Mjalti, sheqeri, rakia, bimët mjekësore, larvat e mizave, saliva, dylli i bletës, propolisi etj. janë disa nga mjetet që përdor mjekësia popullore dhe alternative për dizinfektimin e plagëve. Aktualisht jodi është mjeti më i përdorur për dizinfektim, produkt farmaceutik i prodhuar në fabrikë.
Mjalti
Mjalti është përdorur në dizinfektimin e plagëve prej të paktën 2000 vjetëve. Ai ka veti shtesë dizinfektuese ndaj sheqerit sepse prodhon hidrogjen peroksidi. Industria farmaceutike e disa vendeve të zhvilluara shet produkte dizinfektimi me bazë mjaltin.
Dizinfektimi me mjalt bëhet si vijon:
Fashoja ose pak pambuk lyhen me mjalt. Fashoja me mjalt duhet të mbulojë plagën dhe zonën përreth saj që është e skuqur (e enjtur). Thellimet, të çarat në plagë mbushen me mjaltë përpara se të vendosim fashon e lyer me mjalt. Mbi fashon me mjalt vendoset fasho e thatë ose leukoplast.
Sasia e mjaltit:
Kjo varet nga sasia e qelbit. Sasi te mëdha qelbi kërkojnë sasi të mëdha mjalti. Plaga më e thellë kërkon më shumë mjalt. Zakonisht 20 ml mjalt (~1 lugë gjelle) aplikohet në sipërfaqe 100 cm2 (sa një katror me brinjë 10 cm).
Shpeshtësia e aplikimit të mjaltit
Zakonisht plaga pastrohet dhe aplikohet mjalt i ri 1 herë në ditë, por plagë shumë të qelbëzuara mund të duhet të pastrohen dhe lyhen me mjalt tri herë në ditë. Me kalimin e ditëve qelbi pakësohet, ka raste kur lyerja me mjalt pakësohet deri në 1 herë në 2-3 ditë.
Nëse fashoja ngjitet pas plagës atëhere fashoja duhet ndruar më shpesh.
Në vend të mjaltit mund të përdoret dhe sheqer.
Larvat e mizës:
Foto: Plagë e kolonizuar me larva mize
Larvat e mizave janë përdorur për pastrimin e plagëve që në kohët e lashta. Sot pastrimi i plagëve me larva mizash aplikohet nga rreth 4,000 doktorë në 20 vende të botës, përfshirë vendet përëndimore.
Larvat që përdoren nga doktorët janë të rritura në kushte të kontrolluara, dhe nga specie të përcaktuara, sepse miza shpesh është vektor sëmundjesh dhe jo të gjitha specieve të mizave u ushqehen larvat me inde të vdekura. Specia më e përdorur është Lucilia sericata.
Pastrimi i plagës me larva në kushtet e mungesës së doktorëve dhe ilaçeve këshillohet të bëhet si vijon: Plaga ekspozohet në ajër për rreth një ditë. Mizat afrohen vetë, ato i preferojnë indet në dekompozim të plagës për të depozituar vezët. Vezët janë të vogla, me vështirësi mund ti dallojmë. Prej tyre do të dalin larvat.
Pasi e kemi lënë plagën në ajër për rreth 1 ditë, e mbulojmë. E kontrollojmë plagën çdo ditë për të parë nëse ka larva. Vezët kthehen në larva brenda disa ditëve. Larvat ushqehen me indet e vdekura fillimisht, kur ky mbaron fillojnë të ushqehen dhe me indet e gjalla (kjo e fundit është e padëshirueshme). Kur larvat ushqehen me indin e infektuar bashkë me të gëlltisin dhe bakteriet të cilat i shpërbëjnë dhe neutralizojnë. Është treguar se larvat e shumë specieve të mizave sekretojnë dhe substanca me efekte antibiotike. Larvat kanë nevojë për ajër, plaga nuk duhet mbuluar hermetikisht.
Kur larvat fillojnë të ushqehen me indet e gjalla dhimbjet shtohen dhe ne plagë del gjak i kuq, i freskët. Tani duhen larguar të gjitha (me dorë, me pinca, me ujë të pastër etj.).
Zakonisht mizat preferojnë plagë të lagështa për të vendosur vezët, nqs. plaga është e thatë mund të mos depozitohen larva.
Rakia
Rakia ka rreth 20% alkool dhe përdoret si dizinfektant. Një prodhues shtëpiak rakie tregonmënyrën tradicionale të prodhimit të rakisë:
Grumbullohen 200 kg rrush. Ky shtypet me këmbë. Rushin e shtypur e grumbullon ne nje fuçi dhe e le aty brenda pa e mbyllur plotesisht dhe hermetikisht kapakun, ne kete gjendje do qendroje disa dite. Gjat ketyre 3-4 diteve duhet trazuar me ndonje dru 2 here ne dite.
Pastaj ne ditet ne vijim fuçise i mbyllet kapaku hermetikisht qe te mos marrë apo nxjerrë ajer dhe 1 here ne dite duhet te hapet kapaku dhe te trazohet, pasi trazohet shpejt e shpejt mbyllet kapaku perseri hermetikisht (kjo behet per arsye se rrezikon te shpertheje fuçia si bombe nqs nuk hapet te pakten 1 here ne dite) .
Ne kete gjendje do qendroje minimumi 2 jave, kjo eshte dhe ne varesi te kohes sepse nese eshte nxehte mjaftojne 2 jave dhe nese eshte fresket duhet lene me shume.
Pasi kemi aritur ne fund te dy-javshit bejm gati kazanin ku do zihet rakia. Kazani duhet te jete mundesisht i gjithi prej bakri qe te dali raki e cilesis se larte.
Mbushim kazanin (kazani eshte i perbere nga 2 pjeset kryesore + tubin ku del rakia ), pra mbushim pjesen e poshtme te kazanit deri ne 10 cm afer buzes, pastaj e cojm te vendi ku eshte ndezur zjarri, e montojm kazanin duke i vene pjesen e siperme dhe e izolojme me brum ne pjeset qe lidhet kazani posht me pjesen siper.

Foto: Kazan i vjeter rakie
Foto: Buzët ku bashkohet kapaku me tenxheren, brumosen (në figurë personi ka përdorur brum mielli dhe hiri)
Me pas i vendosim dhe pjesen e tubit edhe kete e izolojme me brum ne vendin ku lidhet me kazanin.
Një pjesë e tubit zhytet në ujë të ftohtë. Kur avujt e rakisë kalojnë nëpër tubin e ftohur, ato kondensohen dhe kthehen në lëng.
Pasi ke mbaruar zierjen e kazanit te pare, e hap kazanin dhe shkon diku qe te derdhesh bërsin (rushin e ngelur ne kazan nga zierja).
Pastaj duhet te lash me uje dhe te pastrosh brumin e ngelur nga izolimi qe i bem ne fillim kazanit dhe pasi e ke lare dhe pastruar mire behesh gati te mbushesh kazanin e dyte … e keshtu me radhe derisa te mbaroje komplet fuçia qe ishte me rrush.
Fucine ku mbani rrushin e shtypur eshte me mire te jete prej druri sesa hekuri ose plastike sepse nga keto te fundit rakia merr nje lloj ere (grahme). Gjithashtu rakia duhet mbajtur ne shishe qelqi jo pastike pasi plastikja e zbut gradacionin. Kilja e pare e rakise quhet balli i Kazanit dhe zakonisht nuk pihet por mbahet per ferkim kur je i semure.

Nese rrushi eshte me permbajtje sheqeri tek 20%, mund te nxjerresh 1 liter raki 18.5 grade me rreth 5 kg rrush.
Bimët mjekësore
Librat e bimëve mjekësore përmendin si bimë që përdoren në dizinfektimin e plagëve arrën, arrsin, barin e shpretkës, bishtamithin, fikun e ujkut, grunamadhin etj. Plaga shpëlahet me çajrat e përgatitura prej tyre.
Saliva
Saliva (pështyma) ka një lloj enzime, lisozimën, e cila njihet se dëmton shumë baktere gram-pozitive. Mjekësi popullore të shumë vendeve e njohin salivën e qenit si me veti kurative dhe këshillojnë që plaga ti lihet një qeni ta lëpijë.
Dylli i bletës ka shumë përdorime në receta popullore për trajtimin e plagëve apo infeksioneve të ndryshme. Dylli shërben dhe si substanca mbajtëse e përbërësve të tjerë aktivë të recetës. Receta të tilla mund të gjeni në librin “Mjekësia Popullore, kulturë e lashtë në shërbim të shëndetit”, e doktor Hysni Ndojës.
Burimet