2016-08-07

Karikatura shqiptare ndodhet në kolaps, një hap drejt zhdukjes

Arben Meksi rrëfen lidhjen me karikaturën në Shqipërinë Socialiste dhe gjendjen e saj sot. Revista e humorit dhe satirës “Hosteni”, për shumë karikaturistë, ndoshta ka qenë media më e lirë, mes mbikëqyrjes dhe censurës

“Të qash nuk është në dorën tënde, të qeshësh po”. Kjo është një nga shprehjet, me të cilën Arben Meksi përkufizon karikaturën. Ndonëse qenia njerëzore po përsoset dhe zhvillohet çdo ditë ka ende dobësi. Prandaj qëllimi i saj, sipas karikaturistit Arben Meksi, është përsosja e njeriut, nxjerrja në dukje e defekteve dhe të metave të tij. Teksa na tregon rolin e karikaturës gjatë komunizmit, që edhe pse ka qenë e kufizuar nga censura, nëpërmjet humorit dhe figurave ka zbuluar gjëra që një sy i zakonshëm nuk e shihte. Karikaturat që mbeten universale, sipas Meksit, janë ato që trajtojnë tema me interes për njerëzimin lidhur me emigracionin, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë, mbrojtjen e mjedisit etj. Për këto tema sot realizohen edhe konkurse botërore. Meksi e shikon me shqetësim që kjo nuk ndodh në Shqipëri, jo për shkak të çmimeve apo stimulimeve që mund të marrin krijuesit, por sepse karikatura në Shqipëri është drejt zhdukjes.



Zoti Meksi, si e kujtoni periudhën para demokracisë, kur karikaturat tuaja botoheshin te revista “Hosteni”?

Ka një thënie që mua më pëlqen ta citoj, “Jeto intensivisht të sotmen dhe ke jetuar të shkuarën dhe të ardhmen e njerëzimit”. Qenia njerëzore edhe pse zhvillohet dhe përsoset, ajo vuan të njëjtat karakteristika, në mënyrën e sjelljes dhe të vepruarit, me virtytet dhe dobësitë e saj. Qëllimi i karikaturës është përsosja e njeriut, nxjerrja në dukje e defekteve dhe të metave që ai ka. Karikaturisti zbulon gjëra që një sy i zakonshëm nuk i shikon, këto i shpreh me humor dhe figura. Këtë rol karikatura e ka luajtur edhe gjatë periudhës para demokracisë, edhe pse ka- Arben Meksi rrëfen lidhjen me karikaturën në Shqipërinë Socialiste dhe gjendjen e saj sot. Revista e humorit dhe satirës “Hosteni”, për shumë karikaturistë, ndoshta ka qenë media më e lirë, mes mbikëqyrjes dhe censurësrikatura ka qenë e kufizuar dhe krijuesi ka qenë nën censurë.

Në tematikat që trajtonit sa të kufizuar ishit?

Karikatura ka qenë krenaria e arteve tona dhe pse temat ishin të kufizuara apo në ndonjë rast të detyruara. Natyrisht si në të gjitha artet e tjera edhe ajo ishte në shërbim të politikës, por disa karikaturistë me zgjuarsi i kanë shpëtuar kësaj censure, duke na bërë për të qeshur me fenomene, që realisht të bënin për të qarë.

Cilat karikatura i shpëtuan asgjësimit?

Ka karikatura që i kanë rezistuar kohës, kryesisht ato pa fjalë, që kanë trajtuar tema universale i kanë shpëtuar asgjësimit. Ato me temë politike janë harruar bashkë me atë kohë. Por nuk mund të hidhet poshtë gjenerata e parë me talente si: Zef Bumçi, Tef Palushi, Enriko Veizi, Dhimitër Ligori, Sabaudin Xhaferi etj., që dalloheshin për humor dhe në temat që trajtonin.

Pra interesi më i madh janë karikaturat universale?

Po të kishim një muze me karikaturat e kësaj periudhe, padyshim që do të bënin dallimin e karikaturës me temë univer- Të vjen keq, që sot edhe pse jemi të lirë dhe të pakufizuar në tematikë, karikatura shqiptare është në letargji sale, politike dhe të përkohshme. Sot në botë trajtohet karikatura universale, që trajton tema të mëdha të njerëzimit si: emigracionin, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë, mbrojtjen e mjedisit, për këto tema realizohen edhe konkurse botërore.

Po ato politike?

Karikatura politike trajton problemet e një vendi dhe kjo nuk u intereson popujve të tjerë.

Si ka ndryshuar karikatura juaj pas viteve ’90?

Unë kam botuar rreth 2000 karikatura në shtypin tonë. Gjatë kësaj periudhe karikatura ime ka evoluar, është rafinuar dhe është bërë më lakonike, kjo edhe për faktin se sot njerëzit nuk është e lehtë që t’i bësh të qeshin edhe të meditojnë. Jeta ka ritëm tjetër. Jetojmë në kohën e ndryshimeve dhe shpenzimeve të mëdha. Duke pasur kontakte me karikaturistë të dëgjuar në botë, duke marrë pjesë në konkurse kam njohur stilet, tendencat, format dhe përmbajtjen e karikaturave bashkëkohore.

Dhe së fundmi, ku gjendet karikatura shqiptare sot?

Të vjen keq, që sot edhe pse jemi të lirë dhe të pakufizuar në tematikë, karikatura shqiptare është në kolaps, në letargji apo në një hap drejt zhdukjes. Po të mos botojnë dy karikaturistë të tjerë, bashkë me mua tre, në shtypin tonë, dhe duke shtuar edhe suksesin e Agim Sulajt jashtë vendit, për këtë art nuk do të flitej më. Nuk ka stimul, nuk ka ekspozita dhe nuk mbijetohet duke u mbështetur vetëm te ky art. Nga ne që kemi mbetur dikush punon karikaturën politike për të jetuar, dikush boton karikatura pa u shpërblyer dhe dikush tjetër merr një honorar qesharak. Ne që ishim krenaria e karikaturës ballkanike, rreth 40 pena të të gjitha moshave, na ka ikur zeroja dhe kemi mbetur katër karikaturistë.

Më vjen mirë që karikaturistët në Kosovë botojnë më shumë dhe janë më të organizuar, dhe bëjnë dhe konkurse të përmasave botërore. Janë të gjitha mundësitë që të organizohet një ekspozitë për karikaturën ballkanike apo dhe evropiane, është në planet e mia, por padyshim që duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të kemi mbështetjen e shtypit dhe të Ministrisë së Kulturës. Realizimi i saj do të ishte një vlerësim për të kaluarën dhe të sotmen e karikaturës shqiptare. Në fund dua ta mbyll me këtë shprehje që i përshtatet karikaturës: Të qash nuk është në dorën tënde, të qeshësh po.

Biografia

Arben Meksi (1954) ka lindur në Vlorë. Është diplomuar në vitin 1977 për Arkitekturë në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si arkitekt në zyrën e Urbanistikës dhe Projektimit në Vlorë, si edhe në -ish Ndërmarrjen e Ndërtimit, si inxhinier zbatimi. Është autori i shumë studimeve urbanistike dhe projekteve të rëndësishme në qytetin e Vlorës. Ka qenë pedagog për 10 vjet në Universitetin e Tiranës, dega e Arkitekturës. Aktualisht është përgjegjës i departamentit të Arkitekturës në Universitetin “Pavarësia” në Vlorë. Punon në profesion të lirë si arkitekt, në projektim dhe zbatim në qytetin e Vlorës. Meksi ka fituar çmim special “Nastradin Hoxha” (2012) në konkursin botëror të karikaturës, që u mbajt në Stamboll. Ai konkurroi mes 2476 karikaturistëve nga 69 vende të botës. Meksi e ka filluar veprimtarinë e tij në revistën “Hosteni” dhe që nga ajo kohë e deri më sot, numëron rreth 2000 karikatura të botuara në shtypin shqiptar.

“Breshëri në kokë”Imazhet ndikojnë fort përfytyrimet tona për botën. Një mjet stilistik i veçantë janë karikaturat. Karikatura me qëllim është një paraqitje e zmadhuar, qoftë e ekzagjeruar apo e shtrembëruar, e njerëzve dhe situatave shoqërore. Shpesh karikaturat janë përdorur dhe përdoren si instrument i propagandës politike, siç edhe ka ndodhur në Shqipërinë komuniste. Një ekspozitë e realizuar nga Fondacioni Hanns-Seidel (HSS) dhe Ceapalnet “Breshëri në kokë” kishte si qëllim që t’i përgjigjet pyetjes sesi janë përdorur karikaturat në Shqipërinë e atëhershme për të tejçuar përfytyrimet e reduktuara për botën dhe për të konsoliduar steriotipet dhe imazhin për armiqtë. Përfshirja e karikaturave apo dëshmive të tjera të kohës në mësimin e historisë së periudhës së diktaturës komuniste u ilustrua me karikatura të botuara te “Hosteni” dhe revista të tjera të RDGJ-së.

Nevoja për revoltë

Për studiuesin Agim Janina të qenit karikaturist kërkon një formim dhe diapazon të madh kulturor. I pranishëm gjatë hapjes së ekspozitës “Breshëri në kokë”, ai tregon se shtypi shqiptar gjatë regjimit të diktaturës i dha një rëndësi të madhe karikaturës. “Në datë 25 gusht 1945 u botua numri i parë i revistës ‘Hosteni’, i cili doli si suplement i gazetës Bashkimi. ‘Hosteni’ në vitin ‘70 arriti 25 mijë kopje. Kjo nuk është pak për një vend të vogël si Shqipëria”. Sipas Janinës, orientimet e para ishin politike. “Kur ishim mirë me Jugosllavinë, nuk kishte karikatura kundra Titos, kur u prishëm me të u bënë shumë të tilla kundra tij. Po kështu ndodhi edhe me Kinën”. Karikatura shqiptare e atyre viteve është pasqyrim i politikës së ndjekur gjatë 45 vjetëve. “Në atë kohë u krijua ajo që quhej gjuha e drunjtë. Në tjetër mendonim, tjetër flisnim”. Karikatura sipas tij, trajtonte dy elementë, optimizmin e popullit, humorin që gjendet te shtresat e gjëra të popullësistë dhe nevojën për revoltë. Sipas tij, një popull që nuk ka demokraci, nuk ndërton dot karikaturë. “Ne, në regjimin e kaluar, karikaturën e mbajtëm në atë nivel që i përshtatej ideologjisë, politikës dhe propagande që ai sistem donte të bënte. Karikatura ka rolin e barometrit të lirisë”.

Të gjithë mbështetës së partisëNjë tjetër karikaturist i njohur, i cili jo vetëm gjatë sistemim komunist, por ende edhe sot vazhdon të botojë në shtypin e shkruar është Bujar Kapexhiu. Ai gjatë prezantimit të ekspozitës tregoi se në atë kohë për shkak të ngushtimit që kishin subjektet në atë kohë, nuk mund të shkohej kundër rrymës. “Po të shkonim kundra saj, me siguri që do të mbyteshim. Ne bënim siç na thoshte partia. Artistët janë ndihmës të partisë dhe ne ndihmonim atë të ishte e fortë. Sa më madhe ishte dashuria për partinë, aq më e madhe ishte urrejtja për armikun. Ç’ka hequr imperializmi nga ne, ai e di”. Asokohe karikatura ishte kundra ryshfetit, arrogancës, paaftësisë etj. “Ne godisnim këto anë, por goditja shkonte deri te kryetari i kooperativës apo te drejtori i ndonjë ndërmarrjeje, më tutje nuk guxonim. Nuk guxonim të bënim ndonjë karikaturë, por nuk guxonim as të mendonim, sepse ndonjëherë partia të kuptonte mendimin dhe ta tregonte vendin”.

“Hosteni”, akademia e karikaturës shqiptare

Për “Shekulli”-n, rrëfen kujtimet e tij për tematikat që trajtonte asokohe te “Hosteni” dhe karikaturisti Agim Sulaj. Atij në nëntor i dorëzohet çmimi “Oskar” në karikaturë, në Turqi. Ai tregon se takimet e para me këtë gjini arti i ka pasur gjatë periudhës që ishte me studime në Akademinë e Arteve. Profesori i tij asokohe, Sabaudin Xhaferi, i propozoi që të bashkëpunonte me revistën “Hosteni”, sepse në veprat e tij vinte re nuanca e detaje të humorit dhe groteskut. Për herë të parë në ambientet e redaksisë, pranë Teatrit të Kukullave kjo revistë, ka qenë në vitin 1977. “ Hyra dhe pashë nëpër mure vizatimet e mrekullueshme të Ilir Pojanit e Dhimitër Ligorit, Tef Palushit etj”. Profesori, Sabaudin Xhaferi, e prezantoi me Dhimitër Ligorin e Zef Bumçin.

“Zef Bumci ishte i gjatë me tipare të theksuara, shikim të mprehtë e buzëqeshje të kursyer. Dhimitër Ligori ishte i qeshur, me shikim të ngrohtë e buzëqeshje dashamirëse. Për çudi më dukej një ambient familjar dhe prej asaj dite nuk iu ndava bashkëpunimit”. Sulaj na tregon se ka pasur fatin të njohë të gjithë plejadën e mrekullueshme të “Hostenit”, karikaturistët më në zë”. Sulaj nuk harron të shtojë edhe emrat e artistëve që vinin nga rrethet, si i madhi Tef Palushi, i cili vizatonte shpesh në redaksi kur vinte nga Shkodra. “Kishte dhunti të kufizuara fizike dhe në të njëjtën kohë ide të mprehta e plot humor”.

Bujar Kapexhiun e veçon për vizatimin e tij plot energji dhe me ide, Koço Devolen për ligjëratat e këndshme, Ilir Pojanin, si një njeri të heshtur dhe finesë, por gjenial në ide dhe art, Bardhyl Ficon për elegancë në veprën e tij etj. Puna te “Hosteni” e edukoi dhe i dha mjaft shanse për të ardhmen Agim Sujat. Për të “Hosteni” është akademia e karikaturës shqiptare. “Temat ishin kryesisht për burokracinë e mentalitetet e njerëzve me ide të vjetruara. Në këtë pikë e mpreha lapsin për të kritikuar jo vetëm zakonet prapanike nën petka të reja, si quhej një karikaturë imja e atyre viteve, por në të njëjtën kohë ishte kritika e regjimit, por këto i kuptova më vonë”, thotë ai. Takimet me artistët bashkëkohorë të satirës dhe karikaturës, i kanë forcuar aftësitë dhe i kanë mprehur shikimin, duke e ndihmuar në gjetjet artistike.

“Charlie Hebdo” boton 1 milionë karikatura të Profetit Muhamed

Stafi prej 25 gazetarësh dhe karikaturistësh, të cilët i mbijetuan masakrës terroriste ndaj “Charlie Hebdo”, i janë rikthyer punës për të nxjerrë numrin e ardhshëm të revistës, ditën e mërkurë.
charlieee
Qendra e sulmit terrorist ishte pikërisht kjo revistë, por avokati i saj Richard Malka konfirmoi se numri i ri do ribotojë karikaturën e profetit Muhamed.
“Karikaturat e Profetit islamik Muhamed do të publikohen prapë dhe kjo do të jetë në kuadër të fushatës ‘Unë jam Charlie’, me qëllim luftimin e blasfemisë”, u shpreh ai. Kjo do të jetë hera e dytë që një karikaturë e simbolit të Islamit do të jetë në qendër të revistës.
Para 3 vitesh, “Charlie Hebdo” nxori në treg numrin me Profetin Muhamed, çka nxiti reagime të komunitetit musliman në Francë dhe më gjerë. Reagime, të cilat u finalizuan me disa protesta të vogla, por të paorganizuara mirë. Karikatura e liderit të ISIS ishte ajo që nxiti reagimin ekstrem të militantëve, të cilët ekzekutuan 17 njerëz në Paris.
Stephane Charbonnier, kryeredaktori i “Charlie Hebdo” ishte në shënjestrën e Al Kaedës prej disa vitesh. Kjo, pasi detyra e tij kishte shkaktuar zemërim për ta. Tashmë, edhe pse pa Charbonnier dhe 3 karikaturistët më të mirë të revistës, numri i ardhshëm i “Charlie Hebdo” me tetë faqe material do të dalë në treg me rreth 1 milion kopje.

15 karikatura homazh për masakrën në “Charlie Hebdo”


Karikaturistë nga e gjitha bota kanë shprehur sensibilizimin me ngjarjen e rëndë të ndodhur kohë më parë  në Francë, ku nga një sulm terrorist në revistën satirike ‘Charlie Hebdo’ mbetën të vrarë 12 persona, 10 nga të cilët gazetarë, mes tyre karikaturistët e revistës së famshme.
k3
k4
k5
k6
k7
k9
k10
k12
k13
k14
k18
k19
k20
k1

New York Times: Tolerancën fetare në Kosovë po e prish Arabia, e jo karikaturistët

nytttt

Kolumnisti i “The New York Times”, Nicholas Kristof, ka publikuar në gazetën e fuqishme amerikane një shkrim mbi përhapjen e ekstremizmit fetar në vendet ku tradicionalisht popullsia e tyre i përket në shumicë besimit islam, por që ishin shumë tolerantë

Kristof ka qenë në Kosovë, gjegjësisht në Pejë, prej ku ka realizuar një shkrim në lidhje me financimet që po i bën Arabia Saudite ndaj ekstremizmit fetar.



Së pari, një kuiz tre-pjesësh:

Cili shtet islamik e konsideron si hero kombëtar një të krishterë të shekullit të 15-të që i luftoi pushtuesit myslimanë?

Cili shtet islamik është aq pro-amerikan sa që ka një statujë të Bill Clintonit dhe një butik me rroba femrash me emrin “Hillary” në Bulevardin Bill Clinton?

Nga cili shtet islamik kanë shkuar më shumë qytetarë për kokë banori për të luftuar jashtë vendit për Shtetin Islamik sesa në çdo vend tjetër në Evropë?

Përgjigja ndaj secilës prej këtyre pyetjeve është Kosova, në juglindje të Evropës – ku edhe qëndron një tregim paralajmërues. Kurdo që ndodh ndonjë sulm terrorist nga ekstremistët myslimanë, armiqtë tanë i shohim si Shteti Islamik apo Al Qaeda. Por ndoshta duhet parë edhe “miqtë” tanë, si Arabia Saudite.

Për dekada të tëra, Arabia Saudite ka financuar në mënyrë të pakujdesshme dhe ka promovuar një version Vehabi të ashpër e jo-tolerant të islamit nëpër botë në atë mënyrë që, sipas të gjitha parashikimeve, po prodhon terroristë. Dhe nuk ka shembull më të mirë të kësaj pakujdesie të Arabisë Saudite se në Ballkan

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë modele të përmbajtjes dhe tolerancës fetare, dhe, siç e vërteton edhe statuja e Clintonit, kosovarët nderojnë SHBA-të dhe Britaninë për evitimin e një gjenocidi të mundshëm nga serbët më 1999 (ka edhe shumë të rinj kosovarë që mbajnë emrin Tony Blair!). Megjithatë Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik kanë derdhur para në shtetin e ri gjatë 17 vjetëve të fundit dhe kanë ushqyer ekstremizmin fetar në një tokë ku ka pasur fare pak.

Përfundimi është se, sipas Qeverisë së Kosovës, 300 kosovarë kanë udhëtuar për të luftuar në Siri e Irak, kryesisht për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Siç e ka theksuar edhe kolegia ime Carlotta Gall në një artikull për zanafillën e radikalizimit këtu, paratë saudite kanë transformuar një shoqëri dikur tolerante në një tubacion për xhihadistët.

Në këtë vijë, vitin e kaluar, qeveria u detyrua të ndalte përkohësisht furnizimin me ujë në kryeqytet nga frika e një aksioni të organizuar nga Shteti Islamik për helmimin e ujit.

“Arabia Saudite po e shkatërron islamin”, ka thënë Zuhdi Hajzeri, një imam në xhaminë 430 vjeçare në Pejë, më tha me dhembshuri. Hajzeri është besimtar i stilit tradicional dhe tolerant në Kosovë – ai është i fundit në listën e gjatë të imamëve në familjen e tij – dhe ka thënë se si rezultat i kësaj, ka pranuar aq shumë kërcënime nga ekstremistët sa që më s’po mundet as t’i numëroj.

Hajzeri dhe të moderuarit tjerë u janë kundërpërgjigjur me një ueb-faqe, Foltash.com, e cila kritikon interpretimin e ashpër Vehabi të islamit. Por ata thonë se po mposhten nga paratë e shumta që po vijnë nga Arabi Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini që po përkrahin variante të ashpra të islamit përmes publikimeve, videove dhe materialeve tjera të prapambetura.

“Sauditët e kanë ndryshuar rrënjësisht islamin këtu me paratë e tyre”, ka thënë Visar Duriqi, ish-imam në Kosovë që u bë gazetar që shkruan për ndikimet e ekstremizmit. Duriqi e përmend veten si një shembull: ai thotë se i ishte shpëlarë truri dhe kishte qenë në një faze të ekstremizmit ku bënte thirrje për vënien e ligjit të Sheriatit dhe arsyetonte dhunën. Tani ato pikëpamje e tmerrojnë atë.

Ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem global. Për herë të parë, ndikimin e dëmshëm saudit e kam parë në Pakistan, ku sistemi i shkollave publike është i tmerrshëm dhe sauditët mbushnin këtë boshllëk duke financuar medrese të versionit të ashpër të islamit që tërhiqnin studentë për studime pa pagesë, ushqime pa pagesë dhe bursa të plota për studime jashtë vendit për studentët më të mirë.

Ngjashëm, edhe në vendet tradicionalisht të moderuara e paqësore, si Mali, Burkina Faso e Niger në Afrikën Perëndimore, kam parë medrese të tilla të financuara nga jashtë që promovonin interpretimin radikal të islamit. Në Ballkan, Bosnja është në veçanti e prekur nga mbështetja e Gjirit Persik për ekstremistët.

Nuk dua të ekzagjeroj. Kam parë më pak shami në udhëtimin tim përmes Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë sesa që shoh në qytetin e New Yorkut, dhe çdo xhihadist do t’i shkulte flokët nëse do të shihte femra me koka e kraharorë të zbuluar, lëre më me pantallona të shkurtër.

Ende ka shtylla të ndjenjës pro-amerikane dhe ekumenizmit (në mesin e shqiptarëve myslimanë, Nënë Tereza nderohet shumë). Për më tepër, pas një sërë arrestimesh të imamëve radikalë në Kosovë dhe Shqipëri, situata mund të jetë stabilizuar, dhe xhihadistët me sa duket nuk po shkojnë më në Siri nga këto vende.

Por bota duhet të bisedojë më ashpër me Arabinë Saudite për rolin e saj. Nuk është se me vetëdije po e përhap këtë kërdi – më shumë këtë po e bën nga pakujdesia; ajo ka bërë disa përparime të përpikta në luftimin e financimit të ekstremizmit, por me hapa shumë të ngadalshëm.

Është veçanërisht dëshpëruese se shumica e fondeve ekstremiste me sa duket vijnë nga shoqatat bamirëse: një nga aspektet më të admirueshme të Islamit është theksi ndaj bamirësisë, por, megjithatë, në vende si Arabia Saudite, këto para nuk orientohen për të luftuar keq-ushqyerjen apo vdekshmërinë e foshnjave, por për t’ua shpëlarë trurin fëmijëve dhe për të mbjell konflikte në vende të varfra e të paqëndrueshme.

E pyeta imamin Hajzeri nëse brengoset për kërcënimet e jashtme ndaj islamit, sikurse karikaturisti danez që kishte përqeshur Profetin Muhamed. “Karikaturistët munden vetëm të na i lëndojnë ndjenjat”, foli ai si ndër hundë. “Por ta dëmtojnë reputacionin e islamit? Nuk janë duke e bërë këtë karikaturistët. Këtë po e bën Arabia Saudite”.

Karikaturistët nga e gjithë botën ishin bashkuar në homazhet për kolegët e tyre të vrarë të Charlie Hebdo.

Karikaturistët nga e gjithë botën ishin bashkuar në homazhet për kolegët e tyre të vrarë të Charlie Hebdo.
Ata me  vizatimet e tyre  të fuqishme  kishin prezentuar fotot e tyre kundër terroristëve të armatosur u përpoqën që ti mbyllnin gojën revistës satirike franceze, Charlie Hebdo.
Tre persona sulmuan ndërtesën e gazetës në Paris të mërkurën, duke qëlluar për vdekje 12 persona dhe duke lënë të plagosur 11 të tjerë.
Në mesin e viktimave ishin 10 gazetarë dhe të paktën katër karikaturistët.
Charlie Hebdo ishte i njohur për imazhet e saj satirike të diskutueshme me në qendër Islamin ndërsa në numrin e fundit revista kishte paraqitur një karikaturë të Ebu Bagdadi, lideri i shtetit islam të ISIS.
Cartoonists across the world, including Australian David Pope, have flooded the internet with touching drawings to show support and solidarity for the victims of the Charlie Hebdo terrorism attackThis image by The Independent's cartoonist Dave Brown, was retweeted by over 22,000 people including author J.K. Rowling'And this is our gun!' A Chilean caricaturists thought up this clever image after the distressing event, which saw 12 people die and 11 injuredIllustrator James Walmesley's cartoon received 4,200 retweets within nine hours of being shared online Dutch cartoonist Ruben Oppenheimer alluded to the 9/11 terror attacks in New York with his thoughtful cartoon which received over 20,000 retweets Brazilian cartoonist Carlos Latuff's cartoon shared a different message: while two gunman were drawn shooting into a building labelled as the Charlie Hebdo headquarters, the bullets are also shown hitting an Islamic buildingSupportive cartoons came from artists as far and wide as India, Egypt, Brazil, Canada, Spain and BelgiumFrench artist Boulet's cartoon portrays the magazine as a duck, flying above a gunman. The words roughly translate to 'the ducks always fly higher than the guns', using the French slang for ducks which can also mean newspaperFrench artist Boulet's cartoon portrays the magazine as a duck, flying above a gunman. The words roughly translate to 'the ducks always fly higher than the guns', using the French slang for ducks which can also mean newspaper cartoonist Cheb Makhlouf published this illustration:Meanwhile Indian artist Satish Acharya's image satirised the event with the pictured speech bubble Nate Beeler was one of many artists who advocated for free press within his satirical drawing The Washington Post's editorial cartoonist Tom Toles wrote 'but the pen will endure and the line will be drawn' on his illustration Many of the images, including this one by Rob Tornoe, depicted sharpened pencils and pens claiming retribution against their attackersFfench cartoonist Gilles van Kote from the publication Le Monde wrote 'Wholeheartedly with Charlie Hebdo' in his image 'In memory of my colleagues and friends from Charlie Hebdo' Patrick Chappatte, a cartoonist for The International New York Times, wrote Dutch cartoonist Joep Bertrams published this gruesome yet powerful illustration which received over six thousand shares Freedom of speech: This drawing by Michael de Adder, a Canadian cartoonist, shows a group of people trying to stop an illistrator's handA picture is worth a thousand words, as is depicted in this image by MacLeod Cartoons, with a clear message against violence Cartoonist Martha Richler penned this sketch, depicting a woman as liberty clutching a French flag and a penThis cartoon style drawing, which reads: 'The pencil is the most peaceful weapon, don't mess with humor' was hung outside France's embassy  in Buenos Aires, Argentina

Ekspozitat në vitet e ’80-ta në Kosovë



Shkruan: Avni Rudaku

Me shkas librin “Anatomia psikologjike e gjuhës figurative” të S. Boshnjakut

Kjo periudhë shënon vitet e konsolidimit të arteve pamore në Kosovë

Në këtë libër mund të kuptohet fryma e viteve të ’80-ta, e cila po shkonte gjithnjë e më tej të bëhej me fyt të ngushtë dhe pa frymëmarrje të lirë për shqiptarët e Kosovës, pasi fundi i viteve të ’80-ta paraqet edhe suprimimin e dhunshëm të autonomisë së Kosovës dhe fillimin e një egërsie të rrallë

Zakonisht jemi ndalur në vitet e ’90-ta, qoftë për kujtimet e tmerrshme të luftës së fundit, qoftë për periudhën njëdekadshe në jetë paralele nga shtypja sistematike, qoftë nga mbamendja më e lehtë e viteve jo aq të largëta. Për vitet e ’80-ta, brezi im që ishte lindur në gjysmën e kësaj dekade të fundshekullit XX, e ka të vështirë nuhatjen e asaj kohe, se si ishte zhvilluar arti figurativ dhe gjithçka tjetër. Leximi, kërkimi në librat e mëhershëm, na sjell deri te përafrimi nuhatës me atë periudhë, pasi mungon përvoja direkte e atyre viteve. Kjo periudhë shënon edhe vitet e konsolidimit të arteve pamore në Kosovë dhe ndonjëherë brezi i artistëve të rinj të pas vitit 1999, kujton se gjithçka filloi me ta, e jo me Nysret Salihamixhiqin, Muslim Mulliqin, Engjëll Berishën, Agim Çavdërbashën, Tahir Emrën, Nexhat Krasniqin, Agim Qenën, e tjerë e tjerë. Kjo vjen edhe si pasojë e humbjes së vazhdimësisë (shkëputja dhjetëvjeçare), informimit të dobët, çarjes së historisë në “para dhe pas luftës së vitit 1999”, etj. Sidoqoftë, kjo kolumne merr shkas një libër që përshkruan të gjitha ekspozitat e viteve 1980-1985, ku dallohen disa karakteristika të këtyre ekspozitave për dallim nga ekspozitat e sotme bashkëkohore: janë të mbingarkuara edhe me mbi 120 punime, me mbi 80 artistë pjesëmarrës, me përzierje zhanresh në të njëjtën kohë (pikturë, grafikë, skulpturë, dizajn marketingu e libri), me dominim të pikturës, por edhe të grafikës mjaft në mode; me tejshquarjen totale të artistëve meshkuj dhe rrallësisë me artiste vizuale femra; me bashkëjetesë dhe ekspozita të përbashkëta të artistëve shqiptarë me ata serbë, boshnjakë, kroatë, sllovenë, etj. Nuk është po ashtu e vërtetë se nuk ka pasur njohuri dhe ekspozita për artin që zhvillohej jashtë Jugosllavisë. Madje në Prishtinë gjatë pjesës së parë të viteve ’80-ta, kishin ardhur artistë nga Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ekspozita me grafika), të cilët kishin ekspozuar te ne. Karakteristikë tjetër e këtyre ekspozitave ishte tematika e Luftës së Ftohtë, garat në armët bërthamore, Lufta Nacionalçlirimtare Antifashiste, etj., meqë ishim para shembjes së Murit të Berlinit. Në skulptura kishte dominuar materiali prej plastike, druri, apo edhe hekuri, e shumë veçori të tjera dalluese të kësaj periudhe me ato të viteve ’90-ta dhe pas luftës.

Ekspozitat në vitet e ’80-ta në Prishtinë dhe në Gjakovë

Sapo lexon librin e Skënder Boshnjakut rreth trajtimeve dhe kritikave që u bënë ekspozitave të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë gjatë pjesës së parë të viteve të ’80-ta, lexuesi e merr frymën e kohës që në parahyrje, kur autori mëton për “një trajtim marksist të arteve figurative”, ndonëse shtjellimet që i bënë në krejt vështrimet e tij kritike mbi veprat dhe artistët, nuk i interpreton realisht në atë gjuhë. Pavarësisht profesionit prej neuropsikiatri, Boshnjaku prej asaj kohe ishte i pasionuar mbi artin dhe të gjithë që e njohin atë e bëjnë sinonim me artdashësin. Por brezi im nuk e njeh edhe si kritik arti. Kritikat e tij mbi ekspozitat nganjëherë trajtojnë kodin tematik, nganjëherë ndikuar nga profesioni i tij, rrahin botën psikologjike të krijimtarisë artistike, nganjëherë tamam si kritik arti, kapet për teknikën, mjeshtërinë, ligjësitë estetike të kohës, harmoninë, kompozicionin, lojën me ngjyra, me vija, etj. Nganjëherë edhe për kohën e sotme, del qesharak, në kuptimin që e kritikon Shoqatën e Artistëve Figurativë që nuk ka aq shumë artistë pjesëmarrës, pavarësisht se ishin mbi 40 pjesëmarrës! Ndonjëherë jep kritika edhe për gjëra elementare, ndonjëherë mu në esencë, por për kohën, ishin disa çalime të zakonshme teknike të organizimit dhe procesit kuratorial. Në një nga ekspozitat e SHAF-it në Galerinë e Arteve në Prishtinë, Boshnjaku thekson: “Edhe në këtë ekspozitë dominojnë tablotë në pikturë, pastaj kemi edhe punimet grafike dhe në fund skulpturat. Teknikat e tjera janë më pak të prezantuara. Për këtë Shoqata duhet të ketë kujdes më të madh që të stimulohen edhe format e tjera figurative. Është dobësi e madhe e organizuesve që punimet janë pa legjenda. Kjo do ta ngriste nivelin e ekspozitës, e cila është tradicionale.”(Skënder Boshnjaku: “Anatomia psikologjike e gjuhës figurative”, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 23). Në këtë ekspozitë, autori Boshnjaku veçon Muslim Mulliqin: “Së pari të shënojmë se punimet e Muslim Mulliqit lënë mbresa më të fuqishme te artdashësit… Autorët e tjerë që prezantohen këtu janë në nivelin e krijimeve të deritashme, si Nysret Salihamixhiqi, Rexhep Ferri, Kadrush Rama, Engjëll Berisha. Disa kanë punime në stilin e teknikës asemblazh, që nuk është preokupim themelor, siç është rasti i Xhevdet Xhafës… Nga të rinjtë dallojmë punimet e Avni Toplicës, Sami Bicajt dhe Bislim Aliut.” Autori përmend edhe emrat, si: Jonuz Hajradinaj, Zoran Jovanoviqi, Ymer Shaqirin, Agim Salihun, Shaip Çitakun (grafika), Ismajl Qosaj (skulpturë), Veli Blakçori (vizatim) e tjerë e tjerë.” (po aty, f. 23-24). Në vitin 1983, autori Boshnjaku e vlerëson Ekspozitën Vjeshtore të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës në Galerinë e Arteve të Prishtinës, si “njërën ndër më të dobëtat deri më tash. Kjo ekspozitë nuk arriti t’i tubonte të gjithë krijuesit e arteve figurative e kjo dëshmon se në relacionin Shoqata-krijuesi si individ ekziston mosinteresimi, mospërfillja e obligimeve që ka krijuesi ndaj shoqërisë dhe ndaj artit në përgjithësi… Pse një organizim kaq i dobët? Ku vete fjala e rastit, ku u tret entuziazmi?...” (po aty, f. 26) Dhe kur më herët përmendëm kritikën qesharake kur flasim me botëkuptimin e sotëm, edhe pse në këtë ekspozitë ishin paraqitur 41 autorë me afro 65 punime, ku prej tyre, 42 ishin piktura, 13 grafika dhe 10 skulptura, Boshnjaku thotë: “Kur të kihet parasysh sa anëtarë ka Shoqata, atëherë vetvetiu del përfundimi sa e mangët ishte ekspozita.”(po aty, f. 27) Edhe në këtë ekspozitë kishin marrë pjesë me punimet e tyre: Rexhep Ferri, Nysret Salihamixhiqi, Kadrush Rama, Engjël Berisha, Hilmi Qatoviqi, Zoran Jovanoviqi, Hamdi Bardhi, Sulejman Kadria, Nijazi Llonçari, Bislim Aliu, Haxhi Kastrati, Jetullah Haliti, Veli Blakçori, Petar Gjuza, Jakup Hajradinaj, Agim Salihu, etj.

Ekspozita e studentëve të Akademisë së Arteve

Në vitet ’80-ta ishte tradita e ekspozitave nga studentët e Akademisë së Arteve. “Në kuadër të jubileut të 10-vjetorit të Akademisë së Arteve, në Pallatin e Rinisë “Boro e Ramizi” u hap ekspozita e punimeve figurative të studentëve të kësaj Akademie, ku me punimet e tyre në pikturë, grafikë, skulpturë, vizatime, punime aplikative-tapicerike, pastaj me ilustrime të librave, të ftesave e përurimeve, morën pjesë mbi 85 autorë.”(po aty, f. 29). Prej 85 autorëve, 26 ishin me pikturë, 34 me grafikë e vizatim, 2 me skulpturë dhe të tjerët me dizajn. Autori Boshnjaku me të drejtë vë në pah ndikimet e profesorëve te studentët, i cili vazhdon të jetë gjithmonë çështje problematike e dëmtimit të individualiteteve të artistëve, nëse nuk ka vetëdijesim për imitim e tjetërsim. “Disa të rinj në njëfarë mase janë ende nën ndikimin e plotë, e disa nën ndikim të pjesshëm të profesorëve të Akademisë, që do të thotë se para vetes kanë rrugën e mundimshme të kërkimeve individuale dhe të lirimit nga përsëritjet, nga ndikimet dhe nga mimikëria figurative.” (f. 39)

Salloni i dhjetë në Galerinë e Arteve

Në këtë sallon kishin marrë pjesë artistë të etnive të ndryshme: Tahir Emra, Rexhep Ferri, Vlado Radoviqi, Engjëll Berisha, Hilmi Qatoviqi, Hamdi Bardhi, Muhamet Shala, Petar Gjuza, Ibrahim Ponosheci, Esat Vala, Masar Cakaj, Zoran Jovanoviqi, Fatmir Krypa, Hysni Krasniqi, Agim Salihu, Ymer Shaqiri, Shaip Çitaku, Rrustem Bujupi, Zyhdi Çakolli, Sanie Jahaj, Svetomir Arsiqi, Zoran Karalejiqi, Luan Mulliqi, Ismail Qosaj, Aziz Islami, Idriz Gashi, Slobodan Peroviqi etj. Ekspozita e tillë nga autori Boshnjaku përshkruhet si monotone, e përsëritshme, pa risi, etj. Ndërsa ekspozita e Shoqatës së Artistëve Figurativë e vitit ’83, ishte me artistë figurativë nga shumë vende të Jugosllavisë. “…risi e kësaj ekspozitë qe se për të ekspozuar u ftuan edhe artistë figurativë nga Beogradi, Novi-Sadi, Lubjana, Prilepi, Cetina dhe Zagrebi. Kjo shtron kërkesën që ekspozita, ku do të merrnin pjesë edhe mysafirë, të bëhet tradicionale, të thyhet monotonia që ka mbretëruar deri tash. Për vlerat e tilla s’do hamendur shumë, sepse këto shquhen, ngaqë disa nga mysafirët - pjesëmarrës të ekspozitës, janë emra të njohur të artit figurative jugosllav si Mirosllav Shutej, Dragan Mojoviqi, Eugen Kokoti, Halil Tikveshi, Dimitar Kondovski, Ivan Kuduzi, Drago Hërvacki, Mirjana Muleviqi, Tomazh Gorjupi, etj. Ndër ta ka edhe individë që u përkasin rrymave aktuale bashkëkohore dhe veprat e ekspozuara ngërthejnë dialogun e pandërprerë me vetveten, me kohën dhe me hapësirën.”(po aty, f. 37) Në vitin 1983, ishte edhe Bienali i Pestë i Vizatimit, ku kishte 50 autorë nga Kosova dhe mysafirë. “Organizatori ka të rezervuar një shpërblim për mysafirët, që më duket se nuk është me vend për shumë arsye, në radhë të parë, ngaqë numri i tyre (mysafirëve) është simbolik (gjithsej pesë autorë), ndërsa nga 45 të tjerë nga Kosova – vetëm dy shpërblime.” (po aty, f. 41) Prej autorëve në këtë Bienal, veçon Hamdi Bardhin e Muhamet Shalën. Me kod tematik LNÇ-në, ishte edhe ekspozita, “…në shenjë të 40-vjetorit të revolucionit dhe për nderë të festave të Nëntorit. Ekspozita, pra, ka karakter historik, ngaqë është e para që i kushtohet tërësisht LNÇ-së e revolucionit të kombeve e kombësive të Krahinës sonë.”(po aty, f. 44)

Salloni i parë i Karikaturës

Në vitin 1982, Revista humoristike “Thumbi”, Shoqata e Artistëve Aplikativë të Kosovës dhe Galeria e Arteve kishin organizuar ekspozitën, përkatësisht sallonin e parë të karikaturës “Prishtina ‘82”. Nga karikaturistët kosovarë ekspozuan: Nexhat Krasniqi, Fahri Axhanela, Aqif Kajmakçiu, Nevruz Musa, Agim Qena, Veli Blakçori, Nusret Mala, Mustafa Ferizi, Hidajete Krasniqi, Ramadan Zaplluzha, Vullnet Begolli, Adem Beqa, Shengyl Kurteshi etj. Po ashtu morën pjesë edhe karikaturistë nga pjesë të tjera të vendit si: Jugosllav Vllahoviqi, Dushan Ludvigu, Stane Jagodiqi, Jordan Pop-Ilievi, Mlladen Gjuroviqi, Vojin Stankoviqi, etj. (po aty) Edhe në vitin 1983, hapet salloni i dytë i karikaturës, ku morën pjesë 70 autorë me 132 punime. “Tematika e temave të ekspozuara është e gjerë: ajo shtrihet që nga ngjarjet e rëndomta të së përditshmes sonë e deri te ato me rëndësi të gjerë shoqërore (gjendja e tendosur e kohës sonë, ngjarjet dramatike në politikën ndërkombëtare, pakuptimësia e luftës, garat e blloqeve, vuajtjet e mjerimi i botës së pafajshme, garat në armatim, lufta e ftohtë ndërbllokiste etj.).” (po aty). Gjatë viteve 1980, ishin hapur edhe ekspozita të artit boshnjak, me artistët kroatë, por edhe përmendet një ekspozitë interesante “Prej Pikasos deri te Kalderi”, “që përbëhej prej veprave të dhuruara Muzeut Bashkëkohor të Arteve të Shkupit pas tërmetit katastrofal në vitin 1963, ku autorë të shumë vendeve të Evropës dhe Amerikës kanë dhuruar punime të bëra…” (po aty). Në këtë libër mund të kuptohet fryma e viteve të ’80-ta, e cila po shkonte gjithnjë e më tej të bëhej me fyt të ngushtë dhe pa frymëmarrje të lirë për shqiptarët e Kosovës, pasi fundi i viteve të ’80-ta paraqet edhe suprimimin e dhunshëm të autonomisë së Kosovës dhe fillimin e një egërsie të rrallë! Prandaj, kthimi në të lexuarit e librave të tillë si ky i Boshnjakut, na kthejnë prapa ecejakeve të ndryshme nëpër të cilat kalon arti pamor në Kosovë dhe ndan fatin me mjedisin ku veprojnë vetë artistët!

KARIKATURA E BOTËS NË PEJË...!

Floripress: 30.09.2012

Nga edicioni i Parë i Festivalit Botëror të Karikaturës që u mbajt në Kosovë



Ky Festival është një rast i mirë për afirmimin e vlerave artistike kombëtare edhe në botë, andaj, do të ishte madhështi por edhe mbase nevojë që ky qytet në të ardhmen të bëhet qendra botërore e artit të kulturës së karikaturës.

Çmimi më i lartë “Përtej” i takoi krijuesit-karikaturistit, Agim Sulaj nga Tirana, por i cili jeton dhe vepron në Itali. Ndërsa, me Çmimin kryesor “Kosova Award” u nderua karikaturisti nga Kuba, Aristides E. Hernandez Guerro-Ares.
Shkruan: Sejdi BERISHA

Nexhat Krasniqi-Nekra së bashku me disa nga krijuesit pas hapjes së Festivalit Botëror të Karikaturës në Pejë

Tani e sa vite në Kosovë, respektivisht në Prishtinë, më saktësisht, në vitet e 80-ta të shekullit kaluar, janë hedhur idetë dhe iniciativa për zhvillimin e vlerave nga fusha e karikaturës, dhe se në këtë aspekt kanë qenë realizuar disa manifestime, që këtë sferë të artit dhe të kulturës ta nxjerrin nga anonimiteti. Një gjë të tillë e ka synuar krijuesi ynë i artit, Nexhat Krasniqi-Nekra, i cili krahas afirmimit të bashkëkohësisë së vlerave të dizajnit, është angazhuar dhe deri diku ia ka arritur për të aktualizuar rëndësinë e vlerave, të mesazhit dhe gjuhës së karikaturës, e cila tek ne nuk ka qenë por edhe sot nuk është sa e si duhet e afirmuar, por edhe as e përkrahur. Konkurset e mëparshme, respektivisht të viteve të kaluara për karikaturën më të mirë, dukshëm kanë sensibilizuar çështjen e rëndësisë, se me disa vija apo me një vizatim “bizar”, mund të “thuhet shumë”, bile ndonjëherë më shumë se një roman i tërë.

Karikaturë e H. B. OMANN – Danimarkë

Dhe në këtë aspekt, edhe pse jo shumë me pompozitet, deri me tash është punuar dukshëm për afirmimin e krijuesve-karikaturistë, të cilët nuk janë të pakët as në Kosovë

Karikaturë e Rainer Ehrt - Gjermani

dhe as në Shqipëri, por edhe as në trojet tjera shqiptare. Këtë aferim mund t’ia atribuojmë Nexhat Krasniqit-Nekra, respektivisht, Studios “NEKRA”, i cili ishte edhe iniciator për organizimin e një festivali ndërkombëtar të karikaturës, ku do të prezantoheshin vlerat krijuese nga kjo fushë, duke marrë pjesë karikaturistët nga të gjitha anët e botës, e përmes cilës gjë do të afirmohej karikatura si fenomen artistik, por edhe do të këmbeheshin përvojat e karikaturistëve të shumë shteteve anë e këndë botës.

Me punimet e tyre prezantuan karikaturistë nga afro tridhjetë shtete të botës
Dhe, ja. Një gjë e tillë u bë realitet. Në Pejë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Studion “Nekra”, në Galerinë e arteve të Shtëpisë së Kulturës organizoi Festivalin Botëror të Karikaturës, në të cilin me veprat e tyre morën pjesë karikaturistët nga afro tridhjetë shtete të botës, e që u realizua edhe në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Karikaturë e Faik Krasniqit – Kosovë

Në këtë eveniment të rrallë të këtij lloji, u prezantuan karikatura të cilat trajtojnë dhe vënë në spikamë tema nga më të ndryshmet e deri tek ato që thumbojnë dukuritë dhe dobësitë e shoqërive dhe të asociacioneve të ndryshme shtetërore nga të gjitha fushat dhe nga rrjedhat e ndryshme politike aktuale dhe rrjedha të tjera. Këtu edhe qëndronte pesha e kësaj feste të thumbimit dhe të përqeshjes e të të kritikuarit, që sensibilizojnë qasjen e luftimit të dukurive negative, por edhe të rrjedhave të përgjithshme, që ndonjëherë sjellin edhe telashe në shoqëri kur trajtohen përmes karikaturës dhe thumbimit e përmes satirës, por që, edhe me aktualizimin e tillë, shpeshherë edhe zgjidhen problemet më jetike në shoqëri.

Karikaturë e Antonio Mongiello-Napo: Francë

Ndoshta edhe është hera e parë tek kombi ynë që organizohet një manifestim i kësaj natyre e me karakter botëror, që do të thotë se në këtë formë afirmohet edhe kombi por edhe i tërë vendi kudo, e në këtë rast në tridhjetë vende të botës, si në: Gjermani, Luksemburg, Turqi, Rusi, Belgjikë, Ukrainë, Francë, Izrael, Itali, Azerbejxhan, Indi, Bullgari, Greqi, Rumani, Angli, Poloni, Maqedoni, Iran, Spanjë, Kubë, Argjentinë, Danimarkë, Çeki, Egjipt, Brazil, dhe po se po edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Andaj, vet fakti se nga këto shtete kanë prezantuar me karikaturat e tyre krijuesit e kësaj fushe, dëshmon më së miri pesha dhe rëndësia e këtij festivali, jo vetëm për kah numri, por edhe për kah temat e trajtuara, mënyra e të shtruarit të mesazhit dhe të metaforës.

Dhe, nëse analizojmë veprat e prezantuara, me të vërtetë këtu do ta kemi një sublimë të pashembullt të vlerave krijuese dhe kulturore përmes karikaturës. Fjala vjen, tek karikatura që na vjen nga Brazili, vërejmë një vepër e cila sjellë një pasqyrë të zhvillimit shoqëror që ka për synim ecjen përmes “nebulozës” që njeriu të “errësohet” dhe të sundohet më lehtë. Ndërkaq, Agim Sulaj, përmes karikaturës së vetë na sjellë njeriun i cili rrugëtimin e vetë sikur e ka as në tokë dhe as në qiell, mesazh ky i cili e ka gjuhën një rrëfimi të gjatë njerëzor. Kurse, karikaturisti Modkegar nga India, ka vënë në spikamë “peshën” e dekoratave dhe të mirënjohjeve gjatë luftërave, të cilat ngelin vetëm si “dekor” i mykur nëpër vite! Pastaj, Amorim nga Brazili, na sjellë një realitet tjetër nga lufta: nga shumë arkivole apo varreza, eshtrat nuk prehen të qetë, por edhe aty ka “eksploziv”!

Karikaturë e Arben Meksit – Shqipëri

Karikaturisti, H. B. Omann nga Danimarka, temën e luftës e “stolisë” me një zog, i cili bombën e varur në një rrjetë, përpiqet, bile nëse nuk mund ta shndërrojë në çerdhe të vërtetë. Ose, së paku ta shprehë si apel për qetësi dhe rehati, të cilën gjë gjithmonë e simbolizon strofulli apo çerdhja. Në vazhdën e temave të prezantuara përmes karikaturës, vlen komentuar edhe karikaturën e Rainer Ehrt nga Gjermania, që prezanton një struc i cili mbanë kokën lartë, por në të njëjtën kohë edhe habitet se si përreth tij njerëzit i fusin kokat në rërë! Është kjo një alegori e cila flet shumë për të gjitha situatat, qoftë në paqe apo edhe në rrjedhat e vështira të shoqërisë. Andaj, nuk është e rastit kur gjithnjë thuhet se karikatura ka mesazh të fortë dhe me peshë shumëdimensionale.

Karikaturë e Samir Bërlajollit – Kosovë

Burgu, edhe në karikaturë i ka specifikat e veta, dhe se ai prezantohet në forma e mënyra të ndryshme. Këtë, më së miri na prezanton në këtë festival-ekspozitë botërore, karikaturisti nga Anglia, Ross Tompson. Kurse, në karikaturën e Faik Krasniqit, qenit nuk i bën përshtypje pema dhe kurora e saj madhështore, por pa hezitim ngritë këmbën dhe ia “lagë” trungun afër rrënjëve! Nuk mungon edhe tema gjithëpërfshirëse, ku përmes kuçedrës prezantohen terrorizmi, korrupsioni, keqpërdorimet tjera që e rrënojnë shoqërinë, të cilën e ka prezantuar karikaturisti Antonio Mongiello-Napo nga Franca. Kurse, Arben Meksi na spikatë “mashtrimin” se për ta “ligështuar” shtyllën me të cilën forcohet të themi kushtimit shtëpia, duhet përdorur si “kopili” edhe gilicatjen e këmbëve, për t’i liruar duart nga mbajtja e shtyllës...!


Karikaturë e Pol Leur – Luksenburg

Një temë që është aktuale për rrethanat e Kosovës, është edhe karikatura e Samir Bërlajollit, i cili na prezanton Kosovën si një fëmijë që fillon të ecën me krenari, por që përreth ka shumë faktorë që e përcjellin “rritën” por që edhe mund t’i shkaktojnë probleme. Kurse, për jetuar nuk është lehtë, siç nuk është lehtë edhe për ta ndërtuar shtëpinë dhe për ta ruajtur kulmin mbi kokë. Këtë temë, sikur mirë dhe me kuptim satirik na sjellë me karikaturën e vetë, Musa Gumus nga Turqia, në të cilën ka paraqitur ironinë e jetës: mbi çati të shtëpisë, me lopatë, s’ka me çfarë tjetër, e asgjëson bombën e cila ka marrë drejtimin për në shtëpinë e tij. Edhe kjo, ka shumë komente që “derdhen” dhe fliten kudo në mënyrën e vetë...

Karikatura e Musa Gumus - Turqi

Ndërsa, nga Luksemburgu, Pol Leurs, na sjellë një karikaturë me një temë bizare, e cila është prezent kudo, e që kështu mund të jetë edhe tek ne: në dhomën e spitalit shpeshherë ndodhin “mahi të pakripë”, kurse ndodhitë tjera janë edhe atëherë kur nuk besohet apo nuk kihet dëshirë për të besuar se njeriu ka “ikur”. Kujtoj, se kjo karikaturë veç tjerash reflekton edhe madhështinë shpirtërore dhe intelektuale në shoqëri.

Peja në të ardhmen le të bëhet qendra botërore e artit të karikaturës...

Në Festivalin Botëror të Karikaturës, i cili u mbajt në Pejë, me qëllim të stimulimit krijues në këtë fushë të vlerave artistike dhe kulturore, u ndanë edhe çmimet për prezantimet më të suksesshme të karikaturës. Çmimi më i lartë “Përtej” i takoi krijuesit-karikaturistit, Agim Sulaj nga Tirana, por i cili jeton dhe vepron në Itali. Ndërsa, me Çmimin kryesor “Kosova Award” u nderua karikaturisti nga Kuba, Aristides E. Hernandez Guerro-Ares.

Karikatura e Ross Tompson – Angli

Vlen për të theksuar se Festivali Botëror i Karikaturës, i cili u mbajt para disa ditësh (21 shtator 2012) në Pejë, është edhe një begati që i rritë vlerat shpirtërore dhe kulturore të këtij qyteti, por edhe të tërë Kosovës dhe Shqipërisë, dhe është një rast i mirë për afirmimin e vlerave artistike kombëtare edhe në botë, andaj, do të ishte madhështi por edhe mbase nevojë që ky qytet në të ardhmen të bëhet qendra botërore e artit të karikaturës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...