2016-02-10

Rritja e pellumbave


Foto: Pëllumb i pjekur
Foto: Pëllumba në qytet
Siç e kam përmendur në një postim tjetër, pëllumbat janë zogj që mund të rriten dhe në pallate: në kafaze të vendosura në tarraca, ose në ballkone. Mishi i tyre është i shijshëm dhe rritja e tyre në qytete është një aktivitet që mund të kontribuojë në sigurinë ushqimore të qyteteve.
Në shekullin e 16 mishi i zogjve të pëllumbave konsiderohej si ushqim mbretëror dhe madje këshillohej të konsumohej të paktën 1 herë në javë. Për mish përdoren pëllumbat e vegjël të moshës ~1 muajsh.
Aktualisht pëllumbat shpesh konsiderohen si kafshë problematike, sepse glasat e tyre mund të shkaktojnë ndohtje të konsiderueshme, gjithashtu në kohën e mbjelljeve dhe të korrjeve dëmtojnë farat. Por në disa qytete të botës si psh. në qytetet skoceze rritja e pëllumbave është një traditë që vazhdon.
Prandaj më poshtë mund të gjeni informacion të përgjithshëm mbi rritjen e pëllumbave (i mbledhur nga burime të ndryshme në internet).
Kafazi i pëllumbave:
Kafazi ndërtohet prej dërrase, ose prej tullash, guri etj dhe zakonisht ka formë cilindri ose katrore . Ai ka nga të paktën një fole për çdo çift pëllumbash. Foletë vendosen përgjatë murit të kafazit, njëra pas tjetrës.  Foleja ka përmasa ~30*30*45 cm. Foleja shtrohet me material të butë si psh. sanë, kashtë, tallash, degë të holla etj. Në dalje të folesë ka parvaz për qëndrimin e pëllumbit.
Foto: Kafaz i vogël pëllumbash
Skica më poshtë tregon pamjen nga brenda të një modeli kafazi të madh pëllumbash. Në majë të kafazit ka një oxhak nga mund të hyjnë e të dalin pëllumbat.
Në pjesën e poshtme të kafazit ka një derë të ulët për hyrjen e mirëmbajtësit. Që të arrihet futja e mirëmbajtësit në foletë individuale të pëllumbave në qendër të kafazit kalon një shtyllë vertikale. Shtylla është e rrotullueshme. Në intervale të rregullta të saj kalojnë krahë horizontalë, kurse nash krahëve ka shkallë. Rrotullimi i shtyllës bën që të rrotullohen dhe shkallët përgjatë perimetrit të kafazit. Kështu mirëmbajtësi i kafazit mund të arrijë të gjitha foletë dhe të mbledhë vezët ose pëllumbat.
Foto: Shtylla dhe shkallët brenda kafazit të madh
Foto: Kafaz i madh pëllumbash nga brenda.
Ushqyerja:
Pëllumbat ushqehen kryesisht me fara, por ushqehen dhe me insekte, fruta, bimë etj.. Uji u jepet në enë me të paktën  3 cm ujë. Këto duhen mbajtur pastër për të shmangur përhapjen e sëmundjeve.
Nëse pëllumbat nuk kanë mundësi të fluturojnë jashtë kafazit atëhere bashkë me ushqimin, në enë të veçantë, u duhen dhënë dhe guriçka sepse këto i ndihmojnë për të tretur ushqimin.
Kur pëllumbat ushqehen jashtë u pëlqen të ushqehen në vende të hapura, sepse këtu kanë më shumë mundësi shpëtimi në rast sulmi nga grabitqarët.
Sjellja e pëllumbave
Pëllumbat jetojnë në çift. Nëse njëri nga “bashkëshortët” vdes ose ndahet nga tjetri, bashkëshorti i mbetur kërkon partner tjetër.
Mashkulli i vardiset femrës duke u kapardisur rreth saj dhe kënduar. Nëse femra e pranon vardisjen atëhere e prek me sqep sikur ta puthë. Pas çiftimit çifti zgjedh vendin ku do të ngrejë folenë dhe fillon ngritjen e saj (kur pëllumbat jetojnë në gjendje të egër). Rreth 2 javë pas çiftimit femra pjell  një vezë në fole. Rreth dy ditë më vonë ajo pjell vezën e dytë. Femra pjell vetëm dy vezë në fole. Femrat shumë të reja ose plaka mund të pjellin vetëm 1 vezë. Ngrohja e vezëve fillon menjëherë pas pjelljes. Femra ngroh vezët nga mbasdite rreth ora 4 deri të nesërmen në mëngjez rreth ora 10. Turnin e dytë është mashkulli që ngroh vezët ndërkohë që femra ushqehet dhe çlodhet. Kjo rutinë vazhdon për rreth 17 ditë.Pas 17 ditësh çel zogu i parë. Pas rreth 24 orësh çel zogu i dytë.Të dy prindërit i ushqejnë zogjtë duke u dhënë nga sqepi një krem të bardhë të trashë të prodhuar nga vetë prindi. Deri në ditën e 5-të deri të 10-të zogjtë ushqehen vetëm me kremin, pasandaj prindërit shtojnë gradualisht fara në dietën e zogjve. Pas ditës së 15-të zogjtë nuk ushqehen më me krem. Rreth 1 javë pas çeljes së zogjve femra është gati për të filluar “shtatëzani” të re. Ajo zgjedh një fole të re dhe i gjithë proçesi i shumimit fillon nga e para. Çifti do të jetë shumë i zënë duke u kujdesur për një folë me zogj dhe një fole me vezë.
Mirë është që në kafazin e pëllumbave të mos mbahen zogj “beqarë”. Këta mund të krijojnë probleme familjare: thyerje vezësh, vrasje zogjsh.
Kur zogjtë janë 4 javësh ata arrijnë trupin e të rriturit dhe janë gati të fillojnë jetën e pavarur. Pëllumbat arrijnë pjekurinë seksuale rreth moshës 5-7 muajshe.
Çiftet çiftohen dhe në dimër por zogjtë dhe vezët e lindur në dimër rrezikojnë të ngrijnë prandaj nëse dëshirojmë të ndërpresim shumimin e tyre në dimër mund ti ndajmë çiftet nga njëri-tjetri gjatë kësaj periudhe. Nëse dëshirohet shumimi i pëllumbave edhe në dimër mbi kafaz lihet një dritë ndezur.
Në një vit femra pjell 4-5 herë zakonisht.
Pastërtia:
Pëllumbave u pëlqen të lahen në ujë. 1-2 herë në jave mund tu vihet në kafaz një enë me ujë, ku mund të lahen. Ena të ketë ujë të cekët, ~5 cm dhe mundësisht të mbajë disa zogj brenda. Nëse ena është e vogël zogjtë mund të dynden në të dhe ato që gjenden poshtë të mbyten. Ena mirë është të mos lihet më shumë se 2 orë në kafaz që pëllumbat mos të pijnë ujin e pistë.
Foleja pastrohet rregullisht. Ndihmon në pastrimin e folesë nëse shtrohet me rreth 2 cm rërë. Rërën e kalojmë në sitë herë pas here për ta pastruar nga mbeturinat. Mund dhe ta krehim rregullisht për ta pastruar nga glasat.
Informacione të tjera:
Grabitqarët e pëllumbave janë macet, nuselala, dhelpra, minjtë, gjeraqina, skifteri etj. Pëllumbat e butë mund të jetojnë deri në 15 vjet.
Pëllumbat përveçse si ushqim, janë të dobishëm dhe për glasat e tyre të cilat konsiderohen si plehu më i mirë organik, si dhe janë përdorur si korrierë mesazhesh për shkak të aftësisë së tyre për të kujtuar dhe për tu kthyer në fole.
Në http://www.archive.org/stream/cu31924000122592#page/n3/mode/2up mund të gjeni librin “Profitable pigeon breeding” (me foto, anglisht) mbi rritjen e pëllumbave.
Burimet:

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...