2015-07-26

As katolik as orthodhoks, Skenderbeu ishte musliman! Ja faktet…


Baba-Mondi-300x225
Kryegjyshi botëror i bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj (Baba Mondi)shprehet se Skënderbeu ka qenë misionari i parë i bektashizmit. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare ai shprehet se Skënderbeu ishte misionar i sulltanit dhe për t’u bërë kryetar i ushtrisë, duhej të merrte dorën e të bëhej bektashi.
“Tarikati islam i bektashizmit ka një prejardhje nga Haxhi Bektashi, i cili ngriti teqenë e parë në Turqi në vitin 1282. Ai ishte misionar në Ballkan dhe kishte si qëllim përhapjen e fesë islame me urtësi. Bektashinjtë janë të parët që kanë përhapur fenë islame në Perëndim, me urtësi, mirësi e dashuri, dhe kjo është baza e këtij tarikati. Më pas misionarët kanë ardhur me Perandorinë Osmane dhe bektashizmi u përhap në të gjithë Shqipërinë, me 113 teqe e 600 tyrbe. Po ashtu në Greqi ka pasur 40 objekte të kultit bektashian, në Maqedoni 53, në Kosovë 15, në Mal të Zi 3 dhe në Serbi 2 të tilla. Ndërsa në Turqi ka pasur 700 objekte të kultit bektashian,” thotë Baba Mondi.
Por i pyetur se pse nuk u bë Turqia qendra e bektashizmit, por Shqipëria, ai thotë: ‘Turqia ishte qendra e bektashizmit, por duke qenë perandori, gjithçka kontrollohej. Bektashizmi është një tarikat i besimit islam i civilizuar, që përcillet me dashuri e paqe. Mirëpo sunduesit nuk duan dashuri, duan përçarje. Sulltan Mahmuti, duke e parë këtë besim si përparimtar, i vrau bektashianët dhe ndër ta edhe ushtrinë jeniçere, e cila zbatonte urdhrat e Haxhi Bektashit. Sulltani, duke qenë lakmitar, donte t’ia humbte gjurmët. Kjo ishte shkelja e parimeve të bektashizmit, që i dha fund bektashizmit turk. Misionari i parë bektashian ishte Skënderbeu, i cili u shkëput nga Turqia për të treguar se luftonte me parullën “Pa atdhe nuk ka fe”. Skënderbeu ishte misionar i sulltanit dhe për t’u bërë kryetar i ushtrisë, duhej të merrte dorën e të bëhej bektashi. Babai që i dha uratën dhe e bëri bektashi Skënderbeun, sulltan Mahmuti, i kërkoi ta kthente atë në Turqi. Ai refuzoi ta kthente, duke i thënë se Skënderbeu po luftonte për kombin e tij me parullën “Pa atdhe nuk ka fe”. Për këtë arsye sulltan Mahmuti e dogji në zjarr, dhe Skënderbeu vazhdoi luftën. Kjo është e vërteta, jo ajo që thonë historianët. Më pas, nga viti 1700 pati shumë baballarë bektashinj shqiptarë që i dhanë jetë këtij tarikati. Ishte Ali Pasha, i cili i mbështeti bektashinjtë dhe baballarët shqiptarë u bënë të dëgjuar dhe morën forcë. Kështu, në Kongresin e Tretë të Bektashinjve në Korçë, u vendos që qendra do të ishte Shqipëria. Bektashinjtë ishin të parët ata që u ndanë nga Perandoria turke. Në Kongresin e Lushnjës, bektashizmin për veprimtaritë patriotike e quajtën për herë të parë komunitet të veçantë. Më pas ishin vëllezërit Frashëri që i dhanë zhvillim kombëtar këtij tarikati paqësor e njëherësh patriotik. Të gjithë patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë kanë qenë bektashinj, dhe kanë kryer një rol absolut në pavarësinë dhe rilindjen e vendit. Mbreti Zog kishte një lidhje të ngushtë me këtë tarikat dhe nëna e vet ka qenë ithtare e fortë e bektashizmit. Ishte ai që pranoi Kryegjyshatën Botërore, pas kërkesës që iu bë nga kleri bektashian dhe Kryegjyshi botëror. Madje në atë kohë, në parlament u luftua që bektashizmi të bëhej fe kombëtare, por mbreti Zog nuk e arriti dot. Papa Gjon Pali II ka thënë: “Po të mos ishin bektashinjtë, nuk do të kishte Shqipëri”.


******

mitropliti-i-malit-t-euml-zi-car-lazari-dhe-sk-euml-nderbeu-luftuan-p-euml-r-t-euml-nj-euml-jtin-ideal_hd
Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq, në kremten serbe të Vidovdanit sot në Gazimestan, ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”.
Ka përfunduar festa e Vidovdanit në Gazimestan. Të pranishëm në këtë festë ishin më shumë se 1500 persona.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq.
Duke folur rreth kësaj feste, Radoviq ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”,
Ndërkohë, zyrtarët serbë, edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, ata nuk ishin të pranishëm në Gazimestan.
As kryeministri Vuçiq e as shefi i Zyrës së Qeverisë të Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, nuk janë parë në Gazimestan.


*******

Skënderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janartë vitit 1468.Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

Biografia


Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotitdhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj1405 në Diber. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik.
Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar.
Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujësu ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.
Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.
Tek "Sheshi Skënderbeu" në Tiranë

Epoka e Skënderbeut në veprat e autorëve shqiptarë

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Ishte Dhimiter Frângu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime.
Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut. Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe.
Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës.
Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.
Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin BarletiFan NoliSabri Godo, Fatos Daci.

Legjenda

  • Në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ìa kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.
Legjenda e Skënderbeut
  • Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të. Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe se Sulltan Mehmedi i II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut. Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar. Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.
  • Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër. Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.
  • Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.
  • Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar. Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.

Vepra për Skënderbeun pikturë, letërsi, muzikë


Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të "një luzmë mysliman".
Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë.
1508-1510), botoi një katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar së pari në latinisht.
Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë libri Barleti ishte përkthyer në një numër të versioneve të gjuhëve të huaja : në gjuhën gjermane të Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade (1567), në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) .
Versioni në anglisht ishte një përkthim nga një frëngjisht nga De Lavardin dhe të bëra nga një Zoterinj Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit 16, nën titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Albinie ; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës dhe fitoret paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit.
Gibbon nuk ishte i pari që e vënë re se Barleti është nganjëherë i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga sëmundja nën muret e Krujës. Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti 's ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" është botuar në latinisht në vitin 1636.
Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur."
Kopertina e "Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epirit
Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747). Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij ushtarake.
Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke."
Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Skënderbej, i frymëzuar nga Krime të Luftës.
Në haxhit e gjatë poetike përrallë Çajld Harold's (1812-1819), që Bajroni filloi të shkruajë, ndërsa në Shqipëri, Skënderbeu dhe populli i tij luftëtar janë përshkruar në kushtet e mëposhtme : "Toka e Shqipërisë ! ku Iskander rose, Theme e rinj, dhe fener i urtë, dhe ai adash e tij, të cilit All-habitur armiqve të zvogëluar nga veprat e tij të emprize kalorësiak : Toka e Shqipërisë !
më lejoni të bëj sytë e minave Në ty, ti infermiere i thyer i papërsëritshëm ushtarak Thënë shkurt ! Kryq zbret, minaret e tua dalin, Dhe shkëlqen zbehtë hënë në lugore, Përmes zabel shumë një selvi brenda ken çdo qytetit. "Canto II, XXXVIII." Ashpra janë fëmijët e Shqipërisë, por ato nuk mungojnë virtytet, ishin ato virtyte më të pjekur .
Ku është armiku që ndonjëherë e panë prapa tyre? Kush mund të mundohem ashtu edhe të luftës duroj? tyre amtare fastnesses nuk më të sigurt se ata në kohën e trazuar të dyshimta duhet : zemërimin e tyre si vdekjeprurës ! Miqësia e tyre por i sigurt, Kur Mirënjohjes ose ofertat e tyre rrjedh gjak trimëri palëkundur nxiton mbi where'er shefi i tyre mund të çojë. " Canto II, LXV.George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqipërisë.
Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdha në histori.[69] Sir William Temple konsiderohet Skënderbeu të jetë një nga të shtatë krerët më të madh pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe William Heshtur.
Barok kompozitorit italian Antonio Vivaldi përbërë një opere me titull Skënderbeu (e parë e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu ishte i përbërë nga shekulli 18 frëngjisht kompozitorit François Francœur (e parë e interpretuar 1763).

Skënderbeu në film

Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).

Mirënjohje

Figura e Skënderbeut në art

Statuja e Skënderbeut në Krujë
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj , Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor ibibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.

Burim i të dhënave

  1. ^ [1]


Referenca



Video lidhje

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...