ZËRI I NËNË SHQIPËRISË: NA THËRRET…
------------------------------------------------------------
I
Kush është kundër Ribashkimit Kombëtar?
Ai n’mendje-(z)emër nuk është Shqiptar!
Kush është kundër Drejtësisë së VETËVENDOSJES?
Ai është armik i KOMBËTARES-NJERËZORES!
Kush është kundër ALEANCËS KUQ e ZI?
Ai s’ka lidhje me Komb as me Njerëzi…!
I I
Polici – në mbrojtje të Popullit të KOSOVËS,
Bashkoju Paqësore – L. VETËVENDOSJES!
(Në daç të jesh: e një Shteti – Sovran, të Lirë…
Mos përdor dhunën, bashkoju me dëshirë…!)
… Sepse, vetëm Unikë – në këtë mënyrë:
Do të dalim faqebardhë – me fytyrë;
Para ZOTIT, Vetvetes-POPULLIT e bOtës…
Të mos mallkohesh: prej gjakut e lOtit…!!!
I I I
Populli (TR)im i daSHur, Ju Shqipoi e Shqipe
Të gjithë me VETËVENDOSJEN: në RRUGË DRITE…
… O të gjithë… të gjithë UNIKË – si NJË:
Për NËNË DRITËSHQIPEN tOnë SHQIPËRI!
Ja! Ky ëSHtë: Zëri i NËNË DRITËSHQIPËRISË
Për të MIRËN e gjithë SHQIPË(TA)RISË…
… Dhe, jo vetëm në të MIRË: të SHQIPË(TA)RISË…
Po edhe: në të MIRË të të gjithë Njerëzim-NJERËZISË!
Rochester, NY A M E R I K Ë
Në të AGUAR,14 Janar 2012
NË PERËNDIM TË DIELLIT
__________________________
Sa e gjatë dita!
Edhe më e gjatë nata...
***
... Edhe ky diell
që sot këtu po perëndon
për të lindur nesër përseri:
lë dëshmi retë e përflakura horizonteve
edhe me mallin e dhembjen time të thellë...
Oh, sa larg u largova prej teje, Kosovë
e sa afër të kam –
në tërë qenien time të bërë KOSOVË!
***
Sonte është nata e parë
këtu në Amerikë – në Fort Dix
në Nju Xhers të saj;
Pritja është më se miqësore, e ngrohtë
po secili nesh që diç të kuptojë
ndjen të ftohtë...
Është me buzë në vaj...
lëngon
lëngon
lëngon...
____________
29 Maj 1999
Fort Dix, NJ
CICËRIMA E ZOGUT
____________________
Ç’ke o zog?
Ku po të dhemb?
Përse aq me turr po cicëron?
Çfarë po të mungon, o zog?
Eh, çfarë dhembje
e vuajtje
që të kesh,
mjafton që s’je refugjat nga Kosova
edhe pse të gjithë na pritën mirë;
Edhe ti, o zog
që aq bukur po cicëron...
Por, ne s’mund të ndjehemi
të lumtur
as të lirë –
pa LIRINË e plotë të K O S O V Ë S
pa përqafimin e vëllait e motrës
në zemrën e saj
në LIRINË e saj –
në l-u-l-ë-z-i-m-i-n
e Rrënjëve e të Degëve të Saj
Zog, o zog...!
________________
Fort Dix, NJ Amerikë
Qershor, 1999
DIELL SHTATORI
__________________
Diell vjeshte. E enjte, 30 shtator 1999
Bronx, New York – qytet shkëlqimi e errësire
përnjëherësh!
Në qiell retë si bashka leshi bardh e kaltër
ngadalë-ngadalë... qetë-qetë... lundrojnë...
lundrojnë...
Unë si Luli i Vocërr ngrohëm në diell...
e vështroj... vështroj...
Herë qiellin... herë diellin... ndërtesat...
Kishën përballë...
Tokën... njerëzit... kohën...
Të gjitha më duket lëvizin...!
Të gjitha më duket janë ngrirë...!
- Eh, i shkreti Lul...! – i them vetes
( e parasysh më parafytyrohet Migjeni
në klasë... me glob në dorë...! )
- Ky s’është as Dielli... as Caku...
... Jo. Këtu... askush... askë... jo...
Dhembje. Vjeshtë... Ftohtësi...
Ftohtësi....
Ftohtësi...
GJYSMË-HËNA
MBI
ROCHESTER
_______________
Ja! Një pamje jo-e-zakonshme
sytë po m’i merr...
Gjysmë-hëna në qiell –
këtu mbi Rochester
e – dielli ende s’ka përënduar...!
(Ç’) pikturë e bukur moderne ( ! )
E papërshkruar...
( Dihet kush e ka pikturuar );
Vallë, o gjysmë-hënë
e shikon edhe ti...
Kosovën t(R)ime
AR(B)DHEUN t(R)im
të pë-R-gjysmuar...!
E di...
Atje DIELLI ende mungon...
Po,po... Atje... pritet L-I-N-D-J-A e tij...
_______________
Rochester, NY
12 shtator, 2003
SHI VJESHTE
______________
Mbrëmje... Po bie një shi i imtë-sigjim
Hove-hove, nganjëherë, si me shekë...!
Vallë, di shiu ç’është jeta në mërgim? ( ! )
Oh, ç’dhimje ka qielli! Çfarë e ka prek?!
Nga nënstrehë e Bildingut 7 vështroj...
Ombrellën e mbyllur n’dorë e mbaj(ë)...(!)
Ta hapë...? Të nisëm...? Ku të shkojë...?
O Zot, është ky shi shi, apo i qiellit vaj(ë)?!
Ah, më ka marrë malli për shokë e miq(ë)...
(O, edhe për gur(ë) e dhe t’Kosovës t(R)ime, atje, larg...)
Të takohemi... në rrugë... të kthejmë në ndonjë kafiç...
Të pimë nga një kafe... Të llafosemi për ndonjë varg...!
***
... Dhe, shpeshherë n’kafenenë “KOHA” – përballë Pallatit
Nëpër kujtime të gjithëve, o të dashur, iu takoj...
Ju s’më shihni... e, unë, prej së l-a-r-g-u-t...
Vijë... ë, me mallin e shpirtit iu përqafoj(ë)...!
Po... Nganjëherë, iu qortoj(ë) për ndonjë cikrrim(ë),
Nganjëherë, edhe ju më qortoni: përse mbeta kaq larg!
Ç’t’ju them me fjalë? Faji-thonë-është jetim...
-Hej, pyesni lotin tim – shi vjeshte në v-a-r-g...!
KTHEHU, ZEMRA MË THOTË
__________________________________
A jam?
Kush jam?
Ku jam?
Të kthehem në Kosovë sa më shpejt
zemra gjithnjë më thotë
e syri derdh lot
herë pas herë
ndërsa –
mendja më lutet me arsye
- qetësi... durim... më nga-dalë...
Pasi nuk qe i aftë
të vdesish në front me armë në dorë
me armikun ballë për ballë,
tashti të kthehesh në këtë situatë të rëndë
(kur edhe shumë miq e shokë tuaj atdhetarë
janë të preokupuar: me parti për zgjedhje,
për mall e pozita
ende pa i buzëqeshur plotësisht
Kosovës LIRIA! )
Andaj, si t’i kthehesh Kosovës
pa kurrfarë pasurie
e t’i bëhesh barrë...
Si mund ta ndjesh veten ndër miq e shokë
kur shumë familje dëshmorësh si ti
ende s’kanë kulm mbi kokë...?!
Ti kudo që të jesh –
me dashurinë në zemër
e me laps në dorë:
për Komb e ATDHE tëndin
je frymëzim shpirtëror.
__________________
Rochester, NY
Maj 2000
KOSOVË, LULISHTJA MË E BUKUR NË BOTË
____________________________________________
E kam bërë shprehi
gati çdo mbrëmje
dal e shëtis i vetmuar
një rrugice –
mes drurëve, gjelbërimit e luleve...
me Ty në mendje-zemër, KOSOVË!
Çdo gjë që shikoj
mundohem ta gjasojë me Ty –
por, kot...
(Edhe pse sytë e mi
bukuri më të madhe
kurrë s’kanë parë:
rregull- pastërti-drunj-gjelbërim-lule...
këtu kanë mbuluar dhenë
por, shpirti im ngrohtësinë Tënde, K o s o v ë
askund s’e gjen.)
Këtu...
Çdo rrugicë i ngjanë rrugicës tjetër
Çdo shtëpi i ngjanë shtëpisë tjetër
Çdo dru i ngjanë drurit tjetër
Çdo lule i ngjanë lules tjetër...
Dhe, asnjë nga këto bukuri
nuk më sjellin imazhin e mrekulluar
të trëndafilave Tuaj, Kosovë
(rrethuar me gjemba mbrojtësor
që po i preke pa kujdes
të përgjakun në dorë...)
Kosovë,
Lulishtja më e bukur e botës
për mua
Oh, s’kam fjalë
sa kam mall...
sa të DUA!
3 maj 2000
Rochester, NY
ZËRI I VJESHTËS
__________________________________
Jam vaji i gjetheve të zverdhura kur pikojnë nga degët
E një erë e lehtë i bartë sa andej sa këndej
Nën tingujt e LAHUTËS Fishtiane
Gjersa t'i zbret pahetushëm për dhe...
Jam shi shi shi shi ... me pakëz diell në gji...
Jam frymë nostalgjie në fytyrën e tokës;
Oooeeejjj... jam ylber harkor - urë pikëlluese ndarje e bashkimi
Nga horizonti n'horizont - ngjyrim svidues i frutave të pjekura
Çelur lule n'Pranverë... formësuar dashuri n'dashuri
n'gji yllkash n'Verë...
Nën qiellin e plumbët prore... degë më degë...
Kur të tërat përflakën në mallë shoka-shoka t'argjendta dashurie
Ndjenjash trazimësh shpirtërore që lë Dielli prapa
skaj horizanteve - në të perënduar...
Deri në thellësi të natës... në të a g u a r ...
Jam flamur melankolik Migjenian
Kur mollët skuqen në degë gjysmë të thyera prej dhimbjes
Me një krimb të padukshëm përbrënda që i grimcon pak-nga-pak...
e pikojnë në tokë...
E s'ka kush i vjelë... E s'ka kush i mbledh... Mollët e skuqura...!
Mes gjethesh ngjyrë ari... deri te Molla e Kuqe!
O, jam nuse e stolisur pikëllimi... shtatzënë-lehonë- Nënë
e zërit të vjeshtës... e vajit të gjetheve...
Bukuri e përlotur kohe-për- k o h ë n . . .
... gjarpërim i Drinit të Zi mes për mes daSHurisë Lasgushiane!
Jam zverdhim-mallëngjim e dhembje që prek thellë thellësive...
lartësive...
Tej-për-tej...Mendjes-Zemrës-Shpirtit-SHQIPËRISË sonë Naimiane;
Jam Abetare e shkruar me shkronja nga gjak i Petro Nino Laurasit
e lënë përgjysmë hapur... nga dhuna satano S.
... në raftin e pluhurosur të harresës...
Në ballë: Shqiponja qëndisur n'Flamur Kuq e Zi
nga shqiponjë Marigona...
Oh...! Pa lexuesë, Shqiposh e Shqiponjash, mërguar nëpër botë...
Jam vaji i gjetheve...
Jam... jam... mërgim... mëëërrrgiiiiimmmmmmm...
Dhe.... ShpresëShpresëShpresë...
“Për një AGIM të lum’ e të drejtë KOMBËTAR”.
______________________________________________________
Rochester, NY
17 tetor, 2004
MOS JE
YLBER
MBI
UJËVARË
Liri, e shtrenjtë sa s’ka
Që kurrë s’po mund të të takojë,
Që kurrë fati s’më ra –
Njëherë të të përqafojë...
Oh! U linda, u rrita, u moshova
Nën robëri... gjithnjë i etur për Ty(!);
Prejse u bëra diç të dijë me shpirt të gjakova
E lot, e djersë, e gjak... më pikuan (Z)emër e Sy...
Po, po... gjithnjë të k-ë-r-k-o-v-a
Me Shpirt (Z)emër e Sy
Thellë... shumë thellë të përjetova
Dhe, ende, medet... s’të pashë Ty...!
Ah, LIRI, LIRI! Më thuaj si je?
Vallë, si dukesh në të parë?
A veç në qiell rri...? A zbret ndonjëherë ndër ne?
Mos je Y-L-B-E-R... mbi U-J-Ë-V-A-RË...?!
***
... O, vetëm Shpirtërat e Rilindësëve... Dëshmorëve...Dritë për Ty,
Vetëm zemrat e mërgimtarëve... dhembje... lot(ë)... mallë...
Të parafytyrojnë... të shohin edhe më të bukur se sa je...
(Z)emër-Shtat-Sy...
Oh! Ty Mbretresha e bukurive, ( I )LIRI,më e bukur
se çdo fantazi...
se çdo ëndërrallë...
Rochester, NY Amerikë
Dhjetor, 2004
SYTË E QIRIRIT NAIMIAN
përherë
lotojnë d(r)itë
në (z)emër të kombit
flAKët e tyre
ndriçojnë dhomat e SHpirtit
(p)lot(ë) dhembje
para tyre
errësirat mbyten në errësirë
po
busullë e kombit janë
sytë e QiRiRiT NAIMIAN
- O -
LUL(Ë)KUQE (I)LIRI(K)E NË (Z)EMRA E SY
Identiteti ynë
u-n-i-k-a-t
në
botë
I
... S’ka shembulltyrë më të mirë në botën mbarë
Se sa populli ynë Etruro-Pellazgo-Iliro-Shqiptar:
Një Trung-Rrënjë-Thellë në Tokën ARBERORE
Dy Degë – Toskë e Gegë
Një Lul(ë)Kuqe (I)LIRI(K)E – YLBERORE
Unikat në Tokë – në Qiell
Një RREZE më sh-u-m-ë
në Yje...
në Hënë...
në Diell...
II
Një Popull (Shqipoi e Shqiponja) – Një SHQIPËRI-Një Ar(B)DHE
Si një LULE tringjyrshe rr-e-z-e bukura
në(n) (t)Ri F-l-e-t-a – Fe:
Myslimanë-Orthodoksë-Krishterë
Krishterë-Myslimanë-Orthodoksë
Orthodoksë-Krishterë-Myslimanë
me B e s i m –
në ADHURIM
në ZOTIN-NJË-FUQIPLOTË
plot Dinjitet-Mirësi-Nder
në b o t ë më e madhja V l e r ë
në harmoni-dashuri e respekt reciprok ndaj njëri-tjetrit përherë:
në Bajram – FESTË
në Pashk – FESTË
në Krishtlindje – FESTË
Secili në të Veten
e Y-l-b-e-r-z-o-j-n-ë
J e t ë n ...
III
Një Komb-Një Gjuhë-Një Gjak-Një Shtet-(O)Xhak
Një Shtet-(O) Xhak-Një Gjuhë-Një Gjak-Një Komb
SHQIPTARË-e-SHQIPËRI
Një
F L A M U R
KUQ-e-ZI
në
m-e-s
Sh q i p o n j a D y k r e n a r e
K
r r r
e e e
n n n
a a a
r r r
i i
(T) r i dimensionale...
IV
... O, Një AR(B)DHE-DASHURI-(I)LIRI – SHQIPËRI ETNIKE – (LULEDRITE)
me emrin më të bukur në botë
dhuratë nga I LUMI ZOT – FUQIPLOTË
për çdo:
Zog e Flutur...
- që shqip nga shpirti cicëron
- që shqip nga shpirti vallëzon
- që shqip nga shpirti dëgjon... këndon...
e – ëmbël Flakron
e – ëmbël Agon
e – ëmbël Jehon
e – ëmbël Feston...
- O –
Rochester, NY
9 Janar 2006
BUZËQESHJE (I)LIRI(K)E
PRITET
MBI BOTË
I
...Edhe dy pika lot(ë) (ë)
më shumë
në të J e t ë s L U M...
i pikuan Zë-Qirit...
Një – për Kosovë-Çamëri –
SHQIPËRI Etnike,
Një - për AMERIKËN e Madhe –
tonën mike;
O Zot! O, Zoti im...
(... o një xixë... një xixë më shumë
kundër errësire
jam edhe unë...
nga ato dy pika lot(ë) (ë) D(R)ite
në p-ë-r-q-a-f-i-m...)
II
Ja, ILLYRIA ime
më s’je Jetime,
përtej Shtatë Deteve...
u takove me Vëllain e MADH;
- që nga PËRMBYTJA E ATLANTIDËS
dot pa u përqafuar...
(Dhe... për çudi, më të rinuar!)
III
Oh! Jo, jo...
më s’je Jetimja e bukur
mes grabitçarësh ardhacakë –
cer(e)bërë karpatësh ...
Ja, Atlantiku – Yt Vëlla, sot
n’thellësi i shqetësuar
për Ty...
pret Ilirikun dhe Ilirianën
Tënde
në Gjirin e ILIRIKUMIT terësor
t’i shohë:
të lumtur
të gëzuar
të ribashkuar
të fortë...
Pret SHBSH-të e REJA... në (Z)emër të E-v-r-O-p-ë-s ...
O pret... Pret BUZËQESHJEN TËNDE ( I )LIRI(K)E –
RR-E-Z-E mbi B O T Ë .
Rochester, NY
10-11 korrik 2007
Për Zeqir Gërvallën, liria është … ylber mbi ujëvarë…
Liri, e e shtrenjtë sa s’ka Që kurrë s’po mund të të takoj, Që kurrë fati s’më ra- Njëherë të të përqafoj… Të parafytyrojmë… të shohim edhe më të bukur se sa je… (Z)emër-Shtat-Sy… Oh! Ty Mbretëresha e bukurive, (I)LIRI, më e bukur Se çdo fantazi… Se çdo ëndërralë… Nnga përmbledhja „Me orë Kosove” Zeqir Gërvalla
Liri, e e shtrenjtë sa s’ka
Që kurrë s’po mund të të takoj,
Që kurrë fati s’më ra-
Njëherë të të përqafoj…
Të parafytyrojmë… të shohim edhe më të bukur se sa je…
(Z)emër-Shtat-Sy…
Oh! Ty Mbretëresha e bukurive, (I)LIRI, më e bukur
Se çdo fantazi…
Se çdo ëndërralë…
Nnga përmbledhja „Me orë Kosove” Zeqir Gërvalla
Vëllezër dhe motra!
Këtij „Përkushtimi letrar“, sot i mungon diçka, i mungon prezenca fizike e atdhetarit dhe poetit Zeqir Gërvalla, autor i njëres prej veprave të cilat do të promovohen sot, të asaj „Me o(R)ë Kosove“.
Por, të nderuar pjesëmarrës, ashtu siç jemi mësuar, ta gjejmë Bacën Zeqë gjithëherë, atje ku bëhen punë të mira për Kombin dhe Atdheun, atë edhe sot, me mendje dhe zemër, me mallin e shpirtit të tij të madh dhe të lirë, e kemi këtu, këtu në mesin tonë. Si dëshmi të kësaj që thash pak më lart, në vazhdim do të lexojë një poezi nga libri të cilin sot po e prezantojmë. Që në fillim më duhet të pranojë, se unë nuk di as të lexojë e as të recitojë mirë poezi dhe për këtë i kërkoj falje vargjeve në vijim dhe autorit të tyre.
SHI VJESHTE
Nga nënstrehë e Bildingut 7 vështroj...
Ombrellën e mbyllur në dorë e mbaj(ë)…(!)
Ta hap…? Të nisem…? Ku të shkoj(ë)…?
O zot, është ky shi, shi apo i qiellit vaj(ë)?!
Ah, më ka marrë malli për shokë e miq(ë)…
(O, edhe për gur(ë) e dhe t’Kosovës t(R)ime,atje, larg…)
Të takohemi… në rrugë… të kthehemi në ndonjë kafiq…
Të pimë nga një kafe…Të llafosemi për ndonjë varg….!
***
Nëpër kujtime të gjithëve , o të dashur , ju takoj….
Ju s’më shihni…e, unë, prej së l-a-r-g-u-t…
Vij…ë, me mallin e shpirtit ju përqafoj(ë)…..!
Po… Nganjëherë, ju qortoj(ë) për ndonjë cikërrim(ë),
Nganjëherë, edhe Ju më qortoni: përse mbeta kaq larg!
Ç’tju them me fjalë? Faji-thonë është jetim…
-Hej, pyesni lotin tim – shi vjeshte në v-a-r-g…!
Plot dashuri e forcë, mallë e dhembje, shpesh edhe të shqetësuar, por kurrë e as edhe për një sekondë të thyer e të dorëzuar do ta gjejmë kudo
poetin dhe atdhetarin Zeqir Gërvalla. Të tillë do ta gjejmë, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, edhe në Shkup edhe në Prevezë, edhe në Ulqin e edhe në Preshevë. E kishin parë duke kërkuar një varg herë në Kaçanik e herë në Filat, e kishin takuar edhe në Vraninë. Nëse Lasgush Poradeci, përmes vargut, me Drinin plak mes për mes i bie Shqipërisë, për të cilin që moti Norbert Jokl-i do të thoshte: “ Ja sa bukur poeti, iu lë trashëgim brezave të ardhshëm Shqipërinë Etnike….“, Zeqir Gërvalla, qysh në vargjet e para, cep më cep e sheh, e këndon dhe e përqafon Shqipërinë, prandaj jo së koti Gërvalla njihet ndryshe edhe si poeti Bashkimit Kombëtar. I tillë ishte dje, i tillë është edhe sot, tërë jetën në shërbim të Atdheut. Por, për dallim nga Gjorg Balshaj në „Tri këngë zie për Kosovën“, i cili që nga beteja famëkeqe e Fushës së Mëllënjave, në çdo ngjarje të rëndësishme, aheng, madje edhe mort, sa herë Vlladani me „gusllen“ e tij ia merr këngëvajit për Kosovën, ky nuk bën asgjë tjetër veçse, përmes lahutës, thërret shqiptarët që të ngrihen për të shpëtuar Kosovën, Zeqir Gërvalla jo vetëm që shkruan e këndon, por edhe vepron e sakrifikon duke mos iu dhimbsur as jeta për çlirimin e gjysmës së atdheut të robëruar, qëllim për të cilin, as nuk frikësohet e as nuk mashtrohet, madje e quan vetën të pafat që nuk ka rënë për LIRI…,sepse ndryshe nga Gjorg Balshaj, për
Atdheun sipas Gërvallës, jo vetëm që duhet të shkruhet dhe këndohet, por edhe të luftohet, bile edhe të vdiset, sepse, gjithnjë sipas Gërvallës dhe filozofisë së tij të flijimit për Atdhe, vdekja nuk është vdekje,por rilindje e cila Lirisë do t’i qëndrojë si roja dhe mbrojtja më besnike. Prandaj, heronjtë edhe në luftë, qoftë edhe në momentin pak para se të bien, këngën nuk e ndalin.
Të nderuar miq të këtij „Përkushtimi letrar“
Gjithëmonë i tillë ishte Zeqir Gërvalla. Ishte rritur dhe edukuar që të jet vetëm ai që është, njeri që e don Atdheun dhe Popullin e tij, njeri që i dhembin dhe e trishtojnë plagët e Atdheut dhe Popullit të tij.
I tillë ishte edukuar, i tillë ishte frymëzuar dhe porositur nga familja, në veçanti nga axha i tij Mulla Ramë Gërvalla, i cili kishte qenë intendant i ushtrisë së Hasan Prishtinës në Vushtërri. I tillë, ishte edukuar dhe përbetuar, duke e ndjerë thellë e në shpirt, përditë e më shumë, dhembjen që shkakton robëria dhe ndarja, i tillë ishte rritur dhe pjekur duke dëgjuar dhe lëxuar për gjakun e derdhur, prandaj qysh heret, fare në moshë të re me mendje, shpirt dhe zemër ishte betuar në Zotin, Atdheun,Tokën e të parëve dhe Gjakun e derdhur për liri, se tërë jetën, do të vargënoj, punoj dhe sakrifikoj gjithëçka për të mirën e Lirisë dhe Shqipërisë…
I tillë ishte dhe si i tillë forcohej edhe më tepër, kur lëxonte dhe dëgjonte për pendën, mendjemprehtësinë, qëndrimin dhe guximin e Bacë Adem Demaçit, familja e të cilit gjithashtu vinte po nga i njëjti fshat, nga Lupçi i Poshtëm. Mahnitej dhe fisnikrohej kur lexonte: „Kthimin“, „Kur Zoti harron“, „Gjarpijt e gjakut“, ndersa autorin e tyre e donte dhe e çmonte dhe me të, fare pa u takuar,ishin njohur si vëllëzer të një ideali.
Zonja e zotërinj
I tillë çfarë ishte ai, duke parë se parimet bazë të drejtësisë,ndaj Atdheut tonë ishin shkelur rëndë dhe se të tjerët, përçudnisht kishin bërë dhe po ribënin harten e Atdheut tonë, ndersa interesat donin të kuptimsonin krimin për të ricikluar vrasje, krime dhe tragjedi të reja, Zeqir Gërvalla së bashku me: Adem Demaçin Fazli Grajçefcin,Avdyl Lahun,Azem Beqirin, Selman Berishën, Rexhep Elmazin, Ahmet Haxhiun, Hilmi Rakovicën e shumë vëllëzer të tjerë prej ideali, do të bashkëthemelojnë,(gjegjësisht do të bashkëveprojnë) LRBSH-në, ku qëllim i parë dhe i fundit i saj ishte: bashkimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, po citoj „me Nanën Shqipni“. Ishin të vendosur dhe të guximshëm për të luftuar dhe ngulur këmbë, pa u hutuar për asnjë çast, në të drejtën që i takon Atdheut. Vendosmërinë dhe guximin e tyre do ta shohim tek këto vargje të Fazli Grajçevcit, i cili pas burgosjes së shokëve, shkon dhe vetëdorëzohet në polici, ku pas dy javë torturash, më 17 gusht 1964, Lirisë dhe Atdheut do t’ia falë jetën dhe shpirtin e tij të lirë….
Kam dalë dhe prore kam me dalë
Bregoret me sy çiltërie me i soditë
Kurrë kangen time s’kam m’e ndalë
Rrugët e mbara tue i shndritë
Vdekja e Fazliut, poetin e bënë edhe më të fortë. Djembja natyrisht se ishte dhe është e madhe, por motivi për të qëndruar dhe besuar shumëfish më i madh. Dhe, me këtë rast Gërvalla, në pamundësi për të shkruar, në burgun e Nishit do ta krijojë përmendësh një poezi, për siç shprehet ai “Vëllain e dhembjes krenare”, të cilën, duke ua recituar shpesh e me lotë në sy e kishin mësuar edhe shokët tjerë të burgosur.
Të nderuar miq.
I tillë ishte Zeqir Gërvalla,i ndjekur, i burgosur i ndaluar, ishte i tillë, pasiqë ai vinte nga një popull i ndjekur, nga një popull i burgosur dhe vinte nga një popull i ndaluar.
Ai nuk luftoi për të ndërruar regjimet,jo,por ai një jetë të tërë punoi për të larguar robërinë, e cila për çdo ditë po ia mbyste pak e nga pak Atdheun, e për çdo orë po ia vriste Lirinë, jo ai nuk luftoi pse Krajli në Kalimekdan shumë të drejta kishte rezervuar për vete, ndërsa Senatin e kishte lënë sa për sy e faqe, jo, ai nuk ishte Bruti, edhepse Krajli në Kalimekdan, ëndrronte ditë e natë të ishte si Cezari.
Edhepse për një kohë të gjatë, në të gjitha redaksitë dhe shtëpitë botuese të asaj kohe, emri i Zeqir Gërvallës ishte shënuar me ngjyrë të kuqe, ai nuk e humbi kurajon, ai nuk u ndal së shkruari. Shkruante panderprerë. Rrallëherë, me ndihmën e ndonjë vëllai prej ideali, siç thotë ai vet, të cilët në kohë të ndryshme mund të gjendeshin në ndonjë redaksi, botoi nën pseudonime të ndryshme si: Zeqir Gurraj, Lalush Shijaku, Sokol Llapi, Jusuf Berati, Hanëmshahe Bajrami, Flakron Gurari, Hana Malësori etj, por shpesh ndodhte që rojet besnike të të ashtuquajturit vëllazërim-bashkim të hetonin dhe zbulonin, se kush fshihej pas këtyre emrave dhe reagimi i tyre vinte si një frikë e trazuar, që i ngjan bubullimës së frikshme e cila vjen papritur në pikun e natës.
“……Mirëpo, poeti dhe njeriu Zeqir Gërvalla”, siç thotë Dr.Sefedin Fetiu,”nuk ndalet, nuk e humb shpresën dhe gjithënjë angazhohet edhe në veprimtarinë e përditshme edhe në krijimtarinë e palodhshme poetike dhe artistike, që fjalën dashuri ta mbjellë midis njerëzish, t’I zgjojë të përgjumurit dhe t’i drejtojë të paudhurit.” Ishte korriku i vitit 1998 kur Dr. Fetiu i tha këto fjalë, atëherë në Kosovë po bëhej luftë për jetë a vdekje.
Por, ato ditë Kosova po e vriste vdekjen, sepse jo shumë kohë më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte vrarë vdekjen e bashkë me të edhe frikën e cila vjen prej saj. Dhe kështu një komb i tërë, sikur ai drenicaku në “Bisedë përmes hekurash”, “…pa hamendje dhe trimërisht kishte pranuar ...konceptin filozofik të vdekjes si mundje…..”.
Në gjithë këtë zgjim të madh ku ashtu si vlerat edhe rreziqet ishin të mëdha, Zeqir Gërvallën e gjejmë si këshilltar të lartë në Zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të hapur në ato kohë, në mes të Prishtinës nga Legjenda e gjallë e luftës për liri, Bacë Adem Demaçi.
Por, Zeqir Gërvallës do t’i ndodhte ajo të cilën kurrë s’e kishte dëshiruar e as menduar….largimi nga Atdheu.Kështu, poeti do të përjetonte edhe tmerrin e Bllacës, të cilën në një vjershë tjetër e quan “ferr shqiptarësh” Se një gjë të tillë nuk e kishte menduar dhe dashur, më së miri mund të shihet në poezinë”Lot i ngrirë në sy” në të cilën do të shprehej : “…..(Ngul këmbë aty – ku guri e dheu të njeh….”, ndërsa se sa të rëndë e kishte përjetuar largimin nga Kosova më së miri na rrëfejnë vargjet në vijim:
Ngase prej Teje varg
Me dhunë na përzunë
Do të ik sa më larg
Që të dua më shumë
S’dua t’i bëhem barrë
Askujt veç vetës
Kështu qenka thënë vallë
Fati im i jetës
Jo s’ta ktheva shpinën kurrë
Për luks e lakmi……
Por, ah! S’pata fat si burrë
Të bie për LIRI….
Ende pa përfunduar lufta, poeti fillon jetën e mërgimtarit në SHBA. Por, edhe atje nuk ndalet, edhe atje vazhdon të shkruaj, edhe atje vazhdon të veprojë në të mirë të Lirisë dhe Atdheut. Atje e shkruan poezinë „Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës“, e cila do të mbetet në hisotrinë e letërsisë shqipe, si dhe në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane si vjersha të cilën me të lëxuar Presidenti i atëherëshëm Klinton, nga emocioni nuk mundi t’i përmbajë lotët, ndërsa në shenjë mirënjohjeje dhe premtimi se do të vazhdojë për ta ndihmuar Kosovën, do t’i shkruaj personalisht një letër poetit. Por, miq të nderuar, para se t’iu lëxojë letrën e Presidentit Klinton, do t’iu them dy strofa nga poezia në fjalë:
Ne s’na kënaq vetëm ushqimi
Qetësia, puna e paqja në dhe të huaj
Po liria – shkollimi – ndërtimi
Në Kosovë ku bukës i thonë bukë e ujit ujë
Por, ju lutem shumë Amerikë, o botë
Të mos na lini të ndarë e të shpërndarë veç e veç
Të mos na bëni vazhdimisht të derdhim lot(ë)
Se s’paska më rëndë, se s’paska më keq……
Ndërsa Klinton i përgjigjet poetit mërgimtar:
I dashuri Zeqir, E mora kopjen e poezisë "Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës" dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja të përzemërta. Të jeni të sigurtë se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme. Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t'ju sjellin juve më shumë gëzime. Me nderime Bill Clinton
(******iu tregohet të pranishmëve një kopje nga origjinali*****)
Përmbledhja „Me o(R)ë Kosove“ është libri i shtatë me radhë i botuar i Zeqir Gërvallës, në të njëjtën kohë bashkë me „Lulëzimin e rrënjës“, kjo është vepra e dytë e cila promovohet edhe këtu në Heidelberg. Vetë titulli „Me orë Kosove“, është mjaft simbolik, figurativ dhe metaforik. Fjala orë në gjuhën shqipe, sipas FGjSSH si fjalë e parme dhe e vetme, ka mbi dhjetë kuptime, ndersa së bashku edhe si kompozitë arrinë në mbi tridhjetë kuptime të ndryshme semantike. Gërvalla në librin e tij këtë fjalë e përdor herë si mjet që matë dhe tregon kohën, për të cilën thotë se: „…Unë orën time të dorës,… ende s’e kam kthyer me t’Amerikës dhe s’do ta kthej kurrë ….kjo orë dore është kurdisur në Kosovë….dhe për Kosovën do të rrahë gjithëmonë…“, herë si moment vendimtar, i cili në rrjedhen historike nuk mund të përsëritet shpesh, shembull për këtë është poezia: „Ora e (I)Lirisë“, por në ndonjë rast tjetër e përdorë edhe si figurë mitologjike shqiptare si psh ora e bardhë ora e mirë, ndërsa i tillë çfarë është poeti, në fjalorin e tij nuk gjendet ora e zezë, apo ora e ligë.
Prandaj metafora e orës në vepren të cilën sot ne e kemi përpara, është ajo ngjyra kryesore e saj, ndërsa kur kësaj ia shtojmë edhe zogun në kafaz, gjethin i cili bie nën degën e vet si dhe fluturën e cila poetit ia merr frymëzimin, të gjitha së bashku si figura stilistike përbëjnë tablonë e hijeshisë artistike të librit: „Me o(R)ë Kosove“.
Gjuha e poetit e përdorur në këtë libër, është një gjuhë mjaft e pasur, e cila respekton gjithësesi normën letrare,me përjashtim të ndonjë rasti i cili është i lejueshëm dhe mjaft i kuptueshëm në një vepër artistike. Në ndonjë rast bie në sy, bashkimi i një emri me ndonjë mbiemër, apo mbase edhe me ndonjë kategori tjetër gramatikore, raste të cilat vetëm sa e zbukurojnë vepren, ndersa gjuhën tonë e bëjnë edhe më të pasur, psh trimurti, Lulelupçi etj.
Jo vetëm sot, por sot edhe në çdo mot, sa herë të lëxohet vepra e Gërvallës, sa herë të kujtohet dhembja, malli dhe dashuria e tij, do të dritësohet edhe më shumë, dhe vetëm atëherë do të kuptojmë se neve na duhet edhe më shumë dashuri, respekt, ndihmë dhe besim ndaj njëri tjetrit, sepse të bashkuar dhe të dashur mes vete, do të jemi edhe më të fortë e edhe më të çmuar.
Zonja dhe zotërinj, Zeqir Gërvalla sot jeton në Amerikë. Ai, atje është duke jetuar keq, por edhe më keq është se, ai tani jeton atje gati i harruar. Gati i harruar edhe nga të dy Republikat e Atdheut të tij. Por, kjo nuk është ndonjë risi në historinë tonë, sepse, a nuk ishte kështu edhe me Frashërin e Nolin, edhe me Konicën e Fishtën, edhe me Kutelin e Poradecin. Kështu ishte, prandaj kështu edhe i kemi ne punët sot.
Dhe krejt në fund, edhepse ndoshta dikuj i duket se jam zgjatur pak si tepër, por ju them sinqerisht, se, nuk mundja dhe nuk dëshiroja, që edhe ne sot, në këtë ditë përkujtimi, të bëheshim pjesë e atij gjysmëharrimi të poetit dhe atdhetarit Zeqir Gërvalla.
Këtë fjalë timen sot, dua që ta mbyllë me katër rreshtat e parë të poezisë: „Sytë e dëshmorëve“, të cilën poeti ua kushton shokëve të veprimtarisë dhe vëllezërve të idealit: Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, pra ua kushton kryeheronjëve të „Flakës së Janarit“
Sytë e dëshmorëve
Ata nuk ranë therorë
Që ne
Vetëm t’u këndojmë këngë
E t’i kujtojmë në festa e datëlindje…
Shënim
Me këtë rast poetit dhe veprimtarit Zeqir Gervalla iu ndanë dy mirënjohje, njëra nga shoqata „Iliria„ me motivacion:Zeqir Gërvalla, një jetë të tërë kushtuar atdheut, ndersa e dyta nga Unioni Artistik Gjithëkombëtar,me motivacion: për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe ngritjen e vleva kombëtare.
Fjalë rasti mbajtur nga Sami Krasniqi, me rastin e promovimit të librit:
„Me o(R)ë Kosove“, të autorit Zeqir Gërvalla, në manifestimin “Flaka e Janarit”, organizuar nga shoqata “Iliria” në Heidelberg të Gjermanisë.
/ Në Heidelberg të Gjermanisë, me rastin „Flakës së Janarit“ u promovua libri i poetit dhe atdhetarit Zeqir Gërvalla, „Me o(R)ë Kosove”. /
3.
ZEQIR GËRVALLA,PËRMBLEDHJE POETIKE’’ME O(R)Ë KOSOVE,2009
Nga Halit Bogaj
Vitin e kaluar lexuesit tanë u begatuan edhe me një vepër të re letrare nga poeti i Mërgimit Zeqir Gërvalla, i cili momentalisht është me banim në SHBA.Zeqir Gërvalla në letërsinë tonë është i njohur edhe me gjashtë përmbledhje të botuara më parë.
Pas shpërnguljes sonë biblike, të përjetuar pas Ferrit të njohur të Bllacës, Zeqir Gërvalla kishte emigruar atje prej nga na erdhi çlirimi dhe ku e kishin pritur në mënyrë madhështore.Larg Atdheut dhe i përmalluar për të gjithë njerëzit e tij në Kosovë, poeti kishte vazhduar misionin e tij të lartë- krijimtarinë letrare, për të na i dhuruar disa nga vjershat e tij më të fuqishme, siç është edhe ajo në Kopertinën e fundit’’Amerikë dëgjoje zërin e Kosovës’’të cilën e kishte shkruar menjëherë sapo kishte arritur atje.Të njejtën e kishte lexuar edhe presidenti Klinton i cili ishte mahnitur me përmbajtjen e saj aq të fuqishme nga e cila kishte derdhur lot dhe e kishte shtruar një darkë për poetin tonë të shquar.Dhe vërtet poezia në fjalë ishte bërë shumë e popullarizuar në mesin e shqiptaro-amerikanëve, duke ia hapur rrugët poetit edhe për krijime të tjera antologjike.
Mbase nuk do të jetë e tepërt t’i theksojmë disa nga vargjet e bukura dhe mallëngjyese të saj:/Jemi popull i lashtë ilir/Në trojet tona etnike/Gjithë botën e duam të lirë/Të përparuar dhe mike/,/Por ju lutemi shumë, Amerikë o botë/Të mos na lini të ndarë e të shpërndarë veç e veç/Të mos na bëni vazhdimisht të derdhim lotë/Se s’paska më rëndë, se s’paska më keq/,/Në Kosovë të na ktheni/Të na ndihmoni të ndërtojmë shkolla, shtëpia.../Këtë të mirë që ne sot na bëni/ Nga Zoti më shumë do T’ju buzëqesh liria/, vargje këto, pra, që e kishin prekur aq thellë zemrën e Madhe të Presidentit Klinton i cili na ktheu në atdhe dhe pasardhësi i tij, Presidenti Bush i riu , e pranoi Pavarësinë tonë aq gjatë të pritur për të cilën ishte derdhur aq shumë gjak.
Duke i lexuar vjershat e tij, na kujtohen edhe peotët e tjerë të mërguar shqiptarë, si Naimi, Çajupi, Filip Shiroka, Asdreni dhe shumë të tjerë nga të cilët, natyrisht, është ndikuar Zeqir Gërvalla.Ai kudo që është, kudo që shkon dhe kudo që lëviz e ka në shpirt, në kujtesë dhe si barrë të përhershme Kosovën e tij të dashur nga e cila e ndajnë detet dhe oqeanet. Ai e mori rrugën e mërgimit nga Kampi famëkeq i Stankovecit nga i cili shkuan edhe shumë refugjatë të tjerë kosovarë nëpër vende të ndryshme të Evropës, në Turqi, madje edhe në Izrael e deri në Australinë e largët.Shkuan atje për të gjetur pak prehje dhe qetësi nga dhuna dhe mundimet e përjetuara në atdhe.I tillë, pra ishte edhe Zeqiri ynë me shpirt skofiar i cili mallin për vendlindje dhe atdhe e shprehu në mënyrë të paparë në vjershat e tij të botuara me titullin e lartë shënuar në fillim të këtij artikulli.
Siç kemi shkruar edhe më herët, Zeqir Gërvalla ishte i burgosur nga regjimi serbosllav dhe i dënuar me shumë vite heqjeje lirie, të cilat i mbajti dhe i përjetoi kokëlartë dhe me dinjitet të paparë ngase ishte i ushqyer me një ideal të lartë çlirimtar , duke u përpjekur përherë edhe për bashkimin tonë kombëtar dhe të trojeve të coptuara etnike, çfarë e shohim në pjesën dërmuese të poezive të tij.
Zeqir Gërvalla shkoi atje ku shumë dekada më parë kishin emigruar edhe shumë atdhetarë të tjerë të ikur nga regjimi barbar që ushtrohej ndaj popullit tonë këndej e andej kufirit të cilët punuan pa rreshtur për mbarëvajtjen e atdheut të tyre dhe çlirimin definitiv të popullit tonë nga dhuna dhe terrori i ushtruar ndaj nesh. Zeqa shkoi atje me lotë në sy, por duke qenë se në Kosovë i kishte lënë të afërmit dhe shokët e vetë të shumtë, vazhdonte t’i kujtonte të gjithë ata përmes vargjeve të veta bombastike nga të cilat na shqetësohet shpirti.Vendosi që të gjithë atyre dhe atdheut të vetë t’ua kushtojë disa nga vjershat e veta të bukura, të dhembshme dhe krenare të cilat janë ndër margaritarët më të rrallë të poetikës sonë .
Si një lirik me sens të veçantë poetik dhe me ndjenja të thella shpirtërore, Zeqir Gërvalla mund të radhitet ndër figurat më të ndritshme të poezisë sonë bashkëkohore. Në çdo poezi të tij shohim mallin e madh të ushqyer ndaj Kosovës.Edhepse jeton në vendin më të pasur të botës dhe nuk vuan për asgjë që nevojitet për jetën e njeriut, ai nuk është i qetë duke menduar për dheun e të parëve të vetë dhe për brezin më të vjetër të cilit/përmes disa personazheve/ ia kushton disa poezi. Ai përmallohet për tokën, lulet, gjethet, natyrën dhe për gjithçka që levëz , gjallon dhe i përket Kosovës.Edhepse aq larg atdheut ai e ndien veten shumë afër me ne, duke na mbajtur përherë në zemër dhe në kujtimet e veta.Me mallëngjim dhe dashuri të pashterrshme e kujton historinë tonë të përgjakshme, të lavdishme dhe krenare, duke u thurë vargje heronjve dhe martirëve tanë të njohur të cilët ranë dhe u sakrifikuan në altarin e lirisë kombëtare.Në këtë rrafsh, na bën përshtypje edhe poezia kushtuar’’Fehmi dhe Xhevë Lladrofcit’’të cilët luftuan heroikisht deri në frymën e fundit për t’u arritur ajo, që falë atyre dhe shumë të tjerëve , gëzohet sot nga ne..Ajo që na mbetet në kujtesë është edhe fakti nga i cili mësojmë se poeti e kishte pasur nxënës Fehmi Lladrofcin në shkollën fillore të fshatit Dobroshefc të Drenasit.Madje martiri legjendar edhe gjatë zjarrit të luftës i kishte dërguar përshëndetje mësuesit të tij të dashur/Zqeqës/ nga i cili qysh i vogël i kishte marrë edhe mësimet e para patriotike, sepse Zeqa ishte i tillë dhe patriot i madh kudo që gjendej, duke na bërë që ta donim sa më tepër atdheun tonë të robëruar nga sllavobarbaria karpatiane.
Toka e Ilirisë dhe trojet shqiptare e preokupojnë parreshtur dhe e përcjellin prore në pjesën dërmuese të poezive të tij. Për shembull, si mund t’i harrojmë vargjet:/...Kjo tokë jona- iliroshqiptare frytplote/Përherë lakmi e fqinjve tanë grabitçarë/./Ti je gjaku dhe loti ynë...Ne jemi mishi dhe kocka jote.../O Zot, po si mbetëm ende në pritje...copëtuar e ndarë...!!!
Gjithashtu, ndër poezitë e tjera që na mbesin në kujtesë, është edhe’’Shi vjeshte’’, në të cilën ai e pyet edhe shiun për plagën e rëndë të mërgimit.Dhe duke menduar për atë shi të ashpër, ai sjell ndër mend Kosovën e tij të dalur nga lufta, e cila , nga largësia dhe malli për të, i duket parajsë e vërtetë, por e mërzit fakti që akoma nuk e ka shijuar lirinë e saj.Prandaj edhepse gjendet mes miqve dhe popullit që e përkrahu çlirimin tonë, ai përherë e ndien veten të vetmuar dhe në një botë tjetër që është ndryshe nga ajo e vendit të tij ku kishte lindur dhe ishte rritur, edhpese me mundime dhe dhembje shumë të mëdha .Në këtë kontekst na mahnisin dhe na lëndojnë shpirtërisht edhe vargjet:/Liri e shtrenjtë sa s’ka/ Që kurrë s’po mund të të takoj/Që kurrë fati s’më ra njëherë të të përqafoj.../Oh!U linda, u rrita, u moshova/Nën robëri...Gjithnjë i etur për Ty!
Mes tjerash përshtypje të mëdha na bën edhe poezia kushtuar Ujvarës së Niagarës, të cilën poeti e kishte vizituar dy herë , për t’i parë dhe shijuar bukuritë aq të rralla dhe mahnitëse të krijuara nga Nëna Natyrë, por sidomos titulli i veprës’’Me o(r)ë Kosove’’i cili edhe kohën dëshiron ta matë përmes atdheut të vetë.
4.
KOSOVË DEGJOJE ZERIN E POETIT ZEQIR GËRVALLA
http://floripress.blogspot.com/2011/11/kosove-degjoje-zerin-e-poetit-zeqir_20.html
5.
Zeqir GËRVALLA DUKE SHKRUAR POEZINË: TAKIMI I PARË
ME NJË ZOG… dhe zonjën Shannon
AlbaniaPress, Kulturë, më 22 maj, 2011, këtu (Te Forumi Shqiptar & ) Andi Ballshi
Tregim i përjetuar
________________
DUKE SHKRUAR POEZINË: TAKIMI I PARË ME NJË ZOG…
…Atë ditë: këtë poezi, posa e shkrova me lot në sy... dhe, pasiqë zogu iku... S‘vonoi pakëz kohë dhe një burrë e një grua ( amerikanë) duke kaluar aty pari më një karrocë motorrike, ashtu, papritur, u ndalën afër meje. Zbritën nga karroca dhe ia mësynë drejt meje. Më përshëndetën buzagaz dhe unë ua ktheva përshëndetjen, (gjithashtu u mundova me buzagaz), kuptohet: ata në gjuhën e vet e, unë në gjuhën time shqipe. Në këtë rast fort mirë u kuptuam, sepse mirësia dhe miqësia e sinqertë e njerëzore flet me sytë e shpirtit që njohin gjithë gjuhët e botës... Përpara në tavolinë e kisha librinn e poetit tonë të ndjerë, lirikut të mirënjohur Martin Camaj, i botuar në Amerikë në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht) me titull: "Selected Poetry LIRIKA MES DY MOTEVE".
Ajo zonja, posa u ulën, e mori librin në dorë dhe e shfletoi. Në libër e kisha fletën ku sapo e kisha shkruar poezinë: "Takimi i parë me një zog të heshtur". Më pyeti duke më thënë: " Edhe ti poet...?" Ia pohova me kokë e me fjalë ashtu si dita. Ai zotëria ndejti edhe pak dhe kërkoi falje, u ngrit në këmbë, u përshëndet, ndezi motorrin e shkoi. Zonja u ndal ende në bisedë me mua... S‘vonoi shumë dhe ia mbërrijti edhe ime shoqe, Hana. U përshëndetën. Ime shoqe kishte sjellë tri lëngje, sikur me porosi. Na i serviri pijet në tavolinë... Filluam bisedën sërish... Zonja u prezantua, e quhej: Terri Shannon, që ishte nëna e pesë fëmijëve, amerikane me prejardhje italiane; kishte ardhur si punëtore humanitare për ne refugjatët këtu në Fort Dix... Pastaj, m‘u lut që t‘ia lexoja poezinë në dorëshkrim. Ia lexova, ashtu me ndjenja... dhe, kur ngrita sytë, ia pashë sytë të përlotur...
- Edhe unë shkruaj poezi,- më tha,- por nuk kam botuar asnjëherë. Vetëm i shkruaj e i ruaj për vete... Unë,- tha,- nesër do të udhëtoj... më jepni adresën tuaj!- m‘u lut.
- Po ne, njëherë - për - njëherë jemi pa adresë ,- i thashë.
- Adresën e dhomës, ku banoni, këtu në Bilding... ,- e përsëriti kërkesën e pikëlluar për fatin tonë.
Ne (refugjatët) letërnjoftimet që na i kishin dhënë në Fort Dix, i mbanim të varura në gjoks. E nxorri lapsin dhe bllokun dhe e shënoi adresën time. U përshëndetëm dhe shkoi, ashtu sikurse edhe zogu, por kjo jo e heshtur...
Të nesërmen, para dreke, aty nga ora 8 e 30 minuta na trokiti në derën e dhomës një vajzë shqiptare (refugjate) dhe më tha: se atje poshtë te dera kryesore e Billdingut po të pret përkthyesi Maliq Arifaj me një zonjë amerikane. Pa vonesë, së bashku me mua edhe ime shoqe, Hana, zbritëm shkallët dhe dolëm... Kishte ardhur zonja Shannon për t‘u përshëndetur me ne, sepse po udhëtonte, pasi e kishte kryer misionin e vet humanitar për ato ditë sa ishte caktuar. Posa u përshëndetëm, i lutëm Zonjën Shannon dhe përkthyesin, zotëri Maliqin: që të vinin në dhomën tonë për të pirë nga një kafe... Zonja Shannon tha: -se nuk kishte fare kohë, por se kishte ardhur për t‘u përshëndetur... Në atë çast hapi një fletore që e mbante në dorë, mori qëndrim dhe filloi të na e lexojë një poezi... Ajo lexonte një strofë, ndërsa Maliqi (përkthyesi) na e përkthente në shqip. Vërtetë në këto çaste ndjeja një kënaqësi të përzier me dhimbje e krenari... Kur e kreu leximin zonja Shannon si dhe
përkthimin e mirë e me respekt Maliq Arifaj, ajo tha: - Këtë poezi e kam shkruar mbrëmë e ta kam kushtuar ty, poetit të Kosovës... ( Në atë çast, para nesh u paraqit djali ynë, i madhi, Flakroni, me aparat në dorë: ku të katërve na bëri një fotografi për kujtim të cilën e mbajmë me respekt në albumin tonë familjarë…)
Pastaj, pas fotografimit, zonja e nderuar Shannon: ma dhuroi në dorë poezinë në atë fletë (ashtu si e kishte shkruar) si dhe numrin e telefonit të saj të shënuar në të.Gjithashtu më dhuroi edhe fletoren e pastër, që të shkruaja në të poezi...(në fletore kishte shënuar edhe adresën e saj të plotë). Unë, në ato çaste befasuese… përveç falënderimit nga zemra me respekt, dashuri e dhimbje njeriu e Kosove, s‘pata ç‘t‘i dhurojë... U përqafuam dhe u përshëndetëm me:
- Mirëupafshim! - Mirëupafshim!
- Edhe në Kosovën e lirë...!
- Edhe në SHQIPËRINË ETNIKE...! – më ndërhyri: MendjA e (Z)emër-Shpirtit-Shqiptar.
Andaj, edhe këtë poezi të Saj po e radhis së bashku me këtë tregim të përjetuar… si dhe poezinë: për Zogun e heshtur që e shkrova atë ditë… jo vetëm si kujtim e respekt ndaj Saj që ajo bëri ndaj meje, por më shumë si respekt e miqësi ndaj Kosovës-(Z)emërJon(ë)-SHQIPËRIJONË si dhe gjithë shqiptarëve e shqiptareve: kudo që janë e dinë të çmojnë miqësinë NJERËZORE të njerëzve të MIRË.
The Dance
I wear a vest claiming I am of the U.S.A.
My eyes see the fear and pair of far away.
The hope ano smile gratefui to be here today.
Aconstant stadaw lingers where a refugee has been.
To sit and share poetry at a picnic table.
Pass a boffle of water; share a bazoc chip.
Learn to say "Falle man der it "
A Thank you I say when I am able.
Soccer playrs euse energy confined.
while worrying of a contry clearing mines.
one month e ia baby sleeps so peacefor!
The crow a roars soccer approval.
Tears corn to remember home and those of mine.
And still the son it does shine.
Dosk falls, with news of these leaving.
Parting families and friends begin the weaving.
Thooghts of where new cities a be.
Soft sommer breeze jays, "not to far"
Still, moving on, keeping hope soems verqowery haesh.
Dixbelan o musuc groupbegins, single, arr notes cloat through barracks
the dance from heady hearts to light hope again
Family and friends gather.
Never as if it all does not matter.
Holding hards we weave we dance.
Through this saw and powerfui refugee place.
I rest my head at night. I speak to the power of might.
Asking for forgiveness for my shos of the day.
Thanking for watching children at play.
Wishing to be shown the way.
Cruing for peace, so we can ali say.
Will yow dance thedance of peace with me.
Can we all please treat rach other with deancy.
Terri Shannon
TAKIMI I PARË ME NJË ZOG TË HESHTUR
Këtu dielli lind e perëndon
në monotoni
për mua
e në Kosovë
vetëm lind, lind, lind...
* * *
Sot në mëngjes dola
në anën e majtë
të ndërtesës : 5910
u ula në një ndenjëse druri -
nën hijen e një drurlisi të madh
i vetmuar
i menduar
i pikëlluar...
I huaj në dhe të huaj!
* * *
Papritmas
afër meje në bar
pashë një zog të vogël pendëlartë
duke lëvizur e vështruar...
- Eh, - thashë me vete
nuk qenkam i vetmuar...
* * *
O zog, i lumi zog
mos je edhe ti refugjat
nga Kosova?
Mos prindërit
t‘i kanë vrarë
barbarët serbë?
Mos çerdhen
ta kanë kallë e djegur?
Mos ke harruar
shqip të cicërosh?
Mos je verbuar nga malli
e nuk po më shikon?
Mos je hidhëruar me mua
që edhe unë e lëshova Kosovën
nga dhuna... ?
Mos edhe vargjet e mia i ke harruar
që t‘i mësova përmendësh
nën degët e drurëve të Kosovës?
Mos nuk po të kujtohet
zëri im dhe zëri yt - duet?
Ti në degë e unë në tokë -
nën qiellin e Kosovës...?
* * *
Zog, o zog...
Këtu dielli lind e perëndon
në monotoni
për mua e për ty...
e në Kosovë
vetëm lind, lind, lind...
edhe pa liri
edhe pa liri
edhe pa liri!!!
* * *
Zog, o zog...
përse vetëm më vështron
e nuk cicëron?
Përse vetëm herë pas here
kërcen ndonjë çap
e vetëm hesht e vështron?
* * *
… Më cicëro një herë, o zog!
Përse je aq i pikëlluar?
Për kë zi po mban?
Mos nuk je shqiptar?
Mos je amerikan
e ke dhëmshuri për mua?
Unë njësoj
të çmoj e të dua...
o, zog zemërbardhë.
* * *
Më thuaj, o zog
mos ke ikur vetë
duke fluturuar
mbi oqean...
apo...
të kanë sjellë
me aeroplan...?
* * *
- Fëërrrrrr...,- i bënë krahët...
në ajër fluturoi
zogu i diellit...
Sigurisht
përgjigjen ma dha
por - unë, ende s‘po e kuptoj…!
* * *
... Këtu dielli lind e perëndon
në monotoni për mua
e në Kosovë -
vetëm lind, lind, lind...
e gjak pikon, pikon, pikon...
LIRI. LIRI. LIRI. LIRI...
* * *
Zog, o zog... si unë, si ti...
a kemi pjesëmarrje në liri?
* * *
Kthehu, o zog... Kthehu...(!)
e më cicëro në mendje...
më cicëro në (z)emër,
më cicëro në sy...!
Kthehu, o zog... që të rikthehemi që të dy
nga Evropa...
nga Amerika...
nga bota...
Kthehu, o zog... kthehu... Kthehuuu... !
Ooooo....
e më merr me vete
edhe muaaaa...
* * *
E çmoj fort lirinë e Amerikës, o zog...
edhe të tërë botës...
Po lirinë e KOSOVËS
më shumë se gjithçka
në jetë
e gjakoj-dëshiroj…
e dua
e dua
e duuuaaaa...
si Sytë: e Mendjes-Zemrës-Shpirtit NË RRUGË DRITE…
si NËNË SHQIPËRINË ETNIKE.
( E premte, më 12 qershor 1999
Fort Dix NJ, AMERIKË )
__________________________
Nga libri: “AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS” (në dorëshkrim) titulluar
sipas poezisë, po me këtë titull, që e bëri të lotojë Presidentin Bill CLINTON, e që ka mbi 600 faqe, të cilin e shkruajta në periudhën më të rëndë të fatit tonë, të Kombit tonë Shqiptar, që nga 31 Marsi, dita e përzënies së madhe biblike nga Kosova (Z)emërJonë para tytave e thikave të policies dhe ushtrisë satanoserbobarbare, militare dhe paramilitare, duke filluar
e përjetuar tmerrin më të rëndë që nga Ferr Bllaca (për ne shqiptarët), nga Kampi Stenkoveci1 e deri më 29 Maj kur arrijtëm në Fort Dix të Njuxhersit, pastaj - deri në Dhjetor 1999 në qytetin Brox të New York-ut ( SHBA); i cili libër…, pra, mbase 11 (njëmbëdhjetë) vite prêt i gatshëm dritën e botimit nga ata që kanë mundësi dhe, më
në fund, që e kanë edhe për obligim moral, kombëtar e njerëzor një ndihmë të tillë
meritore librit Shqip – drejt DRITËS së RIBASHKIMIT… Kjo jo vetëm që do të ishte një gjest i mirë -
por, edhe do të ishte me interes kulturor, kombëtar e njerëzor.
… Sepse, asgjë s’është vetëm e njërit. Atdheu-Kombi-Njerëzorja janë Vlera të përbashkëta Universale…
6.
Zeqir GËRVALLA - … NGA AMERIKA MIKE: N-Ë-P-Ë-R… KOSOVËN (Z)EMËRJONË – SHQIPËRI ETNIKE…!
.
NË UDHËTIM: PËR - NË PËRMET…
… Vij(ë) nga AMERIKA Mike –
Nëpër KOSOVËN – SHQIPËRI:
Me në mendje-(Z)EMËR – DRITE,
Me MOLLËKUQE e ÇAMËRI…
-------------------------------------------
Mirë se të gjejë, o Nënë SHQIPËRI!
Me ftesën Tënde sot n’PËRMET kam ardhë,
Në Manifestimin NAIMIAN: për P O E Z I ;
Në Vendlindjen e V. FRASHËRI - (Z)emërBARDHË;
Ti – Vetë SHQIPËRI – je POEZI;
POEZIA më e BUKUR,
Për Shqipoi e Shqipe – DASHURI;
… edhe, për çdo Zog e Flutur…
Që të DUAN: më SHUMË – se veten,
Duke DASHUR: Njëri-Tjetrin,
Me mendime e Vepra t’MIRA – tërë JETËN;
Si i Vjetri me të Riun – si i Riu me të Vjetrin…
Dashtë ZOTI NJË, - Atij: i qofshim falë!
Gjithnjë UNIKË – për NË RRUGË DRITE…
E gëzofshim RIBASHKIMIN Mbarë-KOMBËTAR;
Komb e Territor – Një SHQIPËRINË ETNIKE!
(24 e 25 Maj, 2015 )
GJATË VIZITËS: NË KOSOVË…
I
Si e pashë – Kosovën!
Si më pa – Kosova!
Hej! Kur do ta fitojmë botën?
E, kur do t’na njohi: siç duhet bota?
Po…! Po mendoj: për MIRË -
Për NË RRUGË DRITE…
Të ribashkuar… e, të lirë, -
Një - SHQIPËRIA ETNIKE;
Një - SHQIPËRIA natyrale,
Siç na ka falur ZOTI NJË;
( As e vogël - as e madhe )
Po Mes-Trojesh Tona: pa kufij…
… Siç ishim - Unikë: në ILLYIRI’…
( Siç na takon - edhe sot… )
Që e tërë bota: të na e kenë - lakmi;
Një Gjuhë – Një Komb - ShtetPlotë.
II
Epo, kështu… sot… siç jemi bërë…
( Ndarë…e përçarë… copë-copë… )
Në qindra parti… e partiza… të mjerë…
Me politikaj përulësa… gojë-Evropë…!
Që të gjithë: të tillët… të tillat…
Që sot…janë - pushtetarë…
Të cilët: vetë e me klanë-kotillat…
Ja! Janë bërë: milionarë…!!!
… Duke shkëlur gjak dëshmorësh…
( Medet! Të vjetër e të ri… );
Po, po…nga këta: ca farë keqpërdorësh…
Të mallkuar, nga Nëna SHQIPËRI!
E populli… shumicë: në skamje-mjerim…
( Pa kurrfarë perspektive në vend… );
Ah! Ikjen nga Atdheu e mendojnë - shpëtim!
E merdioneve të botës: mbesin duke u end’…!!!
III
Epo… Ja, qe… si më pa Kosova…(!)
Edhe: mua…poetin… mërgimtar…(!)
Ende: pa kulm timin mbi kokë… kalova…
Mbase një muaj, o vëllezër shqiptarë!
E, ata –që më duan me zemër shqiptari,
( Me mua u ndjenë - plotë krenari );
Kur me Çmimin “Naim FRASHËRI”, -
Me shpërbleu: NËNA SH Q I P Ë R I !
… Ndërsa, për të tjerët… s’kam fjalë…
Vetëm, na bjerë o ZOT në mend!
Po, po… ndërtesa e pallate… tokës i kishin falë…
E, për harmoni mes-vete…sikur s’kishin vend…!!!
Më 4 Qershor, 2015
( Në të kthyer, në aeroplan: Prishtinë… Stamboll – New York )
FITOI… DHE DO TË FITOJË PËRHERË:
NËNË SHQIPËRIA ET(N)IKE
Duke lexuar poezinë: “KALORËSIT E SHPËRBLIMEVE”
( Publikuar më 29 maj, 2015
- në AlbaniaPress.-in tonë të çmuar; në rubrikën: Kulturë )
--------------------------------------------
… Mu kujtua: n’konakun tim, im vëlla, Poeti Rexhep ELMAZI
kur e pyeti Xha Nezir MALSORIN: “Cili është gëzimi më i madh i njeriut?”
E ai, u mendua pak…e tha: “Fitorja e SHOKUT…!” */
------------------------------------------------------------------
Ne, kurrfarë të keqeje s’kishim ndaj njëri-tjetrit;
E, gëzoheshim kur takoheshim: si shokë pene-ideali…
S’di çfarë n’mendje t’shkrepi… prej çfarë mllefit…?!
Kërkoi falje ZOTIT: për fjalët e pamira, që të të fali…!
***
… E ti, çfarë poeti “kalërues” - je
Që “kalërove” - deri në PËRMET?
Siç duket: me kaq smirë - që n’shpirt ke,
Si mund ta quash veten: - POET?!
Ti, është dashur - të afrohesh,
T’ma urosh: shpërblimin e merituar;
E jo - në shpirt të keqësohesh…
Poezi - kundër POEZISË: për të shkruar!
Kur, pak para se të fillonte Manifestimi u afrove
Dhe, aq përzemësisht - më pëshëndete…
Por, kur u shpallen rezultatët… Ku ike? Ku shkove…!
Kujdes, se ç’flet… Se të gjithë jemi: në sprova jete!!!
Se, po të kishe fituar ti shpërblimin: një poezi të tillë
A do ta kishe shkruar, vetëlavdruese e mohuese - për të tjerë?
Mjer ai njeri që parimet Kombëtare-Njerëzore s’i përfill…
Ai hidhron të tjerët, e më së tepërmi - vetvetes i humb vlerë!
… Se Jo, o njeri, JO! Kësaj herë: s’fituan titistët e rrafinuar,
Po FITUAN Organizatorët: me taban Njerëzor-KOMBËTARË;
Fitoi PËRMETI i Vëllezërve FRASHËRI – fort të NDERUAR,
Po. Sërish,Vetë POET NAIMIT: i takoi SHPËRBLIMI I PARË!
PO. Aty…atë natë-D(R)ITË…F-i-t-u-a-m . . . PO: FITUAM të gjithë NE…
Nga recitimi i BUKUR i vargjeve ( Gjurmëve Naimiane ) P-O-E-T-I-K-E ;
PO. Fitoi: MIRËSI-PRITJA SHQIPTARE - për tonin ATMËMËAR(B)DHE;
O! FITOI… dhe DO TË FITOJË përherë: NËNË SH Q I P Ë R I A ET(N)IKE.
Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Më 5 qershor, 2015
----------
*/ Nezir Malsori ( baballaku im, babai i bashkëshortes sime, Hanës ), plak Urtaku i mirnjohur i fshatit Llojon të Kumanovës, i cili ishte një patriot i flakët i Çështjes Kombëtare dhe dashamir i dijes dhe librit, që ilegalisht kishte sjellur Abetare nga Shqipëria Londineze – në këtë gjysmën tjetër të Shqipërisë së robëruar të quajtur: “Kosova 4-Vilajetshe – Shqipëria Etnike” nga ideologu dhe Prijësi ynë i madh Hasan Prishtina;
… pra, edhe Xha Nezir Malsori vijonte ( gjurmëve të Hasan Prishtinës dhe rilindësve të tjerë) si Prijës: i Vullnetarëve Shqiptarë Patriotë në atë anë (në Luftën e Dytë Botërore) që me mençurinë dhe trimërinë që kishte - së bashku me shokët e tjerë trima shpëtuan fshatin Llojan dhe disa fshatra të tjera përreth nga masakrat e kriminelëve armiq: siç ishin fqinjët tonë grabitçarë përreth… serbosllavomalazezomaqedonogrekë të ndihmuar nga “Majkoja e tyre” - Rusia si dhe nga hileqarja Evropë, dikur… por, mjerisht, nga një pjesë e saj edhe sot…!!!
Megjithatë, ( në paçim mend dhe n’u bëfshim siç na takon UNIKË Ne Populli Shqiptar ): më në fund deshti ZOTI dhe në ndihmë na e dërgoi Fuqinë më të madhe në tokë – AMERIKËN Mike – Prijëse në botë… për NË RRUGË DRITE…
Andaj, në këtë Shekull XXI: FITORJA është e JONA për ta ribër ShtetPlotë NËNË SHQIPËRINË ETNIKE!
Nga Facebook
Salvador Elmazi
Poeti Zeqir Gërvalla fiton çmimin mbarëkombëtar në konkursin poetik "Në gjurmët Naimiane", më datën 25 maj 2015, në Përmet. Lajm me vlerë që ia vlen të publikohet në të gjitha mediat e Kosovës!