Nga Rita Strakosha
Sipas panelit ndërkombëtar të ndryshimeve klimatike, IPCC, niveli i detit deri në vitin 2100 pritet të rritet me 0.26-0.82 metër për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara kryesisht nga konsumi i naftës, qymyrit e gazit.
Një studim i fundit i universitetit shtetëror të Canberra-s në Australi parashikon rritje të nivelit të detit me 0.8 metër deri në 2100, dhe 2.5 metër deri në 2200.
Brenda 5-6 brezash Shqipëria do të përballet me një det 1 metër më të lartë. Si do të duket ajo dhe qytetet e saj kur niveli i detit të rritet me 1 metër? Më poshtë në hartë duket si do të jetë zona e Kune Vainit, Patokut, qyteti i Durrësit, zona e Nartës dhe qyteti i Vlorës. Siç duket dhe nga harta sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht të banuara si dhe me toka bujqësore, do të zhyten nën ujë. Sa më i lartë të jetë konsumi aktual dhe i ardhshëm i naftës, qymyrit e gazit, aq më shpejt sipërfaqet do të mbulohen nga deti.
Me blu janë zonat që do të jenë nën nivelin e detit. Hartat mund ti nxirrni në faqen: http://geology.com/sea-level-rise/.