2015-07-25

Ministri i Punëve të Brendshme z.Skendër Hyseni: Kosova kurrë nuk do të bëhet çerdhe e ISIS-it

Hyseni: Kosova kurrë nuk do të bëhet çerdhe e ISIS-it

 Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet çerdhe e ISIS-it. Ai se të gjithë duhet të angazhohen që ta evitojnë këtë dukuri e që sipas tij nuk i duhet vendit.
Hyseni ka thënë se 100 shtetas nga Kosova aktualisht janë duke luftuar në Siri dhe Irak ndërsa 40 shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në këto luftëra.
Sipas tij Kosova ka arritur një progres mjaft të mirë në luftën kundër terrorizmit.
Megjithatë ai thotë se vendi edhe pse me shumicë myslimane është shembull i tolerancës ndërfetare.
Skendër Hyseni: Nuk është gjetur helm te të dyshuarit për terrorizëm
Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka thënë se tek te pesë të dyshuarit e arrestuar për terrorizëm nuk është gjetur helm.
Hyseni në emisionin “Komiteti” në transmetuesin publik, ka thënë se në këtë rast nuk duhet nxituar për shkak se rasti është nën hetime ndërsa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizëm.
Sipas tij as Kosova nuk mund të jetë imune ndaj problemeve globale që shqetësojnë botën e as për terrorizëm.
Kjo dukuri sipas Hysenit është shqetësuese por nuk ka vend për panik sepse Policia e as inteligjenca e Kosovës nuk posedojnë asnjë informatë kredibile për ndonjë rrezik.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...