2016-08-07

“Charlie Hebdo” boton 1 milionë karikatura të Profetit Muhamed

Stafi prej 25 gazetarësh dhe karikaturistësh, të cilët i mbijetuan masakrës terroriste ndaj “Charlie Hebdo”, i janë rikthyer punës për të nxjerrë numrin e ardhshëm të revistës, ditën e mërkurë.
charlieee
Qendra e sulmit terrorist ishte pikërisht kjo revistë, por avokati i saj Richard Malka konfirmoi se numri i ri do ribotojë karikaturën e profetit Muhamed.
“Karikaturat e Profetit islamik Muhamed do të publikohen prapë dhe kjo do të jetë në kuadër të fushatës ‘Unë jam Charlie’, me qëllim luftimin e blasfemisë”, u shpreh ai. Kjo do të jetë hera e dytë që një karikaturë e simbolit të Islamit do të jetë në qendër të revistës.
Para 3 vitesh, “Charlie Hebdo” nxori në treg numrin me Profetin Muhamed, çka nxiti reagime të komunitetit musliman në Francë dhe më gjerë. Reagime, të cilat u finalizuan me disa protesta të vogla, por të paorganizuara mirë. Karikatura e liderit të ISIS ishte ajo që nxiti reagimin ekstrem të militantëve, të cilët ekzekutuan 17 njerëz në Paris.
Stephane Charbonnier, kryeredaktori i “Charlie Hebdo” ishte në shënjestrën e Al Kaedës prej disa vitesh. Kjo, pasi detyra e tij kishte shkaktuar zemërim për ta. Tashmë, edhe pse pa Charbonnier dhe 3 karikaturistët më të mirë të revistës, numri i ardhshëm i “Charlie Hebdo” me tetë faqe material do të dalë në treg me rreth 1 milion kopje.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...