Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e I.
SHQIPNIA
KISHTE “KULM
DHE THEMEL” !
SHQIPNIA E
VERIUT...
1946 SHKURT...
■“...
Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal
të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën
e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit
titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të
Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi
plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori
diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè
gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “simbas
porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm
e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen
At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944
- 1990” fq. 36, 1993.
■Me
siguri në kujtimet e veta ambasadori i Jugosllavisë në Shqipni Josip Gjergje,
që nga viti 1945 organizonte veprimet e Titos në Shqipni, në bashkpunim me
kolonelin sovjetik S. Sokolov, që pak ma vonë solli tek ne ambasadorin sovjetik
D.S. Çuvahin. Edhe pse Shqipnia i kishte fillue lidhjet me Stalinin që në 1927
me Fan S. Nolin e Ali Kelmendin, ambasador në Moskë ishte emnue një nga
organizatorët e Kominternit që në vitin 1937 në Shqipni, Koço Tashko, i cili
edhe pse njihte Ameriken, tek ne “hodhi faren e keqe të komunizmit, që mblodhi
nëper Greqi...” bashkë me Dr. Omer Nishanin, dhe të gjithë bashkë edhe pse
ishin të shkolluem, po u themi, tue i krahasue me injorantët që i kishin
grumbullue me 8 nandor 1941, e “pa u kujtue fare” kishin hy në vathen e zagarit
Enver Hoxha “që kafshonte robtë e shtëpisë...”, tue i sherbye Titos dhe
Stalinit si donin ata!
■Të
gjithë këta Antishqiptarë ishin të ngarkuem nga sllavokomunistët e Veriut dhe
të Jugut me detyrë të cilen, “vazhdoi ai, simbas porosisë që kam prej qeverisë
sime, ...të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkoder, me në
krye Françeskanët!”
■Po,
ku, me fillue e dijmë me kohë... e “deri ku vazhdoi ai, nuk e thotë asnjeri”!..
Nuk
i harronin as sllavokomunistët serb, as malazezët “telashet” që ua solli
Bratila e Gerça e Dedë Gjo’ Lulit, Kelmendi, “Beslidhja e Veriut”, Doket e
zakonet e “Kanunit Lekë Dukagjinit” të mbledhuna nga At Shtjefen Gjeçovi i
vramë prej tyne, e “Kanuni i Skenderbeut”... nga Imz. Frano Illija. Sandalet e
Françeskanëve të Troshanit, që prej Shek. XIII kishin mbjellë e rritë me lisat
e Maleve Formulen “Atdhe e Fe”!
■Duheshin
zhgulë Kryqat, “Shenjat e pushimit” nder Male, që kishin latue me kmesat e
veta: Dedë Gjo’ Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi
(Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh
Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola
(Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë),
Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Prekë Cali, Gjelosh Luli, Dod
Nikolli, Gjergj Vata, Mark Mala, Gjon
Destanishta e Zef Kol Prela me 118 Burrat e vramë në Janarin e 1946, në Selcë,
pa gjyq...e, Trupat e Tyne të hudhun nder humnera... Edhe sot të panjohun!
■Ua
kishte lanë Krajl Nikolla të shkrueme edhe listen e Klerit Katolik Shqiptar,
tue fillue nga At Mati Prennushi, organizator e bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit
në Deçiq, bashkë me Ipeshkvijtë e njohun Imz. Luigj Bumçi e Imz. Lazer Mjedja,
Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. E lista plotsohej nga Fretnit: At
Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i
Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc
Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per
Pavarësi. Nuk mungonte as emni i Imz. Vinçenc Prennushit, që kishte mbajtë një
fjalim në Kala të Shkodres, në vitin 1913...
***
■HAPNI
DOSJET! Shihni me sytë tuej, se shka ngjau në Shkoder në vitin 1946!
Në
kjoftë se turqit i vinin Klerikët Katolik Shqiptar nder hunjë, mbas vitit 1944
“hunjët” u ruejten nder hetuesitë e burgjet e Shkodres per me ua thye brinjët e
kokën Atdhetarëve, mbasi ashtu ishte “porosia” e druzhe Titos per terroristin
Enver Hoxha!
Melbourne,
Shkurt 2016.