Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/09

Agim Ramadani:Mos eja pa lule



agimramadanivoal


Me lule në dorë
Vraje vetminë
Dëshirat m’i plagos
Braktise
Hijen e vuajtjes
Zbrit shkallëve të lotit
Me zjarrin e zemrës
Eja me lule në sy
Gjallëroje
Këngën e dashurisë
Para vdekjes së vesës
Dhe eja
Sot
Nesër
Me buzëqeshje të zgjuar
Të pres
eja
Shndërroje vetminë
Në dashuri
Pa lule mos eja

(1 maj 1981)
MOS EJA PA LULE2

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...