Kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave, prof.dr. Skender Kodra ka kërkuar që partitë kombëtare shqiptare dhe spektri i gjerë i intelektualëve dhe personaliteteve të pastra publike në Maqedoni të bashkohen dhe të ulen në një tryezë debati për të diskutuar dhe për të shtruar një agjendë shqiptare me kërkesa që të jenë më pas pjesë e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.
Ai këtë e ka theksuar në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.
Sipas tij, duhet mbështetur një platformë e pastër kombëtare me kërkesat që kërkojnë zgjidhje dekada të tëra, edhe pas luftës së vitit 2001, e cila kishte si produkt një marrëveshje siç është ajo e Ohrit, e cila nuk është implementuar akoma.
“Në rast se nuk ndodhë një unifikim apo bashkërendim serioz i kërkesave shqiptare, atëherë do të ndodhë një kaos dhe krizë e thellë politike në spektrin politik shqiptar, e cila do të jetë me pasoja të paparashikueshme”, theksoi prof.dr. Skender Kodra, kryetar i Ii Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave (The Albanian American Academy of Science – AAAS).
AAAS ka reaguar muajin e fundit ka reaguar lidhur me tensionimet e situatës në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve. Kjo Akademi ishte edhe pjesë e protestave të fundit në Nju Jork dhe Çikago, për alarmimin e pozitës së rënduar të shqiptarëve në Maqedoni.
Akademia e Shkencave Shqiptaro – Amerikane (The Albanian American Academy of Sciences) e udhëhequr nga Dr. Skender Kodra dhe me mbështetjen e Forumit për të Drejtat e Njeriut (IGFM) si dhe disa gazetarëve shqiptarë në Maqedoni kërkon takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të diskutuar për ngjarjen e Kumanovës.
Kjo kërkesë vjen pasi që kryetari i kësaj Akademie, Dr.Skender Kodra qëndroi në Kumanovë dhe u njoftua për gjendjen në Lagjen e Trimave por edhe për fatin e të burgosurëve lidhur me këtë ngjarje të 9 dhe 10 majit 2015.
Dr.Skender Kodra ka theksuar ngjarja e Kumanovës do të ketë edhe kujdesin dhe vëmendjen e institucioneve të larta ndërkombëtare, pasi të bëhet një raport mbi gjendjen postraumatike të banorëve, gjendjen e të burgosurëve si dhe çështjet e tjera që nuk janë zbardhur me këtë rast.
Angazhimi i tyre do të bëhet përmes Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, paralajmëron kryetari i kësaj Akademie, Skënder Kodra. Ai ka qëndruar disa ditë në Maqedoni, ku është takuar me avokatin mbrojtës Naser Raufi dhe avokatë tjerë të angazhuar në këtë rast, duke diskutuar për nevojat që i kanë
Ekspertë të më shumë sferave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të angazhohen në përgatitjen e mbrojtjes së shqiptarëve të arrestuar gjatë “konfliktit të Kumanovës”. Angazhimi i tyre do të bëhet përmes Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, paralajmëron kryetari i kësaj Akademie, Skënder Kodra. Ai ka qëndruar disa ditë në Maqedoni, ku është takuar me avokatin mbrojtës Naser Raufi dhe avokatë tjerë të angazhuar në këtë rast, duke diskutuar për nevojat që i kanë.
“Kam ardhur të takohem me avokatët mbrojtës që të ju shpreh gatishmërinë për t’i ndihmuar me ekspertë juridikë, me ekspertë të kriminalistikës, unë si psikolog që punoj tani disa dekada. Do t’a ndihmojmë mbrojtjen me gjithçka që kanë nevojë, sepse rastin e Kumanovës nuk gjykohen vetëm ata që janë arrestuar”, deklaroi për “Lajm” profesori Skënder Kodra, i cili ka vizituar edhe banorët e Lagjes së Trimave që pësuan dëme.
Në takim ishte prezent edhe kryetari i IGFM-së për Maqedoni, Idriz Sinani.
“Është për t’u çmuar gatishmëria e shqiptarëve të Amerikës për të ndihmuar në këtë rast. Ata gjithmonë kanë ndihmuar shqiptarët kur kanë pasur nevojë prandaj nuk habitemi që edhe tani të parët kanë treguar gatishmëri të ndihmojnë për lirimin e të arrestuarve”, deklaroi Sinani.
Paralajmërimin për angazhim të ekspertëve amerikanë në mbrojtjen e të arrestuarve në rastin e Kumanovës e ka përshëndetur edhe Shaban Demiri, kryetar i këshillit të emergjencës të formuar pas aksionit policor në Lagjen e Trimave.
Ndryshe të martën (sot) prokuroria do të fillojë të marrë deklarata nga të arrestuarit në rastin e Kumanovës dhe me këtë formalisht do të fillojë procesi gjyqësor kundër të arrestuarve në “konfliktin e Kumanovës”. Marrja e deklaratave nga ana e prokurores do të fillojë të martën, te të arrestuarit në burgun e Shutkës, kurse më pas do të vazhdojë edhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit. Avokatët janë ankuar për shkak se prokuroria deri tani nuk u ka afruar asnjë detal lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve, një gjë e tillë nuk është e mundur.
Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa ministria në deklaratën e 9 majit tha se grupi i organizuar kishte qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë.
Jo zyrtarisht, në këtë rast janë ngritur padi ndaj 33 personave.
******
Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro – Amerikane (The Albanian American Academy of Sciences), Dr.Skender Kodra me iniciativë të agjencisë së lajmeve INA qëndroi për dy ditë në Kumanovë dhe Shkup, për të ofruar përkrahjen e tij për familjet e Lagjes së Trimave në Kumanovë, që përjetuan trauma dhe tmerrin në ngjarjet e 9 dhe 10 majit.
Dr.Kodra u prit nga drejtuesi i agjencisë së lajmeve INA, Naser Pajaziti, ku ishte realizuar edhe agjenda e takimeve dhe njohja e tij në terren me situatën pas ngjarjeve të 9 majit, por edhe vizita e avokatëve të të burgosurve të grupit të Kumanovës.
Me rastin e kësaj vizite zhvilluam edhe një intervistë me Dr.Skender Kodra.
Intervistoi: Ardian Mehmeti
I nderuar profesor, çka ju shtyri që të vini në Kumanovë, dhe cili është misioni juaj?
Jam shumë i nderuar që kam ardhur këtu. Nisma dhe përgaditja e kësaj vizite është realizuar nga Naser Pajaziti, i cili më pas ka koordinuar gjitha aktivitetet me organizatën për të drejtat e njeriut IGFM Idriz Sinanin dhe kryetarin e shtabit emergjent të Lagjes së Trimave Shaban Demiri. Jam informuar tërësisht me situatën dhe qëllimi im është që të përgaditet një raport i gjërë me gjitha detajet për ngjarjen e Kumanovës, sidomos për rastet e banorëve të traumatizuar dhe që kanë përjetuar rëndë ngjarjet e 9 majit, për rastin e të burgosurëve që gjenden në paraburgim dhe që ka dyshime dhe prova për tortura dhe keqtrajtime, si dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Ne në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e mi këtu në Maqedoni do të hartojmë një analizë të detajuar për tërë rastin, dhe më pas kjo çështje do të shqyrtohet nga ekspertë amerikan dhe bashkëpunëtorë të mi në SHBA. E tërë kjo dosje e Kumanovës do ti dorëzohet instancave më të larta ndërkombëtare, duke filluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, OKB dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Po cili do të jetë synimi juaj me këtë mision tuaj ?
Qëllimi ynë është që bashkëatdhetarët e mi të kenë trajtimin dhe përkujdesjen e veçantë, sepse ata kanë nevojë si kurrë më parë për trajtim postraumatik dhe kompensim. Kompensimi material asnjëherë nuk plotëson zbrastësirën dhe goditjen shpirtërore që kanë përjetuar këta banorë në Kumanovë, nga tmerri dhe operacioni i pakontrolluar policor që u zhvillua nga mëngjesi i 9 majit. Ne me listat e banorëve që kanë përjetuar rëndë ngjarjen do të drejtohemi në institucione shëndetësore dhe do të kërkojmë trajtimin e tyre të domosdoshëm, nevojën për rehabilitim të fëmijëve dhe projekte tjera. Ne kemi hasur se shteti nuk ka menduar aspak në këtë drejtim, përveç mjeteve materiale, që i erdhën me shumë vonesë banorëve të kësaj lagje. Problemi kryesor është se ky shtet duhet të merret me dëmet shpirtërore dhe problemet që kanë përjetuar ata, dhe jo me materializma.
Qëllimi ynë është që t’i ofrojmë mbështetje familjeve të të paraburgosurve, por edhe avokatëve, përmes këshillave dhe logjistikës nga ana e ekspertëve dhe avokatëve amerikan. Për rastin e Kumanovës kemi zhvilluar disa takime në Nju Jork dhe Uashington, ku kam kërkuar mbështetje për të pasur një proces transparent. Prej tani do të jemi në koordinim me Forumin për të Drejtat e Njeriut IGFM dhe kryetarin e saj Idriz Sinanin si dhe këshillin emergjent të Lagjes së Trimave. Do të bëjmë çmos që të zbardhet e vërteta.
*****
Kështu tha presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, kur foli për situatën në Maqedoni. Ai tha se një konflikt ndëretnik do të ishte shkatërrimtar për Maqedoninë.
“Shqipëria e ka njohur e para Maqdoninë, ka mbështetur integrimin e Maqedonisë, duke pasur parasysh ekzistencën e faktorit shqiptar si një faktor shtetformues. Shqipëria ka një politikë të jashmte te konsoliduar dhe kanë përkrahur angazhimet e saj në proceset euroatlantike”.
“Rasti i Kumanovës ku u tentua që problemet e lindura të identifikohen si një përplasje ndëretnike duke vendosur një dallim mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pra një tentative për ta profilizuar ishte i gabuar dhe ky ka qenë shqetësimi im, por edhe i ndërkombëtarëve. Çështjet e bashkëjetësës ndëretnike duhet të mbeten si një aset që duhet të ruhen. Kurse konflitet e fundit nuk mund të shpërbejnë për të kamufluar”.
“Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni, kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt. Ne nuk kemi informacione mbi pasojat që pati popullata civile. Kjo duhet të hetohet me hollësi dhe të bëjë publike çdo detaj të asaj ngjarje. Ne hetim të përfshihen edhe akterë ndërkombëtare. Autoritetet maqedonase kanë për detyrë të bëjën transparent situatën e personave që janë ndaluar, a ka civilë, si po trajtohen. Ai që ka kryer krime duhet të jetë përgjegjës”, tha Nishani.
Presidenti shqiptar tha se reagimi i Tiranës zyrtare lidhur me ngjarjet në Kumanovë ka qenë një reagim korrekt duke i mëshuar fort idesë së Marrëvëshjes së Ohirt. Ai tha se qëndrimi i Shqipërisë është qëndrim institucional dhe korrekt, edhe pse sipas tij, dikush është i interesuar për destabilizmin e Maqedonisë, që shtyjnë urat e përplasjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
FLORI BRUQI