Në emisionin ‘Crimewatch’ që shfaqet në BBC, është publikuar xhirimi ku shihet një viktimë e sulmit me armë, në grahmat e fundit të jetës.
Marvin Couson ka qenë 26-vjeçar, kur një i panjohur e ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar, teksa ai ishte me shoqëri në një kafene në Londër.
“Njerëzit duhet ta shohin këtë njeri të pafajshëm, komplet të pafajshëm, që vuajti deri në momentin e fundit, sepse dikush nxori revolen dhe e vrau”, ka thënë Margaret, motra e viktimës, e cila edhe e ka bërë xhirimin me kamerë telefoni.
Me këtë rast, po ofrohen 40 mijë funte shpërblim, për atë që ka informata rreth vrasësit të tij.