KB besojnë se në aksionet e Shtetit islamik në Irakun verior janë vrarë disa mijëra njerëz, kurse 5-7 mijë gra janë kapur dhe shitur si mish i bardhë ose iu janë lënë xhihadistëve si konkubina
Në një intervistë telefonike për televizionin britanik BBC, gruaja e re myslimane, të cilën xhihadistët e mbajnë të kapur rob, i lutet Perëndimit që të bombardojë shtëpinë publike sepse, siç thekson ajo, është dhunuar 30 herë, kurse ende nuk është koha e drekës.
Besohet se islamistët e mbajnë të robëruar në Irakun perëndimor, ku e kanë çuar pas aksionit të gushtit në Sixhar. Nëpërmjet telefonit ajo i përgjërohet Perëndimit që të bombardojë bordellon dhe t`i shpëtojë nga vuajtjet robëreshat mbi të cilat i shfryjnë epshet xhihadistët. Ajo theksoi se dhunohet aq shpesh sa e ka të pamundur ta shfrytëzojë edhe wc-në, transmeton Tetova News.
– Ju lutem, na bombardoni neve – i tha ajo me anë të telefonit neriut që iu prezantua si Karam.
KB besojnë se në aksionet e Shtetit islamik në Irakun verior janë vrarë disa mijëra njerëz, kurse 5-7 mijë gra janë kapur dhe shitur si mish i bardhë ose iu janë lënë xhihadistëve si konkubina. Në pesë qendra të qytetit Tal Afar mendohet se ndodhen rreth 3500 gra dhe fëmijë.
Shikojeni videon e një parodie që është bërë për të trokitur në ndërgjegjen e Perëndimit se çfarë vuajtjesh kalojnë gratë në duart e xhihadistëve.
Iraq's Yazidis speak of horrors under Islamic State
Subscribe here: http://bit.ly/ODNsubs In a Human Rights Watch report, members of Iraq's Yazidi minority speak about the atrocities they suffered under Islamic State militants. Report by Sarah Kerr.
Current affairs, amazing footage and incredible stories. Welcome to ODN - On Demand News. Formerly the ITN YouTube channel, ODN is your home for the top visual stories happening across the globe.
+Younis Hameed
Actually this is pretty much according to the muslim religion.
Did'nt they behead the Banu Quraiza tribe and take their women as war booty as well? ISIS is only replicating the same event.Pagans like Hindus,Sikhs and Yazidis are subjected to either convert or die.While Jews and Christians can either pay jizya and become dhimmis or be subjected to the same thing.
That's why 80 million Hindus and Sikhs were killed in the Indian subcontinent through massive Arab,Mongol,Afghan,Persian and Mughal invasions and atrocities.
I enjoy how the so-called 'moderate Muslims' don't like how the media refer to 'ISIS' as the "islamic state"! They claim IS is not Islamic or reflective of Islamic values... *Cough
Anjem Choudary the sack of shit said that the Yazidi's left voluntarily and there were only a few hundred of them and they had houses in the mountains. Meanwhile, our choppers flying over, film thousands of people with no food, water or shelter. Choudary, our laws keep you safe.
The Yazidis need to be protected first and foremost. But to educate the people out there, they aren't muslim, they aren't chrisitan, they worship something very different one of the oldest religions to date predating christianty, it actually goes back to the serpent the devil himself, one would say they are Satanist that's who they worship that is the origin of their chosen religion. That religion starts with a Z google it the yazidis and their religion.
2:16 "... that virtually every refugee family has male relatives who had been killed and women who have been kidnapped. ...up to 5000 men shot in cold blood and 7000 women held captive." 350,000 displaced from their homes.
is anyone really taking this in ?
Ministri i Brendshëm belg ka zbuluar se terroristët kanë përdorur chatin e Playstation 4 për të komunikuar mes tyre. Ata mendohet se kanë zgjedhur këtë kanal komunikimi pasi është shumë i vështirë për t’u përgjuar.
Gjatë konferencës për shtyp, ministri Jan Jambon tha se xhihadistët kanë shkëmbyer mesazhe zanore dhe pamore me anë të chatit të lojës elektronike.
“Komunikimi me mesazhe apo WhatsApp mund të përgjohet ndërsa ai në chatin e PS4 është më i vështirë, ndaj kanë zgjedhur atë”, tha Jambon.
Flet dëshmitari që mori pamjet e para: Sapo dëgjova krismat, më shkoi mendja që ishte sulm terrorist
“Isha duke ngrënë darkë në restorant kur u dëgjuan të shtënat e kallashnikovit. Menjëherë erdhën forca të shumta policore dhe zjarrfikësit. E dija që diçka nuk ishte në rregull dhe fillova të xhiroj. Më shkoi mendja që ishte një sulm terrorist”.
Ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të një nga sulmeve në kryeqytetin Francës, Parisit. Në një intervistë për revistën prestigjioze “Time”, Patrick Zachmann ka pohuar se sapo nisën krismat e para të armëve ai filloi të regjistronte.
Sakaq, fotografi i “Magnum Photos”, i cili ka përcjellë pothuajse çdo ngjarje që nga viti 1989 ka xhiruar fillimin e sulmit terrorist në Paris, dhe më pas kur e ka parë se po bëhej rrëmujë është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka treguar se e ka vërejtur se policia ishte tepër nervoz dhe gjendja nuk ishte fare nën kontroll.
Studentja holandeze Lieke, studion në Paris që prej shtatorit të vitit 2014 dhe jeton në Rue de Charonne, pranë teatrit “Bataclan”, ku ndodhi një nga sulmet më të përgjakshme të premten e 13 nëntorit.2015.
Vajza ka rrëfyer për “Thë Guardian” se ajo bashkë me shoqet e saj, fillimisht kishin dëgjuar thirrje për ndihmë dhe kishin menduar se në teatër kishte rënë zjarr. Më pas policia u kishte kërkuar çarçafë e batanije për të mbuluar viktimat.
“Ne ishim në banesë duke u përgatitur për të dalë dhe kemi dëgjuar policinë jashtë.
Kur dolëm jashtë pamë policët që hynin dhe dilnin nga teatri. Menduam se ishte një zjarr i vogël, por pastaj kemi dëgjuar gra që bërtisnin e më pas një grua që vraponte jashtë për ta përqafuar një njeri. Policia filloi të bërtiste duke kërkuar çarçafë dhe ne u sollëm disa.
Ne menduam se ata po kërkonin çarçafë për ta shuar zjarrin, por më pas kuptuam se ato iu nevojiteshin për të mbuluar trupat e vdekur”- tregoi vajza.
Studentja rrëfen se ka qenë dëshmitare edhe në sulmet me bomba në Bangkok, ndërsa thotë se po mendon të largohet nga Parisi, pasi nuk ndihet e qetë.
“Këtë mëngjes është shumë qetë. Nuk ka asnjë veturë jashtë. Të gjitha rrugët janë të mbyllura përveç Charonne, por edhe për atje policia duhet t’ju shoqërojë. Ju duhet tu tregoni atyre dokumentet për ta dëshmuar se jetoni këtu. Ky sulm terrorist më detyron të largohem. Kur ndodhi Charlie Hebdo në fillim të këtij viti unë isha në shkollë në qendër të Parisit. Unë gjithashtu isha dëshmitare në Bangkok në gusht kur ndodhën sulmet me bomba. Nga këto ngjarje unë nuk ndihem e qetë të dalë jashtë.”- shprehet vajza.
Kreshnik Spahiu ka ironizuar të gjithë ata që kanë vendosur flamurin francez në foto profilin e facebook
ÇUDIRA SHQIPTARE / DEBAT:
Pse kur terroristët vranë 130 veta në Turqi nuk vendosët flamurin turk në fotot e profilit në Facebook, ndërsa me flamurin francez mbuloni portretin tuaj?
1) Keni lidhje gjaku? 2) Kombësi franceze? 3) Shoqëri të zgjeruar? 4) Servilizëm? 5) Fobi? 6) Inerci? 7) Efekt turme?
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke u interesuar nëse ndonjë qytetar i Kosovës ka pësuar apo ka nevojë për ndihmë në Paris.
Përmes Ambasadës së Kosovës në Paris, zyrtarët e MPJ-së tregojnë se janë duke u munduar që të sigurojnë informacione më konkrete lidhur me shtetasit e Kosovës që gjenden atje.
Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se e kanë kontaktuar Ambasadën e Kosovës në Francë dhe janë duke u interesuar për shtetasit e Kosovës që jetojnë apo studiojnë në Paris.
“Ne po i përcjellim me dhimbje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet në Paris dhe jemi interesuar nëse ndonjë qytetarë i Kosovës ka pësuar apo ka nevojë për ndihmë, mirëpo për momentin është shumë vështirë me marr informacione, sepse gjendja është e jashtëzakonshme”, ka thënë Arifaj.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dhënë numrin e Ambasadës së Kosovës në Paris, për të gjithë ata që gjenden në Paris dhe kanë nevojë për ndihmë.
Ky numër është në dispozicion të qytetarëve që kanë të afërt në Paris dhe nuk kanë pasë kontakte me familjarët e tyre atje: 0033641183433.
Ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamed Kullashi, i ka cilësuar ngjarjet e sotme në Paris nga më të tmerrshmet kohët e fundit.
Në një lidhje direkte, përmes telefonit, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ai ka thënë se Presidenti i Francës, Francois Hollande, aktualisht është duke zhvilluar një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme me akterët kryesorë të shtetit, ku po diskutojnë për veprimet që duhet t’i marrin për t’i zbardhur sulmet e sotme.
Kullashi ka pohuar se ende nuk ka shifra zyrtare për numrin e të vdekurve, por, sipas tij, ky numër ka kaluar mbi 40.
Ambasadori i Kosovës ne Francë ka thënë se nuk ka qenë jashtë në qytet kur kanë ndodhur sulmet.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se është e tronditur nga sulmet terroriste në Francë.
“E tronditur me sulmet terroriste në Parisë dhe humbjen e shumë jetëve të pafajshme në këto sulme.
E ndajmë dhembjen me Francën dhe qëndrojmë me popullin francez kundër terrorizmit”, ka shkruar Presidentja.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për viktimat e sulmeve të së premtes mbrëma në Paris të Francës, duke dënuar fuqishëm përpjekjet për terrorizimin e popullit francez me akte mizore e terroriste, përmes të cilave po synohet të mbillet frika në krejt botën e civilizuar.
“Në këto momente të vështira, ne ndajmë dhimbjen me popullin dhe institucionet e Francës, por edhe me mbarë botën demokratike, e cila duhet të mobilizohet fuqishëm për ta mundur të keqen që po i kanoset njerëzimit”, ka theksuar kryeministri Mustafa, duke u shprehur në emrin e tij dhe të institucioneve e qytetarëve të Kosovës ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejt.
Sipas kryeministrit Mustafa, Franca dhe aleatët tjerë euroatlantik do të gjejnë formën për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi, sepse gabojnë të gjithë ata që mendojnë se mund t’i hedhin poshtë vlerat e lirisë nëpërmjet terrorizimit të njerëzve.
Zëvendësministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar menjëherë ndaj sulmit që ndodhi sot në qendër të Parisit, ku raportohet për mbi 30 të vdekur.
Thaçi thotë se ky rast i ka shokuar të gjithë, ku edhe janë raportuar shumë viktima.
“Jemi të shokuar me sulmet në Paris ku po raportohet për shumë viktima. Kosova lutet për familjet dhe popullin francez sonte”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sonte të gjithë duhet të ndjehen parisienë.
“Sonte, është sulmuar qyteti simbol i lirive dhe të drejtave njerëzore, Parisi. Sonte, të gjithë ne, kudo në botë që besojmë në vlerat e lirisë, ndihemi parisien. Ndihemi francez. Ngushëllime popullit të madh francez. Ngushëllime shtetit francez, mikut të madh të shtetit tonë”, ka thënë Veseli.
Ridvan Mjaku, aktor kosovar në Francë, dëshmitar në stadiumin ku zhvillohej ndeshja Francë-Gjermani, tregoi në Interaktiv së përjetimin e ngjarjes në Paris.
Ai tha se janë dëgjuar dy eksplodime, njëra pas tjetrës për disa minuta.
“Kur unë dola nga stadium, më parë më mori në telefon një shok që më tregoi se si është gjendja. Jam larguar diku në minutën e 76-të të ndeshjes. Të gjithëve u bënte telefoni, që i merrnin familjarët”, tregoi Mjaku.
Sipas Mjakut, Parisi është i bllokuar plotësisht, plotë me ushtarë, helikopterë dhe çdo gjë duket si skenë filmi.
Në sallën e koncerteve në Bataclan të shtënat janë duke vazhduar. Përveq kësaj thuhet se sulmuesit nëpër sallë po kërkojnë ata që po fshihen dhe po gjuajnë në ta.
N1 shkruan se ndonjë peng po dërgojnë porosi nëpërmes rrjeteve sociale. Thuhet se terroristët po vrasin një nga një personat në sallë. Disa nga ta porosisin policinë që të fillojnë sulmin.
Ushtria është dërguar në Paris shkruajnë mediat dhe sipas disa informatave të pakonfirmuara ka ndodhur edhe një sulm në afërsi të Louvre.
Tifozët francez ende nuk janë larguar nga Stade De France.
Sonte në afërsi të stadiumit Stade de France ku po zhvillohej ndeshja miqësore ndërmjet Francës dhe Gjermanisë kanë shpërthyer dy bomba, ku të paktën 60 persona kanë humbur jetën.
Pas kësaj tragjedia tifozët kanë mbetur të ngujuar në stadium, ku nga frika për t’u larguar kanë vendosur që të zbresin në fushën e gjelbër.
AS shkruan se lojtarët e të dy përfaqësueseve tashmë janë larguar dhe policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Hollande: Ne do të qëndrojmë, Rroftë Republika, Rroftë Franca
Presidenti i Francës, François Hollande, i është adresuar popullit pas masakrës në rrugët e Parisit. Ai ka thënë se horrori në kryeqytet ka për qëllim që të krijoj pasiguri dhe frikë tek francezët. Ai ka kërkuar dhe është shprehur i bindur se kombi francez është i fortë dhe i përgatitur për të mposhtur terrorizmin. Fjalimin e tij mund ta lexoni më poshtë.
"Të dashur bashkatdhetarë,
Teksa flas, sulme terroriste të përmasave të papara po ndodhin në Paris. Ka dhjetëra të vrarë dhe shumë të plagosur. E gjitha është një skenë horrori.
Me vendim timin janë mobilizuar të gjitha forcat e mundshme për të neutralizuar terroristët dhe për të çliruar të gjitha zonat me terroristë. Për këtë kam kërkuar përforcime nga ushtria. Ajo është në Paris për të siguruar se nuk do të ketë tjetër sulm. Po ashtu kam kërkuar nga kabineti takim që do të mbahet në pak minuta.
Do të merren dy vendime: do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, që do të thotë se gjithçka do të mbyllet, përfshirë edhe trafikun dhe do të ketë kontrolle përgjatë Ile de France. Gjendja e emergjencës vlen për të gjithë vendin.
Vendimi i dytë që kam marrë është që të mbyllen kufijtë. Duhet të jemi të sigurt që askush tjetër nuk do të futet në vend për të kryer krime dhe ata të cilat i kanë kryer ato të arrestohen nëse tentojnë të largohen nga vendi.
E përballur me terrorizëm, Franca duhet të jetë e fortë, e madhe dhe të ketë besim në institucione. Ne do të qëndrojmë.
Duhet po ashtu që të gjithë përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
Terroristët duan që të na frikësojnë dhe të na mbushin me dyshim. Normalisht që ka arsye për frikë. Ka dyshime, por përballë tyre është një komb që di ta mbroj veten, që di të mobilizohet dhe të mposht terrorizmin.
Qytetarë të Francës, ne ende nuk kemi përmbyllur operacionin. Ka ende sfida. Në këto momente forcat e rendit janë duke luftuar me terroristët.
Kërkoj nga ju që të besoni në punën e forcave të rendit për të mbrojtur kombin nga sulmet terroriste.
Rroftë Republika, rroftë Franca”, ka thënë Hollande.
I shokuar me sulmet në Francë është shprehur edhe kryeministri britanik, David Cameron.
Ai ka shkruar se “të gjitha lutjet tona janë për Parisin. Do të bëjmë çfarë të duhet për të ndihmuar”.
Derisa, postimin e tij e ka shpërndarë ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O`Connell, i cili duket se në fjalët e Cameron-it gjendet ajo se çka është dashur të thuhet, andaj edhe nuk ka shtuar asgjë më tej.
Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.
"Besojmë se të gjithë atentatorët kanë vdekur," tha shkurt para pak çastesh, Michael Cadot, shefi i policisë, që duhet të ketë kaluar natë të vështirë.
E keqja sipas tij qëndron se disa bashkëpuntorë të terroristëve janë në arrati, duke punuar për kapjen e tyre
Agjencia shtetërore e lajmeve e Francës, AFP raporton se një dhshmitar në sulmet e Parisit, ka thënë se njëri prej sulmuesve ka përmendur aksionet ushtarake të Francës në luftën e SIrisë.
Në më shumë se 7 sulme në Paris, të premten mbrëma, në afërsi të stadiumit dhe afër teatrit Balacana si dhe në disa lokale, raportohet se kanë mbetur të vdekur mbi 140 persona.
Presidneti francez, Francois Hollande ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka dhënë vendim që të mbyllen kufijtë.
Policia franceze ka konfirmuar se në teatrin Balacana ka vrarë 3 sulmues.
Fotografia që shihni është bërë nga koncerti i grupit Eagles of Death.
Kjo fotografi është bërë disa minuta para sulmit terrorist. Ndërkaq, më poshtë mund t’i shikoni videot e CNN-it përkitazi me sulmin policor në sallën Bataclan.
Rinia e Kosovëss, pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, organizoi në mbrëmje ndezjen e qirinjve në shenjë ngushëllimi për viktimat e sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Parisë të Francës.
Numri i viktimave po vazhdon të rritet pas sulmit terrorist në Paris me ç’rast kanë mbetur të vdekur të paktën 153 persona. Këto të dhëna i janë dhënë BBC’së nga autoritetet franceze.
“Të paktën 153 persona u vranë në Paris dhe Saint Denis pas të shtënave dhe shpërthimeve”, kanë thënë zyrtarët francezë për BBC.
Një dëshmitar i ka treguar Radio France se sulmuesit brenda sallës së koncerteve Bataclan kishte hyrë me pushkë dhe kishte thirrur "Allahu Ekber".
Shefi i policisë franceze: Besojmë, se të gjithë atentatorët janë vrarë Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.
"Besojmë se të gjithë atentatorët kanë vdekur," tha shkurt para pak çastesh, Michael Cadot, shefi i policisë, që duhet të ketë kaluar natë të vështirë.
E keqja sipas tij qëndron se disa bashkëpuntorë të terroristëve janë në arrati, duke punuar për kapjen e tyre./Bota sot
Franca mbyll kufijtë, mbi 150 të vrarë në Paris
Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbyll kufijtë pas vrasjes së dhjetra vetëve gjatë disa sulmeve në Paris të premten në mbrëmje.
“Ne e dimë kush janë këta terroristë", tha presidenti francez Francois Hollande, pa dhënë hollësi të tjera. "Terroriostët duan të na frikësojnë dhe të na paralizojnë me frikën.... Ky është një vend që di të mbrohet", shtoi ai.
Vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, në qendër të Parisit, ka patur mbi 100 viktima. Dëshmitarë janë shprehur në televizionin francez se skena në sallën e koncerteve i ngjante një masakre.
Sipas një prokurori francez, sulmet janë kryer në 6 pika të ndryshme dhe sipas tij, 5 autorë sulmesh janë neutralizuar. Policia franceze thotë se ishin 4 persona që kryen sulmin në sallën e koncerteve dhe të 4 janë vrarë. Tre prej tyre, sipas autoriteve mbanin të veshur breza vetë-vrasës me lëndë shpërthyese.
Persona që kishin shkuar në koncert tregojne se gjatë hyrjes në të nuk kishte kontrolle me detektorë apo ndonjë lloj kontrolli tjetër fizik.
Sipas njoftimeve të para autorët e sulmeve kanë përdorur armë automatike AK-47, dhe bomba. Sipas dëshmitarëve në sallën e koncerteve, persona të veshur në të zeza, hapën zjarr ndaj spektatorëve, dhe pasi të plagosurit binin në tokë, ata u afroheshin dhe i qëllonin përsëri, në stil ekzekutimi. Të shtënat në sallë zgjatën 10-15 minuta.
Sipas ekspertëve, sulmet janë kryer në të ashtuquajturat "objektiva të buta", si restorante, salla koncertesh dhe stadium, aty ku ka grumbullim të shumtë njerëzish, për të maksimalizuar numrin e viktimave dhe panikut.
Presidenti Hollande tha se ka kërkuar përforcime ushtarake në Paris për të parandaluar sulme të tjera.
Në një stadium në afërsi të Parisit, ku po luhej një ndeshje futbolli mes Francës dhe Gjermanisë u dëgjuan të paktën tre shpërthime. Disa njoftime venë në dukje se jashtë stadiumit mund të jetë kryer një sulm vetë-vrasës. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti Francois Hollande.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste, të cilat dukeshin të koordinuara mirë.
Banorëve të Parisit u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa në rrugët e qytetit ka forca të shumta policore dhe ushtarake.
Presidenti Barak Obama i quajti sulmet një "përpjekje të egër për të terrorizuar civilët." Në një fjalim televiziv të premten mbrëma, ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me Francën për të luftuar terrorizmin. Ai tha se kishte vendosur të mos i telefononte Presidentit Hollande menjëherë pas sulmeve, por se është i bindur që ai do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me të më vonë.
Kryeministri britanik, David Cameron shkruante në Twitter: "Ne do të bëjmë çdo gjë që mund të bëjmë për të ndihmuar." Ai tha se ishte tronditur nga ngjarjet në Paris dhe se mendimet e lutjet e tij ishin për popullin francez.
* * *
Rreth 160 persona janë vrarë në sulmet që ndodhën sot në Paris.
Së paku 100 prej tyre u vranë nga dy terroristë në një sallë të koncerteve në qendër të kryeqytetit francez.
Rreth 100 të vdekur në sulmin në qendër të Parisit Policia në Paris raporton për rreth 100 të vdekur.
Sulmet e datës 13 nëntor në Paris kanë sjellur rreth 100 të vdekur.
Kështu thonë raportet më të fundit nga policia atje, raporton AFP.
Gjatë mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të shumta, kurse ky numër mund të rritet akoma më shumë.
AP: Brenda sallës ka shumë të vdekur
Associated Press citon një zyrtar që e përshkruan situatën brenda sallës së koncerteve Bataclan, “masakër” pasi sulmuesit kanë hedhur eksploziv mes pengjeve.
Dy zyrtarë policie kanë thënë se pritet të ketë dhe më shumë viktima.
LIVE: Përfundon operacioni në Paris, vriten dy terroristë Perfundon Operacioni për shpëtimin e pengjeve në sallën e koncerteve në Bataclan.
Sipas mediave franceze policia ka vrarë dy terroristë që mbanin pengje në këtë sallë.
Mësohet se këtu janë vrarë 20 pengje.
Policia franceze konfirmon: Shtatë sulme, dy kamikaze Policia franceze ka pohuar se janë shtatë sulmet terroriste të ndodhura sot në Paris. Dy nga sulmet ishin vetëvrasëse. Shpërthimi me bombë ishte pranë stadiumit.
Në këtë pikë, burimet japin shifra të ndryshme, për shkak të rrëmujës së madhe. Numri i saktë i të vrarëve nuk dihet. Madje, presidenti François Hollande nuk dha numër, por tha “disa duzina të vrarë”.
Mediat franceze: Terroristët kanë filluar vrasjen e pengjeve në sallën e koncerteve
Në sallën e koncerteve në Bataclan të shtënat janë duke vazhduar. Përveq kësaj thuhet se sulmuesit nëpër sallë po kërkojnë ata që po fshihen dhe po gjuajnë në ta.
N1 shkruan se ndonjë peng po dërgojnë porosi nëpërmes rrjeteve sociale. Thuhet se terroristët po vrasin një nga një personat në sallë. Disa nga ta porosisin policinë që të fillojnë sulmin.
Ushtria është dërguar në Paris shkruajnë mediat dhe sipas disa informatave të pakonfirmuara ka ndodhur edhe një sulm në afërsi të Louvre.
Gjendje e jashtëzakonshme në Francë, mbyllen kufijtë Presidenti francez Fraçoise Hollande ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe ka mbyllur të gjithë kufijtë.
Hollande ka thënë se operacioni është në vazhdim dhe ka ftuar qytetarët që të jënë të qetë dhe të bashkuar.
Përveç kësaj është ftuar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë franceze.
Mediat transmetojnë se në këtë operacion është angazhuar edhe ushtria.
CNN raporton se së paku 60 persona janë vrarë në katër sulme të ndara në qendër të Parisit.
Sulm në qendër të Parisit, shkon në 40 numri i të vrarëve Kanali francez BFM raporton se së paku 40 persona kanë vdekur nga sulmet në Paris.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë besojnë se seria e sulmeve në Paris janë sulme të koordinuara.
Sulm në qendër të Parisit, së paku 18 të vrarë, më shumë se 60 persona janë marrë peng në një sallë koncerti
“ France 24 " raporton se në sallën e koncerteve në Bataclan sulmuesit po mbajnë pengje
Raportohet se bëhet fjalë për më shumë se 60 pengje. Policia e ka rrethuar zonën.
“France 24”: Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë Televizioni “France 24” raporton se së paku 18 persona janëv vrarë nga të shtënat në një restoran dhe nga shpërthimi që ka ndodhur afër stadiumit futbollistik.
Ky televizion raporton se në mesin e të vdekurve po ashtu ka edhe fëmijë dhe gra.
Të paktën një person mësohet të ketë hapur zjarr me një automatik në restorantin “Cambodge”, ndërkohë që bëhet e ditur se në këtë vend janë vrarë katër persona.
Raportime për të shtëna ka edhe në zona të tjera, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.
Ndërkohë, dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar nga zona pranë stadiumit “Stade de France”, ku Franca është duke luajtur një ndeshje miqësore me Gjermaninë.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona.
Sulm në qendër të Parisit, së paku 18 të vrarë Së paku 18 persona janë vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku po zhvillohet takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.
Ajo që dihet sigurt është se një person me një armë automatike ka hapur zjarr në një restorant në distriktin 11 në Paris.
Sipas të përditshmes franceze “Liberation”, deri më tani janë katër të vdekur nga sulmet, dhe po ashtu raportohet për të shtëna afër qendrës artistike Bataclan.
Një shpërthim po ashtu raportohet të ketë ndodhur në një kafene afër stadiumit të qytetit “Stade de France”, ku Franca po zhvillon ndeshjen futbollistike me Gjermaninë.
Nga ajo që njoftohet, presidenti i Francës, Francios Hollande ishte duke shikuar ndeshjen në stadium, dhe është evakuuar nga aty.
Një gazetar i BBC-së që për momentin gjendet në restorantin Cambodge thotë se janë të paktën 10 përsona të shtrir në tokë, ose të vdekur ose të lënduar rëndë, njofton BBC.
Sulm në qendër të Parisit, disa të vrarë Një person ka hapur zjarr në një restorant në qendër të Parisit, duke lënë të vrarë disa persona, raportojnë mediet franceze.
Sulmi ka ndodhur në restorantin “Cambodge” në distriktin e 11 të kryeqytetit francez.
Dhjetra njerëz raportohet se kanë vdekur, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.
Në një sulm tjetër – një shpërthim, raportohet se ka pasur synim një bar afër Stade de France.
Sonte është duke u zhvilluar miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë në Paris.
BBC raporton se afër restorantit janë parë të shtrirë dhjetë njerëz, por nuk dihet nëse janë të vrarë apo të plagosur.