2015-07-26

Ja si e lash shtatëzanë 12 vjeçaren: “E dashuroja”


Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë 9 vjeçare, në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku mësuesi kujdestar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënësen e tij.
Demir Hoxha, 62 vjeç, banues në fshatin Zharnec të Lushnjes, me profesion mësues, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A.K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare.
Abuzimi i përsëritur ka ndodhur në ambientet e shkollës.
Mësohet se e mitura u ka treguar prindërve dhe më tej është bërë denoncim në polici.
Dyshohet se Hoxha abuzonte seksualisht me të miturën rreth moshës 13 vjeçare, duke e kërcënuar sistematikisht.
Pas denoncimit 62-vjeçari u arrestua, ndërsa gjatë shoqërimit mohoi çdo gjë. E mitura i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, nga e cila është konfirmuar edhe abuzimi seksual.
Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
11153392_10204873290645909_343717084_o
I moshuari 66-vjeçar, Selman Çarçiu nga Kryekuqi i Lushnjës është kapur në flagrancë teksa po ngacmonte seksualisht 12-vjeçaren nga motra e vogël së kësaj të fundit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të organit qendror të akuzës të cilat sqaruan se sipas kallëzueses, abuzimi seksual nga ana e Çarçiut ka ndodhur rreth një muaj më parë dhe se për këtë situatë është vënë në dijeni nga vajza tjetër e saj 9-vjeçare. Sipas nënës së të miturës, në bazë të rrëfimit të vajzës së saj 9-vjeçare, vajza tjetër e saj 12-vjeçare ka shkuar rreth një muaj më parë në dyqanin e Selman Çarçiut, i cili e ka të adaptuar si shtëpi me qëllim që të blejë fara luledielli. Pasi ka shkuar te dyqani, 66-vjeçari i ka kërkuar vajzës së mitur që të futeshin brenda në shtëpi dhe aty ka mbyllur përgjysmë derën e banesës, duke e shtrirë 12-vjeçaren në një divan që gjendej në dhomë. Ka qenë vogëlushja 9-vjeçare ajo e cila ka vënë re se motra më e madhe pasi kishte hyrë në dyqanin e Çarçiut po vonohej dhe për këtë arsye ka shkuar dhe ajo atje. Por, kur ka hyrë në shtëpinë e të prangosurit, ajo e ka gjetur të motrën të shtrirë në divan dhe 66-vjeçarin sipër saj. Sipas rrëfimit të vajzës në polici, ajo ka parë të motrën e saj poshtë trupit të Selman Çarçiut dhe se i kishte mbathjet të hequra. Sipas motrës së vogël që kishte parë skenën, motra e madhe po kundërshtonte veprimet e 66-vjeçarit. Kur ka parë këtë skenë motra e vogël ka bërtitur dhe në atë moment janë ngritur nga divani si i arrestuari, ashtu dhe motra e saj e madhe. Sipas dy motrave të mitura, Selman Çarçiu u ka kërkuar që të mos u tregonin prindërve për sa kishte ndodhur. Ato kanë shkuar në shtëpi dhe për një muaj e kanë mbajtur të fshehtë atë që kishte ndodhur. Por, rreth një muaj pas ngjarjes, pasi motrat janë grindur me njëra-tjetrën, 9-vjeçarja u ka treguar prindërve dhe më pas është rrëfyer edhe 12-vjeçarja. Nëna e të miturave e ka thirrur në shtëpinë e saj abuzuesin dhe i ka kërkuar që t’i tregonte se çfarë kishte ndodhur. Por Selman Çarçiu nuk e ka pranuar që të ishte e vërtetë ajo që tregonin vajzat e mitura, duke u shprehur se ai kishte qenë në gjumë kur 12-vjeçarja kishte shkuar për të blerë fara luledielli. Sipas tij, në momentin që ka hyrë në dyqan motra e vogël, atë e kishte kapur për dore 12-vjeçarja pasi ai nuk kishte ndier si pasojë e gjumit të thellë. Por, pas kallëzimit të kryer në polici, prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 66-vjeçarit Selman Çarçiu për veprën penale “vepra të turpshme”.
77349-clip-79kb

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...