Një biznesi i ri ka filluar të lulëzoj në Londër, ku mund të marrish me qira një banesë pa pagesë, por në shkëmbim të seksit.
Ueb-faqet e ndryshme në Londër ofrojnë banesa me qira pa pagesë. Por, kushti që të huazohet ndërtesa është që qiramarrësi-ja duhet të kryej marrëdhënie seksuale me pronarin-en e banesës.
Në reklama mund të lexoni këso lloj shpalljesh “Jap apartamentin me qira në këmbim të intimitetit me një femër të re. Përndryshe, unë jam avokati i ri”.
Çmimi i apartamenteve është rreth 500 euro, por, natyrisht, askush nuk duhet të paguaj me para në dorë, transmeton Telegrafi.
Një person tjetër, i cili ka bërë shpallje të njëjtë nën nofkën J, ka shkruar “person i varur nga seksi është në kërkim të një shpirti të zjarrtë për të bashkëjetuar, por duhet të përmbushë disa kushte. Për shembull, koeficientin e inteligjencës duhet ta ketë 156″.
Kjo nuk është rreptësisht e paligjshme, por nuk mund të konsiderohet edhe krejtësisht legjitime.
Në ndërkohë është shfaqur edhe një shpallje ku kërkohet një “zonjë e keqe”, e cila mund ta huazoj apartamentin për vetëm 400 funte. Por, kushti është që qiramarrësja duhet të ketë marrëdhënie seksuale me pronarin 41-vjeçar dhe të fejuarën e tij.