2016-02-11

Latasi përkulet ndaj popullit turk dhe kërkon falje

Nuk kanë kaluar 24 orë dhe ka ardhur falja publike nga ana e kryeredaktorit të Tv Sitel ndaj popullit turk, i cili jo më larg se në edicionin informativ të orës 19 të ditës së djeshme i quajti popull gënjeshtar, duke e akuzuar liderin opozitar Zoran Zaev se po gënjente si turk, njofton Zhurnal.

Në edicionin e fundit informativ të ditës së djeshme, kryeredaktori i Tv Sitel, Dragan Pavlloviç – Latas, ka kërkuar falje publike, duke shtuar se ky gjest ishte vetëm një gaf i tij dhe asesi bindje apo mendim person mbi popullin turk, të cilin e quajti mik të Maqedonisë, sidomos viteve të fundit.

Kryeredaktori i Tv Sitel, Dragan Pavlloviç – Latas, është betuar se një gjë e tillë më nuk do të përsëritet nga ana e tij.


----



Vijnë reagimet e para të faktorit ndërkombëtar pas debatit të kryetarit të opozitës Zoran Zaev dhe kryeredaktorit të televizionit kombëtar Sitel, Dragan Pavlloviç Latas mbrëmë në edicionin e lajmeve të orës 19, njofton Zhurnal. 
Me një fjalor tepër diplomatik, ato kanë drejtuar gishtin tek kryeredaktori i Sitalit me tezat "Mediat në Maqedoni mund të punojnë më mirë" apo "Raportim i balancuar në media".
Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni nëpërmjet llogarisë zyrtare në Twitter ka reaguar ‘Fer dhe e balancuar? Ju lutem. Mediat në Maqedoni mund të punojnë më mirë. @sitel #latas

Gjithashtu ka reaguar edhe zyra e BE-së në Maqedoni duke e komentuar debatin e lajmeve qendrore kështu ‘Raportim i balancuar në media?’ duke aluduar se debati nuk ishte i balancuar.
Ka pasur edhe shumë reagime në internet, edhe për shkak ofendimit të komunitetit turk në Maqedoni.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...