2016-02-12

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie: Ambasada nuk do të flasë me partitë që përkrahin dhunën dhe me të korruptuarit

Delawie: Ambasada nuk do të flasë me partitë që përkrahin dhunën dhe me të korruptuarit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i tha Zërit të Amerikës se ambasada amerikane nuk do të bisedojë me partitë politike që nuk refuzojnë dhunën.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se zgjedhjet nuk duhet të jenë rezultat i dhunës por i kalendarit kushtetues.
Ambasadori Delawie, duke folur edhe për korrupsionin tha se nuk do të takojë as zyrtarët që janë të akuzuar për shpërdorim detyre.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Kosova ka hyrë në muajin e gjashtë të një krize politike, më e rënda që nga shpallja e pavarësisë së saj. Cila është rrugëdalja nga kjo situatë sipas jush?
Greg Delawie: Më duhet të them se kjo është një krizë e sajuar. Nuk mendoj se është krizë e vërtetë. Problemi është se opozita që ka dështuar t’i përmbushë synimet e saj në kutitë e votimit para më pak se dy vitesh, po provon tani ta përdorë dhunën për t’i përmbushur qëllimet e saj. Rrugëdalja më e mirë nga kriza politike është që opozita ta lejojë parlamentin, deputetët e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës ta bëjnë punën e tyre, të mblidhen në parlament dhe të përqendrohen në çështjet e rëndësishme me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.
Zëri i Amerikës: A do të thotë kjo se ju e mbështesni vetëm qeverinë?
Greg Delawie: Jo. Unë e mbështes demokracinë në Kosovë, i mbështes qytetarët e Kosovës, e mbështes parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet demokratike për të cilat kemi punuar shumë që t’i krijojmë për Kosovën gjatë 16-17 vjetëve të fundit. U kundërvihem atyre që provojnë ta shkatërrojnë demokracinë e Kosovës dhe ta shkatërrojnë rrugën e saj drejt institucioneve euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Kishit disa mesazhe për opozitën. Përse nuk takoheni me ta, të bisedoni me ta dhe t’ua shpjegoni atyre drejtpërdrejt ato mesazhe?
Greg Delawie: Pjesëtarët e ambasadës sime janë të gatshëm të takohen me të gjitha partitë politike që heqin dorë nga dhuna. Ne mbajmë kontakte me partitë politike që nuk përfshihen drejtpërdrejt në dhunë. Ne i mbështesim partitë politike demokratike. Nuk jemi të interesuar të bisedojmë me ata që ushtrojnë dhunë.
Zëri Amerikës: Por ata janë aty, janë pjesë e parlamentit, përbëjnë 27 për qind të deputetëve, nuk mund të injorohen?
Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të bisedojnë me të gjitha partitë politike që nuk ushtrojnë dhunë në Kosovë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ju keni ndjekur nga afër takimin e organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga. Gjykuar nga qëndrimet e shprehura në takim, sa janë mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje politike?
Greg Delawie: Mendoj se përfundimisht ka shpresë për zgjidhjen e krizës politike. Nuk mund të jesh diplomat nëse nuk ke vullnet të jesh optimist. Jam optimist. Mendoj se ka hapësirë për zgjidhje politike të këtyre problemeve. Sigurisht që iu bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të partive politike në Kosovë që të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhje për këtë rrugë pa krye politike dhe të fillojnë t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës që i kanë zgjedhur.
Zëri i Amerikës: Ju keni deklaruar se Kosova ndodhet në zgrip. A ka vullnet për ta shmangur humnerën?
Greg Delawie: Më duhet të mendoj se afro tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, ata që luftuan dhe u përpoqën që të arrijnë Kosovën që e kemi sot, do të duhej të jenë të gatshëm t’i lënë anash interesat personale dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve që i kanë punësuar ata. Prandaj, besoj se ka shpresë. U bëjë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë mënyrë për të ecur përpara.
Zëri i Amerikës: A jeni i gatshëm, le të themi, të ndërmjetësoni mes partive politike?
Greg Delawie: Kosova është vend sovran e demokratik. I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet. Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës. Ne sigurisht jemi të gatshëm të ndihmojmë, t’i mbështesim partitë politike demokratike, sikundër e thashë. Por, Kosova është vend i pavarur, i ka institucionet që duhet të shfrytëzohen për t’i zgjidhur këto çështje politike.
Zëri i Amerikës: Opozita ka paralajmëruar protesta për javën e ardhshme. Si i komentoni ato?
Greg Delawie: Protestat paqësore janë e drejtë thelbësore në demokraci. Është me rëndësi të thuhet se shumë njerëz që protestojnë kanë shqetësime reale e të ligjshme për situatën aktuale dhe duan t’i shprehin ato shqetësime ne mënyrë paqësore. Por, unë tërheq vijën tek dhuna në protestë. Nuk duhet të ketë kokteje molotovi; nuk duhet të ketë shkatërrim të pronës. Për fat të keq partitë opozitare nuk kanë qenë të gatshme të heqin dorë nga dhuna, gjë që është e tmerrshme. Jam i shqetësuar se për shkak të dhunës ndonjë demonstrues, ndonjë polic mund të pësojë lëndime të rënda. Jam posaçërisht i shqetësuar se në ditën e pavarësisë së Kosovës, ata njerëz që po provojnë ta marrin peng ditën e pavarësisë, po ata po provojnë ta marrin peng edhe demokracinë e Kosovës dhe orientimet e saj euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme. Çfarë të keqe ka nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja?
Greg Delawie: Zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna politike do të ishin humbje kohe shumë e shtrenjtë. Ato do ta pengonin parlamentin që të kryejë punët e rëndësishme në emër të qytetarëve të Kosovës. Por, më e rëndësishmja nga pikëpamja ime, është se zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna na fusin në një lloj modeli: “Nëse nuk arrini atë që doni në kutitë e votimit, atëherë, le të ketë dhunë për të çuar në zgjedhje të reja”. Filloni ta zbatoni këtë precedent dhe nuk mund të keni gjë tjetër veçse dhunë e zgjedhje, dhunë e zgjedhje përjetësisht dhe Kosova nuk përparon fare.
Zëri i Amerikës: Ta vëmë në një perspektivë më të gjerë. I gjitha rajoni do të jetë në zgjedhje këtë vit. Pse jo edhe Kosova?
Greg Delawie: Nuk kam çfarë të shtoj. Këtu nuk kemi të bëjmë me atë a janë zgjedhjet të mira apo të këqija. Qartazi zgjedhjet janë element thelbësor i demokracisë, por këtu kemi të bëjmë me atë nëse zgjedhjet rrjedhin nga dhuna apo nga kalendari normal i tyre që është pjesë e kushtetutës së çdo vendi.
Zëri i Amerikës: Kriza pasoi marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është arritur në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kritiket druajnë se ky asociacion mund të çojë në federalizmin e Kosovës. Sa mund të dëmtojë Kosovën një mekanizëm i tillë?
Greg Delawie: Jemi të vetëdijshëm për situatën lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund t’ju them, dhe e tha edhe sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor, se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin asnjë marrëveshje apo asgjë tjetër që do të vinte në pikëpyetje tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës. Ky asociacion nuk do ta bëjë asnjërën. Ne vazhdojmë ta mbështesim atë. Vazhdoj të besoj se është shumë me rëndësi për Kosovën që të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Serbinë në rrugën e saj drejt institucioneve evropiane.
Zëri i Amerikës: Por, kritikët thonë se Serbia ka përfituar nga bisedimet me Kosovën. Po Kosova çfarë ka përfituar?
Greg Delawie: Çështja e parë është, siç e thashë, marrëdhëniet më të mira me Serbinë janë element i rëndësishëm i rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike. E dyta, ka pasur përfitime vërtetë konkrete që kanë ndihmuar të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe për ta forcuar sovranitetin e Kosovës. Po mendoj për gjërat si integrimi i policisë së Kosovës në veri. Pastaj, u mbajtën zgjedhje lokale, përfshirë edhe në veri në vitin 2013 dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 2014. Që kur marrëveshjet e arritura në bisedime u nënshkruan në vitin 2013, Kosova filloi t’i mbledhë doganat në kufijtë verior. Pra, këto janë përfitime të vërteta e konkrete që jo vetëm e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë, por e bëjnë Kosovën më sovrane.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ndonëse me herët pyeta nëse jeni të gatshëm të ndërmjetësoni, nga ana tjetër ju dhe kolegët tuaj nga ambasadat e BE-së jeni kritikuar ndonjëherë edhe për siç është thënë, përfshirje më shumë se ç’duhet në politikën e Kosovës, madje edhe përtej mandatit tuaj. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Greg Delawie: Sigurisht ishte një kohë gjatë pavarësisë së mbikëqyrur deri më 2013, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë të Kosovës, luanin një rol të rëndësishëm në këshillimin e qeverisë se si të funksionojë. Ajo periudhë ka përfunduar para disa viteve, sepse ne besuam dhe Kosova besoi se i ka mjetet, se i ka zhvilluar mundësitë dhe strukturat që t’i drejtojë punët e saj. E di se Shtetet e Bashkuara dhe jam i sigurt edhe bashkësia ndërkombëtare donin ta ndihmonin Kosovën sa më shumë që ishte e mundur në përparimin demokratik, por vendi tash është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe ata duhet të marrin vendimet për të ardhmen dhe zhvillimin demokratik dhe ne sigurisht e mbështesim këtë koncept.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, kur erdhët në Kosovë, në ditët tuaja të para, thatë se përparësi e punës suaj do të jetë lufta kundër korrupsionit. Kosova sërish është radhitur në mesin e vendeve me shkallë të lartë të lartë të korrupsionit. Sipas jush, ku ka ngecur lufta kundër kësaj dukurie?
Greg Delawie: Me të vërtetë më vjen mirë që ma shtruat këtë pyetje, sepse mendoj që korrupsioni është çështje kryesore në mendjen e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe më me dëshirë do ta shihja klasën politike dhe qytetarët e Kosovës duke folur për çështjet e rëndësishme si korrupsioni, sesa për kriza politike të sajuara që i përmenda më herët. Shikoni, korrupsioni është çështje e vështirë. Jemi duke punuar rreth kësaj çështjeje qe një kohë të gjatë, por kohëve të fundit e kemi intensifikuar punën edhe më shumë. Po të kisha një shkop magjik për ta zgjidhur çështjen e korrupsionit, më besoni që do ta përdorja dhe do t’ua jepja kolegëve të mi gjithandej botës sepse korrupsioni është problem botëror. Janë disa çështje. Duhet ta dënoni korrupsionin. Policia dhe prokuroria duhet të punojnë së bashku për t’i identifikuar zyrtarët e korruptuar, për t’i dënuar ata, për t’i burgosur dhe për t’i mbajtur në burg. Kjo është çështje po aq thelbësore lidhur me korrupsionin që e kemi parë anekënd botës. Sundimi i ligjit është mjet i rëndësishëm. Natyrisht jemi duke trajnuar policët, prokurorët, gjykatësit se si të përballen me këto çështje që janë të vështira për t’u përballur për të gjitha vendet. Ka korrupsion edhe në vendin tim.
Një rrugë tjetër është të vështirësohet mundësia e të qenit i korruptuar. Të bëhen gjërat më transparente si prokurimi publik. USAID-i po punon me komunat e Kosovës për ta zhvilluar atë që quhet prokurimi elektronik, gjë që e bënë të qartë që kur qyteti dëshiron të blej diçka, njerëzit duhet të konkurrojnë online, konkurrimi do të jetë transparent dhe të gjithë do ta dinë në fund se kush e ka fituar kontratën dhe çfarë çmimi duhet të paguajë. Kjo e bënë korrupsionin më të vështirë sepse “drita e diellit është dezinfektuesi më i mirë”, siç ka thënë një nga ish presidentët e mi.
Çështja tjetër që dua ta vë në spikamë është se në ambasadën time kemi vendosur se nuk do t’i takojmë zyrtarët publik që akuzohen për shpërdorim të detyrës. Kjo sigurisht e bën jetën më të vështirë. Janë disa kryetarë komunash të Kosovë, të cilët nuk i kam takuar. Ne mendojmë se është shumë me rëndësi që të tërheqim vijën në rërë dhe iu kundërvihemi atyre që vjedhin nga taksapaguesit e Kosovës.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, një çështje që lidhet me zhvillimet politike është edhe funksionalizimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte. Sa mund ta dëmtojë kriza politike këtë proces?
Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mendojnë fuqishëm se Gjykata e Posaçme duhet të krijohet sa më parë që është e mundur. Sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor e bëri të qartë se pret që Kosova t’i kryejë procedurat që të hyjë në fuqi dhe të ndihmojë zgjidhjen e çështjeve që ende mbesin pezull mbi krimet e luftës, me të cilat duhet të merret Gjykata e Posaçme. Mendoj se është përgjegjësi e Kosovës dhe qeverisë së saj që të përparojnë shpejt për të mundësuar këtë pavarësisht nga ajo që po ndodhë në situatën e brendshme politike.
Zëri i Amerikës: Shumë gjëra janë në rrezik për shkak të krizës politike, madje dhe çështja e zgjidhjes së presidentit të Kosovës. Çfarë prisni në këtë rrafsh?
Greg Delawie: Jam i vetëdijshëm për dosmdoshmërinë kushtetuese për ta zgjedhur presidentin në një të ardhme të afërt. Unë nuk marr qëndrim se kush duhet të jetë president, cila parti politike kë do të kandidojë. Kjo është në tërësi në duart e qytetarëve të Kosovës dhe parlamentit që ata e kanë zgjedhur për të marrë atë vendim.
Zëri i Amerikës: Kosova është përmendur si një nga vendet që përballet me lëvizjet radikale fetare. Si i vlerësoni masat e marra nga autoritetet e Kosovës për t’u përballur me këto shqetësime?
Greg Delawie: Problemi i ekstremizmit është jashtëzakonisht serioz. Është problem i Kosovës, është problem i Ballkanit, i Evropës dhe madje edhe problem i Shteteve të Bashkuara. Është diçka për të cilin duhet të punojmë të gjithë. Unë mirëpres hapat që Kosova ka ndërmarrë gjatë disa vjetëve të fundit. Parlamenti miratoi ligjin mbi luftëtarët e huaj para një viti. Qeveria e Kosovës morri pjesë në takimin botëror në Nju Jork, në takimin rajonal në Tiranë në mes të vitit të kaluar. Është çështje e vështirë dhe të gjithë duhet të përpiqemi t’i kuptojmë më mirë se cilat janë shkaqet e problemit të ekstremizmit të dhunshëm. Duhet të punojmë së bashku që të përpiqemi ta bëjmë më të vështirë lëvizjen e njerëzve për të ecur drejt Lindjes së Mesme për të luftuar në luftërat e dikujt tjetër. Sërish, nuk është një çështje e lehtë. Me siguri do të bëjmë gabime derisa punojmë në këtë çështje, por është thelbësore që të gjitha vendet të marrin pjesë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e tetë të pavarësisë së saj, shpallja e së cilës për shumëkënd ishte e paimagjinueshme pa rolin e Shteteve të Bashkuara. Tetë vjet më pas, si do t'i përshkruanit marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës?
Greg Delawie: Jam shumë i lumtur që do të jem këtu në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës që është për pak ditë. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës dhe për zhvillimin e demokracisë së saj në vitet pasuese. Jemi shumë krenarë për rolin që patëm mundësi të luajmë për të ndihmuar në vendosjen e demokracisë dhe për këtë jemi të përkushtuar që ta mbajmë atë demokraci. Ta përmbledhi: Më duhet të them se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë po aq të mira sikundër edhe kanë qenë.

Nga Flori Bruqi: Ministria e Shëndetësisë dhe TIKA turke nënshkruan Marrëveshjen për Njësinë e re të Kujdesit Intensiv në QKUK


Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen e Mirëkuptimit për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.




Sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri Imet Rrahmani dhe përfaqësuesi i TIKA-s, z. Eyüp Yavuz ÜMÜTLÜ, projekti do të realizohet në ish-hapësirat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, do të ketë 27 shtretër dhe pajisje të reja, të gjitha të financuara nga TIKA, do të kushtojë rreth 2 milionë euro dhe pritet të përmbyllet në një periudhë kohore prej dy vjetësh
Prishtinë, 11 shkurt 2016

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen e Mirëkuptimit për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe përfaqësuesi i TIKA-s, z. Eyüp Yavuz ÜMÜTLÜ, në prani edhe të Ambasadores së Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivlicim Kiliç.


                     Ministri i shëndetësisë në Republikën e Kosovës   Dr.Imet Rrahmani



Ministri dr.Imet Rrahmani falënderoi shtetin turk për bashkëpunimin e vazhduar dhe kontributin në avansimin e shërbimeve në shëndetësinë kosovare, ndërsa theksoi se projekti i renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, do të krijojë kushte shumë më të mira për trajtimin e pacientëve në këtë qendër dhe mundësi më të mëdha për profesionistët shëndetësor të fushës përkatëse.

“Ne do ta vazhdojmë të krijojmë mundësi që projekti të realizohet sipas planit të paraparë, ndërsa si i tillë, projekti do të dyfishojë kapacitetet për Njësinë e Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, tha Ministri.


Ambasadorja  e  se Republika e Turqisë Kivlicim Kiliç

Ambasadorja Kivlicim Kiliç, tha se Republika e Turqisë , përveç sektorëve të tjerë, do ta ketë në fokus mbështetjen për shëndetësinë, bazuar edhe në Marrëveshjen e bashkëpunimit në shëndetësi midis dy shteteve. Ajo tha se ky projekt është një angazhim konkret që të përkrahet sektori i shëndetësisë, ndërkohë që theksoi se prej datës 20-28 shkurt 2016 , do të mbahet edhe Java e Shëndetësisë Turko-Kosovare, me ç’rast një ekip prej 27 specilaistësh të fushave mjekësore nga Turqia, do të qëndrojnë në Kosovë për të kryer intervenime te pacientët kosovarë dhe për të fuqizuar bashkëpunimin me mjekët kosovarë. Gjithashtu, shtoi ajo, “një ekip prej 20 mjekëve nga Kosova, së shpejti do të shkojnë në Turqi për të zhvilluar një program aftësimi në fushën e mjekësisë emergjente”.


Përfaqësuesi i TIKA-s, Eyüp Yavuz ÜMÜTLÜ

Përfaqësuesi i TIKA-s, Eyüp Yavuz ÜMÜTLÜ, tha se Projekti i renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv, nuk është as i pari, e nuk do të jetë as i fundit, që ky agjension do ta zhvillojë për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, u tha se projekti do të realizohet në ish-hapësirat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në QKUK që tash janë të zbrazëta, do të ketë 27 shtretër dhe pajisje të reja, të gjitha të financuara nga TIKA, do të kushtojë rreth 2 milionë euro dhe pritet të përmbyllet në një periudhë kohore prej dy vjetësh.

Diyar-i Türk



TİKA’nın Yatırım Yağmuru Devam Ediyor

http://diyariturk.com/index.php/2016/02/11/tikanin-yatirim-yagmuru-devam-ediyor/

TİKA’nın Yatırım Yağmuru Devam Ediyor

TİKA dost ve kardeş ülkelere desteklerini devam ediyor.Son olarak,Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı ile Kosova Sağlık Bakanlığı arasında,yoğun bakım ünitesinin modernizasyonu ve donatımını içeren işbirliği anlaşması imzaladı. İmza törenine,Kosova Sağlık Bakanı Sağlık Bakanı İmet Rrahmani, Türkiye Büyükelçisi Kıvılcım Kılıç ve TİKA Kosova Koordinatörü Eyüp Yavuz Ümütlü katıldı.Düzenlenen törende; iki milyon avro tutarındaki  projenin anlaşması […]


TİKA KOSOVA YOĞUN BAKIM ÜNİTESİ-2
TİKA dost ve kardeş ülkelere desteklerini devam ediyor.Son olarak,Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı ile Kosova Sağlık Bakanlığı arasında,yoğun bakım ünitesinin modernizasyonu ve donatımını içeren işbirliği anlaşması imzaladı.
İmza törenine,Kosova Sağlık Bakanı Sağlık Bakanı İmet Rrahmani, Türkiye Büyükelçisi Kıvılcım Kılıç ve TİKA Kosova Koordinatörü Eyüp Yavuz Ümütlü katıldı.Düzenlenen törende; iki milyon avro tutarındaki  projenin anlaşması imzaladı.
TİKA KOSOVA YOĞUN BAKIM ÜNİTESİ-2Törende konuşan,Kosova Sağlık Bakanı İmet Rrahmani, Türkiye’nin Kosova’yı her alanda destkelediğini,bu desteklerden birinin de sağlık alanında olduğunu belirtti.Açıklamasının devamında Türkiye Cumhuriyeti ve TİKA yetkililerine teşekkür eden Bakan İmet,projenin tamamlanmasının ardından yoğun bakım ünitesinin daha modern şartlarda ülke halkına hizmet edeceğini ve kapasitesinin de iki katına çıkacağını ifade etti.
Proje imza töreninde konuşan Türkiye’nin başarılı Büyükelçi Kıvılcım Kılıç ise, Türkiye’nin Kosova’yı her alanda desteklediğini,ancak sağlık alanındaki desteklerin bundan sonra daha fazla ön planda olacağını belirtti.

TİKA KOSOVA YOĞUN BAKIM ÜNİTESİ-3
20-28 Şubat tarihleri arasında başkent Priştine’de Türkiye-Kosova Sağlık Haftası düzenleneceğini de sözlerine ekleyen Büyükelçi Kılıç,hafta kapsamında Türkiye’den gelecek  27  değişik branştaki uzman doktorun,hasta muayenesi ve ameliyatlar gerçekleştireceğini ifade etti.
TİKA KOSOVA YOĞUN BAKIM ÜNİTESİ-3Türkiye’nin Kosova sağlık personelinin eğitimine de destek verdiğini belirten Türkiye Cumhuriyeti Kosova Büyükelçisi Kılıç,eğitim programı kapsamında 20 Kosovalı doktorun önümüzdeki günlerde Türkiye’ye giderek eğitim göreceklerini de sözlerine ekledi.
TİKA Kosova Koordinatörü Eyüp Yavuz Ümütlü  ise imza töreninde yaptığı açıklamada,proje kapsamında hayata geçecek olan yoğun bakım ünitesinin,Kosova’ya yapılan ilk sağlık olmadığını,geçmişte olduğu gibi bundan sonra da diğer alanlarda ve sağlık sektöründe Kosova’ya desteklerinin devam edeceğini ifade etti.


Diyar-i Türk


ÜMÜTLÜ”90 YILLIK BOŞLUĞU KAPATMAYA ÇALIŞIYORUZ”


Kosova’da ki çalışmalarına henüz ofisini kurmadan başlayan TİKA,2004 yılında Kosova Koordinatörlüğünün faaliyete girmesinin ardından ise dur durak bilmeden çalışmalarına devam ediyor.TİKA Kosova Koordinatörü Eyüp Yavuz Ümütlü kurumun şimdiye kadar ülke genelinde pek çok alanda 400’ün üzerinde proje gerçekleştirdiğini belirtti. Hedeflerini,zamanı en iyi şekilde değerlendirerek daha fazla projeyi hayata geçirmek olarak açıklayan TİKA Kosova Koordinatörü Eyüp […]


ÜMÜTLÜ”90 YILLIK BOŞLUĞU KAPATMAYA ÇALIŞIYORUZ”
a44cf29e-5690-4826-95db-a5ada6b1a411
Kosova’da ki çalışmalarına henüz ofisini kurmadan başlayan TİKA,2004 yılında Kosova Koordinatörlüğünün faaliyete girmesinin ardından ise dur durak bilmeden çalışmalarına devam ediyor.TİKA Kosova Koordinatörü Eyüp Yavuz Ümütlü kurumun şimdiye kadar ülke genelinde pek çok alanda 400’ün üzerinde proje gerçekleştirdiğini belirtti.

tika eğitim
PRİŞTİNE FATİH CAMİİHedeflerini,zamanı en iyi şekilde değerlendirerek daha fazla projeyi hayata geçirmek olarak açıklayan TİKA Kosova Koordinatörü Eyüp Yavuz Ümütlü,”Amacımız devletimizin bize verdiği görevi en iyi şekilde icra edip bölge halkına faydalı işler yapmak,tabi bu işler tek başına yapılacak işler değil,burada bir ekip olarak çalışıyoruz,bu çalışmalarımızda Ankara merkezli ve Ankara destekli”dedi
Kamuoyunun TİKA’yı daha fazla restorasyon çalışmalarıyla anımsadığını ifade eden Ümütlü;”Ancak biz ifade ettiğim gibi burada yalnız restorasyon çalışmalarıyla kalmıyoruz,400’ün üzerinde projeyi hayata geçirdik,bizim Kosova’daki çalışmalarımız içerisinde restorasyon projelerimiz çok az saylır,ancak o projelerin görünür olması onları biraz daha ön plana çıkartıyor,biz çok farklı sektörlerde faaliyet gösteren bir kuluşuz,eğitim,sağlık,tarım,’kapasite artırma’ diye tanımladığımız buradaki devlet kurumlarında çalışan insanların Türkiye’ye getirilip eğitilmesi ya da Türkiye’den gelen bir eğitmenle burada eğitim verilmesine vesile olmak gibi birçok etkinlik gerçekleştiriyoruz”dedi
gazimestan10082TİKA tarafından geçmişte yapılan ve günümüzde de devam eden restorasyon çalışmalarından örnekler de veren TİKA’nın başarılı koordinatörü Eyüp Yavuz Ümütlü;”Priştine’de halk tarafından ‘Büyük Cami’ diye tanımlanan Fatih Camii’nin restorasyon ve çevre düzenlemesini gerçekleştirdik,hemen bu camiye 50 metre mesafede bir Yaşar Paşa Camisi var ve halen restorasyonu devam ediyor,bununla birlikte Kosova’nın fethi sırasında şehit edilen padişahımız Sultan Murat’ın iç organlarının defnedildiği türbenin bulunduğu bölgede Sultan II.Abdülhamit tarafından yaptırılan bir selamlık binası var,o binanın restore edilip müze haline getirilmesi de bizim projelerimizden.Yine Sultan Murat Türbesine çok yakın bir mesafede ve Sultan Murat’ın bayraktarlarından,yani komutanlarından olan iki türbenin durumu çok harap durumdaydı ve o türbenin de restorasyonunu gerçekleştirdik.Tabi yalnızca Priştine’de çalışmalar yapmıyoruz,Kosova genelinde birçok iş yapıyoruz,ülke genelindeki okulların tadilatı,Priştine merkezdeki hastanede görev yapan 40 doktorun Türkiye’ye eğitim için gönderilmesi,yine kamu kurumlarında görev yapan pek çok personelin Türkiye’ye gönderilerek kapasite artırımı  ve tecrübe paylaşımı olarak tanımladığımız eğitimlerden geçirilmesi gibi birçok çalışmaya imza atıyoruz”şeklinde açıklamalarını sürdürdü.

sinan paşa camii prizren
tika eğitimAyrıca Kosova genelindeki beş belediyeye tam donanımlı ambulans hibe ettiklerini de ifade eden Eyüp Yavuz Ümütlü;”Bizim burada yaptığımız projeler,en küçüğünden en büyüğüne kadar bizim uzattığımız dostluk elini ifade eder,bizim amacımız o dostluk elini Dünya’nın dört bir yanına uzatmak”dedi
İki ülke halklarının bağlarını hiç bir zaman kopartmadığını,ancak Türkiye’nin 1999 yılındaki NATO müdahalesine kadar devlet olarak kendisini bölgede çok fazla hissettirmediğini de ifade eden TİKA Kosova Koordinatörü;”Türkiye Kosova Halkı tarafından her zaman bir sıkıntı olduğunda sığınılacak bir anavatan olarak görülmüş,1912’de Osmanlı’nın Balkanlar’dan çekilmesiyle Türkiye’ye büyük göçler yaşanmış,bu göçler ilerleyen dönemlerde yaşanan sıkıntıların ardından da devam etmiş,buradaki halkların Türkiye’deki halklarla çok yakın akrabalık bağları var,ancak 1999 yılına kadar ülke olarak çok etkinsinan paşa camii prizrenolamamışız.Ancak o tarihten sonra NATO Barış Gücü bünyesinde görev yapan askerimiz sayesinde biraz daha etkin bir hale gelmişiz.Ancak,özellikle son 10-12 yılda dış politika anlamında çok farklı açılımların sağlanmasıyla,daha vizyoner,daha geniş,daha dışa dönük bir politikanın izlenmesiyle beraber,burada faaliyetlerdetika-tarımbulunan başta elçiliğimiz olmak üzere, TİKA gibi,Yunus Emre Enstitüsü gibi kurumlarla,Türkiye merkezli sivil toplum kuruluşlarının çalışmalarıyla çok daha aktif bir yol izlenmiş ve bu da Türkiye Cumhuriyeti’nin çok daha fazla görünür hale gelmesine sebep olmuş.
tika-tarım

Çok daha fazla görünür hale geldiğinizde ve buradaki insanlara fayda sağladığınızda Türkiye’de ilgi duyan hatta hayran olan insan sayısıda doğal olarak artıyor,bu gün bu anlamda olumlu bir gidişar var,ama halen yapacak çok şey var,1912’den sonra arada 90 yıllık bir boşluk var ve o boşluğu kapatmaya çalışıyoruz,o dönemde oluşmuş bazı önyargılar var,onları kırmaya çalışıyoruz,hamdolsun iyiye doğru bir gidişat var ve Türkiye’ye olumlu bakan insanlarda bir artış olduğunu gözlemliyoruz” dedi.
http://diyariturk.com/index.php/2016/01/06/umutlu90-yillik-boslugu-kapatmaya-calisiyoruz/


 

http://floripress.blogspot.com/2016/02/nga-flori-bruqi-ministria-e.html

2016-02-11

Pamje të rënda: BBC shfaq një viktimë duke dhënë shpirt



Në emisionin ‘Crimewatch’ që shfaqet në BBC, është publikuar xhirimi ku shihet një viktimë e sulmit me armë, në grahmat e fundit të jetës.
Marvin Couson ka qenë 26-vjeçar, kur një i panjohur e ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar, teksa ai ishte me shoqëri në një kafene në Londër.

 


Për 13 vjet me radhë, Couson ka qenë në regjim shtrati, duke vuajtur në dhimbje si pasojë e plagëve të marra.
“Njerëzit duhet ta shohin këtë njeri të pafajshëm, komplet të pafajshëm, që vuajti deri në momentin e fundit, sepse dikush nxori revolen dhe e vrau”, ka thënë Margaret, motra e viktimës, e cila edhe e ka bërë xhirimin me kamerë telefoni.

Me këtë rast, po ofrohen 40 mijë funte shpërblim, për atë që ka informata rreth vrasësit të tij.




Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani padit Kuvendin dhe BSH për shkarkim të padrejtë nga detyra

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paditur në Gjykatën Administrative Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë, për shkarkimin në mënyrë të padrejtë nga detyra. Ish-Guvernatori drejtoi Bankën e Shqipërisë për rreth 10 vjet, deri në momentin që u arrestua teksa po dilte nga zyra e tij. Më pas ishte Këshilli Mbikqyrës i BSH-së dhe Kuvendi i Shqipërisë që ndërmori hapat për shkarkimin e Fullanit nga detyra e Guvernatorit.


Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-guvernatorin e Bankës Së Shqipërisë Ardian Fullani.

Ish-guvernatori Fullani akuzohej për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve, i njohur ndryshe si skandali i vjedhjes së Thesarit. Fullani u arrestua me urdhër të Prokurorisë, por fitoi lirinë nga Gjykata e Apelit.


Ardian Fullani është zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë në tetor të vitit 2004 dhe është rizgjedhur në nëntort të vitit 2011 duke zëvendësuar në këtë detyrë Shkëlqim Canin.

Ardian Fullani është guvernatori i gjashtë i sistemit pluralist (Banka e Shqipërisë është krijuar më 4 tetor të vitit 1913). 

Ardian Fullani është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991.

Fullani ka qenë pjesë e administratës së Bankës së Shqipërisë që prej vitit 1985 (atëherë Banka e Shtetit Shqiptar). Më pas në periudhën 1987 - 1990 kishte detyrën e zv.dfrejtorit të Departamentit të Jashtëm.

Fillimi i punës së z. Ardian Fullani në fushën e bankingut qendror i takon vitit 1992, në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë e në vijim në periudhën 1993-1996, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm. 

Fullani ka mbajtur edhe funksionet e Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të Institutit të Studimeve e Asistencës Bankare si dhe të Komisionerit në Komisionin e Letrave me Vlerë.

Fullani mban titullin "Commendatore dell'Ordine della Stella della solidarietà italiana/ Urdhri i Yllit të solidaritetit italian", i akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë.

3 orë, tre mesazhe; vizita e John Kerryt, takim vetëm me eDI Ramën dhe Lulzim Bashën

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Tiranë të dielën, por mesazhet e tij do të jenë shumë të rëndësishme. Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dhe si në çdo festë, një falënderim nuk ka për të munguar nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, i cili, si në rastin e ujgurëve, i është gjendur amerikanëve për të zgjidhur edhe një tjetër problem delikat të saj, strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria”, në Irak.

Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit dhe mësohet se ai do të falënderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane.

Disa vjet më parë, qeveria e kryeministrit Berisha mori përsipër të strehojë mbi 200 muxhahedinë, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2.800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak.

Kjo është një çështje që ka marrë paraprakisht edhe dakordësinë e opozitës në Shqipëri. Dhe jo rastësisht, në axhendën e takimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, të paktën deri tani, janë përfshirë vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Por këta dy persona janë gjithashtu edhe dy personat më të lartë politikë në vend, ndaj me ta, John Kerry ka në axhendë të diskutojë edhe rëndësinë e reformës në drejtësi. Kjo është pika e dytë e rëndësishme e axhendës së Kerryt në Tiranë.
Image result for lulzim bashaImage result for edi rama me jon keryn
Burime diplomatike dhe politike konfirmuan për Top Channel se kjo pjesë e mesazheve që prek drejtpërsëdrejti politikën e brendshme në Tiranë është e detajuar dhe e mirëmenduar për mënyrën sesi do të artikulohen mesazhet.

Por Kerry ka edhe një pikë të tretë shumë të rëndësishme. Kosova do të jetë një nga temat që ai do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar një rol më aktiv të Shqipërisë, veçanërisht pas zhvillimeve shqetësuese në Kosovë, në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës, në përvjetorin e tetë të pavarësisë dhe të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Burime të qeverisë i thanë Top Channel se me këtë ka lidhje edhe darka e së premtes në Tiranë mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi. Edi Rama e përmendi këtë fakt në një postim në Twitter po atë natë, gjatë darkës së mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Por, megjithëse disa ditë larg, efekti i vizitës së sekretarit Kerry u ndje që të mërkurën, kur me një shpejtësi të rrufeshme, projektligji i Byrosë së Hetimit, nga një mister, u kthye në një realitet konkret.

Sopranoja e njohur shqiptare, Inva Mula, do të paraqitet para publikut në Nju Jork në mars të këtij viti.




t




Teatri i famshëm i Nju Jorkut, “The Town Hall”, e nis njoftimin për këtë koncert me titullin “Inva Mula, një divë në Nju Jork”.


Bëhet e ditur se mbrëmja do të mbahet më 26 mars në “Town Hall” dhe aty bashkë me Mulën do të interpretojnë edhe pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi, dirigjenti Bujar Llapaj, sopranoja Dëshira Ahmeti, baritoni Kreshnik Zhabjaku dhe tenori Riad Ymeri.

Kosova dhe Ballkani nga perspektiva e historianit Sir Noel Malcolm

Ambasada e Kosovës në Londër ishte nikoqire e një mysafiri të veçantë, profesorit dhe historianit të shquar të Ballkanit, nga Universiteti i Oxfordit, Sir Noel Malcolm.

Ambasadori Lirim Greiçevci zhvilloi një bisedë me të rreth temave të ndryshme për historinë e shqiptarëve, atë të Kosovës dhe të Ballkanit në përgjithësi..


U bisedua gjithashtu edhe për historitë e shkruara të Bosnjës dhe Kosovës nga profesori Malcolm, të cilat kishin thyer mitet e atëhershme të propagandës jugosllave tek lexuesit dhe vendimmarrësit ndërkombëtarë.

Libri i tij i fundit, "Agjentët e Perandorive" flet për një histori shumë interesante të dy familjeve të afërta shqiptare, Bruti dhe Bruni, nga shekulli 16, të cilat kishin dhënë funksionarë dhe komandantë të shquar për perandori të ndryshme të kohës. Në fund, publiku pati rastin të ndërlidhet me pyetje të ndryshme nga historia dhe aktualiteti.

Profesori Malcolm është dekoruar me medalje nga Presidentja e Kosovës. Ai është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...