2015-07-12

Cikël poetik nga Fatime Ahmeti - Fara

Image result for fatime ahmeti fara


Fatime Ahmeti-Fara, lindi më 15 prill të vitit 1950, në fshatin Gjelbrishtë, ish Hajkobille të komunës së Prishtinës. Arsimimin fillor e përfundoi në Miradi të Ultë, kurse akademinë pedagogjike në Prishtinë.

Që nga viti 1972 punon në arsim, në shkollën fillore “Selman Riza” të Fushë-Kosovës, ndërsa nga 2010 në shkollën fillore Daut Bogujevci duke ua hapur shtigjet e jetës drejt përndritjes gjeneratave të tera të fëmijëve.

Shkrimi letrar ka qenë obsesion i përhershëm i saj, madje që nga mosha e re, krah kulturës së leximit, është formuar nën ndikimin e artit gojor.

Kurorë e krijimtarisë së saj është poezia por shkruan edhe satire. Disa herë është shpërblye me çmime nëpër takime letrare të ndryshme. Ka një bagazh dorëshkrimesh në pamundësi për t'i botuar.
Në 206 botoi librin "Hapësira që është vetëm për mua".

Kurorë e krijimtarisë së saj është “Lulet e bardha”, e nderuar me çmim të parë në konkursin e Takimeve të 23-a të Poeteshave Shqiptare, mbajtur në Vushtrri, në vitin 2005. Më 2006 me poezinë “Taketukja” dhe më 2007 me poezinë “Kujtim” , vendin e dytë, e kështu me radhë.

Shkruan kryesisht poezinë lirike, shpesh me nota të fuqishme ironike.Shkrimet e saj gjenden ne revista te ndryshme letrare.




Të lartësova

Me diellin që ndriçon
Më hënën që ërrësirën e bënë ditë
Më yjet që yllëzojnë
Me ujin që etjen shuan
Më ajrin që botën freskon
Me lulet që aromatizojnë
Me gjelbrimin që sytë pushon
Më cicërimën e zogjëve që këndojnë
Yllor që yllëzon nurin tim të vrarë!



Edhe këtë natë

Edhe këtë natë e drithëroj në qetësi
Gërshetimin e mendimeve tërthorazi
Në qrshafin e zi të zymtësisë
Me flatra ëngjëlli fluturoj lartë
Në horizontin e faundësisë
T'i ik kësaj katrahure
E ngjeshur thellë në memorjen time
Në fund të tunelit të errët
Shoh një yll të flakruar
Në njëmijë ngjyra
Zëra shtojzovallesh e shoqërojnë
Molisja në përcjellje të iluzioneve
Qarkohen drejtë errësirës
Aty je ti i kryqëzuar flori
E mekur nga lodhja
E kësaj nate që nuk ka të sosur
Të kap dorën
Shpëtimi qëndron tek ty
Kjo hije e zezë nate
E mështjellë si pilerinë satane
E ngjeshur thellë në qenjen time
E sfidoj bashkë me kohën.....!

Flas me yje

Mijëra iluzione ndesh para vetit
Në rugëtim e sipër je ngatërrua
Harrojmë vetën për një moment
Agonia të hedh në hollin e mëkateve
Dielli nuk ndritë,pa shpresë ngujua
Para vetit ngritë një mur
Një pikë e zezë,përcjellë si hije
Ti,ikë e ikë
Pa këthim në valën e jetës
Jeta është ëndërr
Që vezullon e ngacmon
Në pritje dritën e zemrës hap
Ndjej mall kur nuk të shof
Puthje me hënën të dergoj


Nje dite vetmie

Vardallisem gjetiu,larg,larg
Në një botë zymtësie,lodhjeje
Buzët më janë tharë
Me ethe të trishta shpirti
Me faqet zjarr

Pas një nate të lodhur
Agimi nxjerr synë në kaltërsi
Shpirti i bërë akull e borë
Nga molisja e terrinës së shkuar

Larg jam,po ku mbete oj
Realitetin e thurë terkuzë
Nuk e gjej dot
Një ego e shfrenuar
Këtë tokë të lodhur
E ka kapluar.


Një natë pa gjumë

Nga lotët mbijnë lule
Trëndëfilë e zambak
Diell e dritë
U shua nuri yt qiellor
Që fliste nga syri paqësor

Zhytur në mallëngjim
Mallkon kohën që s'ka mbarim
Shumë çka është ëndërruar
Që s'është tani

Gënjen vetën më pahirë
Me buzëqeshje të trishtuar
Se një ditë do bëhet mirë
Shikoj yjet lartë në qiell
A do ketë për ne pranverë
Vjen mesnata me errësirë
Çfarë fati do na sjell
Shpirtëra të zbehëta përulen
Fshihet thellë një trishtim
Ëndrrën e vetme që kishin
Një ditë tu bëhet dritë..


Me dhemb shpirti për ty

Në këte natë e vetmuar
Shikoj qiellin e flakëruar
Hënë e yje në përqafim
E mbytur në lot të kujtoj
Sa shumë e përmalluar

Shiu bie në qetësi
Si atë ditë kur ike ti
Cilit qiell I takon?
Më jep një shenjë
Engjëlli im

Ku je fshehur,ku qëndron
Vallë ku rrin ti pa ne
Nuk ke mall fare ti
Që na le vetëm në këtë dhe

Më lë ende pa u rritë
Tani jam nënë e grua
Vuaj nga malli që nuk je
Që të jesh krenar me mua

U bëra nuse në mungesën tënde
Lotët në faqe nuk m’I pe
Buzët e kuqe si lajthi
Shpirti im I mbushur zi

As njëherenuk të harroj
Në shpirtin tim ti jeton
SA ndjej mall të përqafoj
Zemrën time ta shëroj.


Lulet e Prillit


Prilli i luleve freski lëshon
Ajri i freskët më përshkon
Nuk e dija çfarë të mundonte
Sytë I mbylle fshehtësinë barte me vete

Sytë e bukur ngjyrë deti
Kur syri i lodhur më përgjumë
Fjala yte më përkundë
Nostalgjia më mbulon si gjethe pylli

Nëse një ditë do takoj
Do t’i falë brengë e dhimbje
Dielli ngrohë gjallëron lultet
Dhimbja ime kurrë nuk shuhet

Fllad e erë nuk duroj dote
Një valë zjarri më përshkon
Zëri i bukur të është fikur
Lauresha këtë datë qan.


Dhjetë Qershori

Ditë në histori
Që na evokon mrekullitë
E rilindasve
Që kontribuan për atdheun
Me dashuri

Duke filluar nga abetarja
Alfabetin e gjuhës shqipe
Që e nisi Veqilhargji
Dhe vazhdoj Kristoforidhi

Të penguar nga armiku
Të përballur me otomanët
Që mohonin gjuhën shqipe
Ata pushtues të vendit tone

Shqipja e ndaluar nga otomanët
Dhe e mallkuar nga grekët
U ruajtë si vlerë kombëtare
Nga të gjitha breznitë me rradhë.


Dardania

Dardani o Dardani
Shpirti ytë plot me vlera
Shqipëri e Çamëri
E rrethuar me shumë treva

Je një vend i bekuar
Ku ke shpirtë të madh gjigant
Tjetër kush kufinjët
Caktuar ti ka
Me shkronja gjaku janë qëndisë

Ti je ëndrra jonë prarua
Ecim në heshtjen e pirtë
Mbytur nga lumi i turbulluar
Zanafillën e kanë diku
Gjarpërinjtë helmojnë
Edhe në liri

Kriminelët na prijnë sot
Ëndrrat shpresat vra na i kanë
Milionera shumë janë bërë
Janë krenar të buzëqeshur
Me egon tone lozin ata.


Mendim i fshehur

Nga klithma ime e ngrirë
Nuk arrij klithmën tënde
Jemi vardallisur në valet e vdekura
Ku jeta është ironi
Lum i zi vërshen idealet e njoma
E bardha mjegullohet para diellit
Me hirin e purpurtë mbuluar
Le të bëhet hi
Ndoshta i kthehesh arsyes
Gurë kujtimesh do mbesim
Urna mallkon të gjallët
Drita e fikur dhe shpirt i mykur
Nuk sjellin begati
Drithërimat tua ulurisin
Me simfoni nate
Jehona e shënjtërisë oshtinë
Valon harqe trishtimi
Një ditë me shpresë do ketë dritë.




SHTIGJE QËNDRESE

Kalove të gjitha shtigjet
Asgjë nuk ta ndali hovin
Shtigjeve të qëndresës
Me plagë që mbi sup bartë
Kapërceve kah viti i Diellit

Mallkimin dua ta fshijë
Me kandilin ndezur
Rrugëve me lule të purpurta
Dua të dhuroi dritë

Çdo fillim e nis nga vetja
Si lumi që e ndryshon rrjedhën
Dua që malet t'i përpijë deri në det
Që era e jugut të më ngrohë

Dua që të më shtohet sofra e gëzimit
E mbi te dua që eshtrat t'i sodis
Mbi bukurinë tonë të qetë.


SHIKOJ MES PERDEVE-VETËM VDEKJA NUK GËNJEN

Lule të magjishme
Rreth dritares sate
Mugullojnë,mugullojnë
Aroma e tyre ledhaton shpirtra
Çdo agim pas territ të qetë
Puhisë i drejtohem që të ledhatoj faqet tuaja
Valët e detit të përkundin në gjumë
Çmendurisë t’i jepet fund
Gjarpërinjtë të fashiten nga ty
Qielli të bulëzoi për jetën tënde
Loti të shterohet në syrin tim
Dhembja të shërohet në trup
Mos te ketë kurrë ndarje
Por vetëm takim,takim
Për një nënë të madhe
Të madhe.....!
Që është bërë flijim.


GURË KUJTIMESH

Gurë kujtimesh
Jemi bërë
Dëshmitar të shekujve
Të njohur me djersë e gjak
Të kalitur nëpër luftëra
Duke kërkuar jetën e pa jetuar
Dhembja është pasqyrë e secilit
Që bukës i thotë bukë,e ujit ujë
Rojtarë kohësh
Gurë të gdhendur në çdo cep

Që pasqyrojnë imazhe të rënda
E ti, fluturon në qiellin e shtatë
Fytyra të zbehta rreth e rrotull
Hapërojnë drejtë iluzioneve të ëndrrave
Përherë ecje të kotë

Gjaku i të rënëve në altar
Të është bërë verë
Harrove komb e fe
Njeh vetëm lekun
Dhe tende fole!

Kthehu pas!
Shiko rrënjët ku i ke
Stërgjyshërit ku janë
Gjaku i tyre të mallkon
Nëse Atdheun e harron!


HESHTJA MË VRET

Në heshtje pranë teje rri
Ashtu si nata pa diellin
Vëzhgoi edhe kur hesht
Dora jote prek dorën time
Mendon se nuk te shoh
Nuk te prek
Të shoh me mendjen time
Të prek me imagjinatën time
Më ke ankth përtej shpirtit tënd
Loz me hijen tënde
Muri i ftohtë mes meje e teje
Qëndron statujë e ngrirë

Me lotin tim shtrëngoi duart
Por mbetem mes heshtjes
Ti nuk ekziston më
Kur dielli perëndon
Aty je i shtangur pa zë
Lulet e prillit nuk kanë aromë
Mëngjeset janë të ftohta
Pa Ty
Muzgu valëvit i heshtur
Petkun e zi vekon
Errësirën dua ta zhvesh
Të shoh diellin
Në sytë e tu
Por ti.........!
Top of Form


AG I PËRGJUMUR

Kurora të vyshkura
Agimet e mugëta duken
Hiena të panginjura
Thithin gjak të njomë

Fytyra të venitura
Ngulfaten nga dhembja
Përpëliten nga mugëtira e gjakosur

Lule morti mbijnë çdo ditë
Dallgë valëzore në çdo cep
Dhimbje vullkanike

Rrufepritësi dhe vetëtima bien në ujdi
Shkreptima acarin thyen

Vetëm kur mbjell dashuri
Je vetvetja
Kur gjendet prehja

Të vdesësh për atdhe
Top of Form

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...