2015-07-12

Zbardhet krimi makabër ndaj dy turistëve çekë në Dukagjin, që sipas provave të para ka qenë një kurth i përgatitur.

Dy viktimat çekë, dy ditë para vrasjes kishin postuar foto nga pushimet në Shqipëri (Foto)
Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, u vranë barbarisht mbrëmjen e djeshme në Dukagjin.Ata kishin ndërmarrë një tur nëpër Ballkan.






Vetëm dy ditë para vrasjes, dy turistët çekë kishin postuar në rrjetet sociale, disa foto nga pushimet e tyre në Shqipëri.





Shkodër: Dy turistë çekë dyshohet se u vranë dhe u hodhën në greminë


Dy turistë çekë humbën jetën, si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:30 në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Prekal të qytetit të Shkodrës.
Mjeti me të cilin po udhëtonin turistët ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë me lartësi rreth 15 metra. Burime nga Policia e Shkodrës ngrenë dyshimet se dy turistët çekë që udhëtonin me fuoristradën tip “Nissan”, janë vrarë gjatë një tentative grabitje dhe më pas janë hedhur në një greminë.
Shkodër: Dy turistë çekë dyshohet se u vranë dhe u hodhën në greminë
Dy turistët mbetën të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës. Turistët çekë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin

Policia ka dhënë detajet e para për tragjedinë e Dukagjinit, ku dy turistë çekë janë grabitur, vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë.
Sipas policisë, dy shtetasit çekë, një djalë dhe një vajzë janë Michael Stavos 27-vjeç dhe Anna Kosinova 36-vjeç. Ata janë vrarë me një armë zjarri automatik.

Dy viktimat mësohet se kanë qenë duke udhëtuar me një mjet me targa 4P8 9798, brenda së cilës është gjetur një automatik, ndërsa rreth 30 metra larg mjetit është gjetur një krehër, transmeton tch.


Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin


Policia ka njoftuar se në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Po ashtu, nga hetimet e para dyshohet se njëri nga autorët e krimit mund të ketë qenë duke udhëtuar me viktimat.

Drejt vendngjarjes janë nisur edhe grupet e FNSH-së, ku do të krihet zona, ndërsa atje gjennden edhe drejtorët e përgjithshëm të Policisë, Çipa dhe Qato.



Zbardhet krimi makabër ndaj dy turistëve çekë në Dukagjin, që sipas provave të para ka qenë një kurth i përgatitur.

Zbardhet vrasja e turistëve çekë: Autori i qëlloi me plumb pas koke!
Autori i ekzekutimit të tyre ka qenë udhëtar në makinën e çekëve, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini, për t’iu drejtuar Shkodrës, ndërkohë që mësohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, që qëlluan me breshëri ndaj automjetit në kohën që ata ishin vrarë brenda.

Të dhënat e fundit pas hetimeve që u kryen kanë zbuluar detaje nga vrasja.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për “Panorama Online” se çifti cek kishin marrë me vete në automjetin e tyre sapo u nisën nga Dukagjini për Shkodër edhe një person, që thuhet të ishte si udhëtar.

Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat në të cilat ai ka hipur në mjetin e çekëve.

Por ajo që tashmë nuk ka më dyshime është se ai është autori i krimit.

Pasi kishin bërë pak rrugë, ai i ka qëlluar nga armë në kokë, fillimisht burrin e pastaj gruan. Për këtë në makinë janë gjetur edhe gëzhojat e të shtënave.

Pas goditjes, makina ka dalë nga rruga, e në këtë kohë, autori duket se ka zbritur në rrokullisje e sipër.

Në këtë kohë ndaj automjetit janë lëshuar breshërima kallashnikovi, nga persona që thuhet të te jenë bashkëpunëtorë të autorit brenda makinës së turistëve.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen, janë shoqëruar rreth 20 persona, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...