2015/08/01

VDIQ ALBANOLOGJA SHQIPTARE PROF.DR.HAVA SHALA QYQALLA




Në moshën 55 vjeçare u ndal së rrahuri zemra e saj, pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, në Spitalin e Prishtinës.

Profesoresha e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, dr. Hava Shala Qyqalla, nuk do të jetë më pjesë e këtij fakulteti, por puna, veprimtaria e kontributi i saj shkencor do të çmohet e vlerësohen nga studentët e saj në të ardhmen, e studiuesit tjerë.

 Ndahet nga jeta albanologia dr. Hava Shala Qyqalla

Për nder të saj akademi përkujtimore do të mbahet në Fakultetin e Filologjisë. Ndërsa, nga ora 18:00 varrimi do të bëhet në fshatin Bardh i Madh, komuna e Fushë-Kosovës.

Hava Shala-Qyqalla, ka lindur më 23 maj 1960 në Prishtinë. Shkollën fillore ka mbaruar në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, si dhe Fakultetin e Filologjisë dega Gjuhë shqipe e Letërsi.

Në vitin 1995 mbrojti me sukses temën e Magjistraturës “Format e pashtjelluara të Foljes në vështrim historik”, ndërsa në vitin 2009 mbrojti Disertacionin e Doktoratës Shkencore në temën: Sistemi foljor i shqipes në veprën e Pjetër Bogdanit.

Prof. Hava Qyqalla që nga viti 1987 ka punuar profesoresh në Fakultetin e Filologjisë në degën Gjuhë shqipe e letërsi dhe ligjëroi lëndën : Gramatikë historike e shqip, si fushë studimore në të cilën dha kontributit të çmuar gjuhës sonë duke ndriquar shumë aspekte të errëta të shkrimit shqip e duke kontribuar me kumtesat e saja nëpër çdo Simpozium shkencor, Konferenca e Seminare, për më se 37 vjet të punës shkencore e profesionale.

Hava Shala-Qyqalla, ishte nënë e dalluar e tre fëmijve, bashkëshorte e nderuar dhe kolege e respektuar.

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...