Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/07/25

Hashim Thaçi, deputetëve të PDK-së: Specialen, ose shkojmë në zgjedhje

Thaçi, deputetëve të PDK-së: Specialen, ose shkojmë në zgjedhje

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në takimin e fundit të mbajtur këtë javë me grupin parlamentar të partisë së tij i ka kërcënuar deputetët se nëse javën e ardhshme nuk e votojnë Gjykatën Speciale, do t’i shkarkojë nga partia dhe njëkohësisht nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, nuk do t’i fusë në lista zgjedhore.
Sipas këtyre burimeve, Thaçi në takim është treguar shumë i ashpër me deputetët e tij, pasi që, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë e kanë fajësuar pikërisht shefin e partisë më të madhe në vend për dështimin e Speciales në Kuvend, pasi që disa deputetë të PDK-së votuan kundër e disa tjerë abstenuan për themelimin e kësaj Gjykate.
“Asnjë deputet, që ka votuar fillimisht kundër Speciales, nuk iu kundërpërgjigj Thaçit derisa ky i fundit i kërcënoi me shkarkim nga partia dhe mosfutje në lista zgjedhore nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, bëri të ditur burimi.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...