Pas 19 vjet të martuar zbulon se gruaja ishte një…


Një 64-vjeçar nga Belgjika ka zbuluar se gruaja e tij është një mashkull. Belgu me emrin Jan u martua në vitin 1993 me Monikën, një tajlandeze atëherë 31 vjeçe.
Në momentin e martesës, zyra e emigracionit nuk qe e bindur për rregullsinë e dokumenteve të gruas, por në fund ajo u pranua të qëndrojë në Belgjikë, shkruan gazeta “Het Nieuwsblad”.
Por Monika ia kishte fshehur të shoqit me kujdes ndryshimin e seksit: përveçse e mbështeste që të mos bënte fëmijë “sepse ai kishte dy nga martesa e parë”, “ajo” shtirej se kishte menstruacione, duke u sjellë si një femër e zakonshme.
Jeta martesore dukej si ajo e një çifti normal, derisa Monika la punën dhe filloi të shoqërohej me persona të rinj, kryesisht femra.
Nga ky fakt dhe nga disa zëra që qarkullonin gjithandej, Jan zbuloi të vërtetën për gruan e tij: ajo kishte ndryshuar seks pak vjet përpara se të martoheshin.
11032575_10204873288605858_2090602044_o

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)