Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/07/25

Mitrovicë: Situatë e qetë e sigurisë, s’ka vend për panik

Mitrovicë: Situatë e qetë e sigurisë, s’ka vend për panik (Foto)


Ai tha se është në të mirë të Kosovës që të mos lejohet ekstremizimi i shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës. Hyseni ka përgëzuar institucionet komunale për angazhimin e tyre në këtë drejtim.Gjendja e përgjithshme e sigurisë në qytetin e Mitrovicës është më e qetë sesa në gjashtë mujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa sa i përket problemit të ekstremizmit, nuk ka vend për panik.
Kështu u vlerësua gjatë takimit me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) të premten në Mitrovicë, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni.

Sipas tij, feja islame dhe ‘Isis’-i janë koncepte krejtësisht të kundërta dhe nuk kanë asgjë të përbashkët.
Edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë takim u pajtuan se situata aktuale në komunën e Mitrovicës është e qetë dhe stabile, ndërsa sa i përket çështjes së ekstremizmit nuk ka vend për shqetësim. /A.Damati/

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...