2016-02-12

Kritika amerikane: Filmi “Shok” e meriton çmimin “Oscar”

Filmi, sipas producentëve, bazohet në ngjarje të vërteta gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Ai është realizuar në nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës dhe ngjarjet përcillen përmes syve të dy fëmijëve, që të çojnë në një udhëtim mes vuajtjeve dhe barbarisë.

“Shok” është nominuar për çmimin Oscar si “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër”, duke u bërë kështu edhe filmi i parë shqiptar i nominuar për këtë çmim prestigjioz.

Producent dhe njëherësh edhe një nga aktorët në film, Eshref Durmishi tha se vendosën ta realizojnë këtë film, për t’i treguar botës se çfarë ka ndodhur tek ne.



– Një film që mund të jetë ndër më të mirët në mesin e filmave të shkurtër të nominuar nga “Academy Awards” e që do të duhej të kthehej në shtëpi me një trofe “Oscar”.
Kësisoj e ka vlerësuar filmin “Shok” të Kosovës kritiku amerikan që ka emër në industrinë e kinematografisë.

Filmi 'Shok' 2

Flori Bruqi: Filmi “Shok”, me metrazh të shkurtër, një bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë, i nominuar për Oscar, provokoi emocione të forta....




Në një artikull të publikuar në “Examiner.com” – versioni online i rrjetit të gazetave “The Journal” – kritiku Ty Bru e vlerëson filmin me regji e skenar të Jamie Donoughue të nominuar në kategorinë “Best Live Action Short Film”, si një prej filmave më real që ka parë deri më tani.

Image result for filmi shok

“Një prej filmave të shkurtër të nominuar nga ‘Academy Awards’ për edicionin e 88-të të ceremonisë “Oscars”’, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue, ‘Shok’, mund të jetë më i miri në grup”, ka shkruar shkruan Bru, njëri prej emrave më të respektuar në mesin e kritikëve të filmit, themelues i kompanisë “Mightier Than the Sword Records, Photography and Literature”.

Image result for filmi shok

Ueb faqja në të cilën është publikuar artikulli është lansuar më 2008 dhe u shërben më shumë se 20 milionë lexuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jashtë saj.
Në pjesën e parë të kritikës me titull “I shkëlqyeshëm dhe i ndritshëm, filmi i shkurtër ‘Shok’ tregon sinqeritetin dhe ashpërsinë”, Bru e përshkruan rrëfimin e filmit “Shok”, që bëri histori duke u bërë i pari film nga Kosova që nominohet për çmimin më prestigjioz kinematografik.

Image result for filmi shok
“Pjesa më e madhe e rrëfimit të ‘Shok’ është zhvendosur në luftën e Kosovës (1998) duke përdorur narracionin e kthimit prapa të personazhit kryesor, Petritit, që në moshë të rritur luhet nga Kushtrim Sheremeti. Gjatë një udhëtimi me veturë që duket i zakonshëm, Petriti e sheh një biçikletë në mes të rrugës gjarpërore, që e detyron shoferin, kuptohet si mik, ta ndalojë veturën”, ka shkruar ai.
Tutje, Bru komenton edhe momentin kur personazhi i interpretuar nga Kushtrim Sheremeti, sheh biçikletën – që duket të jetë një prej elementeve kryesore të filmit.

Image result for filmi shok
“Audienca menjëherë mund të ndjejë efektet simbolike të kësaj biçiklete në shpirtin e Petritit, që në mënyrë vokale i bën të dukshme emocionet e tij kur i kërkon shoferit ta lërë atë në mes të këtij lokacioni që duket i shkretë, duke dhënë sensin e diçkaje që është emocionalisht e patejkalueshme për Petritin. Ajo që ne mund të marrim nga kthimi në të kaluarën, është një mënyrë fascinuese e të rrëfyerit, aktrim dhe vizualitet që frymojnë jetën e miqësisë së dy të rinjve në formën më mirë, të butë dhe më të pastër”, komenton ai.
Image result for filmi shok

Bru shton se miqësia mes dy djelmoshave Petritit (Lum Veseli) e Okit (Andi Bajgora) shpeshherë shoqërohet me konflikte dhe luhatet sidomos nga prania e ushtarëve okupues.
“Çfarë na sjell ky film 21 minutësh mund të përmblidhet në një roman, meqë ne shohim jo vetëm konflikte mesatare të testimeve rinore të Okit dhe Petritit, por gjithashtu edhe aspekte të papërshkrueshme të besnikërisë, patriotizmit, relevancës, ngrohtësisë dhe humanizmit që duhet ta kenë karakterizuar kohën e luftës në Kosovë”, shkruan Bru.

Image result for filmi shok
Ai e analizon mirë edhe kastën e aktorëve, teksa vë theksin te performancat e dy prej aktorëve më të rinj në moshë.

“Veseli është një perlë e çmueshme e aktrimit e i tillë është edhe Bajgora… Ia heqim kapelën drejtorit të kastingut dhe ekipit udhëheqës që e ka përgatitur këtë dyshe fëmijësh për një performancë kaq të mrekullueshme.

Image result for filmi shok
Pjesa tjetër e kastës po ashtu na sjell një kohezion të fuqishëm për rrjedhën e filmit dhe lokacionet janë të vendosura në tonin e perfeksionit”, shkruan Bru

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...