Foto e rrallë: Ibrahim Rugova, Sami Repishti, Harry Bajraktari, Adnan Merovci…



foto (25)
Adnan Merovci e ka publikuar një fotografi të paparë deri me tash. Fotografia është shkrepur më 21 shkurt të vitit 1993 në Boston të SHBA-ve, në Katedralën Ortodokse Shqiptare. Merovci këtë publikim e ka bërë me rastin e 90 vjetorit të lindjes së profesorit të shquar shqiptar Sami Repishti.
Në fotografi janë: Nga e djathta në të majtë – Harry BAJRAKTARI, Shaqir SHAQIRI, At Artur LIOLINI, Adnan MEROVCI, Presidenti RUGOVA, Sami REPISHTI, Antoni ATHANASI, Alush GASHI, Isa ZYMBERI dhe Muhamet HAMITI.

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Profesor Sami REPISHTI.

Foto nga arkivi im: 21 shkurt 1993, Boston SHBA (Katedralja Ortodokse Shqiptare). Nga e djathta në të majtë: Harry BAJRAKTARI, Shaqir SHAQIRI, At Artur LIOLINI, Adnan MEROVCI, Presidenti RUGOVA, Sami REPISHTI, Antoni ATHANASI, Alush GASHI, Isa ZYMBERI dhe Muhamet HAMITI.
Të flasësh për Profesor Sami REPISHTIN është edhe lehtë edhe vështirë.
Është lehtë sepse ai vet si njeri është njeri i lehtë, i kulturuar, patriot, dijetar, shkencëtar dhe intelektual i devotshëm.
Është vështirë sepse ndihem i vogël të shprehem për një personalitet të rrallë të cilin pata rastin ta takoj gjatë shumë vizitave të Presidentit RUGOVA në SHBA.
Profesor REPISHTI, ishte personalitet i pashmangshëm për tu takuar dhe konsultuar me Presidentin RUGOVA gjatë vizitave të Dr. RUGOVËS në Kongresin Amerikan, Shtëpinë e Bardhë, Department të Shtetit dhe shumë institucione tjera së bashku me shumë veprimtar tjerë të viteve 90-ta si: Antoni ATHANAS, At Artur LIOLINI, Jo DIOGUARDI, Harry BAJRAKTARI, Xhim XHEMA, Agim KARAGJOZI, Din DERTI, Shaqir GASHI, Rexhë XHAKLI, Vëllezërit OSMANI, Ramadan GASHI, Rustem IBRAJ, Rrustem GECI, Ramazan BEKTESHI, Musa DAKA, e shumë e shumë veprimtar tjerë.
Presidenti RUGOVA me admirim dhe mikpritje dëgjonte këshillat dhe sugjerimet e Profesor REPISHTIT. Jam dëshmitar i nje darke të veçantë që shtroi veprimtari dhe biznesmeni i madh Xhim XHEMA për Presidentin RUGOVA ku prezent ishte edhe Profesor REPISHTI.
Përshkrimin për këtë darkë të veçantë e kam bërë në librin tim: “Në hap me RUGOVËN”.
Kur kujtoj Profesor REPISHTIN, nuk me hiqet nga mendja edhe vllau i tij Profesor Fahri REPISHTI të cilin pata rastin takem mësimdhënës në shkollën fillore në vendlindjen time në Vushtrri (Kosovë) në vitin 1970.
Përulem para kontributit, veprës dhe intelektualitetit të Profesorit të madh Sami REPISHTI. Me rastin e 90 vjetorit të lindjes i dëshiroj edhe 100 të tjera ashtu siç i meriton ai vetë.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)