kanë ditur gjuhën osmanisht dhe të ndërmerrnin nisma personale për të trokitur në këto arkiva,duke filluar nga arkivi Hamidije e duke vijuar më gjerë. Në Shkodër kemi pasë disa njerëz që kanë ditur osmanishten në mënyrën më perfekte, mjafton të përmëndim oficerin akademik Hamit Gjylbegun, por edhe ky nuk e pati luksin të shkonin në Turqi se nuk i lejoi regjimi komunist.
Sundimi i Bushatlijve të Shkodrës përbëhet nga një kostelcion prej pesë Pashallarësh që sipas rendit kronollogjik të drejtimit ndër vite eshtë respektivisht si më poshtë: Mehmet Pashë Bushati(1757-1774), Mustafa Pashë Bushati(1774-1778), Kara Mahmud Pashë Bushati(1778-1796), Ibrahim Pashë Bushati(1796-1810) dhe Mustafa Reshit Pashë Bushati(1810-1831). Kaq jep historia jonë për sundimin e Bushatlijvet. Në vitin 1831 merr fund sundimi i tyre dhe gjithçka pritet si me sopate druvari. I vetmi studim serioz mbi Bushatlijtë eshtë ai i Stavri Naços i përfshirë ne dy volume dhe i miratuar nga Akdemia e Shkencavet. Të tjerët janë me shumë folklorikë. Historianë të ndryshëm shkruajne se Mustafa Pashë Bushati ka përfunduar në Stamboll, ndonjë tjetër shkruan se ai pas faljes nga Sulltani shërbeu Konje,Adana,Izmir,Bosnje e Medine,pra siç duket studiuesit dhe historianët apo kanë bërë një mish mash duke u përpjekur që sejcili të dalë sa më i veçantë se tjetri,bile ndonjeri për interest e veta lakmoi ta bënte edhe kushëri të afërt. Pra viti 1831 eshtë viti i përfundimit të sundimit të tyre, por sa e vërtetë eshtë kjo e dhenë? A janë serioz keta historian e studiues. Por si qëndron e verteta në baze të të dhënave të reja që janë zbuluar nëpër arkivat e shtetit turk. Sepse sot falë përkushtimit të studiuesve Ermal Nurja dhe Sadedin Gubetini,arkivat turke po shpalosen përpara këtyre osmanollogevet.
Por le të merremi me temën kryesore për te cilën eshtë edhe qellimi i shkrimit. Pasi u kthye me humbje nga beteja e Babunës, Mustafa Pashë Bushati i pa shpresë u kthye në Shkodër tek sarajet e tin në Kosmaçë. Ndërsa Sulltani në kuadër të opercionit të përgjithshëm të rivendosjes së autoritetit të Portës së Lartë në Shqipëri, dërgoi kundër sundimtarit të Shkodrës, Pashait rebel, një ekspeditë të madhe ushtarake të komanduar prej Mehmet Reshit Pashës. Pas disa betejave që u zhvilluan midis dy palëve në periferi te Shkodrës, Mustafa Bushatlliu nuk fitoi asnjë përballje me ushtrine turke, keshtu që u detyrua të tërhiqej kokë ulur në Shkodër dhe të mbyllej në kala. Pasi qëndroi i rrethuar nga ushtria turke për 6 muaj, në nëntor të vitit 1831, ai u dorëzua me dinjitet. Mori me vehte familjen e tij, të shoqen Nurijen,te bijën e Abdurrahman Pashë Begollit,dy djemtë e tij Mahmudin dhe Hasan Hakiun, kusherijtë,adjutantët, dhe tërë shpurën e tij me sherbyesa dhe ordinanca dhe u nis drejt Turqisë. Uk harroi që të merrte edhe thesarin e tij personal të fshehur në menyrën më dinake. Vlen për t’u përmendur se në mes adjutantëve të tij besnikë, ishte edhe një Mustafa Suma, oficer shkodran shume i shkathtë dhe shumë i aftë që shpeshherë shërbente edhe si sozi e tij ngaqë ngjasonte shumë me Mustafa Pashën. Pasi qëndron dy javë në Stamboll,Sulltani Mahmudi i II-të e dënon me vdekje. Mirpo këtu ndodhi një mrekulli, doli në pah shpirti altruist i shkodranit të mirë dhe besnik i cili vendos të sakrifikojë jetën për Vezirin e Shkodrës. Familjarët bushatlij e pyesin a e ke me tërë mend këtë vetësakrifikim dhe përgjigja e tij eshtë:”jam gadi me hy qefil për Pashain tim”. Skuadra e egzekutimit,ngaterron Mustafa Pashë me Mustafa Sumen dhe e merr ketë të fundit Mustafë për Mustafë dhe i prêt kokën.
Mustafa Pasha u fsheh nëpër miq. Mirpo i biri, Hasan Beu që ishte 8 vjeç, dilte përditë i veshur me rroba kombëtare dhe sillej nga larg rrotull Sulltanit. Një ditë i doli para përpara dhe pasi u përkul gjithë respekt dhe kortezi i kërkoi Sulltanit që t’’i falte jetën te atit. Sulltanit i pelqeu veshja dhe levizjet plot finesë e Hasan Bej Bushatit. Vuri buzën në gaz dhe iu pergjigj djaloshit: “Më vjen keq por kerkon një gje te pa mundur. Babain tuaj kam dhënë urdhër për ta ekzekutuar…” Djali këmbënglte:”Të lutem shkelqesi ma fal babën,ma fal babën…” Dhe kështu djali nëntë vjeçar vijoj t’i dilte përpara Sulltanit dhe ti paraqiste të njëjtën kërkesë:”Ma fal babën.” Paparitur një ditë Hasan Beun e thirrën ne pallatin e Sulltanit dhe i dhane fermanin e faljes nga Sulltani….
Këtë ma tregon stërnipi i Mustafa Sumës,zoti Veli Suma me banim në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës. Atij ja ka treguar kur ishte femijë gjyshi i tij i vdekur që ka qenë, Vela Suma i cili ka qenë një zotri Shkodret. Po të njejtin episod ka dhe Instituti i Historisë që i ka ardhë nga arkivat turke,i me një fond te blerë nga qeveria shqiptare.
Pas faljes,Mustafa Pashë Bushati filloi te dilte lirshëm nëpër Stamboll. U takua edhe me studenta shqiptarë si Daut Boriçi etj me te cilët pati relacione te mira. Pas disa mujash, siç na bën me dije Ahmet Xheudet Pasha, burrë shteti që hartoi Mexhelenë Osmane( E drejta Kushtetuese) dhe dinjitar i Sulltan Abdyl Hamitit të II-të i cili në librin e tij të titulluar “Tarih”ka edhe këtë fragment të shkurtër ku tregon se Konsulli i Mbretërisë së Spanjës i bën një relacion Sulltanit Abdyl Hamiti i II-të ku ndër të tjera i relation se gjatë periudhës së sundimit të Mustafa Pashë Bushatit, katolikët e Shkodrës kanë kaluar ditë të bukura dhe të paqta në harmoni me muslimanët e Shkodrës. Konsulli e quan periudhë e artë për harmoninë fetare, kohën kur sundoi ky pasha. Ky relacion me sa duket u bë shtysë dhe indicie kryesore për emrimin e Mustafa Pashë Bushati në Medine,Pasha duke ja dhënë përseri titullin e lartë:”Pasha me tre tuje” me detyrën e lavdishëm që nuk i jepej kujtdo, atë të Valiut Sherif. Medine Munevver(Medine e Ndritur) ishte qyteti i dyte më i rëndësishëm për fenë islame dhe eshtë rreth 430 kilometra larg Mekkes. Sot ai qytet numron rreth 1.700.000 banorë.
Le të themi shkurtimisht dy fjalë edhe për Medinen që ndodhet ne gadishullin arabik,ne Arbinë Saudite. Ky shtet ishte në rrëmujë të madhe nga përplasja e fiseve për të sunduar. Që nga viti 1750 një lëvizje e re po konfigurohej prej fisit Saud në krahinat e Nexhdit dhe Dirijahut. Shtysë për ketë u bë martesa e së bijës së Shejh Muhamed Abdulvehab me Pricin Muhamed Ibn Saud në Dirijah dhe akomodimi i tij në qytet, bëri që ideja dhe nisma e tij që të fillojqë me hov për marrjen e Gadishullin Arabik të përkrahej nga fisi Sadudit(tani Dinastia Saudite) për shkeputje nga Perandoria Osmane. Por përballë tyre keta kishin fisin El Reshid, kundershtar dhe aleat të Perandorsië Osmane. Fisi El Reshid ishte mik i Perandorisë. Pra ketu kishim dy fise që luftonin me njeri tjetrin,i pari lufonte për pavarsine e Gadishullit Arabik dhe i dyti ishte përkrahës dhe mik i Perandorisë Osmane. Me krijimin e shtetit Saudit(1744-1818),në vitin 1802 u pushtuan dy qytetet kryesore të Arabise Saudite dhe të islamit Mekke-i Mukereme dhe Medine-i Munevvere dhe viseve të Hixhazit, duke i përfshire ne ketë shtet. Me marrjen e këtyre dy qyteteve Perandoria Osmane ngarkon Mehmed Ali Kavalla, Vali dhe Guvernator i Misirit(E gjyptit). Më pas ai ngarkon te birin,Ibrahim Pashe Kavalla dhe vijon luftimet rimerr trevat e pushtuara nga Sauditët dhe me 1817, rrethon kryeqytetin Dirijah të Saudvet duke marrë rob Imamim(kreyn e Mbreterisë) Abdullah Bin Saud se bashku me të tjerët që ndodheshin aty. Një pjesë e kësaj familje arriti të ikë,ndersa të tjerët u zunë rob dhe u derguan në Kajro dhe Stanboll ku u dënuan me vdekje.
Pas marrjes se Arabisë Saudite nga ana e osmaneve në vitin 1802, Mekke dhe Medina u gjetën pothuajse të shkaterruara. Të gjitha gjerat që binin në kundershtim me ideollogjinë së fisit Saud u rafshuan. U prishën varrezat në Xhennetul Muala të Mekkës,po ashtu u prishën edhe varrezat e Xhennetul Baki të Medinës ku ishte varrosë edhe Familja e Profetit Muhamed (Alejhi Selam)së bashku me tyrbet që ishin ngritë sipër tyre u rafshuan me tokën.
Me t’u rimarrë nga Perandoria Osmane,të gjitha dëmtimet që ishin berë më parë nga Saudët, filluan të riparohen dhe korregjohen. Kështu mbasi u vu në krye të Medines Mustafa Reshid Pashë Bushati nga ana e Sulltan Mahmudi i II-të, iu përvesh punës për ringritjen e Medines. Ndërkohë ai mori me vehte familjen e tij, një pjesë të të afermvet dhe shpurën e tij shkodrane. Pjesën tjetër të të afermvet e la për të jetuar dhe punuar në Stamboll. Me qëndrimin e tij pothuaj për 30 vite si vali në Medine-i Munevvere bëri një punë të shkelqyer në restaurimin e shume objekteëve të demoluara dhe të dëmtuara nga rebelimet Saudite. Bëri riparimin e rrugevet egzistuese dhe hapi një seri rrugësh te reja me plane te studiura në hollësi, brenda në qytet dhe në fshatrat e ndryshëmi. Bëri krejt të ri ujësjellësin e qytetit. Sa ishte Vali/Guvernator i Medines Mustafa Reshid Pashë Bushati kishte një qetësi publike të admirueshme,kishte rend dhe rregull kudo.
Ndërkohë ai merrej edhe me shkrime të për moralin dhe etikën duke lënë një libër të rrallë “Ahlak”(Morali) i cili ka mbetur edhe në ditët e sotme. Me krijimtari letrare dhe filozofike, nga kjo derë fisnike shkodrane janë marrë shume nga pjestarët e saj si: Ibrahim Pasha, me pseodonimin letrar “Halili” (vdiq në vitin 1809); Mehmed Pasha, me pseodonimin letrar “Asaf” (1768-1802) dhe Mustafa Pasha, me emrin letrar “Sherifi” (1797-1860). Bijtë e Mustafa Pashës: Mahmud “Hamdi” Pasha, i lindur në Shkodër më 1824 dhe Hasan “Haki” Pasha, i lindur në Shkodër më 1826. Këta janë dëshmuar poetë të talentuar të cilët kanë realizuar pozi të bukura me vargje poetic me mendime të thellë. Nga këta do të veçonim Mehmed “Asaf” Pashë Shkodrën (1768-1802). Në shkrimet e tij, Mehmed Pasha është nënshkruar me pseodonimin poetik “Asaf”. Mehmed “Asaf” Pasha ka qenë dijetar i ngritur, shkrimtar letrar i formuar dhe poet me talent dhe shije të hollë artistike. Kështu, Mehmed Asaf Pasha ka qenë shëmbëlltyrë e poetit, intelektualit dhe e pushtetarit të kohës. Siç shihet më sipër Bushatlijtë kane qenë njerez të shpatës edhe pendës.
Kështu, Mehmed Asaf Pasha ka qenë shëmbëlltyrë e poetit, intelektualit dhe e pushtetarit të kohës.Poetët bashkëvendës të Mehmed Asaf Pashës, shkonin në zyrën e tij dhe lexonin poezitë e tyre. Me dijetarët dhe, sidomos, me letrarët që shkruanin në persishte, Mehmed Asaf Pasha shkëmbente letra me anekdota në vargje. Njëri nga ata ishte dijetari e poeti Mesud Kamber Demiri nga Shkodra, i cili, sipas Ali Emirit, ishte poet i rangut të Saibit dhe Nabiut[. Mesud Kanberi i kishte dërguar Mehmed Asaf Pashës një poezi të shkurtër në gjuhën perse, me të cilën kërkonte nga ai përmbledhjen e fetfave të Ali Efendiut.
Në vitin 1860 Mustafa Reshid Pashë Bushati ndërron jetë duke sunduar për 30 vite ne Medine-I Munevvere duke lenë pas një qytet të konsoliduar dhe ndërtuar me shije.Ai la pas një emër të mirë duke i zbardhë faqen Shkodrës dhe atdheut te vet. Ai ishte modeli i njeirut të përkushtuar për fe e atdhe. U varros në varrezat e Medines,te cilat sipas ritit islam nuk vendosen gur dhe beton. Pra i takon që bushatlijte te kene sunduar edhe 30 vjet të tjera në Medine që së bashku me sundimin e Shkodrës bejne 103 vjet sundim të pa ndërpere. Mehmet Pashë plaku e kishte filluar sundimin mbi Shkodër ne vitin 1757 dhe ky sundim mbyllet ne vitin 1860 në Medine i Munevvere. Pra është e vetmja dinasti shqiptare që sundoi mbi një shekull.
Ndersa e shoqja Nurije më vonë shkon në Stamboll dhe vdes katër vjet pas të shoqit në vitin 1864. Aty i ekziston edhe një varr madhështor ku shkruhet:” perkthimi: E nderruara gruaja ,e te nderumit shkodran , shejhut te vjeter te mesxhidul Nebeëij,zotni Mustafa Pasha dhe e bija e pejanit te nderum Abdurrahman Pashase, njeriu i mire Zonja Nurije,për shpirtin e saj nje Fatiha. viti 1380 (hixhr) (pershtatje. Shtojme se në Stamboll ajo u pranua në një tarikat dervishësh ku ka edhe varrin.
Ndërsa Hasan Haki Pasha ka qene zëvendës vali e Halebit dhe vali ne shume qytete të tjera të Gadishullit Arabik. Ka qenë i martuar me te bijen e Sulltan Mahmudit të II-të, por ajo ka vdeke dhe nuk ka pasë femije dhe më vonë u sëmur dhe vdiq. Eshtë martu përseri dhe ka linde Xheladin Pasha i cili u martua me një princeshë nga Dinastia Osmane, me të bijën e Sulltan Selimit..
Per të qenë të saktë,edhe sikur tehu i shpatës të bjerë mbi trupin tonë, na duhet të shtojmë se as Mustafa Pashë dhe as Hasan Haki Pasha nuk këthyen asnjëherë në Shkodër. Nuk u ra ndërmend as për shtëpijat dhe as për pronat. Kështu thotë edhe Nasuf Beg Dizdari në revistën Albania të Konicës. Të ardhurar e siguruara nga pronat i merrnin përmes përfaqsuesvet ligjorë. Ndërsa sternipi i Mustafa Pashës, Xheladin (Xhelal) Pasha erdhi në Shkodër në vitin 1924 pasi së bashku me tërë oborrin perandorak u dëbua nga Turqia prej Qemal Ataturkut dhe zuri vend në Nicë të Francës.
Nuk duhet harruar se edhe më parë në vitin 1920, në funksion të luftës së Koplikut si njeri xhymert që ishte dha një ndihmesë të madhe monetare edhe Xhelal Pashë Bushati,trashigimtari i fundit i Vezirëve Bushatli.Në borshurën e tij “Një pasuni e trashigueme” administratori ligjor i pronave të Vezirëvet të Shkodrës, Ymer Lutfija shkruan;”Asht për t’u përmend me lavd të madh ndihma atdhetare prej 10.000 Liretash it. qi i kushtoj per shpenzimet e Luftës së Koplikut në vj.1920 e po per kete qellim n’ate kohë,destinoj edhe korona.argj. 6.000 për të ble jamurdhekë ushtarve t’ushtris’ t’onë kombtare.” Ymer Luftija në broshurën “Një pasuni e trashigueme” faqe 11.
Siç e përmënda më lart Xhelal Pasha erdhi në Shkodër dhe u vendos në hotelin e Jukajvet në Parrucë me gjithë shpurën e tij, nën masa të rrepta sigurie nga ana e qeverisë shqiptare. Nuk kërkoj asnjërin prej bushatlijvet dhe nuk erdhi asnjeri nga bushaltijtë,ndonëse lajmi kishte ditë që ishte përhapur nëpër Shkodër. Duhet të shtojmë se pas vitit 1912 e këtej kishin ardhe shume bujq nga Bushati dhe kishin marre mbiemrin e Pashait,pra Bushati. Kishte një dyndje të njerëzvet për të marrë atë mbiemër,më tepër për përfitime personale dhe për t’u dukë se ishin dikushi.
Më përpara nuk kishte pasë në Shkodër as dhjetë familje të tilla. Kur e pa se asnje bushatli nuk shkoi me e marre ne hotel Xheladin Pashën, në derë ja behu me fëtyrë të qeshur, Dan Hasani me bashkëshorten e tij,një nga pasanikët më të mëdhej të Shkodrës, që e kishte shtepine 100 metra larg prej aty,tek Ura Dervish-beg. Shtëpia e tij e ndertuar model europian, ishte e hapur për miq dhe të huaj, pra vetkuptohej edhe për Xhelal Pashë Bushatin. Në atë shtëpi shkonin edhe të huaj.Pasi bënë përshendetjet e rastit siç e kërkonte kortezia, Dan Hasani e ftoi Xhelal Pashën në shtepinë e tij.Kështu Xhelal Pasha u riakomodua në shtëpinë e Dan Hasanit. Darka ishte fantastike me një kuzhinë të vjetër shkodranë me “ 101 pjata’. Nuk mungonte asgjë. Pasha e ndjente vehten si në shtëpinë e tij sulltanore në Stamboll,të cilën ishte I detyruar ta braktiste për vetë rrethanat që iu krijuan nga Qemal Ataturku dhe reformat e tij të gjera dhe të përmendura për kohën.
Ai kishte ardhë në Shkodër të sistemonte pronat e veta dhe të ju tregonte të tjerëve se Pronat e Vezirit e kishin nje zot. Pasi caktoi përfaqsuesin ligjor një advokat,Ymer Lutfinë duket se i vuri punët për vijë. Ndejti disa net në Shkodër dhe nuk levizi nga shtepia e Dan Hasanit i cili i shpotiste shpesh duke i ironizuar bushatlijtë se çdo nate kishin luajtë kumar,çdo natë kishin ba qejf dhe ne fund kishin hangër edhe haxhi-makulle,ndërsa ju nuk dukeni së paku për ta thirrë një natë… Pasi kaluan dy jave Xhelal Pashë Bushati iku nga Shkodra drejt Frances për të mos u kthyer më asnjë herë. Vdiq në vitin 1938 në Nicë të Francës. Këtu mbaron dhe historia e sundimit të bushatlijvet