Kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, deklaroi mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, se mezi pret që të nis gjyqi ku ai akuzohet se mashtroi dy banka në Kosovë.
Prokuroria në Mitrovicë më 9 mars të vitit 2012 ka ngritur aktakuzë ndaj Shahinit dhe dy vëllëzërve të tij, Bashkimit e Skënderit.
Ata akuzohen se kanë mashtruar bankën “TEB”.
Të tre së bashku akuzohen se kanë dëmtuar qëllimshëm “TEB Bank”-ën duke tjetersuar pasurinë e kompanisë së tyre “Besarti Company” që e kishin lënë peng për të marrë një kredi në vlerë prej 250 mijë eurove.
Edhe “Raiffeisen Bank”, ka të njëjtin hall me Shahinin.
Kjo bankë me 5 maj të vitit 2010 ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Mitrovicës.
Prokuroria, edhe në këtë rast, ka nisur hetimet ndaj Agim Shahinit nën dyshimin se ka tjetërsuar
mallin e kompanisë “Besarti Company” që e kishte lënë peng në këtë bankë për të marrë një kredi në vitin 2007 në vlerë prej 500 mijë eurove .
Shahini kundërshtoi mbrëmë këto akuza. Tha se edhe ai ka ngritur padi ndaj bankave dhe medieve që kanë raportuar për këto raste.
“Nuk mendoj që dikush mund ti tjetërsoj pronat,sepse ato prona janë prona të cilat janë në gjykatë dhe janë prona të vërtetuara në organe komunale. Nëse ato janë tjetërsuar në atë formë,gjykata do të marrë vendim dhe në presim qe gjykata të jap mendimin e vetë e jo mediat”, tha Shahini.
Shahini shtoi se gjithçka do të sqarohet në procesin gjyqësor.
“Unë mezi po pres qe kjo të filloj dhe të përfundoj ne favor të drejtësisë”, deklaroi Shahini.
Shahini u pyet edhe për problemet në menaxhimin e Aleancës Kosovare të Biznesit.
Faqja zyrtare në internet e AKB-së nuk ka asnjë të dhënë për rolin e saj dhe ka gabime të mëdha.
Tek stafi hasen foto të njerëzve që nuk janë pjesë e AKB-së. Ngjashëm ndodh edhe tek
përshkrimi i punës së Shahinit. Aty është e vendosur fotoja e dikujt që nuk ka të bëjë me AKB-së.
Shahini pohoi se hakerët e kanë sulmuar faqen dhe se po bëjnë përpjekje që ta rikthejnë atë.
https://www.facebook.com/MeErezen/videos/1714660358817066/