2016-02-09

QAZIM BERISHA : POEMË PËR PRISHTINËN




Qazim Berisha

Vitet ikin E kujtimet kthehen Malli derdh lot Për ato vite të bardha Që flenin në zemrat tona Edhe atëherë kur skëterri Pikonte mbi ne. Prishtinë të mbaj mend Sa shumë dashuri Është derdh mbi Ty Sa uratën kemi bërë Të qëndrosh Gjithmonë zonjë Me forcën E rrapit shekullor Të njoh Prishtinë Shumë heret Kur ishe bujtinë E njerëzve pa strehë Kur shtroje bukë Edhe për zogj të uritur Në ditët me shi. Mbaj mend Hanin e Dilit I rrethuar me plisa Të vrugët e të bardhë Si në në dasmë të madhe Me salepa të nxehtë Që grohte trupin e mërdhirë Prishtinë të mbaj mend Me plepat e harlisur të bardhë Kur lëshonin rrënjë thellë në tokë Aty ku uleshin njerëzit e mi Me pak drith të bluar Me pak gjizë E djath më një anë Kur e sillnin të marteve Fshatarët e mi Bashkë me agun E mëngjesit. II Në Prishtinën time Loti se ç’më piku Për lumin e varrosur Me rrjedhë kristal Sa shumë pata quajtur Si fëmijë Për lumin E qytetët tim Kur e mbuluan Për të gjallë Shumë pati rënkuar Lumi Rënkon edhe sot Kush ia ndali rrjedhën. Prishtina ime Bujtinë e njerëzve Pa strehë Kur shihje njerëz Me thes te bardhë në krah dhe pak qumësht Që vinte në ato mote Nga Amerika jonë E largët. Prishtinë Prishtina ime e bardhë Sa shumë ju gëzoheshim vjeshtës Kur baca Xhelë Në rrugën e Normales Na e shitte vjeshtën Me aromë pjeshke Ne zymilin e tij Pak dardhë e pak mollë Të mbushur me dashuri Me atë qeleshe të bardhë Ashtu siç ishte zemra e tij. III Prishtinë të mbaj mend Kur u përflake Në motet e 60-ta Në atë vjeshtë Të vonë me shi Kur Zëri i Arsyes U ngrit në qiell Për më shumë rreze Për më shumë dritë . Prishtina ime Ngrohtësi e zemrës Mbaj mend Edhe pranverën e zgjimit Me miqte e zi të paftuar Që rëndë shkelën mbi Ty Me hekur dhe zjarr U munduan ta marrin Hisen e diellit Atë ditë lindi Dita e re Se u vra frika E shqiponjat Nisen të fluturojnë Atje lart në Konvikte Kur njerëzit ende Dremiteshin në gjumë Me mashtrimet e kohës Që fabrikonin gënjeshtra Se liria është për të gjithë Edhe atëherë Kur lulet ata i hemojnë. Prishtina ime Rrit e shpirtit tim Sa bukur të pikën Rrezet në ballë Bashkë me njomet E pranverës Të gjakut tim Me këtë armatë Që po lëshohen si rreze Në krahërorin tënd Ta paçim për nder Prishtinë Qëndresën tënde qëndrestare Sa tymi e flaka të perflaku Ty E ti mbete nuse e bukurisë Me lindje të bardha Qe po e hap qiellin Për mbarësi të reja Krejt diell. Shkurt 2016

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...