Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/07/26

Presidenti rus, Vladimir Putin dridh Serbinë!

11032575_10204873288605858_2090602044_o


Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se vendimi për referendum në Krime ka sjellë parlament legjitim dhe ka shtuar se Rusia ka të drejt të mbrojë interesat e saja.

“Në Krime njerëzit kanë mbajtur referendum. Nuk kemi njoftuar ne vetëm ashtu se u mbajt referendumi. Parlamenti i Krimesë është zgjedhur sipas ligjit të Ukrainës disa vite me parë. Më pas në bazë të atij referendumi Krimeja, si edhe Kosova, e ka miratuar deklaratën për pavarësi dhe i është drejtuar Rusisë me lutjen për pranim si pjesë përbërëse e shtetit rus”, ka thënë Putin, raporton TASS, transmeton Indeksonline.
Presidenti rus, siç raporton RIA Novosti, është shprehur i habitur pasi që deklarata për pavarësinë e Kosovës “është e bardhë dhe është quajtur e bardhë”, kurse “një situata e njëjtë me Krimenë, po quhet e zezë”.

TASS po ashtu përcjellë deklaratën tjetër të Putinit, i cili ka thënë se popujt kanë të drejt në vetëvendosje sipas Kartës së OKB-së. E këto deklarata s’kanë si të vlerësohen ndryshe, përveç se një dush i ftoftë për Serbinë, dhe atë vetëm pak ditë pasi që Putini në Beograd u prit si “vëllai” i madh serb!

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...