Para katër vjetësh Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të njohur si “ROSU”, të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.
Gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymeri, pjesëtar i njësisë “ROSU”. Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoqën, ku më pas pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit, të cilët gjatë revoltave të tyre i dogjën pikat kufitare.
Tash pas katër vitesh askush nuk është dënuar për vrasjen e policit Zymeri ndërsa pesë serbë po kërkohen edhe me urdhër ndërkombëtar të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e policit Enver Zymeri.
Ky i fundit është përkujtuar dje nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë qeveritarë me ceremoni dhe me homazhe tek varri i tij në fshatin Dubovc.
Pas vrasjes polici Zymeri është dekoruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.*****
Enver Zymberi ishte oficer i forcave të ndërhyrjes speciale të Kosovës. Ai ra në krye të detyrës për mbrojtjen e Inegritetit Territorial të Kosovës. Në fjalim të mbajtur me rastin e 2-vjetorit të vrasjes së Enver Zymberit, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti Hero i Kosovës.
|
Jeta
Lindi në vitin 1979 në fshatin Dubovc, Komuna e Vushtrisë .Ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit per të shtrirë kontrollin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, në të cilën kontrabanta kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta. Heroi i Kosovës u vra me urdhër të Strukturave Paralele Ekstermiste Serbe. Për ata që organizuan sulme ndaj forcave të ROSU, edhe Interpoli ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
|
Ngjarja
Ai u qellua me snajper në kokë. Nga plaga e rëndë ai ndërroi jetë rreth orës 22:10 në Klinikën Universtare të QKUK-së në Prishtinë. Po ashtu ai u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes ku të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ku dhe u Shpall Hero i KosovësEnveri la pas veti Gruan shtatzënë me 3 fëmijë.
Atë ditë u zgjua në mëngjes për të marr një udhëtim që nuk ishte bërë nga askush mbi një dekadë. Pjesëtari i njësisë speciale të policisë ROSU, Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrrisë u nis të hënën në mëngjes për në veri, urdhër ky për të vendosur sovranitetin e shtetit, atje.
Para përmbushjes së misionit, vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri dhe policët e tjerë të ROSU-se u sulmuan në Bërnjakë, mes fshatrave Varage dhe Zupc, nga të dy anët e rrugës dhe u gjenden në pritë të serbëve. Nga të shtënat e tyre Enveri morri një plagë në kokë. Kolegët me shpejtësi e dërguan në QKUK, por ai nuk i përballoi plagës.
Pas shumë përpjekjeve të mjekëve, Enveri ra si një HERO. Enveri do të mbahet mend në historinë më të re të shtetit të Kosovës për guximin dhe vullnetin për ndërtimin shtetit. Konfirmimin për vdekjen e Enverit e dha policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.
Personat që e vendosën barikadën dhe vrasësit e tij janë të njoftur për Policinë e Kosovës dhe organet ndërkombëtare policore.Ata janë marrë në biseda informative, por ende nuk janë arrestuar.
**
|
Burimet |
Kengë për nderë të tij
http://www.youtube.com/watch?v=4adK_S_kNoE - ket keng i kushtoi Reperi i Njohur Gold Ag
http://www.youtube.com/watch?v=s5OTjHoR7pQ - ndrsa kjo ket keng i a kushtuan nje grupi Out Laws Records nje grup te rinjesh nga Gjilani
http://www.youtube.com/watch?v=lX2kPGKHDIA - Memorial kushtuar heroit të kombit
Përgatiti :Flori Bruqi
|