Kur jemi të sëmurë me infeksion, si gripi, ftoma etj. trajtimi standard është me anti-inflamatorë dhe/ose antibiotikë. Këto të fundit kanë dhe kosto të konsiderueshme. Mund të pakësojmë ose eliminojmë nevojën për këto ilaçe nëse përdorim dy mjete natyrale kundër infeksioneve: temperaturën e lartë dhe agjërimin.
Temperatura e lartë
Sipas shumë shkencëtarëve temperature e lartë gjatë infeksioneve është një mënyrë e trupit për të mobilizuar imunitetin kundër bakterieve dhe viruseve. Në temperaturë 40oC shumica e bakterieve dhe viruseve ngordh. Temperatura e lartë gjatë infeksionit është fenomen që vërehet në gjithë botën e kafshëve, tek gjitarët, zvarranikët dhe peshqit. Mjekësia popullore gjatë mijëravjeçarëve e ka konsideruar temperaturën si mjet kundër infeksioneve. Kështu, mjeku i lashtë grek Hipokrati thoshte “Më jep një temperature të lartë të shëroj çdo sëmundje”. Disa artikuj shkencorë mbi anët pozitive të temperaturës së lartë:
Përdorimi I evolucionit në mjekësi; Patogjeneza dhe vlera adaptive e temperaturës;http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/17086187; http://drshannonweeks.com/give-me-fever/ .
Ulja e temperaturës me anti-inflamatorë mendohet se zgjat kohëzgjatjen e sëmundjes.
Prandaj klinika më e madhe mjekësore në SHBA, Mayo, këshillon që antiinflamatorët si Paracetamoli, të përdoren vetëm pasi temperatura të ketë shkuar 38.9oC e më lart, kurse tek foshnjet 38oC. Personalisht deri në 39.5 oC nuk përdor anti-inflamatorë.
Shqetësimi kryesor tek njerëzit për temperaturën e lartë është se mund të krijojë dëmtim të trurit. Por mjekët thonë se vetëm temperatura 42 gradë e sipër shkakton dëmtim të trurit dhe infeksionet nuk arrijnë të krijojnë temperatura kaq të larta, me përjashtim të rastit kur pacienti është mbuluar trashë. Sipas tyre, konvulsionet febrile që ndodhin tek disa fëmijë kur kanë temperature të lartë nuk shkaktojnë dëmtime në tru, pra kalojnë pa problem. Tek gratë shtatzëna këshillohet më shumë kujdes me temperaturën e lartë.
E shtojmë temperaturën e trupit nëse mbulohemi trashë, çka ndodh dhe instiktivisht për shkak të etheve që kemi. Mbaj mend një tregim (të Migjenit ndoshta?) ku plaku i moçëm e mbështjell të riun e sëmurë me ftomë me një lëkurë deleje, dhe pas një nate agonie me temperaturë të lartë i riu gdhihet I shëruar.
Agjërimi
Nqs. e lëmë trupin të ketë temperaturë të lartë natyrshëm do të na ikë dhe oreksi. Edhe kjo është një mënyrë që trupi përdor për të vënë në funksion të shërimit gjithë resurset e trupit. Nuk duhet të shkojmë kundër instiktit dhe të detyrojmë të sëmurin të ushqehet. Dr. Stanley Bass, Herbert Shelton, ndër doktorët alternativë më të dëgjuar, këshillojnë agjërim gjatë infeksioneve si gripi. Stanley Bass aplikonte agjërim të plotë, ku deri në shërim konsumonte vetëm ujë.
Më i përhapur është agjërimi i lehtë, kur konsumojmë ushqime të lehta si frutat, supën e pulës (lëkura e pulës e zier ka veti anti-bakteriale), qepën, hudhrat, kosin (kanë veti anti-bateriale).
Si nga temperatura e lartë dhe nga agjërimi ndihemi të këputur dhe të përgjumur, prandaj pushimi në shtrat dhe gjumi janë shoqëruese të natyrshme të tyre, dhe ndihmojnë në shërimin më të shpejtë.