2016-02-14

Përshëndetje atdhetare Profesorit Sami Repishti

Image result for eshref ymeri

Nga Eshref Ymeri 





I dashur Profesor Samiu,

Në faqen e internetit të gazetës “Panorama” të datës 06 shkurt 2016, lexova me shumë vëmendje letrën që ukeni dërguar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë përmendimin paradoksal që qenka shprehur nga një grupekspertësh juridikë, për të përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të një neni, sipas të cilit duhet tëmbyllen me kyç dosjet e krimeve të komunizmit në Shqipëri. 

Image result for sami repishti

Me këtë rast, u njoha edhe me kundërshtimin eprerë të Presidentit Bujar Nishani ndaj propozimit tëekspetëve të lartpërmendur dhe vendosmërinë e tij për taçuar në Gjykatën Kushtetuese nëse ai propozim kalon në Kuvend. 

Nuk ka asgjë për t’u habitur, i nderuar Profesor,edhe sikur ky nen të përfshihet në Kushtetutë me vendimtë Kuvendit. 

Sepse ka kaluar një çerek shekulli që kurdiktatura e egër enveriste u përmbys formalisht ngapushteti, por vendin e saj e zunë neokomunistët enveristë,të cilët, normalisht, nuk mund ta dënojnë Enver Hoxhën për krimet e rënda që kreu kundër pjesës më fisnike të popullit shqiptar dhe kundër inteligjencies së shquar që qe shkolluar në Perëndim.  

Fakti që Kuvendi i Shqipërisë nuki ka marrë absolutisht në shqyrtim Rezolutat e Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të komunizmit, fakti që Enver Hoxha vazhdon ta gëzojë edhe sot e gjithë ditëntitullin e lartë “Hero i Popullit”, fakti që krerët e partive politike i kanë kthyer këto të fundit në çiflig personal dhe,automatikisht, edhe Kuvendin e Shqipërisë, fakti që Nexhmije Hoxha gjenë hapësira në mjetet e informimit masiv për të shfajësuar kriminelin Enver Hoxha dhe krimet e tij kërkon t’ia faturojë popullit shqiptar,dëshmojnë shkoqur fare se në stanin e politikës zyrtare me flamur të shpalosur majtist dhe të disa historianëve të marrosur pas tij, ka një tendencë të hapur për rehabilitimin e figurës kriminale të Enver Hoxhës. 

 Ju keni plotësisht të drejtë, i dashur Profesor, kur thoni se e keni të vështirë ta kuptoni heshtjen e rinisë shqiptare, sidomos heshtjen e rinisë universitare, heshtjen e inteligjencies universitare, heshtjen e mbarë popullit shqiptar para fakteve të tilla skandaloze. 

Me sa duket, klasa politike në pushtet e trajton popullin shqiptar thjesht si “material për konsum”, ashtu siç e trajtonte Enver Hoxha, duke e varfëruar deri në palcë, sepse një popull të varfër që mendon vetëm për kafshatën e gojës, është shumë e lehtë ta mbash nën fre. Një strategji e njohur kjo që i ka rrënjët në lashtësi.

Me respekt.

Prof.dr. Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni  13 shkurt 2016


**********

Kush është Sami Repishti?



Sami Repishti lindi  në gjirin e familjes së Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit në lagjen Dudas në Shkodër më 6 prill 1925, i ati figurë me autoritet në shoqërinë shkodrane të asaj kohe dhe më pas deputet në Kuvendin Kombëtar.

Në vendlindje kreu mësimet fillore në shkollën "Oso Kuka" dhe të mesmen pranë gjimnazit të Shkodrës ku ra në kontakt edhe me lëvizjen komuniste që lëvrinte ngahera në mjediset rinore të qytetit por sidomos pas 7 prillit 1939.

I rritur në një familje me traditë muslimane s'e ndjen veten të joshur nga ide aq të largëta për mendësinë njëmend autentike shqiptare.

Më 1942 mbaron maturën. Niset në Tiranë për të marrë pjesë në një konkurs, për shkollën e lartë jashtë shtetit. 112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme. Mbas 2 ditëve, ai merr vesht se ka fituar bursë nga ministria e Arsimit për në Fakultetin e Historisë së Firences.

Me mbërritjen në atdhe më 1943 shkon të verojë në Repisht, prej ku kishte origjinën familja e tij. Prejse strehoi një nip të tijin që kishte ide komuniste, autoritetet fashiste e arrestojnë të atin dhe e torturojnë duke vdekur kësodore prej hemoragjisë më dt. 29 shtator 1943.

Duke qenë kështu i pari i shtëpisë detyrohet t'i sigurojë bukën familjes.

Punon në Sektorin e Rindërtimit me të hyrë në pushtet regjimi i ri. Themelon me shoqërinë e tij një Organizatë të Rinisë Demokratike, shpërndanë trakte dhe i dorezuan një Memorandum një deputeti anglez që vizitoi Shkodrën dhe ndihmonin familjet e të arratisurve.

Në maj të 1946 mori pjesë në proçesionin e varrimit të Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi. Ishte data 22 tetor 1946, kur në vendin e punës mbërrijnë forcat e Sigurimit dhe marrin nën pranga të riun me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.

 Për 14 muaj, Samiu iu nënshtrua hetimeve intensive ku takon dhe prof. Kolë Prelën. Dënohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie, në burg do shoqërohej me P. Çiprian Nikën dhe vëllanë e prof. Kolës, Markun.

 Më 28 nëntor 1947 dërgohet në Burgun e Madh, dhe më tej në kampin e Vloçishtit, në Beden të Kavajës më 1948. Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Pojan të Korçës, Samiu rikthehet në burgun e Shkodrës, në fund të muajit nëntor.

Mbas daljes nga burgu më 1956 punoi javën e parë si pastrues i barit të keq në stadium, javën e dytë e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike.

 Kështu e gjeti edhe viti 1956. Më vonë si ndihmës karpentier në vendlindje deri në ditën e arratisjes, 22 gusht 1959.

Në Jugosllavi izolohet dhe mandej lirohet nga ky izolim në prill 1961 dhe punësohet përkohësisht (ndërkohë studion serbokroatishten dhe anglishten.) Por shumë shpejt (qershor 1961), përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci.

Më 1 shtator 1961, arratiset nga kampi i Gerovës dhe vendoset në Itali. Qëndroi në Trieste, në kampin e refugjatëve San Sabba, ku në tri javë fitoi të drejtën e azilit politik. Mbas një qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Capua-s dhe Latina-s, pranë Napolit dhe Romës, mbas shumë vuajtjesh, më 9 prill 1962, emigroi për në ShBA.

Merr pjesë në takimin e pesëdhjetë vjetorit të "Vatrës", ku dhe takon mikun e të atit në periudhën e opozitarizmit,

Imzot Nolin. Fitoi qytetarinë (citizenship) amerikane më 1968. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1977).

Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në college-t amerikane. Ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, New York,

Koordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm. Udhëtimin e vetëm në Kosovën e shliruar e bëri në prillin e 2000.

Angazhimi intelektual dhe atdhetar


Eshtë autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof.

 Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982.

Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar.

Ne vitin 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”.

Në nëntor 1982, me Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg.

Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984). Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000.

 Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli.

 Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Washington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. William Jeferson Clinton (1993).

Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkëtar i saj (1992-1996), bashkthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) - grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C


Vazhdon të merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.


Është i martuar me Dianën e ka dy fëmijë: një djalë Daren me profesion mjek, e vajzën Ava avokate, me nipa e mbesa. Banon në Ridgefield, CT ShBA.

Burime:

 Repishti S., Shënime Personale, letër dërguar studjuesit shkodran Islam Dizdarit më dt. 20 prill 2008 nga Baldwin, New York, ShBA.

 Repishti S., “Pika loti” tregime burgu, Bot. “At Gjergj Fishta”, Shkodër, 1997.

 Repishti S., Si asht e mundun që ish-komunistët drejtuen Lëvijen Demokratike në Shqipni (I & II), Intervistë e Ajet Nuro për Tribunën Shqiptare, 21 & 29 maj 2014.

 Kapinova K., Repishti: Shqipëria, sot jeton në pellgun e padrejtësisë, Republika. - Nr. 250, 24 tetor, 2008, f. 14 - 15.

Agjencioni Floripress/Flori Bruqi

Foto e rrallë nga Bostoni: Ibrahim Rugova, Sami Repishti, Harry Bajraktari, Adnan Merovci...

Në fotografi janë (nga e djathta në të majtë): Harry Bajraktari, Shaqir Shaqiri, At Artur Liolini, Adnan Merovci, Presidenti Rugova, Sami Repishti, Antoni Athanasi, Alush Gashi, Isa Zymberi dhe Muhamet Hamiti.




Këshilli Bashkiak i Shkodrës, me propozim të shoqatës më të madhe të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, atë të Shkodrës, nderoi me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës” profesorin shqiptaro-amerikan, Sami Repishti. 

Kryetari i këtij Këshilli, Xhemal Bushati, lexoi motivacionin që shoqëron dhënien e këtij titulli:
“Për mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave qytetare dhe demokratike të bashkëqytetarëve tanë të Shkodrës si studiues, publicist dhe veprimtar i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me qendresën përballë diktaturës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Shkodrës, Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë, ai është bërë shëmbull frymëzues për bashkëkohësit e tij.”

0:00:00
Kryetari i Komisionit të Ekspertëve për Vlerësimin e Figurave, profesor Romeo Gurakuqi, tha përpara këshilltarëve bashkiakë se titulli i jepet një shqiptari dhe shkodrani të ndritur, që megjithëse në SHBA, ia ka kushtuar jetën dhe veprën e tij Shkodrës dhe  Shqipërisë.
"Asht një nder i veçantë që Bashkia e re e Shkodrës të nisë punën e saj në dhanien e titujve me vendimin për dhanien e titullit “Qytetar Nderi” profesor Sami Repishtit, të cilin unë e kam konsideru dhe e konsideroj udhëheqësin e vertetë të bashkësisë shkodrane dhe një lidër të mirëfilltë të të gjithë shqiptarëve ne procesin e emancipimit për nga liria, mbrojtja e institucioneve të saj, mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Epirin e Jugut".
Një vlerësim të veçantë dha në emër të Komisionit të Këshillit Bashkiak edhe kryetari i tij, Maxhid Cungu.
"Ne vlerësojmë rolin dhe kontributet e profesor Sami Repishtit për mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave historike, demokratike si dhe për qendresën në lidhje me mbrojtjen e parimeve demokratike dhe kombëtare".

Këshilltarët bashkiakë shprehën mirënjohje për kontributin dhe përpjekjet e profesor Sami Repishtit si kundërshtar i vendosur i diktaturës komuniste, por edhe veprimtarë  kritik i proceseve demokratike në Shqipëri, Kosovë e më gjërë. Keshilltari bashkiak Filip Guraziu u shpreh:
“E kam për nder që jam sot anëtar i Këshillit të Bashkisë dhe ne së bashku votojmë për këtë figurë të madhe, këtë patriot, këtë antikomunist, por mbi të gjitha humanist”.
“Repishti është konfirmim i thënies se: duaje atdheun edhe kur të vret. Kultura e tij e gjërë është receta që fton mendjet e mbydhura që të hapen, ta shohin të vertetën e hidhur në sy dhe jo ta vrasin atë perditë, duke sajuar gjithçka për mbijetesë materiale në kurriz të moralit qytetar”, tha këshilltari Fatlum Nurja.
Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi tha se me nderimin për profesor Sami Repishtin, Shkodra i rikthehet vlerave të saj.
"Për mua personalisht, profesor Repishti shpesh është udhërrëfyes, është mbështetje, është një lexim kritik edhe i asaj që ndodh në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit. Me këtë rast, për Bashkinë e Shkodrës është një e mire që i vjen qytetit, të gjithë shkodranëve. Përmes nderimit të tij ne nderohemi  dhe unë i uroj shëndet dhe shpresoj shumë që të vazhdojë të punojë, të na mbështesë e të vazhdojë të jetë për ne ashtu sikurse asht".

Profesor Sami Repishti ishte kundërshtar i regjimit komunist, regjim që e dënoi me 15 vite burgim, nga të cilët bëri vetëm dhjetë vjet.
I përndjekur vazhdimisht, ai arratiset në vitin 1959 dhe në 1962 emigron në SHBA, ku zhvillon një veprimtari të gjërë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.  
Profesior Repishti luajti rol të dorës së parë në krijimin e tri organizatave shqiptare në SHBA; Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Megjithëse në moshën 90 vjeçare Profesor Repishti vazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...