2016-02-12

​Përplasen Vlora Dumoshi e Shpend Ahmeti për pankartat në kryeqytet...,ndërsa Bajram Gecaj thotë se Prishtina është shndërruar në kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Kosovës

Komuna e Prishtinës shndërrohet në marionetë të Vetëvendosjes

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë as më të voglin hap për të krijuar atmosferë festive për nder të Republikës, përkundrazi po krijon atmosferë frike e dhune verbale, si dhe thirrje për shkatërrim duke vendosur nëpër shesh materiale partiake. Të gjitha potencialet dhe resurset e Komunës së Prishtinës janë vënë në shërbim të këtij subjekti politik dhe të protestave të dhunshme të saj me synim të vetëm, ardhjen në pushtet” ka thënë zëvendës ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Është dita më e rëndësishme e qytetarëve të Kosovës që nga përfundimi i luftës, por për dallim prej viteve të kaluara, Prishtina nuk është stolisur ende me flamuj të shtetit të Kosovës për festën e pavarësisë. Në vend të tyre, kudo në sheshet kryesore, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me subjektet politike opozitare kanë vendosur pankarta me mbishkrime të cilat përmbajnë thirrje për protestë. Kjo gjë ka nxitur edhe përplasjet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të cilët nuk janë të interesuar të protestojnë më 17 shkurt. Zëvendës ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thotë për “Bota sot”, se me këto akte po tregohet lufta kundër shtetit të Kosovës. “Shënimi i 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e tregon (pa)fytyrën e vërtetë të neo komunistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV) dhe luftën e tyre speciale kundër shtetit të Kosovës. Pasi e denigruan dhe e hoqën flamurin e Kosovës nga çdo cep i objektit komunal të kryeqytetit, hodhën molotov mbi institucionet dhe mbrojtësit e Republikës, tashmë marioneta e VV-së në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, e mbushi sheshin kryesor të Prishtinës me parulla dhe thirrje vandale për protesta të dhunshme, të sponsorizuara me para të dyshimta”, thotë Geca

​Përplasen Dumoshi e Ahmeti për pankartat në kryeqytet
Vendimi i Komunës së Prishtinës për të veshur kryeqytetin me pankarta ku bëhet thirrje për protestën e 17 shkurtit të opozitës, ka nxitur reagimin e anëtares së Kryesisë së LDK-së Vlora Dumoshi, e cila kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmeti, e quajti shëmtim të qytetit.
Image result for Shpend Ahmeti
Nëpërmjet Facebook-ut, Ahmeti iu përgjigj Dumoshit, duke ironizuar me të dhe duke thënë se çfarëdo komenti për të është i tepërt.
Image result for Vlora Dumoshi
Vlora Dumoshi
“Vlora Dumoshi, shefe e stafit në kabinetin e Isa Mustafës paska thënë se unë, Shpend Ahmeti, jam shëmtimi i qytetit. Çfarëdo komenti është i tepërt”, shkruan Ahmeti.
Dumoshi e akuzoi Komunën e Prishtinës se po uzurpon hapësirën publike duke u vënë në shërbim të agjendave antishtetërore politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Shpend Ahmeti është shëmtimi i qytetit. Komuna e Prishtinës, e ka uzurpuar hapësirën publike të kryeqytetit, dukë u vënë plotësisht në shërbim të agjendave antishtetërore politike të LVV-së. 

Në prag të festës kryesore të Republikës së Kosovës, Shpend Ahmeti, nuk ka guxim që të kryejë detyrën e një kryetari i cili ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve, të vendos flamuj dekorues dhe të organizo jë aktivitete dinjitoze, siç i ka hije një kryeqyteti, gjë e cila parashihet edhe në kalendarin e Komunës së Prishtinës, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai po e dhunon qytetin dhe qytetarin duke u vënë plotësisht në shërbim të protestave të cilat gjithnjë po eskalojnë në dhunë”, kishte shkruar Dumoshi.

-------------
Gecaj: Komuna e Prishtinës është shndërruar në kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Kosovës
Gecaj: Komuna e Prishtinës është shndërruar në kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Kosovës
Përplasja verbale në mes të zv/ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar sërish. Kësaj radhe Gecaj ka adresuar akuza ndaj Komunës së Prishtinës.
Gecaj në një postim në Facebook ka thënë se shënimi i 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës po e tregon (pa)fytyrën e vërtetë të neokomunistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV) dhe luftën e tyre speciale kundër shtetit të Kosovës.
“Pasi e denigruan dhe e hoqën flamurin e Kosovës nga çdo cep i objektit komunal të kryeqytetit, hodhën molotov mbi institucionet dhe mbrojtësit e Republikës, tashmë marioneta e LAV-së në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, e mbushi sheshin kryesor të Prishtinës me parulla dhe thirrje vandale për protesta të dhunshme, të sponsoruara me para të dyshimta”, ka shkruar Gecaj.
Lexoni postimin e plotë:
Shënimi i 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e tregon (pa)fytyrën e vërtetë të neokomunistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV) dhe luftën e tyre speciale kundër shtetit të Kosovës.
EWBORN ndryshon pamje për ditën e Pavarësisë

Pasi e denigruan dhe e hoqën flamurin e Kosovës nga çdo cep i objektit komunal të kryeqytetit, hodhën molotov mbi institucionet dhe mbrojtësit e Republikës, tashmë marioneta e LAV-së në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, e mbushi sheshin kryesor të Prishtinës me parulla dhe thirrje vandale për protesta të dhunshme, të sponsoruara me para të dyshimta.
Komuna e Prishtinës nuk ka bërë as më të voglin hap për të krijuar atmosferë festive për nder të Republikës, përkundrazi po krijon atmosferë frike e dhune verbale, si dhe thirrje për shkatërrim duke vendosur nëpër shesh materiale partiake.
Të gjitha potencialet dhe resurset e Komunës së Prishtinës janë vënë në shërbim të këtij subjekti politik dhe të protestave të dhunshme të saj me synim të vetëm, ardhjen në pushtet.

Policia arreston katër aktivistë të VV-së , po shkruanin parulla për protestë

Kjo strukturë komunale në mënyrën më të pandershme të mundshme po fyen dhe po denigron djersën, gjakun dhe mundin e derdhur për arritjen e pavarësisë së Kosovës.
Komuna e Prishtinës është shndërruar në një kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Republikës së Kosovës dhe kundër partneritetit me miqtë tanë ndërkombëtarë.
Për ironi, të vetmet komuna që sivjet nuk paskan paraparë asnjë aktivitet për të shënuar 8 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qenkan Prishtina dhe disa komuna me shumicë serbe.

Qytetarët duan flamuj të Kosovës me 17 Shkurt, jo pankarta
Protesta e opozitës e paralajmëruar për 17 shkurt, pikërisht në ditën kur Kosova shënon 8 vjetorin e Pavarësisë dhe mungesa e simboleve shtetërore në kryeqytet po i brengosë qytetarët.
Disa prej tyre thanë për transmetuesin publik se populli ka sakrifikuar shumë për shtetin e pavarur të Kosovës, andaj sipas tyre në prag të 17 shkurtit i gjithë vendi do duhej të ishte i stolisur me flamuj. Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Iniciativa për Progres.
Sheshet e kryeqytetit në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, në vend të flamujve shtetërorë janë stolisur me pankarta, përmes të cilave u bëhet thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e paralajmëruar nga opozita pikërisht më 17 shkurt.
Kjo po i brengosë kryeqytetasit pasiqë sipas tyre për këtë ditë u sakrifikuan shumë njerëz të brezave të ndryshëm dhe do të duhej që ajo të shënohet në mënyrën shumë më dinjitoze.
Ata thonë se vendosja e simboleve të shtetit të Kosovës e në veçanti i flamurit shtetëror në kryeqytet është e domosdoshme.
”Për shkatërrimin e shtetit është kjo protestë. Simbolet duhet me u vendosë ato gjithsesi se populli e kanë kërku këtë shtet, se jo që nuk e njohin partitë parlamentare edhe bajnë terror në Parlament. Ata nuk i donë këto simbole”.
”Po mendoj që nuk është e arsyeshme për festa bash me na i prishë po me festu në mënyrë të mirë, qysh na ka hije. Na tash e kemi shtetin tonë, na kena punu shumë edhe gjithçka kena ba me pasë shtetin tonë, simbolet tona. Na duhet me u identifiku me me këtë se kështu duhet me e çu shtetin tonë përpara me simbolet tona, me formu vetën kështu siç jemi”.
Mos dekorimin e kryeqytetit nga ana e Komunës së Prishtinës, Organizata Iniciativa për Progres e ka cilësuar si injorim të shtetit.
Menagjerja e projekteve në INPO, Albulena Nrecaj tha se Komuna e Prishtinës do të duhej që të luante rolin e saj karshi kompetencave që ka në mënyrë që të shënohet 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës.
”Organizata INPO ka reaguar për mos gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për të vendosur simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës me qëllim të shënimit të Ditës së Pavarësisë së vendit”.
Nrecaj tha se INPO ka marrë konfirmim nga ana e zëdhënëses së Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu se ata nuk do të organizojnë asnjë aktivitet festiv për nder të Ditës së Pavarësisë.
Nrecaj tha se kjo organizatë e ka ftuar kreun e komunës, Shpend Ahmeti që të mos shfrytëzohet situata politike për prishjen e festës.
”Kësisoj INPO e ka ftuar kryetarin, Shpend Ahmeti që të mos shfrytëzohet situata politike, ekonomike ose edhe situata e rëndë sociale në vend dhe në këtë mënyrë të mos shënohet 8 vjetori i pavarësimit të vendit”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...