Ne kapitullin e dyte eshte sjelle tablloja e dhimbshme dhe tmerrshme e persekucionit komunist mbi klerin e vecanerisht ate katolik ne Shqiperi. Jeta dramatike neper burgjet e renda te sistemit te diktatures, i cili mori jeten e pafajshme te rrth 160 meshtareve katolik, 28 liderve musliman dhe 7 ortodoks. Pergega ne kete bllok eshte perqendruar tek 40 martiret, 37 meshtare katolik, nje femer mirditore si murgeshe dhe te dy laikeve, njeri prej te cileve musliman, te cilet jane perfshire ne procesin e shpalljes shenjter nga ana e Selise se Shenjte. Ketu perfshihen edhe disa te dhena historike mbi shenjtoret shqiptare nder shekuj.
Ne kapitullin e trete behet fjale per vizten e Papa Gjon Palit te dyte ne Shqiperi me 25 prill 1993, jeta e tij dhe momente te filozofise se tij kristiane ne marredhenje me besimtare dhe njerez te fushave te ndryshme. Ndersa ne kapitullin e kater eshte pershkruar historia e marredhenjeve te Vatikanit me Shqiperine, vendosja e marredhenjeve diplomatike dhe te dhena mbi ambasadoret e te dy steteve. Po ashtu jane edhe 11 Papet e Romes me origjine te lashte iliro-shqiptar me pershkrim jetesor e me foto, si dhe disa shenime udhetimi ne Malesi. Gjithashtu Pergega ka perfshire ne kete liber edhe disa intervista me foto me ngjyra nga mergimtaret e lider fetar nga diaspora, Malesia qe moren pjese ne Tirane me 21 shtator 2014 si dhe disa impresione te marra nga antare e veprimtare te komunitetit te Detroitit, kur autori pergatiti prer ACT “Ora shqip” nje emision televiziv per kete ngjarje te paperseritshme.
Cdo kapitull ka nje titull domethenes ne brendine e rrefimit dhe pa frike themi se ato mund te konsiderohen libra me vete te permbledhur ne nje titull “Shqiponjat fluturojne lart” si shprehje madhore e thene nga goja e Atit te Shenjte.
Libri ka 408 faqe me 102 foto me ngjyra dhe eshte botim i shtepise botuese “Albin” Tirane.
Duke pritur promovimin e librit te tij, ne si Albdreams i urojme Zef Pergeges per kete pune shume domethenese e me vlera te duhura per vertetesine e kulturen tone nderfetare. Cdo mergimtar, institucion fetar, se Pergega kurre nuk e kemi vene re te beje dallime, duhet ta kete kete botim, jo thjeshte si liber te ketij autori, por edhe si shprehje e krenarise sone kombetare. Faliminderit!