“Sulmet ndaj LR-PDSH nuk kanë të ndalur, edhe atë nga aktorë të ndryshëm që hiqen si bashkëpunues dhe nga ana tjetër kanë filluar me fushata denigruese negative. Në mënyrën më të ulët, i ashtuquajturi ‘’Gostivari24’’ nisi me lansimin e tij që nga 02.01.2016 , në një fushatë permanente kundër Aleancës për Shqiptarët në përgjithësi, kundër LR-PDSH dhe në veçanti kundër kryetarit Ziadin Sela”, reagojnë nga LR-PDSH e Ziadin Selës.
“Jo më larg se dje ky portal, postoi një artikull me titullin “Struganët Ziadin Selës: E kënaqe me Strugën, tash të ka mbet diaspora”. Në këtë shpifje, dalin emra fiktivë, që nuk ekzistojnë dhe hapësira lokale që nuk janë të identifikueshme, duke denigruar pa të drejtë Komunën e Strugës dhe gjithsesi duke cenuar imazhin e kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela. Ndërsa, disa ditë më parë, po i njëjti portal, shkruan se LR-PDSH dhe në veçanti Ziadin Sela e paska për qëllim shkrirjen e RDK dhe se në fakt kjo po ndodh”, thuhet në reagimin për shtyp të kësaj partie, njofton Zhurnal.
Nga LR-PDSH konstatojnë se gënjeshtrat dhe shpifjet tashmë janë zbuluar se nga vijnë, nisur nga ajo çka promovojnë dhe çka sulmojnë. “Me këtë shpifje është dashur të arrihen dy qëllime, zhvendosja e vëmendjes nga fillimi i aksioneve të mëdha në Komunën e Strugës dhe nga ana tjetër, tentimi për ta zhvlerësuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen masovike të mërgimtarëve në takimet e mbajtura në Gjermani dhe Austri nga ana e “Aleancës për Shqiptarët”. Ne kemi bërë thirrje disa herë për bashkim, por bashkimi mesa duket nuk përbën ndonjë objektiv nga ana e atyre që fshihen portalesh”, përfundon reagimi i Lëvizjes për Reforma - PDSH.