2015-12-12

Permbledhje me poezit me te bukura shqiptare!


Lasgush Poradeci

Vrapojnë Zemrat


Me sulm të ri, me shpirtin plot
Ti bën një vrap për t'udhëtuar.
Bën dhe një si vjet dhe sot,
Dhe një dhe mot e pa pushuar.

Dhe nuk pyet për ngaj po shkon,
Që ngaj po vjen ngaj të fryn era.
Vec udhëton vec përparon,
Si vjet e sot e mot përhera.

Dhe ik...e ik...e ik...e ik...
E ja! këputet zemr` e shkretë.
E ja! përshembet vrap i lik
E bje përmbys përgjithëjete.

E pa t'u tharë pika lot,
Vrapojnë zemerat e tjera,
Me sulm të ri, me shpirtin plot,
Si vjet e sot e mot përhera.




Andon Zako Çajupi:

Shqipetar!



Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,

memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!




Andon Zako Cajupi

Mëmëdheu


Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku më ka dashur mëm' e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret që kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.



Gjergj Fishta 

Gjuha shqipe




Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!



Dritero Agolli

Kur një mëngjes


Do të jetë mëngjes e unë do të vi patjetër.
Mbi xhaketën time do të kenë rënë petale
Nga lulet e kumbullës së vjetër,
Nga lulet e thanës së tharët.

Ahere ti s'do të jesh zgjuar akoma.
Une do të them emrin tënd në xhame
Dhe do të vërshëllej të dashurën këngën tonë:
"Ti çele herët, moj bajame!"

Do vërshëllej ngadalë-ngadalë
E s'do prish gjumin tënd të bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet në sup një flutur...

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh
Romantikun e përjetshëm në xhame
Dhe këngën e dashur do njohësh:
"Ti çele herët, moj bajame!"


I Përndjekuri i Dashurisë

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.





Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni

Recital' i Malsorit 


O, si nuk kam një grusht të fortë 
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, 
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - 
n'agoni të përdihet si vigan i vramë. 

Unë - lugat si hij' e trazueme, 
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, 
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme 
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit. 

Mali hesht. Edhe pse përditë 
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, 
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë... 
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare. 

Mali hesht - dhe në heshtje qesh. 
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes. 
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh? 
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? 

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm! 
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! 
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm... 
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.


Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni 

Poema e Mjerimit


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj




Asdreni

Betimi mi flamur

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duk’ iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,
Te ty betonemi këtu,
Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
Për nder’ edhe lavdimn’ e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet’ ay do të kujtohet
Mi dhet mi dhet si një shenjtor!


Fan S. Noli 

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së


Ali Asllani 

Hakerrim 


Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, poshtëë ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, 
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bëj” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!




Pashko Vasa

"O moj Shqipni, e mjera Shqipni"


O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e dheut te thirshin nanë
Ke pasë shumë t’mira e begati
me vajza t’bukra, me djem t’ri
Gja e vend shumë, ara e bashtina
me armë të bardha e pushkë ltina
me burra trima, me gra të dlira
ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira
Kur asha pushka si me shkrep moti
Zogu deli shqiptarit gjithmonë deli zoti
ka qënë për luftë e n’luft ka vdekun
e dhunë mbrapa kurr s’deli ka mbetun
Kur ka lidh besën burri deli Shqipnisë
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë
ndër lufta t’rrepta gjithkund ka ra
me faqe t’bardhë gjithmonë asht da
Po sot, Shqipni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi deli rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambë të shklet
e një fjalë të ambël askush s’ta flet
Si mal me ash, si fushë me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s’të kan mbetun as emn, as besë
vet’ deli ke prishun për faqe t’zezë
Shqiptar’,me vllazën jeni tuj u vra
ndër njëqind çeta jeni shpërnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
shqiptari u zu si zog ndër leqe
Qani ju trima bashkë me ne
Se ra Shqipnia me faqe n’dhe
E s’deli ka mbetun as bukë as mish
as zjarm në asha as dritë as pishë
as gjak në faqe as nder ndër shokë
por asht rrëxue e bamun trokë
Para se t’hupet kështu Shqipnia
me pushkë n’dorë le t’desë trimnia
Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu
e mos shikoni asha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Qysh prej Tivarit deli n’Prevezë
gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekë se desim t’tanë.
Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu
e mos shikoni kisha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria



Lasgush Poradeci

Kush ta fali bukurine


Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.

Naim Frasheri 

BAGETI E BUJQESI

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ay s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zemëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.
Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.
Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ia thërres këngës e t’ia them;
Të shoh kedhërit’ e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenë me lul’e me dritë.
Vashë bukurosh’e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q’e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmë të ndjek me dëshir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
Pash’ atje pas më të gdhirë,… ja atje përtej tek vinë!
O! sa bukuri ka tufa!
Sa gas bije bagëtija!


Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh’ e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.
Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom të bekuar vure për çdo gjë q’është në jetë!
Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz’i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcejn’ e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q’i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,
Qielli sa ësht’ i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç’janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj’erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq’ e dheut! S’të zë syri gjë të metë
Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’e ka dërguar?
Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, q’e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk’ e dimë vet’ e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s’thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.
Ah! edh’ atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm’ e motrë dhe pej gjithë njerëzisë
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt’ e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jeni, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez’ e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm’e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn’ e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s’e duronj dot mallë,
Po s’e di si dua unë do t’u shoh një herë vallë?
Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap’ aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët’ e djalërisë, o moj kohëz’ e të rit tim?
O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër’i bagëtisë;
Marrënë vrapn’ e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh’e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.
Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih më nj’anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër’i zi sterrë, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar’ e gjahëtorë, q’u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale…
Kec’i mbeturë pa mëmë dhe i varfër’ e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sëpatës s’druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell’i shterparit.
Shterpari s’i qaset stanit, po nër pyje bij’e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S’i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit’ e natë,
Nga ujku e nga kusari s’ka frik’, as nga lis’i gjatë,
As nga shkëmbënjt’ e nga pylli, as gogolëtë s’e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm’ e motërë xhuranë;
Miqt’ e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s’flenë, po rrin’ e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S’e hanë njerin’ e mirë edhe mikun’ e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t’errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint’ dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç’lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret’ e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z’eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun’ e zë edh’e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir’ e mjergull kërkon,
Papo bariu shum’ ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet’ e veshur e oshëtijnë përrenjtë!
Esht’ e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij’e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis’ ësht’ e plokshtë, fle në vath’ e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht’ e butëz’ edh’e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk’ është si malësorja, andaj i thonë bravare.
Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin’ e delen, i mjel plakëz’ e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht’ e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.
Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok’ e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s’rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t’ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën’ e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s’e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën’ u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë.
Të mos t’i mundojmë kurrë, po si fëmijë t’i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.
Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q’është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?
Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.
Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.
Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun’ e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir’ e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.
O fushazëtë pëllore, që m’ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.
Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht’ e më ndih pakë, o motra im’e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball’ e gush’ e faq’e llërë dhe këmb’ e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat’ e bujqësinë,
Edhe ti, o mëmëz’ e dheut, q’i fale dheut aq’ uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s’mbetetë thatë,
I dhe lul’e bar e gjethe, bim’ e drith’ e pem’ e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.
Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet’ e si bilbili edhe unë jam djali yt
Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç’vent’i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t’u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir’i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër’ e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri’ atje lulëzon!
Ti zbukuron faqen’ e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t’i than lulet, ti me një frym’ i ngjall prapë,
Napënë q’u heth përsiprë, ua heq me ver’ e me vapë.
Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë…
Shërbëtor’i mëmës’ së dheut, q’e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari ‘shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t’vërtetë dhe zihet nga pun’ e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.
Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit’ e natë e të bësh ç’duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t’apë bukëz’ e drithë.
Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t’ep Perndija.
Puna ka duk e uratë, Zot’i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.
Ver’ o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.
Zot’i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san’ i dha shpresë.
Për të arriturë rrushnë ç’ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S’është çudi pse na dëfren ver’ e bukur zemrën tënë;

Ç’ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q’i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng’ e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.
A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën, Dhenë,
erën, retë, kohën, Kashtën’ e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn’ e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?
Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin’ e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn’ e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith’ e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.
Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q’e çpërblen punën e djersën e mundimn’ e njerëzisë.
Qysh rroit mblet’ e uruar dhe ven’ e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç’punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn’ e mirë!
N’apin dyllëtë, q’ep dritë, dhe mjaltë fjesht’ ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët’ e mirë m’atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t’atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t’harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar’ e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht’ udh’ e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh’ ajo miza përdhese, ç’i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz’ e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q’është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot’i math e i vërtetë.
Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n’avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj’udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh’ e goj, e këmb’ e dorë;
Ngrihet i zot’i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh’e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën’ e të pirë.
Kështu të huajt’ e miqtë njeriu q’është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.
Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq’e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.
Shpest’ e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet’ e bukura m’erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë — puna mbarë
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t’ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët’ e bardha dhe të majm’e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët’ e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer’ e përkëdhelur vjen në lumë të pij’ ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.
Bari, bima vatur më bres e bujku shum’ i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh’e përkëdhel ndër duar.
Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.
Veç një vashëz’ e mjerë qan të motrënë, q’e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez’ e saj, e përzieshmez’ e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!
Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt’i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s’humbetë kurrë e gjë s’vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith’ edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç’janë e gjithë ç’gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot’i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s’ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.
Perëndija njerin’ e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q’ish me lulez’ e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin’ e dheut edhe kështu e porsiti:
Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh’i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët’ e mija, do të jesh gjithënjë në gas.
Nga gjithë ç’pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’ e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell’ e më thellë,
C’do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket ënda!
Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!
Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!
Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p’an’i mirësisë, q’emrin tënd s’e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj’ e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls’ e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj’ e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn’ e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,

Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.
Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.




Mimoza Ahmetaj

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku 
qe une te dua tmerresisht.





Petro Marko

APOLOGJIA IME 

(JETES)

...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti 
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur 
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .



Shaban Ajvazi

NË PAFUNDËSI

Ditët në pafundësi udhëtojnë
Shpesh më tërheqin dhe mua në thellësi
Jam gjithkund ku mendja mund të jetë
Vec se nuk jam tek Ti!

Dielli me mënngjesin sjellë dritën
Dhe errësirën e largon menjëherë,
Por në mua akoma mbetet errësira
Dhe drita si duken nuk e gjen këtë derë!

Dhe natë pandërprerë është në jetën time
Natë e errët skëterrë
Ti je atje, e unë shumë larg teje
Dimër, dimër e kam dhe këtë verë!

Më humbe kur më duheshe shumë
Ike nga unë sikur një fantazmë
E në zemrën time e fute me forcë
Një goditje të fortë sikur me një kazmë!

Dhe vuajtja tashmë është pjesë e imja
Më përcjell një cdo hap që e bëj në jetë
Asgjë më nuk është si ishte dikur
Vetëm vuajtja ime po e njejtë ka mbetë!


Ndre Mjeda 

Vaji i bylbylit




Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfen,
e‡ou mos rri shkret.
Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Nder pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith’kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.
A ecil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.
Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.
Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith’prendveren
Njajo buk t’del.
E kur t’zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vete di.
Tash pa frige ecerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis
E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.
Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.
A ecile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?





DRITERO AGOLLI

Majtas vrap më dalin dreqë


Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s'di
nga t'ia mbaj...
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin
djaj.
Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e
pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.
Mbreh një laps e hap
një letër,
Sytë e mi nga letra s'ndaj:
Sipër let...rës shtrihen
dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.
Ku të futëm, s'gjej vend tjetër,
Ku të
qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin
djaj...

Dritero Agolli

Letrat

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
... Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një cast.

Cikël poetik nga Zana Dauti



Zana Dauti(9.4.1992) është nga Struga.Studiojë  në Zvicër(University of Zurich (UZH)

Herë pas herë shkruan poezi.Jeton në Zvicër.

Për lexuesit e Agjencionit "Floripress"shkëputëm disa poezi nga Faqja e sajë në Facebooc.




Vetes

Tani mblidhi kujtimet,vëri palë.
Koha ikën...ja sot mes dhietor.
Erdhi dimri dalë-ngadalë...
Do kem gjithmonë ke kam dashur:
Akull dhe borë.
.
Tani kufjet do vësh në vesh.
Do shpërfillë botën,do përfillë brendinë teme.
Do qash gjer në dhimbje e ngopje s'do kem.
Do godas zemrën,kur të bëhet mbrëmje.
.
Tani do shëtisë vetëm,me hapat e mia të ngatërruar.
Do uroj,që kush ka shkelur në zemrën teme të jetë mirë.
Unë kështu kam qenë,nuk kam ndryshuar...
Tani...tani të bjerë shi do kem deshirë.




Puhize ne fytyre



Valle te thash te dua??
Ndoshta ma the ti mua?
Zogjte ne fluturim e degjuan?
Mbi supet tane qendruan!
Me zerin tend.....
Cicerimat e tyre u ngaterruan
Vala ledhatoi bregun
Ashtu lehte....pa fjale
Nga shpirti i kristalte
Nje ndjenje e forte ka dale!
E ndjenja u be fllad..
Puhize ne fytyre
Dhe jeta perreth
Mori te ylberit ngjyre
E ti mes tyre aq embel vallezoje
E fluturat ne stomak me shume i zgjoje
Flatrat e tyre ne fluturim adhuroj
Lumturohem sa here i shikoj
Era per to eshte vec ledhatim
Te celikta krahet tona Shpirti im

Të pashë

Të pashë disi të hutuar këtë mbremje
mos vallë vetmia supet të ka ndrysur
rrudhat në ballë, vërtetë të kishin hije
nga shikimi hedhur diçka më fshihje

Të pashë kur ikje n`muzgun e vrazhd
ca fjalë fëshkëllinin me nota mërzie
se di nga ikje, pas të ndiqja ngadalë
hëna lëshonte ca nuanca lumturije

Se di t`i përshkruaj rrudhat valëzuar
por me t`vërtetë nur të kishte rënë
shikimin valëzova si hëna perënduar
ecje, ndaloje një fjalë pa ma thënë..!

Të pashë drejt në sy, por ti s`më fole
ca bulbëza djerse ballin mbuluar
duartë të dridheshin e hapin nxitoje
rrudhat e kësaj nate me shikim largoje

Jeta është magjia që na përpinë brenda
herë të qeshin sytë, herë të qanë zemra
në udhën nisur të gjithë kemi një fund
por i fituar është ai që e shijoi më shumë

Ndalova për një çast e prapa u ktheve
se di çfarë pate, si zjarri u rrëmbeve
sytë të buzëqeshnin, duartë i zagjate
e grise pelerinen e errtë të kësaj nate


Shpresë e humbur ...


Kam shpresuar shumë
se do më kuptosh..???!
Por kot..!
Unë qava një shpresë të humbur,
Ti kërkon përgjysmimin e një puthje!
Unë qava një takim vetëmie,
Ti qave një akt dashurie!
Ti vrave kurë lëvizje një flutur...
Unë qava një shpresë të humbur!
O sa e lumtur do isha që të më kuptoshë,
Por kot ...?Ti nuk më kupton..!
Mundohem të ju hap sekret..
Ti çohesh e ikën me vrap..!
Mundohem me ju hap zemrën..
Ti më shpërthen "ndjenjën"
Nuk di si të veproj..???
Të të uroj..??
Apo të të DASHUROJ..??


...mos lexoni poezi


Në se doni që të qeshni
mos lexoni poezi
po shikoni parlamentin
ca bëhet në shqiptari
dit e enjte dit punimesh
sotë me orë të gjata
dégjoni qeshni me lot
sa keqë ka plas gallata
gjoja krenari e kombit
gjith këta burra me mênt
bëjn më keq se rrugaç
po zihen tamam si qënt
njëri thot Sajmo qorri
ca do bësh ti i ziu
kriminel dhe drogaxi
që rri i fshehur si miu
gjith kta burra të nderuar
veç se janë pak me huqe
un them që kéto seanca
të jepen me pull të kuqe
nga kta burra të nderuar
presim drejtési pér dit
po këta pa pikê turpi
zihen më keq se rruspit
njëri tjetrit kriminel
i ke lyer duart me gjak
kta dhe varjen në litar
un mendoj se e kan pak
drogaxhi dhe hajdut
fjalët që thuhen më shum
tu vinim nga një samar
për zotin na bënin pun
na kënaqët me fjalorin
o u heqtë perëndia
nuk keni pikën e turpit
u dëgjojn dhe fëmija
ne u kemi zgjedhur vet
se gjoja burra me mën
vaj me det o shqipêri
në duar té kujt ke rën


Plagosesh, vritesh dhe prape mbetesh gjalle

Ku duhet te besoj ?
Ndihem shum e vockel ne kte bote plot dhelpra
Qe maskat perdorin per emrin ,,njeri,,
Pabesin e gjen kudo
Diku tjeter jeton fjala Drejtesi
Perpiqesh te rimekembesh, te gjesh pak shprese
S,mund te jete katile bota, besimimi s,mund te vdes
Plagosesh, vritesh dhe prape mbetesh gjalle
Nenvlersohesh, genjehesh s,esht hera e pare
Besova verberisht, te verber me lane
Si misjon cdo dite, mashtrimin e kane
Ne dobesin shpirterore, veten keq e ndjej
Ne vovorbullen e mosbesimit, inati me rremben
Infektuar nga mosbesimi, ne gjelle helmuar
Shpirti im hakmarrjen, kur nuk ka deshirruar
Me thoni miq c,te besoj, Hyjnoren apo djallezine?
Mundohem jeten te ndertoj, me hedhin ne gremine
Ne rrenojat e fatit, ndjehem e revoltuar
Besoj ne cdo gje,<< maskave>> kurr skam per ti besuar


Rastësisht ...


U`takuam rastësisht,
e rastësisht u ndamë.
Po përsëri u takuam si rastësisht,
e shkëmbyem dy fjalë...
Kur po ecëja gjatë një rrugice,
përsëri u takuam,e në sy u shikuam,
Por ky shikim i zjarrtë,
si rastesisht,ne në dashuri ramë,..!
Rri e mendoj që,do ketë më rastësi,
Të takohemi ne të dy..??
Po i jap zemër vetes,pasi rastësisht,
kemi lindur Unë dhe Ti...
Si rastësisht ramë në dashuri..
Pasi rastësia po bënka mrekulli..
që do vij momenti i rastësisë,
Me u bashkuar përjetësishtë.,ne të dy..!



Pse s'më le të qetë



Jeta ime më përplas....
Jeta më përplas
Tek ty gjithmon
Njëherë më afron
Herë tjetër më largon
Jeta më përplas
Tek ty gjithmon
Pse s'më le të qetë
Por kështu po më turturon
Thash të ikja larg t'harroj
Të më lije Të qetë
Por jeta ime vazhdoj
Të më thoj, ai gjithmon po të pret
Jeta më përplas
Tek ty gjithmon
Kështu si po vepron ti
Në shpirt më vrave këtë mir e di
Por prap kjo jeta ime
Pranë teje më përplas
Më thot të do, e të ka dash
E akoma do të dojë pa mas
Ti je gjithçka për të lumturia që i sjell gaz...


Lot....



Ndonjehere jam nje oqean 
ndodh qe te jem edhe shkretetire ,
nganjhere ndodh te jem nje ngushtesi,
qiell ne hapsire pafundesi...
Ndodh qe te jem dhe antidot,
Ndonjehere ndihem gjigand,
dhe here -here aq e vogel...
me mungon prania e vetvetes, 
here here nje e tere , si hene e plote,...
Nuk di si pergjysmohem ndonjehere pa here ashtu kot...
ndonjehere ndihem yll katran..
ka here qe jam une pa mua...
dhe ruzull pa nisme dhe ane...
Ndodh here -here te jem lot,
ndonjhere e qeshur ashtu kot...
Nganjhere jam,
Ndonjehere sjam...
here te tjera jam une pa asgje,
here- here asgjeja qe flet nen ze...


Si une askush s'te fal dashuri

E di, jam une ai mendimi
qe çdo moment ty te vjen,
buzeqeshjen ne çaste gezimi,
ne pikeza loti ta kthen!.
Sikur te ishte vetem çeshtje
gezimi dhe lotesh,
asgje te veçante s'do te kishte ne
kete mes.
Por joo...Eshte nje perplasje midis
dy botesh
qe dashurojne njera-tjetren dhe
jetojne veç e veç.
Kur nata e ftohte te vije serisht,
ne krahe te dikujt te gjesh
ngrohtesi.
S'do mundesh, i dashur, do
ngrish!
Si une askush s'te fal dashuri.
Ne krahet e askujt s'dua te
jem,t'jesh i bindur,
me ngrohnin fjalet e tua çdo
mengjes.
Une mund te rri gjithe jeten duke
te pritur,
madje...Per kete dashuri edhe
mund te vdes....


Përgatiti:Flori Bruqi

.... kam gabuar.

Vendosa sonte te te shkruaj kete leter i dashuri im.Leter malli,leter vajtimi,leter dashurie?As vete nuk e di se si do te jete pet ty, por meqenese largesija jote me mungon,bisedat me ty me mungojne... hija jote me vjen gjithmone pas..fjalet e tua nuk me dalin prej mendjes as ne ender nuk me le te qete..duhet te kuptosh se kam gabuar.

Tani jam penduar per lutjet e tua per propozimet qe m`i beje e une refuzoja nuk te lija as te flisje.Nuk te lija as te me afrohesh.Por tani jam penduar per te gjitha.Te lutem edhe njehere te me kthehesh..

Nese kjo leter arrin ne duart e tua ,te lutem lexoje me vemendje...do ti kuptosh te gjitha fshehtesit e mija.


....I, dashuri im. Tani jemi të ndarë. Këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë sytë e mi të kaltërt, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgia e mungesës sate ende edhe na mbetën përgjysmë përpilimet e planeve të reja për një ardhmëri të lumtur. .


Por jo. Këtë nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe, nëse ndodhë, atëherë do të isha njeriu më i lumtur në botë. I dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtra jo për të thënë se sa të kam dashur, sepse këtë e di edhe vet, apo për të ndërruar mendjen tënde, por vetëm desta të them se unë e dashura yte e dikurshëme, edhe pas gjithë asaj që më bëre ende jam gjallë dhe jetoi e vetmuar në një skaj të kësaj bote të çuditshme.

Ende unë e gjora, të dua, më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmonë t’i pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurr nuk pranove këshillat e mia dhe pikërisht për këtë shkak në mes heshtjes sime dhe dyshimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futen plumbat e gjelozisë që na vranë dashurinë.

Të lutem, si nuk pate mëshirë për lumin e madh të lotëve të mi, s’pate mëshirë as për lutjet e shumta që t’i bëra? Si e shkele premtimin që ma pate dhënë se vetëm vdekja do të na ndajë?! I dashur, të them edhe një herë — unë vuaj për ty!

Ende më përkundë hija e dorës sate në djepin e ëndrrave. Ende jetoi në shkëlqimin e syve të tu, të cilët nga një fotografi e varur në mur pa ndërprerë vështronë rënkimin e dhimbjeve të mija. Ku je, i dashur, në këtë moment, kur unë vuaj për ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetër dhe nëse është ashtu atëherë të uroi fat, sepse unë nuk jam shpirtlig sikur je ti.

Të lutem,mos u largo, mos prish dashurinë tonë, mos ma helmo jetën!

Arsyeja që unë kam jetuar ishe ti.



Arsyeja që unë vuaj je ti. “Kujdes në dashuri”, këtë fjalë shpesh e thoje ti. Nuk jam në gjendje që të përulem e as të shkruaj për dashurinë time të madhe por vuajtja, dhe vuajtja u bë forcë fizike, e jo kurrë forcë shpirtërore. Ti je ende shpresa e jetës time, e më shumë se qdo gjë tjetër të dëshiroj në këtë botë. Kujtimet e mira tani më mundojnë, e më mundojnë pa ty.
Sa isha I lumtur kur e përjetova përqafimin tënd. Ti më dhurove dashurinë...e unë ende vazhdova me stilin tim të vjetër...Ti bëre shumëqka për mua që të jem i lumtur .

Ti je kujtesa e veqantë e jetës dhe zemrës time dhe shpresoj e do të luftoj, që të jesh gjithmonë. Tani i kam dy dëshira: t’më kthehesh ose të harroj. Dhe, atëherë le të filloi jeta ime e re, që sot. Nuk dua që dikush t’a shijoi dashurin time të humbur, sepse të dua më shumë se vetveten. E di se ti je e mëshirueshme dhe të lutem, kur unë vdes eja të m’i mbyllësh sytë sepse vetëm atëherë do t’a ndiej veten të gjallë.

Në fillim, atëherë kur fillova t’i njoh aftësit e tua, kërkoja forcë që të dashuroj me shpirtë, por kisha frikë, megjithatë ti më ngrite lartë, kërkove këshilla nga unë, qdo ditë më futje në testimin tënd, e unë isha i befasuar me idetë e tua, por nuk e di pse u largove në atë fillim kur të dashurova me tërë qenien time njerëzore, e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht. Më pyetje për aventurat e mia, e unë sot kërkoj nga ti t’i kujtosh ditët e lumtura kur në mes nesh kishte gjithnjë dashuri. Tani jam i mbyllur krejtë në vetmi, këndoj, shkruaj, e kujtoj o shpirtë për ty. E sot në rrugë kur të takoj, bëhesh sikur “nuk të shoh”. A nuk ndien dhimbje për mua që po bredhi rrugëve i vetmuar. Kërkoj shpresë nga Ti ose shpresën dhe jetën të m’a shuash, por PSE?

Ti e don shiun, por e dua edhe unë atë ditë me shi...por dua t’a harroj sepse ti më mungon e kujtimi zgjatë gjithmonë dhe rastësisht të kam takuar ...i folëm dy-tri fjalë, ti më përshëndete dhe dhe qe ateher filloi dashuria jone, më bëre të ndiej dridhje të lehta nëpër tërë trupin tim. Kur ti më folje për të ardhmen, në zemrën time ndieja ngrohtësin e flakës që u ndizte, por që shumë shpejtë u shua, atë e ndiej edhe në këtë natë në vetmi që u mundova të harroj me tërë forcën por sikur ti përsëri më pëshpëritje, prit, prit, prit...!!!
Të faleminderit për atë gjysmë premtimi...por ku mbeti sot! Të faleminderit për buzëqeshjet e tua, për atë kohë që e kalove me mua, por megjithatë ne kemi mësuar shumë nga njëri-tjetri, por të lutem kujto ato ditë kur e kalonim tërë ditën së bashku. Kujto ato netë kur ne vetmin e netëve të pafunda shkruaja këngë për ty, për ty o engjulli im që të doja dhe më doje. Të dua! Po ti, a më don? Nuk e di?

Dua të takoj, t’i shpjegoj të gjitha, por shkon gjatë dhe nuk mundem dhe ndoshta pjesën më kryesore nuk mund t’a them. Ti je e vetmja oazë që theje atë horizont vuajtjesh, ishte ti i vetmi zhgënjim që unë gjeta ngushëllim, e sot po mbizotëron e kaluara jonë, unë nuk mundem të jem i vetpërmbajtur dhe do t’i lejojë vetes t’a thyej kufirin e imagjinuar...dhe aty do t’a gjejë veten.
Por më në fund duhet të pajtohem me realitetin sa të hidhur aq edhe të rëndë, edhe pse jemi afër e ndodhemi largë.

Ne gusht do te shkojë në Amerikë, nëse deri atëhere nuk ndodhë asgjë që une të ndërroj mendjen, ngase tani jam dëshpruar shumë në këtë jetë, jeta ime pa ty nuk ka vlerë, të lutem mendo edhe njëher për të gjitha dhe besoj që do të kuptosh realitetin, e realiteti është se une të dua me gjith zemër, ti je dashuria e jetës sime, ne jemi të lindur për njëri tjetrin, hapi syte dhe do të shikosh se unë nuk jam I tillë siq mendojn ata njerëz që na kanë ndarë, ta kam dëshmuar këtë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe do ta dëshmoj sërish, por ti e di këtë vet më së miri, ti më njeh më së miri në këtë botë, ohh…une mund të të bëj të lumtur në këtë jetë vogëlushe, do të bëjë gjithqka vetëm që ti të jesh e lumtur pranë meje.
Do të jem engjulli yt mbrojtës, do të jem heroi yt, do të jem dashuria jote përgjithmon.

Do të shkojë ne Amerikë, që të provoj fatin tim, dua që të tejkaloj këtë dëshprim gjigant që më ka kaplur në këtë vend, dua që të arrij diqka në këtë jetë, dhe shpresa e vetme që më mban gjallë ne këtë jetë dhe që më detyron të vazhdojë je ti dashuria ime, do të luftojë për ty përgjithmon, nuk kam frikë as nga vdekja….
Kështu që pa marrë parasysh veprimet e mia une gjithmon e lë dashurinë në një anë dhe jetën e përditshme në anën tjetër, por dashuria është gjithmon në plan të parë.
Do të kthehem për ty vogëlushja ime, do të kthehem që të jesh e imja përgjithmon, nëse ende të kujtohet kjo ka qenë ëndrra jonë e përbashkët për të cilën ëndërronim qdo natë, e unë do ta bëjë këtë ëndërr realitet ngase të dua o ylli im.

Koha po kalon, e ti ende më mungon, por do të vijë koha jonë, mos ki frikë, ngase dashuria e vërtet gjithmon fiton qdo luftë, dhe gjëja që më mundon më së shumti është që ti je verbuar nga fjalë të njerzve që të folën keq për mua e ato fjalë nuk janë aspak të vërteta dhe unë ta kam dëshmuar këtë. Gjëja qka urrej më së shumti në botë është dyftyrësia, shpifjet e njerzve, gënjeshtra dhe tradhtia. Edhe pse nuk kam besuar kurre se do të më ndodhe por shpifjet ma humbën dashurinë, na ndanë njëher por kjo nuk do të ndodhë më, të betohem, kurrë, dhe ata të cilët I bënë këto herën e parë do të pendohem që kanë lindur. Do të kthehem për ty vogëlushe, kur do të mendosh se është fundi I botës unë do të jem aty për të treguar fillim e lumturisë.

Ty, që ma ndale buzëqeshjen!



Rrezet e diellit kishin dëpërtuar në dhomën time,në zemrën time,dhe si mundoheshin të më zgjonin nga gjumi i rënd,shumë i rëndë që më kishin mbështjellë trupin tim të lodhur me një ëndërr të bukur.Ishte ëndrra ajo që më kishte lidhur dhe s'më linte të zgjohesha.Disi mundohesha të ta shihnja fytyrën,por kot.Vetëm zërin tënd të shtjerrë e dëgjoja nga larg.Të ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha të të thosha diç që kurrë nuk e kisha menduar,por....Dhe,edhe në ënderr ishte largësia që na ndante e fjalët që i kisha thënë,por ti nuk i kuptove kurre.....zemera ime.

Ndoshta edhe kurrë s'do t'i kuptosh?!Ndoshta e kupton dashurinë që kam për ty,por bëhesh kinse nuk kupton!
Jam ai,i cili nuk mund ta pranoj më askë në zemrën time,në shpirtin timë të çilter.A thua do të pendohesh?Athua do ta largosh vetëm për një çast krenarin tënde egoiste?Pse hamendesh?Kishte momente kur sytë flisnin.Në sytë e tu shihja shumcka.Të kujtohet kur me orë të tëra bisedonim?Të kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumë?Apo mos vallë vetëm fjalë boshe,apo mos vallë e kishe nga dhembshuria e keqardhja që isha e smuer?

Dhe,dielli ishte ai,i cili më zgjoi nga ëndrra që nuk më linte të shkëputësha dot.Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranë,ndërmjet asaj se diç dua,por sikur nuk di as vetë çka.....e tash,të kaluarën e ka mbeshtjellë pluhuri i harreses.E në mua kanë mbetur vetëm kujtimet.Kujtimet që nuk shlyhen dot!

“Dua edhe unë një vajzë!”



“Dua edhe unë një vajzë!” tha ai.
“Po ajo… a të do?!”
“Edhe ajo, por s’kemi folur për këtë me njeri-tjetrin!”
“…e megjithatë duheni!” ia prita unë.
Thashë kështu, i shtyrë vetëm e vetëm nga klima e humorit, të cilën ai vetë e kishte ofruar në tryezë. Vazhdoi të qeshte, pra nuk kishte ndonjë qejfmbetje, hë-për-hë! E cili ishte ai që kishte përcaktuar rregulla, kushte të shkruara, të miratuara e të vulosura, në bazë të cilave duhej të lindnin, të rriteshin dhe të mbeteshin të përjetshme, dashuritë njerëzore?!
“Ti e pranove menjëherë ftesën time, tha Devi, pas pak. Nuk ia vlen ta mundojmë kot njëri-tjetrin. Unë e di që ti, po të duash, mund të më ndihmosh…që ajo të më dojë edhe më shumë!”
“E njihkam atë vajzë?!”
“Jo, jo!” tha Devi me të shpejtë. “…Ti nuk e njeh atë, por mund të më ndihmosh ndryshe mua: unë e di se ti shkruan, prandaj shkova ndërmend të më shkruash ca letra për atë…”



--------------------------------------------------------------------------------


I dija vetëm emrin: Devi. Vetëm kaq. Binte menjëherë në sy, mes një grupi djemoshash që shëtisnin gjithnjë bashkë. Asnjë gjë më tepër nuk dija për të. E përsëris, e gjithë përshtypja lidhej me pamjen e tij të jashtme.
Sa herë që dilja në qytet, thjesht për shëtitje, për të këmbyer librin e radhës në bibiliotekë, apo për të takuar ndokënd në lokalet në qendër, gjithnjë do të më zinte syri atë, Devin. I gjatë, brun i theksuar, me flokët kokoridhka, lëshuar pak mbi ballë, i veshur dukshëm më bukur se moshatarët e tij. Këmishët dhe bluzat, ashtu si dhe pantallonat, të qepura ngushtë pas trupit të drejtë e të fuqishëm, të mbushur dhe harmonioz, binin në sy. Vetëm për të mirë. Në vendet më të dukshme të bluzave e këmishave, diku në cepet e xhepave të tyre apo aty në rrethin e ngushtë të pantallonave, gjithmonë do të shihje ndonjë lulkë të qëndisur apo ndonjë zbukurim të stampuar.
Deri atë ditë të djele, kur tërë mirësjellje më pyeti nëse mund të takoheshim, të uleshim diku e të pinim një kafe a diçka të ftohtë, mbase tek unë ekzistonte vetëm dëshira e pashkak, për ta përshëndetur. E përsëris edhe një herë arsyen: thjesht për shkak të dukjes së tij të veçantë.
Kur ndodhte të përballeshim, gjatë asaj që në qytetin tonë vogëlush quhej shëtitje e mbrëmjes, na kishte rastisur të shkëmbenim vështrimet dhe të përshëndeteshim me sy, me gjeste apo edhe me ndonjë mërmërimë që, në të vërtetë, asnjëherë s’kishte marrë formën e fjalës. Asnjëherë s’na kishte ndodhur të flisnim por, brenda këtij absurdi të provincave, mbase secili prej nesh, kishte filluar të besonte se ia donim të mirën njeri-tjetrit! Mbase po ndjeheshim si dy të njohur të vjetër që, edhe pse kishim kohë që nuk rrinim bashkë, i bindeshim urdhërit të fshehtë të një të shkuare të largët, gjatë së cilës kishim qenë miq.
Kjo ishte e vetmja arësye që, sapo më shprehu dëshirën për të ndenjur ndonjë ditë, diku, për ndonjë kafe, ndonjë gjë të freskët a ndonjë gotë birrë, dëgjova veten t’i thosha se ishte, njëherësh, dëshira dhe kënaqësia ime. Në jetën time, do të më duhej kohë më e gjatë, që të arrija në përfundimin se në këtë botë të rrëmujshme, për shkak të dukjes, ndodhnin ca gjëra që individi i shpëtuar prej komplekseve të tillë, do të bënte mirë t’i shmangte.
Dita, koha, ora për tu takuar me Devin, merret vesh që erdhi shumë shpejt. Që të nesërmen. Në atë qytet midis kodrash, si kudo në provincë, kishte vetëm një rrugë kryesore, vetëm një shëtitore, ku dilnim të gjithë. Po të mos shëtisje, në këtë qytet vogëlush, domethënë se nuk ishe fare! Të nesërmen, unë dhe Devi, ishim, u pamë, këmbyem njëherësh të njëjtin gjest dhe i zgjatëm dorën njeri-tjetrit. Shkuam u ulëm diku, në njerin nga lokalet që zotëronte pamjen e shëtitores aty poshtë, unë porosita një birrë, ai diçka të freskët dhe as që e morëm me mend se kishte nisur një odise, Itaka e së cilës do të shfaqej shumë më vonë.
Pas disa minutash bisedë, po mendoja se në të vërtetë ai djalë nuk ishte aq simpatik sa e kisha vënë re më parë. Kjo vinte, ndoshta, ngaqë kushedi përse, pata pritur që ai të fliste po aq bukur e këndshëm, sa edhe vishej. Më besohej se edhe ai vetë torturohej për ta zbutur këtë kontradiktë, që në fund të fundit nuk ishte antagoniste!
“Si i keni punët?” e pyeta më në fund, kur as heshtja, as menyja e asaj që po flisnim, s’po zbulonte ndonjë shtysë të mjaftueshme për ftesën e bërë prej tij. Kishim folur për birrat, të cilat në qytetet minatorë silleshin drejtëpërdrejtë nga Korça, për pijet e ftohta që përgatiteshin në qendrën e rrethit, më pas për skuadrën e futbollit të qytetit, që nuk humbiste kurrë pikë në fushën e saj, për të dalë, më në fund, atje ku duhej të nisnim.
“Dua edhe unë një vajzë!” tha ai.
“Po ajo… a të do?!”
“Edhe ajo, por s’kemi folur për këtë me njeri-tjetrin!”
“…e megjithatë duheni!” ia prita unë.
Thashë kështu, i shtyrë vetëm e vetëm nga klima e humorit, të cilën ai vetë e kishte ofruar në tryezë. Vazhdoi të qeshte, pra nuk kishte ndonjë qejfmbetje, hë-për-hë! E cili ishte ai që kishte përcaktuar rregulla, kushte të shkruara, të miratuara e të vulosura, në bazë të cilave duhej të lindnin, të rriteshin dhe të mbeteshin të përjetshme, dashuritë njerëzore?!
“Ti e pranove menjëherë ftesën time, tha Devi, pas pak. Nuk ia vlen ta mundojmë kot njëri-tjetrin. Unë e di që ti, po të duash, mund të më ndihmosh…që ajo të më dojë edhe më shumë!”
“E njihkam atë vajzë?!”
“Jo, jo!” tha Devi me të shpejtë. “Ajo është nga qyteti. Dikush na ka prezantuar në korespodencë, po ta quajmë kështu sa për fillim! Ti nuk e njeh atë, por mund të më ndihmosh ndryshe mua: unë e di se ti shkruan, prandaj shkova ndërmend të më shkruash ca letra për atë…”
Më lindi befas dëshira e keqe, të tallesha nga pak me këtë farë djalurçine që kërkonte t’ia rregullonin dashurinë të tjerët me letra, por, pasi m’a kishte hedhur idenë e tij çakalloze, vazhdoi të mbetej gjithësesi serioz. Më keq akoma: po më besohej se pikërisht kjo lloj dashurie e sugjeruar, e kthyer tek ai në një lloj të veçantë shqetësimi, e kishte shtyrë këtë bukurosh ta rriste edhe më, zellin e të veshurit bukur. Pasi kishte plotësuar këtë kusht për fillimdashurie, sapo kishte hedhur edhe hapin e dytë: po bisedonte me njeriun që mund t’i shkruante letrat e dashurisë!
“U njohëm në një dasmë, kërcyem disa herë bashkë. Mbase i vajtën sytë tek unë, ngaqë, jo për të shitur mend, por kam mësuar të vallëzoj bukur! Sipas fjalëve të një vajze tjetër, që banon këtu, ajo vajzë më do mua. Kjo goca tjetër, ndërmjetsja, po ta quajmë kështu hë-për-hë, më ka thënë se ajo lexon shumë libra. Prandaj dhe shkova ndërmend, t’ia mbushim mendjen me letra të bukura, me vjersha, poema…e kupton Devin tani?!”
Tashmë po fliste rrrjedhshëm fare. Me një llogjikë të tillë që më bënte të mendoja se, çdo gjë që do të më thoshte paskëtaj, më duhet ta besoja, pa dyshuar në ishte e vërtetë apo jo. Nuk dija dhe as që guxoja të parashikoja se ç’mund të ndodhte me këtë riosh, pesë apo dhjetë vjetë më vonë, por e kisha të qartë ç’më kërkonte tani: Të shkruaja letra dashurie për të dashurën e tij!
Pa e kuptuar, njomëzaku në nevojë të çuditshme, kishte zbuluar tek unë një ves: predispozitën për të shijuar kënaqësitë që sjell përtallja e një tjetri. Përkundër natyrës sime, besova menjëherë se ky bukurosh mund të mbahej pranë si një farë lodre e bukur, zbavitëse! Vetëm shumë vite më vonë, duke rikujtuar ato që ndodhnin në atë rrugë-shëtitore të vetme, midis të tjerash kam vënë re praninë jetike të lodrave dhe kohëhumbjeve të veçanta provinciale: pa to, sigurisht do të ishim varrosur për së gjalli: mbase pikërisht duke shëtitur!
I thashë se, menjëherë duhet të takoheshim. Ndokund tjetër; as në shtëpinë time, as në të tijën, siç ma shkoi ai ndërmend. Merret vesh që nuk kundërshtoi. As e shkoja ndërmend se mund të vinte një ditë e tillë në marrëdhëniet midis: tërë jetën do të mbetej borxh dhe mirënjohës!
Në takimin e parë, qysh në në fillim i kërkova, pastaj e detyrova, të më fliste për dy orë rrjesht për qytetsen e dëshiruar prej tij. Pasi vetë ai, në rrëfim të lirë, nuk e zgjati dot ligjërimin më shumë se dhjetë minuta, e bombardova me një shi pyetjesh, të cilat as vetë nuk i kisha shkuar ndonjëherë ndërmend.
“Si e ka emrin, mbiemrin, flokët, dendësinë, ngjyrën, gjatësinë, butësinë, ashpërsinë, si i kreh, a i rrëzon balluket mbi ballë, i lidh mbrapa, bishtkali, cilat komplimente i pëlqejnë, në cilat poza e profile i pëlqen më tepër t’i bëj fotografitë, parapëlqen një akullore dhjetëshe apo një pastë, një shëtitje apo një film, çfarë lloj filmi?”
Ai po më ndiqte i tromaksur. Pikërisht këtë dëshiroja!
“Si i ka sytë?” e pyeta duke e parë ngultazi.
“Ngjyrë deti!” u përgjigj Devi.
“Të cilit det?” e pyeta unë.
“Si të cilit det?!” ngriti supet ai. “Të detit Jon!” shtoi çastin tjetër ai, duke buzëqeshur.
“Joni në dimër apo në verë, Joni në mëngjes apo në mesnatë?!”
Duhet të më kuptosh, shtova pastaj për ta qetësuar. Të pyes për këto se, ndryshe, as vjershat as letrat s’do të na dalin gjë. Në dashuri, kanë shumë rëndësi vjershat e letrat me detaje sa më të vërteta. Ç’rroba mban ajo? Ç’lloj, sa lloj fustanesh ka? Cilat pëlqen më tepër? Në ç’ngjyrë ajri, në kohën që jeni njohur? Kur, si, kush ka qenë dëshmitar? Çfarë nuk do të pëlqente t’i përmendnim asaj? Përse? Ha shumë ajo? Ç’peshë ka? A ka kuptim për të harmonia fizike me shpirtin?
“Sa e gjatë është? Megjithë takat, apo zbathur?!”
“Për këto që pyet ti, nuk i di as për veten!” tha Devi.
“Ka ndonjë cen? Hundën, si? Normale, zhgabë, patëllxhane?! Përgjigjmu, mos qesh, s’kemi kohë” i thashë prerë.
“S’e kam vënë re, pranoi ai. Një natë të vetme vallzuam, dhe kaq!”
As për dhëmbët e dhëmballët, s’më dha përgjigje të saktë. Në një gjendje të turbullt, në një gjysmëmëdyshje-gjysmësigurie, shtroi si një pandehmë të vërtetën që qytetsja e tij përdorte pak parfum.
“Mjaft,” i thashë një ditë. “Sa për të shkruar letrat e para, mjaftojnë këto që më ke treguar. Tani duhet të marrësh vesh kushtet e mia.”
“Mjaft të hapësh gojën” tha ai.
“Kushti i parë: askush, kurrë, asnjeri në botë, as ajo vetë, s’duhet ta marrë vesh se letrat janë shkruar nga unë! Qartë?
Kushti i dytë: pasi ta hedhësh tekstin e letrës së shkruar nga unë, në letrën që do ta dërgosh tek ajo, dorëshkrimin tim do të ma kthesh mua!”
Po e vështroja drejt e në sy. Sa më shumë përparonim në këtë ndërmarrje të çuditshme, aq më shumë shqetësime më lindnin. Ndaj dhe vendosa kushte.
“Dhe, kushti i tretë…?” pyeti Devi. Mu duk i hutuar, i bërë lëmsh.
“Nesër eja merr letrën e parë!” i thashë. “Dhe çohu, mbathja tani!”

&

Letrat e para i shkrova me përkushtimin që bëhen gjithë gjërat për herë të parë. Mbase kishin dalë të sakta dhe të ndjera, se Devi nuk e fshihte që ndjehej i mrekulluar prej tyre. Sigurisht kjo gjendje i vinte për shkak të përgjigjeve që merrte për këto letra të nisura me emrin e tij. Vinte tek unë tërë gaz dhe, megjithëse u përpoqa të mos e lejoja, ngulte këmbë dhe më lexonte pjesë prej përgjigjeve të saj.
Qytetsja merrte letra nga Devi, jo më pak se dy herë në javë, dhe kthente po aq herë përgjigje. Letrat e saj bëheshin gjithnjë e më të gjata, përherë e më shumë të ndjera. Kishte rënë e tëra në kurthin e paqmë që ne ia kishim ngritur në emër të dashurisë.
“Dëgjo se ç’na ka shkruar!” thoshte Devi.
“Të ka shkruar ty, jo mua!” e përmendja unë.
Nuk i hynte në sy vrejtja ime, vazhdonte të fliste për atë vajzë, si për një femër që endè nuk ishte bërë pjesë shpirtërore e tij. sa herë që merrte letra prej saj, nxitonte të më lexonte fragmente prej tyre. “Shiko, shiko si më është përgjigjur ajo: “Pse s’më ke shkruar me kohë, qysh në fillim me letra të më ishe drejtuar, Dev i dashur! Në letra ti je i rrallë! Aty sikur zbërthen shpirtin e zemrën e një njeriu njëqind, një mijë, një milion herë më të bukur se të atij djalit të bukur që më ka bërë për vete përgjithnjë!”
Për shkak të këtyre mbresave e përgjigjeve, por edhe ngaqë Devi ishte bërë më i ndjeshëm, më i mirë, unë po ndjeja dëshirën a kureshtjen, a s’di ç’ishte në të vërtetë, t’i lexoja edhe një herë tjetër letrat që vetë i kisha shkruar. Sipas pikës së dytë të kushteve të mia, Devi m’i kthente ato, pasi i kopjonte. I lexoja dhe i ruaja të gjitha. Seriozisht, po çuditesha me aftësinë time për të depërtuar aq thellë në botën shpirtërore të një njeriu që as e njihja as e kisha takuar ndonjëherë! Dashuria e improvizuar sipas rrëfimeve të një tjetri, për një vajzë të panjohur, pa e kuptuar, kishte zbuluar tek unë ndjesi që kurrë nuk i kisha jetuar e as përfytyruar. S’e kisha shkuar ndërmend që dërguesin e letrave, për të cilin i shkruaja, ta bëja të lumtur, kurse lexuesen e tyre ta sillja në gjendje të tillë admirimi për nënshkruesin e tyre: ajo e quante fat njohjen me të.
Ai s’dinte si të ma shprehte mirënjohjen. Gati e bërtiste, që paskësaj, edhe dashurinë po e përjetonte ndryshe. Më parë se t’i niste, mbyllej dhe i lexonte letrat me zë. Ca më vonë, kur i duhej të shkonte edhe vetë në qytet, detyrohej t’i mësonte përmendësh letrat që dërgonte së fundmi: nuk duhej të linte vend për dyshim autorësie.
Me kalimin e kohës, duke i lexuar e mësuar përmendësh letrat, i bëri të vetat shprehitë që përdorja më dendur, filloi të përshtaste edhe vetë vargje, sipas atyre që i pata shkruar në letrat e para për të dashurën e tij, dhe ndërkohë, filloi të mos binte në sy, si dikur, inferioriteti i sjelljes, ndaj dukjes fizike dhe veshjes së veçantë të tij.
“Tani mund t’i shkruash edhe vetë letrat.” i thashë një ditë.
Mu duk sikur u tremb, u hutua, nuk reagoi dot menjëherë. Pastaj qeshi me të madhe.
“Kam frikë se e prish tani, në fund fare…”
E vura re: nuk fliste më në shumës, siç bënte dikur. Po besonte tek vetja edhe gjëra që i gjente tjetërkund. Mbase asgjë të keqe nuk duhej kërkuar në këtë mes: dashuria nuk është tjetër veçse akt dhurimi: secili dhuron diçka të tijën. Nuk isha i sigurt nëse mund të përfshihej, pa u përmendur si e tillë, edhe të shkruarit e letrave prej meje. A ka edhe dhurata të fshehta, në këto punë? Pse të mos ketë, në fund të fundit: njeriu në çdo çast dhuron: sa herë që shpik apo zbulon diçka, sa herë shkruan një urim apo prodhon një mall, sa herë që nxjerr një fjalë të bukur…Letra e dashurie janë, gjërat e tilla.
Devi m’i tregonte të gjitha. Pas një periudhe të tillë letrash, ishte bërë njohja familjare, të dyja palët ishin të kënaqura që kjo lidhje nuk ishte bërë pa mend në kokë dhe vajza mburrej shpesh me mençurinë e Devit. Edhe ky, po tregonte gjëra të bukura për qytetsen e tij, që tashmë ishte bërë me të vërtetë e dashura e tij.
Një ditë e pashë në shëtitore të shoqëruar me një vajzë. Sipas të gjitha gjurmëve të mbetura në kujtesën time nga rrëfimet e tij, nga përgjigjet pyetjeve që i kisha bërë, besova se ishte ajo: qytetsja, e dashura, e fejuara e tij.
“Ajo ishte?!” e pyeta të nesërmen, kur u përballëm në shëtitore.
“Jo! Ishte një kushërirë e saj, por ngjajnë shumë!”
Ndjeva lehtësim të menjëhershëm. S’do të më vinte hiç mirë sikur të ishte ndryshe. Më kishte bërë shumë intim, më kishte rrëfyer aq shumë për atë vajzë, sipas kërkesës së tij i kisha shkruar dhjetra letra, shyqyr zotit tani ishin afruar e kishin legalizuar njohjen e tyre: dhe Devi të mos më prezantonte me të?!
Merret vesh: kurrësesi nuk shkoja ndërmend të më prezantonte si autor i letrave! Njera nga pikat që kisha vënë në kontratën midis, kjo ishte: “Askurrë, askush, nuk duhej të dinte se letrat i shkruaja unë.” Por ja që e vuajta joshjen që Devi të më prezantonte thjesht si mik të tij. Më dukej krejt virgjine dhe e ligjshme kjo dëshirë. Ia thashë një për një edhe atij, Devit.
“Ç’paske lodhur veten! më tha, “Të ishte ajo, dhe të mos e takoja me ty? Budallëqe! Pa, pa, ku të shkon mendja edhe ty!”

&

Më ishte vjedhur mua, por kishte gënjyer veten. Ajo kishte qënë e dashura, e fejuara e tij. Pak kohë më vonë u bë edhe gruaja e tij. Edhe martesën e mora vesh shumë kohë më vonë. Ishin martuar në fund të korrikut. Me dasmë të madhe. Me orkestër të bujshme dhe ftesa të shumta. Mbase për ta kurorëzuar madhërisht atë lloj dashurie po aq të veçantë.
Ashtu siç e kisha shkuar ndërmend, nuk më ftoi në dasmë. Tani nuk i duhen më letra, thashë me vete! Sa për të ndrequr humorin. Rrallova daljen në shëtitore. Nuk doja, së paku hë-për-hë, të ndeshesha me Devin. Për të qenë deri në fund i sinqert, e kisha pritur me kureshtje dhe dëshirë njohjen me atë vajzë që vinte në mënyrë krejt origjinale në këtë qytet të vogël. S’mund ta fshihja dëshirën për të qenë në dasmën e tyre. Me gjithë zemër e them këtë. Ngaqë i njihja aq mirë, të dy. Fare rastësisht, por isha bërë njeriu më i afërt i tyre në këtë dashuri.
Ajo vajzë endè nuk di gjë. Nuk i hedh asnjë faj, ndonëse dyshimi im për të ardhmen e lidhjes së tyre është një re aq e madhe, sa hija e saj nuk ka se si të mos bjerë edhe mbi vellon e bardhë të martesës së saj. Në të vërtetë, as vetë Devin nuk e bëj me faj. Të gjithë, në fillimet, madje jo vetëm në fillimet, ia rrëfejnë dikujt dashurinë. Njeriu ka nevojë t’i shprazet dikujt, në ditët kur dashuria, si erë me shi dhe me diell, e valavitë në kreshtat e detit të saj shkumëbardhë. Devit i ndodhi të më rrëfehej mua. Mbase m’u hap më tepër se duhej, kur kjo marrëdhënie s’ishte endè dashuri, mbase lloji i rrëfimit të tij ishte i veçantë: më shumë kishte shpallur boshllëkun e tij, se sa dashurinë e asaj vajze. Edhe unë, nga ana ime, që kisha marrë përsipër t’ia shkruaj letrat, e kisha bërë këtë më shumë si një lojë kukamçeftas me atë bukurec të njomë..
Me hir të Atij atje lart, e tëra kjo shaka u transformua në diçka serioze. Dhe nuk doli u keq: Devin dhe atë vajzë i shoh që shëtitin të qeshur dhe të kënaqur, edhe tani pas martese. Nëse njeriu ka për detyrë të dhurojë atë që ka, unë vetë nuk kam pritur dhurata nga kjo histori; por as mosmirënjohje nuk kam merituar.
Ata të dy kalojnë në shëtitoren e vetme, fare pranë meje, dhe asnjë fjalë, asnjë përshëndetje. Devi më vë re që larg, jam i sigurt se më ndjek me sy, deri aty pranë. Kur ndodhemi afër, i ulë sytë. Ose vështron drejt, përpara. Sikur kurrë të mos kemi pasur të bëjmë bashkë. Më keq akoma, sikur atë vajzë e kam njohur unë më parë se ai. Më druhet mua? Pse vallë?!
Më mirë të mos i kisha shkruar ato letra!
Në fytyrën e tij, dikur aq të qeshur e simpatike, së paku për syrin tim, tashmë janë shfaqur dy sy të plogësht dhe një si lodhje e padeshifrueshme. Më duket se edhe për atë vajzë i mungon mirëbesimi i dikurshëm. Se ç’kam një siguri, që lodhja nuk i vjen vetëm prej meje.
Nëse nuk bëhet fjalë për mirënjohje, kam frikë për më tej: nuk di pse, pres ditë të këqia për atë vajzë, edhe për atë djalë, por asesi për shkak të ditëve me marrëdhënie të mrekullueshme që përjetonin dikur, qoftë edhe prej lezeteve të fjalës në letrat që u shkruaja unë. Ditë pas dite po më fuqizohej shkaku i vetëm i ftohtësisë së tij: boshi, boshi i madh brenda vetes së tij. Tërë ai djalë i lezetshëm, simpatik, i veshur ndryshe nga moshatarët e tij, ai që ia kishte hedhur grepin një vajze thjesht me mjeshtërinë e tij për vallëzim, paskej qenë aq bosh nga brenda…
Pikërisht ajo që dikur e bënte të ngrohtë, të qetë, të gëzuar e mirënjohës ndaj meje, tani vepron në të kundërt. Letrat e dashurisë për të dashurën e tij, që tani e kishte grua, e bënin të ftohtë, e trazonin, e trishtonin, e bënin dyshues ndaj vetes, ndaj vetes në sy të përditshëm të asaj vajze që tashmë ishte gruaja e tij. ai bosh i llahtarshëm, fshehur mrekullisht pas letrave të huajtura nga unë, i ngjallte hamëndje të liga?
“Ah, i ziu ti,” i thosha pa zë, kur përballeshim në rrugë dhe ai bënte sikur s’më shihte. “Ti akoma nuk je i sigurt në dashurinë e saj. Kurrë s’ke për ta besuar dot që ajo të do ty. Vetëm ti e di se letrat nuk i ke shkruar vetë ti! Ajo të do, ngaqë është mësuar të të shohë me atë sy, kaq gjë duhet ta marrësh vesh. Nuk të them të shtiresh ndaj saj, as ndaj vetes, por as me mua s’ke pse shtiresh! Ajo të do, or’ budallë, pa ditur dyshimin tënd tek vetja jote!”

&

Të tjerët mbase vazhdojnë ta shohin Devin si njeri simpatik, të veshur bukur, siç e kisha parë unë dikur, aq më tepër se tashmë, edhe me një grua të bukur, ishte bërë përfundimisht i lumtur.
Mua po më dukej çdo ditë dhe më i zbehtë. Dhe ajo grua, që i rri në krahë, po më përfytyrohet si fatkeqe e fshehtë. Fatkeqe e ardhme e së shkuarës false për shkak të boshit të tij.
“Mos u bëj i vogël,” i them vetes. “Ai vetë duket mirë, ajo në krahë ndjehet e kënaqur me të, të tjerët nuk i dinë ato që di ti, ç’ke atëherë që fut turinjtë në erërat e të tjerëve?! Vetëm ngaqë nuk përshëndetet me ty?! Atëherë ti nuk e njihje fare atë djalë, por mos kujton se për të, di më shumë tani?! Atëherë i dije vetëm emrin, tani që i di shumë më tepër, por nuk të hynë në punë gjë! Je zemëruar për mosmirënjohjen?! A ka kuptim mosmirënjohja ndaj një njeriu në dashuri?! Fale menjëherë, që të lehtësosh shpirtin tënd!”
E shtyva veten të mendoj në këtë kahe. Kërkova një shkak, një arsye për ftohtësinë e tij ndaj meje: mbase ka frikën e letrave që kam unë!, thashë me vete. I dhashë njëfarë të drejte dhe i dërgova lajm. Më erdhi menjëherë. Jo në rrugë, në shtëpi. Kishte veshur një xhakavento të kaltër, një pulovër me ngjyra dhe pantallona me kuti të spikatura që s’ia kisha parë herë tjetër. M’u duk se kishte nxituar. Më shkuan sytë te lidhëset a këpucëve: të lidhura i kishte.
“Ja tek i ke…Nuk të mungon asnjera” i thashë kur hyri në dhomën time.
Po më kërkonte ndjesë, belbër, si dikur. Si në fillimet. Kur më ftoi për një kafe apo diçka të ftohtë dhe që unë mund ta ndihmoja në dashuri!
“Po pate merak, eja dhe i djegim bashkë…” më tha.
Fliste kot. Fare kot. Edhe tashmë që po ia dorëzoja, të gjitha, dukej që kishte frikë i gjori, mos më kthehej mendja dhe kërkoja t’i mbaja vetë letrat. Iku duke e shtrënguar fort tufën e tyre!
“Shko dè, shko! Kam besim se do t’i djegësh vetë!” i thashë.
E ndoqa me sy nga dritarja. Merret vesh që, atje jashtë, nuk e priste ajo. Për të marrë të shkuarën, ai kishte ardhur i vetëm. Me siguri do të shkonte diku, prapa kodrës, do të hapte ndonjë gropë dhe atje do t’i digjte letrat. Do të hidhte ca dhe sipër e kush e di ç’tjetër.
Asaj gropës boshe në veten e tij, si do t’ia bënte?!

O, drita ime e dashur!...


Thuame qe me do... dhe Remarku del serish ne krye. Letra te Erih Maria Remarkut drejtuer Marlene Ditrih -

Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit "Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike.

Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk jetonte vecse ne endrrat e Remarkut

Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...



- France -

Kohet e fundit ne France, shtepia e njohur botuese Stock, nxorri ne qarkullim librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih. Libri i titulluar "Thuame qe me do" (Dis - moi que tu m'aimes), i cili permblesh nje pjese te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar ne harkun kohor 1930 -1940, ka zene shume shpejt nje nder vendet e para ne kolanen e librave me te shitur ne kete vend.

Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit " Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Te afert per nga origjina dhe fati - te dy kane braktisur Gjermanine e kane nje urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e tyre, ata ishin bere tashme te njohur ne mbare boten. Por, historia e dashurise se tyre shpaloset plot dhimbje: eshte e vertete qe, Marlene Ditrih perkon ne menyre te perkryer me idalin femeror te Remarkut, por nga ana tjeter, ajo e ben te kete te fundit qe te perballoje furtuna e tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk egzistonte vecse ne endrrat e Remarkut. Por, megjithate, ne thelb - dhe eshte pikerisht aty sekreti i melankolise, lirizmit e thellesise se tyre prekese - Remarku i ka shkruar letrat me teper per vetvehten, si nje lloj monologu drejtuar nje endrre. Ato nuk kerkojne as pergjigje e as pritje te ndjenjave te njejta. Ato perbejne nje roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne vullnetin e tyre per te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte nje Hymn te Vertete per Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...

Erich Maria Remarque ne Porto Ronco, per Marlene Dietrich ne Beverly Hills

18 janar 1939

Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone: shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.

Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Une, kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle: A s'eshte e vertete qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai per jete? / Ah, dhe ne kohet qe shkojne, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi cdo pjese te qenies sime, / Ti ndjen tek une dhe nervin me te holle, / ti lexon cdo gje ne shikimin tim, / me syrin tend hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecen si i cmendur ne drejtimin tend / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .

Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu? Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bere per mua e une jam bere per ty; nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te te kape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...

Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

*Puma - keshtu e quan ai me perkedheli te dashuren e tij, Marlene Ditrih.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...