Kroatët të cilët po luftojnë në anën e ushtrisë ukrainase kundër rusëfolësve, në fakt kanë shkuar atje që të vrasin serbë.
Këtë e ka konfirmuar gjatë një rrëfimi për mediet serbe një snajperiste serbe e cila i përket forcave rebele proruse, ku atje operon për mbi një vit me nofkën Bagira. Ajo ka treguar se si një kroat pjesëtarë i forcave të Kievit e ka pranuar një gjë të tillë,
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se me çfarë urrejtje jemi ballafaquar. Më ka thënë se nuk ka ardhur ta shpëtojë Ukrainën. ‘Kam ardhur për serbët, këtu mund ti vrasë’”, ka deklaruar Bagira e cila thotë se nuk mund ta kuptojë se nga e gjithë kjo urrejtje.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se me çfarë urrejtje jemi ballafaquar. Më ka thënë se nuk ka ardhur ta shpëtojë Ukrainën. ‘Kam ardhur për serbët, këtu mund ti vrasë’”, ka deklaruar Bagira e cila thotë se nuk mund ta kuptojë se nga e gjithë kjo urrejtje.
Kryetari i koalicionit të shoqatave të refugjatëve, Miodrag Linta, ka thënë se ky kroati kishte qenë plotësisht i sinqertë kur kishte thënë një gjë të tillë.
“Besoj se kjo është e vërtetë, dhe besoj se ka qenë i sinqertë kur e ka pranuar se qëllimi kryesor i tij është vrasja e serbëve, kurse Ukraina si shtet është renditur më poshtë në listën e prioriteteve të tij”, ka shtuar Linta.
Ai thotë se është logjike që shumica e serbëve luftojnë për forcat proruse, derisa kroatët anojnë më shumë nga ushtria e Ukrainës.
“Në anën e forcave të armatosura të Ukrainës janë të renditura më shumë fuqitë profashiste, dhe është logjike që me këto grupe ekstreme të ukrainasve ti dhurojnë mirëseardhje grupe ushtashe nga Kroacia. Tek forcat ustashe, elementi kyç është urrejtja ndaj çdo gjëje që është serbe dhe këtë ata nuk e fshehin. Ky opsion ustash në popullin kroat nuk është i mjaftueshëm që në Kroaci ekzistojnë gjurmë të popullit serb, dhe me çdo kusht dhe moment të bëjnë diçka që do të shfaroste serbët.”, ka shtuar ai.