Kosova është shumëfish e kërcënuar nga qëndrimet politike ruse. Kur bëhet fjalë për qëndrimet e Moskës zyrtare, vendi konsiderohet ende si pjesë e Serbisë.
Spiralja ortodokse nga Republika serbe në Bosnjë nëpër Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi është pjesë e planit të rus, i cili kohën e fundit nuk po fshehët. Pra, Rusia në dekadën e fundit ka qenë shumë prezentë në Gadishullin Ballkanik, dhe nervi kryesor për ta destabilizuar rajonin janë shqiptarët. Me këtë Rusia do ta sfidonte NATO-n, dhe investimin shumëvjeçar të shteteve perëndimore që kanë bërë në rajon, vlerësojnë analistët për gazetën “Bota sot”. Sipas tyre, një skenar i tillë është i mundshëm kur kemi parasysh provokimet serbe në Bosnjë dhe Kosovë, rritjen e ekstremizmit islamik në rajon, dhe mbështetjen që Kremlini i jep krahut politik serb të përkrahur nga vija radikale e kishës ortodokse serbe.
Tendencë për mbidominim
Këtë e ka theksuar edhe Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Kerri se në vijën e zjarrit me Rusinë, janë Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.