2015-11-15

Terroristët e planifikuan sulmin nëpërmjet këtij chati…

Ministri i Brendshëm belg ka zbuluar se terroristët kanë përdorur chatin e Playstation 4 për të komunikuar mes tyre. Ata mendohet se kanë zgjedhur këtë kanal komunikimi pasi është shumë i vështirë për t’u përgjuar.
chati
Gjatë konferencës për shtyp, ministri Jan Jambon tha se xhihadistët kanë shkëmbyer mesazhe zanore dhe pamore me anë të chatit të lojës elektronike.
“Komunikimi me mesazhe apo WhatsApp mund të përgjohet ndërsa ai në chatin e PS4 është më i vështirë, ndaj kanë zgjedhur atë”, tha Jambon.


Flet dëshmitari që mori pamjet e para: Sapo dëgjova krismat, më shkoi mendja që ishte sulm terrorist


“Isha duke ngrënë darkë në restorant kur u dëgjuan të shtënat e kallashnikovit. Menjëherë erdhën forca të shumta policore dhe zjarrfikësit. E dija që diçka nuk ishte në rregull dhe fillova të xhiroj. Më shkoi mendja që ishte një sulm terrorist”.
paris
Ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të një nga sulmeve në kryeqytetin Francës, Parisit. Në një intervistë për revistën prestigjioze “Time”, Patrick Zachmann ka pohuar se sapo nisën krismat e para të armëve ai filloi të regjistronte.
Sakaq, fotografi i “Magnum Photos”, i cili ka përcjellë pothuajse çdo ngjarje që nga viti 1989 ka xhiruar fillimin e sulmit terrorist në Paris, dhe më pas kur e ka parë se po bëhej rrëmujë është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka treguar se e ka vërejtur se policia ishte tepër nervoz dhe gjendja nuk ishte fare nën kontroll.
lokali 1

Studentja holandeze Lieke, studion në Paris që prej shtatorit të vitit 2014 dhe jeton në Rue de Charonne, pranë teatrit “Bataclan”, ku ndodhi një nga sulmet më të përgjakshme të premten e 13 nëntorit.2015.

Vajza ka rrëfyer për “Thë Guardian” se ajo bashkë me shoqet e saj, fillimisht kishin dëgjuar thirrje për ndihmë dhe kishin menduar se në teatër kishte rënë zjarr. Më pas policia u kishte kërkuar çarçafë e batanije për të mbuluar viktimat.

“Ne ishim në banesë duke u përgatitur për të dalë dhe kemi dëgjuar policinë jashtë.
Kur dolëm jashtë pamë policët që hynin dhe dilnin nga teatri. Menduam se ishte një zjarr i vogël, por pastaj kemi dëgjuar gra që bërtisnin e më pas një grua që vraponte jashtë për ta përqafuar një njeri. Policia filloi të bërtiste duke kërkuar çarçafë dhe ne u sollëm disa.
Ne menduam se ata po kërkonin çarçafë për ta shuar zjarrin, por më pas kuptuam se ato iu nevojiteshin për të mbuluar trupat e vdekur”- tregoi vajza.

Studentja rrëfen se ka qenë dëshmitare edhe në sulmet me bomba në Bangkok, ndërsa thotë se po mendon të largohet nga Parisi, pasi nuk ndihet e qetë.

“Këtë mëngjes është shumë qetë. Nuk ka asnjë veturë jashtë. Të gjitha rrugët janë të mbyllura përveç Charonne, por edhe për atje policia duhet t’ju shoqërojë. Ju duhet tu tregoni atyre dokumentet për ta dëshmuar se jetoni këtu. Ky sulm terrorist më detyron të largohem. Kur ndodhi Charlie Hebdo në fillim të këtij viti unë isha në shkollë në qendër të Parisit. Unë gjithashtu isha dëshmitare në Bangkok në gusht kur ndodhën sulmet me bomba. Nga këto ngjarje unë nuk ndihem e qetë të dalë jashtë.”- shprehet vajza.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...